Sot është publikuar një audioincizim në të cilin është i përfshirë Fatmir Sheholli, i arrestuar nën dyshimet për spiunazh.
Në incizim e publikuar nga Radio Televizioni dëgjohet Sheholli duke biseduar me dy persona – një grua dhe një burrë, të cilëve u tregon për lidhjet e tij me Listën Serbe dhe me terroristin Milan Radoiçiç.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës njoftoi të enjten se pas zhvillimit të hetimeve disa mujore, hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës kanë arrestuar Fatmir Sheholli, nën dyshimet për veprën penale “Spiunazh”.
Gjithashtu, gjatë së enjtes njësitë relevante të Policisë së Kosovës kryen bastisje në vendbanimin e Shehollit, duke larguar nga vendi i ngjarjes provat materiale që mund të lidhen me hetimet.
Tag: radoiçiç
-

“Miku im i madh, Radoiçiç”/ U arrestua për spiunazh, zbardhen audio-përgjimet e analistit Fatmir Sheholli me Listën Serbe
-

Dy vjet nga sulmi i Banjskës, Kurti: Serbia të dorëzojë Radoiçiçin, ndërkombëtarët të bëjnë presion
Në dy vjetorin e sulmit terrorist të Banjskës, udhëheqësit e Kosovës i kanë kërkuar bashkësisë ndërkombëtare ti bëjë presion Serbisë për të dorëzuar të dyshuarin kryesor Millan Radoiçiç dhe të akuzuarit e tjerë.
Teksa bëri homazhe në varrin e oficerit Afrim Bunjaku që u vra në sulmin e 24 shtatorit, kryeministri në detyrë Kurti i kërkoi ndërkombëtarëve të mos e konsiderojnë Serbinë shtet normal.
“I bëjmë thirrje faktorëve ndërkombëtarë që të mos e konsiderojnë Serbinë shtet normal përderisa nuk i dorëzon kriminelët e Serbisë të organizuar dhe të udhëhequr nga Milan Radoiçiç dhe të financuar nga presidenti Aleksandër Vuçiç, aktakuza përfshinë 45 persona këta duhet të dorëzohen menjëherë shtetit të Kosovës”, tha Kurti.Lidhur me sulmin e Banjskës, shteti i Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër 45 personave në total.
3 prej tyre, të cilët i kanë mohuar akuzat, janë duke u gjykuar në Prishtinë, ndërsa pjesa tjetër janë në kërkim nga autoritet e Kosovës.
Zyrtarisht Serbia ka mohuar çdo përfshirje në sulmin e Banjskës dhe ende nuk ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarve përfshirë Radoiçiçin, pavarësisht se vitin e kaluar kishte paralajmëruar se do ta bënte një gjë të tillë.
Në këtë dy vjetor kanë reaguar edhe ambasadat Perëndimore në Prishtinë, të cilat e konsiderojnë të papranueshëm qëndrimin në liri të Milan Radoiçiç dhe i bëjnë thirrje Serbisë për dorëzimin e tij. -

Prokuroria Speciale lëshon letër-rreshtim ndaj Radoiçiçit
Prokuroria Speciale e Kosovës ka lëshuar letër-rreshtim vendor dhe ndërkombëtar ndaj kriminelit serb, Millan Radoiçiç, për vendosjen e barrikadave në katër komunat veriore gjatë vitit 2022, ka konfirmuar zëdhënësja e prokurorisë, Arbnora Luta, duke shtuar se përveç Radoiçiçit, janë lëshuar urdhër-arreste edhe për dhjetë persona të tjerë. “Gjykata Themelore në Prishtinë ka aprovuar kërkesën e prokurorit të rastit për lëshimin e letër-rreshtimit vendor dhe ndërkombëtar ndaj Milan Radoiçiç, në kuadër të hetimeve për ngjarjet e vitit 2022 në komunat veriore. Po ashtu, janë lëshuar urdhër-arreste për edhe 10 të dyshuar të tjerë”, ka deklaruar Luta për shtypin në Prishtinë. Aktualisht janë nën hetim rreth 50 persona të dyshuar për vepra penale si: pengim i personit zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare, thirrje për rezistencë dhe bashkim për veprimtari kundërkushtetuese.
“Duke qenë se rasti është ende në fazën hetimore, për momentin nuk mund të japim më shumë detaje”, ka shtuar mes tjerash Luta. Letër-rreshtimi është një mjet ligjor për të siguruar paraqitjen e të dyshuarit apo të akuzuarit para drejtësisë, kur ai nuk është i kapshëm në mënyrë të zakonshme, duke qenë në arrati ose jashtë juridiksionit të drejtpërdrejtë të shtetit. Milan Radoiçiç, i njohur si ish-nënkryetar i Listës Serbe dhe një figurë e afërt me strukturat paralele në veri, ka qenë subjekt i akuzave të shumta për organizim të aktiviteteve të dhunshme dhe përpjekje për destabilizim të institucioneve të Kosovës. Në sulmin në Banjskë konsiderohet si një nga organizatorët kryesorë dhe udhëheqës të veprimeve që çuan në vendosjen e barrikadave dhe tensioneve në komunat veriore gjatë vitit 2022.
-

