Tag: rajon

  • Donbasi, pse ky rajon është zemra e luftës së Putinit në Ukrainë?

    Donbasi, pse ky rajon është zemra e luftës së Putinit në Ukrainë?

    Ndërsa bota vazhdon të ndjekë me ankth luftën në Ukrainë, një rajon i vetëm mbetet në qendër të vëmendjes dhe të objektivave të Rusisë: Donbasi. Ky territor në lindje të vendit, i cili përfshin rajonet e Donetskut dhe Luhanskut, nuk është thjesht një fushë beteje, por thelbi i ambicieve të Presidentit rus Vladimir Putin.
    Një histori e tensionuar
    Donbasi ka qenë historikisht një qendër e rëndësishme industriale në epokën sovjetike, e pasur me miniera qymyri dhe fabrika. Por më e rëndësishmja, ai ka një popullsi të konsiderueshme rusisht-folëse, çka e ka bërë prej kohësh një zonë me ndjenja pro-ruse. Ky terren i favorshëm ishte pika e nisjes për Rusinë në vitin 2014, pas aneksimit të Krimesë. Milicitë pro-ruse, të mbështetura nga Moska, morën shpejt kontrollin e Donetskut dhe Luhanskut, duke krijuar enklava separatiste që kanë qenë në luftë me forcat ukrainase për gati tetë vjet, duke lënë pas 14,000 të vdekur shkruan CNN.
    Objektivi i Putinit: Më shumë se një rajon
    Për Putinin, Donbasi nuk është vetëm një copë toke. Në prag të pushtimit të plotë në shkurt 2022, ai e njohu Donetskun dhe Luhanskun si “shtete të pavarura”, duke pretenduar se kjo ishte për të ndaluar “gjenocidin” ndaj popullsisë ruse, një akuzë e pabazë dhe e dënuar nga komuniteti ndërkombëtar. Më vonë, ai i aneksoi këto rajone ilegalisht, së bashku me Zaporizhzhiën dhe Khersonin.
    Për Kremlinin, tërheqja nga ky territor i “përvetësuar” zyrtarisht do të ishte një humbje e madhe, veçanërisht për një udhëheqës që ëndërron një “Rusi të madhe”. Kjo do të thoshte të hiqte dorë nga toka që ai e ka shpallur pjesë të atdheut rus.
    Sfidat për Ukrainën dhe Perëndimin
    Megjithëse forcat ruse kontrollojnë pjesën më të madhe të Luhanskut dhe Donetskut, Kievi ende mban disa qytete kyçe si Sloviansk dhe Kramatorsk. Këto qytete shërbejnë si një “rrip fortesash” që bllokon avancimin e mëtejshëm rus.
    Për Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, heqja dorë nga kjo tokë do të ishte një vetëvrasje politike dhe një tradhti ndaj ushtarëve që kanë dhënë jetën e tyre. Mbi tre të katërtat e ukrainasve kundërshtojnë ashpër dorëzimin e çdo territori. Gjithashtu, një lëshim i tillë do të linte të hapura fushat e Ukrainës qendrore dhe do të shkelte Kushtetutën.
    Për aleatët perëndimorë të Ukrainës, rëndësia është edhe më e madhe. Të lejosh Putinin të marrë territor si shpërblim për agresionin do të krijonte një precedent të rrezikshëm dhe do të minonte rendin ndërkombëtar të bazuar në rregulla.
    Në fund të fundit, Donbasi mbetet pika kyçe e këtij konflikti, jo vetëm si një betejë ushtarake, por si një test i vendosmërisë së Ukrainës dhe i parimeve të botës perëndimore përballë agresionit.

  • Shqipëria e para në rajon për sipërfaqen e djegur nga zjarret/ Ja renditja e vendeve të prekura

    Shqipëria e para në rajon për sipërfaqen e djegur nga zjarret/ Ja renditja e vendeve të prekura

