Tag: qytetin

  • Bombardimet ruse, goditet një ndërtesë, humbin jetën 5 persona në jug të Ukrainës

    Bombardimet ruse, goditet një ndërtesë, humbin jetën 5 persona në jug të Ukrainës

    Një bombë ruse goditi një zonë banimi në qytetin jugor të Ukrainës, Zaporizhzhia, duke vrarë pesë persona, njoftuan zyrtarët të premten. Forcat ruse vazhdojnë të sulmojnë zona civile në Ukrainë, raporton AP.
    Sulmi ndodhi gjatë natës dhe plagosi edhe 10 persona, mes tyre një adoleshente.
    Bombat e fuqishme rrëshqitëse, armë sovjetike të modifikuara që lëshohen nga avionët rusë në lartësi të mëdha, prej muajsh kanë shkatërruar qytetet pranë vijës së frontit. Ukraina nuk ka një mënyrë efektive për t’i ndalur ato.

    Bombardimi i fundit dëmtoi disa ndërtesa shumëkatëshe në Zaporizhzhia, për të tretën herë që nga fillimi i luftës, dhe shkatërroi edhe një treg lokal, bëri të ditur kreu i administratës ushtarake rajonale, Ivan Fedorov.
    Një sulm me dronë rusë në qytetin jugor të Odesës goditi gjithashtu një zonë banimi gjatë natës, duke plagosur pesë persona, përfshirë një 16-vjeçar.

  • Gledian Llatja takon kampionët elbasanas që po ngjitin qytetin në majat e sportit kombëtar

    Gledian Llatja takon kampionët elbasanas që po ngjitin qytetin në majat e sportit kombëtar

    Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, së bashku me drejtorin e Klubit Shumësportësh ” Elbasani” Artin Kovaci, zhvilluan sot një takim me sportistët kampionë të disiplinave të ndryshme, të cilët po e çojnë emrin e qytetit në nivele të reja suksesi. Pingpongu, karateja, shtanga, xhudoja dhe atletika janë disa prej sporteve ku Elbasani po shkëlqen dhe po ngjitet rregullisht në podiumet kombëtare.
    Takimi vjen në një periudhë të artë për sportin elbasanas. Vetëm pak ditë më parë, ekipi i meshkujve të pingpongut të Elbasanit u shpall kampion i Shqipërisë, një triumf që tregon rritjen e vazhdueshme të këtij sporti në qytet dhe punën e palodhur të trajnerëve dhe sportistëve.

    Sportistët e rinj prezantuan arritjet e tyre dhe objektivat për sezonet e ardhshme, ndërsa kryetari Llatja vlerësoi përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre. Ai theksoi se rezultatet e arritura janë një dëshmi e talentit elbasanas dhe një motivim i fortë për të vijuar investimet në sport.

    Bashkia e Elbasanit po punon për të krijuar kushte edhe më të mira për zhvillimin e talenteve të reja, duke modernizuar infrastrukturën sportive dhe duke mbështetur klubet që po rrisin kampionë të rinj. Sipas kryetarit Llatja, sporti nuk është vetëm aktivitet fizik, por një vlerë që forcon komunitetin dhe promovon qytetin në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare.

  • Diana përjetësohet në Paris, statujë prej dylli në qytetin ku humbi jetën 28 vjet më parë

    Diana përjetësohet në Paris, statujë prej dylli në qytetin ku humbi jetën 28 vjet më parë

    Muzeu i statujave prej dylli Grevin në Paris zbuloi të enjten një yll të ri: Princeshën Diana me “fustanin e hakmarrjes”, atë që veshi pasi u publikuan detaje për tradhtinë e ish-bashkëshortit të saj, Princit Charles.
    Muzeu Grevin në qendër të Parisit, i ngjashëm me Madame Tussauds në Londër, ka tashmë edhe statujat e  Charles-it, i cili tani është Mbreti Charles III, dhe të nënës së tij të ndjerë, Mbretëreshës Elizabeth II.
    Por Diana kishte munguar prej kohësh, megjithë lidhjen e saj tragjike me qytetin ku humbi jetën në një aksident automobilistik në gusht të vitit 1997.
    Ajo ekspozohet duke veshur një kopje të fustanit të zi të krijuar nga stilistja Christina Stambolian, të cilin Diana e mbante gjatë një paraqitjeje publike në vitin 1994, mes interesimit të madh mediatik rreth prishjes së martesës me Charles-in.
    Ajo doli me fustanin e mrekullueshëm në të njëjtën ditë kur u transmetua një intervistë në të cilën Charles pranoi se kishte qenë jobesnik.

