Tag: radoniqi

  • Balotazhi në Kosovë, sa qytetarë kanë votuar deri në orën 17:00

    Balotazhi në Kosovë, sa qytetarë kanë votuar deri në orën 17:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se deri në orën 17:00 kanë votuar mbi 27 për qind e votuesve në 18 komunat për balotazhin e zgjedhjeve lokale, në bazë të mbi 93% të qendrave që kanë raportuar.
    Krahasuar me periudhën e njëjtë kohore me rundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor, dalja është më e ulët, tha kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
    Gjatë konferencës për media, Radoniqi adresoi çështjen e votimit me asistencë për të cili tha se ka pasur disa ankesa.

    Ai tha se votimi me asistencë është i garantuar me ligj për personat që kanë aftësi të kufizuara, përkatësisht ata që “nuk mund ta mbushin dhe hedhin fletëvotimin” në kuti, informon Radio Evropa e Lirë.
    “Kjo nuk nënkupton që në emër të kësaj të drejte të garantuar të abuzohet dhe në këtë kategori të hyjnë personat që nuk kanë aftësi të kufizuara”, tha ai.
    Radoniqi shtoi se bazuar në Rregulloren zgjedhore të KQZ-së është vendosur që aftësia e kufizuar e një votuesi të dëshmohet me dokument përkatës.
    I pyetur nëse personat që nuk dinë shkrim-lexim kanë të drejtë asistence, ai tha se kanë të drejtë të udhëzohen se si të votojnë, por nuk mund t’iu ofrohet ndihmë në kabinën e votimit.
    Partitë ftojnë qytetarët që të votojnë në balotazh
    Partitë politike u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë për të zgjedhur kryetarët e tyre në 18 komunat ku po mbahet rundi i balotazhit.
    Qytetarët do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës deri në orën 19:00.
    Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë orët e mbetura, duke argumentuar se “çdo votë ka peshë të jashtëzakonshme për demokracinë”.
    Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një konferencë për media, po ashtu bëri thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje. Sipas saj, numri i votuesve pritet të rritet në orët e pasdites.

    “Çdo votë është një vendim për të ardhmen dhe sot është dita që përcakton katër vjet”, tha ajo.
    Edhe Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pati të njëjtën thirrje. Ai megjithatë tha se dalja deri më tani është e ulët krahasuar me rundin e parë të mbajtur më 12 tetor.
    Si PDK ashtu edhe AAK thanë se kanë pranuar ankesa për çështjen e votimit me asistencë, ankesa që thanë se i kanë adresuar në KQZ.
    Këto dy parti po ashtu kërkuan që qytetarët të lihen të lirë që të zgjedhin se kë duan të votojnë dhe të mos jenë subjekt i ndikimit gjatë këtij procesi zgjedhor.

  • Balotazhi në Kosovë/ KQZ zbardh shifrat e pjesëmarrjes së votuesve, deri në orën 17:00

    Balotazhi në Kosovë/ KQZ zbardh shifrat e pjesëmarrjes së votuesve, deri në orën 17:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se deri në orën 17:00 kanë votuar mbi 27 për qind e votuesve në 18 komunat për balotazhin e zgjedhjeve lokale, në bazë të mbi 93% të qendrave që kanë raportuar.
    Krahasuar me periudhën e njëjtë kohore me rundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor, dalja është më e ulët, tha kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. Gjatë konferencës për media, Radoniqi adresoi çështjen e votimit me asistencë për të cili tha se ka pasur disa ankesa.
    Ai tha se votimi me asistencë është i garantuar me ligj për personat që kanë aftësi të kufizuara, përkatësisht ata që “nuk mund ta mbushin dhe hedhin fletëvotimin” në kuti, informon Radio Evropa e Lirë.
    “Kjo nuk nënkupton që në emër të kësaj të drejte të garantuar të abuzohet dhe në këtë kategori të hyjnë personat që nuk kanë aftësi të kufizuara”, tha ai.
    Radoniqi shtoi se bazuar në Rregulloren zgjedhore të KQZ-së është vendosur që aftësia e kufizuar e një votuesi të dëshmohet me dokument përkatës. I pyetur nëse personat që nuk dinë shkrim-lexim kanë të drejtë asistence, ai tha se kanë të drejtë të udhëzohen se si të votojnë, por nuk mund t’iu ofrohet ndihmë në kabinën e votimit.
    Partitë ftojnë qytetarët që të votojnë në balotazh
    Partitë politike u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë për të zgjedhur kryetarët e tyre në 18 komunat ku po mbahet rundi i balotazhit. Qytetarët do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës deri në orën 19:00. Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë orët e mbetura, duke argumentuar se “çdo votë ka peshë të jashtëzakonshme për demokracinë”.
    Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një konferencë për media, po ashtu bëri thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje. Sipas saj, numri i votuesve pritet të rritet në orët e pasdites.
    “Çdo votë është një vendim për të ardhmen dhe sot është dita që përcakton katër vjet”, tha ajo.
    Edhe Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pati të njëjtën thirrje. Ai megjithatë tha se dalja deri më tani është e ulët krahasuar me rundin e parë të mbajtur më 12 tetor. Si PDK ashtu edhe AAK thanë se kanë pranuar ankesa për çështjen e votimit me asistencë, ankesa që thanë se i kanë adresuar në KQZ. Këto dy parti po ashtu kërkuan që qytetarët të lihen të lirë që të zgjedhin se kë duan të votojnë dhe të mos jenë subjekt i ndikimit gjatë këtij procesi zgjedhor.

