Një plan i qeverisë Rama për të ngritur qendra emigrantësh në zemër të qyteteve të jugut të Shqipërisë, zona të cilat vuajnë nga shpopullimi masiv, po denoncohet si një politikë zyrtare për “largimin dhe zëvendësimin” e popullsisë vendase.
Sipas denoncimeve, qeveria ka përcaktuar ngritjen e këtyre qendrave në qarqe si Korça, Gjirokastra dhe Vlora, të cilat prej vitesh përballen me plagën e emigracionit masiv. Vendndodhjet e përzgjedhura nuk janë zona të izoluara apo me siguri të lartë, siç ndodh në praktikat e Bashkimit Evropian, por godina publike si spitale, pallate sporti dhe ish-qendra kulture në mes të qyteteve si Korça, Bilishti, Maliqi, Përmeti e madje edhe Pusteci. Në këtë të fundit, numri i emigrantëve që pritet të strehohen thuhet se është pothuajse i barabartë me popullsinë aktuale të bashkisë.
Kjo strategji përshkruhet nga deputeti i PD Ivi Kaso, që ishte i ftuar në një emision televiziv, si një “plan i mirëmenduar” dhe “politikë zyrtare” që synon zëvendësimin demografik. Argumentohet se në vend që të investojë për të frenuar largimin e shqiptarëve, qeveria po i hap dyert vendosjes së emigrantëve në zonat e braktisura. Ky veprim konsiderohet pjesë e një teorie konspirative tashmë të njohur si “largimi dhe zëvendësimi”, e cila, sipas zërave kritikë, tani po gjen zbatim konkret.
Gjatë bisedës Kaso tha se gjithçka është një akt “personal” i kryeministrit, i cili po i “dhuron” qyteteve të jugut paketa me emigrantë, duke injoruar plotësisht organet e vetëqeverisjes vendore që do të mbajnë përgjegjësinë për menaxhimin e situatës.
Ivi Kaso:
Në qoftë se tendenca e vendeve të Bashkimit Evropian është që këto qendra t’i ngrenë në zona super të sigurta, zona në të cilat edhe kur janë ngritur, nuk kanë mundur të shmangin arratisjet, daljet në një përplasje dhunë në një numër të madh, atëherë tendenca ka qenë që t’i nxjerrin krejt jashtë vendit të tyre. Ndërkohë ne, në vende të cilat nuk janë prekur nga flukse, migratore, mu në mes të qyteteve, nëpër spitale, nëpër pallate sporti, nëpër ish-qendra kulture, pra bashkë në mes të qyteteve, ngremë këto qendra pa asnjë lloj mase sigurimi.
Gazetari: I kanë përcaktuar këto?
Ivi Kaso: Po patjetër, i kanë përcaktuar. Dëgjo, jo, i kanë përcaktuar. Pra, jo vetëm që përcaktojnë zona, përveç qarkut të Korçës, që është qarku më i prekur që preket çdo bashki e qarkut të Korçës, edhe në Pustec ngrenë qendër emigrantësh në Pustec, që ka, numri i votuesve në atë zonë, është bashkia më e vogël e vendit, u çojnë edhe njëherë aq sa është popullsia, ua çojnë aty. I çojnë në mes të Korçës, i çojnë në mes të Bilishtit, në mes të Maliqit.
Gazetari: Po ja përplasin në fytyrë shqiptarëve. Pyetja ime është kjo. Ka qenë teori konspirative në 10 vitet e fundit, plani i largim dhe zëvendësim. Mos po implementohet plani për zëvendësimin e shqiptarëve?
Ivi Kaso: Është pjesë e planit. Pjesë e planit.
Gazetari: Pra është zyrtare kjo, është politikë zyrtare. Tani duan të na zëvendësojnë.
Ivi Kaso: Është politikë zyrtare sepse zonat në të cilat presupozohet që të vijnë qarqet e jugut, pra qarku i Korçës, qarku i Gjirokastrës dhe qarku i Vlorës, janë qarqe që plagën më të madhe e kanë imigracionin masiv. Shpopullimi i përditshëm. Unë këtu kam qenë në studion tuaj, këtu te Syri, kur kam denoncuar faktin që Korça për fat të keq është katandisur një qytet me 24.000 banorë, është më pak se gjysma, më pak se gjysma e Astirit e gjithë Korça. Tani, këto qarqe të cilat vuajnë këtë plagë të madhe, ne u sjellim dhe emigrantët atje, me plan që, nesër pasnesër një pjesë e tyre do rrinë, do të mundet të asimilohen, gjë që është krejt për t’u parë sepse asnjëherë këto këto zgjidhje të imponuara…
Tag: qyteteve
-

“Plan i mirëmenduar”/ Qendra e emigrantëve, reagon Kaso: Gjithçka është një akt “personal” i kryeministrit…
-

Sot, Dita Botërore e Qyteteve
Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara e ka caktuar 31 tetorin si Ditën Botërore të Qyteteve.
Kjo ditë promovon interesin e komunitetit ndërkombëtar për urbanizimin global, nxitjen e bashkëpunimit midis vendeve dhe kontribuon në zhvillimin e qëndrueshëm urban në mbarë botën.