    54,133 hektarë janë djegur nga janari e deri tani në vendin tonë si pasojë e 97 zjarreve në të gjithë territorin.
    Shifrat nga “Copernicus”, mekanizmi i BE-së për monitorimin e zjarreve, tregojnë se Shqipëria renditet e para në rajon për sipërfaqet e djegura, madje me 2 ose 3-fish krahasuar me fqinjët.
    I njëjti sistem monitorimi tregon se në Maqedoninë e Veriut deri në këtë muaj të vitit janë djegur 25.952 hektarë, në Bosnjë-Hercegovinë 25.670 hektarë, 21.920 në Mal të Zi dhe 21.131 hektarë në Serbi.
    Kampion nga të gjitha vendet e rajonit me më pak sipërfaqe të prekur mban Kosova, të cilës i janë djegur si pasojë e zjarreve vetëm 10.428 hektarë. Shifrat rekord për sipërfaqet më të mëdha të djegura ndonjëherë nga zjarret, Shqipëria i ka njohur në vitin 2007, kur nga 163 zjarre përgjatë gjithë vitit u dogjën 127.491 hektarë tokë.
    2014-ta, ka qenë viti më i mirë për Shqipërinë, pasi regjistroi vetëm 3 zjarre dhe 431 hektarë të djegur.
    Megjithatë, 2014-ta ka qenë një vit shumë i suksesshëm edhe për fqinjët.
    Në Kosovë, Maqedoni të Veriut, Serbi dhe Mal të Zi nuk u dogj asnjë dynym tokë.
    Atë vit në rajon kryesonte Bosnje-Hercegovina me 5 zjarre dhe 3203 hektarë të djegur.
    Për 2025-ën, këto nuk janë shifrat përfundimtare. Në dhjetor, shërbim satelitor i emergjencave “Copernicus”, do të flasë me shifra të një bilanci vjetor.
    Deri atëherë, në rajon do të jemi të parët për sipërfaqen më të madhe me pyje të djegur.
    Sipërfaqet e djegura në 2025
    Shqipëri 54,133 hektarë
    Maqedonia e Veriut 25,952 hektarë
    Bosnje Hercegovinë 25,670 hektarë
    Mali i Zi 21,920 hektarë
    Serbia 21,131 hektarë
    Kosovë 10,428 hektarë

  • Shqipëria, me nivelin më të ulët të shitjeve online në rajon

    Shqipëria, me nivelin më të ulët të shitjeve online në rajon

    Sipas raportit të Balkan Barometer 2024, Shqipëria ka nivelin më të ulët të shitjeve online në rajon, me një përqindje të konsiderueshme të bizneseve që kanë më pak se 5% të shitjeve të tyre të realizuara përmes internetit.Sipas sondazhit, 81% e bizneseve në Shqipëri raportojnë se më pak se 5% e shitjeve të tyre realizohen online. Kjo është dukshëm më lartë se mesatarja rajonale prej 60%.Kosova …

  • Osmani pas takimit me Peter Sørensen: Procesi i drejtë i dialogut, kyç për paqen në rajon

    Osmani pas takimit me Peter Sørensen: Procesi i drejtë i dialogut, kyç për paqen në rajon

    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me Përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian, Peter Sørensen, me të cilin ka diskutuar mbi zhvillimet e fundit në vend dhe rajon.

    Ajo theksoi se një proces i drejtë dhe i paanshëm i dialogut, me objektiva të qarta, është thelbësor për paqen dhe stabilitetin në rajon. Në takim u trajtua gjithashtu rëndësia e avancimit të integrimit evropian të Kosovës, si dhe nevoja për heqjen e masave të padrejta të vendosura ndaj qytetarëve të saj.

    Presidentja Osmani ngriti edhe shqetësimin për arrestimet arbitrare të qytetarëve të Kosovës nga ana e Serbisë, duke i cilësuar si shkelje serioze të të drejtave të njeriut dhe pengesë për normalizimin e marrëdhënieve.

    Takimi vjen në një kohë kur tensionet në rajon mbeten të larta dhe Bashkimi Evropian po kërkon rifillimin e dialogut me angazhim të shtuar nga të dy palët./KultPlus.com

  • Lobisti që shiti Berishën si pensionist, korrigjon letrat në DASH: Është aktiv në politikë, por s’ka post në Qeveri

    Lobisti që shiti Berishën si pensionist, korrigjon letrat në DASH: Është aktiv në politikë, por s’ka post në Qeveri