  • U kap me kanabis që e shiste në qytet, arrestohet 34-vjeçari në Bulqizë

    U kap me kanabis që e shiste në qytet, arrestohet 34-vjeçari në Bulqizë

    Evidentohet dhe goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike. Vihet në pranga një 34-vjeçar që shiste kanabis në qytetin e Bulqizës.
    Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Dibër, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative dhe kontrollet e vazhdueshme me fokus goditjen e paligjshmërisë në fushën e narkotikëve, arrestuan në flagrancë shtetasin S. D., 34 vjeç, banues në fshatin Dushaj.
    Gjatë kontrollit të ushtruar në ambientet e një lokali në të cilin ndodhej ky shtetas, dhe më pas gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, gati për shitje. Nga hetimet e kryera dyshohet se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike, e ndante në doza dhe më pas e shiste në qytetin e Bulqizës.
    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

    Top Channel

  • Festivali i Akuarelit në Pogradec, artistë nga më shumë se 30 vende të botës bashkohen në qytetin liqenor

    Festivali i Akuarelit në Pogradec, artistë nga më shumë se 30 vende të botës bashkohen në qytetin liqenor

    Për herë të parë Pogradeci mirëpriti festivalin ndërkombëtar të Akuarelit, një event kulturor që bëri bashkë artistë nga më shumë se 30 vende të botës.
    Sipas organizatorëve, Pogradeci është qyteti i duhur për realizimin e një festivali të tillë në përmasa të mëdha.
    Pjesa më e madhe e artistëve të huaj e vizitonin për herë të parë qytetin.

    “E pëlqej këtë qytet, më tepër i zhvilluar se mendoja, sot pikturoja dhe kisha një pamje fantastike, ju betohem, një nga pamjet me të bukura që kam pikturuar ndonjëherë. Mendoj se ky event e ngre në një shkallë më lart këtë zonë. Ju duhen këto evente për të promovuar turizmin”, u shpreh Hamit Kappor, piktor indian.
    “Kam ardhur disa herë në Pogradec, këtë herë jam kënaqur shumë. Ky është qyteti i artit, e mbështet dhe kur më ftuan të isha pjesë e këtij festivali u nderova. Di të them që ky qytet mund të bëhet qendër e artit në Shqipëri”, u shpreh Atanur Dogan, piktor turk.
    “Është nder të jesh këtu në qytetin e bukur të Pogradecit, jemi entuziaste që akuareli erdhi këtu, ju jeni mikpritës, na jepni ngrohtësi dhe duam të bashkëpunojmë përherë me shqiptarët. Jemi të gjithë të kënaqur që erdhëm”, u shpreh Giovanni Balzarani, piktor Italian.
    Një pjesë e punimeve të këtij festivali do i dhurohen fondit të galerisë së artit të Pogradecit ndërsa piktorët realizojnë punime në disa prej destinacioneve me interesante të zonës./vizionplus.tv

  • Beteja finale për qytetin kyç të Ukrainës, mjegulla po ndihmon rusët që të pushtojnë Pokrovskin

    Beteja finale për qytetin kyç të Ukrainës, mjegulla po ndihmon rusët që të pushtojnë Pokrovskin

    Mjegulla e dendur u ka mundësuar trupave ruse të lëvizin më tej në qytetin kyç strategjik të Pokrovskut në Ukrainën lindore.
    Korpusi i 7-të Sulmues Ajror i Ukrainës thotë se kushtet e motit, veçanërisht mjegulla e dendur, e kanë shtyrë Moskën të intensifikojë përpjekjet e saj për të futur një numër gjithnjë e më të madh ushtarësh në qytetin e rrënuar dhe për të rrethuar forcat ukrainase.
    Trupat ruse kanë kaluar më shumë se një vit duke u përpjekur të pushtojnë qytetin. Ushtria ukrainase thotë se tani mund të ketë nga 300 deri në 500 rusë atje dhe Presidenti Voloydymyr Zelensky konfirmon se situata mbetet e vështirë.
    Ndërkohë, shefi i ushtrisë Oleksandr Syrskyi, njofton se situata në vijën e frontit në rajonin juglindor të Zaporizhzhias është “përkeqësuar ndjeshëm”, me humbjen e tre vendbanimeve. Megjithatë, Syrskyi tha se Rusia ishte më aktive rreth Pokrovskut.