Tema e Ditës Botërore të Qyteteve për vitin 2025 është: “Qytete inteligjente të përqendruara te njerëzit”.
Qytetet janë të destinuara të bëhen gjithnjë e më të mëdha dhe më komplekse. Sipas raportit të fundit të OKB-së, zonat urbane aktualisht zënë vetëm 2% të sipërfaqes së Tokës, pavarësisht se strehojnë 54% të popullsisë botërore (një pjesë që do të rritet në mbi 60% deri në vitin 2050), shkaktojnë 60% të emetimeve ndotëse të planetit dhe konsumojnë 78% të energjisë së prodhuar globalisht.
Në një epokë të shënuar nga tranzicione urbane dhe digjitale, qytetet po adoptojnë gjithnjë e më shumë zgjidhje dhe të dhëna të teknologjisë digjitale për të ofruar shërbime më të mira për banorët dhe për të adresuar sfidat dhe mundësitë kritike urbane.
Megjithatë, shumë shpesh kjo nuk është forma e zhvillimit urban. Pabarazia dhe përjashtimi janë të shumta, shpesh me ritme më të mëdha se mesatarja kombëtare, në kurriz të zhvillimit të qëndrueshëm që sjell për të gjithë.
Prandaj është e nevojshme të veprohet menjëherë për të arritur dhe materializuar objektivin 11 të Agjendës për Zhvillim të Qëndrueshëm 2030: bërjen e qyteteve gjithëpërfshirëse, të sigurta dhe elastike. -

Shtyerja e Botërorit mbetet opsion, idetë e Presidentit Trump bëjnë bujë
Ngjarjet e fundit në SHBA kanë cënuar sigurinë në vend, ndërsa nga këto gjëra është ndikuar edhe futbolli.
Shtetet e Bashkuara presin Botërorin vitin që vjen, sakaq Presidenti Trump nuk e përjashton mundësinë për shtyerje të këtij kompeticioni.Përveç kësaj, së fundmi, po qarkullon edhe një ide tjetër. Ideja e Presidentit Donald Trump se ai mund të zhvendosë ndeshjet e Kupës së Botës 2026 jashtë qyteteve amerikane që ai i konsideron të pasigurta, u përhap gjërësisht këtë javë.
Ky lajm shkaktoi një gamë të gjerë reagimesh, shumë prej të cilave të mbushura me konfuzion, sepse qeveria amerikane nuk ka asnjë rol zyrtar në zgjedhjen e qyteteve pritëse të Kupës së Botës.
Problemi është më i madh nga çfarë duket, pasi Kupa e Botës është në pronësi dhe operohet nga FIFA, organi qeverisës global i futbollit. FIFA, vite më parë, nënshkroi “marrëveshje për qytetet pritëse” dhe “marrëveshje për stadiumet” me subjekte në tregje të ndryshme të SHBA-së dhe për të ndërmarrë veprime për këtë kompeticion nuk është e lehtë.
© BalkanWeb -

Shtyrja e Botërorit mbetet opsion, idetë e Presidentit Trump bëjnë bujë
Ngjarjet e fundit në SHBA kanë cënuar sigurinë në vend, ndërsa nga këto gjëra është ndikuar edhe futbolli.
Shtetet e Bashkuara presin Botërorin vitin që vjen, sakaq Presidenti Trump nuk e përjashton mundësinë për shtyerje të këtij kompeticioni.Përveç kësaj, së fundmi, po qarkullon edhe një ide tjetër. Ideja e Presidentit Donald Trump se ai mund të zhvendosë ndeshjet e Kupës së Botës 2026 jashtë qyteteve amerikane që ai i konsideron të pasigurta, u përhap gjërësisht këtë javë.
Ky lajm shkaktoi një gamë të gjerë reagimesh, shumë prej të cilave të mbushura me konfuzion, sepse qeveria amerikane nuk ka asnjë rol zyrtar në zgjedhjen e qyteteve pritëse të Kupës së Botës.
Problemi është më i madh nga çfarë duket, pasi Kupa e Botës është në pronësi dhe operohet nga FIFA, organi qeverisës global i futbollit. FIFA, vite më parë, nënshkroi “marrëveshje për qytetet pritëse” dhe “marrëveshje për stadiumet” me subjekte në tregje të ndryshme të SHBA-së dhe për të ndërmarrë veprime për këtë kompeticion nuk është e lehtë.
© BalkanWeb -

“S’ka pushim jo!”: Rama prezanton vijimin e aksionit për çlirimin e hapësirave publike
Kryeministri Edi Rama ka publikuar së fundmi një video në rrjetet sociale, ku shfaqet procesi i çmontimit dhe heqjes së zaptuesve të hapësirave publike në disa zona urbane. Pamjet tregojnë qartë ndërhyrjen e autoriteteve për shembjen e strukturave pa leje dhe lirimin e trotuareve, shesheve dhe rrugëve të bllokuara nga ndërtimet abuzive.
