Tag: radio

  • Historike! Për herë të parë RAI flet shqip, gazetarja në Itali: “Një revolucion”!

    Historike! Për herë të parë RAI flet shqip, gazetarja në Itali: “Një revolucion”!

    Për herë të parë, Radiotelevizioni Italian RAI do të nisë më 21 shtator transmetime në gjuhën arbëreshe. RAI Calabria do të prodhojë reportazhe dhe emisione radiotelevizive që synojnë të ruajnë identitetin e komunitetit arbëresh në Itali.

    Në një intervistë për Andri Xhahun në emisionin “Në radio”, gazetarja Alba Kepi në Romë shprehet se kjo është fitorja e një beteje institucionale të nisur në vitin 2022.

    “Gjithçka u arrit pas shumë takimeve mes RAI Calabria-s dhe përfaqësues të arbëreshëve me institucionet italiane, më pas e përfunduar me diskutimet në senat për rëndësinë që kanë këto programe televizive dhe radiofonike në mbrojtje të identitetit dhe kulturës arbëreshe.

    Pastaj erdhi maji i vitit 2024 ku u bë publik buxheti i radiotelevizionit publik italian ku u pa qartë se në atë buxhet ishte përcaktuar edhe një fond për atë që po realizohet sot.

    Që prej vitit 1999, me ligjin nr.482, qeveria italiane në kushtetutën e saj futi mbrojtjen e minorancave etnike dhe u fut detyrimi i përdorimit të dy gjuhëve në tabelat rrugore në çdo qytezë arbëreshe. Në bazën e këtij ligji u hartua dhe kjo reformë.”

    Gazetarja tregon se si janë konceptuar programet që do të transmetohen në radio dhe televizion.

    “Ditën e diel (21 shtator) do të nisë për herë të parë programi televiziv në Rai 3 që do të zgjasë një orë, nga ora 9:30–10:30. Më pas do të jetë një tjetër emision nga e hëna në të premte, rreth 30 minuta në mesditë në Radio Rai 1. Programi televiziv do të trajtojë vizita në qytezat arbëreshë ndërsa ai radiofonik do të evidentojë vlerat, zakonet, moralin dhe gjithçka që lidhet me traditën, kulturën dhe gjuhën arbëreshe, atë çfarë kanë mundur të ruajnë për gati 6 shekujt, pra identitetin shqiptar.”

    Më pas Kepi shtoi se ky është rasti i parë që media publike në Itali i kushton një seri emisionesh komunitetit arbëresh.

    “Nëse për kulturat e tjera, si për shembull ajo sllovene në veri të Italisë, funksiononin më shumë me televizionet e tyre private, në këtë rast flasim për një televizion publik, që bën një hap të tillë, pra ka lëvruar një fond enkas për komunitetin e arbëreshëve dhe mbi të gjitha për herë të parë. Mendoj që është një risi, një revolucion, që ka marrë gjithë këtë jehonë në mediet italiane dhe atyre shqiptare.”

    Alba Kepi e sheh këtë hap mjaft të rëndësishëm, pasi vëren se gjuha arbëreshe po rrezikohet nga emigrimi i të rinjve. “Kam vizituar pothuajse 90 për qind të të gjithë fshatrave arbëreshë, që jetojnë me plagën e madhe që ka jugu i Italisë siç është emigrimi.

    Duke ngelur në këto qyteza vetëm të moshuarit, rrezikonte çdo ditë e më shumë humbja e gjuhës. Roli kyç i këtyre emisioneve është që do të transmetohen në shqipen arbëreshe dhe do të ndihmojnë në ruajtjen e gjuhës.”

    Në vizitat e saj në qytezat arbëreshe, Kepi ka kuptuar se roli kryesor në familje për trashëgiminë e gjuhës është ai i nënës.

    “Në familjet me nëna arbëreshe gjuha është ruajtur shumë më tepër se sa kur ka ndodhur e kundërta. Sivjet kam takuar dy të rinj të cilët më thanë se e kanë mësuar arbërishten në kurset e mbrëmjes që komuna e Frascineto-s (Frashineto) organizonte çdo mbrëmje.”

    Kepi sqaron se emisionet radiotelevizive do të zgjasin 13 muaj, e nëse nëse do të kenë suksesin e duhur do të ketë shtim të programacionit.