  • Zgjedhjet në Kosovë/ Radoniqi: Votuan 39 për qind e qytetarëve. Procesi i numërimit do të zhvillohet në dy etapa

    Zgjedhjet në Kosovë/ Radoniqi: Votuan 39 për qind e qytetarëve. Procesi i numërimit do të zhvillohet në dy etapa

    Kreu i KQZ, Kreshnik Radoniqi pas përfundimit të votimit në Kosovë, zhvilloi një komunikim për mediat, ndërsa bëri edhe një pasqyrim të ecurisë së procesit.
    Radoniqi tha se duke u mbështetur në të dhënat preliminare deri në mbylljen e vendvotimeve, numri i qytetarëve që kanë votuar është 39.26 për qind apo 795 mijë e 33 votues.
    Gjithashtu u shpreh se aktualisht në shumë qendra votimi ka filluar numërimi i fletëvotimeve, ndërsa procesi i numërimit, sipas Radoniqit, do të zhvillohet në dy etapa.
    “Sistemi i përcaktimit të vendvotimeve ka qenë përmes adresave që kanë paraqitur qytetarët. Në bazë të adresave edhe qytetarët janë vendosur në qendrën më të afërt. E kemi vënë re edhe ne që ka pasur disa ndryshime të mëdha. Shumë persona janë në disa vende që nuk kanë votuar më parë. Dhe këtë nuk e kemi bërë ne, por për shkak të regjistrimit. Pasi të bëhet numërimi do të bëhet edhe njoftimi për konferencën e radhës. Ende nuk është përcaktuar deri sa të mbledhim të gjitha informacionet”, tha ai., duke shtuar: “Procesi i numërimit do të zhvillohet në dy etapa. Fillimisht do të numërohen votat për kandidatët për kryetarë të komunave, ndërsa pas përfundimit të kësaj faze do të vazhdohet me numërimin e votave për subjektet politike që garuan për kuvendet komunale. KQZ-ja informon se nga ora 19:00 ka filluar afati 48 orësh për paraqitje të ankesave në PZAP”, tha Radoniqi.

  • Kosovë, 510,525 qytetarë kanë votuar deri në orën 15:00, procesi po zhvillohet i qetë

    Kosovë, 510,525 qytetarë kanë votuar deri në orën 15:00, procesi po zhvillohet i qetë

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), në konferencën e radhës ka bërë të ditur se dalja e qytetarëve në votime deri në orën 15:00 është 25,21%.
    Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se procesi po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa pengesa, shkruan A2.
    “Sipas të dhënave preliminare që kemi marrë nga rreth 94% të vendvotimeve, numri i qytetarëve me të drejtë vote që kanë votuar deri në orën 15:00 është 510, 525 votues apo 25,21% nga 2 milionë e 25 mijë e 105 votues”, tha Radoniqi.

  • Votimet në Kosovë/ Radoniqi: KQZ-ja ka marrë masa që të mos përsëriten problemet e 9 shkurtit

    Votimet në Kosovë/ Radoniqi: KQZ-ja ka marrë masa që të mos përsëriten problemet e 9 shkurtit

    Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi, e ushtroi të drejtën e votës në një qendër votimi në Pejë.

    Pas votimit, ai tha se KQZ-ja ka marrë të gjitha masat që të mos përsëriten problemet e ngjashme me ato të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit, kur platforma e publikimit të rezultateve ka pasur pengesa të vazhdueshme.

    “Në këto zgjedhje kemi përmirësuar platformën, ku presim të dalim me rezultatet preliminare. Gjithashtu, edhe qendrat komunale të numërimit janë të pajisura me të gjitha pajisjet për numërim”, tha Radoniqi.

    Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi se procesi i votimit ka nisur në të gjitha qendrat e votimit në Kosovë.

    Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, tha se mund të ketë pasur vetëm ndonjë vonesë në disa vendvotime të caktuara.

    “Materiali zgjedhor është shpërndarë me kohë në të gjitha qendrat e votimit”, deklaroi ai, duke ftuar të gjithë qytetarët me të drejtë vote që të marrin pjesë në zgjedhje.

    Në konferencën e parë për media për ditën e sotme, Elezi theksoi se KQZ-ja ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të shmangur problemet teknike me platformën e rezultateve preliminare.

    Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, kjo platformë ka pasur pengesa të vazhdueshme.