Tag: racing

  • Mbyllet Botërori 2025, Bexeki fiton Çmimin e Madh të Valencias

    Mbyllet Botërori 2025, Bexeki fiton Çmimin e Madh të Valencias

    Marko Bexeki fitoi garën e fundit MotoGP të sezonit në Valencia, duke e forcuar më tej vendin e tij të tretë në kampionat. Piloti italian performoi pa asnjë problem, duke arritur një vend të parë që nuk ishte sfiduar kurrë pa probleme të mëdha. Kjo ishte fitorja e tretë e Bexekit në MotoGP, duke e mbyllur sezonin e tij në mënyrën më të mirë të mundshme.

    Vendi i dytë i shkoi Aprilia-s edhe një herë, falë Raul Fernandez, i cili kërcënoi pilotin me numrin 72 në xhirot e fundit, por nuk mundi ta kapte dot. Fabio Di Xhanantonio kompletoi podiumin, duke mposhtur AKostan dhe duke marrë në shtëpi një rezultat shumë të rëndësishëm.

    Mbërritja e dhjetë pilotëve të parë në Valencia:

    M. Bezzecchi (APRILIA RACING)

    R. Fernandez (APRILIA TRACKHOUSE RACING)

    F. Di Giannantonio (PERTAMINA ENDURO VR46)

    P. Acosta (RED BULL KTM)

    F. Aldeguer (GRESINI RACING MOTOGP)

    A. Marquez (GRESINI RACING MOTOGP)

    L. Marini (HONDA HRC CASTROL)

    B. Binder (RED BULL KTM)

    J. Miller (PRIMA PRAMAC YAMAHA)

    E. Bastianini (RED BULL KTM TECH3)

    Vazhdo leximin

  • Markez fiton garën Sprint, Çmimi i Madh i Valencias me protagonistë të rinj

    Markez fiton garën Sprint, Çmimi i Madh i Valencias me protagonistë të rinj

    Marco Bexeki siguroi “pole” në Valencia, duke përfunduar sulmin e tij me kohëmatës në 1 minutë e 28.809 sekonda. Në rreshtin e parë për GP-të janë Aleks Markez në Ducati Gresini, vetëm 26 të mijëtat prapa, dhe Fabio Di Xhanantonio në Desmosedici VR46.

    Ndërkaq në garën Sprint, Aleks Markez pati një nisje të shkëlqyer dhe dominoi pa sfidë, duke u renditur i pari pas kthesës 1 dhe duke fituar garën e sprintit në Çmimin e Madh të Valencias.

    Gara për Çmimin e Madh të Valencias zhvillohet nesër me fillim orën 16:00.

    Grila e nisjes, 10 të parët:

    M. Bezzecchi (APRILIA RACING)

    A. Marquez (GRESINI RACING MOTOGP)

    F. Di Giannantonio (PERTAMINA ENDURO VR46)

    R. Fernandez (APRILIA TRACKHOUSE RACING)

    P. Acosta (RED BULL KTM)

    F. Quartararo (MONSTER ENERGY YAMAHA MOTOGP)

    F. Morbidelli (PERTAMINA ENDURO VR46)

    J. Miller (PRIMA PRAMAC YAMAHA)

    F. Aldeguer (GRESINI RACING MOTOGP)

    J. Mir (HONDA HRC CASTROL)

    Vazhdo leximin

  • Befason madrileni Fernandez, triumfon për herë të parë në MotoGP

    Befason madrileni Fernandez, triumfon për herë të parë në MotoGP

    Kampioni i shpallur pak ditë më parë Mark Markez nuk mori pjesë (i operuar në Madrid), një tjetër spanjoll rrëmben skenën në ndalesën e Austarlisë.

    Piloti spanjoll Raul Fernandez servir fitoren e parë të tij në MotoGP me një performancë të përsosur në Phillip Island të Australisë.

    Në garën debutuese në MotoGP shfaqet me stil, ndërkohë që i dha edhe ekipit Trackhouse MotoGP fitoren e parë në këtë kategori. Fabio Di Xhanantonio (Pertamina Enduro VR46 Racing Team) doli nga vendi i 10-të në pistën e nisjes për t’u renditur i dyti me vetëm1.4 sekonda larg Fernandez

    Ndërkohë Marko Bexeki (Aprilia Racing) pasi fitoi dje garën Sprint sot kaloi Aleks Markez (BK8 Gresini Racing MotoGP) në fund të garës për t’u ngjitur në podium pavarësisht një penalizimi të dyfishtë në një xhiro të gjatë.

    Vazhdo leximin

  • Një tjetër spanjoll fiton në Indonezi, Aldeguer triumfi i parë në MotoGP

    Një tjetër spanjoll fiton në Indonezi, Aldeguer triumfi i parë në MotoGP

    Fitorja e sotme është e para e 20 vjeçarit Aldeguer në MotoGP, Markez pas rrëzimit drejt Madridit për kontrolle të specializuara

    Triumfi i parë nuk harrohet kurrë dhe kjo i ngjau sot spanjollit Fermin Aldeguer për të fituar Çmimin e Madh të Indonezisë në MotoGP. Piloti i Gresini pati një nisje të mirë dhe i mbajti sulmet e Akostës përpara se të ulte kokën dhe të vendoste një ritëm që ishte i pakapshëm për këdo.