Në postimin e tij, Rama ka theksuar se ky aksion nuk do të ndalet derisa të çlirohet çdo pëllëmbë e zaptuar nga abuzuesit, duke përdorur shprehjen e fortë:
Ky mesazh vjen si një paralajmërim për ata që kanë shfrytëzuar hapësirat publike në mënyrë të paligjshme, por edhe si një garanci për qytetarët se Rilindja Urbane 2.0 po ecën me ritëm të pandalshëm drejt rikthimit të qyteteve te komuniteti2.
Sipas Kryeministrit, çlirimi i hapësirave publike është një hap i domosdoshëm për të rritur cilësinë e jetës urbane, për të zgjeruar përmasën e gjelbër dhe për të krijuar një mjedis më të aksesueshëm për të gjithë. Aksioni nuk është thjesht një operacion sezonal, por pjesë e një strategjie afatgjatë për transformimin e qyteteve shqiptare3.
Ky aksion ka ngjallur reagime të shumta në opinionin publik, ku një pjesë e qytetarëve e përshëndesin si një hap të guximshëm për rikthimin e rendit urban, ndërsa të tjerë kërkojnë transparencë dhe barazi në zbatimin e ligjit.
Nëse dëshiron, mund ta përgatis këtë tekst për botim në një media si RevoKult, me titull editorial dhe elemente vizuale për të shoqëruar videon. -

MOIKOM ZEQO – “Shkodra paska qenë themeluar nga Aleksandri i Madh”…
Para disa vitesh erdhi të më takonte në Muzeun Historik Kombëtar Prof. Lucia Nadin e shoqëruar nga Prof. Gherardo Ortalli. Kam vite që njihem me Lucia Nadinin. Ajo ka punuar për shumë kohë në dhënien e gjuhës italiane në Universitetin e Tiranës. Njihem familjarisht me të dhe në mënyrë të veçantë vajza ime e madhe Arnisa ka dhe një detyrim moral ndaj Lucias. Kur Arnisa botoi në moshën 14-vjeçare librin e saj të parë në poezi në dy gjuhë në shqip dhe në italisht, ishte pikërisht Lucia Nadin që shkroi një parafjalë për këtë libër. Më vonë i kemi ruajtur lidhjet tona miqësore dhe shkencore.
Më 1995 Lucia Nadin botoi librin në italisht dhe në shqip “Venecia dhe Shqipëria: Gjurmë të lidhjeve antike”. Unë bëra të vetmin recension në shtypin e shkruar për librin e saj të parë, që studion marrëdhëniet midis dy brigjeve adriatikase. Më pas, Lucia Nadin u sëmur dhe u largua nga Shqipëria për në Itali.
Disa herë e kam marrë në telefon për t’u interesuar. Sëmundja qe e rëndë, por Lucia me stoicizëm plot dinjitet, jo vetëm s’u shkëput nga puna shkencore, por me një përkushtim të mahnitshëm bëri një zbulim të madh: zbuloi Statutin e Shkodrës, që datohet si i gjysmës së parë të shek. XIV dhe që ka funksionuar si një realitet juridik deri më 1469. Ky Statut botohet në “Corpus Statutario delle Venezie”.
Statuti i Shkodrës ka një rëndësi të posaçme për të kuptuar diçka substanciale nga qyteti i Shkodrës, i cili ka qenë në zotërimin venedikas për shumë kohë. Lucia më dha kopjen e librit të saj më të ri, të quajtur në italisht “Statuti di Scutari”.
Ky libër ka në kopertinën e vet një stemë të veçantë të pikturuar marrë nga dokumenti origjinal. Stema ka një emblemë në formë skude, që mban sipër një shqiponjë dykrenare me kurora mbretërore mbi të dy kokët, me një fushë blu, kurse në pjesën e poshtme në një fushë ngjyrë okër, janë tre rozeta pesëfletëshe në ngjyrë të zezë. Sipër stemës heraldike është figura e një shqiponje njëkokëshe me krahë hapur me sqepin gjithashtu të hapur ku i dallohet një gjuhë e kuqe e hollë.
Në anën tjetër është figura e një qeni vizatuar qartë me një kockë në gojë si një simbol heraldik, që lidhet me idenë e besnikërisë. Libri i Lucias ka 248 faqe, paraprihet nga një parafjalë e bukur dhe e saktë e Prof. Gherardo Ortallit. Ajo që është tepër interesante dhe që e fut në qarkullimin shkencor për studiuesit e Shqipërisë lidhet me përkthimin në shqip të gjithë nyjave të Statutit të Shkodrës nga mesjetarologu i njohur Prof. Pëllumb Xhufi.
Duke e parë me vëmendje këtë libër dua të artikuloj disa ide dhe mendime për rëndësinë kolosale të monumentit juridik. Në fillim Statuti nis me një shënim të karakterit historik që është një tekst me të vërtetë i përkthyer në latinisht nga një dokument në gjuhën greke, që titullohet “Privilegj i Aleksandrit të Madh të Maqedonisë”. Kjo parafjalë në latinisht krijon si të thuash paraqitjen nismëtare të dokumentit të Statutit të Shkodrës, të shkruar në italishten venedikase mesjetare. Po çfarë thotë teksti i “Privilegjit të Aleksandrit të Madh të Maqedonisë”.
