Tag: radonjiç

  • Te Serbia flasin për tradhti, lojtari hedh “shigjeta” për trajnerin

    Te Serbia flasin për tradhti, lojtari hedh “shigjeta” për trajnerin

    Te Serbia ka kaos total, pas humbjes ndaj Shqipërisë, disfatë kjo që zvogëlon shanset për një kualifikim në botëror.
    Të shumtë janë ata që sulmojnë trajnerin Stojkovic, i cili tashmë ka dhënë dorëheqjen nga pankina.

    Futbollisti i Crvena Zvezdës dhe lojtari i përfaqësueses serbe, Nemanja Radonjiç, ka sulmuar Stojkovic, nëpërmjet një postim në rrjetet sociale.
    Në publikimin e bërë, shihet Radonjiç me fanellën e kombëtares, sakaq dëgjohet kënga e Indira Radiç, “Heroji”.
    “Ti nuk ishe kurrë hero, të fal për këtë, sepse tradhtarët e duan vetëm veten”- dëgjohet në këngë. Mesazhi thuhet se është posaçërisht për teknikun Stojkovic.
     
    Whatsapp Image 2025 10 12 At 08.51.52 1 295×450
    © BalkanWeb

  • Plas te Serbia, futbollisti i njohur akuzon trajnerin: Ti je tradhtar…

    Plas te Serbia, futbollisti i njohur akuzon trajnerin: Ti je tradhtar…

    12 Tetor 2025

    18:47

    Telesport

    Humbja ndaj Shqipërisë ka shkaktuar një furtunë të vërtetë te serbët. Anësori i Crvena Zvezdës, Nemanja Radonjiç, i cili nuk ishte thirrur për ndeshjen ndaj Shqipërisë, përmes një postimi në rrjetet sociale, e ka cilësuar “tradhtar”, Dragan Stojkoviç, trajnerin e sapo dorëhequr nga Serbia.
    Radonjiç ka postuar një këngë, në vargjet e të cilës thuhet konkretisht “Ti nuk ishe kurrë hero, të fal për këtë, sepse tradhtarët e duan vetëm veten”.
    Mediet serbe raportojnë se këto vargje dhe ky postim shkon direkt për ish-trajnerin Stojkoviç. Në fakt, Radonjiç nuk është i vetmi që ka dalë kundër ish-trajnerit dhe e quan atë “tradhtar”, pasi një pjesë e mirë në Serbi mendojnë po njësoj dhe e konsiderojnë Stojkoviç-in si fajtorin kryesor për humbjen ndaj Shqipërisë.

  • Plas keq te serbët, trajneri akuzohet për tradhti pasi i mundi Shqipëria

    Plas keq te serbët, trajneri akuzohet për tradhti pasi i mundi Shqipëria

    Futbollisti i Crvena Zvezdës dhe lojtari i kombëtares serbe, Nemanja Radonjiç, akuzoi ashpër trajnerin Dragan Stojkoviç pas humbjes kundër Shqipërisë në Leskovc.

    Në story-n e tij në Instagram, Radonjic postoi një foto të tij të veshur me një fanellën e kombëtares serbe, por edhe një flamur japonez, së bashku me hitin e njohur të Indira Radiç, “Heroji”.
    “Ti nuk ishe kurrë hero, të fal për këtë, sepse tradhtarët e duan vetëm veten” është teksti i këngës që me sa duket Radonjiç ia ka dërguar trajnerit Stojkoviç, duke lënë të kuptohet se ai ka tradhtuar serbët në humbjen me Shqipërinë.