Tag: radhës

  • Fati i sezonit zikaltër vendoset në dy javë, sfidat e tmerrshme për Interin nisin ndaj bavarezëve

    Fati i sezonit zikaltër vendoset në dy javë, sfidat e tmerrshme për Interin nisin ndaj bavarezëve

    Mendja vetëm te ndeshja e radhës, pa “ekstremizma”. Interi, që po lufton në tri fronte, e di se duhet t’i menaxhojë mirë energjitë dhe rotacionin, mjafton të kujtojmë tensionin me të cilin Simone Inzaghi përjetoi fundin e sfidës ndaj Cagliarit (“mos vrapo”, “qëndro”, “mos u sforco”, fjalë të kapura nga kamerat, nga frika për ndonjë dëmtim tjetër).
    Natyrisht, është e qartë që zikaltërit do ta luajnë sezonin në dy javët e ardhshme dhe për këtë arsye do të duhet të mbështeten te formacioni i parë, përjashto mungesat për shkak dëmtimesh. Të mërkurën është kthimi ndaj Bayern Munich, që vlen kualifikimin në gjysmëfinalen e Champions-it, të dielën udhëtimi në Bologna për të mos humbur pikë në kampionat, të mërkurën tjetër derbi i “Coppa Italia” për të kapur finalen dhe më pas Roma në “San Siro”, të dielën e 27 prillit, për të mbyllur një cikël të tmerrshëm ndeshjesh.
    Nëse Interi del i paprekur nga kjo periudhë, atëherë mund ta shtyjë edhe më tej kufirin e ëndrrës për një sezon historik. Ky është objektivi në “Appiano Gentile”. Për t’ia arritur, rotacioni do të jetë më i kufizuar, të paktën në formacionin fillestar.
    Por, siç thotë edhe vetë Inzaghi, mendja vetëm te ndeshja e radhës. E para, shumë e vështirë pavarësisht fitores 2-1 në Mynih, vjen të mërkurën në mbrëmje. Lajmi i mirë është rikuperimi i Federico Dimarco, që do t’i japë pak pushim Carlos Augustos, i cili gjithsesi mbetet një kandidat për të hyrë gjatë lojës. Do të jetë ky, ndoshta i vetmi ndryshim krahasuar me ndeshjen e parë në “Allianz Arena”, me rikthimin e Acerbit dhe Mkhitaryan, dhe natyrisht me “ThuLa” (Thuram-Lautaro) në sulm.
    Nga stoli vijnë sinjale pozitive. Taremi mund të jetë i grumbulluar, ndërsa Arnautovic duket se ka rikuperuar formën fizike. Zalewski i ka qetësuar të gjithë pas zëvendësimit të së shtunës. Dumfries dhe Zielinski do të rikthehen më vonë, nuk do të jenë gati për Bayernin.

  • Shqipëria Madhështore/ Berisha: Më 13 prill, në ora 16:00 zhvillojmë takimin e radhës me diasporën në Brescia të Italisë

    Shqipëria Madhështore/ Berisha: Më 13 prill, në ora 16:00 zhvillojmë takimin e radhës me diasporën në Brescia të Italisë

    Kryetari i opozitës, Sali Berisha, publikoi njoftimin për takimin e radhës me diasporën.

    Këtë herë, Berisha do jetë në Brescia të Italisë.

    POSTIMI I PLOTË

    “Të dashur miq, më 13 prill, ora 16:00 zhvillojmë takimin e radhës me diasporën në Brescia të Italisë!

    Të gjithë bashkë t’i bashkohemi “Shqipërisë Madhështore”

    Teatro Clerici, Via San Zeno 168”

  • Sot protesta e radhës kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

    Sot protesta e radhës kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike

    Gjatë ditës së sotme pritet të mbahet protesta e radhës kundër rritjes së çmimit të energjisë elektrike.
    Protesta nis nga ora 12:00 në sheshin Zahir Pajaziti.
    Po ashtu sot gjatë ditës në ora 10:00, Bordi i Zyrës së Rregullatorit për Energji (ZRrE) mban mbledhjen e radhës.
    Në këtë mbledhje pos pikave të tjera të diskutmi do të shqyrtohet dhe miratohet propozimi për rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

    Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
    raportoni këtu.

