Tag: radhimë

  • Rrëzohet pema në mes të rrugës në Radhimë, bllokohet qarkullimi i mjeteve

    Rrëzohet pema në mes të rrugës në Radhimë, bllokohet qarkullimi i mjeteve

    Paraditen e kësaj të marte në Radhimë është rrëzuar një pemë, duke bllokuar për disa minuta qarkullimin rrugor.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Sipas raportimeve paraprake, shërbimet e bashkisë dhe policisë kanë bërë të mundur kalimin e mjeteve. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”

    Ndërkohë, po vijon puna për hapjen e plotë të rrugës.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”

  • Reshjet e shiut/ Rrëzohet pema në Radhimë, bllokon një kah të rrugës

    Reshjet e shiut/ Rrëzohet pema në Radhimë, bllokon një kah të rrugës

    Reshjet e shiut janë rikthyer sërish në vend këtë të martë.
    Si pasojë e këtyre kushteve të paqëndrueshme atmosferike në zonën e Radhimës,Vlorë rrëzimi i një peme ka bllokuar një kah të rrugës.
    Grupet e punës ndodhen në terren dhe po punojnë për hapjen e plotë te segmentit rrugor.

  • Radhimë, peshkaqeni i veçantë përfundon në rrjetën e peshkatarëve

    Radhimë, peshkaqeni i veçantë përfundon në rrjetën e peshkatarëve

    Një peshkaqen i llojit “Derr” ka rënë sot në mëngjes në rrjetat e peshkatarëve të Radhimës.

    Peshkaqeni, me gjatësi rreth 1.3 metra dhe peshë 35 kilogramë, është transportuar menjëherë në Qendrën e Peshkimit në Radhimë, ku pritet që biologët ta vlerësojnë, të kryejnë matjet e nevojshme dhe më pas ta lirojnë përsëri në det.
    Kjo specie konsiderohet e rrallë për ujërat tona, pasi zakonisht jeton në ujëra të thella. Mendohet se peshkaqeni mund të ketë humbur orientimin, çka ka bërë që të dalë në zona më të cekëta. Sipas specialistëve, ky lloj peshkaqeni nuk konsiderohet i rrezikshëm për njerëzit.

  • Aksident në Radhimë, automjeti përplas 4 kuaj

    Aksident në Radhimë, automjeti përplas 4 kuaj

    Një aksident i pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Vlorë–Orikum, në afërsi të fshatit Radhimë.
    Një automjet tip “Volkswagen” me targa AB087LB, që drejtohej nga shtetasi G.D., është përplasur me katër kuaj që ndodheshin në mes të rrugës. Për pasojë, të katër kafshët kanë ngordhur në vend.
    Sipas të dhënave të para nga grupi hetimor, automjeti po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara.
    Drejtuesi i automjetit është marre ne pyetje nga specialist të policisë rrugore të Vlorës , e cila do nxjerri dhe shkaqet e këtij aksidenti.

  • Aksident i pazakontë në Radhimë, automjeti përplas 4 kuaj

    Aksident i pazakontë në Radhimë, automjeti përplas 4 kuaj

    Një aksident i pazakontë ka ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Vlorë–Orikum, pranë fshatit Radhimë.

    Një automjet tip “Volkswagen”, i drejtuar nga shtetasi me iniciale  G.D., është përplasur me katër kuaj që ndodheshin në mes të rrugës. Si pasojë e përplasjes, të katër kafshët kanë ngordhur në vend.
    Sipas të dhënave të para nga grupi hetimor, automjeti po lëvizte me shpejtësi mbi normat e lejuara në atë segment rrugor.
    Drejtuesi i automjetit është marrë në pyetje nga specialistët e Policisë Rrugore të Vlorës, të cilët po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar shkaktarin dhe rrethanat e sakta të aksidentit.

    Top Channel

  • ‘Po na shpopullojnë’/ Banorët e krahinës Dukat-Tragjas-Radhimë-Orikum, kërkesë ndërkombëtarëve: Ndaleni këtë krim!

    ‘Po na shpopullojnë’/ Banorët e krahinës Dukat-Tragjas-Radhimë-Orikum, kërkesë ndërkombëtarëve: Ndaleni këtë krim!

    Një grupim banorësh të krahinës Dukat-Tragjas-Radhimë-Orikum, të mbledhur në një Kuvend Komunitar, kanë ngritur një thirrje urgjente drejtuar Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut, Gjykatës së Hagës për Krime kundër Njerëzimit dhe SPAK-ut, duke akuzuar qarqe politike dhe struktura shtetërore në Shqipëri për “krime të organizuara kundër komunitetit”.

