Tag: rabiot

  • Rabiot: Goli? Ndonjëherë duhet një lëvizje që ta ndryshojë ndeshjen…

    Rabiot: Goli? Ndonjëherë duhet një lëvizje që ta ndryshojë ndeshjen…

    9 Dhjetor 2025

    7:05

    Alfred Lleshi

    Në golin e tij të parë me fanellën kuqezi, Adrien Rabiot ishte një nga protagonistët kryesorë të fitores së Milanit me përmbysje ndaj Torinos. “Hymë keq në ndeshje, – shpjegoi ai. – Në pjesën e dytë të pjesës së parë bëmë shumë mirë dhe në pushim i thamë njëri-tjetrit të ishim më agresivë.
    Ndryshimi i ritmit u pa menjëherë. Hyrja e Pulisic na bëri shumë mirë. Këto ndeshje tregojnë se nga ana e mentalitetit jemi aty, por edhe se duhet të hyjmë më mirë në lojë. Jo gjithmonë mund të fitosh 3-2 pasi ke qenë në disavantazh 2-0. Gjithsesi, jam i kënaqur me skuadrën sot”.
    Për golin e tij shtoi: “Na duhej kjo. Ndonjëherë duhet një veprim që e ndryshon ndeshjen, ky ishte rasti. Pastaj të gjithë luajtëm mirë. Kishte edhe gabime, por i rëndësishëm është mentaliteti. Duhet të vazhdojmë kështu, të gjithë, edhe ata që hynë nga stoli. Pastaj do të shohim se ku mund të arrijmë, por jemi të sigurt”.

  • “E do futbollin si të ishte një fëmijë”! Rabiot nuk i ndal lëvdatat për Luka Modriç: Më mahnit me dëshirën që tregon

    “E do futbollin si të ishte një fëmijë”! Rabiot nuk i ndal lëvdatat për Luka Modriç: Më mahnit me dëshirën që tregon

    Pavarësisht se është 40 vjeç, Modri? u bë menjëherë një ingranazh i rëndësishëm në lojën e Milanit. Lëvdatat për Modri? vijnë nga të gjitha anët. Mediat italiane shpesh i kushtojnë faqe atij dhe janë veçanërisht të magjepsura nga thjeshtësia me të cilën luan.
    Në fushë, mund të shihni qartë se ai është një mjeshtër i madh dhe gjithashtu rrit atmosferën dhe besimin në ekip. Shokët e ekipit të Modri? gjithashtu kanë fjalë lavdërimi për të.
    Mesfushori 30-vjeçar Adrien Rabiot dha një deklaratë për mediat italiane. “Ai është një person i thjeshtë dhe e do futbollin si një fëmijë,” thekson Rabiot dhe vazhdon:“Jam ndjerë shumë rehat me të në mesfushë që nga dita e parë sepse ai ka cilësi, vizion dhe jep një kontribut të madh edhe kur fiton topin, vrapon dhe kroson me vendosmëri kur është e nevojshme. Ai është një lojtar i jashtëzakonshëm që më mahnit me dëshirën që tregon në fushë çdo ditë, madje edhe në moshën 40 vjeç”, tha Rabiot. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

  • Rabiot: Titulli? Të shikojmë ku jemi në mars, Allegri na ndihmon shumë mentalisht

    Rabiot: Titulli? Të shikojmë ku jemi në mars, Allegri na ndihmon shumë mentalisht

    27 Nëntor 2025

    10:43

    Alfred Lleshi

    Adrien Rabiot foli për “SportMediaset”, pas rikthimit nga një dëmtim të gjatë, duke nisur nga fitorja e derbit me Interin: “Jam i lumtur dhe krenar. Të fitosh derbi direkt është bukur, kjo fitore na jep më shumë besim dhe siguri. Kjo është një skuadër e vërtetë dhe ne po tregojmë karakter”.
    Ai komentoi ndikimin e tij në fushë: “Nuk e di pse, ndoshta lojtarët ndihen më të sigurt kur jam unë. Mundohem të flas dhe të ndihmoj skuadrën, kjo bën diferencën, veçanërisht në momentet e vështira”. Rabiot ka rritur maturinë: “Përpiqem të përmirësohem çdo vit, shoh detaje në video për të mësuar më shumë. Edhe sezoni im i kaluar te Marseille ishte i rëndësishëm. Allegri na ndihmon shumë mentalisht”.
    Për golin e parë me Milanin: “Do doja ta shënoja sa më shpejt, por më rëndësi ka të ndihmoj skuadrën, jo vetëm me gola”. Për Maignan: “Është një portier i jashtëzakonshëm dhe e do Milanin. Shpresoj të qëndrojë gjatë”. Për titullin: “Të shikojmë në mars, grupi ynë ka cilësi dhe mentalitet. Me të gjithë lojtarët të shëndetshëm, gjithçka bëhet më e lehtë”.

