Tag: qytetin

  • “Do ta kujtojmë me nostalgji”/ Lushnja nderon Margarita Xhepën! Homazhe në qytetin e saj të lindjes

    “Do ta kujtojmë me nostalgji”/ Lushnja nderon Margarita Xhepën! Homazhe në qytetin e saj të lindjes

    Homazhe për artisten e popullit Margarita Xhepen u mbajtën edhe në hollin e muzeut historik të Lushnjës, qytetin e saj të lindjes.

    Qindra nxënës shkolle dhe intelektualë u përkulën përpara fotografisë së aktores me respekt.
    “Do ta kujtojmë me nostalgji”, shprehet qytetari.
    “Disa njerëz vijnë në këtë botë për të mos ikur kurrë”, shprehet një tjetër qytetare.
    Krenare që ishte vajzë lushnjare Margarita Xhepa vizitonte çdo vit vendlindjen e saj edhe pse u largua pas angazhimit artistik. Ishin të shumtë qytetarët që e njihnin nga afër e që sot thonë se do ta kujtojnë me nostalgji.

    Top Channel

  • Sulm i rëndë me raketa në qytetin e lindjes së Zelenskyt, të paktën 14 viktima

    Sulm i rëndë me raketa në qytetin e lindjes së Zelenskyt, të paktën 14 viktima

    Të paktën 14 njerëz janë vrarë, përfshirë gjashtë fëmijë, si pasojë e një sulmi raketor rus në një zonë banimi në qytetin qendror të Ukrainës, Krivi Rih, të premten, njoftoi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

    Ky është njëri prej sulmeve më vdekjeprurëse të Rusisë në Ukrainë këtë vit.
    Sulmi në qytetin e lindjes së Zelenskyt, i cili ndodhi në një kohë kur preisdenti amerikan Donald Trump po përpiqet t’i japë fund luftës, dëmtoi ndërtesat e banimit dhe shkaktoi zjarr, tha guvernatori rajonal Serhiy Lysak, në Telegram.
    Trupat e të vdekurve dhe të plagosurit mund të shiheshin të shtrirë në trotuare në video të paverifikuara që po qarkullonin në Telegram.
    Të paktën 50 njerëz u plagosën në këtë sulm, thanë shërbimet e emergjencës, duke shtuar se numri mund të rritet. Më shumë se 30 prej tyre, përfshirë një foshnjë tre muajsh, janë dërguar në spital, tha Lysak.
    Zelensky tha se operacionet për shpëtim janë duke vazhduar dhe u bëri thirrje vendeve perëndimore të ushtrojnë më shumë trysni ndaj Moskës.
    “E gjithë bota e sheh këtë. Çdo raketë, çdo dron dëshmon se Rusia kërkon vetëm luftë“, shkroi ai në Telegram.
    Shtetet e Bashkuara thanë javën e kaluar se ishin pajtuar me Rusinë dhe Ukrainën për ndaljen e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të njëra-tjetrës.
    Megjithtatë, të dyja palët e kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes.
    Kievi thotë se kishte rënë dakord më parë me një propozim të SHBA-së për një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar prej 30 ditësh, por Rusia e kishte refuzuar një hap të tillë në bisedime të veçanta me zyrtarët amerikanë.

