Tag: qyteti

  • ‘Qyteti i Arit’ në mjerim, foto nga jeta e vështirë e punëtorëve në periferi të Dubait

    ‘Qyteti i Arit’ në mjerim, foto nga jeta e vështirë e punëtorëve në periferi të Dubait

    Një fotograf iranian ka fotografuar jetën e dëshpëruar të punëtorëve të Azisë Jugore, të cilët udhëtojnë në Dubai me shpresën për të ndërtuar një të ardhme për familjet e tyre, por gjejnë vetëm varfëri, paga të ulëta dhe punë të keqe në vapën e madhe.

    Fotot janë bërë në Sonapur, emri jozyrtar i një kampi pune në periferi të Dubait, i vendosur larg nga luksi, rrokaqiejt e lartë dhe pasuria e pamasë për të cilat qyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe është i famshëm.

    “Sonapur” – për ironi, emri do të thotë “Qyteti i Arit” në Hindi – është shtëpia e më shumë se 150,000 punëtorëve, kryesisht nga India, Pakistani, Bangladeshi dhe Kina.

  • “Qyteti i Arit” në mjerim, foto nga jeta e vështirë e punëtorëve në periferi të Dubait që Sheikët nuk duan ti tregojnë

    “Qyteti i Arit” në mjerim, foto nga jeta e vështirë e punëtorëve në periferi të Dubait që Sheikët nuk duan ti tregojnë

    Një fotograf iranian ka fotografuar jetën e dëshpëruar të punëtorëve të Azisë Jugore, të cilët udhëtojnë në Dubai me shpresën për të ndërtuar një të ardhme për familjet e tyre – por gjejnë vetëm varfëri, paga të ulëta dhe punë të keqe në vapën e madhe.

    Fotot janë bërë në Sonapur, emri jozyrtar i një kampi pune në periferi të Dubait, i vendosur larg nga luksi, rrokaqiejt e lartë dhe pasuria e pamasë për të cilat qyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe është i famshëm.
    “Sonapur” – për ironi, emri do të thotë “Qyteti i Arit” në Hindi – është shtëpia e më shumë se 150,000 punëtorëve, kryesisht nga India, Pakistani, Bangladeshi dhe Kina.

    Top Channel

  • Berisha: Premtimin e ishullit të Osumit për Beratin e mori lumi! Edi Ramës i ngeli turpi dhe mashtrimi

    Berisha: Premtimin e ishullit të Osumit për Beratin e mori lumi! Edi Ramës i ngeli turpi dhe mashtrimi

    Berisha: Premtimin e ishullit të Osumit për Beratin e mori lumi! Edi Ramës i ngeli turpi dhe mashtrimiKryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve të Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, i ka kujtuar Edi Ramës, premtimin e ishullit në Osum.

    ‘Mendoni për një moment, të duket se është qyteti i kohës së ndaluar. Qyteti nuk njohu, jo që nuk njohu investime, por edhe universiteti u mbyll. Universiteti, i cili i jepte qytetit gjallëri, shpresë dhe besim.

    “Mirëmbrëma dhe përshëndetjet e mia më të përzemërta! Ju, qytetarë dhe qytetare të Beratit, të pranishëm në këtë shesh, banorëve të këtij rrethi, banorëve të këtij qarku, kudo që janë sonte në qarkun e Beratit, në Shqipëri, jashtë vendit.

    Përshëndetjet e mia më të përzemërta!

    I dashur Agron Duka, kryetar i PAA, aleat i PD. I dashur Enno Bozdo, drejtues politik i qarkut të Beratit. I dashur kryetari i PD të qarkut, Shyqyri Duro.

    Të dashur deputete dhe deputetë, kandidate dhe kandidatë të PD për qarkun e Beratit të pranishëm në këtë takim, dhe zonja që shkëlqen me mungesën e saj, Valbona Doko, që ndodhet duke punuar me emigracionin që të votojë.

    Shpreh krenarinë time me ju sot, që jeni jo vetëm krenaria e Beratit, por jeni krenaria e Shqipërisë dhe e shqiptarëve për parlamentin e ardhshëm.

