Tag: rafting

  • Policia paralajmëron qytetarët: Rrezik i lartë në rrugë, ndalohet çdo aktivitet rafting

    Policia paralajmëron qytetarët: Rrezik i lartë në rrugë, ndalohet çdo aktivitet rafting

    Kronikë E Shtunë, 22 Nëntor 2025 17:17
    Policia e Shtetit bën me dije se është në gatishmëri të plotë në të gjithë vendin, për shkak të motit me reshje intensive dhe situatës së krijuar nga përmbytjet në disa zona. Forcat policore janë shtuar në terren për t’u ardhur në ndihmë banorëve në nevojë dhe për të garantuar sigurinë e përdoruesve të rrugëve, me synim parandalimin e aksidenteve.
    Sipas njoftimit zyrtar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka urdhëruar shërbimet policore të ndërhyjnë menjëherë ndaj çdo personi që ushtron aktivitete rafting në kushtet e rritjes së ndjeshme të prurjeve të lumenjve, duke kërkuar gjithashtu sekuestrimin e mjeteve të lundrimit, për të shmangur rrezikun e humbjes së jetëve.

    Policia apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve dhe përdoruesit e rrugës që të tregojnë kujdes të shtuar dhe të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi në disa akse ka prezencë uji dhe rënie inertesh si pasojë e reshjeve të dendura.

    Strukturat policore janë të angazhuara në terren për menaxhimin e situatës, duke bashkëpunuar ngushtë me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve, me qëllim pastrimin dhe hapjen në kohë të segmenteve problematike.

    Policia e Shtetit fton qytetarët të ndjekin udhëzimet e autoriteteve dhe të shmangin veprimet që rrezikojnë jetën.

  • Energjia e rafting në Vjosë, Rama poston fotot të përvojës unike

    Energjia e rafting në Vjosë, Rama poston fotot të përvojës unike

    Lumi Vjosa i njohur si “lumi i fundit i egër në Evropë”, po kthehet në një destinacion gjithnjë e më të preferuar për adhuruesit e natyrës, vëzhgimit, ecjes, por edhe sporteve ekstreme, falë mundësisë për të zhvilluar rafting në ujërat e tij të kristalta. Kryeministri Edi Rama ka ndarë foto të disa të rinjve që kanë shijuar adrenalinën e raftingut mbi Vjosë, duke ndjekur rrjedhën e këtij lumi magjik në jug të vendit.

  • Kanionet e Skraparit: Destinacion i mahnitshëm për rafting e turizëm në Shqipëri