  • Rabiot: mezi pres të luaj derbin e parë me Milan, jam në vendin e duhur për të fituar sërish trofe

    Rabiot: mezi pres të luaj derbin e parë me Milan, jam në vendin e duhur për të fituar sërish trofe

    Andrien Rabiot nis sfidën kundër Inter. Disa ditë para derbit, mesfushori i Milan foli për ndjenjat e tij përpara ndeshjes: “Është një ndeshje emocionuese. Nuk e kam parë kurrë në stadium, por mezi pres të jem atje sepse më pëlqejnë shumë këto lloj ndeshjesh. Do të jetë mirë të them se kam luajtur në një derbi si ky”, tha francezi.
    Më tej, Rabiot komentoi: “Do të jetë e vështirë, jemi dy ekipe të forta. Detajet do të jenë vendimtare. Maignan më tregoi për rëndësinë e kësaj ndeshjeje, sa e rëndësishme është një fitore për historinë e klubit dhe për tifozët. E gjithë kjo më motivon, mezi pres të luaj, veçanërisht sepse nuk kam luajtur prej një muaji dhe mezi pres të kthehem në fushë.”
    Duke qenë jashtë që nga fillimi i tetorit për shkak të një problemi në pulpë, mesfushori francez foli për gjendjen e tij fizike. “Jam mirë. Kam punuar në palestër dhe jashtë saj këto javët e fundit. E tëra që më mungon është të jem në fushë. Ndihem shumë mirë si fizikisht ashtu edhe mendërisht”, tha Rabiot.
    “Gjithmonë jap gjithçka nga vetja, bëj më të mirën për shokët e mi të ekipit. Ka pasur momente të mira dhe të këqija. Bëmë mirë kundër ekipeve të mëdha (Roma, Napoli dhe Atalanta), por na mungoi diçka kundër Pizës dhe Parmës. Kishte më pak përqendrim, ekipi ishte më pak i fortë“, shtoi mesfushori francez.
    Rabiot fglet për martrëdhënien me Allegri: “Gjithmonë kam shkuar mirë me trajnerin. Jam shumë i lumtur që është rikthyer, më pëlqen të jem me njerëzit e duhur. Milan është një klub i jashtëzakonshëm, me kaq shumë histori, dhe do të ishte mirë të fitoja këtu. Mendoj se jam në vendin e duhur për të bërë atë që dua më shumë dhe për të vazhduar të përmirësohem”.
    “Allegri është fantastik, gjithmonë pozitiv dhe di të komunikojë me të gjithë. Në fushë, më pëlqen zemërimi dhe vendosmëria e tij, dëshira e tij për të fituar. Gjithmonë identifikohem me bisedat e tij, ai gjithmonë gjen fjalët e duhura, edhe kur nuk kemi luajtur mirë në fund të një ndeshjeje. Personaliteti i tij të futet në kokë dhe ky grup lojtarësh të rinj bën shumë mirë”, shtoi Rabiot.
    Në lidhje me shanset e kuqezinjve për të fituar titullin, ai shtoi: “Kemi një ekip të fortë. Me mentalitetin tim, përpiqem t’i shtyj të gjithë shokët e ekipit të japin gjithçka; jemi një grup i mirë. Gjëja e rëndësishme është të qëndrojmë afër vendit të parë, por kemi ende një rrugë të gjatë për të bërë. Ka shumë ndeshje midis nëntorit dhe dhjetorit, përfshirë Superkupën, e cila është një nga objektivat tona. Që në shkurt, do të kemi një ide të përafërt se sa larg mund të shkojmë.”