  • Ndahet nga jeta kameramani i RTSH-së, Ervin Hoti

    Ndahet nga jeta kameramani i RTSH-së, Ervin Hoti

    Pas një sëmundje të rëndë, në orët e para të mëngjesit të sotëm, pushoi së rrahuri zemra e një prej kameramanëve më të mirë të Radio Televizionit Shqiptar.

    Ervin Hoti prej 22 vitesh kontribuoi në realizimin e qindra programeve televizive, duke nisur nga programet e thjeshta e deri te spektaklet. Ai ishte një nga “sytë” më cilësorë me anë të të cilit publiku ka parë dhe shijuar prodhimet e RTSH-së për më shume se dy dekada. Ervini karakterizohej nga korrektësia dhe intuita krijuese në çdo aspekt të punës. Ai do t’i mungojë jo vetëm familjes, por edhe Radio Televizionit Shqiptar, institucionit ku punoi me aq përkushtim dhe profesionalizëm.

    ObserverKult

    Lexo edhe:

    NJË DRITARE E RE KULTURORE/ HAPET KANALI “LUAJ DERËN”

  • As i plas fare nëse e pushojnë nga puna/ Rama shuan kureshtjen për Diellën në “Times Radio”: Ministre që s’korruptohet

    As i plas fare nëse e pushojnë nga puna/ Rama shuan kureshtjen për Diellën në “Times Radio”: Ministre që s’korruptohet

    Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që ka një ministre me Inteligjencë Artificiale në mandatin e ri qeverisës, “Rama 4”.Diella, Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, tashmë i ka kaluar kufijtë e vendit tonë dhe është bërë temë diskutimi në mbarë botën dhe në mediat kryesore.Së fundmi kreu i qeverisë Edi Rama ishte i ftuar në një intervistë në “Times Radio”, ku ndër të tjera u pyet pikërisht për ministren e re të kabinetit të tij.“Së pari dua të di a jeni ju apo një version i juaji me AI? Kryeministër përse ky vendim për një ministre me Inteligjencë Artificiale”, e pyeti gazetari me humor.“Së pari, ju nuk mund ta dini nëse jam unë apo versioni im artificial (qesh)…. por për sa kohë që po flet me ju kryeministri i Shqipërisë nga kanali zyrtar, atëherë është përgjegjësia ime.Ne kemi vendosur të marrim këtë hap të madh sepse duam që të shtyjmë me më shumë shpejtësi reformat tona, dhe nuk është e nevojshme vetëm për reformat në termat digjitale, por në termat e modernizimit dhe siç gjithnjë e kam thënë, teknologjia e re dhe tani AI janë një bekim për vende si ne që vijnë nga një rrugë e gjatë.Në kohën e progresit linear, do të kishim pasur kohë edhe më të vështira që të rifitonim kohën e humbur përgjatë dekadave dhe shekujve”, tha Rama.I pyetur nëse Diella paraqet rrezik dhe sesi do të funksionojë ajo, Rama u shpreh: Diella është dielli që asnjëherë nuk perëndon, ajo nuk fle kurrë, s’ka nevojë të paguhet kështu që nuk ka interesa private, nuk ka kushërinj, dhe kushërinjtë në Shqipëri janë një problem i madh… po ashtu nuk mund të ndryshojë mendje dhe as nuk i intereson nëse do ta pushonin.Përtej shakasë, ajo ka një forcë drejtuese të jashtëzakonshme, dhe është shumë e vështirë për një ministër jo AI që të çojë përpara një reformë në mënyrë kaq të mirë dhe të shpejtë sa një ministër AI”, u shpreh kreu i qeverisë.Më tej ai i pohoi gazetarit se inteligjenca artificiale po e ndihmon Shqipërinë që të futet në Bashkimin Europian, duke i sjell si shembullin sesi po bëhet përkthimi në kohë rekord i grupkapitujve.

  • E gjithë kureshtja për Diellën, Rama për “Times Radio”: Ministre që s’korruptohet! S’ka kushërinj, as që i intereson nëse pushohet nga puna!

    E gjithë kureshtja për Diellën, Rama për “Times Radio”: Ministre që s’korruptohet! S’ka kushërinj, as që i intereson nëse pushohet nga puna!

