Tag: radhazi

  • Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë në Superiore!

    Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 4-0 dhe ngre titullin e dytë në Superiore!

    Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi.
    Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 4-0 në finale ndaj Vllaznisë në ndeshjen e luajtur në Arenën Kombëtare.
    Heroi i finales ishte Redi Lushkja, i cili realizoi 2 gola, një në minutën e 6 dhe një në të 49-n, ndërsa goli që vulosi titullin u shënua në fund nga Leo Melo, por nuk u mbyll me kaq pasi në sekondat e fundit realizoi edhe Ujka.
    Ndërkohë, shumë pak për Vllazninë në këtë finale, e cila nuk arriti të paktën të kënaqte mijëra tifozë shkodranë që kishin mbushur stadiumin me shpresën e rikthimit të titullit.
    Ky është titulli i dytë radhazi që shkon në Rrogozhinë

  • Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 3-0 dhe ngre titullin e dytë në Superiore!

    Egnatia shkruan historinë, mposht Vllazninë 3-0 dhe ngre titullin e dytë në Superiore!

    Egnatia e Rrogozhinës është kampione e Kategorisë Superiore për të dytin vit radhazi.
    Skuadra e Edlir Tetovës triumfoi bindshëm 3-0 në finale ndaj Vllaznisë në ndeshjen e luajtur në Arenën Kombëtare.
    Heroi i finales ishte Redi Lushkja, i cili realizoi 2 gola, një në minutën e 6 dhe një në të 49-n, ndërsa goli që vulosi titullin u shënua në fund nga Leo Melo. Ndërkohë, shumë pak për Vllazninë në këtë finale, e cila nuk arriti të paktën të kënaqte mijëra tifozë shkodranë që kishin mbushur stadiumin me shpresën e rikthimit të titullit.
    Ky është titulli i dytë radhazi që shkon në Rrogozhinë.

  • LIVE, Vllaznia-Egnatia/ Goli i Lushkjas vendos pjesën e parë, Egnatia pranë titullit të dytë radhazi

    LIVE, Vllaznia-Egnatia/ Goli i Lushkjas vendos pjesën e parë, Egnatia pranë titullit të dytë radhazi

    Në “Arenën Kombëtare” është duke u zhvilluar finalja e “Abissnet Superiores” mes Vllaznisë dhe Egnatias. Pjesa e parë ka përfunduar me rezultatin 0-1 në favor të rrogozhinasve. Deri më tani po vendos goli i shënuar nga Regi Lushkja.
    Ky i fundit gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 6 të takimit. Një rezultat që i jep më tepër qetësi kampit të Egnatias, që është pranë titullit kampion të dytë radhazi./Sport Ekspres/

  • VIDEO/ GOOOOOL! Krisjtan Asllani shënon përsëri në Serinë A, tund rrjetën për herë të dytë radhazi

    VIDEO/ GOOOOOL! Krisjtan Asllani shënon përsëri në Serinë A, tund rrjetën për herë të dytë radhazi

    Kristjan Asllani ka gjetur përsëri rrugën e rrjetës në Serinë A. Futbollisti shqiptar ka shënuar për të dytën ndeshje radhazi në kampionat. Edhe mbrëmjen e sotme ai është përzgjedhur titullar kundër Torinos nga Inzagi dhe besimin e këtij të fundit është duke e shpërblyer në fushën e lojës.
    Edhe këtë herë goli u realizua nga pika e bardhë e 11 metrave. Asllani mori përsipër gjuajtjen e penalltisë në minutën e 48 të ndeshjes, kur me shumë gjakftohtësi arriti ta dërgonte topin pas shpinës së portierit Milinkoviç-Saviç. Interi është duke udhëhequr me shifrat 0-2./Sport Ekspres/

  • Partizani U-17 kampion pas barazimit me Tiranën, fiton titullin kampion për herë të dytë radhazi

    Partizani U-17 kampion pas barazimit me Tiranën, fiton titullin kampion për herë të dytë radhazi

    Partizani U-17 është shpallur kampion i Shqipërisë për sezonin 2024-2025. 17 vjeçarët e kuq falë barazimit 3 – 3 të arritur sot në përballjen finale ndaj rivalëve të Tiranës kanë ruajtur kryesimin me 41 pikë duke siguruar në kompleksin sportiv “Skënder Halili” titullin kampion, 1 pikë më shumë se bardheblutë.
    Për të kuqtë golat u shënuan nga Himallari 6′, 45′ dhe Hyka 13′, ndërsa te Tirana realizoi dopietë Gjini, ndërsa goli tjetër i shënua nga Bami.
    Një sukses i merituar për të besuarit e trajnerit Aldo Duro që arrijnë të rikonfirmohen kampion të Shqipërisë për moshat U-17 duke koleksionuar titullin e 2-të radhazi.