    Kompania lobuese e kontraktuar nga Partia Demokratike përpara zgjedhjeve të 11 majit ka ndryshuar letrën që i dërgoi në 22 korrik Departamentit Amerikan të Shtetit ku argumentonte se Sali Berisha nuk është më një politikan aktiv dhe si i tillë ai nuk duhet ketë më statusin non grata të vendosur nga DASH.
    Ndërsa e shitën te zyrtarët e lartë amerikanë, si pensionist për t’i hequr non gratën, lobistët e Berishës vetëm tetë ditë më vonë e ndryshuan variantin e parë të letrës, duke e quajtur tani aktiv në politikë, por jo në Qeveri.
    Pas publikimit të këtij lajmi nga Top Channel, Continental Strategy nxituan të paraqesin një tjetër profil të Berishës, këtë herë si një udhëheqësi popular i opozitës dhe aktiv në rajon.
    “Ky raport i korrigjuar rregullon një version të mëparshëm. Versioni i korrigjuar tani pasqyron saktësisht që, ndonëse z. Berisha aktualisht nuk mban asnjë post qeveritar, ai mbetet një figurë aktive politike në rajon dhe udhëheqësi aktual popullor i partisë opozitare në Shqipëri, diçka që versioni i mëparshëm e kishte saktësisht të shënuar në faqen 15.
    Përmbajtja e plotë e raportit mbetet e padiskutueshme, që është se z. Berisha dhe familja e tij nuk është dashur kurrë të ishin objektiv, shpallja e tij nuk ishte e justifikuar, dhe heqja e kësaj shpalljeje mbështetet si nga faktet ashtu edhe nga ligji dhe është në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara dhe popullit shqiptar”, thuhet në letrën e dëguar nga kompania lobuese Continental Strategy në Departamentin Amerikan të Shtetit.
    Përcaktimi i Sali Berishës si një politikan “jo aktiv” në letrën e parë, tërhoqëi vëmendjen e opionionit publik, në rrethanat kur lideri i opozitës del ccdo ditë në media për të demoncuar atë që ai e quan farsën zgjedhore të 11 majit, ndërkohë që vijon të kontrollojë Partinë Demokratike pa asnjë shenjë që mund të japë dorëheqjen.
    Megjithatë ky përcaktim ka zgjatur vetëm tetë ditë, derisa kompania lobuese ka amenduar letrën e parë, duke e quajtur tashmë Berishën aktiv në politik, por pa post qeveritar.
    Continental Strategy është një kompani amerikane konsulence dhe lobimi që ka lidhje të ngushta me figura nga rrjeti politik i Partisë Republikane dhe ekipi i Donald Trump. Për Partinë Demokratike të Shqipërisë (PD), marrëdhënia zyrtare me këtë firmë konsiston në një kontratë lobimi afatgjatë, me vlerë deri në 6 milionë dollarë, dhe shërbime të strategjisë politike për të përmirësuar imazhin ndërkombëtar dhe për të lobuar në Uashington në favor të PD-së.
    Shpallja sipas nenit 7031(c) e ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duhet të hiqet menjëherë. Kjo shpallje ishte e motivuar politikisht, pa bazë faktike, dëmtoi interesat e politikës së jashtme të SHBA-së dhe kontribuoi në përkeqësimin e situatës në Shqipëri, që sot kritikët e përshkruajnë si një “shtet-narkotik”. Ndërsa demokracia në Shqipëri është nën kërcënim serioz dhe Berisha nuk është më një figurë aktive politike, heqja e shpalljes do të rikthente neutralitetin dhe besueshmërinë amerikane në rajon.
    Shpallja sipas nenit 7031(c) ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duhet të hiqet menjëherë. Kjo shpallje ishte e motivuar politikisht, pa bazë faktike, dëmtoi interesat e politikës së jashtme të SHBA-së dhe kontribuoi në degradimin e Shqipërisë në atë që kritikët tashmë e quajnë “shtet narkotik.” Ndërkohë që demokracia e Shqipërisë është nën kërcënim serioz dhe Berisha nuk mban asnjë funksion qeveritar aktualisht, por mbetet një figurë aktive politike, heqja e shpalljes do të rikthente neutralitetin dhe besueshmërinë amerikane në rajon.

  • Ekskluzive/ Lobisti që shiti Berishën si pensionist, korrigjon letrat në DASH: Është aktiv në politikë, por t’i hiqet ‘non grata’ se s’ka post në Qeveri!

    Ekskluzive/ Lobisti që shiti Berishën si pensionist, korrigjon letrat në DASH: Është aktiv në politikë, por t’i hiqet ‘non grata’ se s’ka post në Qeveri!

