Tag: radhës

  • Gjykata e Lartë e la në burg, Ilir Meta bën përpjekjen e radhës

    Gjykata e Lartë e la në burg, Ilir Meta bën përpjekjen e radhës

    Një ditë pasi dështoi në Gjykatën e Lartë, Ilir Meta bën përpjekjen e radhës ne Apelin e Posaçëm, ku kërkon shfuqizim të masës “arrest në burg”.
    Ish-presidenti, që qëndron në qeli prej një viti, i kërkoi Gjykatës së Lartë të shfuqizojë vendimet e Shkallës së Parë dhe Apelit të Posaçëm, që refuzuan lirimin e tij, por edhe Gjykata e Larta e la në burg.
    Dosja ndaj Metës dhe të bashkëpandehurve të tjerë, ku ish-presidenti akuzohet për “korrupsion”, “shpërdorim të detyrës” dhe “fshehje e mosdeklarim të pasurisë”, ndodhet në fazën e shqyrtimit paraprak në Gjykatën e Posaçme.

  • Tallja e radhes/ Rama heq pagesën te Rruga e Kombit për protestën në Tiranë

    Tallja e radhes/ Rama heq pagesën te Rruga e Kombit për protestën në Tiranë

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Rodri i dërgon sinjale trajnerit Guardiola pas dëmtimit, pozitiv për rikthimin në fushë ndeshjen e radhës

    Rodri i dërgon sinjale trajnerit Guardiola pas dëmtimit, pozitiv për rikthimin në fushë ndeshjen e radhës

    6 Tetor 2025

    12:22

    Telesport

    Mesfushori i Manchester City, Rodri, synon të rikthehet për ndeshjen e radhës të ekipit të tij, atë kundër Everton, të shtunën, më 18 tetor. Kishte frikë për mesfushorin spanjoll kur u detyrua të dilte nga loja në ndeshjen ndaj Brentford pas vetëm 20 minutash lojë.
    Ai pësoi një dëmtim në kofshën e djathtë që trembi të gjithë, duke pasur parasysh se Rodri humbi pjesën më të madhe të sezonit të kaluar për shkak të një problemi me ligamentin anterior. Megjithatë, duke folur për mediat, ai e minimizoi seriozitetin e problemit.
    “Ndihem pak i lënduar në kofshë, por nuk e di. Duket sikur nuk është aq shumë i rëndë si dëmtim. Gjëja e rëndësishme është fitorja. E shtriva pak këmbën, si në finalen e Kampionatit Evropian. Por është pjesë e procesit”, tha Rodri, që e sheh me pozitivitet këtë situatë.
    Më tej, ai shtoi: “Nuk mendoj se ka lidhje me dëmtimin e gjurit vitin e kaluar. Nuk ndihem i tendosur nga ana e muskujve, ndihem i freskët. Gjëja më e rëndësishme është se nuk është aq e madhe. Mendoj se pushimi prej kombëtareve do të më ndihmojë të rikuperohem. Shpresoj të mund të jem në ndeshjen tjetër”.

  • Bayern i pandalshëm në Bundesligë, “viktima” e radhës Eintracht Frankfurt. Luis Diaz fantastik (video)

    Bayern i pandalshëm në Bundesligë, “viktima” e radhës Eintracht Frankfurt. Luis Diaz fantastik (video)