Ky tekst ravijëzohet kështu: “Unë, Aleksandri, biri i Filipit, mbretit të maqedonasve, mishërim i Monarkisë, krijuesi i Perandorisë Greke, bir i Zeusit të Madh, bashkëbisedues i brahmanëve dhe i pemëve, i Diellit dhe i Hënës, triumfues mbi mbretërinë e persëve e të medëve, Zot i botës prej ku lind e deri ku perëndon Dielli nga Veriu në Jug, pinjoll i farës së shquar të popujve ilirikë të Dalmacisë, Liburnisë dhe të popujve të tjerë të së njëjtës gjuhë, që popullojnë Danubin dhe zonën qendrore të Thrakës, u sjell dashurinë, paqen e përshëndetjet e mia dhe të gjithë atyre, që do të më ndjekin në sundimin e botës.
Duke qenë se ju gjithmonë më jeni treguar të besës, të fortë dhe të pathyeshëm në betejat e bëra krah meje, u jap dhe u dorëzoj juve, në zotërim të lirë gjithë hapësirën prej Akuilonit deri në skajin e Italisë së Jugut. Askush tjetër, veç jush, mos guxojë të vendoset e të qëndrojë në ato vende dhe po u gjet ndonjë i huaj, ai do të mund të qëndrojë vetëm si skllav i juaj, dhe pasardhësit e tij do të jenë skllevër të pasardhësve tuaj. U shkrua në kështjellën e qytetit të Aleksandrisë, themeluar prej meje, buzë lumit madhështor të Nilit, në vitin XII. Me vullnet të hyjnive të nderohen mbretëritë e mija, Zeusit, Marsit, Plutonit dhe Minervës, perëndisë së perëndive. Dëshmitarë të këtij akti janë Atleti, logotheti im, dhe 11 princër të tjerë, të cilët unë po i emëroj si trashëgimtarë të mi dhe të gjithë botës, meqenëse po vdes pa lënë pasardhës.
Aleksandri i Madh i Maqedonisë më 355 para lindjes së Krishtit, ose siç njihet ndryshe viti 4874 (që nga krijimi i botës)”.
Ky tekst është tepër interesant dhe i çuditshëm. Mjeshtrit juristë që kanë formuluar Statutin e Shkodrës kanë dashur të japin një bazë ligjore shumë më të lashtë duke bërë një strukturë historike në formën e një parabole zyrtare historike, por që në të vërtetë ka një karakter apokrif, dhe është një parabolë më tepër mitologjike dhe evokuese.
Kjo traditë lidhet me trillin e gjenealogjive fantaziste, tepër të njohura të shek. XV, që u bë një pasion dhe një dalldi e përgjithshme evropiane. Gjenealogji të tilla plot elementë mitologjikë kanë përdorur dhe princërit shqiptarë si p.sh. Karl Topia, Gjon Muzaka apo dhe familja princërore e Engjëllorëve.
Teksti që lidhet me emrin e Aleksandrit të Madh të Maqedonisë gjithsesi ka një karakter mbrojtës apotropoik, është një element sugjestionues dhe një mënyrë konceptuale e konfirmimit lashtësor, të një diplome mesjetare, qoftë dhe e një materie juridike, siç është Statuti i Shkodrës. Këtu nuk është pa vend që të kujtojmë se disa nga kronikanët e mëdhenj osmanë të shek. XV kanë shkruar se gjoja emri i Shkodrës lidhet me një formë të korruptuar të emrit Iskanderia, që gjoja qenka emri i vetë Aleksandërit, se gjoja vetë Aleksandri i Madh e paska themeluar qytetin. Është për t’u habitur që, humanisti më i madh i shek. XV, prifti erudit shkodran Marin Barleti e hedh poshtë tezën se Shkodra është themeluar nga Aleksandri i Madh. Besoj se Marin Barleti ka patur mundësinë për ta parë me sytë e tij dokumentin e Statutit të Shkodrës dhe ka lexuar hyrjen e këtij Statuti. Barleti në kryeveprën e tij “Rrethimi i Shkodrës” i botuar në Venedik më 1504, shkruan:
“Thonë disa të huaj se Shkodra paska qenë themeluar nga Aleksandri i Madh, mirëpo kjo s’duhet pranuar, sepse Shkodra ka ekzistuar shumë më parë se sa të lindte Aleksandri i Madh, por edhe vetë muhamedanët shkojnë me këtë arsyetim, sepse Shkodrën në gjuhën e vet e quajnë Iskander, dhe ky emërtim sipas shpjegimit të tyre është një me emrin Aleksandri, mirëpo ky është qyteti i Egjiptit që themeloi Aleksandri i Madh”.
Që dokumenti i Privilegjit është apokrif kjo vetëkuptohet edhe nga rreshtat e fundit ku thuhet se Aleksandri i Madh po vdiste pa trashëgimtarë në Aleksandri, kur dihet se Aleksandri i Madh u sëmur dhe vdiq në moshën 33 vjeçare në Babiloni duke e lënë gruan e tij të bukur Roksana me djalin e tij. Kufoma e Aleksandri të Madh, e futur në një sarkofag alabastri, e zhytur në mjaltë u transportua nga Babilonia në Aleksandri për t’u varrosur në një vend sekret, që nuk është gjetur ende deri më sot.