    Të dashur miq, ditët po na afrojnë një datë të madhe, një ngjarje të madhe, një datë që do ndajë epokat, do ndajë narko-diktaturën, do ndajë 12 vite, në të cilat shqiptarët u larguan nga Berati, u larguan nga trojet e tyre sa kurrë ndonjëherë në tërë historinë qindra e qindra vjeçare.

    Pra, po shkojmë drejt një vendimi të madh, që çdo qytetare dhe qytetar i Beratit, i këtij qarku dhe tërë Shqipërisë do marrë më 11 maj për t’u ndarë me një të keqe e cila dëmtoi kombin, zbrazi Shqipërinë, pakësoi shqiptarët sa asnjë luftë, sa asnjë epidemi, sa asnjë fatkeqësi në tërë historinë e tyre.

    Miq, sot është një moment për t’u përulur me nderim të madh shumë, para baballarëve, gjyshërve, stërgjyshërve tuaj, të cilët këtu buzë Osumit ndërtuan një kryevepër madhështore, siç është qyteti juaj. E vendosën Beratin në kurorën e trashëgimisë së qytetërimit botëror. Berati madhështor është vepra e tyre e pavdekshme, e përjetshme.

    Berati madhështor është frymëzim i madh për çdo shqiptare dhe shqiptar , për çdo beratase dhe për çdo beratas, për të bërë çdo gjë, për t’u ngritur në lartësinë e kësaj madhështie që trashëgojmë ne në këtë qytet.

    Pra, Berati, diamant në kurorën e kulturës botërore, këto 12 vite njohu braktisje, braktisje dhe vetëm braktisje.

    Berati, diamant në kurorën e trashëgimisë kulturore botërore, këto 12 vite njohu një varfërim të banorëve të saj, një varfërim shumë të pamerituar, ky qytet, ky rreth.

    Mendoni për një moment, të duket se është qyteti i kohës së ndaluar. Qyteti nuk njohu, jo që nuk njohu investime, por edhe universiteti u mbyll. Universiteti, i cili i jepte qytetit gjallëri, shpresë dhe besim.

    Berati, të cilit iu premtua ishulli i Osumit, premtimin e ishullit e mori lumi. Kurse, Edi Ramës i ngelet turpi dhe mashtrimi”, u shpreh Berisha.

  • Berisha: Premtimin e ishullit të Osumit për Beratin e mori lumi, Ramës i ngeli turpi dhe mashtrimi

    Berisha: Premtimin e ishullit të Osumit për Beratin e mori lumi, Ramës i ngeli turpi dhe mashtrimi

    Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë prezantimit të kandidatëve të Partisë Demokratike-Aleanca për Shqipërinë Madhështore, i ka kujtuar Edi Ramës, premtimin e ishullit në Osum.
    “Mendoni për një moment, të duket se është qyteti i kohës së ndaluar. Qyteti nuk njohu, jo që nuk njohu investime, por edhe universiteti u mbyll. Universiteti, i cili i jepte qytetit gjallëri, shpresë dhe besim.
    Berati, të cilit iu premtua ishulli i Osumit, premtimin e ishullit e mori lumi. Kurse, Edi Ramës i ngelet turpi dhe mashtrimi“, tha Berisha.
    Pjesë nga fjala:
    Shpreh krenarinë time me ju sot, që jeni jo vetëm krenaria e Beratit, por jeni krenaria e Shqipërisë dhe e shqiptarëve për parlamentin e ardhshëm.
    Të dashur miq, ditët po na afrojnë një datë të madhe, një ngjarje të madhe, një datë që do ndajë epokat, do ndajë narko-diktaturën, do ndajë 12 vite, në të cilat shqiptarët u larguan nga Berati, u larguan nga trojet e tyre sa kurrë ndonjëherë në tërë historinë qindra e qindra vjeçare.
    Pra, po shkojmë drejt një vendimi të madh, që çdo qytetare dhe qytetar i Beratit, i këtij qarku dhe tërë Shqipërisë do marrë më 11 maj për t’u ndarë me një të keqe e cila dëmtoi kombin, zbrazi Shqipërinë, pakësoi shqiptarët sa asnjë luftë, sa asnjë epidemi, sa asnjë fatkeqësi në tërë historinë e tyre.
    Miq, sot është një moment për t’u përulur me nderim të madh shumë, para baballarëve, gjyshërve, stërgjyshërve tuaj, të cilët këtu buzë Osumit ndërtuan një kryevepër madhështore, siç është qyteti juaj. E vendosën Beratin në kurorën e trashëgimisë së qytetërimit botëror. Berati madhështor është vepra e tyre e pavdekshme, e përjetshme.
    Berati madhështor është frymëzim i madh për çdo shqiptare dhe shqiptar , për çdo beratase dhe për çdo beratas, për të bërë çdo gjë, për t’u ngritur në lartësinë e kësaj madhështie që trashëgojmë ne në këtë qytet.
    Pra, Berati, diamant në kurorën e kulturës botërore, këto 12 vite njohu braktisje, braktisje dhe vetëm braktisje..
    Berati, diamant në kurorën e trashëgimisë kulturore botërore, këto 12 vite njohu një varfërim të banorëve të saj, një varfërim shumë të pamerituar, ky qytet, ky rreth.
    Mendoni për një moment, të duket se është qyteti i kohës së ndaluar. Qyteti nuk njohu, jo që nuk njohu investime, por edhe universiteti u mbyll. Universiteti, i cili i jepte qytetit gjallëri, shpresë dhe besim.
    Berati, të cilit iu premtua ishulli i Osumit, premtimin e ishullit e mori lumi. Kurse, Edi Ramës i ngelet turpi dhe mashtrimi.