    Sipas tyre, prej më shumë se tre dekadash, e sidomos në vitet e fundit, banorët e zonës përballen me një presion të organizuar që synon shpërnguljen dhe shpopullimin e krahinës. Në dokumentin e tyre, banorët pretendojnë se institucione shtetërore, funksionarë publikë dhe grupe biznesmenësh po u mohojnë të drejtat themelore, duke përfshirë:

    Të drejtën për konsultim publik në projekte që prekin jetën, shëndetin dhe pronat e tyre.

    Të drejtën e pronësisë, të cilat, sipas tyre, po grabiten përmes falsifikimeve dhe presioneve.

    Të drejtën për jetesë me identitet dhe dinjitet, duke i zhytur banorët në pasiguri e frikë.

    Të drejtën e banimit, duke shembur ose kërcënuar me shembje shtëpitë e shumë familjeve.

    Të drejtën për përfitimin e aseteve të zonës, si burimet e ujit në Tragjas, vijën bregdetare Radhimë -Orikum, Karaburunin dhe Parkun Kombëtar të Llogarasë.

    Banorët theksojnë gjithashtu mungesën e infrastrukturës së denjë, duke përmendur rrugët e dëmtuara të Orikumit dhe pamundësinë e përdorimit të segmenteve rrugore në zonën e Dukatit, që sipas tyre përbëjnë rrezik real për jetën.

    Në thirrjen e tyre, e cila i është bërë me dijeni edhe ambasadave të SHBA-së, BE-së, Mbretërisë së Bashkuar, Amnesty International dhe OKB-së, komuniteti i zonës shprehet se është “në prag të shpërbërjes totale”, pasi po detyrohet të shpërngulet për shkak të pamundësive ekonomike dhe presioneve të vazhdueshme.

    “Po kërkojnë të na shkatërrojnë me dhunë dhe të na shpërndajnë në të katër anët e botës. Ne kërkojmë që të mbrohen të drejtat tona, të ndalet ky krim dhe fajtorët të dalin përpara drejtësisë”, thuhet në dokumentin e banorëve.

  • Shembet me shpërthim të kontrolluar godina 3 katëshe në Radhimë

    Shembet me shpërthim të kontrolluar godina 3 katëshe në Radhimë

    Një godinë tre katëshe është hedhur në erë mëngjesin e kësaj të hëne përgjatë aksit rrugor Vlorë-Radhimë, godina e cila ishte në ndërtim e sipër, por nuk kishte zbatuar lejen e ndërtimit, kishte shkelur rregullat.
    Në ketë godinë beton arme u vendosën 32 kg lëndë plasëse tip tritol. Policia, zjarrfikësit por dhe punonjës se IKMT ndodhen në zonë, ndërkohë që aksi rrugor u bllokua për 30 min.

  • Foto/ Shembet me shpërthim të kontrolluar godina 3 katëshe në Radhimë

    Foto/ Shembet me shpërthim të kontrolluar godina 3 katëshe në Radhimë

    Një godinë tre katëshe është hedhur në erë mëngjesin e kësaj të hëne përgjatë aksit rrugor Vlorë Radhimë, godina e cila ishte në ndërtim e sipër por nuk kishte zbatuar lejen e ndërtimit, kishte shkelur rregullat.

    Në ketë godinë beton arme u vendosën 32 kg lëndë plasësë tip tritol. Policia, zjarrfikësit por dhe punonjës se IKMT ndodhen në zonë, ndërkohë që aksi rrugor u bllokua për 30 min.

    Top Channel

  • Përplasje për hapësirën e plazhit në Radhimë, dy persona përfundojnë në spital nga dhuna

    Përplasje për hapësirën e plazhit në Radhimë, dy persona përfundojnë në spital nga dhuna

