Në ditën e dytë të qëndrimit të saj në Izrael, Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali, u prit në një takim nga homologu i saj Gideon Sa’ar.
Spiropali u ndal te marrëveshja e paqes dhe plani i presidentit pmerikan që i hap rrugën një kapitulli të ri të sigurisë, paqes e stabilitetit në rajon.
“Të udhëhequr nga i njëjti angazhim për paqen, ne besojmë fuqimisht se plani 20-pikësh i paqes, i Presidentit Donald Trump ka potencialin për të sjellë stabilitet të qëndrueshëm dhe për të nxitur bashkëjetesën paqësore midis izraelitëve dhe palestinezëve. Le të shënojë ky moment një kapitull të ri – jo vetëm për Izraelin, por për të gjithë rajonin”, tha Spiropali.
Spiropali rikujtoi edhe atë që e quan trashëgimi morale dhe historike të popullit shqiptar, shpëtimin e hebrenjve gjatë Luftës së Dytë Botërore.
“Të udhëhequr nga kodi ynë i përjetshëm i ndershmërisë, Besa, premtimi për të mbrojtur ata në nevojë, ne strehuam çdo familje hebraike që gjeti strehë midis nesh! Shqipëria u bë vendi i vetëm në Evropë ku popullsia hebraike u rrit gjatë Holokaustit. Kjo nuk është vetëm histori, është një trashëgimi e njerëzimit që jeton brenda nesh edhe sot. Ne e nderojmë dhe e ruajmë ende këtë trashëgimi.”
Ministrja falenderoi shtetin e Izraelit për njohjen e Republikës së Kosovës, duke shtuar se “shpresojmë t’i shohim të dy vendet duke thelluar marrëdhëniet mes tyre.”
Për Spiropalin, marrëdhënia mes 2 vendeve po shtrihet dhe thellohet në disa fusha si inovacioni, shëndetësia, arsimi, turizmi dhe bujqësia.
“Jemi krenarë që mësojmë nga përsosmëria e Izraelit në teknologji dhe shkencë. Jam krenare të paraqes potencialin në rritje të Shqipërisë, e pozicionuar midis Evropës dhe Mesdheut”, tha Spiropali.
Të dy ministrat e Jashtëm nënshkruan një memorandum bashkëpunimi me fokus diplomacinë publike dhe trajnimin e diplomatëve të rinj.
Spiropali u prit gjithashtu nga Kryetari i Kuvendit të Izraelit, Amir Ohana, me të cilin rikonfirmoi mbështetjen ndaj proceseve që rrisin stabilitetin në rajon.
“Le të vazhdojmë të ndërtojmë më shumë ura, më shumë partneritete dhe më shumë mundësi për të rinjtë tanë, novatorët tanë, artistët tanë, sipërmarrësit tanë dhe popujt tanë”, tha Spiropali.
Tag: rajon
-

“Plani i presidentit Trump nxit bashkëjetesën paqësore në rajon”/ Spiropali pritet nga Ministri i Jashtëm dhe Kreu i Kuvendit të Izraelit
-

‘Më të keqpaguarat në rajon’, Berisha: Jeta e grave në narko-shtet, mes shumë dramave
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk i ka kursyer sulmet për kryeministrin Edi Rama se qeveria e tij ka nivelin më të keq të pagave për gratë, duke iu referuar shifrave në rajon.
Gjatë fjalës së tij në konferencën “Të bësh ndryshimin: nga influencues në vendimmarrës”, Berisha tha se vendi është në kushtet e narkoshtetit. Ai theksoi se numri i vrasjeve të grave sot është shumë herë më i lartë.
“Beteja jonë është kundër pabarazisë. Ne arritëm që nga një diferencë prej 36% që ekzistonin mes burrave dhe grave ta çonim në 78%. Arritëm që këtë pabarazi ta ngushtonim. Bëmë atë që gratë dhe vajzat të ishin më të paguarat mes vendeve të rajonit. Sot ato janë punonjëse, punëtoret dhe ekspertet më të keqpaguara në gadishullin e Ballkanit. Jeta e gruas në narko-ditaturë, është me shumë drama. Është e dhimbshme! Çfarë ndodh! Janë shkatërruar me mijëra vende pune. Shumë prej tyre largohen nga Shqipëria se nuk gjejnë punë. Shumë shtëpi me vatra bosh se fëmijët janë larguar. Nënat janë kryefamiljare sepse burrat janë larguar. Vendi ku dhuna ndaj grave të ketë këtë agresivitet që ka në Shqipëri, dhe nëse trashëgimia jonë, nuk na bëjnë nder raportet gjinore. Sa i përket vrasjes ka qenë më e ultë. Sot ne numërojmë numrin më të lartë të vrasjeve të grave, sepse nuk ka një mbrojtje. Shqipëria, duhet ta keni të qartë, se ka kryeministrin më mizor në Europë. Ai nuk përmbahet dhe para kamerave. Agresion fizikisht. E imagjinoni ju se si reflektohet qëndrimi i egër, i një njeriu që humbet kontrollin para një gazetareje.”, tha Berisha. -