    Kompania lobuese e kontraktuar nga Partia Demokratike përpara zgjedhjeve të 11 majit ka ndryshuar letrën që i dërgoi në 22 korrik Departamentit Amerikan të Shtetit ku argumentonte se Sali Berisha nuk është më një politikan aktiv dhe si i tillë ai nuk duhet ketë më statusin non grata të vendosur nga DASH.

    Ndërsa e shitën te zyrtarët e lartë amerikanë, si pensionist për t’i hequr non gratën, lobistët e Berishës vetëm tetë ditë më vonë e ndryshuan variantin e parë të letrës, duke e quajtur tani aktiv në politikë, por jo në Qeveri.
    Pas publikimit të këtij lajmi nga Top Channel, Continental Strategy nxituan të paraqesin një tjetër profil të Berishës, këtë herë si një udhëheqësi popular i opozitës dhe aktiv në rajon.
    “Ky raport i korrigjuar rregullon një version të mëparshëm. Versioni i korrigjuar tani pasqyron saktësisht që, ndonëse z. Berisha aktualisht nuk mban asnjë post qeveritar, ai mbetet një figurë aktive politike në rajon dhe udhëheqësi aktual popullor i partisë opozitare në Shqipëri, diçka që versioni i mëparshëm e kishte saktësisht të shënuar në faqen 15. Përmbajtja e plotë e raportit mbetet e padiskutueshme, që është se z. Berisha dhe familja e tij nuk është dashur kurrë të ishin objektiv, shpallja e tij nuk ishte e justifikuar, dhe heqja e kësaj shpalljeje mbështetet si nga faktet ashtu edhe nga ligji dhe është në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara dhe popullit shqiptar”, thuhet në letrën e dëguar nga kompania lobuese Continental Strategy në Departamentin Amerikan të Shtetit.
    Përcaktimi i Sali Berishës si një politikan “jo aktiv” në letrën e parë, tërhoqëi vëmendjen e opionionit publik, në rrethanat kur lideri i opozitës del ccdo ditë në media për të demoncuar atë që ai e quan farsën zgjedhore të 11 majit, ndërkohë që vijon të kontrollojë Partinë Demokratike pa asnjë shenjë që mund të japë dorëheqjen.
    Megjithatë ky përcaktim ka zgjatur vetëm tetë ditë, derisa kompania lobuese ka amenduar letrën e parë, duke e quajtur tashmë Berishën aktiv në politik, por pa post qeveritar.
    Continental Strategy është një kompani amerikane konsulence dhe lobimi që ka lidhje të ngushta me figura nga rrjeti politik i Partisë Republikane dhe ekipi i Donald Trump. Për Partinë Demokratike të Shqipërisë (PD), marrëdhënia zyrtare me këtë firmë konsiston në një kontratë lobimi afatgjatë, me vlerë deri në 6 milionë dollarë, dhe shërbime të strategjisë politike për të përmirësuar imazhin ndërkombëtar dhe për të lobuar në Uashington në favor të PD-së.
    Letra si ishte
    Shpallja sipas nenit 7031(c) e ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duhet të hiqet menjëherë. Kjo shpallje ishte e motivuar politikisht, pa bazë faktike, dëmtoi interesat e politikës së jashtme të SHBA-së dhe kontribuoi në përkeqësimin e situatës në Shqipëri, që sot kritikët e përshkruajnë si një “shtet-narkotik”. Ndërsa demokracia në Shqipëri është nën kërcënim serioz dhe Berisha nuk është më një figurë aktive politike, heqja e shpalljes do të rikthente neutralitetin dhe besueshmërinë amerikane në rajon.
    Letra si u bë
    Shpallja sipas nenit 7031(c) ndaj ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duhet të hiqet menjëherë. Kjo shpallje ishte e motivuar politikisht, pa bazë faktike, dëmtoi interesat e politikës së jashtme të SHBA-së dhe kontribuoi në degradimin e Shqipërisë në atë që kritikët tashmë e quajnë “shtet narkotik.” Ndërkohë që demokracia e Shqipërisë është nën kërcënim serioz dhe Berisha nuk mban asnjë funksion qeveritar aktualisht, por mbetet një figurë aktive politike, heqja e shpalljes do të rikthente neutralitetin dhe besueshmërinë amerikane në rajon.