  • Rama me të rinjtë: Kamza qyteti ku mund të shihet transformimi, në të shkuarën ishte në kënetë

    Rama me të rinjtë: Kamza qyteti ku mund të shihet transformimi, në të shkuarën ishte në kënetë

    Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i PS, zhvilloi mbrëmjen e sotme një takim me të rinjtë në qytetin e Kamzës.
    Në fjalën e tij Rama tha se Kamza është qyteti ku mund të shihet qartë transformimi.
    Ai tha se qytetarët kuptuan që nëse i jep qytetin njeriut të duhur vjen zhvillimi, ndërsa ironizoi kundërshtarin, duke theksuar se në të shkuarën ata që e kishin drejtuar e kishin lënë Kamzën kënetë.

    Më tej Rama tha se sot Shqipëria është si liqeni i Paskuqanit, i transformuar dhe më i bukur, por ka ende shumë punë për tu bërë.
    “Kur po vija këtu mu kujtua që dy vite më parë kur sapo kisha dalë nga spitali erdha ën Kamëz. Pikërisht te ky liqen i Paskuqanit ku bëra dhe një vallëzim me një zonjë që u bë viral dhe ju thashë njerëzve të Klamzës që të na jepnin mundësinë të na jepnin punën e nisur dhe të na besonin që nëse do të na jepnin mundësinë ne do të bënim për Kamzën e gjithë banorët shumë më tepër akoma. Sot jemi dy vite më mbrapa dhe faktikisht gjithçka, ngado të shohësh dhe në çdo drejtim të kërkosh gjen se është ku e ku me çfarë ishte dhe kupton se shumë vite u humbën qorrazi, sa shumë vite vite u humbën nga besnikëria e verbër ndaj një partie, a thua se vota është një biletë për të shkuar në stadium, dhe a thua se besimi për t’ia dhënë votën dikujt ëhstë një fanelë tifozi për një skuadër. Ndërkohë që vota është e vetmja mundësi që njerëzit e zakonshëm kanë për të vendosur se si duan të ndryshojë vendi ku ata jetojnë. Nëse ka një vend në Shqipëri ku realiteti është një libër që mund të shpjegojë kapitull për kapitull që nga infrastruktura, arsimi, shërbimet, pastërtia, gjelbërimi, ndriçimi e ma radhë është pikërisht kamza për të parë se si duke ia ngarkuar detyrën një njeriu të duhur bëri të mundur që shumë gjëra të duhura të bëhen realitet. Kur isha këtu dy viote më parë nuk ishte kështu ky park. Por në fund të kësaj dekade ky park nuk do jetë kështu. Historia e këtij parku është si historia jonë, siç ishte ky park më parë ishte Shqipëria që ne gjetëm, siç është ky park sot është Shqipëria që kemi sot, por ka ende punë që vazhdon, infrastrukturë që zhvillohet. Ka shumë filiza që po rriten, por ka ende hapësirë për të mbjellë të tjera. Kjo është puna që ne kemi përpara”, tha Rama.

