Tag: radhës

  • PSG nuk e llogarit Lens. Barcola fantastik, tani mendja është te Champions League (video)

    PSG nuk e llogarit Lens. Barcola fantastik, tani mendja është te Champions League (video)

    14 Shtator 2025

    19:09

    Telesport

    PSG ka marrë fitoren e katërt rresht në Ligue 1. “Viktima” e radhës e parizienëve është Lens. PSG ka fituar 2-0 ndaj Lens në sfidën e luajtur në “Parc des Princes”.
    Protagonisti kryesor i takimit ishte Bradley Barcola me dy gola të shënuar, i pari me një goditje gjithë klas në minutën e 15-të dhe i dyti me një goditje të fuqishme nga distanca në fillim të pjesës së dytë.
    Pavarësisht fitores, PSG pësoi një “humbje” të madhe, pasi Khvicha Kvaratskhelia la fushën e lojës pas 30 minutash dhe u largua. Ende nuk dihet sa kohë do mungojë gjerogjiani. Të dëmtuar po ashtu janë edhe Ousmane Dembele dhe Desire Doue.
    Pas fitores 2-0 sot ndaj Lens, sfida e radhës do jetë në mesjavë ndaj Atalantës në Champions League, ku parizienët do synojnë të mbrojnë titullin kampion.
    SHIKOGOLAT

  • Në tetor nis edicioni i radhës i kursit UEFA C në Shkodër, FSHF hap regjistrimet për zonën e veriut

    Në tetor nis edicioni i radhës i kursit UEFA C në Shkodër, FSHF hap regjistrimet për zonën e veriut

    Federata e Futbollit do të organizojë kursin e radhës për trajnerët me licencë UEFA C në qytetin e Shkodrës, me pjesëmarrjen e të gjithë të apasionuarve pas futbollit që duan të bëhen pjesë e botës së trajningut dhe që jetojnë e punojnë në veri. Kursi do të nisë më 20 tetor 2025 dhe do të përfundojë më 11 dhjetor 2025, duke u zhvilluar në tre blloqe leksionesh: 20-22 tetor 2025, 10-12 nëntor 2025 dhe 8-11 dhjetor 2025.
    Kriteret për regjistrim:

    Mosha minimale 20 vjeç, e plotësuar në datën e afatit të aplikimit;
    Diploma e shkollës së mesme;
    Aktiviteti që ushtrojnë;
    Numri i kontaktit;
    Fotokopje e ID-së ose e pasaportës.

    Kërkesat për regjistrim duhet të dërgohen përmes postës elektronike në adresën drejtoria.edukimit@fshf.al ose të paraqiten pranë zyrave të SHRFSH.
    Afati i fundit për paraqitjen e kërkesës është data 3 tetor 2025.
    Kursi për licencën UEFA C është baza e rrugëtimit për t’u bërë trajner profesionist. Pjesëmarrësit që pajisen me këtë licencë mund të drejtojnë ekipe në futbollin amator dhe të punojnë si zëvendës-trajnerë në ekipet e moshave që marrin pjesë në kampionatet e organizuara nga FSHF.

  • “Ndryshim ose humbje e radhës”, Luan Baçi kërkon largimin e drejtuesve pas 11 majit: Berisha ka qenë i vetmi që…

    “Ndryshim ose humbje e radhës”, Luan Baçi kërkon largimin e drejtuesve pas 11 majit: Berisha ka qenë i vetmi që…

