Tag: radhës

  • Shqipëria U-21 zhvillon miqësoren e radhës ndaj San Marinos më 10 tetor në “Air Albania”

    Shqipëria U-21 zhvillon miqësoren e radhës ndaj San Marinos më 10 tetor në “Air Albania”

    Kombëtarja shqiptare U-21 do të zhvillojë ndeshjen e radhës miqësore në muajin tetor ndaj San Marinos U-21. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshjen me homologët e San Marinos që ndeshja të luhet më 10 tetor, në stadiumin “Air Albania”, në orën 17:00.
    Takimet miqësore janë shumë të rëndësishme për trajnerin Alban Bushi dhe stafin teknik të Kombëtares U-21, pasi u japin mundësi të vëzhgojnë nga afër lojtarët e grumbulluar dhe të ndërtojnë një grup sa më konkurrues në funksion të Europianit U-21 2027.
    Deri në Kampionatin Europian U-21 2027, kuqezinjtë do të zbresin në fushë vetëm për takime miqësore, pasi Shqipëria U-21 është e kualifikuar automatikisht në këtë turne madhor si një nga vendet mikpritëse të EURO U-21.

  • Seanca e parë u mbyll mes kaosit! Kuvendi mblidhet të mërkurën, pritet miratimi i Komisioneve

    Seanca e parë u mbyll mes kaosit! Kuvendi mblidhet të mërkurën, pritet miratimi i Komisioneve

    pamje nga seanca e kaluar

    TIRANË-Ditën e mërkurë në orën 10:00 do të mbahet seanca e radhës plenare në Parlamentin e Shqipërisë. Ka qenë  kryeparlamentari Niko Peleshi i cili ka caktuar datën e seancës së radhës. Kujtojmë se në Kuvend të pranishëm nuk do të jenë kreu i grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi dhe deputeti Fidel Kreka, të cilët janë përjashtuar për 10 ditë nga Komisioni i Etikës.
    Në seancën e radhës në rend dite është miratimi i procesverbalit të seancave plenare të mbajtuar më datë 16 dhe 18 shtator, si dhe pritet të miratohet projektvendimi për caktimin e përbërjes së Komisioneve të përhershme të Kuvendit.
    Në listën e anëtarëve të Komisioneve mungojnë propozimet nga opozita. Nuk dihet ende se çfarë qëndrimi do të mbajnë demokratët nëse do të bojkotojnë ose do të votojnë. Kujtojmë se në seancën e kaluar, e cila ishte parashikuar të zgjaste 24 orë orë, u mbyll për vetëm 25 minuta, dhe doli jashtë parashikimeve me përplasje të forta mes palëve. Kryeministri nuk arriti ta përfundonte fjalën e tij mbi programin qeverisës, ndërsa ky i fundit u miratua mes zhurmës me 82 vota pro, vetëm nga mazhoranca.
    Njoftimi i Kuvendit:
    Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e mërkurë, datë 24 shtator, ora 10:00. (Urdhër nr. 9, datë 22.9.2025, i Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi).
    Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjta me ato të seancave plenare të mëparshme: makinat sinjalin do ta marrin nga RTSH dhe seanca do të transmetohet LIVE në RTSH Kuvend dhe faqen zyrtare FB të Kuvendit.
    Faleminderit!

    NJOFTIMI

  • Kryeparlamentari Peleshi cakton datën e seancës së radhës, ja kur do të mbahet

    Kryeparlamentari Peleshi cakton datën e seancës së radhës, ja kur do të mbahet

    Pas kaosit që shoqëroi seancën e fundit në Parlament, kryeparlamentari Niko Peleshi ka caktuar datën e seancës së radhës.
    Ditën e mërkurë në 10:00 do të mbahet seanca e radhës plenare në Parlamentin e Shqipërisë.
    Njoftimi i Kuvendit:
    Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë do të zhvillohet ditën e mërkurë, datë 24 shtator, ora 10:00. (Urdhër nr. 9, datë 22.9.2025, i Kryetarit të Kuvendit, z. Niko Peleshi).
    Procedurat e transmetimit do të jenë të njëjta me ato të seancave plenare të mëparshme: makinat sinjalin do ta marrin nga RTSH dhe seanca do të transmetohet LIVE në RTSH Kuvend dhe faqen zyrtare FB të Kuvendit.
    Faleminderit!