    4 Tetor 2025

    20:22

    Telesport

    Bayern Munich ka marrë fitoren e gjashtë rresht në Bundesligë, duke kryesuar me pikë të plotë pas 6 javësh. “Viktima” e radhës ishte Eintracht Frankfurt, ku Bayern fitoi 0-3 në transfertë.
    Bavarezët e nisën direkt me gol, ku Luis Diaz shënon pas 15 sekondash lojë. Kolumbiani gjeti rrjetën pas asistit që mori nga Serge Gnabry. Ky është goli i tretë më i shpejtë në historinë e Bundesligës, pasi dy vendet e para mbahen nga Volland dhe Bellarabi me 9 sekonda.
    Në minutën e 28-të, i zakonshmi Harry Kane dyfishon shifrat. Anglezi shënoi me një goditje të fortë nga distanca. Pjesa e parë mbyllet 0-2 për bavarezët.
    Luis Diaz shënoi golin e dytë personal dhe të tretin për Bayern në minutën e 85-të, pas asistit të Raphael Guerreiro dhe një kundërsulmi të shpejtë të bavarezëve. Një paraqitje fantastike nga anësori kolumbian me dy gola dhe një asist dhe me plot meritë u vlerësua si “Lojtari i Ndeshjes”.
    Shqetësimi i vetëm i Bayern në këtë takim ishte dëmtimi i Harry Kane në minutat e fundit, ku u zëvendësua nga Nicolas Jackson. Në vijim pritet të mësohet më shumë rreth gjendjes së sulmuesit anglez, nëse është diçka shqetësuese apo jo.
    SHIKOGOLAT

  • Amorim, “kurbani” i radhës për krizën e gjatë te Manchester United?

    Amorim, “kurbani” i radhës për krizën e gjatë te Manchester United?

    4 Tetor 2025

    10:24

    Alfred Lleshi

    Ruben Amorim mund të jetë “viktima” tjetër e radhës te Manchester United. Në 6 ndeshjet e para, ekipi i drejtuar prej tij ka humbur 3, duke krijuar një situatë të ngjashme me sezonin e kaluar, kur “Djajtë e Kuq” humbën ndaj Tottenham në finale të “Europa League” dhe përfunduan të pestët në Premier League. As Ange Postecoglou te Tottenham nuk shpëtoi, duke u shkarkuar për mungesë rezultatesh, edhe situata e Amorim duket e ndërlikuar.
    Megjithatë, duket se problemi nuk është vetëm trajneri. Ekipi nuk ka ndryshuar, duke mbetur i paqartë dhe i dobët. Amorim, i parë si trashëgimtari i José Mourinho dhe një yll i ri portugez, po bëhet “kurbani” i radhës për kaosin e klubit.
    Trajneri ka kërkuar të qetësojë ambientin: “Në 6 ndeshjet e këtij sezoni kemi humbur 3. Nuk jemi gjithmonë e njëjta skuadër, duhet të gjejmë ekuilibrin. Kritikat? Normale, nuk mund t’i evitojmë kur mungojnë rezultatet. Megjithatë, angazhimi i të gjithëve është në maksimum”.

  • Drita e Gjilanit tjetër arritje historike, Shkëndija e pëson nga Vajekano

    Drita e Gjilanit tjetër arritje historike, Shkëndija e pëson nga Vajekano

    Drita e Gjilanit bën suksesin e radhës historik. Në ndeshjen e parë të luajtur në këtë fazë të ligës së Konferencës skuadra gjilanase ia doli të rrëmbejë një pikë në Finlandë përballë KuPS. Fillimisht shënuan vendasit në të 74′ me Parzyszek dhe më pas barazoi Dabiqaj në të 80′-ën.

    Ndeshja e dytë për skuadrën kosovare do të luhet me 23 tetor. Këtë radhë do të ketë përballë Omonia Nikozia.

    Ndërkohë Vajekano mundi 2-0 Shkëndijën e Tetovës në ndeshjen e parë historike të tetovarëve në fazë grupi. Golat për skuadrën spanjole u shënuan në pjesën e parë nga Lopez 28′ dhe Perez 32′. Për Shkëndijën e Tetovës sfida e radhës më 23 tetor zhvillohet ndaj Shelburne./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin

  • “U shty për shkak se…”/ Veliaj edhe në betejë me gjyqësorin, seanca e radhës shtyhet sërish, reagon avokati

    “U shty për shkak se…”/ Veliaj edhe në betejë me gjyqësorin, seanca e radhës shtyhet sërish, reagon avokati