    Deputeti Luan Baçi tha në një studio televizive se të gjithë ata që kanë përgjegjësi për dështimin më 11 maj, duke nisur nga drejtuesit politik të qarqeve duhet të lëvizin nga vendi. Ai përjashtoi nga përgjegjësia vetëm Berishën, i cili, sipas deputetit demokrat, mbajti peshën kryesore të fushatës.
    “Përgjegjësia është shumë e madhe për mënyrën si performua, si organizuam, si drejtuam dhe për rezultatin që morëm. Patjetër fillon nga drejtuesit politik të qarqeve se ata ishin individët, udhëheqësit e fushatës dhe kanë përgjegjësinë kryesore, dhe s’ka nevojë të përmendim emra se i dimë. Përgjegjësia e dytë kalon tek deputetët e listës së mbyllur. Mendimi im është që të gjitha ata që kishin përgjegjësinë kryesore, drejtues politik, anëtarë të kryesisë, deputetë të listës së mbyllur, duke të rishikojnë qëndrimet e tyre në pozicionet politike që ata kanë. Në një fushatë tjetër, nuk e konceptoj që të shkojmë në zgjehdje lokale me të njëjtim ekip udhëheqësish që janë dështues. Nëse ka pasur një individ që ka punuar dhe ka mbajtur gjithë peshën para fushate, në fushatë dhe pas ka qenë Sali Berisha. Pjesa tjetër kanë përgjegjësi kryesore, kanë performuar dobët, dhe patjetër duhet që për hir të demokracinë të lëvizin nga vendi që të gjithë. Nëse postet do të ndahen duke i lëvizur brenda për brenda duke bërë një rokadë për t’i thënë demokratëve që po lëvizim, përgatitemi për humbjen e radhës. Duhet ndryshimi.” – u shpreh Baçi.
    Ndonëse u zgjodh deputet i sigurt, konflikti i Baçit me Bardhin është bërë publike mëse një herë, ku deputeti fierak ka kërkuar të iki Bardhi nga drejtimi i qarkut dhe të vendoset Baçi në krye të tij.

  • Bylisi nuk e ka ndalur merkaton dhe planifikon goditjen e fundit, Josa i fiksuar me miqësoret

    Bylisi nuk e ka ndalur merkaton dhe planifikon goditjen e fundit, Josa i fiksuar me miqësoret

    Surprizat e merkatos te Bylisi mund të vazhdojnë, pasi drejtuesit kanë qenë në bisedime edhe me një lojtar mesfushor qendre prej ditësh dhe nëse afrojnë edhe atë, atëherë ekipi do të jetë i blinduar në çdo repart, madje me afrimet e fundit edhe konkurrenca rritet, jo vetëm për në formacion, por edhe në stolin e rezervave të mallakastriotëve që kanë synime madhore këtë sezon.
    Ballshiotët mund të luajnë edhe ndonjë test në fundjavë, me ndonjë nga skuadrat e Kategorisë së Parë, në mënyrë që të shohin edhe më mirë formën e dy sulmuesve të rinj, por edhe lojtarët që janë në dispozicion të qëndrojnë sa më të karikuar. Ndeshja e radhës me Egnatian luhet pas një jave e gjysmë, ndaj edhe në Ballsh duan që të rikthehen me çdo kusht te fitorja. Ruajtja e grupit bazë të sezonit të shkuar dhe afrimet në merkato e kanë konsoliduar jo pak skuadrën e trajnerit Mirel Josa.

    Ky i fundit tashmë ka edhe mundësi zgjedhjeje. Ashtu si në dy sfidat e para, presidenca bashkë me stafin kanë menduar që ta mbajnë skuadrën të grumbulluar, pasi sfida me Egnatian konsiderohet mjaft e rëndësishme. Bylisi, me afrimet e realizuara, po synon të marrë fitoren e parë, aq më tepër që luan në “Adush Muçaj”, ku në dy javët e para ka marrë vetëm 2 pikë. Ndaj edhe mallakastriotët duan ta shfrytëzojnë në maksimum këtë periudhë ndërprerjeje të garës për t’u përgatitur sa më mirë për sfidën e radhës.

  • Reforma në ujësjellësa/ Kreu i PD, Berisha: Grabitja e radhës e Ramës

    Reforma në ujësjellësa/ Kreu i PD, Berisha: Grabitja e radhës e Ramës

    Ndryshe nga kryeministri që foli për reformë në sektorin e ujit, Sali Berisha e akuzoi kreun e qeverisë se po tenton përmes ngritjes së Operatorit Kombëtar grabitjen e radhës.
    “Pasi e shkriu Këshillin dhe e emëroi veten kryetar të Këshillit Kombëtar të Ujit, tani mesa duket do të shkrijë, do ta marrë përsipër me një agjenci në mënyrë që ato para të ujësjellësve t’i vjedhin vetë dhe të mos i vjedhin kryetarët e bashkive.”
    Sipas kryedemokratit, edhe menaxhimi i burimeve ujore do të ketë të njëjtin fat si ai i mbetjeve. “Pasi shpenzoi 400 milionë dhe e quajti reformën e të gjitha reformave, atë të plehut, u katandis si gjel mbi pleh.”
    Berisha foli me shqetësim për rritjen e çmimeve, teksa tha se me këto paga qytetarët nuk plotësojnë as nevojat më minimale.
    “Eurostat konstaton se rroga minimale në Shqipëri ka mbetur 408 euro. Çmimet janë stratosferike. Ju garantoj se me këto çmime do plasë morri në të katër anët e vendit. Dhe zgjebja.”
    Edhe në këtë dalje, kreu i opozitës nuk i shpëtoi interesit të medias se kur do të mblidhen strukturat drejtuese të Partisë Demokratike.
    “Shumë shpejt do e caktojmë! Shumë shpejt.”