  • Allegri merr lajmin e mirë para derbit me Inter, mesfushori francez rikthehet në dispozicion

    Allegri merr lajmin e mirë para derbit me Inter, mesfushori francez rikthehet në dispozicion

    Dita e rrethuar me të kuqe në kalendarin e Massimiliano Allegri është e marta. Dhe kjo është e kuptueshme: pasi e ndoqi gjatë gjithë verës dhe e humbi pas barazimit 0-0 kundër Juventus, trajneri i Milan më në fund do ta ketë sërish në dispozicion Adrien Rabiot, ekuilibruesin tipik në një mesfushë që ka pasur vështirësi në javët e fundit.
    Një statistikë është e mjaftueshme: katër ndeshje me francezin në fushë, midis Bolonjës, Udinese, Napoli e Juventus dhe vetëm një gol i pësuar (tre fitore dhe barazim, gjashtë gola të shënuar). Pesë ndeshje pa Rabiot dhe gjashtë gola të pësuar (një rekord prej dy fitoresh dhe tre barazimesh midis Fiorentina, Piza, Atalanta, Roma dhe Parma).
    Me derbin e Milanos që po afrohet, kundër sulmit më të frytshëm të Serie A rikthimi i Rabiot është mëse i nevojshëm. Ai do të ndihmojë Modric, i cili në javët e fundit është detyruar të mbajë mbi supe të gjithë peshën e mesfushës së kuqezinjve. Ndërsa Allegri do të jetë në gjendje të mbështetet te lojtari i vetëm në skuadrën e tij i aftë për të kryer mirë të gjitha fazat e lojës.
    Java para derbit do të jetë gjithashtu e rëndësishme për meksikanin Gimenez. Dhimbja e tij në kyçin e këmbës mund të mos jetë zhdukur plotësisht, por ai mund të jetë të paktën në stol. Kjo do t’i lejonte trajnerit të kuqezinjve të kishte, për herë të parë këtë sezon, një skuadër të plotë dhe një stol të aftë për ta kthyer ndeshjen menjëherë.

  • Allegri rigjen lojtarin e preferuar, Rabiot rikthehet për ndeshjen e radhës ndaj Parma

    Allegri rigjen lojtarin e preferuar, Rabiot rikthehet për ndeshjen e radhës ndaj Parma

    4 Nëntor 2025

    10:15

    Telesport

    Kjo javë mund të jetë vendimtare për rikthimin e Adrien Rabiot në fushë. Mesfushori i Milan u dëmtua ndërsa luante për Francën muajin e kaluar, duke këputur muskulin soleus në pulpën e majtë.
    Siç raportohet nga “Gazzetta dello Sport”, ish-lojtari i Marsejës tani ndihet shumë më mirë fizikisht dhe thuhet se po përpiqet të kthehet në skuadër për ndeshjen jashtë fushe kundër Parma, këtë të shtunë.
    Megjithatë, stafi mjekësor i kuqezinjve preferon të vazhdojë me kujdes duke pasur parasysh zonën veçanërisht të ndjeshme të dëmtimit. Në ditët në vijim, do të jetë e qartë nëse Rabiot do të jetë i disponueshëm, të paktën në stol.

  • Allegri me “dhimbje koke”, Milan merr lajmin më të keq të mundshëm për Adrien Rabiot

    Allegri me “dhimbje koke”, Milan merr lajmin më të keq të mundshëm për Adrien Rabiot

    16 Tetor 2025

    22:07

    Telesport

    “Sky Sport Italia” raporton se Adrien Rabiot do të mungojë rreth 1 muaj për Milanin. Mesfushori u kthye duke vujatur nga një problem muskulor, pas grumbullimit me Francën.
    Testet e sotme mjekësore konfirmuan se ka një dëmtim në muskulin e këmbës së majtë dhe do të rivlerësohet pas 10 ditësh. Kjo do të thotë se ai do të jetë 100% jashtë fushës së lojës për dy javë, por rikthimi në fushë do të vonojë akoma dhe më shumë, pasi francezit do i duhet koha e nevojshme për t’u rikuperuar plotësisht.
    Francezi pritet të mungojë plot 1 muaj, ndërsa në vendin e tij pritet të luajë Ruben Loftus-Cheek. Anglezi preferohet më shumë nga Max Allegri sesa blerja e verës, Samuele Ricci.

