Krijimtaria e kompozitorit Gjon Simoni në koncertin e Orkestrës Simfonike të RTSH. Një mbrëmje e veçantë muzikore këtë tetor kushtuar krijimtarisë së kompozitorit Gjon Simoni, nën drejtimin e dirigjentit Eni Koço “Nderi i Kombit” dhe me pjesëmarrjen e violinistit Lorenc Radovani. Në sallën e Universitetit të Arteve, Orkestra Simfonike e RTSH solli një koncert që preku zemrat e publikut, një udhëtim përmes veprave të paharrueshme të kompozitorit Gjon Simoni. “Nën dirigjimin plot finesë të Maestro Eno Koço dhe me interpretimin e violinistit Lorenc Radovani, muzika mori jetë, duke sjellë emocione të thella dhe duartrokitje të zjarrta. Një mbrëmje që dëshmon se arti dhe muzika shqiptare mbeten gjallë në çdo notë”, thuhet nga orkestra rreth koncertit. Krijimtaria muzikore e Gjon Simonit është e pasur dhe e larmishme, ajo është luajtur në të gjitha aktivitetet e rëndësishme muzikore të Shqipërisë dhe jashtë saj. Ndërsa edhe ky koncert më 23 tetor solli një program të pasur me krijimtarinë e tij. Koncerti i radhës i Orkestrës së RTSH këtë tetor u zhvillua me pjesëmarrjen e violinistit të njohur Lorenc Radovani, i vlerësuar për nivelin e lartë artistik, muzikalitetin dhe integritetin e interpretimit të tij. Përveç veprimtarisë pedagogjike, Lorenc Radovani ka zhvilluar një karrierë të gjerë koncertale si solist dhe muzikant i muzikës së dhomës, duke interpretuar në skena të ndryshme brenda dhe jashtë vendit. Ai ka bashkëpunuar me orkestrat kryesore shqiptare dhe me orkestra ndërkombëtare si MittelEuropa Orchestra (Itali), Greeley Philharmonic Orchestra (USA), Orkestra Ballkanike, Orkestra e Mesdheut, Ansambli “Porteno” (USA) dhe të tjera. Ndër bashkëpunimet me dirigjentë dhe instrumentistë të njohur veçohen emrat: Teqja, Koço, Lepuri, Barbullushi, Llapaj, Quadrini (Itali), Silivestro (Itali), Cuniot (Francë), Pacor (Itali), Cortese (USA), Madhi, Tartari, Basha, Paço, Manaj, Rexha-Tershana, Spahiu, Ciofini (Itali), Nicholas (USA), Natalia Chiaikovskij (Rusi), Mustea (Rumani) etj.
Tag: radovani
-

KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarëve Taulant Tafa dhe Izabela Radovani
Kolegji i Posaçëm i Apelimit la sot në fuqi vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Elbasanit, Taulant Tafa dhe gjyqtares së Gjykatës së Shkodrës, Izabela Radovani.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare vendosi në mënyrë unanime lënien në fuqi të vendimit të KPK për Taulant Tafën dhe Izabela Radovani.
Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.
Trupa gjykuese e vetingut e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit shkarkoi më 24 prill 2023 gjyqtarin Taulant Tafa. Ndërsa më 14 prill 2023 KPK shkarkoi nga detyra gjyqtaren e Gjykatës së Shkodrës, Izabela Radovani. -

Gjyqtarja shkodrane përfundimisht jashtë radhëve të “Drejtësisë së re”, KPA merr vendim për Izabela Radovanin
KPA ka lënë në fuqi edhe shkarkimin e Izabela Radovanit, gjyqtares së Gjykatës së Shkodrës.
‘Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 34/2023, datë 20.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Izabela Radovani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 647, datë 14.04.2023.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 647, datë 14.04.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Izabela Radovani. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm’, thuhet në njoftim.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, më 14 prill 2023 shkarkoi nga detyra Gjyqtaren e Gjykatës së Shkodrës, Izabela Radovani. Radovani dha shpjegime për mospërputhjet në deklarimin e pasurive, mungesat financiare për krijimin e tyre, si dhe për transaksionet për një apartament, të kryera në emrin e saj. Izabela Radovani e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor si ndihmësgjyqtare në vitin 1996 dhe në vitin 2000 u emërua gjyqtare në Shkodër, ku dhe punoi prej më shumë se dy dekadash.Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim! -

Çfarë ndodhi? KPA lë në fuqi shkarkimin e gjyqtarëve të njohur (Emri)
Kolegji i Posaçëm i Apelimit, ka lënë në fuqi shkarkimin e gjyqtarit të Gjykatës Elbasan Taulant Tafa.
Vendimi u mor nga trupi gjykues i KPA, i përbërë nga Albana Shtylla kryesuese, Sokol Çomo relator, Ina Rama, Mimoza Tasi, Rezarta Schuetz anëtare.
‘Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 649, datë 24.04.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Taulant Tafa. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm’, thuhet në njoftimin e KPA.Ndërkohë, KPA ka lënë në fuqi edhe shkarkimin e Izabela Radovanit, gjyqtares së Gjykatës së Shkodrës.
‘Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz anëtare, shpalli vendimin për çështjen nr. 34/2023, datë 20.07.2023, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Izabela Radovani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 647, datë 14.04.2023.
Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, në mënyrë unanime, vendosi: Lënien në fuqi të vendimit nr. 647, datë 14.04.2023 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Izabela Radovani. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm’, thuhet në njoftim.
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, më 14 prill 2023 shkarkoi nga detyra Gjyqtaren e Gjykatës së Shkodrës, Izabela Radovani. Radovani dha shpjegime për mospërputhjet në deklarimin e pasurive, mungesat financiare për krijimin e tyre, si dhe për transaksionet për një apartament, të kryera në emrin e saj. Izabela Radovani e ka nisur karrierën në sistemin gjyqësor si ndihmësgjyqtare në vitin 1996 dhe në vitin 2000 u emërua gjyqtare në Shkodër, ku dhe punoi prej më shumë se dy dekadash.