    Ndërkohë seanca e parashikuar të zhvillohej sot në Gjykatën e Posaçme për kalimin ose jo për gjykim të dosjes “Veliaj” u shty . Seanca e radhës u caktua më datë 10 tetor. Erion Veliaj nuk ishte i pranishëm në gjykatë, por u përfaqësua nga avokati Artur Selmani.
    Ndërkohë avokati i të akuzuarve të tjerë në këtë dosje, përfshirë bashkëshorten e Veliajt, Maks Haxhia dha shpjegimet përkatëse rreth asaj që ndodhi në seancë.
    “U shty për shkak se nuk ishin bërë lajmërimet dhe nuk ishin marrë dijeni konform procedurave se për datën ishim njoftuar por ligji procedurial dhe procedura e gjykimit kërkon saktësi dhe konfirmim për të marrë dijeni. Veliaj nuk kishte absolutisht asnjë kërkesë”, u shpreh Haxhia.

  • Berisha dhe Malltezi në GJKKO, mbahet sot seanca e radhës për dosjen “Partizani”

    Berisha dhe Malltezi në GJKKO, mbahet sot seanca e radhës për dosjen “Partizani”

    Duke nisur nga ora 11:00 në Gjykatën e Posaçme do të zhvillohet ditën e sotme seanca e radhës gjyqësore për kryedemokratin Sali Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe tre të pandehurit e tjerë për aferën “Partizani”.
    Në seancën e kaluar, ekipi ligjor i Berishës dhe Malltezit kërkoi pavlefshmëri absolute të hetimeve, të akteve të marrjes si të pandehur, njoftimit të akuzës, akteve të ekspertimit si dhe të çdo prove të paraqitur nga SPAK.
    Berisha nuk ishte i pranishëm në seancë gjyqësore, por u paraqit në ambientet e SPAK-ut në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”.
    Nga aty lideri i opozitës sulmoi prokurorinë dhe drejtuesin e saj, Altin Dumani e akuzoi si puçist që fle mbi dosjet e krimit.

  • “Partizani”/ Mbahet sot në GJKKO seanca e radhës për Berishën, Malltezin dhe të tjerët

    “Partizani”/ Mbahet sot në GJKKO seanca e radhës për Berishën, Malltezin dhe të tjerët

    Në Gjykatën e Posaçme do të mbahet këtë hënë edhe seanca e radhës gjyqësore për Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltez dhe tre të pandehurit e tjerë për aferën “Partizani”. Seanca nis në orën 11:00.
    Në seancën e kaluar, mbrojtësit ligjorë të Berishës dhe Malltezit kërkuan pavlefshmëri absolute të hetimeve, të akteve të marrjes si të pandehur, njoftimit të akuzës, akteve të ekspertimit si dhe të çdo prove të paraqitur nga SPAK.
    Në Gjykatën e Posaçme do të mbahet këtë hënë edhe seanca e radhës gjyqësore për Sali Berishën, dhëndrin e tij Jamarbër Malltez dhe tre të pandehurit e tjerë për aferën “Partizani”. Seanca nis në orën 11:00.
    Në seancën e kaluar, mbrojtësit ligjorë të Berishës dhe Malltezit kërkuan pavlefshmëri absolute të hetimeve, të akteve të marrjes si të pandehur, njoftimit të akuzës, akteve të ekspertimit si dhe të çdo prove të paraqitur nga SPAK.

  • VIDEO/ Suksesi i radhës për Milanin, thyen edhe kampionët e Italisë

    VIDEO/ Suksesi i radhës për Milanin, thyen edhe kampionët e Italisë

    Milan mori fitoren e radhës në kampionat, me kuqezinjtë që thyen 2-1 kampionët e Italisë, Napolin. Pjesa e parë ishte fantastike për ekipin e Allegrit, i cili realizoi dy herë me Saelasmakers dhe Pulisic.
    Gjërat për Milanin u komplikuan në pjesën e dytë, pas daljes me karton të kuq të Estupinan. Napoletanët u futën në lojë me golin e De Bruyne, por vetëm kaq, pasi vendasit mbrojtën me fanatizëm rezultatin deri në fund.

    © BalkanWeb