  • Dy fitore radhazi, te Borussia ka optimizëm para ndeshjes me Barcelonën: Mund t’ia dalim mbanë

    Dy fitore radhazi, te Borussia ka optimizëm para ndeshjes me Barcelonën: Mund t’ia dalim mbanë

    7 Prill 2025

    13:18

    Telesport

    Rritja e Borussia Dortmund në Bundesliga vazhdon pas dy fitoreve radhazi: 3-1 në shtëpi kundër Mainz dhe suksesit 4-1 jashtë fushe, ndaj Freiburg.
    Rezultate që kanë kthyer disi qetësinë te verdhezinjtë, sidomos në prag të ndeshjes në Champions League, ditën e mërkurë ndaj Barcelona, në Spanjë.
    Trajneri Niko Kovac, duke komentuar situatën tha: “Ndeshja e radhës e rëndësishme është në Barcelonë, një sfidë krejt tjetër sepse po luajmë kundër një prej skuadrave më të forta në Evropë”.
    “Duhet të dimë të mbrohemi mirë. Ne kemi parë tashmë se ne mund ta bëjmë këtë. Të gjithë jemi këtu për të ndihmuar njëri-tjetrin. Të gjithë janë të gatshëm të bëjnë përpjekje”, tha Kovac.
    “Vetëm së bashku mund të kemi sukses. Jam i lumtur që Serhou Guirassy shënoi pas lëndimit të tij dhe që Jamie Gittens shënoi sërish. Një fitore e plotë dhe të gjithë sulmuesit shënuan”, komentoi Niko Kovac.

  • Frenoi Romën pas 7 fitoresh radhazi, Tudor: Më pëlqeu mentaliteti i ekipit tim, ky barazim na jep besim

    Frenoi Romën pas 7 fitoresh radhazi, Tudor: Më pëlqeu mentaliteti i ekipit tim, ky barazim na jep besim

    Igor Tudor u shfaq gjithsesi i kënaqur, pavarësisht barazimit të Juventusit të tij kundër Romës në kryeqytet, pas avantazhit fillestar të arritur nga Locatelli: “Kapiteni ynë shënoi një gol të madh, me cilësi. Më pëlqyen qasja dhe mentaliteti i treguar në fillim të ndeshjes, nuk ishte diçka e vetëkuptueshme duke parë momentin nga i cili vinim (i referohet ndërrimit të stafit teknik).
    Shtymë përpara dhe bëmë gjëra interesante, pastaj në pjesën e dytë Roma ndryshoi sistemin e lojës. Pësuam gol nga një goditje standarde, që është një detaj jo i parëndësishëm. Në fund treguam se ne e donim më shumë fitoren. Gjithsesi, është një barazim që na jep besim, i arritur në fushën e një skuadre që vinte nga 7 fitore radhazi. Jemi në rrugën e duhur”.
    Goli i Romës erdhi nga një goditje nga këndi, në një sezon ku bardhezinjtë kanë pasur shumë përqendrim të dobët në goditjet standarde: “Në ato situata duhet përqendrim, por duhet thënë se shumëçka varet edhe nga struktura fizike e lojtarëve. Ne na mungojnë Gatti, Bremer dhe gjithashtu Cabal. Sigurisht që në të ardhmen do të duhet të përmirësohemi në këtë aspekt”.
    Përsa iu përket risive taktike: “Donim të shtynim përpara me mbrojtësit anësorë pa lënë hapësira për kundërsulme, pasi është një veçori shumë e rrezikshme e Romës. Për këtë arsye punojmë shumë në markimet parandaluese”.
    Së fundi, Tudor shpjegoi përzierjen e emocioneve dhe tensionit që ka përjetuar që kur mori drejtimin e Juves: “Udhëtova 10 orë me makinë për të mbërritur në Torino, sepse nuk doja të merrja avionin. Edhe në vitin 1998, kur erdha si lojtar te Juventusi, udhëtova për orë të tëra me makinë.
    Tani kam rreth 10 ditë këtu, emocionet po bien dalëngadalë. Po mendoj për punën dhe objektivin; vendin e katërt në renditjen finale të kampionatit. Nga jashtë duket një punë ku mund t’i shijosh shumë gjërat, por nga brenda nuk është aspak kështu…”

  • FSHF organizon për të tretin vit radhazi seleksionime në SHBA, si mund të bëheni pjesë