    Top Channel

  • Lobisti që shiti Berishën si pensionist, korrigjon letrat në DASH: Gabim teknik, është aktiv në politikë, por t’i…

    Lobisti që shiti Berishën si pensionist, korrigjon letrat në DASH: Gabim teknik, është aktiv në politikë, por t’i…

    Kompania lobuese e kontraktuar nga Partia Demokratike përpara zgjedhjeve të 11 majit ka ndryshuar letrën që i dërgoi në 22 korrik Departamentit Amerikan të Shtetit ku argumentonte se Sali Berisha nuk është më një politikan aktiv dhe si i tillë ai nuk duhet ketë më statusin non grata të vendosur nga DASH.
    Ndërsa e shitën te zyrtarët e lartë amerikanë, si pensionist për t’i hequr non gratën, lobistët e Berishës vetëm tetë ditë më vonë e ndryshuan variantin e parë të letrës, duke e quajtur tani aktiv në politikë, por jo në Qeveri.
    Pas publikimit të këtij lajmi nga Top Channel, Continental Strategy nxituan të paraqesin një tjetër profil të Berishës, këtë herë si një udhëheqësi popular i opozitës dhe aktiv në rajon.
    “Ky raport i korrigjuar rregullon një version të mëparshëm. Versioni i korrigjuar tani pasqyron saktësisht që, ndonëse z. Berisha aktualisht nuk mban asnjë post qeveritar, ai mbetet një figurë aktive politike në rajon dhe udhëheqësi aktual popullor i partisë opozitare në Shqipëri, diçka që versioni i mëparshëm e kishte saktësisht të shënuar në faqen 15.
    Përmbajtja e plotë e raportit mbetet e padiskutueshme, që është se z. Berisha dhe familja e tij nuk është dashur kurrë të ishin objektiv, shpallja e tij nuk ishte e justifikuar, dhe heqja e kësaj shpalljeje mbështetet si nga faktet ashtu edhe nga ligji dhe është në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara dhe popullit shqiptar”, thuhet në letrën e dëguar nga kompania lobuese Continental Strategy në Departamentin Amerikan të Shtetit.
    Përcaktimi i Sali Berishës si një politikan “jo aktiv” në letrën e parë, tërhoqëi vëmendjen e opionionit publik, në rrethanat kur lideri i opozitës del ccdo ditë në media për të demoncuar atë që ai e quan farsën zgjedhore të 11 majit, ndërkohë që vijon të kontrollojë Partinë Demokratike pa asnjë shenjë që mund të japë dorëheqjen.
    Megjithatë ky përcaktim ka zgjatur vetëm tetë ditë, derisa kompania lobuese ka amenduar letrën e parë, duke e quajtur tashmë Berishën aktiv në politik, por pa post qeveritar.
    Continental Strategy është një kompani amerikane konsulence dhe lobimi që ka lidhje të ngushta me figura nga rrjeti politik i Partisë Republikane dhe ekipi i Donald Trump. Për Partinë Demokratike të Shqipërisë (PD), marrëdhënia zyrtare me këtë firmë konsiston në një kontratë lobimi afatgjatë, me vlerë deri në 6 milionë dollarë, dhe shërbime të strategjisë politike për të përmirësuar imazhin ndërkombëtar dhe për të lobuar në Uashington në favor të PD-së.
    Shpallja sipas nenit 7031(c) e ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duhet të hiqet menjëherë. Kjo shpallje ishte e motivuar politikisht, pa bazë faktike, dëmtoi interesat e politikës së jashtme të SHBA-së dhe kontribuoi në përkeqësimin e situatës në Shqipëri, që sot kritikët e përshkruajnë si një “shtet-narkotik”. Ndërsa demokracia në Shqipëri është nën kërcënim serioz dhe Berisha nuk është më një figurë aktive politike, heqja e shpalljes do të rikthente neutralitetin dhe besueshmërinë amerikane në rajon.
    Shpallja sipas nenit 7031(c) ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duhet të hiqet menjëherë. Kjo shpallje ishte e motivuar politikisht, pa bazë faktike, dëmtoi interesat e politikës së jashtme të SHBA-së dhe kontribuoi në degradimin e Shqipërisë në atë që kritikët tashmë e quajnë “shtet narkotik.” Ndërkohë që demokracia e Shqipërisë është nën kërcënim serioz dhe Berisha nuk mban asnjë funksion qeveritar aktualisht, por mbetet një figurë aktive politike, heqja e shpalljes do të rikthente neutralitetin dhe besueshmërinë amerikane në rajon.