Dokumenti i Aleksandrit të Madh përmend edhe një jurist me emrin Atleti, gjithashtu një personazh apokrif, por përmendja e një juristi të lashtë u ka interesuar juristëve mesjetarë, që kanë formuluar Statutin e Shkodrës. Dëshminë e parë për Statutin e Shkodrës e ka dhënë studiuesi Leone Fontana në një studim bibliografik të vitit 1907. Këtë Statut e përmend edhe studiuesi i famshëm Zef Valentini, por studiuesi më i informuar mirë dhe konceptual për tërë statutet e qyteteve shqiptarë në Mesjetë është gjeniu Milan Shuflai. Shuflai ka një njohje të mrekullueshme të situatës historike të periudhës së vetëpërcaktimit dhe vetëqeverisjes të qyteteve komunare, në formën e republikave mesjetare. Qytetet shqiptare të Adriatikut Lindor e patën si nevojë të brendshme formalizimin statutor juridik. Që më 1924 Shuflai në disa studime të tij flet për statutet e qyteteve shqiptare.
Sipas Shuflait, që në shek. VIII pas Krishtit, në Dalmaci, në Italinë e Jugut dhe në tokën e Durrësit, dobësohet autoriteti juridik i Bizantit. Autonomitë qytetare krijonin një formësim të ri shtetëror duke ia dhënë fuqinë parësore kryenëpunësit të komunës qytetare. Juridiciteti i tyre ka disa ndikime të mëdha nga Perëndimi në kohën e Normanëve, të anzhuinëve dhe sidomos të periudhës së Shqipërisë, më saktë të bregdetit shqiptar nën zotërimin e Venedikut. Këto ndikime në shek. XII dhe të XIV i lidhin qytetet shqiptare me tipin e qyteteve dalmatine, duke i afruar me tipin e qyteteve të Italisë së Jugut më shumë se sa me qytetet e Italisë së Veriut.
Por, në shek. XIV Italia e Veriut i jep më tepër ushqim shpirtëror në rrafshin juridik. Gjatë sundimit të Venedikut në vitet 1392-1401, në qytetin e Durrësit, sipas një dokumenti të ardhurat janë rreth 3,000 dukate. Të ardhurat doganore të Shkodrës më 1416 çmoheshin në dokumente deri në 10,000 përpara. Dokumentet e llogarive financiare për Drishtin, Ulqinin, Danjën, Shkodrën dhe Durrësin, janë një element plotësues dhe tregues i saktë i jetës praktike të statuteve. Kjo autonomi do të çonte dhe në veprimtarinë e prerjes së monedhave të këtyre qyteteve.
Kështu monedha e argjendtë e Kotorrit kishte figurën e Shën Trifonit, monedhat e Shkodrës kishin Shën Stefanin e Shkodrës, monedhat e Ulqinit figurën e Shën Marisë, monedhat e Tivarit figurën e Shën Gjergjit. Prerjet autonome të monedhave shpesh punoheshin sipas figurës së vulës së qytetit. Kështu një monedhë e Drishtit ka figurën e një kështjelle me mure me bedena me një portë të madhe rrethore dhe një zambak në të. Stabilimentet e prerjes së monedhave të Shkodrës dhe të Ulqinit, punuan frytshëm nën sundimin e Balshajve. Venedikasit në Shkodër prenë një monedhë me figurën e Shën Markut. Këto dukuri monetare lidhen me statutet e qyteteve në fjalë. Shuflai i njihte statutet e Durrësit të vitit 1392, të Shkodrës të vitit 1396, të Drishtit 1397, të Tivarit 1369 dhe Ulqinit 1376.
Statuti më i vjetër i vitit 1214 është ai i qytetit ishullor Korcula në Dalmaci. Në Raguzë Statuti nis më 1272. Në Italinë e poshtme dhe në Sicili serinë e të drejtave komunare e hap qyteti i Barit në kohën e Karlit të I, Anzhu. Statuti i Budvës lindi nën perandorin Dushan më 1349. Redaktimin e ligjeve të Ulqinit e ka bërë konti Mark Polami nga Venediku më 1280. Durrësi nga viti 1350-1361 kishte një kod ligjesh në latinisht, por gjatë sundimin të Balshajve dhe Topiajve më 1385-1392, qytetarët e Durrësit e fshehën këtë Statut dhe më 1398 u gjet në Kuvendin e Françeskanëve një fragment me 35 kapituj, të shkruar në letër. Origjina më e hershme e këtyre statuteve sipas Shuflait ka qenë shprehimisht bizantine.
E drejta bizantine është në bazën e statuteve të qyteteve shqiptare por kjo e drejtë është modifikuar nga elementi juridik që vinte nga Italia. Një ndikim të fortë mbi statutet e qyteteve të Shqipërisë së Veriut ka ushtruar e drejta enkorike e zonës së fortë me elementë reliktuarë, zakonorë, të popullsisë shqiptare.