    FSHF organizon për të tretin vit radhazi seleksionime në SHBA, si mund të bëheni pjesë

    Federata e Futbollit do të organizojë për të tretin vit radhazi seleksionime me futbollistë shqiptarë të talentuar, vajza dhe djem, që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.
    Ky seleksionim, i kthyer tashmë në një traditë për komunitetin shqiptar në SHBA dhe Kanada, do të zhvillohet më 28 qershor 2025, në kompleksin “Hudson Sports Complex, Warwick NY”, dhe do të fokusohet te lojtarët e vitlindjeve 2009, 2010, 2011, 2012 dhe 2013.
    Në këto seleksionime do të marrë pjesë edhe përgjegjësi i skautizmit në FSHF, Ardi Behari, i cili do të ndjekë nga afër gjithë procesin me futbollistët shqiptarë të talentuar që jetojnë në SHBA dhe Kanada.
    Qëllimi i këtij projekti është identifikimi i talenteve të reja, që mund të jenë potencial i vlefshëm për ekipet kombëtare të moshave, si për vajzat ashtu edhe për djemtë.
    Për të marrë pjesë, të interesuarit duhet të dërgojnë të dhënat e tyre në adresën e e-mailit, ansi@ab7socceracademy.com ose hsalihi@fshf.al duke specifikuar: emrin, mbiemrin, datëlindjen, klubin ku aktivizohen, pozicionin në fushë, uebfaqen zyrtare të klubit, pasaportën që zotërojnë, si dhe një numër kontakti.

  • Lufta tregtare, tregjet vazhdojnë të bien në SHBA! BBC: Java më e keqe për stoqet amerikane që nga Covid

    Lufta tregtare, tregjet vazhdojnë të bien në SHBA! BBC: Java më e keqe për stoqet amerikane që nga Covid

    Aksionet globale u tronditën për të dytën ditë radhazi, ndërsa bota vazhdon të reagojë ndaj tarifave të Donald Trump.

     
    Kina u bë vendi i parë që lëshoi ​​tarifa hakmarrëse për të gjitha importet e SHBA – duke përshkallëzuar një luftë tregtare tashmë të diskutueshme. Nga e enjtja e ardhshme mallrat amerikane që vijnë në Kinë do të goditen me një taksë prej 34%. Ministria kineze e Tregtisë tha gjithashtu se do të vendosë më shumë kontrolle mbi eksportet e mineraleve të rralla, të cilat përdoren në produkte të teknologjisë së lartë, si çipat kompjuterikë dhe bateritë e automjeteve elektrike. Në listën e mineraleve që u nënshtrohen kontrolleve u përfshinë samariumi dhe përbërjet e tij, të cilat përdoren në prodhimin e aeroplanëve dhe në sektorin e mbrojtjes. Pekini gjithashtu njoftoi se ka dorëzuar padi në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT) në lidhje me çështjen e tarifave.
    Ende nuk dihet nëse kombet e tjera do të marrin masa hakmarrëse, por kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer tha se një “luftë tregtare gjithëpërfshirëse do të ishte jashtëzakonisht e dëmshme”.
    Në Nju Jork, tregtarët e Wall Street filluan ditën pas një raporti më të fortë se sa pritej për tregun e punës në SHBA, por tregjet ranë kur Bursa e Nju Jorkut u hap të premten. Për të dytën ditë radhazi, pati rënie të stoqeve.
     

    Top Channel

  • (VIDEO) Juljan Shehu nuk ndalet, tjetër gol në kampionatin polak por edhe një mesazh taktik për Sylvinhon!

    (VIDEO) Juljan Shehu nuk ndalet, tjetër gol në kampionatin polak por edhe një mesazh taktik për Sylvinhon!

    4 Prill 2025

    22:05

    Telesport

    Grumbullimi me Shqipërinë, debutimi në “Arenën Kombëtare” dhe më pas shkëlqimi në Poloni me dy gola radhazi në dy ndeshjet e fundit. Për Juljan Shehun duket se gjërat po shkojnë super dhe djaloshi ëshët duke fituar skenën me punë dhe pa fjalë.
    Sonte, një tjetër gol, këtë herë si sulmues zone, duke nisur dhe ndjekur aksionin deri në finalizim, me një veprim të bukur brenda zonës dhe me teknikë.
    Ai luajti si mesfushor më i tërhequr te Shqipëria por në fakt ka hap dhe potencial të dalë përpara të bëjë inkursorin për t’u futur brenda zone siç dëshmon edhe ky gol sonte, që është i dyti radhazi.
    GOLI I SHEHUT – VIDEO