Tag: radhazi

  • “Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

    “Kishte 3 vjet që nuk luante 3 ndeshje radhazi”, trajneri i Torinos i del në krah Asllanit

    Trajneri i Torinos, Marco Baroni, foli në konferencë për shtyp pas fitores 1-0 ndaj Napolit.
    Ai u ndal edhe te mesfushori shqiptar i ekipit nga Torino, Kristjan Asllani.

    “Asllani nuk kishte luajtur tre ndeshje radhazi për tre vjet. Kjo qëndrueshmëri dhe aftësi për t’u dhënë kohë loje lojtarëve si Simeone dhe Ngonge na ka bërë të paguajmë për situata të caktuara, por gjithmonë kam pasur besim te grupi.
    Na duhet punë e palodhur, përulësi dhe një qëndrim i vazhdueshëm pozitiv për të luajtur si duhet”- tha Baroni.
    © BalkanWeb

  • Shqipëria merr kritika, por kuqezinjtë janë më mirë se para Europianit

    Shqipëria merr kritika, por kuqezinjtë janë më mirë se para Europianit

    Shqipëria arriti të fitonte ndaj Jordanisë në miqësore me rezultatin 4-2, duke e çuar në këtë mënyrë në 4 numrin e fitoreve radhazi, mes zyrtareve dhe miqësoreve.
    Kuqezinjtë kanë mundur Gjibraltarin, Letoninë, Serbinë e Jordaninë, e madje kanë pësuar gola vetëm ndaj jordanezëve në miqësore.

    Kjo ecuri e Shqipërisë aktualisht, është më e mirë se ecuria që kuqezinjtë kishin në vitin 2023, kur arritën që të kualifikoheshin në Europian, pavarësisht se edhe asokohe, shkëlqyen dhe dhuruan emocione të jashtëzakonshme e gola mjaft të bukur.
    Ecuria e Shqipërisë gjatë eliminatoreve të Europianit, ishte 8 ndeshje, 5 fitore dhe 3 barazime, por këto 5 ndeshje nuk ndodhën radhazi duke qenë se kishte barazime mes tyre. Kuqezinjtë kanë shansin t’i bëjnë 5 fitore radhazi nëse arrijnë t’ia dalin ndaj Andorrës, fitore kjo që mund t’i japë edhe kualifikimin për në “Play Off” të Botërorit.
    © BalkanWeb

  • “Presidenti, radhazi ka shkelur Kushtetutën”/ Reagon ashpër PL: E pa precedentë, lë shumë për të dëshiruar

    “Presidenti, radhazi ka shkelur Kushtetutën”/ Reagon ashpër PL: E pa precedentë, lë shumë për të dëshiruar

    Deputetja e PL, Erisa Xhixho në një intervistë televizive u shpreh se vendimarrja e gjykatës Kushtetuese për të shpallur vakancën në vendin e Sonila Bejtjas, vë në pikëpyetje legjitimitetin e gjykatës.
    Erisa Xhixho:
    Dekreti me të cilin është emëruar zonja Bejtja ka qenë shumë i qartë. Që mandati i saj mbaronte në 2028. Dhe padyshim që kjo vendimarrje vë në pikëpyetje legjitimetin e gjykatës Kushtetuese.
    Në sensin e kësaj ndërhyrjeje që bëhet në mandatin e kësaj gjyqtareje. Mendoj që presidenti i cili tashmë radhazi ka shkelur Kushtetutën.
    Rasti flagrant ishte i zgjedhjeve lokale që dekretimi i datës së zgjedhjeve pa pritur vendimin e gjykatës Kushtetuese Padyshim ndërhyrja e tij në gjyqësorin më të lartë në hierarkinë padyshim që është një rast i paprecedentë.
    Vendimarrja lë shumë për të dëshiruar. Fakti që presidenti i Republikës i është drejtuar gjykatës Kushtetuese për të kërkuar llogari për mandatin e një nga anëtareve të gjykatës Kushtetuese duke kërkuar hapjen e vakancës për të, padyshim që është e pa precedentë.

  • 29 ndeshjeve radhazi pa humbje, De La Fuente barazon rekordin e Del Bosque: Ky ekip kërkon të arrijë më shumë

    29 ndeshjeve radhazi pa humbje, De La Fuente barazon rekordin e Del Bosque: Ky ekip kërkon të arrijë më shumë