    Shqipëria është bërë vendi i parë në botë që ka një ministre me Inteligjencë Artificiale në mandatin e ri qeverisës, “Rama 4”.
    Diella, Ministre e Shtetit për Inteligjencën Artificiale, tashmë i ka kaluar kufijtë e vendit tonë dhe është bërë temë diskutimi në mbarë botën dhe në mediat kryesore.
    Së fundmi kreu i qeverisë Edi Rama ishte i ftuar në një intervistë në “Times Radio”, ku ndër të tjera u pyet pikërisht për ministren e re të kabinetit të tij.
    “Së pari dua të di a jeni ju apo një version I juaji me AI? Kryeministër përse ky vendim për një ministre me Inteligjencë Artificiale”, e pyeti gazetari me humor.
    “Së pari, ju nuk mund ta dini nëse jam unë apo versioni im artificial (qesh)…. por për sa kohë që po flet me ju kryeministri i Shqipërisë nga kanali zyrtar, atëherë është përgjegjësia ime.
    Ne kemi vendosur të marrim këtë hap të madh sepse duam që të shtyjmë me më shumë shpejtësi reformat tona, dhe nuk është e nevojshme vetëm për reformat në termat digjitale, por në termat e modernizimit dhe siç gjithnjë e kam thënë, teknologjia e re dhe tani AI janë një bekim për vende si ne që vijnë nga një rrugë e gjatë.

    Në kohën e progresit linear, do të kishim pasur kohë edhe më të vështira që të rifitonim kohën e humbur përgjatë dekadave dhe shekujve”, tha Rama.
    I pyetur nëse Diella paraqet rrezik dhe sesi do të funksionojë ajo, Rama u shpreh: Diella është dielli që asnjëherë nuk perëndon, ajo nuk fle kurrë, s’ka nevojë të paguhet kështu që nuk ka interesa private, nuk ka kushërinj, dhe kushërinjtë në Shqipëri janë një problem i madh… po ashtu nuk mund të ndryshojë mendje dhe as nuk i intereson nëse do ta pushonin.
    Përtej shakasë, ajo ka një forcë drejtuese të jashtëzakonshme, dhe është shumë e vështirë për një ministër jo AI që të çojë përpara një reformë në mënyrë kaq të mirë dhe të shpejtë sa një ministër AI”, u shpreh kreu i qeverisë.
    Më tej ai i pohoi gazetarit se inteligjenca artificiale po e ndihmon Shqipërinë që të futet në Bashkimin Europian, duke i sjell si shembullin sesi po bëhet përkthimi në kohë rekord i grupkapitujve.

  • SHIFRAT/ Mijëra euro për kostume dhe emisione, si u fry kostoja e prodhimit në RTSH

    SHIFRAT/ Mijëra euro për kostume dhe emisione, si u fry kostoja e prodhimit në RTSH

    FOTO ILUSTRUESE

    TIRANË-Në fillim të muajit gusht, Radio Televizionit Shqiptar (RTSH) kërkoi mbështetje financiare prej 200.000.000 lekësh shtesë nga Buxheti i Shtetit. Konkretisht, drejtoresha e RTSH, Eni Vasili ngriti alarmin, për gjendjen kritike financiare, duke pranuar se kjo gjendje është si pasojë e keqmenaxhimit dhe abuzimi nga drejtuesit e paraardhshëm, duke përfshirë periudhën e emërimit dhe shkarkimin të Alfred Pezës. Por si u frynë kostot e prodhimit në Radio Televizionin Shqiptar?
    Në dokumentet e siguruara më poshtë shfaqet plani i programeve për periudhën mars-qershor 2025, me një kosto të lartë prej 800 milionë lekësh. Në plan përfshihen kostot për 22 emisione si dhe pagesat nga operatori tek drejtuesi dhe regjisori. Përpos pagesave për punonjësit, në plan përfshihen edhe kostot për veshje të tipit, kostume, këmisha, pantallona apo shalle. 

