Tag: qytetin

  • Lufta në Ukrainë, Rusia sulmon qytetin e Khersonit, vriten tre persona

    Lufta në Ukrainë, Rusia sulmon qytetin e Khersonit, vriten tre persona

    Një tjetër sulm rus është raportuar në Ukrainë, këtë herë në qytetin jugor Kherson.

    Guvernatori i rajonit, Oleksandr Prokudin tha se tre persona janë vrarë pasi rrethi qendror i qytetit “u vu nën zjarr”.
    Në mesazhet e shpërndara në aplikacionin e mediave sociale Telegram, ai tha se një grua 68-vjeçare humbi jetën.
    Një 48-vjeçar gjithashtu vdiq në spital pasi “pushtuesit hodhën një mjet shpërthyes nga një dron”, dhe një grua 62-vjeçare mbeti e vrarë “si pasojë e granatimeve”.
    Kjo erdhi vetëm disa orë pasi një sulm në Sumy shkaktoi shkatërrim masiv, me të paktën 34 njerëz të vrarë dhe dhjetëra të plagosur.

    Top Channel

  • Dhjetëra viktima në qytetin ukrainas, Rubio për sulmin rus: Tragjike, kjo është arsyeja përse Trump synon t’i japë fund luftës

    Dhjetëra viktima në qytetin ukrainas, Rubio për sulmin rus: Tragjike, kjo është arsyeja përse Trump synon t’i japë fund luftës

    Sekretari amerikan i Shtetit Marco Rubio ka reaguar për sulmin rus në qytetin ukrainas Sumy me dhjetëra viktima.Ai deklaroi se sulmi rus ndaj Sumy është një “kujtim tragjik” dhe një arsye pse Presidenti Trump dhe administrata e tij po i kushtojnë kaq shumë kohë dhe përpjekje për t’i dhënë fund kësaj lufte dhe për të arritur paqen e qëndrueshme.
    Rubio shton se SHBA shpreh “ngushëllimet më të thella” për viktimat e sulmeve me raketa.

  • Scholz dënon  “sulmin barbar” të Rusisë në qytetin Sumy

    Scholz dënon “sulmin barbar” të Rusisë në qytetin Sumy

    Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, dënoi sot “sulmin barbar” të Rusisë në qytetin Sumy, në verilindje të Ukrainës, ku një sulm me raketa shkaktoi vdekjen e të paktën 32 personave, duke denoncuar vazhdimin e “pandërprerë” të luftës nga Moska.
    “Të tilla sulme ruse tregojnë se cila është gjoja dëshira për paqe e Rusisë”, shtoi udhëheqësi gjerman në një deklaratë, duke i bërë thirrje Rusisë që “më në fund të pranojë një armëpushim të plotë.”
    Sulmi rus me 32 të vdekur, u zhvillua mëngjesin e sotëm në një pjesë të Ukainës ku forcat ruse po përgatiten për një ofensivë të madhe, sipas BBC.

    Presidenti Zelensky bëri thirrje nga liderët globalë të përgjigjen me vendosmëri ndaj këtij sulmi, pasi sipas tij Rusia po e zvarrit këtë luftë me terrore.

  • Sulmi më vdekjeprurës këtë vit, Rusia godet qytetin verilindor të Ukrainës! Të paktën 21 viktima

    Sulmi më vdekjeprurës këtë vit, Rusia godet qytetin verilindor të Ukrainës! Të paktën 21 viktima

    Raketat ruse goditën qytetin verilindor të Ukrainës, Sumy, në sulmin më vdekjeprurës ndaj civilëve këtë vit, duke vrarë të paktën 21 persona teksa banorët u mblodhën për shërbesat e kishës të së dielës, thanë zyrtarët lokalë.

    Të paktën 34 persona, përfshirë pesë fëmijë, janë plagosur gjithashtu sipas zyrës së prokurorit për rajonin Sumy.
    Javën e kaluar, një sulm raketor rus vrau 20 persona në qytetin qendror të Kryvyi Rih.
    “Shumë njerëz u vranë sot si rezultat i sulmit me raketa,” tha Artem Kobzar, ushtrues detyre i kryebashkiakut të Sumy, duke konfirmuar numrin e të vdekurve.
    Presidenti Volodymyr Zelensky konfirmoi sulmet vdekjeprurëse në një deklaratë dhe bëri thirrje për një “përgjigje të fortë nga bota”.
    “Rusia dëshiron pikërisht këtë lloj terrori dhe po e zvarrit këtë luftë”, tha Zelensky. “Pa presion mbi agresorin, paqja është e pamundur. Bisedimet nuk i kanë ndalur kurrë raketat balistike dhe bombat. Ne duhet ta trajtojmë Rusinë ashtu siç e meriton një terrorist.”
    Sulmet goditën qendrën e qytetit, ndërsa banorët po ndiqnin shërbimet e kishës në një nga ditët më të ngarkuara të kishës të vitit, sipas Ministres së Ekonomisë së Ukrainës, Yulia Svyrydenko.

