Tag: qytetin

  • Tragjedia në Shkodër, shtetasja amerikane vritet nga bashkëjetuesi, motivet mbeten të paqarta

    Tragjedia në Shkodër, shtetasja amerikane vritet nga bashkëjetuesi, motivet mbeten të paqarta

    Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e raportuar ditën e sotme, ku një turiste u vra nga bashkëshorti në qytetin e Shkodrës.

    Sipas burimeve, çifti amerikan kishte publikuar në rrjete sociale foto dhe video nga vendet e ndryshme që ata kishin vizituar në Tiranë dhe zona të tjera të Shqipërisë.

    Ato shfaqeshin të lumtur me njëri-tjetrin. Pasi kanë zhvilluar vizita në vende të ndryshme të Shqipërisë, janë ndalur edhe në Shkodër, ku paraditen e kësaj të premte u regjistrua edhe krimi. Mësohet se dy turistët ndodheshin në Shqipëri që në fund të muajit mars.

    Shtetasja amerikane Sandra Saporito 54-vjeçe u vra me mjet prerës nga bashkëjetuesi i saj, Brendon Saporito 57-vjeç, në një banesë të marrë me qira në qytetin e Shkodrës.

    Në momentin e krimit, autori i dyshuar i ngjarjes ka qenë në gjendje të dehur dhe ka marrë disa dëmtime në duar.

  • Rusia lëshon qindra dronë drejt Odesës, ka viktima

    Rusia lëshon qindra dronë drejt Odesës, ka viktima

    Dronët rusë vranë të paktën dy persona dhe plagosën 5 të tjerë në një sulm të vazhdueshëm në qytetin ukrainas të Odesës.

    Guvernatori i rajonit, Oleh Kiper shprehet se ndërtesa të larta banimi, një supermarket dhe një shkollë u dëmtuan si pasojë e këtij sulmi.

    Diku tjetër në Ukrainë, kryebashkiaku i Kharkiv tha se një dron kishte goditur një stacion benzine në qendër të qytetit dhe shpërthime u dëgjuan edhe në qytetin e Sumy-t.

    “Armiku po sulmon Odesën me dronë sulmues. Ka dëme të konsiderueshme në infrastrukturën civile, veçanërisht në banesa”, shkroi Kiper.

    Odesa, një qytet port me rëndësi strategjike në Detin e Zi, ka një popullsi prej rreth një milion banorësh. Ajo është sulmuar vazhdimisht që nga pushtimi i plotë i Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.

    Sulmi i fundit vjen ndërsa SHBA- të nënshkruan një marrëveshje me Ukrainën për shfrytëzimin e përbashkët të burimeve të saj të energjisë dhe mineraleve. 

  • VIDEO/ Thellohet bilanci nga shpërthimi i fuqishëm në qytetin iranian, konfirmohen 8 të vdekur dhe 750 të plagosur

    VIDEO/ Thellohet bilanci nga shpërthimi i fuqishëm në qytetin iranian, konfirmohen 8 të vdekur dhe 750 të plagosur

    Shkon në 8 numri i të vdekurve dhe në 750 i të plagosurve si pasojë e një shpërthimi të fuqishëm në qytetin port të Iranit, Bandar Abbas, të shtunën, sipas televizionit shtetëror iranian.

    Shkaqet e zjarrit në qytetin e portit janë ende të pa identifikuara.
    “Incidenti shkaktoi vdekjen e tetë personave dhe plagosjen e 750 të tjerëve”, tha politikani iranian, Eskandar Momeni nga vendi i ngjarjes, duke shtuar se priten përforcime nga Teherani dhe qytete të tjera. “Shpresojmë të shuajmë zjarrin në orët në vijim”, shtoi më tej ai.