Mbas shek. XII rritet ndikimi i drejtpërdrejtë i shkollave juridike të famshme të Bolonjës dhe Padovës. Në shek. XIV Venediku ka përparësi dhe ndikimi nivelues i Venedikut nuk manifestohet vetëm në faktin se statutet konfirmoheshin në Venedik, por edhe se apelet gjyqësore përcaktoheshin nga guvernatorët që në instancë të fundit si p.sh. ai i Shkodrës apo i Durrësit caktoheshin me urdhër dhe se vetë statutet e Venedikut qenë burimi i së drejtës në statutet e qyteteve shqiptare.
Është fakt që Venediku, është nga polet e interesave të shqiptarëve në shekuj. Arkivat dhe monumentet e Venedikut, lidhen me shumë të dhëna herë-herë të papritura, që kanë interes shpesh ekskluziv. Studiuesit kanë vënë re që në themelimin e disa pikave në periudhën helenistike rreth Venedikut arkaik janë dhe disa emra kështjellash me emra epirotë të epokës së Justinianit të Madh të Bizantit dhe të përmendura edhe në kronikën e Prokopit.
Prof. Vladimir Dorrigo i Universitetit të Venedikut, përmend popullsitë e hershme ilire në Venedik, madje venetët, konsiderohen si ilirë, prandaj edhe në të folurën shqipe, ruhet forma Venedik dhe jo Venecia siç e shqiptojnë italianët e sotëm. Venedik – është pikërisht nga venetët. Në kohën e Perandorit romak, Augustit, shumë qytetarë, kolonë dhe veteranë venetë ishin transferuar në Durrës. Pra, lidhjet e shqiptarëve me Venedikun, kanë të bëjnë me një substrat shumë të hershëm. Në shekullin e XV një poet i quajtur Jakob Albizoti, mik i poetit Molmeti nga Firence shkruan një poezi, ku përmenden dhe shqiptarët në Venedik.
Aleanca Shqiptare Venedikase për Mbrojtjen e Shkodrës në kohën e Marin Barletit është një faqe e mrekullueshme e këtyre lidhjeve. Barleti librin e tij e botoi në Venedik. Një shekull mbas Barletit, një dijetar i quajtur Xhiovani Palaxxi, boton një histori të tij për Venedikun, të treguar në mënyrë origjinale nëpërmjet një palë letrash bixhozi me 52 karta. Pikërisht karta e 9-të e këtij libri, tregon figurën e një gruaje nga Shkodra, me qëndrim në këmbë pranë një tryeze, ku është një kafshë e vogël hermelini, një lloj maniferri dhe prapa saj është një dritare e hapur ku duket një pemë, që ka në një degë një turtull. Sipas Lucia Nadin, edhe hermelini edhe turtulli kanë qenë simbole të ruajtjes së zakoneve dhe besnikërisë bashkëshortore.
Me rënien e Shkodrës në pushtimin osman më 1489 erdhën në Venedik shumë shqiptarë të emigruar. Ata ndërtuan një institucion të quajtur “Shkolla e shqiptarëve”, që kishte në fasadën e ndërtesës një reliev, ku tregohet Sulltan Mehmeti i Dytë me shpatë të ç’veshur në dorë përballë malit me kështjellën e Shkodrës. Po në këtë godinë është dhe një relief, që tregon portretin e Shën Marisë së Shkodrës në ballë të portës. Brenda godinës është realizuar një cikël afreskash piktorike të artistit të famshëm Viktor Karpaçi. Këto afreske lidhen me 6 histori të kushtuar virgjëreshës Shën Maria.
Një e dhënë historike flet se në Venedik shqiptarët qenë më të mirët specialistë të kapelave. Madje përmendet dhe emri i shitësit shqiptar të këtyre kapelave një farë Mark Pena. Gjithashtu shqiptarët qenë të njohur edhe për prodhimin e arkivoleve, si muratorë, argjendarë, skalitës guri, teknikë për matjen e vëllimit të barkave, berberë dhe furrtarë. Por shqiptarët qenë edhe mjeshtër të xhamit. Pikërisht në Murano, që është qendër e xhamit venedikas në shek. XV përmendet një Nikolla Biagi, i cili kishte edhe një fabrikë të xhamit, që drejtohej prej tij.
Termi konvencional “Shqipëria venedikase” është përdorur nga shumë studiues. Ky term ka në substancë të vërtetën, sepse qytetet shqiptarë të bregut lindor të Adriatikut dhe Venediku kanë patur shumë elementë të jetesës së përbashkët qytetare, politike, ushtarake, ekonomike madje dhe artistike. Jo më kot një nga piktorët më të mëdhenj venedikas të shek. XV Mark Bazaiti është me origjinë nga Shqipëria zotërimet venedikase kanë vazhduar vonë në Shqipëri.
Fjala vjen deri në shek. XVIII qyteti i Butrintit së bashku me Korfuzin kanë qenë nën juridiksionin venedikas me ndërprerje, por mbas traktatit në Kampoformio, Napoleon Bonaparti i dha fund si shtet më vete Republikës së Venedikut dhe sipas këtij traktati, Butrinti dhe toka të tjera shqiptare i kaluan zotërimit francez.