Akuzohet për krime lufte, Kosova lëshon një urdhër-arrest për Milan Radoiçiç
Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar një urdhër-arrest ndaj Milan Radoiçiç dhe 19 serbëve të tjerë. Ata akuzohen për krime lufte dhe kundër popullatës civile. Kërkesa në Gjykatën Themelore është bërë nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, konfirmuan për Kosova Press nga ky institucion.
Radoiçiç, si pjesë e një grupi serbësh, akuzohet për vrasjen e më shumë se 100 civilëve shqiptarë. Milan Radoiçiç tashmë është person i kërkuar nga Kosova për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023 ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Ai është i kërkuar edhe nga INTERPOL-i. Radoiçiç besohet se ndodhet i lirë në Serbi, ndërsa edhe atje është nisur një proces, por që konsiderohet farsë. -

Gjykata e Prishtinë lëshon urdhërarrest për Milan Radoiçiç dhe 19 serbë të tjerë
Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar një urdhër-arrest për Milan Radoiçiç dhe 19 persona të tjerë serbë të akuzuar për krime lufte dhe kundër popullatës civile. Lajmin e konfirmoi për KosovaPress Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e cila ka bërë edhe kërkesën zyrtare për arrestimin e tyre.Sipas akuzës, Radoiçiç dhe grupi i tij dyshohet se kanë qenë përgjegjës për vrasjen e më shumë se 100 civilëve shqiptarë gjatë konfliktit në Kosovë. Milan Radoiçiç është tashmë i shpallur në kërkim edhe për sulmin terrorist të ndodhur në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.Radoiçiç vazhdon të jetë i lirë në Serbi, ndërkohë që është subjekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar nga INTERPOL-i. Autoritetet kosovare kanë shprehur shqetësim se procesi i nisur ndaj tij në Serbi është më shumë një farsë sesa një përpjekje serioze për drejtësi.Hetimet ndaj grupit pritet të intensifikohen, ndërkohë që institucionet e Kosovës kërkojnë bashkëpunim ndërkombëtar për ekstradimin dhe përballjen e të akuzuarve me drejtësinë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar një urdhër-arrest për Milan Radoiçiç dhe 19 persona të tjerë serbë të akuzuar për krime lufte dhe kundër popullatës civile. Lajmin e konfirmoi për KosovaPress Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, e cila ka bërë edhe kërkesën zyrtare për arrestimin e tyre.Sipas akuzës, Radoiçiç dhe grupi i tij dyshohet se kanë qenë përgjegjës për vrasjen e më shumë se 100 civilëve shqiptarë gjatë konfliktit në Kosovë. Milan Radoiçiç është tashmë i shpallur në kërkim edhe për sulmin terrorist të ndodhur në Banjskë të Zveçanit në shtator të vitit 2023, ku mbeti i vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.Radoiçiç vazhdon të jetë i lirë në Serbi, ndërkohë që është subjekt i një urdhër-arresti ndërkombëtar nga INTERPOL-i. Autoritetet kosovare kanë shprehur shqetësim se procesi i nisur ndaj tij në Serbi është më shumë një farsë sesa një përpjekje serioze për drejtësi.Hetimet ndaj grupit pritet të intensifikohen, ndërkohë që institucionet e Kosovës kërkojnë bashkëpunim ndërkombëtar për ekstradimin dhe përballjen e të akuzuarve me drejtësinë.
-

Zbulohen planet alarmuese të Radoiçiç
Rajoni E Premte, 4 Prill 2025 21:10
Milan Radoiçiç, i njohur si organizator i sulmit terrorist në Banjskë, në vitin 2023, po ndërmerr veprime për të destabilizuar proceset demokratike në Kosovë.
Radoiçiç po përpiqet të shantazhojë pjesëtarë të komunitetit serb në Kosovë, me qëllimin për të zgjeruar në heshtje grupin parlamentar të Listës Serbe dhe për të penguar formimin e institucioneve të reja.Strukturat e sigurisë janë alarmuar nga biseda të regjistruara të cilat provojnë përpjekjet e tij për të ushtruar ndikim përmes presionit dhe kërcënimeve të drejtpërdrejta ndaj individëve të caktuar.
Përpos shantazhit thuhet se ka tregues për plane të gjera për organizimin e protestave të orkestruara dhe përfshirjen e kriminelëve të maskuar e grupeve terroriste për të mbështetur agjendën destabilizuese të Beogradit dhe presidentit Vuçiç.