    Fire spread to some containers at Shahid Rajaee Port in #Iran’s Bandar Abbas pic.twitter.com/ppU1az6ADn
    — Iran’s Today (@Iran) April 26, 2025

    “Intensiteti i zjarrit në portin Shahid Rajai është rritur dhe ka të ngjarë të përhapet në zona të tjera dhe kontejnerë të tjerë”, raportoi televizioni shtetëror.

    🔴 BREAKING:
    The fire in Bandar Abbas is spreading, and the incompetent regime in Iran has no way to contain it.
    The entire port is about to burn down.
    pic.twitter.com/TrLg7tqC3J
    — 𝗡𝗶𝗼𝗵 𝗕𝗲𝗿𝗴 ♛ ✡︎ (@NiohBerg) April 26, 2025

    Top Channel

  • Prag zgjedhjesh/ Elbasani “blindohet” nga agjentët e BKH dhe SPAK

    Prag zgjedhjesh/ Elbasani “blindohet” nga agjentët e BKH dhe SPAK

    Këtë fundjavë dhjetra agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH), prokurorë specialë të Prokurorisë së Posaçme (SPAK) kanë zbarkuar në qytetin e Elbasanit.
    Prania e tyre është vënë re nga qytetarët ndërkohë mbërritja e tyre në këtë qytet në një numër kaq të madh nuk ishte vënë re më parë që nga koha e fillimit të fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare që do mbahen në 11 Maj.

    Ky monitorim i rreptë që po i bëhet fushatës zgjedhore në Qarkun e Elbasanit nga ana BKH dhe SPAK ka mbëshetjen edhe një makineri e tërë monitorimi nga OSBE, Shërbimi Informativ Shtetëror (SHISH) si edhe Agjencia e Inteligjencës Financiare .
    Të gjitha këto struktura janë vendosur në gadishmëri të plotë për të kontrolluar çdo cënim të procesit zgjedhor dhe çdo lëvizje të kandidatëve për deputetë.
    Aktiviteti i tyre elektoral dhe i mbështetësve të tyre është nën vëzhgim të rreptë në çdo moment .
    BKH dhe SPAK janë duke monitoruar gjithçka në këtë proces zgjedhor në Qarkun e Elbasanit duke filluar nga përdorimi i burimeve publike, abuzimi me administratën, qarkullimi i parave të pista, ndikimi i krimit të organizuar dhe çdo tentativë për blerje votash.
    Burime zyrtare bëjnë me dije se angazhimi i organeve ligjzbatuese ka për qëllim garantimin e pastërtinë e procesit zgjedhor të 11 Majit. Qarku i Elbasanit sipas burimeve zyrtare është nga më të “blinduarit ” ndër 12 qarqet e Shqipërisë në këtë proces zgjedhor .
    Grupi i monitorimit i kryesuar nga prokurori Olsi Dado janë duke ndjekur në terren në kohë reale të gjitha zhvillimet që lidhen me procesin elektoral dhe hetuesit janë duke punuat me pajisje me teknologji të avancuar që dokumentojnë çdo shkelje në këtë proces zgjedhor.
    Rreziku është po kaq potencial edhe për vetë kandidatët për deputetë.
    Kush kapet në shkelje gjatë këtij procesi rrezikon jo vetëm të humbasë mandatin, por të përfundojë edhe para ligjit.
    Ndërkohë edhe media është në monitorim për mënyrën e përfshirjes dhe pasqyrimit të zhvillimeve gjatë këtij procesi zgjedhor.
    Media të ndryshme dhe sidomos disa portale kohët e fundit rezulton se kanë publikuar lajme të pavërteta duke aluduar për konflikte dhe dhunë fizike.
    Një nga rastet më të fundit ishte ai i publikuar nga disa portale ku deklarohej se ishte dhunuar dhe i ishin shkaktuar plagë të rënda një personi në qytetin e Librazhdit , lajm i cili rezultoi se ishte sajesë për të njollosur procesin e qetë elektoral.