    RTSH financohet me rreth 25 milionë euro nga taksat e qytetarëve dhe buxheti i shtetit, por nisur nga shifrat e planit për periudhën mars -qershor 2025, zbulohet se institucioni ka pësuar humbje të konsiderueshme me shpenzime jashtë buxhetit të miratuar. Keqmenaxhimi i financave të institucionit publik, ka sjellë ngërç që prej marrjes së detyrës nga Eni Vasili, e cila ka theksuar rrezikun për pamundësinë e shlyerjes së pagave ndaj punonjësve. Vasili madje është shprehur se do të kërkojë një auditim të plotë të strukturës dhe projekteve të institucionit, për të kuptuar se ku kanë përfunduar fondet publike. 
    Gazetarja dhe moderatorja, Eni Vasili është zgjedhur drejtoreshë e Radio Televizionit Shqiptar. Gazetarja u vendos në krye të RTSH, duke siguruar 7 votat e nevojshme. 
    Debati për garën e drejtuesit të ri të RTSH, nisi pas largimit të Alfred Pezës nga detyra. Për kreun e RTSH garuan: Harilla Koçi; Jetmir Shpuza; Enrik Mehmeti; Floriana Paskali; Eni Vasili; Ermal Hoxha; Aurora Polo; Kliton Rama; Flamur Buçрарај dhe Laureta Roshi. Por, 8 prej tyre u skualifikuan dhe në raundin e dytë kaluan vetëm dy: drejtuesja e komanduar Aurora Polo dhe Jetmir Shpuza. Në garë u gjetën parregullsi, gjë që solli edhe reagimin e partive politike (PS dhe PD), ku kërkuan zgjedhje të drejta. Po ashtu, edhe ndërkombëtarët bënë thirrje për transparencë në këtë garë. Pas kësaj ndërhyri Kuvendi i Shqipërisë ku vendosi shkarkimin e Këshillit Drejtues të RTSH-së./ZËRI

  •  Ekspozita “Homeward”, me punët e 33 artistëve

     Ekspozita “Homeward”, me punët e 33 artistëve

    Ekspozita e titulluar “Homeward”, që feston e reflekton mbi dekadën e ArtHouse përmes temave të kujtesës, identitetit dhe përkatësisë do të çelet më datë 13 shtator në Radio Shkodra. Në këtë ekspozitë janë të ftuar 33 artistë, të cilët do të shfaqin punimet e tyre në disa hapësira ekspozuese në Shkodër si në Art House, Muzeun Kombëtar të Fotografisë Marubi, Galerinë e Arteve të Shkodrës, Auditorin Franceskan si dhe në Radio Shkodra. Sipas njoftimit, ditën e hapjes së ekspozitës do të zhvillohet dhe një event muzikor me praninë arbëreshe dhe Kolë Lacës, të cilët sjellin përkatësisht traditat e vjetra të këngës shqiptare dhe një performancë hibride e eksperimentale të quajtur Byzantronica, e që do të zhvillohet në Bed Station në Shkodër prej orës 21:30.
    Artistët në ekspozitë me punët e tyre janë Abi Shehu, Alket Frashëri, Alketa Ramaj, Bib Frrokaj, Bora Baboçi, Doruntina Kastrati, Edson Luli, Elsamina Musiq, Elton Gllava, Erdiola Kanda Mustafaj, Ergys Vela, Erjola Zhuka, Fatlum Doçi, Haveit Collective, Iva Lulashi, Jetmir Idrizi, Jona Krasniqi, Jozefina Vokrri, Laura Paja, Lek M. Gjeloshi, Lori Lako, Luka Cvetkovich, Marina Sula, Marlin Dedaj, Nazli Moripek, Nora Bzheta, Orestia Kapidani, Remijon Pronja, Samela Balazi, Saša Tatić, Silva Agostini, Stefano Romano, Xhulian Millaj. Përgjatë një muaji do të ketë ngjarje të ndryshme, që do të shpalosin më shumë brendinë e ekspozitës mes bisedave e punëtorive. Aktivitetet mbështeten nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Javët Kulturore Ndërkombëtare, Ambasada Gjermane, Instituti Italian i Kulturës, Bashkia Shkodër, etj.
     

  • Gazetarja nxjerr foton e panjohur të Artur Zhejit si gazetar i Radio Radicale: Do na mungosh me shqipen e bukur dhe erudite që flisje

    Gazetarja nxjerr foton e panjohur të Artur Zhejit si gazetar i Radio Radicale: Do na mungosh me shqipen e bukur dhe erudite që flisje

    Gazetarja Klara Buda ka nxjerr një foto të panjohur të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji, si gazetar i Radio Radicale në Shkup.