  • Rabiot thur lavde nga Modric: Ai na mahnit të gjithëve, kur shoh atë që ai bën mbetem pa fjalë

    Rabiot thur lavde nga Modric: Ai na mahnit të gjithëve, kur shoh atë që ai bën mbetem pa fjalë

    Mesfushori francez i Milan, Adrien Rabiot, ka folur për “Le Figaro”, ku ka vlerësuar shumë praninë e Luka Modric te Milan. Ata të dy janë kolegë të një reparti, nga të cilët pritet shumë këtë sezon.
    “Luka na mahnit të gjithëve, jo vetëm mua. Të shohësh atë të stërvitet me një saktësi, profesionalizëm, intensitet dhe përkushtim të tillë në moshën 40-vjeçare është vërtet mbresëlënëse”, tha Rabiot.
    Më tej, mesfushori francez, duke folur për kroatin, shtoi: “Ai është i përulur, i përkushtuar, jep gjithmonë 100% në fushë. Kur e shoh atë që bën, ndërkohë që është 10 vjet më i madh se unë, mbetem pa fjalë.”
    “Unë shpresoj shumë të bëj gjëra të mëdha këtu, të fitoj tituj në një klub historik dhe legjendar. Dua të lë gjurmën time. Kemi një grupo të mirë që shpresojmë të shkojmë sa më larg”, deklaroi Rabiot.

  • De Jong mendon si Rabiot: Nuk është e drejtë t’i luajmë ndeshjet e kampionatit në shtete të tjera

    De Jong mendon si Rabiot: Nuk është e drejtë t’i luajmë ndeshjet e kampionatit në shtete të tjera

    9 Tetor 2025

    11:33

    Alfred Lleshi

    Frenk De Jong, kapiteni i Barcelonës, është shprehur kundër vendimit për ta luajtur ndeshjen ndaj Villarrealit, më 20 dhjetor në Miami, për javën e 17-të të La Liga-s: “Nuk më pëlqen që do të luajmë atje dhe nuk jam dakord”.
    Ai, si edhe Adrien Rabiot për luajtjen e Milan-Como në Perth, mendon se zhvillimi i ndeshjeve jashtë vendit është i gabuar: “Nuk është e drejtë për konkurrencën. Nuk më pëlqen dhe nuk besoj se është e drejtë për lojtarët. Klubet do të paguhen për këtë, por unë nuk jam dakord të luajmë një ndeshje kampionati në Miami. E kuptoj që edhe klube të tjera nuk janë dakord”.
    De Jong thekson se prioritet duhet të jenë lojtarët dhe integriteti i kampionatit, jo përfitimet financiare nga ndeshjet jashtë vendit.

  • Presidenti i Serie A: Shpë*thimi i Rabiot për Milan-Como në Australi? Ai harron se po fiton miliona…

    Presidenti i Serie A: Shpë*thimi i Rabiot për Milan-Como në Australi? Ai harron se po fiton miliona…

    Drejtori i Përgjithshëm (presidenti) i Serie A, Luigi De Siervo, komentoi kritikat e Adrien Rabiot për ndeshjen Milan-Como, nëse luhet në Australi. Sipas tij, mesfushori francez “harron se të gjithë futbollistët që fitojnë miliona, paguhen për të luajtur futboll”, ndaj duhet ta respektojë më shumë klubin, i cili e shtyu këtë ndeshje jashtë vendit.
    Ai theksoi se shëndeti i lojtarëve është thelbësor, por shpjegon se udhëtimi, edhe pse i vështirë për shkak të orëve të fluturimit, bëhet në ‘business class’ dhe është pjesë e logjikës së harmonisë për ngjarje të jashtëzakonshme. “Lojtarët e elitës duhet të kuptojnë se kjo është një sakrificë e mundshme”, – shtoi ai.
    De Siervo bëri krahasime me sportet e tjera: “Tour de France fillon jashtë Francës, ‘Giro d’Italia’ gjithashtu, NFL dhe NBA luajnë ndeshje jashtë vendit. Kjo bëhet për të forcuar produktin, jo për ta dobësuar. Këto sakrifica sjellin përfitime afatmesme dhe afatgjata”. Ai përfundoi duke shpjeguar se futbolli duhet të promovojë markën e vet globalisht, duke respektuar tifozët lokalë, për të mos humbur terren ndaj sporteve të tjera.
    Shpërthen Rabiot: Mijëra kilometra rrugë, absurde që një ndeshje e Serie A të luhet në Australi