    Top Channel

  • Izraeli godet spitalin e Gazës, pacientët largohen me shpejtësi  pas flakëve

    Izraeli godet spitalin e Gazës, pacientët largohen me shpejtësi pas flakëve

    Një sulm ajror izraelit ka shkatërruar një pjesë të një spitali në qytetin e Gazës, ka thënë ministria e shëndetësisë e Hamasit.
    Pamjet e postuara në internet tregojnë flakë të mëdha dhe tym që dilte nga spitali pasi raketat goditën një ndërtesë dykatëshe, shkruan BBC. 
    Njerëzit, përfshirë disa pacientë ende në shtretër spitali, u filmuan duke u larguar me shpejtësi nga vendi.

    Dëshmitarët thanë se sulmi shkatërroi departamentet e kujdesit intensiv dhe kirurgjisë të spitalit Al-Ahli, objekti kryesor mjekësor në qytetin e Gazës.
    Ministria e shëndetësisë tha se ndërtesa ishte “shkatërruar plotësisht” dhe çoi në “zhvendosjen e detyruar të pacientëve dhe stafit të spitalit”.
    Hamasi e quajti sulmin një “krim të tmerrshëm” nga Izraeli, i cili tha se po shqyrtonte raportet.
    Një gazetar lokal tha se Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kishin telefonuar një mjek dhe kishin dhënë një paralajmërim evakuimi.
    Sipas shërbimit të urgjencës civile nuk raportohet për viktima.
    Pamjet në mediat sociale treguan stafin dhe pacientët duke u larguar nga ndërtesa ndërsa jashtë ishte ende errësirë.
    Dhjetra palestinezë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, u panë gjithashtu duke ikur nga një oborr brenda spitalit ku ata kishin kërkuar strehim.
    Al-Ahli – një strukturë e vogël mjekësore para luftës – është tani i vetmi spital që ende funksionon në qytetin e Gazës pas shkatërrimit të kompleksit mjekësor Al-Shifa dhe spitaleve në pjesën veriore të Rripit.
    Në deklaratën e saj, zyra e mediave qeveritare e drejtuar nga Hamasi dënoi sulmin.
    Izraeli “po kryen një krim të tmerrshëm duke synuar Spitalin Al-Ahli, i cili strehon qindra pacientë dhe staf mjekësor”, u tha në deklaratë.
    Në tetor 2023, një sulm në të njëjtin spital vrau qindra njerëz./vizionplus.tv

  • Hamasi: Spitali i Gazës u godit nga sulmet izraelite

    Hamasi: Spitali i Gazës u godit nga sulmet izraelite

    Një sulm izraelit ka shkatërruar departamentet e kujdesit intensiv dhe kirurgjisë të objektit kryesor mjekësor në qytetin e Gazës, ka deklaruar Hamasi.

    Videoja e postuar në internet dukej se tregonte flakë të mëdha dhe tym që ngrihej nga Spitali Baptist Al-Ahli pasi raketat goditën një ndërtesë dykatëshe. Njerëzit, përfshirë disa pacientë ende në shtretër spitali, u filmuan duke u larguar me shpejtësi nga vendi.
    Hamasi e quajti sulmin një “krim të tmerrshëm” nga Izraeli, i cili tha se po shqyrtonte raportet. Sipas shërbimit të urgjencës civile nuk raportohet për viktima.
    Pamjet në mediat sociale treguan stafin dhe pacientët duke u larguar nga ndërtesa ndërsa jashtë ishte ende errësirë. Dhjetra palestinezë, duke përfshirë gra dhe fëmijë, u panë gjithashtu duke ikur nga një oborr brenda spitalit ku ata kishin kërkuar strehim.
    Al-Ahli – një strukturë e vogël mjekësore para luftës – është tani i vetmi spital që ende funksionon në qytetin e Gazës pas shkatërrimit të kompleksit mjekësor Al-Shifa dhe spitaleve në pjesën veriore të Rripit.
    Në deklaratën e saj, zyra e mediave qeveritare e drejtuar nga Hamasi dënoi sulmin.
    Izraeli “po kryen një krim të tmerrshëm duke synuar Spitalin Al-Ahli, i cili strehon qindra pacientë dhe staf mjekësor”, tha ai.