  • VIDEO/ Bayern nuk ndal hapin, Kane shënon 3 gola ndaj Hoffenheim

    VIDEO/ Bayern nuk ndal hapin, Kane shënon 3 gola ndaj Hoffenheim

    Bayern nuk ndal hapin në Bundesligë, teksa merr triumfin e radhës. Ndaj Hoffenheim, kampionët e Gjermanisë fituan pastër 1-4.
    Pjesa e parë u mbyll në epërsinë e një goli, falë Harry Kane. Sulmuesi anglez kompetoi tripletën, me dy gola të tjerë në pjesën e dytë.

    Coufal shënoi për vendasit por asgjë për t’u shqetësuar për bavarezët, që mbyllën llogaritë një herë e mirë me Gnabryn. Ekipi i Kompany ka grumbulluar 12 pikë pas 4 ndeshjesh.
    Ndeshja e radhës për Bayern është ndaj Ëerderit në shtëpi, takim ky i programuar të luhet pas disa ditësh.
     
     

     
     
     
    © BalkanWeb

  • Struktura e re e Kuvendit/ Zbulohet lëvizja e radhës e mazhorancës, Peleshi thërret konferencën e kryetareve: Të miratojmë përbërjen e komisioneve

    Struktura e re e Kuvendit/ Zbulohet lëvizja e radhës e mazhorancës, Peleshi thërret konferencën e kryetareve: Të miratojmë përbërjen e komisioneve

    Java politike do të nisë me tentativën e radhës të kryeparlamentarit për të gjetur gjuhën e përbashkët mes demokratëve dhe socialistëve.

    Gazetarja e Top Channel, Elda Menga ka mësuar së të hënën në ora 11:00, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka thirrur Konferencën e Kryetarëve, ku kërkon që opozita të miratojë listën e anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit dhe emrat zëvendësues.
    Partia Demokratike ka përzgjedhur katër emrat që do të drejtojnë komisionet e tyre dhe 7 nënkryetarët në komisionet e drejtuar nga PS-ja, por refuzon ti depozitojë zyrtarisht ne Kuvendit pasi kundërshton ndryshimin e njëanshëm të Rregullores së Parlamentit. Demokratët bojkotuan votimin e strukturës se re të Kuvendit duke paralajmëruar beteje ne Gjykatë Kushtetuese.

    Top Channel

  • Struktura e re e Kuvendit/ Zbulohet lëvizja e radhës e Peleshi, thërret konferencën e kryetareve për komisionet

    Struktura e re e Kuvendit/ Zbulohet lëvizja e radhës e Peleshi, thërret konferencën e kryetareve për komisionet

    Java politike do të nisë me tentativën e radhës të kryeparlamentarit për të gjetur gjuhën e përbashkët mes demokratëve dhe socialistëve.

    Të hënën në ora 11:00, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka thirrur Konferencën e Kryetarëve, ku kërkon që opozita të miratojë listën e anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit dhe emrat zëvendësues.
    Partia Demokratike ka përzgjedhur katër emrat që do të drejtojnë komisionet e tyre dhe 7 nënkryetarët në komisionet e drejtuar nga PS-ja, por refuzon ti depozitojë zyrtarisht ne Kuvendit pasi kundërshton ndryshimin e njëanshëm të Rregullores së Parlamentit. Demokratët bojkotuan votimin e strukturës se re të Kuvendit duke paralajmëruar beteje ne Gjykatë Kushtetuese.

