Tag: radikale

  • 12 orë rezistencë policisë në Pukë/ Zbulohet e shkuara e errët e Erzën Ukës, u dënua për thirrje terroriste dhe municion luftarak

    12 orë rezistencë policisë në Pukë/ Zbulohet e shkuara e errët e Erzën Ukës, u dënua për thirrje terroriste dhe municion luftarak

    Erzen Uka është një nga personat që i bëri 12 orë rezidencë policisë dy ditë më parë në fshatin Orosh të Pukës.

    I arrestuar gjatë aksionit të bujshëm të forcave RENEA në Fushë-Arrëz, Erzen Uka, është emër i njohur për policinë për shkak të së shkuarës që lidhet me ekstremizmin e dhunshëm.
    Në një vendim të siguruar nga gazetarja e Top Channel Anila Hoxha që daton në dhjetor të vitit 2020, Uka është akuzuar për veprën penale “nxitja, thirrja publike dhe propaganda për kryerjen e veprave me qëllime terroriste “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”
    Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin e datës 30 qershor të pesë viteve më parë, ka vendosur deklarimin fajtor të Erzen Ukës për veprat e sipërme penale dhe dënimin me katër vite e gjashtë muaj burgim, por me gjykim të shkurtuar u dënua përfundimisht me 3 vite burgim.
    Në ankimin e tij Erzen Uka pretendoi se vendimi i Gjykatës ishte jo i drejtë dhe i pabazuar në fakte.
    Ai u arrestua në flagrancë në 12 qershor të vitit  2019, i evidentuar si “element me prirje radikale ekstremiste, simpatizant dhe përkrahës i organizatave ekstremiste ISIS, i cili në kohë të ndryshme ka shfaqur dhe demostruar duke qenë aktiv në rrjetet sociale , “Facebook”, postime me fotografi dhe video të simboleve të këtyre organizatave ekstremiste, duke shfaqur admirim për krerët e këtyre organizatave, si dhe video ku ky shtetas demostron teknika të luftimit, stërvitjes, trajnimit nga lutëtaret ekstremiste. Duke ndjekur aktivitetin e këtij shtetasi si dhe informacionet me përmbajtje ekstremiste radikale si dhe mësimet fetare radikale të cilat ai i merr tek Xhamia e Unazes së Re”-thuhet në dokumentin që disponon Top Channel.

    Top Channel

  • “Shpërndante thirrje ekstremiste”, Lala jep detaje mbi aksionin në Orosh: Njëri nga personat, ish-komando

    “Shpërndante thirrje ekstremiste”, Lala jep detaje mbi aksionin në Orosh: Njëri nga personat, ish-komando

    Forcat RENEA kanë blinduar sot fshatin Orosh në Fushë Arrës, pasi ishin sinjalizuar nga Antiterrori se dy persona të armatosur dhe me prirje radikale ishin ngujuar në një banesë. Pas 6 orësh negociata u bë neutralizimi i tyre.
    Klodiana Lala në një studio televizive dha detaje për ngjarjen.
    “Vetëm pak minuta më parë janë vetë-dorëzuar dy persona që kanë qëndruar të ngujuar në fshatin Orosh. Është negociuar nga forcat RENEA dhe policia.
    Julian Cumraku dhe Hamza Uka, ndjekës të besimit fetar mysliman, me prirje radikale, janë ngujuar në një banesë në zonën e fshatit Orosh, njësia administrative Qafë Mali, zonë mjaft e thellë, nuk ka as valë telefoni. Ka qenë policia e Shkodrës dhe Komisariati i Pukës që janë vënë në dijeni dhe pastaj RENEA.
    Për gjashtë orë kanë negociuar forcat RENEA, por nuk kanë bindur dot për vetë dorëzim dhe të mos qëllohej. Vëllai i Cumrakut ka negociuar dhe e ka bindur të vete dorëzohet.
    Ngjarja është në zhvillim e sipër. Kanë negociuar edhe familjarë të Hamza Uka, që ka edhe emra të tjerë. Dyshohet të jetë person me prirje radikale.
    Në këto momente është konfimuar nga RENEA se po ushtrohet kontroll me qen anti-eksploziv dhe anti-minë. Nga banesa janë bërë thirrje që konsiderohen terroriste.
    Pritet të shoqërohen në polici dhe më pas në Tiranë, ku do të merren në pyetje, për të shpjeguar pse ishin të armatosur. Nuk kemi informacion nëse janë gjetur lëndë eksplozive apo sende të tjerea të paligjshme.
    Nga Antiterrori më kanë konfimruar se Hamza Uka, ka qenë në vëzhgim prej kohësh. Në Facebook shpërndante thirrje ekstremiste, radikale, thirrje për luftën ne Siri dhe hoxhallarë që bëjnë thirrje ekstremiste. Por pasi të identifikohet nga policia me shenjat e gishtërinjve, do të jepen të dhëna të sakta. Por paraprakisht bëhet fjalë për ish komandon.
    Kanë kërcënuar policinë se do të qëllojnë. Paraprakisht thuhet, dhe fotoja është shpërndarë nga policia. Identifikohet personi në foto si Hamza Uka, ka dyshime për përfshirje në vepra me natyrë terroriste. Në orët në vijim mund të kemi sqarim të ngjarjes”, deklaroi Lala.