    Fitorja 4-0 ndaj Bullgarisë e ka afruar edhe më shumë Spanjën me kualifikimin në Kupën e Botës 2026. Skuadra e trajnerit Luis De La Fuente kryeson renditjen në grupin e saj, por e veçanta e këtij suksesi ishte rekordi i 29 ndeshjeve radhazi pa humbje për të.
    Në fakt, De La Fuente barazoi rekordin e Vincente Del Bosque dhe ka shansin që ta përmirësojë edhe më tej atë. “Kjo për mua është një kënaqësi dhe gëzim i madh”, tha trajneri i kombëtares iberike.
    “Fituam ndaj Bullgarisë duke bërë një lojë të mirë dhe jemi të parët në grup. Kjo fitore ishte historike, pasi barazojmë rekordin e Del Bosque, që është një model për të gjithë ne. unë e kam admiruar gjithnjë atë”, deklaroi De La Fuente.
    “Gjithsesi, ky është një sukses për këta djem, të shkëlqyer, një grup i jashtëzakonshëm që bën gjëra të mëdha. Madje ka shanse të shkojë edhe më tej. Të gjithë ne duam më shumë nga ky ekip”, shtoi trajneri i Spanjës.
    “Ne tani po mendojmë të fitojmë ndeshjen e radhës, ndeshjen e 31-të e kështu me radhë. Ne duam të shkojmë sa më larg që të jetë e mundur dhe kjo na bën krenarë të gjithëve”, tha De La Fuente

  • Botërori 2026/ Hollandë dhe Kroaci në avantazh, Çekia në makth pas humbjes 2-1

    Botërori 2026/ Hollandë dhe Kroaci në avantazh, Çekia në makth pas humbjes 2-1

    Holanda ka hedhur një tjetër hap drejt kualifikimit në Botëror. Skuadra e Koeman fitoi lehtësisht në grupin G 4-0 kundër Finlandës, duke marrë fitoren e dytë radhazi me të njëjtin rezultat. Në Amsterdam ndeshja u zhbllokua që në minutën e 8 nga Memphis Depay, i cili më vonë do të realizonte edhe me penallti, ndërsa rrugën e rrjetës përballë Finlandës e gjeti edhe kapiteni Van Dijk, por edhe Cody Gapko.
    Kjo fitore i mban tulipanët në kuotëën e 16 pikëve pas 6 ndeshjeve, 3 më shumë se Polonia e vendit të dytë.
    Në gruypin L Kroacia thuajse siguroi vendin e parë, falë fitores 3-0 kundër Gjibraltarit. Pas golit të Fruk në pjesën e parë, një autogol në të dytën dhe rrjeta e Luka Sucic i dhanë ‘dalmatëve’ fitoren që i ngjitit në kuotën e 16 pikëve pas 6 ndeshjeve, 3 më shumë se Çekia e vendit të dytë që ka edhe një ndeshje më shumë.
    Për Çekinë e diela rezultoi një mbrëmje makthi, pasi u mposht 2-1 nga Ishujt Faroe. Këta të fundit, për herë të parë në histori, kanë siguruar 3 fitore radhazi, duke përfshirë edhe ndeshjet e shtatorit. Një ecuri e jashtëzakonshme për një skuadër që renditet e 136 në botë, ndërsa tani ka shanse reale për t’u kualifikuar në ‘play-off’ të Botërorit.

  • Gakpo: Kur luan me Liverpool nuk është e pranueshme të pësosh 3 humbje radhazi

    Gakpo: Kur luan me Liverpool nuk është e pranueshme të pësosh 3 humbje radhazi

    7 Tetor 2025

    12:34

    Telesport

    Te Liverpool situata nuk është fort e mirë pas humbjeve të fundit. Holandezi Cody Gakpo ka folur për ndeshjen e fundit, ku “reds” u mundën nga Chelsea në minutat shtesë.
    “Luajtëm më mirë se ata në pjesën e dytë. Por ata janë shumë të rrezikshëm në kundërsulm. Të pranosh gol në minutën e fundit është e vështirë për t’u pranuar”, tha holandezi.
    “Nuk mundëm ta mbanim vrullin, ndaj duhet të analizojmë si ose pse. Disi e humbëm pak dhe ata na shtynë prapa”, shtoi më tej Gakpo.
    Më tej, ai komentoi: “Nuk dua të them se kemi pak vetëbesim, por gjërat tani nuk po shkojnë mirë. Por kjo është pjesë e futbollit. Duhet të vazhdojmë të luftojmë sepse e dimë cilësinë që kemi”.
    “Kur luan në një klub kaq të madh, të humbasësh tre ndeshje radhazi nuk është mjaftueshëm mirë. Ne e dimë këtë si lojtarë. Do të analizojmë dhe do të përpiqemi të bëjmë më të mirën përsëri”, tha Gakpo.

