Tag: radikalizuar

  • Detaje nga sulmi ndaj ushtarëve amerikanë: Autori babai i pesë fëmijëve, ishte radikalizuar…

    Detaje nga sulmi ndaj ushtarëve amerikanë: Autori babai i pesë fëmijëve, ishte radikalizuar…

    Rahmanullah Lakanwal, 29 vjeç, akuzohet për vrasjen e një anëtari të Gardës Kombëtare dhe plagosjen e një tjetri në Washington DC, ngjarje e ndodhur disa ditë më parë.
    Ai kishte hyrë në SHBA në vitin 2021 përmes programit për refugjatët afganë, që kishin punuar me trupat amerikane.
    E-mailet nga 2024 tregojnë se Lakanwal kalonte javë të tëra i izoluar në një dhomë të errët dhe kishte episode maniakale.
    Një punonjës social tha se ai nuk ishte punësuar për një vit dhe familja e tij përballej me kërcënimin e dëbimit.
    Lakanwal kishte aplikuar për azil në 2024 dhe e kishte marrë më vonë, gjatë këtij viti.
    Ai jetonte me gruan dhe pesë fëmijët në Bellingham, Washington. Ishte pjesë e një njësie afgane që bashkëpunonte me CIA-n dhe kishte punuar pranë shërbimeve amerikane.

    Autoritetet po hetojnë për motivin e sulmit, ndërsa sekretarja e Sigurisë Kombëtare tha se ai kishte qenë i radikalizuar, që nga ardhja në SHBA.
    Pas ngjarjes, administrata Trump ndaloi vendimet për azil dhe njoftoi rishikim të plotë të vettingut, për personat që hyjnë në Shtetet e Bashkuara. Lakanwal, i plagosur gjatë sulmit, përballet me akuza për vrasje.

  • “Autori, përbindësh i ftohtë dhe i radikalizuar”, Donald Trump flet në ceremoninë e Charlie Kirk: U vra se tha të vërtetën që kishte në zemër

    “Autori, përbindësh i ftohtë dhe i radikalizuar”, Donald Trump flet në ceremoninë e Charlie Kirk: U vra se tha të vërtetën që kishte në zemër

    Presidenti Donald Trump është ndër të paktët folës që iu referua drejtpërdrejt vrasësit të dyshuar të Charlie Kirk, të cilin e quajti një “përbindësh i ftohtë dhe i radikalizuar” në momentet hapëse të fjalimit të tij.

    Ai foli disa minuta pasi Erika Kirk shpalli nga podiumi se e kishte falur atentatorin e dyshuar.
    Trump tha se Kirk u vra “sepse tha të vërtetën që kishte në zemër.”
    “U vra brutalisht sepse foli për lirinë dhe drejtësinë, për Zotin, për vendin, për arsyen dhe për sensin e përbashkët,” tha Trump.
     

    Top Channel