Tag: rabiot

  • Pas Modric, Milan gati të plotësojë dëshirën e radhës të Allegri-t

    Pas Modric, Milan gati të plotësojë dëshirën e radhës të Allegri-t

    5 Qershor 2025

    18:57

    Telesport

    Max Allegri i ka idetë e qarta, synimi i trajnerit të ri të Milan është të forcojë repartin e mesfushës me lojtarë të besueshëm dhe me eksperiencë. Edhe pse jo ende zyrtarisht, largimi i Tijjani Reijnders drejt Manchester City, ka lënë një boshllëk të madh te mesfusha e kuqezinjve.
    Pas Luka Modric, transferimi i kroatit duket çështje e mbyllur, Allegri kërkon një tjetër mesfushor të njohur, i cili e njeh majft mirë Serie A. Bëhet fjalë për Adrien Rabiot, i cili ka luajtur më parë për 5 sezone në Itali me Juventus, ndërsa aktualisht është lojtar i Olimpique Marseille.
    Sipas “Mundo Deportivo”, mesfushori francez, i cili ka një kontratë deri në vitin 2026, mund të largohet për një tarifë rreth 10.5 milionë eurosh, falë një marrëveshjeje private me drejtuesit e Marseille. Milani ka intensifikuar kontaktet me rrethin e lojtarit, me Allegri-n që merr një rol udhëheqës në bisedime.
    Trajneri italian është i bindur se marrëdhënia e tij e mirë personale dhe profesionale me Rabiot do të jetë çelësi për ta bindur atë të kthehet në Serie A.

  • Allegri i kthen përgjigje të “përkëdhelurit” të tij: Eja te luash me fanellën e Milan

    Allegri i kthen përgjigje të “përkëdhelurit” të tij: Eja te luash me fanellën e Milan

    Një mesfushor largohet, Tijjani Reijnders praktikisht është Manchester City dhe një tjetër po vjen. Për ardhjen e Luka Modric në Milanello është vetëm çështje ditësh. Por manovrat në mesfushë nuk kanë përfunduar për Milan, që po studion të paktën një lëvizje më shumë.
    Në shënjestër janë profilet e Samuele Ricci dhe Nicolò Rovella, por nëse do të ishte në dorën e trajnerit Massimiliano Allegri, me siguri do të fitonte emri i tretë: Adrien Rabiot. Marrëdhënia mes tyre është e fortë, e lindur kur të dy ishin pjesë e Juventus.
    Pak ditë më parë mesfushori francez bëri një deklaratë të rëndësishme: “Në Marsejë luaj Champions League, por është e qartë se nëse Allegri më thërret, do të jem gjithmonë në dispozicion për të folur me të”.
    Dhe përgjigjja e trajnerit nuk ka munguar. Allegri e telefonoi mesfushorin francez ditët e fundit duke e pyetur nëse do të ishte në dispozicion për transferim. Sipas “Gazzetta dello Sport”, ish-lojtari i Juve, me kontratë edhe për një sezon, mund të lirohet për 10.5 milionë euro falë një marrëveshjeje verbale me Marsejën.
    Për sa i përket pagës, shifrat janë të rëndësishme, por jo aq sa të përfaqësojnë një pengesë reale: Rabiot fiton 3.5 milionë euro në sezon, të cilat, me bonuse të lehta, arrijnë lehtësisht gjashtë.

  • Rabiot “iu shkel syrin’ kuqezinjve: Allegri është si babai im, flasim shpesh. Po më kërkoi ai…

    Rabiot “iu shkel syrin’ kuqezinjve: Allegri është si babai im, flasim shpesh. Po më kërkoi ai…

    “Te Marseille luaj në Champions, por është e qartë që nëse më telefonon Allegri, jam gjithmonë i gatshëm të flas me të”. Me këtë deklaratë, në intervistën për “Gazzetta dello Sport”, Adrien Rabiot ndez merkaton dhe i bën të ëndërrojnë tifozët e Milanit.
    “Me Allegrin flas shpesh. Giovanni Rossi, këshilltari i De Zerbit, punon me të dhe kur e telefonon, më thotë: Eja, të të kaloj babin tënd… Me Allegrin mund të flas për gjithçka, e vlerësoj shumë, ka një mentalitet fitues”, – tha Rabiot.
    Kështu, mesfushori francez hedh një sinjal për rikthim të mundshëm në Itali, pikërisht në një moment kur në “Casa Milan” pritet një ofertë e re dhe më e lartë nga Manchester City për Reijnders, i cili nga ana e tij dëshiron të transferohet në Angli për të luajtur sërish në Champions League.
    Ish-lojtari i Juventusit shihet si zëvendësuesi ideal i holandezit, edhe për faktin se, falë një klauzole apo marrëveshjeje në kontratën me Marseille, do të mjaftonin pak më shumë se 10 milionë euro për ta sjellë në Milano.
    Pengesa e vetme e rëndësishme është paga e tij: rreth 3.5 milionë euro neto, që me disa bonuse të lehta arrin në 5 milionë. Milani kishte menduar për Rabiot edhe verën e kaluar, pas largimit të tij nga Juve, por nuk u gjet marrëveshja. Tani, prania e Allegrit në pankinën kuqezi mund ta lehtësojë afrimin e tij.
    Trajneri i Milanit ka nxitim për ta ndërtuar skuadrën, po mendon për ta përforcuar mbrojtjen dhe po vlerëson edhe mesfushën. Përveç zëvendësuesit të Reijnders, që ai do të donte të ishte pikërisht Rabiot, do të nevojitet edhe një “regjisor”. Emri i parë në listë për këtë rol është Samuele Ricci i Torinos.