    Krahas fotos së postuar në Facebook, ajo shprehet se do i mungojë me shqipen e tij të bukur.
    “Do të mungosh për shqipen e bukur dhe erudite që flisje…për inteligjencën dhe ironinë e hollë…Lamtumirë Artur Zheji”, shkruan Buda.
    “Një çast i rrallë i viteve 1992–1993, në Shkup: në të djathtë kolegu Artur Zheji, për Radio Radikale në Romë, në mes Eshref Aliu, deputet i Partisë për Prosperitet Demokratik në parlamentin e parë pluralist të Maqedonisë së veriut, dhe në të majtë unë Klara Buda për Radio France Internationale në Paris. Të tre gazetarë, pasi Eshref Aliu kishte qenë gazetar i “Flakës”.
    Kjo tryezë e vogël ishte dëshmi e një momenti të madh, kur fjala e lirë shqipe sapo fillonte të merrte frymë në Ballkan. Zgjedhjet e para të lira pas pavarësisë së Maqedonisë na bashkuan në një intervistë të përbashkët me Eshref Aliun, atëherë ministër i Kulturës. Ai ishte shumë entuziast në bisedën me ne të dy, sepse partia e tij, Partia për Prosperitet Demokratik (PPD), e para parti shqiptare e regjistruar në ish-Jugosllavi, shënonte atëherë fillimet e pluralizmit politik.
    Me Zhejin ndonëse jo gjithmonë dakord, në atë intervistë u gjendëm në harmoni të plotë. Aq sa Eshrefi, nga ritmi “tak-o-tak”  na tha se dukej sikur e kishim parapërgatitur intervistën. Në fakt, intervistat, të destinuara për dy radio të ndryshme, nuk mund të ishin identike, por aty ndodhi diçka më e madhe: një rezonancë, ku secili nga ne e reformulonte me përsosmëri pyetjen e tjetrit, dhe regjistrimi qe i vazhduar. E ruaj ende atë intervistë në arkivin tim; Radio Radicale e mban në arkivat e saj online.
    Sot, po të mund të ndërhyja në epitafin e Zhejit do të doja të ndërkallja (fjalën “ndërkallje” e familjarizoi në gjuhën gazetareske, aty ku shumica rendom ende përdor “insert”) këtë frazë: do të mungosh për shqipen e bukur dhe erudite që flisje…per intelegjencen dhe ironine e holle…Lamtumirë Artur Zheji !”, shkruan ajo.

    Top Channel

  • Gazetarja nxjerr foton e panjohur të Artur Zhejit si gazetar i Radio Radicale në Shkup: Do na mungosh me shqipen e bukur dhe erudite që flisje

    Gazetarja nxjerr foton e panjohur të Artur Zhejit si gazetar i Radio Radicale në Shkup: Do na mungosh me shqipen e bukur dhe erudite që flisje

    Gazetarja Klara Buda ka nxjerr një foto të panjohur të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji, si gazetar i Radio Radicale në Shkup.

    Krahas fotos së postuar në Facebook, ajo shprehet se do i mungojë me shqipen e tij të bukur.
    “Do të mungosh për shqipen e bukur dhe erudite që flisje…për inteligjencën dhe ironinë e hollë…Lamtumirë Artur Zheji”, shkruan Buda.
    “Një çast i rrallë i viteve 1992–1993, në Shkup: në të djathtë kolegu Artur Zheji, për Radio Radikale në Romë, në mes Eshref Aliu, deputet i Partisë për Prosperitet Demokratik në parlamentin e parë pluralist të Maqedonisë së veriut, dhe në të majtë unë Klara Buda për Radio France Internationale në Paris. Të tre gazetarë, pasi Eshref Aliu kishte qenë gazetar i “Flakës”.
    Kjo tryezë e vogël ishte dëshmi e një momenti të madh, kur fjala e lirë shqipe sapo fillonte të merrte frymë në Ballkan. Zgjedhjet e para të lira pas pavarësisë së Maqedonisë na bashkuan në një intervistë të përbashkët me Eshref Aliun, atëherë ministër i Kulturës. Ai ishte shumë entuziast në bisedën me ne të dy, sepse partia e tij, Partia për Prosperitet Demokratik (PPD), e para parti shqiptare e regjistruar në ish-Jugosllavi, shënonte atëherë fillimet e pluralizmit politik.
    Me Zhejin ndonëse jo gjithmonë dakord, në atë intervistë u gjendëm në harmoni të plotë. Aq sa Eshrefi, nga ritmi “tak-o-tak”  na tha se dukej sikur e kishim parapërgatitur intervistën. Në fakt, intervistat, të destinuara për dy radio të ndryshme, nuk mund të ishin identike, por aty ndodhi diçka më e madhe: një rezonancë, ku secili nga ne e reformulonte me përsosmëri pyetjen e tjetrit, dhe regjistrimi qe i vazhduar. E ruaj ende atë intervistë në arkivin tim; Radio Radicale e mban në arkivat e saj online.
    Sot, po të mund të ndërhyja në epitafin e Zhejit do të doja të ndërkallja (fjalën “ndërkallje” e familjarizoi në gjuhën gazetareske, aty ku shumica rendom ende përdor “insert”) këtë frazë: do të mungosh për shqipen e bukur dhe erudite që flisje…per intelegjencen dhe ironine e holle…Lamtumirë Artur Zheji !”, shkruan ajo.