    Foto ilustruese

    VLORË- Një përplasje e dhunshme ka ndodhur në Radhimë për shfrytëzimin e një hapësire për plazh. Pronarja e një subjekti turistik është dhunuar fizikisht për shkak të një konflikti pronësie. Në një denoncim që kanë bërë për “JOQ”, pronarët e subjektit “Baro Beach”, i lidhur me “Hotel Dion”, janë sulmuar nga fqinjët e tyre në zonën e Radhimës. Kjo sepse edhe ata pretendojnë të njëjtën hapësirë plazhi, edhe pse “Baro Beach” ka një kontratë 5-vjeçare që nga viti 2021.
    Sipas denoncimit, përfaqësuesit e “Baro Beach” pretendojnë se konflikti ka eskaluar në përplasje fizike me sende të fortë, ku përmendin se janë dhunuar nga Adjon Hanxhari, i lidhur me subjektin “Oricon Coast”.
    “Ne jemi një biznes që operon në Radhimë, me leje të rregullt për përdorimin e hapësirës së plazhit për një periudhë prej pesë vitesh, që nga viti 2021. Fqinji ynë pretendon se kjo hapësirë i përket atij, vetëm sepse është ‘i fortë’. Sot, ai na tregoi ‘forcën’ duke dërguar truprojat e tij për të na dhunuar fizikisht. Personi në fjalë është Adjon Hanxhari, i cili pretendon përmes biznesit të tij ‘Oricon Coast’ se hapësira i takon atij. Në fakt, është ai që ka ushtruar dhunë ndaj nesh. Ne jemi ‘Baro Beach’ dhe jemi të lidhur familjarisht me ‘Hotel Dion’. Për më tepër, struktura jonë figuron qartë në Google Maps që prej vitit 2010, kohë kur zoti Adjon Hanxhari nuk kishte asnjë prani në atë zonë. Se dy nga ne perfunduan ne urgjence, edhe djali (me nenshtetesi italiane) mori shume goditje,”-ka bërë me dije denoncuesi. 
    Për të provuar se kanë një kontratë, kanë bërë publik edhe dokumentin e nënshkruar më 3 gusht 2021 me Agjencinë Kombëtare të Bregdetit dhe Bashkinë Vlorë. Dokumenti u firmos nga zonja Floresha Mukaj në emër të subjektit qiramarrës. Në kontratë përcaktohet qartë se hapësira prej 200 m2 në parcelën VL-291. Në mbështetje të pretendimeve të tyre, përfaqësuesit e “Baro Beach” thonë ndërtesa dhe struktura e tyre figurojnë në Google Maps që nga viti 2010, kohë kur “Oricon Coast” nuk ekzistonte në atë zonë.
    KONTRATA PËR PËRDORIMIN E HAPËSIRËS SË PLAZHIT KONTRATË QIRAJE:

    Sot, më datë 03.08 2021. në Tiranë, nënshkruhet një kontratë qiraje ndërmjet palëve, si më poshtë:
    Agjencia Kombëtare e Bregdetit (AKB), përfaqësuar nga z. Ledion Lake, në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë dhe subjektit, znj. Floresha Mukaj, person fizik.
    A) Qiramarrësi operon një strukturë shërbimi të ndodhin në zonën e Radhimës me një kapacitet prej 20 tavolinashB) Mbështetur në vendimin nr. 171, datë 27.03.2019, të Këshillit të Ministrave, “për miratimin e kushteve dhe kritereve për ushtrimin e veprimtarisë së stacionit të plazhit, qiramarrësi ka depozituar pranë qiradhënësit, aplikimin për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit prej 200 m², të ndodhur në avinën e Radhimës në parcelën VL-291.
    Por edhe pse denoncimi është bërë publik, ende nuk ka një reagim nga pala tjetër për të sqaruar anën e tyre të ngjarjes. E teksa ngjarja është bërë publike, për rastin ende nuk ka pasur as një sqarim nga blutë e Vlorës./ZËRI

  • Gjobitet me 4 mln lekë resorti “Bojo” në Radhimë

    Gjobitet me 4 mln lekë resorti “Bojo” në Radhimë

    Bojo

    VLORË- Resorti Bojo në Radhimë është gjobitur me 4 milionë lekë të vjetra. Në njoftimin zyrtar bëhet me dije se gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, në Radhimë, u konstatua një lokal që gjeneronte muzikë pas orës 24:00. Për këtë shkelje, u vendos gjoba. Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, ndaj administratorit Bojo Begotaraj, 57 vjeç, banues në Radhimë, pronar i lokalit.
    Njoftimi i DVP Vlorë
    U konstatua duke gjeneruar muzikë pas orarit të lejuar, gjobitet me 400 000 lekë dhe procedohet penalisht pronari i lokalit në Radhimë. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë dhe komisariatet në varësi vijojnë kontrollet intensive në kuadër të planit të masave për garantimin e rendit dhe qetësisë publike, si dhe për monitorimin e subjekteve që organizojnë aktivitete me muzikë, në shkelje të kufijve të lejuar të zhurmës ose në kundërshtim me orarin e përcaktuar për muzikë.
    Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Stacionit të Policisë Orikum, në Radhimë, u konstatua një lokal që gjeneronte muzikë pas orës 24:00. Për këtë shkelje, u vendos menjëherë masa administrative me vlerën prej 400 000 lekësh. Gjithashtu, në vijim të veprimeve procedurale, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për veprën penale “Prishja e qetësisë publike”, ndaj shtetasit B. B., 57 vjeç, banues në Radhimë, pronar i lokalit. Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë apelon ndaj të gjithë administratorëve të subjekteve që të respektojnë kufijtë e lejuar të zhurmës dhe orarin e përcaktuar për muzikë, për të ruajtur një mjedis të qetë dhe të sigurt për pushuesit dhe banorët.