Trump telefonon Erdogan për Gazën, thirrje për bashkëpunim dhe paqe në rajon
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, dhe presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, zhvilluan këtë të premte një telefonatë të iniciuar nga SHBA-të, me fokus situatën në Rripin e Gazës dhe marrëdhëniet dypalëshe.
Ky komunikim vjen vetëm tetë ditë pas takimit të tyre të fundit më 25 shtator, gjatë një vizite zyrtare të presidentit turk në Uashington.
Sipas deklaratës së presidencës turke, presidenti Erdoğan vlerësoi vizitën në SHBA dhe e cilësoi atë si një hap që forcoi marrëdhëniet Turqi–SHBA, duke theksuar rëndësinë e rritjes së bashkëpunimit, veçanërisht në industrinë e mbrojtjes.
“Vizita ime në Uashington forcoi më tej marrëdhëniet tona dhe nevojitet që të ndërmerren hapa konkrete për të avancuar bashkëpunimin në të gjitha fushat”, citohet të ketë thënë Erdoğan.
Në lidhje me konfliktin në Lindjen e Mesme, presidenti Erdoğan i tha Trump se Turqia mirëpret çdo iniciativë rajonale që synon vendosjen e paqes, ndërsa theksoi rëndësinë e ndalimit të sulmeve izraelite, në mënyrë që këto përpjekje të kenë sukses.
Ai gjithashtu nënvizoi se Turqia ka intensifikuar përpjekjet diplomatike për të siguruar paqe dhe stabilitet në rajon, duke theksuar se vendi i tij është i përkushtuar për të dhënë kontribut aktiv në perspektivën globale të paqes.Top Channel
-

Siguria në Rajon/ Presidenti Begaj takim me homologun kroat, Milanoviç: Mbështetje e fortë për anëtarësimin në BE
Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj në një postim në rrjetin social Facebook ka shpërndarë takimin me Presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović në selinë e OKB-së.
Ai u shpreh se për të dy vendet, partneriteti strategjik i NATO-s me BE-në është veçanërisht i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. -