    Top Channel

  • Historia e dhimbshme e aktorit Prokop Mima, si i shkatërroi karrierën dollia për Nexhmije Pagarushën…

    Historia e dhimbshme e aktorit Prokop Mima, si i shkatërroi karrierën dollia për Nexhmije Pagarushën…

    Kjo është historia e panjohur e aktorit të madh të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, Prokop Mima. Ai ishte një aktor të cilin në periudhën e Monarkisë së Zogut familja e kishte dërguar që të studionte për Farmaci, në Padova të Italisë por, pas tre vitesh studimi, ai u detyrua që të kthehej në atdhe.

    Ai u kthye pa e marrë diplomën. Mima ishte dhënë pas filmave, muzikës, dëfrimeve dhe kitarës.

    U arrestua nga komunistët në nëntorin e ‘44-ës së bashku me shokun e tij të ngushtë, Sandër Prosi, të akuzuar si pjestarë të Rinisë së Ballit Kombëtar.

    Lirimi nga burgu dhe rikthimi në Radio-Tirana ku me dy partnerët e tij, Besim Levonja dhe Behije Çela, vazhduan “Ora gazmore”.

    Karriera e gjatë në teatër dhe kinematografi, incidenti në Kosovë që do t’i kushtonte jo pak. Kështu pasi propozoi të ngrinte dolli për Nexhmije Pagarushën u bë nxjerrja në pension në vitin 1976, në kulmin e karrierës së tij. Nga kjo ai u v ra rëndë shpirtërisht dhe u mbyll brenda vetes e shtëpisë së tij. Në këtë kohë ai kujdesej për lulet, deri sa ndërroi jetë në 1986-ën.

    Student i farmacisë në Padova – Prokopi lindi në qytetin e Durrësit në vitin 1920. Prokopi i vazhdoi studimet në Tiranë, pranë gjimnazit klasik në vitin 1938. Pas mbarimit të shkollës në verën e atij viti ai u rikthye përsëri në qytetin e Durrësit, ku vazhdonte të banonte familja e babait.

    Arsyeja e rikthimit në qytetin e Durrësit, ishte se familja Mima kishte pronë të tyre një farmaci, dhe asnjë prej asaj familjeje nuk kishte diplomën e duhur për të punuar aty. Prokopi u zgjodh prej familjes së babait tij që të shkonte për të studiuar në degën e Farmacisë në Universitetin e Padovas, në Itali. Kjo ndodhi pasi fitoi një të drejtë studimi nga ana e qeverisë së Monarkisë së Zogut ku kryeministër ishte Mehdi bej Frashëri.

    Në shtatorin e vitit 1938, i përcjellë nga të afërmit e tij në portin e Durrësit, Prokopi 18-vjeçar u nis për në drejtim të Italisë. Në bankat e auditorëve dhe laboratorëve të atij universiteti, ai qëndroi për tre vite por, pa mundur dot që të kthehej në Shqipëri me diplomën e farmacistit në xhep.

    Prokopi i ri dhe me pasionet e moshës u dha i tëri pas filmave, teatrove dhe muzikës me kitaren që e kishte mësuar dhe luante si një profesionist i vërtetë por, kjo bëri t’i linte anash, mësimet e farmacisë.