  • Parashikimi i motit për sot, 26 prill 2025

    Parashikimi i motit për sot, 26 prill 2025

    Parashikohet rënie e lehtë e Vlerave Barike duke sjellë në territorin Shqiptar mbizotërim të vranësirave dhe shirave.
    Më të theksuara shirat do të jenë në skajin Verior-Verilindor duke bërë që reshjet të jenë në formë rrebeshi, nuk përjashtohet edhe mundësia e breshërit.

    Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me vranësira dhe shira në të gjithë territorin, por me intensitet të ulët, përjashtuar zonat Juglindore të cilat do të mbeten me rrebeshe afat-shkurtra shiu si edhe mini-stuhi breshëri.
    Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4°C vlera minimale e shënuar në qytetin e Peshkopisë deri në 23°C vlera maksimale e cila pritet në qytetin e Kuçovës.
    Era do të fryjë mesatare deri e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale mbi 50 km/h nga drejtimi Verior, për pasojë në brigjet detare do të krijohet dallgëzim 3 – 4 ballë.

  • Alarmuan qytetin, shoqërohen në Polici 2 të rinj që hodhën lëndë piroteknike

    Alarmuan qytetin, shoqërohen në Polici 2 të rinj që hodhën lëndë piroteknike

    Alarmuan qytetin, shoqërohen në Polici 2 të rinj që hodhën lëndë piroteknike
     
    Dy shpërthime të fuqishme rreth orës 20:55 kanë tronditur qytetin e Sarandës, duke shkaktuar panik tek banorët dhe pushuesit.
    Menjëherë pas njoftimit, policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe ka arritur të identifikojë vendin ku ndodhi shpërthimi.
     

     
    Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Plazhi i Ri”, ku janë kapur dy persona që sapo kishin hedhur lëndë piroteknike me shkallë të lartë shpërthimi.
     
    Të dy janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë, ku po kryhen veprimet procedurale për veprën penale “Prishje e rendit dhe qetësisë publike”.
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Sezoni i ri i avioturizmit nis me avionin e parë nga Bari në Gjirokastër