  • Myzafer Durahu, një nga mjeshtrat duarartë të Shkodrës, qytetit që e shndërroi biçikletën në emblemë

    Myzafer Durahu, një nga mjeshtrat duarartë të Shkodrës, qytetit që e shndërroi biçikletën në emblemë

    Nga Albert Vataj
    Që prej atij momenti të hershëm, në vitin 1907, kur në Shkodër u shfaq biçikleta e parë, e sjellë nga konsulli suedez, ky qytet nisi të shkruajë një histori dashurie me dy rrota. Dëshmia më e hershme është ngulitur në një fotografi të çmuar të fondit “Marubi”, ku Zef Çeka dhe Simon Deda, të veshur me elegancë qytetare, pozojnë krenarë me biçikletat e tyre. Në atë kohë, infrastruktura ishte më tepër një aspiratë se sa realitet, por dashuria e shkodranëve për biçikletën nuk njohu pengesa. Ajo u bë një lidhje që s’e ndal dot as rruga me gropa, as kalldrëmi, as përbuzja e teknologjisë.Shkodra e rrëfen veten jo vetëm përmes kalasë, liqenit, katedraleve, xhamive, muzeve, por edhe përmes tingujve të ziles së biçikletës. Ajo është pjesë e fizionomisë urbane, një simbol i përulët por i palëkundur i një identiteti që mbijetoi përmes viteve, stinëve dhe ndryshimeve. Ajo nuk e fitoi kurrë një vend në flamur, nuk u skalit në ndonjë stemë zyrtare, por u rrënjos thellë në kujtesën kolektive të qytetit si ikonë e heshtur, e kudogjendur, e pazëvendësueshme.Por një dashuri, për t’u ruajtur dhe jetuar, ka nevojë për duar që e mbajnë gjallë. Duar që nuk janë vetëm të afta, por që rrokin zanatin si mision, si trashëgimi dhe si formë e pasionit qytetar. Një prej këtyre figurave të rralla është pa dyshim Myzafer Durahu, mjeshtër që e ka kthyer zanatin e riparimit të biçikletave në një art të përditshëm, në një mënyrë për të mbajtur gjallë jo vetëm mjetin, por edhe historinë e tij.Myzaferi, i njohur ndryshe si Myzi, është një nga ata njerëz që nuk përshkruhen dot vetëm përmes profesioni. Ai është një institucion i heshtur i qytetit, një kujtesë e gjallë e kohëve kur zanati ishte më shumë se burim jetese – ishte nder dhe përkushtim. Biçikleta nuk është thjesht një objekt pune për të; është shok i përditshëm, është simbol i Shkodrës që ai nuk e lejon të zbehet nga pluhuri i harresës moderne.