Po kjo është një temë më vete. Ideja ngacmuese është që nuk duhen kufizuar marrëdhëniet e Venedikut me Shqipërinë vetëm në shekujt e mesjetës dhe kryesisht në shek.XII dhe XVI por kanë vazhduar edhe në shekujt e tjerë deri në fillim të shek.XIX. Shumë arkiva familjare të Shkodrës ruajnë relike, piktura, dokumente, veshje, mobilie dhe sende të tjera të lidhjeve të vazhduara në hapësirë dhe kohë me Venedikun. Historia kështu rizbulohet papushim, sepse askush nuk duhet të ketë frikë apo të tutet nga e vërteta historike.
-

Në këtë vend nuk mund të shkrepni asnjë fotografi!
MBROJTJA E TRADITËS DHE KULTURËS
Në kombin më të madh të Afrikës, banorët e pesë qyteteve të lashta po bëjnë përpjekje të mëdha për të mbrojtur mënyrën e tyre tradicionale të jetesës. Ata po mundohen të ruajnë me çdo kusht kulturën vendase nga ndikimet e huaja që mund të sjellin turistët, duke iu ndaluar atyre madje edhe selfie-t.
E shtrirë midis Marokut dhe Tunizisë dhe përballë Evropës, Algjeria është kombi më i madh i Afrikës dhe i 10-ti më i madh në botë. Peizazhet e larmishme të vargmaleve të larta malore, shkretëtirave dhe rrënojave të lashta romake e bëjnë këtë vend mbresëlënës. Rreth katër e pesta e vendit mbulohet nga shkretëtira e Saharasë dhe duna të tëra rëre.
Pak algjerianë jetojnë në një terren të tillë armiqësor, pasi pjesa më e madhe e popullsisë është e vendosur në pesë qytete të fortifikuara, të ngritura në skajet e Saharasë. Të njohura si Pentapolis, këto qytete u ndërtuan përgjatë Wadi M’zab, një shtrat lumi pjesërisht i thatë. Që në shekullin e VIII, mozabitët – një popull gjysmënomad – arritën të përshtateshin në një terren shumë të vështirë, duke i dhënë jetë një pjese të shkretëtirës. Kjo është arsyeja pse njerëzit e vlerësojnë kulturën e tyre.
Jeta nuk ka ndryshuar që nga shekulli XI
Përveç energjisë elektrike që erdhi në fund të viteve 1950, jeta e përditshme në qendrat historike ka ndryshuar pak që nga themelimi i qyteteve dhe kjo është zgjedhje e vet banorëve. Gratë ashtu si dikur kalojnë pjesën më të madhe të kohës në shtëpi brenda oborreve me mure të larta, ndaj të huajt duhet të vijnë gjithmonë pas namazit të pasdites, kur gratë nuk dalin më jashtë.
Tregtia lejohet brenda sheshit qendror të qytetit, por reklamat moderne janë të ndaluara në mënyrë që qyteti të ruajë pamjen e tij origjinale të shekullit të 11-të. Shumë banorë ende zgjedhin veshjet tradicionale. Ndër të tjera, diçka që ka mbetur e pandryshuar, edhe për shkak të rrethanave, është ndëshkimi i çdokujt që merr më shumë sasi uji nga pjesa që i takon.
Vizitorët duhet të zbatojnë rregulla strikte
Sipas një rregulloreje të përgjithshme, të gjithë vizitorët, përfshirë algjerianët, mund të hyjnë në pesë qytetet e fortifikuara vetëm të shoqëruar nga një udhërrëfyes vendas. Duhani ka qenë prej kohësh i ndaluar në qendrat historike për arsye fetare. Gjithashtu, në vende të tilla konsiderohen të ndaluara, edhe selfie-t, veshjet e pahijshme dhe përdorimi i celularëve.
-

Shehu: Vjosa nuk ndotet veç nga nafta, por edhe nga ujërat e zeza të të gjithë qyteteve e fshatrave
Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu ka reaguar për ndotjen masive të lumit të Vjosës.
Shehu shkruan në Facebook se, lumi i fundit i egër në Europë, përveç derdhjeve të naftës, ndotet edhe nga ujërat e zeza të të gjithë qyteteve dhe fshatrave që janë anës lumit.
Reagimi i deputetit, Tritan Shehu:
Vjosën e ka ndotur rëndë korrupsioni që në hyrje të kufirit shqiptar.
Nuk është vetëm ndotja në zonat naftë mbajtëse.
Në Vjosën e mrekullueshme, unike dhe degët e saj derdhen të gjitha ujërat e zeza të qyteteve, fshatrave, zonave të banuara e dy anët e saj.
Asnjë kujdes e investim nga ky regjim, që në Qarkun e Gjirokastrës përfaqësohet nga Lubi Kumbaro, deputete e ministre mjedisi.
Me tej fushat e grumbullimit të mbeturinave, jashtë çdo standardi, të përdorur e të kontrolluar nga mafia e tyre.
Të lejuara kundër çdo standardi me firmën e Lubisë.
Që derdhin aty çdo gjë të ndotur e shkatërruese për mjedisin, faunën e qeniet e gjalla.
Duke derdhur paratë në xhepat e asaj mafie, lokale e nacionale.