    Kanionet e Skraparit: Destinacion i mahnitshëm për rafting e turizëm në Shqipëri

    Kanionet e Skraparit, veçanërisht Kanioni i Osumit, vazhdojnë të jenë një destinacion kryesor për vizitorët gjatë ditëve të nxehta të verës. Turistë nga mbarë bota vijnë për të eksploruar natyrën e jashtëzakonshme dhe për të përjetuar emocionin e rafting-ut në rrjedhën e lumit Osum.Kanioni i Osumit, i gjatë rreth 13 kilometra, me gjerësi që varion nga 4 deri në 35 metra dhe thellësi deri në 80 metra, është një mrekulli natyrore e njohur si “Koloradoja e Shqipërisë”. Ai ofron pamje spektakolare me shpate vertikale, bimësi të larmishme dhe kontraste të fuqishme dritë-hije, që e bëjnë një atraksion të jashtëzakonshëm për turistët vendas dhe të huaj.Rafting në këtë kanion është një nga aktivitetet më të kërkuara nga të gjitha grupmoshat. Në këtë itinerar prej 13 kilometrash, adhuruesit e sportit kalojnë pranë ujëvarave dhe formacioneve natyrore si “Syri”, “Porta e Djallit”, “Krokodili” dhe “Katedralja” – emra që flasin për bukurinë dhe magjinë e zonës.Sezoni i rafting-ut në Kanionin e Osumit zgjat nga fundi i prillit deri në mes të qershorit, dhe gjatë kësaj periudhe sportistë nga vende si Italia, Anglia, Çekia dhe Gjermania vijnë jo vetëm për të konkurruar, por edhe për të eksploruar natyrën e mrekullueshme shqiptare.Kanionet e Skraparit janë një thesar natyror që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë duke ofruar aventura unike dhe eksperienca të paharrueshme në zemër të Shqipërisë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Kanionet e Skraparit, veçanërisht Kanioni i Osumit, vazhdojnë të jenë një destinacion kryesor për vizitorët gjatë ditëve të nxehta të verës. Turistë nga mbarë bota vijnë për të eksploruar natyrën e jashtëzakonshme dhe për të përjetuar emocionin e rafting-ut në rrjedhën e lumit Osum.Kanioni i Osumit, i gjatë rreth 13 kilometra, me gjerësi që varion nga 4 deri në 35 metra dhe thellësi deri në 80 metra, është një mrekulli natyrore e njohur si “Koloradoja e Shqipërisë”. Ai ofron pamje spektakolare me shpate vertikale, bimësi të larmishme dhe kontraste të fuqishme dritë-hije, që e bëjnë një atraksion të jashtëzakonshëm për turistët vendas dhe të huaj.Rafting në këtë kanion është një nga aktivitetet më të kërkuara nga të gjitha grupmoshat. Në këtë itinerar prej 13 kilometrash, adhuruesit e sportit kalojnë pranë ujëvarave dhe formacioneve natyrore si “Syri”, “Porta e Djallit”, “Krokodili” dhe “Katedralja” – emra që flasin për bukurinë dhe magjinë e zonës.Sezoni i rafting-ut në Kanionin e Osumit zgjat nga fundi i prillit deri në mes të qershorit, dhe gjatë kësaj periudhe sportistë nga vende si Italia, Anglia, Çekia dhe Gjermania vijnë jo vetëm për të konkurruar, por edhe për të eksploruar natyrën e mrekullueshme shqiptare.Kanionet e Skraparit janë një thesar natyror që po tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë duke ofruar aventura unike dhe eksperienca të paharrueshme në zemër të Shqipërisë.

  • Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese

    Cilësia e plazheve në Shqipëri, Fation Plaku: Ndotja mbetet ende shqetësuese

    Edhe pse gjatë dy-tre viteve të fundit cilësia e plazheve vendase është përmirësuar, duke u lënë më shumë hapësira publike pushuesve dhe duke kufizuar disi sektorin privat, ndotja e ujërave dhe e ambienteve përreth mbetet ende një shqetësim për vizitorët.
    Fation Plaku, udhërrëfyes dhe eksplorues, shprehet për gazetarin Drini Zeqo, në Klan News, se përpjekjet e Ministrisë së Turizmit nuk janë ende të mjaftueshme dhe se plehrat në brigjet shqiptare vazhdojnë të jenë të pranishme.
    “Ministria ka bërë një punë të mirë për pastrimin e plazheve, por plehrat janë ende aty. Përveç shtetit, edhe sektori privat duhet të ndërmarrë nisma për pastrimin. Personat që ndosin ambientin duhet të gjobiten“, thekson Plaku.
    Megjithatë, Shqipëria vazhdon të mbetet një destinacion turistik shumë i dashur. Përveç aktiviteteve në plazh, vendi ynë ofron edhe sporte të ndryshme ujore, ecje malore (hiking), rafting, si dhe promovon kulinarinë vendase në zona si Përmeti apo Dhërmiu.
    Lumi Vjosa dhe kanionet e Osumit mbeten dy destinacione të preferuara për rafting.
    “Në Vjosë mund të bësh rafting gjatë gjithë vitit, ndërsa Osumi është i aksesueshëm deri në fund të majit”, shprehet eksploruesi.
    Për turistët, Shqipëria është ende një destinacion i pëlqyer. Shumica prej tyre e njohin përmes rrjeteve sociale dhe, përveç guidave të organizuara, shumë preferojnë ta eksplorojnë vendin edhe në mënyrë të pavarur./tvklan.al

  • Për rafting në Shkumbin/ Të huajt zgjedhin Shqipërinë edhe për sportet e aventurës

    Për rafting në Shkumbin/ Të huajt zgjedhin Shqipërinë edhe për sportet e aventurës