  • Lobisti që e ‘shiti’ Berishën si “pensionist” korrigjon letrat në DASH: Është aktiv në politikë, por nuk ka post në Qeveri!

    Lobisti që e ‘shiti’ Berishën si “pensionist” korrigjon letrat në DASH: Është aktiv në politikë, por nuk ka post në Qeveri!

    Kompania lobuese e kontraktuar nga Partia Demokratike përpara zgjedhjeve të 11 majit ka ndryshuar letrën që i dërgoi në 22 korrik Departamentit Amerikan të Shtetit ku argumentonte se Sali Berisha nuk është më një politikan aktiv dhe si i tillë ai nuk duhet ketë më statusin non grata të vendosur nga DASH.
    Ndërsa e shitën te zyrtarët e lartë amerikanë, si pensionist për t’i hequr non gratën, lobistët e Berishës vetëm tetë ditë më vonë e ndryshuan variantin e parë të letrës, duke e quajtur tani aktiv në politikë, por jo në Qeveri.
    Pas publikimit të këtij lajmi nga Top Channel, Continental Strategy nxituan të paraqesin një tjetër profil të Berishës, këtë herë si një udhëheqësi popular i opozitës dhe aktiv në rajon.
    “Ky raport i korrigjuar rregullon një version të mëparshëm. Versioni i korrigjuar tani pasqyron saktësisht që, ndonëse z. Berisha aktualisht nuk mban asnjë post qeveritar, ai mbetet një figurë aktive politike në rajon dhe udhëheqësi aktual popullor i partisë opozitare në Shqipëri, diçka që versioni i mëparshëm e kishte saktësisht të shënuar në faqen 15. Përmbajtja e plotë e raportit mbetet e padiskutueshme, që është se z. Berisha dhe familja e tij nuk është dashur kurrë të ishin objektiv, shpallja e tij nuk ishte e justifikuar, dhe heqja e kësaj shpalljeje mbështetet si nga faktet ashtu edhe nga ligji dhe është në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara dhe popullit shqiptar”, thuhet në letrën e dëguar nga kompania lobuese Continental Strategy në Departamentin Amerikan të Shtetit.
    Përcaktimi i Sali Berishës si një politikan “jo aktiv” në letrën e parë, tërhoqëi vëmendjen e opionionit publik, në rrethanat kur lideri i opozitës del ccdo ditë në media për të demoncuar atë që ai e quan farsën zgjedhore të 11 majit, ndërkohë që vijon të kontrollojë Partinë Demokratike pa asnjë shenjë që mund të japë dorëheqjen.
    Megjithatë ky përcaktim ka zgjatur vetëm tetë ditë, derisa kompania lobuese ka amenduar letrën e parë, duke e quajtur tashmë Berishën aktiv në politik, por pa post qeveritar.
    Continental Strategy është një kompani amerikane konsulence dhe lobimi që ka lidhje të ngushta me figura nga rrjeti politik i Partisë Republikane dhe ekipi i Donald Trump. Për Partinë Demokratike të Shqipërisë (PD), marrëdhënia zyrtare me këtë firmë konsiston në një kontratë lobimi afatgjatë, me vlerë deri në 6 milionë dollarë, dhe shërbime të strategjisë politike për të përmirësuar imazhin ndërkombëtar dhe për të lobuar në Uashington në favor të PD-së.
    Letra si ishte
    Shpallja sipas nenit 7031(c) e ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duhet të hiqet menjëherë. Kjo shpallje ishte e motivuar politikisht, pa bazë faktike, dëmtoi interesat e politikës së jashtme të SHBA-së dhe kontribuoi në përkeqësimin e situatës në Shqipëri, që sot kritikët e përshkruajnë si një “shtet-narkotik”. Ndërsa demokracia në Shqipëri është nën kërcënim serioz dhe Berisha nuk është më një figurë aktive politike, heqja e shpalljes do të rikthente neutralitetin dhe besueshmërinë amerikane në rajon.
    Letra si u bë
    Shpallja sipas nenit 7031(c) ndaj ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duhet të hiqet menjëherë. Kjo shpallje ishte e motivuar politikisht, pa bazë faktike, dëmtoi interesat e politikës së jashtme të SHBA-së dhe kontribuoi në degradimin e Shqipërisë në atë që kritikët tashmë e quajnë “shtet narkotik.” Ndërkohë që demokracia e Shqipërisë është nën kërcënim serioz dhe Berisha nuk mban asnjë funksion qeveritar aktualisht, por mbetet një figurë aktive politike, heqja e shpalljes do të rikthente neutralitetin dhe besueshmërinë amerikane në rajon.

