Për të 26 herë me radhë deputetët e Kuvendit të Kosovës dështuan të konstituojnë përbërjen e re parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit. Edhe në seancën e radhës ligjvënësit refuzuan të formojnë komisionin që do të mbikëqyrë një votim të fshehtë për kreun e ri të kuvendit.
Votimi i fshehtë është propozuar nga kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, pasi kandatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryeparlamentare, Albulena Haxhiu, nuk ka arritur të sigurojë 61 votat e nevojshme për tu zgjedhur.
I vetmi kompromis që arritën deputetët gjatë së mërkurës, ishte zhvendosja me një ditë e seancës së radhë. Pas konsultimit të thirrur nga kryesuesi Dehari ligjvënësit u dakordësuan që ajo të mbahet nesër më 5 qershor, pasi të premten është festa zyrtare e Kurban Bajramit.
Kjo është hera e parë që deputetët do të mblidhen dy ditë me radhë në përpjekje për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Nga PDK e LDK ritheksuan se Vetëvendosje nuk e do zgjidhjen, ndërsa kreu I Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj shprehu besimin se zgjidhja do të vijë shpejt.
Tag: radhës
-

Dështon seanca e radhës në Kosovë, s’ka kompromis për konstituim, por për pushim
-

Ish-shefi i CIA zbulon shtetin evropian të radhës që Rusia do të sulmojë
David Petraeus, ish-shefi i CIA-s dhe gjenerali amerikan me përvojë ushtarake, paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin mund të ndërmarrë një sulm ndaj një shteti të NATO-s nëse arrin sukses ushtarak në Ukrainë.
Duke folur në institutin “Policy Exchange” në Londër ai tha se Lituania është më e rrezikuara, duke shtuar se Moska mund të ndërmarrë një provokim ndaj saj për të testuar vendosmërinë e Perëndimit ose si hap drejt një ofensive më të gjerë.
Petraeus kritikoi reagimet e ngadalta të Perëndimit ndaj nevojave të Ukrainës. Ai tha se vonesat në dërgimin e tankeve Abrams, avionëve F-16 dhe armatimeve të tjera i kanë kushtuar shumë Ukrainës në fushën e betejës.
“Ne duhet të kishim vepruar më herët dhe më fuqishëm për të ndryshuar dinamikën në fushëbetejë dhe për t’i treguar Moskës se kostoja e agresionit është e papranueshme”, deklaroi Petraeus.
Ai kritikoi si ish-presidentin Joe Biden për hezitimet në armatosjen e Ukrainës, ashtu edhe presidentin Donald Trump për qëndrimin e butë ndaj Putinit. Petraeus tha gjithashtu se Britania duhet të tërhiqet nga marrëveshjet ndërkombëtare që ndalojnë përdorimin e municioneve thërrmuese, pasi sipas tij, ato mund të shërbejnë si një mjet i fuqishëm parandalues.
Gjithashtu theksoi se qëllimi i Rusisë është rrëzimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe vendosja e një qeverie kukull. “Nëse kjo ndodh, Lituania është objektivi i radhës”, paralajmëroi ai. -

Ish-shefi i CIA tregon vendin e radhës që do të sulmojë Rusia
Ish-shefi i CIA-s dhe gjenerali amerikan me përvojë ushtarake, David Petraeus, paralajmëroi se presidenti rus Vladimir Putin mund të ndërmarrë një sulm ndaj një shteti të NATO-s nëse arrin sukses ushtarak në Ukrainë.
Ai tha se Lituania është më e rrezikuara, duke shtuar se Moska mund të ndërmarrë një provokim ndaj saj për të testuar vendosmërinë e Perëndimit ose si hap drejt një ofensive më të gjerë.
Duke folur në institutin “Policy Exchange” në Londër, Petraeus kritikoi reagimet e ngadalta të Perëndimit ndaj nevojave të Ukrainës. Ai tha se vonesat në dërgimin e tankeve Abrams, avionëve F-16 dhe armatimeve të tjera i kanë kushtuar shumë Ukrainës në fushën e betejës.
“Ne duhet të kishim vepruar më herët dhe më fuqishëm për të ndryshuar dinamikën në fushëbetejë dhe për t’i treguar Moskës se kostoja e agresionit është e papranueshme”, deklaroi Petraeus.
Ai kritikoi si ish-presidentin Joe Biden për hezitimet në armatosjen e Ukrainës, ashtu edhe presidentin Donald Trump për qëndrimin e butë ndaj Putinit. Petraeus tha gjithashtu se Britania duhet të tërhiqet nga marrëveshjet ndërkombëtare që ndalojnë përdorimin e municioneve thërrmuese, pasi sipas tij, ato mund të shërbejnë si një mjet i fuqishëm parandalues.
Petraeus theksoi se qëllimi i Rusisë është rrëzimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky dhe vendosja e një qeverie kukull. “Nëse kjo ndodh, Lituania është objektivi i radhës”, paralajmëroi ai. -