“Anëtarësimi i rajonit në BE rrit sigurinë në rajon”/ Orban pret në takimin presidentin Begaj, bisedime për të forcuar bashkëpunimin mes dy vendeve
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, u prit në një takim nga Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ku vlerësoi mbështetjen e fortë të Hungarisë për anëtarësimin e Shqipërisë dhe të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.
Sikurse thuhet në njoftimin për shtyp, Begaj, theksoi rolin kyç të Hungarisë gjatë Presidencës së Këshillit të Bashkimit Evropian në vitin 2024 në avancimin e negociatave, si dhe avokimin e saj të vazhdueshëm për një proces zgjerimi strategjik, të drejtë dhe të bazuar në meritë.
Biseda mes Presidentit Begaj dhe Kryeministrit Orban u fokusua në intensifikimin e dialogut politik mes dy vendeve si aleate në NATO dhe së shpejti në BE.
Dy liderët u fokusuan edhe në situatën e sigurisë në rajon, duke theksuar se anëtarësimi i rajonit në Bashkimin Evropian rrit më tej sigurinë në rajon, por edhe në vetë Bashkimin Evropian.
Presidenti Begaj theksoi se faktori shqiptar në rajon është bashkëpunues dhe evropianist.
Për sa i përket bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve, u theksua se investimet e rëndësishme që janë kryer në sektorin bankar, telekomunikacion dhe transportin ajror janë kthyer në një sukses për investitorët dhe vendin tonë dhe, në këtë kontekst, ai ftoi sipërmarrësit hungarezë të vijnë në vendin tonë. “Të mos hezitojnë të ndjekin shembullin e kompanive shumë të suksesshme hungareze që operojnë tashmë në Shqipëri”, theksoi Kreu i Shtetit, duke i shprehur Kryeministrit Orban përkushtimin për të inkurajuar hyrjet e mëtejshme të kapitalit hungarez në vend.
“Shqipëria inkurajon, gjithashtu, mbështetjen hungareze për lehtësimin dhe promovimin e aksesit të produkteve shqiptare në tregun e saj”, u shpreh Presidenti i Republikës.
Në takim u bisedua edhe për rritjen e ndjeshme të vizitorëve hungarezë në Shqipëri.
Gjatë bashkëbisedimit u vlerësuan hapat e ndërmarra nga qeveria shqiptare dhe ajo hungareze edhe në fusha të tjera, si: drejtësia, bujqësia, arsimi, kultura dhe edukimi. Presidenti Begaj i shprehu Kryeministrit Orban mirënjohje për bursat e dhëna ndaj studentëve shqiptarë.
Gjatë vizitës në Hungari, Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, nderoi Heroin Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, dhe shenjtoren shqiptare, Nënë Tereza, duke vendosur kurora lulesh në monumentet e tyre që ngrihen në Budapest.Top Channel
-

“Shqipëria me pagën minimale më të ulët në rajon”/ Tabaku: Shtresa e mesme po mbytet nga taksat e padrejta
Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e pagave dhe taksimit në Shqipëri.
“Për një vit me radhë socialistët folën për paga minimale, pensione e paga mesatare. Sot, shqiptarët përballen me realitetin e hidhur: paga minimale më e ulëta në rajon dhe një sistem taksash të padrejtë që rëndon mbi punën dhe shtresën e mesme. Ndërkohë, ekonomia punon vetëm për pakicën,” – shkruan Tabaku.
Duke iu referuar të dhënave të fundit të Eurostat, Tabaku thotë se paga minimale në Shqipëri është 408 €, pra 200 € më pak se në Serbi,189 € më pak se në Maqedoninë e Veriut, 262 € më pak se në Mal të Zi.
Tabaku thekson se shqiptarët kanë fuqinë blerëse më të ulët në rajon, me mbi 40% të buxhetit familjar që shkon për ushqime, ndërsa çmimet rriten çdo ditë për shkak të monopoleve të mbrojtura nga qeveria.
“Ky sistem i padrejtë po shkatërron shtresën e mesme, po largon mijëra shqiptarë drejt emigracionit dhe po shuan shpresën për një jetë me dinjitet në vend,” – përfundon deputetja. -