  • ‘KAYO, inceneratori i radhës i Ramës’/ Logu ngre alarmin për një aferë të re të qeverisë: SPAK duhet ta hetojë

    ‘KAYO, inceneratori i radhës i Ramës’/ Logu ngre alarmin për një aferë të re të qeverisë: SPAK duhet ta hetojë

    Zëvendësdrejtuesi i Departamentit të Drejtësisë në Partinë Demokratike, Besart Logu, në një lidhje live për “Kafe Shqeto” ka paralajmëruar se projekti i ri i qeverisë, i promovuar si “Made in Albania”, në fakt është një projekt i “Made in Edi Rama”.

    Ai e cilëson këtë si një punë tipike të kryeministrit, ku pas zhurmës së madhe fshihet një incenerator i radhës, që do të kushtojë shumë buxhetit të shtetit dhe do të sjellë pasoja të rënda për interesat kombëtare.

    Logu thekson se në këtë skemë përfshihet edhe një shtetas izraelit, i cili ka lidhje me episode korrupsioni dhe që përdoret nga Rama për të lobuar interesa të dyshimta, duke rrezikuar kështu edhe marrëdhëniet me partnerët strategjikë si SHBA.

    Ai paralajmëron se Shqipëria mund të futet në një kurs shumë të rrezikshëm për shkak të këtyre veprimeve, që janë një sinjal i qartë i korrupsionit dhe manipulimit.

    Besart Logu:

    “Kjo nuk është ‘Made in Albania’, kjo është ‘Made in Edi Rama’, punë tipike e atyre që di të bëjë Edi Rama, dhe kam përshtypjen që e gjithë kjo nismë dhe kjo zhurmë e madhe do jetë inceneratori i radhës.

    Mjafton fakti që kemi të bëjmë me një shtetas të huaj, një shtetas izraelit që del në disa episode korrupsioni dhe tentative korruptive që bien në kundërshtim me interesat kombëtare.

    Duke ndërhyrë në kompani të caktuara dhe është tërhequr për arsye të panjohura, pa eksperiencë në fushën e prodhimit të armatimit, në partneritet me Ardi Veliun, figurë po aq enigmatike, u largua nga figura e drejtuesit të Policisë së Shtetit me një shkresë plot me gabime ortografike.

    Pra, është një pazëll që formohet në çdo pjesë të saj, ku ti e prek, të bën pis dhe ka prezencë të korrupsionit për t’i çuar gjërat keq.

    Do jetë një incenerator i radhës, do i kushtojë edhe buxhetit të shtetit dhe nuk bëhet asgjë për interesat e vendit, as të shqiptarëve jo e jo, dhe rrezikon ta fusë shtetin në një kurs të rrezikshëm, pasi e dimë se tregtia e armëve nuk është thjesht tregti civile, është gjeopolitikë dhe të ndërhysh me shtetas të cilët, dhe në aspektin politik, ky shtetas izraelit përdoret nga Rama, për të mos thënë më saktë, është tentuar të lobohen interesa të caktuara.