  • Si në një film Mad Max/ Ushtarët rusë hyjnë në qytetin e Pokrovskut, Ukrainë, të mbuluar nga mjegulla

    Si në një film Mad Max/ Ushtarët rusë hyjnë në qytetin e Pokrovskut, Ukrainë, të mbuluar nga mjegulla

    Pamje që ngjajnë me skena nga filmi “Mad Max” janë kapur në periferi të qytetit lindor ukrainas të Pokrovskut, ku ushtarë rusë shihen duke përparuar nën mbulesën e një mjegulle të dendur.

    Në video, disa prej tyre shihen me motoçikleta, ndërsa të tjerë qëndrojnë mbi çatitë e makinave dhe kamionëve të shkatërruar. Rusia ka deklaruar se forcat e saj kanë avancuar edhe më tej drejt qytetit strategjik të Kupyanskut.Sipas Korpusit të 7-të Ajror të Ukrainës, kushtet e motit – sidomos mjegulla e dendur – po favorizojnë Moskën, e cila po shton përpjekjet për të dërguar më shumë trupa në Pokrovsk, me qëllim që të rrethojë forcat ukrainase.

    Viral videos show Russian infantry advancing “Mad Max” style in Ukraine’s Pokrovsk city.
    Reuters has verified the location, but not the date. Telegram users say the scenes reminded them of the 1979 action film, which unfolds in a post-apocalyptic landscape. pic.twitter.com/wuo5s5vZQt
    — DW News (@dwnews) November 11, 2025
    Siç raporton BBC, forcat ruse përpiqen të pushtojnë qytetin prej më shumë se një viti. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka pranuar se mjegulla po lehtëson lëvizjet e trupave ruse dhe se situata në terren mbetet “jashtëzakonisht e vështirë”.

    Hundreds of Russian troops have pushed deeper into eastern Ukrainian cities ‘Mad Max-style’, video released by the Russians appears to show.
    Read more: https://t.co/vl99vvlRN5 pic.twitter.com/IY43cgTKrj
    — Sky News (@SkyNews) November 11, 2025
    Sipas mediave britanike, videoja është filmuar në periferi jugore të qytetit, përgjatë autostradës Selindov–Pokrovsk. Korpusi i 7-të pretendon se aktualisht rreth 300 ushtarë rusë ndodhen në Pokrovsk, një shifër e ngjashme me atë që Zelensky raportoi javën e kaluar.Pas më shumë se një viti luftimesh, Pokrovsk — një nyje hekurudhore dhe qendër e rëndësishme furnizimi në rajonin e Donetskut — është shkatërruar pothuajse plotësisht. Nga popullsia prej 60,000 banorësh para luftës, tani kanë mbetur më pak se 1,300. Ushtarët ukrainas e përshkruajnë situatën si “ferr të vërtetë”, me luftime të pandërprera që e bëjnë këtë zonë një nga fushëbetejat më të përgjakshme të katër viteve të fundit.Nëse Pokrovsku bie, ai do të ishte qyteti më i madh ukrainas që bie në duart e forcave ruse që nga pushtimi i Bakhmutit në maj 2023. Qyteti shihet si pengesa e fundit e madhe përpara Slovianskut dhe Kramatorskut — dy qendra kryesore të kontrolluara ende nga Ukraina në Donetsk.Marrja e Pokrovskut do t’i jepte Kremlinit një fitore të madhe propagandistike, duke forcuar narrativën se “ushtria ruse po përparon”, ndërsa do ta vendoste Ukrainën në një pozitë edhe më të vështirë përballë presionit për t’iu bindur kërkesave të Moskës.Ndërkohë, Kievi po lufton me çdo kusht për ta mbajtur qytetin – jo vetëm për rëndësinë e tij strategjike, por edhe për të kundërshtuar narrativën ruse, sidomos në një moment kur kërkon mbështetje të mëtejshme nga administrata e përçarë e Trumpit.