  • Parada që shqetësoi Vuçiçin dhe ekspozoi heshtjen e Rames

    Parada që shqetësoi Vuçiçin dhe ekspozoi heshtjen e Rames

    Nga Klevis Balliu/

    Më 31 korrik, Kroacia organizoi një paradë ushtarake mbresëlënëse – një demonstrim i qartë i fuqisë dhe profesionalizmit të ushtrisë së saj moderne, sot ndër më të avancuarat në rajon. Kjo ngjarje nuk ishte vetëm një akt ceremonial, por një sinjal gjeopolitik për orientimin euroatlantik të Ballkanit.

    Në Serbi, presidenti Vuçiç reagoi duke bllokuar çdo pasqyrim mediatik të kësaj parade, gjë që tregon qartë shqetësimin për ndryshimin e ekuilibrave të sigurisë në rajon. Por më shqetësuese është heshtja e Shqipërisë – një vend që ka nënshkruar marrëveshje ushtarake strategjike me Kroacinë dhe Kosovën në fushën e sigurisë qe per ironi te fatit e ka firmosur edhe vet

    Kjo heshtje zbulon ndarjen e thellë mes retorikës dhe praktikës së politikës së jashtme të qeverisë shqiptare.

    Kroacia është një partnere strategjike e Shqipërisë, anëtare e BE-së, mbështetëse e fortë e Kosovës dhe kundërshtare e ideologjive destabilizuese që përfaqëson regjimi i Vuçiçit. Mungesa e një reagimi institucional nuk është vetëm zhgënjyese – është një sinjal diplomatik i gabuar, që forcon perceptimin e një afërsie të pavend me Serbinë, e cila është bërë më e dukshme përmes nismave të diskutueshme si “Ballkani i Hapur”.

    Kryeministri Rama duhet të kuptojë se heshtja përballë aleatëve nuk është strategji, por dobësi politike. Të injorosh një ngjarje të tillë domethënëse nga një vend mik si Kroacia, vetëm për të mos prishur balancat me Beogradin, është një gabim që dëmton pozicionin e Shqipërisë në rajon.

    Parada kroate nxori në pah jo vetëm forcën e një aleati, por edhe boshllëqet e rrezikshme në diplomacinë shqiptare. Shqipëria nuk mund të mbetet neutrale kur vlerat strategjike të rajonit janë në lojë. Ka ardhur koha për një politikë të jashtme të qartë, të vendosur dhe të përkushtuar pa mëdyshje ndaj interesit kombëtar dhe partnerëve tanë euroatlantikë.

  • Tërmeti që goditi Rusinë më i forti në rajon në 73 vite! Përmbytet arkipelagu, mijëra banorë të evakuuar pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme

    Tërmeti që goditi Rusinë më i forti në rajon në 73 vite! Përmbytet arkipelagu, mijëra banorë të evakuuar pas shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme

    Një tërmet me magnitudë 8.8 ballë, më i forti në rajon në gati 73 vite, goditi brigjet e Gadishullit Kamchatka të Rusisë në orët e para të së martës.
    Tërmeti shkaktoi një cunami në Rusi, Japoni dhe Hawaii, duke nxitur paralajmërime për banorët e pothuajse çdo vendi që kufizohet me oqeanin Paqësor.
    Cunami ka përmbytur qytetin Severo-Kurilsk, në pjesën veriore të arkipelagut rus të njohur si Ishujt Kuril, sipas Ministrisë Ruse të Emergjencave.
    Rreth 2.700 banorë të arkipelagut, ku është shpallur gjendje e jashtëzakonshme, u evakuuan, raportoi TASS.
    Videot në mediat sociale tregojnë ujëra të rrëmbyeshëm që përmbytin qytetin Severo-Kurilsk.

    Sipas mediave amerikane, valët e para të cunamit kanë arritur tashmë në Alaskë dhe Hawaii. Në Hawaii dallga më e lartë e regjistruar deri më tani është në bregdetin e ishullit Oahu me 1.20 metra.
    Autoritetet i kanë kërkuar njerëzve të zhvendosen në vende më të larta, duke theksuar se po merreshin masa paraprake në pritje të mbërritjes së dallgëve.