“Opozita vazhdon të jetë viktimë”, Sula tregon pse nuk ishte sot në Kuvend: Herën tjetër do shkoj me…
U mbajt sot seanca e radhës e Kuvendit, në vazhdën e seanca të mëparshme, për t’i lënë vendin Kuvendit të ri pas shtatorit.
E ndërsa ende ai është deputet i Shqipërisë, Dashnor Sula nuk ishte këtë të enjte në sallë. Në Top Story ai tha se e kishte të pamundur të ishte për shkak të një angazhimi familjar. Por do të jetë në seancat e radhës që kanë mbetur.
Ai tha se kur të jetë në sallë do të bëjë dhe një propozim…
“Unë e kisha të pamundur për një angazhim familjarë. Ishte një seancë jo seancë, thjeshtë një qasje siç ka qenë e kaluara, një aktor force dhe gjithçka që ka mazhoranca, dhe një viktimë siç ishim dhe vazhdon të jetë viktimë më e madhe, opozita. Në seancat e tjera do të jem, dhe do bëj një propozim për deputetët, që më mirë Shqipëria të kthehet në monarki kushtetuese, sepse ai parlament është pa vlerë. Jemi republike kryeministrore”, tha Sula. -

Ankimimi i radhës në KAS, Partia Demokratike kërkon përsëritjen e zgjedhjeve në Shkodër
Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore ka bërë ankimimin e radhës në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve.
PD miraton kundërshtimin e tabelës përmbledhëse të rezultatit për qarkun e Shkodrës dhe shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit, duke përshkruar “një sërë problematikash që cenuan integritetin e procesit zgjedhor”.
Në kërkesën drejtuar KQZ, PD shprehet se në pesë bashkitë e qarkut Shkodër, u raportua për një sistem të organizuar të patronazhistëve, që shoqëronin votuesit deri pranë qendrave të votimit, duke ndikuar në mënyrë të paligjshme mbi vullnetin e tyre.
Sipas PD-së, u raportuan probleme serioze lidhur me blerjen e votës dhe përdorimin e personave me precedent kriminalë.
Në zgjedhjet parlamentare të 11 majit, me 43025 vota të grumbulluara Partia Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore fitoi në Shkodër pesë mandate, ndërsa Partia Socialiste me 40421 fitoi 4 mandate.Top Channel
-

Malltezi bën përpjekjen e radhës për liri në Gjykatën e Lartë
Jamarbër Malltezi i pandehur në dosjen “Partizani” ka bërë përpjekjen e radhës për liri në Gjykatën e Lartë.
Dhëndri i ish-kryeministrit kundërshton në këtë gjykatë vendimet e dy shkallëve më të ulëta për lënien e tij në masën “arrest në shtëpi”, masë që e vuan prej nëntorit 2023. Rekursin në Gjykatën e Lartë Malltezi e ka bazuar edhe në vendimarrjen e Strasburgut për çështjen “Gëllçi kundër Shqipërisë”.Referuar vendimit të Gjykatës Eurpiane të të Drejtave të Njeriut, që në shqyrtimin e ankimit të ish-drejtuesit të Përgjithshëm të Radio-Televizionit Shqiptar, Thoma Gëllçi, konstatoi shkelje të Konventës për periudhën e mbajtjes në paraburgim, avokatët e Malltezit kërkojnë shfuqizimin e masës “arrest në shtëpi”.
-

DOKUMENTI – Thirret mbledhja e radhës e Këshillit Bashkiak Shkodër, a do të vazhdojnë bojkotin PSD dhe PD?!
Këshilli Bashkiak i Shkodrës, përmes njoftimit zyrtar të kryetarit Oltion Luli, ka njoftuar mbledhjen e radhës. Vlen të theksohet se dy mbledhjet e fundit, janë ndërprerë për mungesë kuorumi, pas bojkotit nga këshilltarë të PSD dhe PD.
Dilema pa këtij njoftimi është e thjeshtë: A do të paraqiten në mbledhje këshilltarët e PSD dhe PD, meqenëse edhe “klima e nxehtë” e zgjedhjeve, ka përfunduar?
Interesant është fakti se miratimi i fondit 6% të ndihmës ekonomike për muajin prill, është sërish pikë e parafundit e rendit të ditës, pikë të cilën këshilltarët e PD- së në mbledhjen e fundit, kërkuan të zhvendoset e para për ta miratuar.
Ndërkohë, kjo mbledhje mund të konsiderohet vijim dy paraardhëseve, në tentativë për të vijuar me rendin e ditës së tyre, ku ka projektvendime mjaft të rëndësishme për të shqyrtuar, të cilat mund ti shihni në dokumentin më poshtë.ShkodraWeb është një hapësirë lirie, pa censurë dhe kufizime! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të bashkëpunuar.
Ju mirëpresim! -