    Top Channel

  • Voton kandidati i mbështetur nga PD për Vlorën, Sota: Mos e lini votën të flejë, zgjidhni djalin më të mirë për qytetin

    Voton kandidati i mbështetur nga PD për Vlorën, Sota: Mos e lini votën të flejë, zgjidhni djalin më të mirë për qytetin

    Kandidati i pavarur në bashkinë e Vlorës, Dions Sota, i cili mbështet nga opozita ka votuar rreth orës 10:00.
    Në një prononcim të shkurtër për mediat, Sota inkurajoi qytetarët të shfrytëzojnë këtë ditë për të zgjedhur përfaqësuesin më të denjë.
    Dionis Sota: Sot është një ditë feste për qytetarët e Vlorës. I ftoj që të gjithë të vijnë të votojnë dhe të zgjedhin djalin e tyre më të mirë për qytetin e Vlorës, sot është detyrim i të gjithëve që të mos e lënë votën të flejë në sirtarin e shtëpisë apo të kafenesë së lagjes. I ftoj të gjithë të votojnë se është shumë e rëndësishme për qytetin e tyre.

    Ditën e sotme, në 5 bashki të vendit, Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat dhe Cërrik po mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore për të zgjedhur të parin e qytetit.

  • Flamurtari mund Bylisin, festa e dytë e vlonjatëve për këtë sezon

    Flamurtari mund Bylisin, festa e dytë e vlonjatëve për këtë sezon

    7 Nëntor 2025

    19:22

    Telesport

    Flamurtari sot ia doli të marrë një tjetër fitore në kampionatin shqiptar.
    Pas Vllaznisë, të cilën e mundi dy javë më parë, ekipi vlonjat arriti të mundë edhe Bylisin 0-1. Në stadium, por edhe në qytetin bregdetar ka nisur festa e tifozëve.
    Para kësaj ndeshjeje, Flamurtari luajti kundër Elbasanit në Vlorë, ku u mund me rezultatin 0-1. Menjëherë pas ndeshjes, shpërtheu dhuna dhe kaosi në qytetin bregdetar, mes tifozerive të dy ekipeve, ka raportuar A2.
    Policia ‘blindoi’ zonën përreth stadiumit, për të ruajtur qetësinë mes tifozerive. Tifozët e Elbasanit thyenë stolat e stadiumit të Flamurtarit dhe i hodhën ato në rrugë.

  • Bulqiza në vend numëro/ Gjashtë vite nga tërmeti i 2019-ë asnjë ndërhyrje, dy pallate mbeten ende të dëmtuara

    Bulqiza në vend numëro/ Gjashtë vite nga tërmeti i 2019-ë asnjë ndërhyrje, dy pallate mbeten ende të dëmtuara

    Në qytetin e Bulqizës, edhe pse kanë kaluar gati 6 vite nga tërmeti i vitit 2019, dy pallate vazhdojnë të jenë të pabanueshme. Njëri ndodhet në qytetin e ri të Bulqizës dhe tjetri në qytetin e vjetër. Në total, 33 familje janë prekur  15 në pallatin e qytetit të ri dhe 18 në atë të qytetit të vjetër.
    Banorët shprehen se ende nuk kanë marrë një zgjidhje përfundimtare dhe kërkojnë ndërhyrje nga institucionet përkatëse. Sipas tyre, jetesa në këto kushte është e vështirë, ndërsa shumë familje janë detyruar të shpërngulen drejt Tiranës, Durrësit apo edhe jashtë vendit.
    Nga ana tjetër, specialistë të fushës, inxhinierë dhe gjeologë që kanë inspektuar zonën, pohojnë se nevojitet një studim i hollësishëm për të përcaktuar lëvizjet e tokës, pasi sipas tyre çdo vit në atë zonë vërehen ndryshime gjeologjike.
    përfaqësues të Bashkisë Bulqizë thanë se familjeve të prekura u është paguar bonusi i qirasë, ndërsa bashkia është në pritje të përgjigjes përfundimtare nga Instituti i Gjeologjisë për të nisur ndërhyrjet e nevojshme në terren.