    Vendi i dytë i shkoi Pedro Akosta, një pilot shumë në formë, i cili udhëhoqi për disa kthesa përpara se të humbiste Aldeguer dhe të luftonte për vendin e dytë. Një podium i dyfishtë i pabesueshëm për ekipin Gresini, me Aleks Markez që përfundoi i treti pas një beteje të ashpër me spanjollin nga KTM.

    Gara e Mark Markez tashmë i shpallur kampion bote për vitin 2025 zgjati vetëm disa kthesa sepse, në sektorin e dytë, piloti italian Bexeki e goditi duke përfunuar së bashku në zhavorr. Edhe Peko Banjaia u rrëzua pas disa xhirosh, duke u rrëzuar në kthesën 17, duke i dhënë fund një fundjave katastrofike.

    MotoGP do të kthehet në pistë në fundjavën e 19 tetorit me Çmimin e Madh të Australisë, që do të mbahet në qarkun piktoresk të Phillip Island.

    10 vendet e para sot:

    F. Aldeguer (GRESINI RACING MOTOGP)

    P. Akosta (RED BULL KTM)

    A. Markez (GRESINI RACING MOTOGP)

    B. Binder (RED BULL KTM)

    L. Marini (HONDA HRC CASTROL)

    R. Fernandez (APRILIA TRACKHOUSE RACING)

    F. Kuartararo (MONSTER ENERGY YAMAHA MOTOGP)

    F. Morbideli (PERTAMINA ENDURO VR46)

    F. Di Xhanantonio (PERTAMINA ENDURO VR46)

    A. Rins (MONSTER ENERGY YAMAHA MOTOGP)

    Vazhdo leximin

  • Vllaznia e vajzave fiton 3-1 ndaj Racing Union dhe vazhdon rrugëtimin në UEFA Women’s Europa Cup

    Vllaznia e vajzave fiton 3-1 ndaj Racing Union dhe vazhdon rrugëtimin në UEFA Women’s Europa Cup

    Vllaznia e vajzave arriti një fitore të rëndësishme ndaj Racing Union në UEFA Women’s Champions League, duke triumfuar 3-1 në ndeshjen e zhvilluar sot në “Loro Boriçi” në Shkodër.
    Me këtë sukses, Vllaznia siguroi vendin e tretë në mini-turneun e saj dhe kualifikohet automatikisht në raundin e parë të UEFA Women’s Europa Cup për sezonin 2025/26, duke vazhduar rrugëtimin në garat europiane.
    Skuadra shkodrane dominoi takimin dhe në pjesën e parë realizoi tre gola me Arbiona Bajraktarit, Megi Doçin dhe Teresa Dedan.
    Racing Union arriti të shënojë vetëm një gol në fund të takimit me Coraline Corplet, dhe ndeshja u mbyll 3-1 në favor të Vllaznisë.
    Në raundin e parë kualifikues të UEFA Women’s Europa Cup do të marrë pjesë edhe Partizani i vajzave. Shorti për këtë raund është planifikuar nesër, më 31 gusht.

  • Vllaznia fiton 3-1 ndaj Racing Union, vazhdon rrugëtimin në Europë

    Vllaznia fiton 3-1 ndaj Racing Union, vazhdon rrugëtimin në Europë

    30 Gusht 2025

    13:25

    Alfred Lleshi

    Vllaznia e vajzave arriti një fitore të rëndësishme ndaj Racing Union në UEFA Women’s Champions League, duke triumfuar 3-1 në ndeshjen e zhvilluar sot në “Loro Boriçi” në Shkodër.
    Me këtë sukses, Vllaznia siguroi vendin e tretë në mini-turneun e saj dhe kualifikohet automatikisht në raundin e parë të UEFA Women’s Europa Cup për sezonin 2025/26, duke vazhduar rrugëtimin në garat europiane.
    Skuadra shkodrane dominoi takimin dhe në pjesën e parë realizoi tre gola me Arbiona Bajraktarit, Megi Doçin dhe Teresa Dedan.
    Racing Union arriti të shënojë vetëm një gol në fund të takimit me Coraline Corplet, dhe ndeshja u mbyll 3-1 në favor të Vllaznisë.
    Në raundin e parë kualifikues të UEFA Women’s Europa Cup do të marrë pjesë edhe Partizani i vajzave. Shorti për këtë raund është planifikuar nesër, më 31 gusht.

  • Vllaznia shpërthen ndaj Racing, 3 gola në gjashtë minuta…

    Vllaznia shpërthen ndaj Racing, 3 gola në gjashtë minuta…

    Në stadiumin “Loro Boriçi” Vllaznia për vajza po luan këto çaste takimin e dytë në Grupin 4-ër të vlefshëm për vendin e tretë ndaj luksemburgasëve të Racing Union.

    Rezultati i pjesës së parë është 3-0 për skuadrën shkodarne të trajnerit Nikolin Leka e cila në minutat 27′, 28′ dhe 33′ ka shënuar me “breshëri” respektivisht me Arbiona Bajraktarin, Megi Doçin dhe Teresa Dedën.

    Vllaznia humbi tre ditë më parë ndeshjen gjysmëfinale ndaj Dinamo Minsk 1-2, sfidë e vlefshme për grupin 4 të raundit të dytë kualifikues të Champions League për vajza duke humbur mundësinë e play off në këtë kompeticion ndërsa sot suksesi i tyre vlen play off-in e Europa League…vijon./Sportiim.al/

    Vazhdo leximin