  • Elon Musk: Pas 5 vitesh nuk do të kemi më telefona

    Elon Musk: Pas 5 vitesh nuk do të kemi më telefona

    Elon Musk ka bërë një nga parashikimet e tij më radikale deri më sot: telefonat, aplikacionet dhe sistemet operative do të bëhen të panevojshme brenda 5-6 viteve të ardhshme.
    Në një bisedë të fundit me Joe Rogan, miliarderi dhe CEO i Tesla/SpaceX deklaroi se jemi “shumë pranë një bote ku çdo ndërveprim njerëzor do të kalojë përmes inteligjencës artificiale”.
    Sipas tij, në të ardhmen e afërt: nuk do të ketë më telefona; nuk do të ketë më aplikacione; nuk do të ketë më sisteme operative.

  • Trump kërcënon të majtën radikale: Antifa në listën e zezë të terrorit

    Trump kërcënon të majtën radikale: Antifa në listën e zezë të terrorit

    Donald Trump do të marrë në konsideratë shpalljen e Antifa-s organizatë terroriste, ndërsa administrata e tij po shfaq tolerancë zero ndaj grupeve të majta të akuzuara për nxitje dhune.

    Presidenti amerikan tha se do të mbështeste ndalimin e rrjetit radikal të majtë pas vrasjes së Charlie Kirk-ut nga një atentator i akuzuar se shprehte pikëpamje antifashiste.

    Influencuesi konservator dhe miku i ngushtë i Trump-it u vra nga një plumb i vetëm, i qëlluar nga një snajper në një çati rreth 130 metra larg vendit ku ai po mbante një tubim në Universitetin e Luginës së Utah javën e kaluar.

    Vrasja e tij ka shkaktuar një valë frike për rritjen e radikalizimit të majtë në SHBA, pas disa tentativave për atentate ndaj Trump-it vitin e kaluar.

    “Do ta bëja, 100 për qind,” tha Trump kur u pyet për shpalljen e Antifa-s grup terrorist gjatë një sesioni pyetje-përgjigje me gazetarët në Zyrën Ovale.

    Ai shtoi: “Antifa është e tmerrshme.”

    Trump i bëri këto komente gjatë nënshkrimit të një memorandumi që zyrtarizonte një fushatë kundër krimit në Memphis, Tennessee.

    Ai tha se task-forca do të ishte një “kopje” e asaj që ai kishte dërguar në kryeqytetin, Washington DC, në gusht.

    “Përpjekja do të përfshijë Gardën Kombëtare, si edhe FBI-në dhe agjenci të tjera federale,” tha Trump, duke shtuar se kjo ishte “shumë e rëndësishme për shkak të kriminalitetit të madh”.

    “Me shumë gjasë, më pas do ta ketë radhën Chicago,” tha ai.

    Tyler Robinson, 22 vjeç, u arrestua për vrasjen. Sipas FBI-së, fishekët e armës së krimit kishin të gdhendura mesazhe si: “Ej fashist! Kape!” dhe “Bella Ciao”, një këngë antifashiste italiane e Luftës së Dytë Botërore.

    Gjatë sesionit në Zyrën Ovale, Trump tha se besonte që Robinsoni ishte radikalizuar në internet dhe “mori shumë shpejt një rrugë të keqe”.

    Vdekja e Kirk-ut ka shkaktuar tronditje të thellë në Shtëpinë e Bardhë.

    Pas vdekjes së tij, Trump mbajti një fjalim nga Zyra Ovale, duke u zotuar të shpërbëjë “të majtën radikale”.