    Sezoni i ri i avioturizmit nis me avionin e parë nga Bari në Gjirokastër

    Këtë fundjavë, një avion turistik me fluturim direkt nga Bari i Italisë u ul në aerodromin e Gjirokastrës, duke shënuar nisjen zyrtare të sezonit të ri të avioturizmit për vitin 2025 në jug të Shqipërisë.Fluturimi u pilotua nga vetë Alessandro Carducci, presidenti i Aeroclub Bari, i cili mbërriti së bashku me një grup turistësh italianë të interesuar për të zbuluar bukuritë natyrore dhe kulturore të Gjirokastrës. Carducci, i cili viziton për herë të dytë qytetin historik, u shpreh i impresionuar nga peizazhet dhe pista ajrore:“Shijuam pamjet mahnitëse të Vlorës, Tepelenës dhe Gjirokastrës. Pista është në parametra të mirë, por nevojitet përmirësim i procedurave të dokumentacionit për të lehtësuar ardhjen e më shumë turistëve nga ajri.”Pjesë e këtij fluturimi ishin edhe turistë nga Venecia, të cilët janë të përfshirë në projekte për promovimin e turizmit në rajon. Njëri prej tyre u shpreh:“Është hera e parë që vij në Gjirokastër. Ajo që pashë nga ajri ishte një mrekulli. Do të vizitojmë zonën historike dhe qytetin që kemi dëgjuar shumë për të.”Ky është fluturimi i parë ndërkombëtar turistik që zbarkon në Gjirokastër për këtë vit, duke përfaqësuar një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të turizmit ajror në jug të vendit.Gjirokastra vazhdon të jetë një prej destinacioneve më të preferuara për turistët italianë, të cilët prej vitesh kryesojnë listën e vizitorëve të huaj në qytetin e mbrojtur nga UNESCO. Që prej fillimit të vitit 2025, rreth 35 mijë turistë, kryesisht të huaj, kanë vizituar Gjirokastrën dhe zonat përreth, duke përfituar nga potenciali i saj për turizëm gjithëvjetor.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Këtë fundjavë, një avion turistik me fluturim direkt nga Bari i Italisë u ul në aerodromin e Gjirokastrës, duke shënuar nisjen zyrtare të sezonit të ri të avioturizmit për vitin 2025 në jug të Shqipërisë.Fluturimi u pilotua nga vetë Alessandro Carducci, presidenti i Aeroclub Bari, i cili mbërriti së bashku me një grup turistësh italianë të interesuar për të zbuluar bukuritë natyrore dhe kulturore të Gjirokastrës. Carducci, i cili viziton për herë të dytë qytetin historik, u shpreh i impresionuar nga peizazhet dhe pista ajrore:“Shijuam pamjet mahnitëse të Vlorës, Tepelenës dhe Gjirokastrës. Pista është në parametra të mirë, por nevojitet përmirësim i procedurave të dokumentacionit për të lehtësuar ardhjen e më shumë turistëve nga ajri.”Pjesë e këtij fluturimi ishin edhe turistë nga Venecia, të cilët janë të përfshirë në projekte për promovimin e turizmit në rajon. Njëri prej tyre u shpreh:“Është hera e parë që vij në Gjirokastër. Ajo që pashë nga ajri ishte një mrekulli. Do të vizitojmë zonën historike dhe qytetin që kemi dëgjuar shumë për të.”Ky është fluturimi i parë ndërkombëtar turistik që zbarkon në Gjirokastër për këtë vit, duke përfaqësuar një hap të rëndësishëm drejt zhvillimit të turizmit ajror në jug të vendit.Gjirokastra vazhdon të jetë një prej destinacioneve më të preferuara për turistët italianë, të cilët prej vitesh kryesojnë listën e vizitorëve të huaj në qytetin e mbrojtur nga UNESCO. Që prej fillimit të vitit 2025, rreth 35 mijë turistë, kryesisht të huaj, kanë vizituar Gjirokastrën dhe zonat përreth, duke përfituar nga potenciali i saj për turizëm gjithëvjetor.

  • Goditi dhe përdhunoi 75-vjeçaren italiane në vitin 2021, arrestohet në Fier 23-vjeçari

    Goditi dhe përdhunoi 75-vjeçaren italiane në vitin 2021, arrestohet në Fier 23-vjeçari

    Në gusht të vitit 2021, një e moshuar italiane 75-vjeçare u bë viktimë e një sulmi seksual nga një i ri. Bëhët me dije se 20-vjeçari shqiptar e ngacmoi gruan në autobuz në qytetin e Xhenovës dhe më pas e ndoqi deri në shtëpi ku e ka goditur dhe përdhunuar.
    Bëhët me dije se autori është arratisur pas ngjarjes dhe është zhdukur për disa vite. Kjo ngjarje e paprecedentë ka tronditur të gjithë vendin fqinj.

    Por falë hetimeve të kryera nga policia italiane, autori ishte identifikuar menjëherë pas sulmit dhe Gjykata e Apelit të Xhenovas e dënoi me gjashtë vite burgim për veprat penale ‘dhunë seksuale’, ‘vjedhje të rëndë’ dhe ‘plagosje personale’. Por megjithatë autori ka arritur të arratiset duke bërë të mundur edhe moskryerjen e dënimit.
    20-vjeçari i arratisur ndodhej në qytetin e Fierit në vendin tonë, ku ishte fshehur prej disa kohësh. Nëpërmjet bashkëpunimit ndërkombëtar me autoritetet italiane dhe atyre shqiptare, është lëshuar një urdhër arresti europian. Ku më pas është bërë e mundur që policia shqiptare të kryejë arrestimin pas tre viteve në arrati.
    Tashmë autori është 23 vjeç, do të duhet të përballet me drejtësinë dhe të vuaje dënimin për krimet e rënda që ka kryer. Kanë nisur gjithashtu procedurat për transferimin e të riut në Itali.