    “Duert e mjeshtrave shkodran janë me ngjyrën e arit,” shkruan ambientalisti i njohur, drejtuesi i “EKO Mendje”, Mirsad Basha, në një akt mirënjohjeje për këtë mjeshtër të rrallë. “Kur ia shtrëngon dorën e shef se sa me dinjitet e dojnë zanatin e tyne dhe kupton forcën e përkushtimin që këto zanatçinj bajnë punën e tyne. Qyteti i biçikletave ka pas gjithmonë nevojë për këta mjeshtra. Myzi, prej dekadash, ban këtë zanat pa hile, i shpejtë dhe shumë i dashtun. Tek ai mund të shkosh jo vetëm për të riparu një biçikletë, por edhe për të blerë një të tillë që ai vetë e ka kthyer në jetë.”Ky vlerësim nuk është thjesht një falënderim. Është një akt respekti ndaj një brezi zanatçinjsh që mbajnë gjallë jo vetëm rrotat, por një mënyrë jetese. Ata janë si shpirti i biçikletës, si kujdestarë të heshtur të një qyteti që nuk resht së dashuruari me të.Nuk është rastësi që Shkodra feston çdo vit Ditën e Biçikletës, një ngjarje që synon të rikthejë vëmendjen te ky mjet i thjeshtë dhe ekologjik, dhe që fton qytetarët ta shohin biçikletën jo vetëm si një alternativë transporti, por si pjesë të historisë së tyre. Në këtë ditë, më shumë se kurrë, rikthehet në qendër figura e mjeshtrit që e mbështet këtë dashuri përmes dorës së tij të saktë, syrit të hollë dhe ndërgjegjes qytetare.Edhe pse gjatë tri dekadave të fundit infrastruktura për biçikleta ka pësuar përkeqësime, për shkak të dominimit të automjeteve dhe mungesës së vëmendjes institucionale, përpjekjet e fundit për ndërtimin e korsive të dedikuara kanë dhënë shpresë. Shkodra përpiqet të rizbulojë vetveten përmes qarkullimit me biçikletë, përmes shembujve si Myzafer Durahu që nuk e lanë këtë simbol të vdesë, por e ushqyen, e riparuan, e shpëtuan sa herë që ishte gati të braktisej.Myzaferi nuk është vetëm mjeshtër i biçikletës. Ai është ruajtësi i një trashëgimie të heshtur, një ndër ata që nëpërmjet zanatit mbajnë gjallë jo vetëm një mjet, por një kujtim, një stil jetese, një frymë qyteti. Në një kohë kur shumë gjëra po zëvendësohen, harrohen apo komercializohen, janë pikërisht këta njerëz – këta durtarë të përkushtimit – që na rikujtojnë vlerën e autenticitetit, të dorës së njeriut dhe të shpirtit që nuk e shet pasionin për asnjë përfitim.Shkodra vazhdon të jetë qyteti i biçikletës, sepse ka njerëz si Myzafer Durahu. Ai nuk është thjesht pjesë e qytetit – ai është vetë qyteti, i kthyer në ustallar, në kujtesë, në respekt.

  • Media gjermane: Pse ia vlen të udhëtosh në Shqipëri këtë vit?

    Media gjermane: Pse ia vlen të udhëtosh në Shqipëri këtë vit?

    Aktualisht Shqipëria është në rrugën e saj për t’u bërë një destinacion në trend, shkruan Silke Böttcher në të përditshmen gjermane “Merkur.de”. Me plazhet e ëndrrave, natyrën e egër dhe kulturën emocionuese, ajo ka shumë për të ofruar. Dhe vazhdon të jetë destinacioni më i përballueshëm në Mesdhe!
    Shqiptarët e quajnë atdheun e tyre “Vendi i Shqiponjave”. Vendi ballkanik, i vendosur midis Greqisë dhe Malit të Zi në detin Adriatik, tërheq vizitorët falë peizazheve spektakolare dhe plazheve mahnitëse.