    E majta radikale ishte “drejtpërdrejt përgjegjëse për terrorizmin që po shohim sot në vend,” tha ai.

    Stephen Miller, zëvendësshefi i kabinetit të Trump-it, është zotuar të “shpërbëjë dhe shkatërrojë” grupet e majta që akuzohen për nxitjen dhe organizimin e dhunës politike në emër të Kirk-ut.

    “E majta radikale po shkakton vërtet shumë probleme për këtë vend. Unë mendoj se ata e urrejnë vendin tonë,” shtoi Trump.

    Më pas u zbulua se Robinsoni ishte në një marrëdhënie me shokun e tij të dhomës, i cili ishte transgjinor, dhe se ai dyshohet se kishte shkruar një shënim ku thoshte se planifikonte ta “hiqte qafe” Kirk-un.

    Lëvizja “Antifa” e merr emrin nga forma e shkurtuar e “antifashist”.

    Qëllimi i tyre është t’i rezistojnë përhapjes së fashizmit.

    Në përgjithësi, aktivistët e Antifa-s e shohin fashizmin si zbatimin e dhunshëm dhe imponimin e pabarazive biologjike dhe shoqërore, megjithëse grupi shpesh është i paorganizuar dhe lëvizja përfshin fraksione të ndryshme me interpretime të ndryshme.

    Një nga taktikat më të njohura të tyre është të paraqiten në protesta masive si një “bllok i zi”, duke lëvizur me saktësi ushtarake me veshje të zeza, ndërsa kryejnë sulme.

    Christopher Wray, ish-drejtori i FBI-së nën Trump, dëshmoi në vitin 2020 se Antifa është një ideologji, jo një organizatë, dhe i mungon struktura hierarkike që normalisht do ta lejonte të shpallej si grup terrorist nga qeveria federale. / Telegraph – Syri.net

  • Trump do të marrë pjesë në funeralin e Charlie Kirk/ Presidenti i SHBA: Ne duhet t’i mposhtim psikopatët e së majtës radikale

    Trump do të marrë pjesë në funeralin e Charlie Kirk/ Presidenti i SHBA: Ne duhet t’i mposhtim psikopatët e së majtës radikale

    Presidenti amerikan Donald Trump konfirmoi se do të marrë pjesë në funeralin e aktivitetit Charlie Kirk.

    “Funerali do të mbahet në Arizona. Ata më kanë kërkuar të shkoj dhe unë e kam për detyrim. Kur të jetë caktuar funerali, unë do të shkoj”, tha Trump.
    Duke folur me gazetarët në Shtëpinë e Bardhë, Trump sulmoi përsëri “të majtën radikale”, duke thënë “Ne duhet t’i mposhtim psikopatët e së majtës radikale. Ne duhet t’i godasim ata fort”.
    Në një deklaratë tjetër, presidenti amerikan theksoi nevojën për një përgjigje jo të dhunshme nga mbështetësit e tij, duke thënë se “Charlie Kirk ishte kundër dhunës. Kjo është mënyra se si dua që njerëzit të reagojnë“.
    Ndërkohë bashkëshortja e Kirk, Erika Franzweg është fotografuar duke zbritur nga Air Force Two me zëvendëspresidentin e SHBA-së J.D. Vance dhe gruan e tij, Usha. Air Force Two, avioni i zëvendëspresidentit të SHBA-së, u përdor për të transportuar trupin e aktivistit përsëri në shtetin e tij të Arizonës.
     

    Top Channel

  • Unë isha nga të parët luftëtarë/ Paloka: Me Ramën nuk ka zgjedhje, duhet të kemi qëndrime radikale

    Unë isha nga të parët luftëtarë/ Paloka: Me Ramën nuk ka zgjedhje, duhet të kemi qëndrime radikale

    Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, u shpreh se vendi ndodhet në diktaturë dhe se rruga e vetme përballë regjimit të Edi Ramës është ajo e qëndrimeve radikale. Paloka kujtoi se ka qenë një nga zërat e parë që ka kërkuar djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale, por sot kritikon ironinë e atyre që atëherë e akuzonin për “shërbim ndaj Ramës”, ndërsa sot kërkojnë të njëjtat veprime ekstreme. Ai theksoi se qëndrimi i tij ka qenë gjithmonë publik dhe i palëkundur: ‘Me Ramën nuk ka zgjedhje’!
    Edi Paloka: Qëndrimet e mia kanë qenë publike gjithnjë, edhe para zgjedhjeve edhe pas zgjedhjeve, besoj hyj tek njerëzit që janë për qëndrime radikale. Por, pikërisht për këtë çështje që ju po thoni, është…e shpjegoi zoti Berisha me detaje sot dhe është një shpjegim i drejtë. Thash që, pavarësisht se unë kam qenë nga njerëzit që ka këmbëngulur për dorëzimin dhe djegien e mandateve dikur. Gjë e cila pastaj u kritikua, u sulmua ashpërsisht, madje na thanë ‘ju i shitët mandatet tek Edi Rama’. Dhe për fat të keq, po këta njerëz sot thonë ‘ju duhet të digjni mandatet, me gjithë eksperiencën negative që patëm në rastin e parë.Thash që isha nga luftëtarët e parë, madje edhe për të mos hyrë në zgjedhjet lokale, sigurisht nuk isha që ditën e zgjedhjeve ne të merrnim darjet dhe të fillonim ti këndonim Edi Ramës. Një tjetër vendim kishim atë kohë. Një vendim që disa degë e zbatuan, por çuditërisht me porosi të kryetarit të atëhershëm, shumica e degëve anuloi vendimin që ne kishim marrë.
    Ua kujtova këtë për thënë që kam qenë për vendime radikale dhe jam gjithmonë për qëndrime radikale në një diktaturë siç jemi sot, sepse ne jemi në diktaturë. Këtë e kam thënë para zgjedhjeve, vite me radhë. Me Ramën nuk ka zgjedhje. E kam thënë dhe stërthënë dhe jo vetëm unë, dhe duke thënë gjithë këto dalim edhe tek përgjigjja që thash unë. Pra, të njëjtët njerëz që dje na akuzonin që shitëm mandatet tek Rama dhe lamë korporatat në parlament, sot për fat të keq…

  • Trump fajëson ‘dhunën politike të së majtës radikale’ për vrasjen e Charlie Kirk

    Trump fajëson ‘dhunën politike të së majtës radikale’ për vrasjen e Charlie Kirk

    Në një fjalim të mbajtur në Zyrën Ovale, Donald Trump fajësoi “të majtën radikale” për të shtënat që lanë të vdekur aktivistin, Charlie Kirk dhe premtoi një goditje të menjëhershme.

     “Për vite me radhë, ata të së majtës radikale i kanë krahasuar amerikanët e mrekullueshëm si Charlie me nazistët dhe vrasësit dhe kriminelët më të këqij masivë në botë. Ky lloj retorike është drejtpërdrejt përgjegjës për terrorizmin që po shohim në vendin tonë sot dhe duhet të ndalet menjëherë”, tha Trump, shkruan TheGuardian.

    “Administrata ime do të gjejë secilin prej atyre që kontribuan në këtë mizori dhe në dhunën tjetër politike, duke përfshirë organizatat që e financojnë dhe e mbështesin atë, si dhe ata që ndjekin gjyqtarët tanë, zyrtarët e zbatimit të ligjit dhe të gjithë të tjerët që sjellin rend në vendin tonë.”

    Kujtojmë se Charlie Kirk u qëllua gjatë një debati publik që kishte organizuar në kampusin e Universitetit në Utah.

  • VIDEO/ Paloka: Me Ramën nuk ka zgjedhje… Kam qenë dhe mbetem për qëndrime radikale

    VIDEO/ Paloka: Me Ramën nuk ka zgjedhje… Kam qenë dhe mbetem për qëndrime radikale

    Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një intervistw tw dhwnw nw SYRI TV, u shpreh se vendi ndodhet në diktaturë dhe se rruga e vetme përballë regjimit të Edi Ramës është ajo e qëndrimeve radikale. Paloka kujtoi se ka qenë një nga zërat e parë që ka kërkuar djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale, por sot kritikon ironinë e atyre që atëherë e akuzonin për “shërbim ndaj Ramës”, ndërsa sot kërkojnë të njëjtat veprime ekstreme. Ai thekson se qëndrimi i tij ka qenë gjithmonë publik dhe i palëkundur: ‘Me Ramën nuk ka zgjedhje’!