Kjo është e vërteta e hidhur e atij lumi park kombëtar.
Qe ky regjim po e degradon në funksion të korrupsionit, pa përgjegjshmërisë dhe cinizmit të tij!
-

Prishtina vlerësohet mes 120 qyteteve në forumin “Arab European Cities Dialogue”
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama thotë se komuna që ai drejton u vlerësua për vizionin dhe karakterin e saj unik, para kryetarëve të 120 qyteteve të botës në forumin “Arab European Cities Dialogue”.Kreu i kryeqytetit ka renditur pikat në të cilën Prishtina, sipas tij, mori vlerësime.“Prishtina po pozicionohet fuqishëm në hartën globale, duke u vlerësuar për vizionin dhe karakterin e saj unik. Para kryetarëve të 120 qyteteve të botës, Prishtina u vlerësua për vizionin tonë: Qytetari i parë – një qytet që vendos qytetarin në qendër të zhvillimit të tij!. Arti dhe kultura si motor për rritjen ekonomike – duke i dhënë qytetit një dimension të fuqishëm kulturor dhe ekonomik!. Festivalet si faktori kyç në branding-un e qytetit – duke e shndërruar çdo ngjarje në një promovim global të identitetit dhe vlerave të Prishtinës!”, ka shkruar Rama.Ka thënë se pati mundësinë të dëgjonte nga kryetarët e Bukureshtit, Amanit, Sarajevës, Madridit dhe Bejrutit përshtypjet e tyre mbi karakteristikat dhe zhvillimin e kryeqytetit.“Prishtina ishte shembull ndër 120 qytetet e Evropës dhe Arabisë, që morën pjesë në forumin “Arab European Cities Dialogue. Ne po forcojmë diplomacinë urbane dhe po zhvillojmë ide të reja për të mirën e qytetarëve tanë. Ky është vizioni i Prishtinës, që na nevojitet: një qytet i hapur, i zhvilluar dhe një referencë në agjendat globale”, shkroi kryetari i Prishtinës./RTK Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama thotë se komuna që ai drejton u vlerësua për vizionin dhe karakterin e saj unik, para kryetarëve të 120 qyteteve të botës në forumin “Arab European Cities Dialogue”.Kreu i kryeqytetit ka renditur pikat në të cilën Prishtina, sipas tij, mori vlerësime.“Prishtina po pozicionohet fuqishëm në hartën globale, duke u vlerësuar për vizionin dhe karakterin e saj unik. Para kryetarëve të 120 qyteteve të botës, Prishtina u vlerësua për vizionin tonë: Qytetari i parë – një qytet që vendos qytetarin në qendër të zhvillimit të tij!. Arti dhe kultura si motor për rritjen ekonomike – duke i dhënë qytetit një dimension të fuqishëm kulturor dhe ekonomik!. Festivalet si faktori kyç në branding-un e qytetit – duke e shndërruar çdo ngjarje në një promovim global të identitetit dhe vlerave të Prishtinës!”, ka shkruar Rama.Ka thënë se pati mundësinë të dëgjonte nga kryetarët e Bukureshtit, Amanit, Sarajevës, Madridit dhe Bejrutit përshtypjet e tyre mbi karakteristikat dhe zhvillimin e kryeqytetit.“Prishtina ishte shembull ndër 120 qytetet e Evropës dhe Arabisë, që morën pjesë në forumin “Arab European Cities Dialogue. Ne po forcojmë diplomacinë urbane dhe po zhvillojmë ide të reja për të mirën e qytetarëve tanë. Ky është vizioni i Prishtinës, që na nevojitet: një qytet i hapur, i zhvilluar dhe një referencë në agjendat globale”, shkroi kryetari i Prishtinës./RTK
-

Protestat anti-Trump në SHBA! Mijëra persona i bashkohen tubimeve, në shënjestër edhe Elon Musk
Mijëra protestues kanë dalë në rrugët e qyteteve të ndryshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës të shtunën për të kundërshtuar vendimet e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, transmeton BBC.
Të njohur si “50- 50 -1”, që nënkupton “50 protesta, 50 shtete, 1 lëvizje”, demonstratat u mbajtën në 250 vjetorin e fillimit të Luftës Revolucionare Amerikane.
Protestat u mbajtën në ambientet e jashtme të Shtëpisë së Bardhë, pranë përfaqësive të Teslas dhe në qendrat e shumë qyteteve, ku u parashtruan një sërë ankesash. Shumë prej tyre bënë thirrje për rikthimin e Kilmar Abrego Garcia, i cili ishte dëbuar gabimisht për në El Salvador.
Protestat politike po bëhen gjithmonë e më të zakonshme në Shtetet e Bashkuara, pasi demonstrata “Larg Duart” në fillim të prillit tërhoqi dhjetëra mijëra njerëz në mbarë vendin.
Megjithatë, sondazhet e fundit të Institutit Gallup bëjnë me dije se 45 për qind e votuesve e aprovojnë performancën e Trumpit në çerekun e parë të mandatit, në krahasim me 41 për qind gjatë periudhës së njëjtë në administratën e tij të parë.Top Channel