    Gjithashtu, ky vend i bukur mesdhetar ofron çmime të përballueshme.
    Aktualisht Shqipëria është në rrugën e saj për t’u bërë një destinacion në trend, shkruan Silke Böttcher në të përditshmen gjermane “Merkur.de”. Me plazhet e ëndrrave, natyrën e egër dhe kulturën emocionuese, ajo ka shumë për të ofruar. Dhe vazhdon të jetë destinacioni më i përballueshëm në Mesdhe!
    Shqiptarët e quajnë atdheun e tyre “Vendi i Shqiponjave”. Vendi ballkanik, i vendosur midis Greqisë dhe Malit të Zi në detin Adriatik, tërheq vizitorët falë peizazheve spektakolare dhe plazheve mahnitëse.
    Gjithashtu, ky vend i bukur mesdhetar ofron çmime të përballueshme.
    Kjo mund të ndryshojë së shpejti, pasi Shqipëria po shndërrohet në një destinacion në trend – gjë që mund të rrisë edhe kostot.
    Nëse Shqipëria është në listën tuaj të udhëtimeve – nuk duhet të humbisni kohë!
    Çmimet për paketat e pushimeve në verën e 2025
    Check24.de krahasoi çmimet për paketat e pushimeve në verën e 2025 dhe zbuloi se Shqipëria mbetet destinacioni më i lirë mesdhetar evropian me 110 euro për person në ditë.
    Apartamentet e pushimeve janë kryesisht të përballueshme
    Për krahasim: Turqia kushton 122 euro, Spanja 125 euro, Italia 126 euro 128 euro dhe Greqia 133 euro për person në ditë.
    Kroacia është gjithashtu dukshëm më e shtrenjtë me 130 euro.
    Ndërsa fluturimet dhe makinat me qira kushtojnë njësoj si në Mesdheun Evropian, apartamentet e pushimeve në Shqipëri, mesatarisht 77 euro (apartamente për dy deri në gjashtë persona), janë dukshëm më të lira se në vendet e tjera të Mesdheut Evropian (160 euro).
    Sipas Check24.de, Shqipëria është kryesisht e populluar me pushues të rinj midis 18 dhe 35 vjeç, si dhe familjet dhe çiftet.
    Koha ideale për të udhëtuar në Shqipëri
    Muajt ​​më të mirë për të udhëtuar në Shqipëri janë korriku deri në shtator.
    Gjatë kësaj kohe, temperaturat rriten në 20 deri në 30 gradë Celsius, dhe temperaturat e ujit arrijnë rreth 23 gradë Celsius.
    Maji dhe shtatori janë gjithashtu muajt idealë për të udhëtuar për alpinistët dhe pushuesit aktivë, pasi moti është disi më i butë.
    Destinacionet kryesore për pushime në plazh
    Shqipëria ka plazhe të bukura. Qyteti bregdetar më i vizituar është Saranda, me plazhe si Santa Quaranta “Premium Resort”, Pulëbardha dhe Plazhi i Pasqyrës.
    Jo shume larg, ndodhet plazhi i ëndrrave, Ksamili me rërë të bardhë dhe ujëra bruz.
    Gjithashtu, në Durrës dhe Golem do të gjeni disa plazhe magjepsëse.
    Për ata që duan të ndërthurin notin me kulturën dhe jetën e natës, Dhërmiu është destinacioni ideal.
    Shumë festivale muzikore zhvillohen këtu gjatë verës, dhe ka bare të panumërta në plazh.
    Në jug të Dhërmiut shtrihet Plazhi i Gjipesë, i cili arrihet më së miri më këmbë. Disi më pak i njohur është Porto Palermo.
    Me vendndodhjen e tij të mbrojtur, gjiret e bukura dhe një kala e vendosur mbi një shkëmb, qyteti është mahnitës.
    Destinacionet kryesore për adhuruesit e kulturës
    Sigurisht që ia vlen një vizitë në kryeqytetin Tiranë, me ndërtesat dhe atraksionet me ngjyra pastel si Sheshi Skënderbej dhe Muzeu Historik Kombëtar.
    Kushdo që është i interesuar të mësojë më shumë për traditat shqiptare duhet të udhëtojë në qytetin e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të Gjirokastrës.
    Vizitoni shtëpinë e familjes Zekati, ku do të mësoni për historinë e saj kulturore.
    Mos harroni të gjeni kohë për një udhëtim në fermën “Te Fuçitë”, ku prodhohet verë e shkëlqyer.
    Lini ka reputacionin e fshatit më të qetë në Shqipëri. Ai ndodhet në liqenin e Ohrit.
    Ka zona të mira lundrimi, vende arkeologjike dhe restorante që shërbejnë peshk liqeni.
    Qyteti i Shkodrës ndodhet gjithashtu në një liqen. Një nga atraksionet e tij është Kalaja e Rozafës.
    Berati ndryshe i quajtur “Qyteti i një mbi një dritareve” – është një vend i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s – si një qytet muze. Një tjetër atraksion përveç shtëpive të saj të bukura, është Kalaja mbi qytet.
    Pazari i shekullit XIII – me shtëpitë e stilit osman – është një nga vendet më të veçanta të qytetit të Korçës.
    Ka gjithashtu vila të bukura prej guri dhe ndërtesa fetare për t’u admiruar.
    Ndërtesat e Butrintit janë edhe më të vjetra. Në qytet, i cili është gjithashtu një sit i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, mund të shihni rrënoja që nga periudha greke dhe romake. Qyteti ndodhet në zemër të parkut kombëtar me të njëjtin emër.
    Destinacionet kryesore për adhuruesit e natyrës
    Shqipëria krenohet me bukuritë natyrore spektakolare. Për shembull, Alpet Shqiptare (Prokletije), të vendosura rreth 200 kilometra në veri të Tiranës, malet më të larta të vendit – deri në 2600 metra.
    Rajoni i Thethit, i cili ishte një zonë e pavarur e mbrojtur deri në vitin 2022, ndodhet gjithashtu në Alpet Shqiptare.
    Qyteti me të njëjtin emër është një pikënisje e mirë për turne ecjeje.
    Në shtegun e njohur Theth-Valbonë – rreth 16 kilometra – koha e ecjes zgjat rreth gjashtë deri në tetë orë.
    Ecja nga Thethi në “Syrin e Kaltër” është rreth 20 kilometra.
    Ajo kalon Ujëvarën mbresëlënëse të Grunasit dhe rrjedh përgjatë lumit të Shalës.
    Syri i Kaltër është një burim karstik, uji i të cilit shkëlqen në shumë nuanca të gjelbërta.
    Noti është i lejueshëm, por duhet guxim pasi uji është 12 gradë Celcius.
    Nëse vizitoni Shqipërinë, duhet të planifikoni me patjetër një udhëtim me traget në liqenin e Komanit.
    Ai ndodhet pranë qytetit të Shkodrës dhe u krijua kur Lumi Drin u mbyll në vitet 1980. Kushdo që ka bërë udhëtimin prej dy orësh e gjysmë, do ta kuptojë pse rezervuari quhet “Fjordi Shqiptar”.