  • Konfiskohen dy garazhe dhe një apartament në Elbasan, Prokuroria: Me prejardhje kriminale nga Mbretëria e Bashkuar

    Konfiskohen dy garazhe dhe një apartament në Elbasan, Prokuroria: Me prejardhje kriminale nga Mbretëria e Bashkuar

    Me kërkesë të Prokurorisë së Elbasanit, janë konfiskuar tre pasuri të paluajtshme të shtetasit me inicialet L.C., i cili u shpall fajtor për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryer jashtë vendit.
    Sipas njoftimit zyrtar të Prokurorisë, hetimet zbuluan se pasuritë e konfiskuara në qytetin e Elbasanit – një apartament dhe dy garazhe – ishin blerë me të ardhura të përfituara nga veprimtaria kriminale në Mbretërinë e Bashkuar.
    Vendimi për konfiskimin e këtyre pasurive u mor në përfundim të gjykimit të procedimit penal nr.713, i vitit 2023. Prokuroria thekson se veprimi është pjesë e luftës ndaj pasurive me origjinë kriminale dhe pastrimit të parave.
    Pasuritë e konfiskuara janë:

    Apartament në qytetin e Elbasanit
    Garazh në qytetin e Elbasanit
    Garazh në qytetin e Elbasanit

    “Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, në përfundim të gjykimit të procedimit penal nr.713, viti 2023 për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287/1 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit L.C, konfiskoi pasuritë e mësipërme”, thuhet në njoftim.

  • Një i vdekur dhe nëntë të plagosur në Kursk, Rusia fajëson Ukrainën

    Një i vdekur dhe nëntë të plagosur në Kursk, Rusia fajëson Ukrainën

    Një sulm me dron nga Ukraina vrau një grua 85-vjeçare dhe plagosi nëntë persona në qytetin rus të Kurskut, pranë kufirit me Ukrainën, thanë autoritetet rajonale ruse më 15 prill.
    “Kursku është bërë objekt i një sulmi masiv nga armiku gjatë natës”, thuhet në një postim të administratës rajonale të Kurskut në Telegram.
    Disa apartamente në një ndërtesë shumëkatëshe morën flakë si pasojë e sulmit me dronë, tha kryetari në detyrë, Sergei Kotlyarov, në Telegram. Ai shtoi se banorët janë evakuuar në një shkollë të afërt.
    Dronët goditën gjithashtu një garazh të ambulancave, duke lënë të dëmtuara 11 automjete, sipas administratës së rajonit.
    Më shumë se 20 shpërthime goditën qytetin, sipas kanaleve në Telegram, Baza dhe SHOT, të cilat shpesh publikojnë informacione nga burime brenda shërbimeve të sigurisë dhe forcave të rendit.
    Këto pretendime nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur, ndërsa Ukraina nuk e ka komentuar akuzën e Rusisë deri më tani. Të dyja palët mohojnë se kanë në shënjestër civilët.
    Trupat ukrainase kryen një inkursion në rajonin e Kurskut në gusht, por forcat ruse kanë pasur sukses në muajt e fundit në shtyrjen e trupave ukrainase përtej kufirit.

    Sulmi i 15 prillit pason një sulm me raketa nga Rusia më 13 prill që la të paktën 34 persona të vdekur në qytetin ukrainas të Sumit, kryeqyteti i rajonit të Sumit, i cili kufizohet me rajonin Kursk të Rusisë.
    Shërbimi shtetëror i emergjencave i Ukrainës tha se dy fëmijë ishin mes të vrarëve në sulm, i cili ndodhi teksa ukrainasit festonin një ditë të shenjtë. Të paktën 117 persona të tjerë – përfshirë 15 fëmijë – u plagosën.
    Zyrtarë nga e gjithë bota dënuan Rusinë dhe presidentin Vladimir Putin më 14 prill.