    Shqipëria rrezikon të futet dhe në një kurs përplasjeje me interesat e një partneri strategjik siç janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës”

  • Ish-të përndjekurit, pesë dokumentet që nevojiten për të tërhequr paratë! Ja emrat e përfituesve

    Ish-të përndjekurit, pesë dokumentet që nevojiten për të tërhequr paratë! Ja emrat e përfituesve

    Vijon lista e ish-të përndjekurve politikë që duhet të plotësojnë dosjen për të tërhequr paratë e dëmshpërblimit.
    Vendimi është marrë në javën e fundit të muajit gusht dhe përfituesit kanë tre muaj afat për të dorëzuar paketën e plotë të dokumenteve (sipas tabelës përbri). Vendimi në fjalë u dedikohet subjekteve jo parësore, pra trashëgimtarëve të ish-të dënuarve politikë që përfshijnë dëshminë e trashëgimisë ligjore, certifikatën e vdekjes së ish-të dënuarit dhe të trashëgimtarëve të radhës së parë që nuk jetojnë më, certifikatën e trungut familjar, numrin e llogarisë bankare dhe një dokument identifikimi të vlefshëm. Në rastet kur trashëgimtari i radhës së parë ka ndërruar jetë, e drejta për përfitim kalon te fëmijët e tij, të cilët duhet të dorëzojnë të njëjtat dokumente. Por ligji është i prerë kur bëhet fjalë për trashëgimtarët e radhës së dytë: nëse ata nuk jetojnë më, e drejta e përfitimit nuk vazhdon më tej dhe pjesa takuese kalon në buxhetin e shtetit.
    Ministria sqaron se çdo person që nuk arrin të përfitojë për shkak të mangësive në dokumentacion, ka të drejtë të aplikojë në fazat e mëvonshme, por jo më vonë se tre vjet nga momenti i publikimit të emrit për herë të parë në faqen zyrtare. Për këstet pasardhëse, shpërndarja e fondeve do të kryhet mbi bazën e dokumenteve të dorëzuara më parë, për aq kohë sa nuk ka kontestime nga familjarët, ndryshime të statusit të përfituesve apo revokime të prokurës së posaçme të përdorur për përfaqësim. Ky proces është pjesë e një skeme afatgjatë që synon të mbyllë një plagë të hershme sociale dhe historike, duke u dhënë trashëgimtarëve të ish të dënuarve politikë të drejtën për kompensim financiar, të cilën shteti shqiptar e ka njohur me ligj.
    • Dëshmi trashëgimie ligjore për të dënuarin politik, origjinale ose kopje e njësuar noterizuar.
    • Certifikatë vdekje origjinale për ish-të dënuarin politik dhe për çdo trashëgimtar të radhës së parë që nuk jeton më.
    • Certifikatë të trungut familjar origjinal (ku të figurojnë të gjithë trashëgimtarët) për ish-të dënuarin politik dhe të çdo trashëgimtari të radhës së parë që nuk jeton më.
    • Numrat e llogarisë bankare në Lek për çdo trashëgimtar ose për personin e autorizuar me prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit, në njërën nga bankat e nivelit të dytë që ushtron veprimtarin brenda territorit të Republikës së Shqipërisë, (Personat që depozitojnë numrin e llogarisë bankare duhet që të sigurohen që llogaria bankare, në të cilën do të depozitohet kësti i radhës, të jetë ende aktiv).
    •Mjet identifikimi të vlefshëm (kopje ID-je, pasaportë) të çdo trashëgimtari ose të personit që ka prokurë të posaçme për tërheqjen e dëmshpërblimit.

  • Tare bën super shitjen e radhës te Milan, 25 milionë euro për lojtarin e “padëshiruar”

    Tare bën super shitjen e radhës te Milan, 25 milionë euro për lojtarin e “padëshiruar”

    31 Gusht 2025

    20:34

    Telesport

    Mund të thuhet që Igli Tare ka finalizuar shitjen e radhës së bujshme te Milan. I larguari i radhës nga kuqezinjtë do jetë Samuel Chukwueze, sulmuesi anësor do transferohet te Fulham. Igli Tare ka gjetur gjuhën e përbashkët me klubin londinez për 25 milionë euro, sipas asaj që raporton “Football Italia”.
    Sulmuesi nigerian u transferua në vitin 2023 nga Villarreal te Milan për 25 milionë euro. Por, nëse në Spanjë pati një rendiment shumë të mirë, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për aventurën te Milan.
    Në 69 ndeshje me kuqezinjtë, Chukwueze ka shënuar vetëm 8 gola. Ai nuk bënte pjesë në projektin e Max Allegri dhe shitja e tij për 25 milionë euro, mund të quhet një lëvizje shumë e mirë nga drejtori sportiv, Igli Tare.