Tabaku: Ekonomia punon për pakicën, ndërsa pagat e punëtorëve dhe profesionistëve mbeten më të ultat në rajon
Deputetja e zgjedhur e PD-së, Jorida Tabaku ka reaguar në lidhje me gjendjen skandaloze të pagave të ulëta dhe mesatare në Shqipëri.
Në postimin e saj në Facebook, Tabaku thekson se ‘për një vit me radhë socialistët folën për paga minimale, pensione e paga mesatare, por që nga zgjedhjet, heshtje totale’.
‘Vetëm projekte e tendera ku shkojnë taksat e shqiptarëve. Ndërkohë, barra e taksave bie mbi ata që punojnë, mbi sipërmarrësit dhe mbi shtresën e mesme — e vetmja kategori që është mbitaksuar dhe e lodhur. Ekonomia punon për pakicën, ndërsa pagat e punëtorëve dhe profesionistëve mbeten më të ultat në rajon’, shkruan Tabaku.
Postimi i plotë:
Për një vit me radhë socialistët folën për paga minimale, pensione e paga mesatare. Që nga zgjedhjet, heshtje totale. Vetëm projekte e tendera ku shkojnë taksat e shqiptarëve.
Ndërkohë, barra e taksave bie mbi ata që punojnë, mbi sipërmarrësit dhe mbi shtresën e mesme — e vetmja kategori që është mbitaksuar dhe e lodhur.
Ekonomia punon për pakicën, ndërsa pagat e punëtorëve dhe profesionistëve mbeten më të ultat në rajon.
👉 Paga minimale në Shqipëri është 200 € më pak se në Serbi dhe 189 € më pak se në Maqedoninë e Veriut.
👉 Paga mesatare shqiptare është gjithashtu më e ulët se e fqinjëve.
Fuqia blerëse më e ulët në rajon. Familjet shqiptare shpenzojnë mbi 40% të buxhetit për ushqime, ndërsa çmimet rriten çdo ditë nga monopole të mbrojtura me ligje speciale.
Ky sistem i padrejtë po shkatërron çdo ditë shtresën e mesme. Disa zgjedhin emigracionin, të tjerë dorëzohen e nuk krijojnë dot familje në Shqipëri.
Ky është realiteti i një qeverie që ndeshkon shumicën për t’u bërë nder vetëm pakicës që shtrydh vendin.
-

Rama ndan pamjet nga punimet për Qendrën e Kulturës për Fëmijë: Do të jetë unike në rajon
Pranë Parkut të Madh të Liqenit në Tiranë po ndërtohet Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë. Është kreu i qeverisë, Edi Rama, ai i cili ka shpërndarë sot më 26 gusht pamje nga puna në kantier.
“Po rilind si një hapësirë moderne”, shkruan kryeministri.
Qendra do të ketë një skenë të dyfishtë brenda godinës dhe jashtë në formën e një amfiteatri në natyrë. Nuk do të mungojnë as auditorët dhe klasat për inovacionin.
“Do të kthehet në një laborator krijimtarie për fëmijë e të rinj, si një qendër unike në rajon”, shkruan kryeministri Edi Rama. -

Rriten tensionet SHBA–Venezuelë, Trump dërgon forca ushtarake në Karaibe, ofron shpërblim për kapjen e Maduros
Konflikti mes Shteteve të Bashkuara dhe Venezuelës ka hyrë në një fazë të re përshkallëzimi, pasi Presidenti amerikan Donald Trump ka urdhëruar vendosjen e një force të konsiderueshme ushtarake pranë brigjeve të Venezuelës dhe ka dyfishuar shpërblimin për kapjen e presidentit venezuelian Nicolas Maduro në 50 milionë dollarë.
Trump ka autorizuar vendosjen e një armade amfibe që përfshin tre shkatërrues me raketa të telekomanduara – USS Gravely, USS Jason Dunham dhe USS Sampson, si dhe anijet USS San Antonio, USS Iwo Jima dhe USS Fort Lauderdale, të pajisura për zbarkime me helikopterë dhe me një kontingjent prej 2,200 deri në 4,500 marinsa. Pritet që këto njësi të kenë arritur tashmë në rajon.
Lëvizja ushtarake është paraqitur nga Shtëpia e Bardhë si pjesë e luftës kundër “trafikut të drogës”, por ajo vjen në një moment të veçantë tensioni të lartë midis Uashingtonit dhe Karakasit, pas fitores së diskutueshme të Maduros në zgjedhjet e korrikut 2024 (rezultat të cilin SHBA nuk e njeh).
Sipas mediave amerikane, përveç forcave detare, në rajon mund të jetë vendosur edhe të paktën një nëndetëse amerikane, duke rritur më tej praninë ushtarake në Karaibe.
Donald Trump, ka shtuar veprimet agresive në rajon, nga tarifat ndaj fqinjëve veriorë dhe jugorë deri te një valë arrestimesh të emigrantëve latinë, ndërsa aktualisht përdor luftën kundër drogës si justifikim për dërgimin e forcave pranë Venezuelës.
Në këtë kontekst, përplasja diplomatike dhe ushtarake mes SHBA-së dhe Venezuelës pritet të intensifikohet më tej, me vëzhguesit ndërkombëtarë që paralajmërojnë për rreziqe të larta destabilizimi në rajon.
