Tag: qytete

  • Dëbora zbardh disa qytete si të ishte dimër, ngrica e temperatura nën 0!

    Dëbora zbardh disa qytete si të ishte dimër, ngrica e temperatura nën 0!

    Në mënyrë krejt befasuese, disa qytete në vend u zbardhën nga dëbora edhe pse jemi në sezon pranvere.Në Qarkun e Korçës, gjatë ditës së djeshme dhe natën ka patur reshje dëbore me intensitet mesatar në të gjithë territorin të shoqëruar dhe me erë.
    Siç raportohet, trashësia e dëborës varion 10 deri në 25 cm në zonat malore. Nisur nga situata e krijuar, subjektet kontraktore kanë qenë në gatishmëri duke kriposur dhe mirëmbajtur akset kryesore nacionale e turistike, për rrjedhojë është mundësuar qarkullimi normal dhe pa probleme në këto akse.Nga bashkitë vazhdon puna për hapjen e rrugëve dytësore e lidhëse dhe të shesheve në qendrat e qyteteve. Grupet e punës janë në terren për riparimin defekteve sa i takon ndërprerjes së energjisë elektrike në disa njësi administrative.
    Në Dibër, reshjet e dëborës janë ndërprerë rreth mesnatës së mbrëmshme, por kanë shkaktuar jo pak probleme.
    Reshjet ishin me intensitet të lartë dhe trashësia në qytetin e Peshkopisë dhe Bulqizës arriti në 20 cm ndërsa në zona të thella deri në 40 cm. Për pasojë u bllokuan disa rrugë ku ngelën me dhjetëra mjete dhe pas ndërhyrjes së borëpastrueseve situata u normalizua.
    Gjatë natës temperaturat kanë zbritur deri në -5 gradë nën 0.
    Ngricat mund të kenë shkaktuar dëme në pemtari, për shkak se drurët frutorët janë në procesin e lulëzimit dhe formimit të frutit. Sa i përket energjisë elektrike nuk ka pasur probleme./tvklan

  • Qytetet më të mira për këmbësorët në Europë

    Qytetet më të mira për këmbësorët në Europë

    Pesëdhjetë qytete europiane u vlerësuan për distancën, kohën e ecjes, numrin e hapave dhe lartësinë, midis të gjitha atraksioneve të tyre kryesoreTransporti publik është një e mirë e madhe për shoqërinë, veçanërisht kur jeni duke eksploruar një qytet të madh dhe dëshironi të shikoni sa më shumë pjesë, dhe shumë qytete në Europë janë të pajisura me rrjete transporti publik të përballueshme dhe efikase.Kompania e shitjes me pakicë FlipFlop vlerësoi 50 qytete europiane për distancën, lartësinë, numrin e hapave dhe kohën, që duhet për të kaluar midis atraksioneve turistike më të njohura të secilit, dhe ka përpiluar një renditje të qyteteve më miqësore për këmbësorët në Europë.BrugesNë vend të parë është Bruges, qyteti i bukur belg me një qendër historike të mbrojtur nga UNESCO, me kanale të bukura dhe ndërtesa gotike. Distanca mesatare midis atraksioneve është vetëm 1.2 km, vetëm 16 minuta dhe pa lartësi, duke i dhënë qytetit një rezultat të përgjithshëm 98.73 nga 100.PortoPorto doli në vendin e dytë, me një rezultat 95.45, 26 minuta kohë mesatare ecjeje dhe një lartësi 19 metra, dhe Brighton doli në vendin e tretë, me një rezultat 95.33 dhe distancë mesatare midis atraksioneve 1.9 km.Qytetet më miqësore për këmbësorët në Europë:BrugesPortoBrightonSeviljaVeneciaAthinëFirenceTalinKrakovAntwerp/ Time Out, Shqip.alKy është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Protesta në Serbi, bllokime të reja rrugësh në qytete të ndryshme

    Protesta në Serbi, bllokime të reja rrugësh në qytete të ndryshme

    Bota E Premte, 28 Mars 2025 19:23
    Edhe këtë të premte në Serbi vazhduan protestat antiqeveritare të lëvizjes studentore. Ata akuzojnë autoritetet për korrupsion të përhapur, kontroll të medieve dhe demokraci të dobët.
    Tubimet, marshimet dhe bllokimet e rrugëve janë duke u zhvilluar që nga mëngjesi i sotëm në Beograd dhe në disa qytete të tjera anembanë vendit – veçanërisht Novi Sad, Nish, Kragujevc dhe Çaçak.

    Ndërprerjet e trafikut ishin të pashmangshme, veçanërisht në kryeqytet dhe Novi Sad, ku bllokadat në zonat qendrore të dy qyteteve zgjatën për disa orë.
    Në të gjitha qendrat e protestës mbahen 16 minuta heshtje çdo ditë, aq sa numri i viktimave. Një incident i lidhur me neglizhencën dhe korrupsionin në të gjitha nivelet, politik dhe administrativ.