    Top Channel

  • Të paktën 14 të vrarë nga sulmi rus në qytetin e lindjes së Zelenskyt

    Të paktën 14 të vrarë nga sulmi rus në qytetin e lindjes së Zelenskyt

    Të paktën 14 njerëz janë vrarë, përfshirë gjashtë fëmijë, si pasojë e një sulmi raketor rus në një zonë banimi në qytetin qendror të Ukrainës, Krivi Rih, të premten, njoftoi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.Ky është njëri prej sulmeve më vdekjeprurëse të Rusisë në Ukrainë këtë vit.
    Sulmi në qytetin e lindjes së Zelenskyt, i cili ndodhi në një kohë kur preisdenti amerikan Donald Trump po përpiqet t’i japë fund luftës, dëmtoi ndërtesat e banimit dhe shkaktoi zjarr, tha guvernatori rajonal Serhiy Lysak, në Telegram.Trupat e të vdekurve dhe të plagosurit mund të shiheshin të shtrirë në trotuare në video të paverifikuara që po qarkullonin në Telegram.
    Të paktën 50 njerëz u plagosën në këtë sulm, thanë shërbimet e emergjencës, duke shtuar se numri mund të rritet. Më shumë se 30 prej tyre, përfshirë një foshnjë tre muajsh, janë dërguar në spital, tha Lysak.
    Zelensky tha se operacionet për shpëtim janë duke vazhduar dhe u bëri thirrje vendeve perëndimore të ushtrojnë më shumë trysni ndaj Moskës.
    “E gjithë bota e sheh këtë. Çdo raketë, çdo dron dëshmon se Rusia kërkon vetëm luftë”, shkroi ai në Telegram.
    Shtetet e Bashkuara thanë javën e kaluar se ishin pajtuar me Rusinë dhe Ukrainën për ndaljen e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të njëra-tjetrës.
    Megjithtatë, të dyja palët e kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes.
    Kievi thotë se kishte rënë dakord më parë me një propozim të SHBA-së për një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar prej 30 ditësh, por Rusia e kishte refuzuar një hap të tillë në bisedime të veçanta me zyrtarët amerikanë.
    “Duhet t’i japim fund këtij terrori, t’i mbrojmë njerëzit dhe ta detyrojmë Rusinë drejt paqes”, tha ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha.
    Forcat ruse e përdorën një raketë balistike për sulmin, tha Avokati i Popullit, Dmytro Lubinets.
    Armë të tilla arrijnë shënjestrën brenda minutash dhe është e vështirë t’i rrëzosh, nëse nuk ke mbrojtje ajrore më të avancuar.
    Rusia e mohon se synon civilët, por mijëra civilë janë vrarë dhe plagosur që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në vitin 2022./rel

  • Rusia bombardon qytetin e lindjes së Zelenskyy-t, humbin jetën 14 persona

    Rusia bombardon qytetin e lindjes së Zelenskyy-t, humbin jetën 14 persona

    Pamje nga vendngjarja

    UKRAINË- Të paktën 14 njerëz janë vrarë, përfshirë gjashtë fëmijë, si pasojë e një sulmi raketor rus në një zonë banimi në qytetin qendror të Ukrainës, Krivi Rih, të premten, njoftoi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Ky është njëri prej sulmeve më vdekjeprurëse të Rusisë në Ukrainë këtë vit.
    Sulmi në qytetin e lindjes së Zelenskyt, i cili ndodhi në një kohë kur preisdenti amerikan Donald Trump po përpiqet t’i japë fund luftës, dëmtoi ndërtesat e banimit dhe shkaktoi zjarr, tha guvernatori rajonal Serhiy Lysak, në Telegram.
    Trupat e të vdekurve dhe të plagosurit mund të shiheshin të shtrirë në trotuare në video të paverifikuara që po qarkullonin në Telegram.
    Të paktën 50 njerëz u plagosën në këtë sulm, thanë shërbimet e emergjencës, duke shtuar se numri mund të rritet. Më shumë se 30 prej tyre, përfshirë një foshnjë tre muajsh, janë dërguar në spital, tha Lysak.
    Zelensky tha se operacionet për shpëtim janë duke vazhduar dhe u bëri thirrje vendeve perëndimore të ushtrojnë më shumë trysni ndaj Moskës.
    “E gjithë bota e sheh këtë. Çdo raketë, çdo dron dëshmon se Rusia kërkon vetëm luftë”, shkroi ai në Telegram.
    Shtetet e Bashkuara thanë javën e kaluar se ishin pajtuar me Rusinë dhe Ukrainën për ndaljen e sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike të njëra-tjetrës.
    Megjithtatë, të dyja palët e kanë akuzuar njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes.
    Kievi thotë se kishte rënë dakord më parë me një propozim të SHBA-së për një armëpushim të plotë dhe të pakushtëzuar prej 30 ditësh, por Rusia e kishte refuzuar një hap të tillë në bisedime të veçanta me zyrtarët amerikanë.
    “Duhet t’i japim fund këtij terrori, t’i mbrojmë njerëzit dhe ta detyrojmë Rusinë drejt paqes”, tha ministri i Jashtëm ukrainas, Andrii Sybiha.
    Forcat ruse e përdorën një raketë balistike për sulmin, tha Avokati i Popullit, Dmytro Lubinets.
    Armë të tilla arrijnë shënjestrën brenda minutash dhe është e vështirë t’i rrëzosh, nëse nuk ke mbrojtje ajrore më të avancuar. Rusia e mohon se synon civilët, por mijëra civilë janë vrarë dhe plagosur që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës në vitin 2022./REL