  • VIDEO – “Investim i shumëpritur nga i gjithë qyteti”, Benet Beci: Hyrja e Shkodrës, në fazën konkrete të punimeve

    VIDEO – “Investim i shumëpritur nga i gjithë qyteti”, Benet Beci: Hyrja e Shkodrës, në fazën konkrete të punimeve

    Shkruan në Facebook kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci: Makineri të tonazhit të rëndë, fadroma dhe mjete të tjera pune janë duke pastruar dhe përgatitur kantierin në hyrje të Shkodrës.
    Investimi i shumëpritur nga i gjithë qyteti do të hyjë në fazën konkrete të punimeve për t’i dhënë Shkodrës pamjen që i ka munguar prej 34 vitesh. Punë të mbarë të gjithëve!

  • Qyteti serb me 35 mijë banorë shpall ”non-grata” presidentin Aleksandër Vuçiç

    Qyteti serb me 35 mijë banorë shpall ”non-grata” presidentin Aleksandër Vuçiç

    Rajoni E Premte, 28 Mars 2025 20:30
    Presidenti serb Aleksandër Vuçiç po shpallet i padëshiruar në vendin e tij. Qyteti Pirot ka shpallur presidentin serb një person të padëshiruar.
    Ata i kërkojnë bashkisë që ta zbatojë këtë vendim dhe kryetarit Vladan Vasiç që të mbajë një qëndrim për dhunën qeveritare kundër studentëve dhe qytetarëve në protestën e 15 marsit në Beograd.

    Një tjetër kërkesë e qytetarëve në Pirot është edhe publikimi i emrave të asaj bashkie që kanë mbështetur dhunën ndaj manifestuesve.
    “Është vendosur që presidenti Aleksandër Vuçiç të shpallet “person non grata” në territorin e qytetit të Pirotit”, lexohet në lajmet e publikuara nga mediat duke iu referuar vendimit të ndërmarrë. Ky qytet ndodhet juglindje të Serbisë, pranë kufirit me Bullgarinë dhe ka një popullatë prej rreth 35 mijë banorësh.

  • Tërmetet e frikshëm në Mianmar dhe Tajlandë, Viktimat nxirren nga rrënojat, konfirmohen 11 të vdekur

    Tërmetet e frikshëm në Mianmar dhe Tajlandë, Viktimat nxirren nga rrënojat, konfirmohen 11 të vdekur

    Dy tërmete të njëpasnjëshme, 7.7 dhe 6.6 ballë kanë goditur Mianmarin, duke prekur dhe Tajlandën. Siç raporton Guardin, deri më tani numërohen 8 viktima në Mandalay, qyteti i dytë më i madh i Mianmarit dhe tre në Bangkok, kryeqytetin tajlandez.

    Gjithashtu mijëra persona kanë ngelur të bllokuar nën rrënojat e ndërtesave të rrëzuara, me autoritetet që janë vendosur menjëherë në ndihmë të qytetarëve.
    “I gjithë qyteti Mandalay u prek nga tërmeti. Ne po menaxhojmë me burimet që kemi në lagje”, tha një dëshmitar okular.