    Edi Paloka: Qëndrimet e mia kanë qenë publike gjithnjë, edhe para zgjedhjeve edhe pas zgjedhjeve, besoj hyj tek njerëzit që janë për qëndrime radikale. Por, pikërisht për këtë çështje që ju po thoni, është…e shpjegoi zoti Berisha me detaje sot dhe është një shpjegim i drejtë. Thash që, pavarësisht se unë kam qenë nga njerëzit që ka këmbëngulur për dorëzimin dhe djegien e mandateve dikur. Gjë e cila pastaj u kritikua, u sulmua ashpërsisht, madje na thanë ‘ju i shitët mandatet tek Edi Rama’. Dhe për fat të keq, po këta njerëz sot thonë ‘ju duhet të digjni mandatet, me gjithë eksperiencën negative që patëm në rastin e parë.

    Thash që isha nga luftëtarët e parë, madje edhe për të mos hyrë në zgjedhjet lokale, sigurisht nuk isha që ditën e zgjedhjeve ne të merrnim darjet dhe të fillonim ti këndonim Edi Ramës. Një tjetër vendim kishim atë kohë. Një vendim që disa degë e zbatuan, por çuditërisht me porosi të kryetarit të atëhershëm, shumica e degëve anuloi vendimin që ne kishim marrë.

    Ua kujtova këtë për thënë që kam qenë për vendime radikale dhe jam gjithmonë për qëndrime radikale në një diktaturë siç jemi sot, sepse ne jemi në diktaturë. Këtë e kam thënë para zgjedhjeve, vite me radhë. Me Ramën nuk ka zgjedhje. E kam thënë dhe stërthënë dhe jo vetëm unë, dhe duke thënë gjithë këto dalim edhe tek përgjigjja që thash unë. Pra, të njëjtët njerëz që dje na akuzonin që shitëm mandatet tek Rama dhe lamë korporatat në parlament, sot për fat të keq…

  • “Me të nuk ka zgjedhje”, Paloka paralajmëron: Diktatura Rama kërkon qëndrime ekstreme nga opozita, vetëm armët

    “Me të nuk ka zgjedhje”, Paloka paralajmëron: Diktatura Rama kërkon qëndrime ekstreme nga opozita, vetëm armët

    Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka, në një intervistë televizive, u shpreh se vendi ndodhet në diktaturë dhe se rruga e vetme përballë regjimit të Edi Ramës është ajo e qëndrimeve radikale. Paloka kujtoi se ka qenë një nga zërat e parë që ka kërkuar djegien e mandateve dhe bojkotin e zgjedhjeve lokale, por sot kritikon ironinë e atyre që atëherë e akuzonin për “shërbim ndaj Ramës”, ndërsa sot kërkojnë të njëjtat veprime ekstreme. Ai thekson se qëndrimi i tij ka qenë gjithmonë publik dhe i palëkundur: ‘Me Ramën nuk ka zgjedhje’!
    Edi Paloka: Qëndrimet e mia kanë qenë publike gjithnjë, edhe para zgjedhjeve edhe pas zgjedhjeve, besoj hyj tek njerëzit që janë për qëndrime radikale. Por, pikërisht për këtë çështje që ju po thoni, është…e shpjegoi zoti Berisha me detaje sot dhe është një shpjegim i drejtë. Thash që, pavarësisht se unë kam qenë nga njerëzit që ka këmbëngulur për dorëzimin dhe djegien e mandateve dikur. Gjë e cila pastaj u kritikua, u sulmua ashpërsisht, madje na thanë ‘ju i shitët mandatet tek Edi Rama’. Dhe për fat të keq, po këta njerëz sot thonë ‘ju duhet të digjni mandatet, me gjithë eksperiencën negative që patëm në rastin e parë.
    Thash që isha nga luftëtarët e parë, madje edhe për të mos hyrë në zgjedhjet lokale, sigurisht nuk isha që ditën e zgjedhjeve ne të merrnim darjet dhe të fillonim ti këndonim Edi Ramës. Një tjetër vendim kishim atë kohë. Një vendim që disa degë e zbatuan, por çuditërisht me porosi të kryetarit të atëhershëm, shumica e degëve anuloi vendimin që ne kishim marrë.
    Ua kujtova këtë për thënë që kam qenë për vendime radikale dhe jam gjithmonë për qëndrime radikale në një diktaturë siç jemi sot, sepse ne jemi në diktaturë. Këtë e kam thënë para zgjedhjeve, vite me radhë. Me Ramën nuk ka zgjedhje. E kam thënë dhe stërthënë dhe jo vetëm unë, dhe duke thënë gjithë këto dalim edhe tek përgjigjja që thash unë. Pra, të njëjtët njerëz që dje na akuzonin që shitëm mandatet tek Rama dhe lamë korporatat në parlament, sot për fat të keq…