    Top Channel

  • Konflikt mes të rinjve në Lezhë, njëri në gjendje të rëndë në spital, arratiset tjetri

    Konflikt mes të rinjve në Lezhë, njëri në gjendje të rëndë në spital, arratiset tjetri

    Një konflikt çasti mes dy të rinjve ka ndodhur në qytetin e Lezhës pak çaste më parë.
    Dy të rinj janë konfliktuar me njeri-tjetrin pranë rrethrrotullimit të Katedrales në qytetin e Lezhës, që është zhvendosur më pas në rrugën e Kalasë në lagjen Varosh.
    Sipas burimeve të korrespondentes Brixhilda Deda, një person ka mbetur i dëmtuar rëndë në pjesën e kokës ku po merr mjekim në spitalin e Lezhës, ndërsa autori i dyshuar vijon të jetë në kërkim nga policia, ku po ashtu dyshohet të këtë disa dëmtime.

  • Konflikt mes të rinjve në Lezhë, njëri në gjendje të rëndë në spital, tjetri arratiset

    Konflikt mes të rinjve në Lezhë, njëri në gjendje të rëndë në spital, tjetri arratiset

    Një konflikt çasti mes dy të rinjve ka ndodhur në qytetin e Lezhës pak çaste më parë.
    Dy të rinj janë konfliktuar me njeri-tjetrin pranë rrethrrotullimit të Katedrales në qytetin e Lezhës, që është zhvendosur më pas në rrugën e Kalasë në lagjen Varosh.
    Sipas burimeve të korrespondentes Brixhilda Deda, një person ka mbetur i dëmtuar rëndë në pjesën e kokës ku po merr mjekim në spitalin e Lezhës, ndërsa autori i dyshuar vijon të jetë në kërkim nga policia, ku po ashtu dyshohet të këtë disa dëmtime.

  • Konflikt mes të rinjve në Lezhë, plagosen të dy! Njëri në gjendje të rëndë në spital, tjetri arratiset

    Konflikt mes të rinjve në Lezhë, plagosen të dy! Njëri në gjendje të rëndë në spital, tjetri arratiset

    Një konflikt çasti mes dy të rinjve ka ndodhur në qytetin e Lezhës pak çaste më parë.

    Dy të rinj janë konfliktuar me njeri-tjetrin pranë rrethrrotullimit të Katedrales në qytetin e Lezhës, që është zhvendosur më pas në rrugën e Kalasë në lagjen Varosh.
    Sipas burimeve të korrespondentes së Top Channel Brixhilda Deda, një person ka mbetur i dëmtuar rëndë në pjesën e kokës ku po merr mjekim në spitalin e Lezhës, ndërsa autori i dyshuar vijon të jetë në kërkim nga policia, ku po ashtu dyshohet të këtë disa dëmtime.

    Top Channel

  • “Ik o Gaz, ti bashkë me Saliun”/ Pensionistët e “injorojnë” ndërsa një tjetër i drejtohet me tone të ashpra! Çfarë ndodhi me Bardhin sot në Patos

    “Ik o Gaz, ti bashkë me Saliun”/ Pensionistët e “injorojnë” ndërsa një tjetër i drejtohet me tone të ashpra! Çfarë ndodhi me Bardhin sot në Patos

    Nuk i ka shkuar ashtu siç priste Gazment Bardhit një vizitë në qytetin e Patosit. Drejtuesi politik i PD në qarkun e Fierit është injoruar nga banorët gjatë kalimit të tij nëpër rrugët e qytetit, madje ka pasur edhe fjalë denigruese për të.
    Në një video të shkurtër të shperndarë në rrjet, duket Bardhi, që përshëndet disa pensionistë që po luajne domino, por ata nuk ja kthejnë përshëndetjen, duke vijuar lojën e tyre dhe duke e injoruar plotesisht drejtuesin e PD.
    Ndërkohë në një tjetër ambjent mësohet se Bardhi është përballur madje me fjalë të ashpra nga disa qytetarë, tē cilët i kanë thënë se është i padëshiruar në qytetin e tyre.
    Drejtuesi i PD është afruar ti përshëndesë, por një qytetar me emrin Zaim Hoxha e ka quajtur Bardhin mashtrues dhe i ka thënë se nuk kishin nevojë për të dhe Sali Berishën.
    Kjo e ka detyruar Bardhin dhe personat e tjerë që e shoqëronin të largohen për të mos e acaruar më shumë situatën.
    Megjithëse fushata elektorale për zgjedhjet e 11 majit nuk ka nisur ende zyrtarisht, aktiviteti elektoral i partive dhe kandidatëve duket në kulmin e vet.
    Në qarkun e Fierit, i konsideruar gjerësisht si bastion i PS, beteja duket më e zbehtë, pasi PD gjendet në një situatë përplasjesh të brendshme, që nga momenti kur Berisha vendosi të ndryshonte drejtuesin politik të qarkut, duke zëvendesuar Luan Baçin me Gazmend Bardhin.