    Asokohe ai lidhi një miqësi të ngushtë me familjen e aktores së njohur Eleni Qirici, nga qyteti i Korçës. Kjo familje jepte shfaqje të ndryshme në qytetet italiane. Ai, nën shoqërinë e tyre kalonte së bashku me ta mbrëmjet nën tingujt magjik të kitarës dhe serenatave korçare. Me një ndjenjë nostalgjie të madhe për vendin e tij që kishte kohë pa e parë. Kështu, aty nga korriku i vitit 1941, Prokopi u kthye për në qytetin e Tiranës, pranë familjes së tij, nga ku ishte larguar prej afro tre vitesh.

    Arrestohet nga komunistët – Pas kthimit në Tiranë, Prokopi u muar me disa lloje punësh për t’i ardhur në ndihmë familjes por pa harruar për asnjë çast pasionin e tij kinematografinë dhe teatrin.

    Kështu asokohe, me anë të dy – tre shokë të tij që punonin në Radio-Tirana, ai mundi të afrohej aty dhe të punonte për një kohë të gjatë, duke bërë emisione të ndryshme. Që pas kthimit nga Italia, Prokopi u aktivizua me korin e Kishës Orthodokse në Tiranë, kjo e ndihmoi mjaft për të filluar punën në Radio-Tirana.

    Aty nga fundi i vitit 1942, Prokopi me Sandër Prosin, shokun e tij të ngushtë, thirren nga rinia nacionaliste e Tiranës (simpatizantët e Mit’hat Frashërit), për të interpretuar në pjesën “Vilhelm Tel”, që ata po përgatisnin ta shfaqnin.

    Provat për këtë shfaqje ata i bënin në kinema “Rex” nën kujdesin e Fiqiret Fterës. Thirrja që rinia nacionaliste e Tiranës iu bëri Prokopit e Sandrit, nuk ishte thjeshtë prej talentit të tyre por pasi ata të dy ishin dhe simpatizantë të atij grupimi politik dhe kalonin një pjesë të mirë të kohës në atë rreth shoqëror.

    Kjo gjë do të ishte dhe arsyeja kryesore e arrestimit të tij. Lidhur me këtë, vëllai i tij Milto tregonte: ”Ka qenë fundi i tetorit të vitit 1944, ndonëse lufta për çlirimin e Tiranës nuk kishte mbaruar, pjesa lindore e qytetit ishte e lirë.

    “Në shtëpinë tonë erdhën disa partizanë dhe kërkuan Prokopin. ‘Kemi pak punë me të sa për një sqarim, dhe përsëri ai do të kthehet në shtëpi’, thanë ata. Por ai nuk u kthye, pasi u dërgua i lidhur dhe u izolua në malin e Dajtit.

    Aty në atë kohë kishin izoluar shumë nga ish-politikanët e ushtarakët e lartë që kishin shërbyer në qeveritë e mbretit Zog dhe atë të periudhës së pushtimit të vendit. Pak ditë pas mbarimit të Luf tës, të gjithë ata i zbritën në Tiranë dhe i dërguan te “Burgu i vjetër” (sot Mine Peza).

    Prokopi ishte nga të fundit që shkoi në atë burg ato ditë atë e liruan pasi nuk kishin gjetur dot prova kompromentuese për të”.

    Sipas Miltos, arsyeja e vërtetë e arrestimit të Prokopit nuk ishte vetëm dyshimi që ata kishin për të si pjesëmarrës në rininë nacionaliste të Ballit Kombëtar. Por dhe fakti tjetër se një i afërmi i tyre, (Jovan Mima), kishte marrë pjesë në radhët e rinisë Ballit dhe ishin vrarë në përpjekjet me forcat partizane.

    Në Radio-Tirana e Teatrin Popullor pas mbarimit të Luftës, me kërkesën e shokëve të tij që punonin në Radio-Tirana, Prokopi u thirr që të punonte përsëri në atë vend ku kishte punuar dhe gjatë Luftës. Një ndihmë të madhe për këtë gjë, i dha atij Pjetër Gjergji me origjinë nga Shkodra.

    Ky emision vazhdoi për afro tre vite. Emisioni ishte shumë i mirëpritur nga dëgjuesit e asaj kohe. Në vitet e para të pasluftës, Prokopi bënte pjesë në Korin e Shtetit (së bashku me vëllanë, Milton dhe motrën Pavlinën) dhe bëri disa turne në vëndet e Evropës Lindore.

    Incidenti në Kosovë – Aty nga fillimi i viteve 1970, gjatë një turneu në që Teatri Popullor bëri në Kosovë. Mori pjesë dhe Prokopi me një nga rolet e tija të arrira, atë të Dom Markut, te “Cuca e Maleve e Loni Papës.