  • Cambiaso karikon Juventus: Shumë barazime këtë sezon, por duhet të jemi të durueshëm

    Cambiaso karikon Juventus: Shumë barazime këtë sezon, por duhet të jemi të durueshëm

    6 Tetor 2025

    10:12

    Telesport

    Barazimi pa gola ndaj Milan ishte i tretë në kampionat për Juventus, i pesti radhazi për bardhezinjtë, që mbeten ende të pamposhtur në Serie A. Për Andrea Cambiaso, ky rezultat nuk ishte ai që priste.
    “Pesë barazime radhazi janë shumë, por duhet të ecim përpara me entuziazëm, që duhet ta kemi në çdo moment”, tha Andrea Cambiaso.
    “Nuk prisja asgjë ndryshe në sulm. Patjetër që mund të kishim bërë më shumë, të kishim krijuar më shumë. U përpoqëm, por nuk ia dolëm”, shtoi më tej mbrojtësi bardhezi.
    Në fund, Cambiaso tha: “Milan, krahasuar me fillimin e sezonit, ka arritur një fazë të shkëlqyer mbrojtëse. Dje ata luajtëm një fazë të mirë mbrojtëse dhe nuk na lanë shumë hapësira“.

  • Suksesi i dytë radhazi për Vllazninë, Dinamo “fundos” Flamurtarin

    Suksesi i dytë radhazi për Vllazninë, Dinamo “fundos” Flamurtarin

    Vllaznia merr fitoren e dytë radhazi në Superiore, teksa fitoi 1-0 ndaj Elbasanit. Goli i vetëm i sfidës u realizua nga Yago, në pjesën e parë. Ekipi i Martinit renditet në vendin e parë ndërsa Elbasani në të dytin.
    Në sfidën tjetër të luajtur gjatë ditës, Dinamo mundi 2-0 Flamurtarin, duke “zhytur” në vendin e fundit vlonjatët. Guindo dhe Nani, nderuan dinamovitët me golat e tyre. Superiorja luan të dielën ndeshjet e tjera.

    © BalkanWeb

    Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.Grupi Balkanweb

  • Derbi hap ndeshjet e raundit të 6-të, derbi edhe në …pankinë

    Derbi hap ndeshjet e raundit të 6-të, derbi edhe në …pankinë

    Jave 6-të Abissnet Superiore ofron derbin kryeqytetas Partizani- Tirana. Dy të mëdhatë e kryeqytetit në momentin më negativ të përballjeve mes tyre teksa si kurrë më parë si të kuqtë ashtu dhe bardheblutë janë në zonën e fundit të rëndtijes.

    Megjtithatë duket se ka edhe një ‘derbi’ mes trajnerëve respektivë. Milinkoviç vjen pas tri humbjeve radhazi e po ashtu Bordin me dy të tilla radhazi dhe një barazim me Flamurtarin.

    Kjo ndeshje e 179-ta në radhë, zhvillohet në Air Albania” me filim orën 19:00 dhe do t’i paraprijë një jave të nxehtë përpara se skuadrat të ndalin ‘vrullin’ për afro dy javë (Kombëtarja në aksion).

    Vazhdo leximin

  • VIDEO/ Spektakël i rrallë në Ligën e Europës, Roma humb tre penallti radhazi

    VIDEO/ Spektakël i rrallë në Ligën e Europës, Roma humb tre penallti radhazi

    Një episod i pazakontë dhe i rrallë u regjistrua në ndeshjen e Romës në Ligën e Europës, ku skuadra italiane arriti të humbiste të njëjtin penallti tri herë radhazi.
    Gjithçka nisi kur arbitri akordoi një penallti për Romën. Artem Dovik mori përsipër ekzekutimin, por gjuajtjen e tij e ndali në mënyrë fantastike portieri turk Ozer. Pas verifikimit, arbitri urdhëroi përsëritjen për shkak të futjes së parakohshme të lojtarëve në zonë.
    Dovbik u rikthye sërish te pika e bardhë, por skenari u përsërit: edhe herën e dytë Ozer reagoi mrekullisht, duke ruajtur rezultatin. Për habinë e të gjithëve, gjyqtari vendosi një tjetër përsëritje të penalltisë. Këtë herë ekzekutimin e mori përsipër Matias Sule, mirëpo edhe ai u ndal nga portieri turk, i cili u kthye në heroin absolut të momentit.
    Në vetëm pak minuta, Roma kishte humbur tri herë mundësinë për të kaluar në avantazh, ndërsa Ozer hyri në histori si një nga të paktët portierë që ka pritur tre penallti radhazi në një ndeshje europiane.
    Ky episod u shoqërua me emocione të jashtëzakonshme dhe pritet të mbetet gjatë në kujtesën e tifozëve si një nga momentet më të çuditshme të edicionit aktual të Ligës së Europës.

    Roma really missed the same penalty THREE times:
    ❌Artem Dovbyk takes penalty, saved by Özer❌Dovbyk retakes the penalty, saved by Özer🎬Penalty retaken again after encroachment❌Soule takes penalty, saved by Berek Özer
    Lille won the match 1-0 😮‍💨
    pic.twitter.com/stT8qOrdHR
    — Football Laughs (@FootballLaughss) October 2, 2025