Berisha “harron” votën e diasporës
Teksa është konfirmuar tashmë fitorja e radhës e PS-së në zgjedhje, siç dhe humbja e radhës e PD-së, njehsuar me emrat e Ramës e Berishës, ky i fundit ka vijuar me të njëjtat pretendime mbi votime problematike, apo ndryshe, zgjedhje jo të lira.
“Ju jeni dëshmitarë se si në mes të fushatës, një javë para zgjedhjeve, Edi Rama u damkos si që blen vota me lek, me zarfa, me prokurorime, me kanabis, me punësime. Të gjitha format e blerjes së votës”, tha Berisha në në një dalje për media.
Por kësaj here ishte dhe vota e diasporës, e cila siç rezulton, edhe ajo ka shkuar për PS-në.
Procesi i numërimit të zarfeve nga Diaspora është në zhvillim e sipër, ku deri më tani janë hapur 46012 nga 194889 të tilla.
Sipas përditësimit nga KQZ, Partia Socialiste vazhdon të fitoj vota shumë herë dhe më shumë, ku deri më tani ka marrë 24899 vota ose 54.51, ndërsa Partia Demokratike-ASHM nuk ka ndonjë ndryshim të madh, teksa zotëron 13026 vota ose 28.52%.
Ndërkohë, nga partitë e vogla, edhe Nisma Shqipëria Bëhet ka marrë 3852 ose 8.43%, ndërsa Mundësia e Agron Shehajt ka fituar 1484 ose 3.25%. /tesheshi.com/
-

“Ky është presioni i radhës ndaj një tjetër komisioneri të Partisë Demokratike”, Luçiano Boçi publikon shkresën
Shkruan në Facebook drejtuesi politik i PD- së për qarkun Shkodër, Luçiano Boçi: Një tjetër akt prej shantazhuesi i një njëriu që me paçavuret e zyrës së tij, kërkon të ushtrojë presion ndaj administratës së tij.
Benet, kjo është fytyra jote e vërtetë. Hakmarrja. Presioni. Frika.
Ky është presioni i radhës ndaj një tjetër komisioneri të Partisë Demokratike. Vetëm e vetëm sepse nuk mendon si Beneti.
Ajo çfarë ty të frikëson Benet, ne na bën më të fortë: liria! Lirinë që ti e ke dorëzuar për pazar. Edhe pse një fotokopje e shëmtuar e Edi Ramës, shefit të shpirtit tënd të kapur, më 11 Maj do të mbetesh një mini-diktator në tentativë.
Hiq dorë Benet.
Të Dielen, do ta marrësh përgjigjen edhe nga administrata jote që e shantazhon. Shkodranët tashma të njohin “si paren e kuqe”.Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë.
Ju mirëpresim! -

SYRI TV/ Protesta për Aeroportin e Vlorës, qytetarët: Shfaqje elektorale e radhës, po favorizohen oligarkët
Organizatat e mbrojtjes së mjedisit protestuan përpara Gjykatës së Lartë, duke kërkuar pezullimin e punimeve në aeroportin e Vlorës. Sipas tyre, Gjykata e Lartë po mban peng vendimin, që kthente për rishqyrtim çështjen në Gjykatën e Apelit, duke favorizuar qeverinë për vijimin e punimeve. Për protestuesit, testimi i pistës së aeroportit është shfaqja e radhës elektorale dhe favorizim i oligarkëve. Kritika pati edhe për Ministrinë e Turizmit, që sipas tyre zona ku po punohet për aeroportin, është zonë e mbrojtur.
Syri TV
Organizatat e mbrojtjes së mjedisit protestuan këtë të mërkurë pranë Gjykatës së Lartë për ndërtimin e aeroportit të Vlorës,ndërsa vijojnë punimet pranë zonës së mbrojtur Nartë-Vjosë.
Protestuesit kërkuan që Gjykata Supreme të zbardhë arsyetimin e vendimit të një viti më parë, që detyronte Gjykatën e Apelit të rimerrte në shqyrtim çështjen për pezullimin e punimeve në këtë aeroport. Sipas tyre, vendimi i qeverisë dhe Ministrisë së Infrastrukturës për testimin e pistës së aeroportit të Vlorës, nuk është gjë tjetër veçse një shfaqje elektorale e radhës dhe favorizim të oligarkëve.
Organizatat mjedisore këmbëngulin se zona ku po kryhen punimet për aeroportin e Vlorës, është zonë e mbrojtur, ndërsa nuk kursyen kritikat as ndaj Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.
Më herët qeveria shqiptare tentoi të përdorte emrin e aeroportit ndërkombëtar të Mynihut, në Gjermani, për përfshirjen e këtij të fundit në projektin për ndërtimin e aeroportit të Vlorës, gjë që u hodh poshtë nga autoritetet aeroportuale të Mynihut. Në prill të këtij viti, aeroporti i Mynihut përmes këshillit të qytetit, njoftoi tërheqjen nga projekti i diskutueshëm i ndërtimit të aeroportit të ri në Vlorë.