    Lumi i Shkumbinit është kthyer në destinacion turistik vitet e fundit. Ai po preferohet gjithnjë e më shumë nga të apasionuarit pas sportit të rafting në Shqipëri. Të fundit ishin mbi 40 turistë nga Spanja që provuan për herë të parë emocionet e rafting në Shkumbin.
    “Jemi shumë të bekuar që jemi në Shqipëri. Është një eksperiencë e veçantë që po e shijojmë bashkë me njerëzit këtu. Natyara është e bukur, fantastike. Këtu po kalojmë një kohë të bukur”.
    “Është shumë bukur, kemi qenë edhe në Tiranë. Njerëzit janë shumë të dashur dhe po kalojmë këndshëm.”
    Falë pasurive natyrore, Elbasani po afirmohet si një destinacion i rëndësishëm për turizmin e aventurës.
    “Lumi Shkumbin është kthyer në destinacion për rafting dhe ne këtë do të promovojmë, rafting në lumin Shkumbin. Sot jemi me më shumë se 40 spanjollë, të cilët vijnë për herë të parë në Shqipëri dhe për herë të parë në Shkumbin për raftin”, shprehet Artur Guni, drejtor i Agjencisë së Kulturës dhe Turizmit Elbasan.
    Trendi i rritjes së vizitorëve ndërkombëtarë është një tregues se Elbasani po afirmohet si një destinacion i larmishëm dhe me perspektiva të mëdha në turizmin e aventurës në Shqipëri. Klan News

  • “Promovimi i punës sonë nga ju na motivon”/ Rama në kampingun ekologjik “Glamping Albania Rafting Vjosa”: Nga ku do i marrin vesh?

    “Promovimi i punës sonë nga ju na motivon”/ Rama në kampingun ekologjik “Glamping Albania Rafting Vjosa”: Nga ku do i marrin vesh?

    Kryeministri Edi Rama , i shoqëruar nga ministrja Mirela Kumbaro, vizituan kampingun ekologjik “Glamping Albania Raftin Vjosa”.

    Ndërsa i shpjegonin kreut të qeverisë edhe fluksin e turistëve, ata vlerësuan postimet që ai bënte herë pas here për rafting në këto rajone të vendit dhe promovimit të turizmit, pasi ishte një reklamë që sillte edhe njerëz, përveç se shfaqte bukuritë e Shqipërisë.
    Qytetari: Kur ju postoni foto, video nga puna jona, se keni idenë sa na motivoni.
    Rama: Po ku do t’i marrin vesh njerëzit, hë më thuaj ti mua, në këto pocaqi ekrane që nuk e di me çfarë merren apo në këto portale që merren vetëm me pisllëk, ku do i marrin vesh?”
    “Turistët, përveç fjetjes dhe ushqimit të freskët, mund të ushtrojnë edhe disa aktivitete në natyrë, si: rafting dhe kajak në lumin Vjosë, eksplorimi i kanionit të Langaricës dhe banjave termale, biçikleta elektrike përgjatë lumit Vjosë; kajak dhe kamping shumëditor nga kufiri me Greqinë përgjatë lumit Vjosë; hiking & trekking në ujëvarën e Sopotit, duke përjetuar kështu një eksperiencë të paharrueshme në zemër të natyrës, me pamjen mbresëlënëse të maleve madhështore të Nemërçkës”, shprehet kryeministri përmes një postimi në Facebook.

    Top Channel

  • I apasionuar pas rafting, Rama për të riun që punon në Shqipëri: Unë kam lindur në Itali

    I apasionuar pas rafting, Rama për të riun që punon në Shqipëri: Unë kam lindur në Itali

    Kryeministri Edi Rama ka postuar në Facebook një video. I ndodhur Përmet ku zhvilloi  takime me operatorë dhe me përfaqsueses biznesesh, Rama ka sjell shembullin e Kritianit, një i ri shqiptar që ka lindur në Itali dhe punon në Shqipëri me sporte ujore. Kristian shpjegoi se do të qëndrojë në Shqipëri gjatë sezonit veror për projekte turistike, ndërsa gjatë dimrit do të rikthehet në Itali. Ai tha se është shumë i kënaqur që punon këtu dhe merret edhe me rafting që është edhe një ndër pasionet e tij.
    Biseda mes kryesocialistit Edi Rama dhe Kristianit:

    Edi Rama: Ky është Kristian, është gjysmë italian dhe gjysmë shqiptar, ka lindur dhe jeton në Itali dhe ka ardhur për të punuar në Shqipëri.
    Kristian: Unë vijë nga një familje që ka aktivitet në Itali, merrem me sporte ujore dhe atje në Trevizo, ne nuk merremi vetëm me turizën, dhe unë erdha këtu për zotin Zamo dhe duhet ta falenderojë sepse po mësojë edhe pjesën e rafting që më mungonte shumë dhe jam i kënaqur shumë.
    Edi Rama: Do ikësh prap në Itali.
    Kristian: Jo në sezon veror do jem këtu, në dimër atje për projekte që kemi, sepse gjërat që fillojnë duhet që të vazhdojnë.
    Edi Rama: Ti je shqiptar nga nëna apo nga babai.
    Kristian: Nga nëna.
    Edi Rama: Pra nga nëna je shqiptar dhe nga babai italian.
    Kristian: Po nga Berati.

  • Kampionati i Rafting në Vjosë: Adrenalinë dhe turizëm në zemër të Përmetit

    Kampionati i Rafting në Vjosë: Adrenalinë dhe turizëm në zemër të Përmetit

    Përmeti mikpriti për herë të 8-të Kampionatin Kombëtar të Rafting 2025 në lumin e fundit të egër të Europës – Vjosa duke e kthyer për dy ditë me radhë, në datat 11 dhe 12 prill, në shtëpinë e sportistëve amatorë e profesionistë të cilët lundruan dhe konkurruan për çmimin e madh.Nën kujdesin e veçantë të Bashkisë Përmet, ky eveniment kombëtar u zhvillua nga Federata Shqiptare e Rafting dhe merrnin pjesë 8 ekipe nga lumenjtë, Vjosa, Osumi, Drini të Zi, Bënçë, Bistricë, Shkumbini dhe Drinos.Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro theksoi se “ky kampionat në Përmet dhe trajnimet e guidave të reja, janë një prej atyre ngjarjeve me nivel të lartë profesionalizmi dhe shumë domethënëse për zhvillimin e qëndrueshëm dhe gjithëvjetor”.Kampionati Kombëtar për Rafting 2025 shënoi një nivel të ri konkurrence dhe bashkëpunimi në ujërat e Vjosës Edicioni i 8-të i Kampionatit Kombëtar Shqiptar të Rafting, i zhvilluar në Përmet, shënoi një hap të rëndësishëm për zhvillimin e sporteve ujore në Shqipëri.Presidenti i Federatës Shqiptare të Rafting, Zamo Spathara, u shpreh se profesionalizmi, gara dhe miqësia mes skuadrave e ngritën nivelin e këtij edicioni.Krahasuar me vitet e mëparshme, ky edicion ishte dukshëm më konkurrues dhe me një pjesëmarrje më të gjerë ekipesh nga të gjitha trevat, falë edhe organizimit paralel me javën stërvitore për guidat e reja të rafting.Vjosa – lumi i fundit i egër i Europës – ofroi një skenë perfekte për garat, veçanërisht në muajin prill, kur niveli i ujit është optimal për rafting.Spektakli nisi me një start masiv dhe dinamik, ku ekipet u hodhën në ujë me gomone dhe garuan krah për krah në një kurs teknikisht sfidues, që kulmoi me një përballje emocionuese në segmentin poshtë urës së qytetit të Përmetit.Kjo ngjarje përmbylli me sukses katër ditët intensive të stërvitjes dhe garës. Ambicia e radhës për Federatën Shqiptare të Rafting është ngritja e një kampi të përhershëm për rafting në qytetin e Përmetit, i pajisur me porta sllallomi, për të rritur kapacitetin organizativ dhe konkurrues të sportit në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.Lumi Vjosa, me rrjedhën e tij të qëndrueshme gjatë gjithë vitit, ofron potencialin ideal për këtë vizion.Fitues i parë i Kampionatit u shpall Vjosa me kapiten Aldo Sakollari, lumi Bënça në vend të dytë me kapiten Pajtim Vraniçin dhe Vjosa 2 në vend të tretë me kapiten Jonas Ibrahimin.