    Gjatë darkës që artistët kosovarë shtruan për nder të vëllezërve të tyre nga atdheu amë, Prokopi u ngrit dhe propozoi që të ngrihej një dolli për këngëtaren e famshëme Nexhmije Pagarusha.

    Pas fjalëve të Prokop Mima për dollinë e Pagarushës, shoqëruesit e delegacionit shqiptar u nxinë dhe i bënë me shenja e shkelje këmbe nën tavolinë, që ai të mos fliste. Kjo gjë desh i kushtoi shumë, pasi akoma pa mbaruar mirë ajo darkë, shoqëruesit e delegacionit me marifet e tërhoqën pak mënjanë dhe i thanë:

    “A nuk e di ti, se ne dollitë i ngremë vetëm për partinë dhe shokun e Enver?!” Lidhur me këtë ngjarje, bashkëshortja e tij, Eli na tregonte: “Në turneun e dytë që do të bënte ai grup në Kosovë, Prokopin nuk e planifikuan. Atë e zëvëndësuan me një aktor tjetër. U lodh shumë. Shkoi disa herë zyrave të administratës shtetërore për ta rregulluar atë gjë.

    “Më në fund e lejuan që të shkonte, por rolin e tij më shumë e interpretoi ai aktori tjetër. Atë dolli, Prokopit ja mbajtën “vath në vesh”, dhe ja kujtonin shpesh. Prokopin e nxorrën në pension në vitin 1976. Ai në këtë kohë ishte në kulmin e karrierës dhe aftësive të tija aktoreske. Ai u largua zëmërthyer nga skena e atij teatri ku kishte interpretuar më shumë se 80 role”, kujtonte bashkëshortja e tij, për fundin e karrierës së Prokop Mima.

    Ndër rolet më të arrira të tij, mbahen mënd: Zbisheku, te “Morali i znj. Dulskaja”, Dom Marku te “Cuca e Maleve”. Gjenerali gjerman te “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, Xhivola te “Arturo Ui”. Dhe Stefan Ahurja te filmi televiziv “Emblema e dikurshmë”, (realizim i Radio-Televizionit Shqiptar), etj.

    Lidhur me rolin e Zbishekut regjisori i njohur, Mihallaq Luarasi, është shprehur: “Zbisheku i Mimës, është një trupëzim original. Me atë rol Mima vërtetoi rishtazi talentin e tij dhe ndjenjën e hollë të nuhatjes së stilit të autorit. Duke na dhënë një krjim aktorial që nuk do të harrohet lehtë”.

    I harruar… – Pak kohë pasi Prokop Mima doli në pension, Teatri Popullor rivuri në skenë “Arturo Ui” të Breht-it. U detyruan dhe e thirrën Prokopin që të luante përsëri Xhivolën. Lidhur me këtë, regjisori dhe aktori tashmë i ndjerë, Rikard Ljarja, ish-student I tij, kujtonte:

    “Kur erdhi momenti që Kopi do të dilte në skenë, salla shpërtheu në duartrokitje. Publiku i shumtë e kishte ndjerë largimin e tij nga skena dhe si rrallë në ndonjë vepër, roli i tij “Xhivola”, u luajt me aq mjeshtëri, sa e eklipsoi rolin kryesor të asaj drame”.

    ——————————-

    Lexo edhe:

    KY DOKUMENT DËSHMON KRIMET E TMERRSHME QË I BËNIN KOMUNISTËT

    ObserverKult

  • Ndalohet polaku në Qafë Thanë, iu gjetën thika, radio-marrëse e pistoletë me gaz

    Ndalohet polaku në Qafë Thanë, iu gjetën thika, radio-marrëse e pistoletë me gaz

    Në Pikën e Kalimit Kufitar të Qafë Thanës, shërbimet e Policisë kanë zbuluar armë të ftohta dhe mjete të tjera të dyshuara gjatë kontrollit në një automjet që drejtohej nga një shtetas polak.
    Gjatë verifikimit, në mjetin e shtetasit R. R., 39 vjeç, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale: 2 thika, 4 radio-marrëse, 1 pistoletë me gaz dhe 1 sëpatë.
    Pas procedurave ligjore, materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, ku ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 39-vjeçarin, për veprat “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”.