    JOQ Sondazh

  • Trajneri Conte me dhimbje koke pas barazimit ndaj Bologna, humbet 3 titullarë për ndeshjen e radhës

    Trajneri Conte me dhimbje koke pas barazimit ndaj Bologna, humbet 3 titullarë për ndeshjen e radhës

    8 Prill 2025

    9:16

    Telesport

    Pas barazimit 1-1 ndaj Bologna, disa lajme jo të mira kanë mbërritur nga fusha për trajnerin e Napoli, Antonio Conte. Për ndeshjen e radhës ndaj Empoli, ai nuk do të ketë në dispozicion 3 lojtarë.
    Bëhet fjalë për Scott McTominay, Giovanni Di Lorenzo dhe Frank Zambo Anguissa. Tri titullarë të rëndësishëm të skuadrës napoletane, që është në garë për titullin kampion në Serie A.
    McTominay kërkoi të zëvendësohet në minutën e 70-të për shkak të një problemi muskulor. Skocezi doli me dhimbje të mëdha dhe do të duhet të vlerësohet përpara ndeshjes kundër Empoli.
    “Scott mori një goditje në kofshë dhe doli sepse kishte dhimbje të forta. Ai ka një problem muskulor që shpresojmë ta zgjidhim për ndeshjen e radhës“, tha Stellini, zv.trajneri i Napoli që drejtoi ekipin pas skualifikimit të Conte.
    Ndërsa Giovanni Di Lorenzo dhe Frank Zambo Anguissa do të mungojnë pasi janë të skualifikuar. Të dy u ndëshkuan me karton të verdhë në këtë ndeshje dhe do të mungojnë ndaj Empoli.

  • Gonzato optimist për ecurinë e negociatave: Po zhvillohen mbi një bazë të qëndrueshme!

    Gonzato optimist për ecurinë e negociatave: Po zhvillohen mbi një bazë të qëndrueshme!

    Ambasadori i BE-së në Tiranë, Silvio Gonzato i tha Klan News se edhe pse ende nuk ka një datë për konferencën e radhës ndërqeveritare, ai është besimplotë tek presidenca polake.“Unë mendoj se negociatat po zhvillohen mbi një bazë të qëndrueshme. Duhet që ky proçes të mbështetet por deri tani ka ecur mirë. Reforma në shtetin ligjor është pjesa kyce e këtij proçesi. Çdo gjë e ndërlidhur me sistemin e drejtësisë do të ndihmojë në ecurinë e negociatave. Nuk kemi ende një datë për konferencën ndërqeveritare të radhës, kjo varet nga presidenca polake, por une jam shumë optimist për këtë”, u shpreh Gonzato.
    Në një komunikim me presidencën polake të BE-së, thuhet se ambasadorët e shteteve anëtare do të mblidhen të premten e ardhshme në Bruksel për të vendosur në lidhje me ecuinë e negociatave me vendin tonë.Javën e kaluar përfunduan bisedimet teknike për dy grupkapitujt e radhës, Tregu i brendshëm dhe Konkurrenca dhe për pozicionin e përbashkët. Këto zhvillime ndodhin në një kohë që shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas ka konfirmuar zyrtarisht që do të jetë të martën në Tiranë.
    Një konferencë e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Rama është planifikuar të martën në orën 10:25. Ajo do të jetë pjesë e dialogut e parë të sigurisë BE-Shqipëri me ministrat Hasani dhe Vengu.
    Gjithashtu, do të marrë pjesë në nënshkrimin e marrëveshjeve të grantit dhe kredisë nga Banka Europiane e Investimeve për zhvillimin e hekurudhës Durrës-Rrogozhinë.
    Më 15 Tetor, me Shqipërinë i hap grup-kapitulli për çështjet themelore që përfshin reformat kyçe në drejtësi, sundimin e ligjit, të drejtat themelore dhe funksionimin e institucioneve demokratike.
    Më 17 Dhjetor janë hapur diskutimet për grup-kapitullin e gjashtë, atë për marrëdhëniet e jashtme, politikën e sigurisë dhe atë të mbrojtjes.
    Klan News

  • “Nuk duhet të mendojmë për titullin por për ndeshjen e radhës për të evituar gabime”

    “Nuk duhet të mendojmë për titullin por për ndeshjen e radhës për të evituar gabime”