  • Struktura e re e Kuvendit/ Zbulohet lëvizja e radhës e mazhorancës, Peleshi thërret konferencën e kryetareve

    Struktura e re e Kuvendit/ Zbulohet lëvizja e radhës e mazhorancës, Peleshi thërret konferencën e kryetareve

    Java politike do të nisë me tentativën e radhës të kryeparlamentarit për të gjetur gjuhën e përbashkët mes demokratëve dhe socialistëve.
    Gazetarja e Top Channel, Elda Menga ka mësuar së të hënën në ora 11:00, kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi ka thirrur Konferencën e Kryetarëve, ku kërkon që opozita të miratojë listën e anëtarëve të komisioneve të përhershme të Kuvendit dhe emrat zëvendësues.
    Partia Demokratike ka përzgjedhur katër emrat që do të drejtojnë komisionet e tyre dhe 7 nënkryetarët në komisionet e drejtuar nga PS-ja, por refuzon ti depozitojë zyrtarisht ne Kuvendit pasi kundërshton ndryshimin e njëanshëm të Rregullores së Parlamentit. Demokratët bojkotuan votimin e strukturës se re të Kuvendit duke paralajmëruar beteje ne Gjykatë Kushtetuese./tch/

  • SYRI TV/ Çelet kapitulli i radhës për integrimin, BE: Integrimi, rëndësi gjeostrategjike

    SYRI TV/ Çelet kapitulli i radhës për integrimin, BE: Integrimi, rëndësi gjeostrategjike

    Bashkimi Evropian ka çelur kapitullin e radhës për integrimin e Shqipërisë. Në konferencën për shtyp në Bruksel, ministrja daneze Marie Bjerre dhe eurokomisionerja Marta Kos theksuan se ky hap është i rëndësishëm gjeostrategjik për shkak të luftës që po ndodh në Ukrainë.

    SYRI TV

    Shqipëria ka avancuar më tej me procesin e integrimit në Bashkimin Evropian me çeljen e grupkapitullit IV: “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Në konferencën e mbajtur në Bruksel, ministrja daneze për Çështjet Evropiane, Marie Bjerre, që ka Presidencën e Bashkimit Evropian, e cilësoi këtë ecuri si të domosdoshme për të treguar vendosmërinë e BE-së për zgjerim, të mbështetur në interesat gjeostrategjike për shkak të asaj që po ndodh me luftën në Ukrainë.

    Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, ndërsa theksoi realizimin e reformave integruese, konfirmoi rëndësinë gjeostrategjike të zgjerimit.

    Kryeministri Edi Rama përdori sërish të njëjtën retorikë, duke shprehur vullnetin për “martesën me Bashkimin Evropian”.

    Kapitulli i hapur sot parashikon ndërmarrjen e reformave në fushën e mjedisit dhe energjetikës, duke nisur që nga menaxhimi i mbetjeve, niveli i ndotjes, si dhe mbrojtja e pasurive natyrore.

  • Seanca e radhës gjyqësore për Erion Veliajn, gjyqtarja cakton datën

    Seanca e radhës gjyqësore për Erion Veliajn, gjyqtarja cakton datën

    Është caktuar sot seanca e radhës për kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

    Gazetarja e Top Channel Anila Hoxha raporton se gjyqtarja Etleva Deda cakton datën 29 shtator ora 12:00 për të zhvilluar seancën paraprake për Erion Veliaj dhe të pandehurit e tjerë.
    Veliaj do të përballet me 5 vepra penale në gjykatë.

    Top Channel

  • Afera Partizani/ Edhe Xhimi Begeja kërkon pavlefshmërinë e akteve, ja kur do të mbahet seanca e radhës

    Afera Partizani/ Edhe Xhimi Begeja kërkon pavlefshmërinë e akteve, ja kur do të mbahet seanca e radhës

    Edhe avokati i Xhimi Begejas, i pandehur për aferën Partizani, ka kërkuar në gjyqin në GJKKO pavlefshmërinë e të gjitha akteve.
    Ndërkohë, avokati i biznesmenit Fatmir Bektashi nuk ka paraqitur asnjë kërkesë, duke thënë në sallë se rezervon të drejtën që kërkesat t’i bëjnë në seancën e radhës.
    Ndërkohë, prokurori i SPAK, Arben Kraja tha se qëndrimin e tij do ta mbajë në seancën e radhës, e cila do të mbahet më datë 29 ora 11:00.