  • “Zona Industriale Veri” do të jetë funksionale nga viti i ardhshëm në Serbi

    “Zona Industriale Veri” do të jetë funksionale nga viti i ardhshëm në Serbi

    Qeveria e Serbisë ka miratuar vendimin ku përcaktohet se projekti i ndërtimit të linjës infrastrukturore të “Zonës Industriale Veri” në qytetin Vrsac është projekt i një rëndësie të veçantë për Serbinë, dhe janë plotësuar kushtet për sigurimin e mjeteve për përfundimin e këtij projekti.“Zona Industriale Veri” është investimi i parë në qytetin Vrsac dhe do të shpallet projekt i një rëndësie të veçantë për Serbinë, thuhet në faqen e internetit të qytetit.Kryetarja e komunës së qytetit Vrsac, Dragana Mitrovic, së bashku me ministren e Ekonomisë, Adrijana Mesarovic, nënshkruan marrëveshjen për financimin e projektit të ndërtimit të infrastrukturës së linjës, e cila do të jetë në funksion të “Zonës Industriale Veri” në Vrsac, me vlerë të përgjithshme prej 61.893.455,64 dinarësh.Fondet e përcaktuara do të transferohen menjëherë në qytetin Vrsac dhe më pas do të shpenzohen për ndërtimin e infrastrukturës së energjisë elektrike, si dhe për lidhjen e trafikut në rrugën IB nr. 18. Kjo zonë biznesi do të jetë plotësisht e pajisur dhe e gatshme për të mirëpritur investitorët e saj të parë.Zona ekzistuese e biznesit, Parku Teknologjik, që ndodhet në pjesën jugperëndimore të qytetit, është pothuajse e plotësuar për nga kapaciteti dhe hapësira, kështu që u krijua “Zona Industriale Veri”, e cila do të krijojë mundësinë për sjelljen e investitorëve të rinj dhe zgjerimin e veprimtarive të biznesit në territorin e qytetit Vrsacit dhe komunave përreth.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Bandat në Haiti sulmojnë burgun dhe lirojnë 500 të dënuar

    Bandat në Haiti sulmojnë burgun dhe lirojnë 500 të dënuar

    Bandat në Haiti kanë sulmuar qytetin Mirebalais të hënën dhe kanë liruar nga burgu rreth 500 të burgosur, transmeton “BBC”.

    Një zëdhënës i Policisë së Haitit ka thënë se janë dërguar forca shtesë në qytetin që gjendet rreth 50 kilometra në verilindje të kryeqendrës Port-au-Prince.

    Policia thotë se ka rimarrë kontrollin e Mirebalaisit, por në mediat lokale raportohet se ende nuk janë kapur të burgosurit që janë liruar.

    Bandat e armatosura janë nën kontroll të gati gjithë kryeqendrës, por së fundi po shënjestrojnë edhe qytetet tjera.

    Persona të armatosur kanë djegur ndërtesa dhe po ashtu vetura, ndërsa kanë sulmuar edhe një stacion policor e gjithashtu një burg, ku po mbaheshin rreth 500 të burgosur.

    Raportohet se sulmuesit ishin të dy bandave – “400 Maëoso” dhe “Taliban” – që formojnë pjesë të koalicionit të bandave Viv Ansam dhe kontrollojnë pjesën veriore të Port-au-Prince.