    4 Prill 2025

    10:36

    Telesport

    Sulmuesi Diogo Jota ishte njeriu që i dha fitoren skuadrës së Liverpool, 1-0 në derbin ndaj Everton. “Reds” kanë një avantazh të konsiderueshëm në renditje ndaj rivalëve, duke qenë shumë pranë titullin kampion në Premier League.
    Në prag të ndeshjes së radhës, atë ndaj Fulham ditën e shtunë, Jota thotë: “Në teori mund të ndodhin kaq shumë gjëra deri në fund të sezonit, ndaj nuk duhet të mendojmë se gjërat kanë përfunduar”.
    “Edhe në ndeshjen e fundit ndaj Everton ne ndjemë dje se sa e vështirë është të fitosh një ndeshje në Premier League. Kjo tregon gjithashtu se me tetë ndeshje para përfundimit ka një betejë të fortë mes skuadrave”, tha portugezi.
    “Çdo sfidë ka vështirësitë e saj, duke filluar nga e diela kundër Fulham, i cili gjithashtu po kalon një sezon shumë të mirë. Ndaj, duhet t’i marrim sfidat një e nga një, duke dhënë sërish maksimumin tonë për të marrë tri pikët”, tha Jota.

  • Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Berishës, ja kur do të mbahet gjyqi i radhës

    Shtyhet seanca gjyqësore ndaj Berishës, ja kur do të mbahet gjyqi i radhës

    Seanca gjyqësore ndaj kreut të PD, Sali Berisha është shtyrë këtë të premte.

    Shkaku, sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha është se mungonte avokati Klodian Skenderaj.
    Seanca e radhës do të mbahet më 11 prill ora 09:30.

    Top Channel

  • Nuk kanë fund surprizat në Ferma Vip 2! Kush janë tre fermerët e radhës?

    Nuk kanë fund surprizat në Ferma Vip 2! Kush janë tre fermerët e radhës?

    Aktorë, këngëtarë, Miss-e, modelë, poetë, dhe ende nuk ka mbaruar futja e konkurentëve në edicionin e dytë të Ferma Vip në Vizion Plus.
    Tre fermerët e radhës janë Lim Hoti, Ester Alushi dhe Nur Khazali, të cilët do të sfidojnë çdo fermer tjetër aty brenda për 90n ditë me radhë për të fituar në fund 100 mijë euro.
    Nën moderimin e të magjishmes Luana Vjollca dhe opinionistëve  tejët karizmatikë si Kastro Ziso dhe Zhaku, Ferma Vip 2 premton spektakël çdo minutë.

  • “A po vjen se m’ka marrë malli?” Një tjetër hyrje melodioze në Ferma Vip 2, kush është fermeri i radhës?

    “A po vjen se m’ka marrë malli?” Një tjetër hyrje melodioze në Ferma Vip 2, kush është fermeri i radhës?

     
    Pas Big Basta një tjetër këngëtar hyri në Ferrma Vip 2 nën tingujt e muzikës.
    Anduel Kovaçi është fermeri i radhës i cili u bë pjesë e spektaklit të shqiptarëve, duke u bashkuar me shumë yjë që tashmë prej orës 21:00 janë zyrtarisht fermerë të Ferma Vip 2.

    Ndërkohë pjesë e Ferma Vip 2 u bë edhe modeli Ylli Dreshaj.
    Kujdes! Surprizat nuk kanë mbaruar, mos u largoni nga ekrani i Vizion Plus.

  • Shehi në 2984: Rama ju ka vënë “karrotën” e BE shqiptarëve para për zgjedhjet e 11 maj

    Shehi në 2984: Rama ju ka vënë “karrotën” e BE shqiptarëve para për zgjedhjet e 11 maj

    Kreu i LZHK, Dashamir Shehi i ftuar në 2984 të Albano Bogdos në Vizion Plus, ka folur për zgjedhjet e 11 majit dhe premtimet elektorale.
    I pyetur për premtimin e Ramës që po ju bën shqiptarëve në këto zgjedhje që nëse votojnë PS do të integrohen në BE, Shehi tha se kjo është karrota e radhës.
    Siaps tij njerëzve gjatë fushatës i duhet dhënë diçka, që mund të jetë njëlloj kërcënimi ose një tip “karrote” për tu marrë votën.

    “Njerëzve duihet me ju vu diçka përpara, ose ndonjë rrezik me u tremb, ose ndonjë karrotë. Karrota e radhës është BE. Para 12 vitesh ishte dajra dhe tepsia, tani e kemi ngrit piacën, kemi Europën. Hajde e mos i thuaj popull i poshtër”, u shpreh Shehi.