Tag: qytete

  • 20 kampe me azilantë në disa qytete, Paloka: Skandal, projekti i Ramës është shpopullimi i vendit

    20 kampe me azilantë në disa qytete, Paloka: Skandal, projekti i Ramës është shpopullimi i vendit

    Deputeti i PD-së, Edi Paloka reagoi pas lajmin për një projekt të qeverisë për ngritjen e 20 qendrave azilantësh në disa qytete të vendit.
    Ai tha në një emision televiziv se ky ishte skandali i radhës i projektuar nga Rama, në bashkëpunim me Sorosin.
    “Reagova i pari për këtë sapo e pashë lajmin. Është skandali i radhës. Rama vazhdon përfiton që me të njëjtën strategji që skandali të mbulojë skandalin. E kemi dëgjuar dhe atë që u tha për Gjadrin. Ai tha se nuk do të kishte më kampe. Ky është skandal.. Ky është projekt që sapo Rama të hynte në politikën me projektin e Soros. Ky e ka projekt zhdukjen e shqiptarëve. E përdor për të mbajtur në pushtet veten. Ato që ia bën Europës Soros, këtu e kanë shumë kollaj. Për ta jemi hiç. Të na përzënë ne dhe ta kthejnë këtë vend për emigrantët. Rama siguron pushtetin e përjetshëm dhe këtu ka skllevër.”, tha ai.

  • Ndotja Akustike, një problem i heshtur që po rëndon jetën urbane

    Ndotja Akustike, një problem i heshtur që po rëndon jetën urbane

    Ndotja akustike po bëhet një nga problemet më serioze të mjedisit urban, pasi niveli i zhurmës në qytete është rritur ndjeshëm vitet e fundit. Trafiku, punimet e ndërtimit dhe aktivitetet e natës përbëjnë burimet kryesore të zhurmës që shpesh tejkalon kufijtë e lejuar. Specialistët paralajmërojnë se ekspozimi i vazhdueshëm ndaj decibelëve të lartë ndikon drejtpërdrejt në shëndetin fizik, duke shkaktuar lodhje, çrregullime gjumi, tension të lartë dhe rritje të stresit.

    Përveç pasojave fizike, ndotja akustike ka edhe ndikime psikologjike të rëndësishme. Banorët e zonave të zhurmshme raportojnë ankth, irritim dhe vështirësi në përqendrim, ndërsa te fëmijët dhe të rinjtë shfaqen probleme në të nxënë dhe rënie të performancës. Institucionet vendore po përpiqen të marrin masa, nga barrierat akustike deri te teknologjitë e reja të izolimit të zërit, por ekspertët theksojnë se nevojitet më shumë ndërgjegjësim dhe planifikim urban për ta kontrolluar këtë fenomen.

    Në thelb, ndotja akustike mbetet një kërcënim i padukshëm por i vazhdueshëm, i cili kërkon vëmendje të menjëhershme për të mbrojtur shëndetin dhe cilësinë e jetës në qytete.

  • Aksion në disa qytete kundër naftës kontrabandë, bllokohen 3 pika karburanti

    Aksion në disa qytete kundër naftës kontrabandë, bllokohen 3 pika karburanti

    Një operacion i gjerë i zhvilluar në disa qytete të vendit ka çuar në zbulimin e një skeme të mirëorganizuar evazioni fiskal dhe kontrabande me karburant.
    Burime bëjnë me dije se gjatë aksionit, tre pika karburanti në zonën e Fushë Krujës, Burrelit dhe Sarandës janë kapur duke operuar pa licencë për ushtrimin e aktivitetit tregtar.
    Gjatë kontrolleve, strukturat përkatëse kanë konstatuar dhe sekuestruar sasi të konsiderueshme karburanti, të depozituara në ambiente të paautorizuara.
    Sipas të dhënave, nga verifikimet e kryera në sistemet matëse të furnizimit, rezulton se subjektet kishin qarkulluar mbi 15 milionë litra karburant, jashtë çdo kontrolli fiskal dhe ligjor.
    Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur të gjithë zinxhirin kontrabandues, duke përfshirë edhe identifikimin e personave apo zyrtarëve që mund të kenë ndihmuar në këtë veprimtari të paligjshme.
    Pikat e karburantit mësohet se nuk zotëronin licencë për ushtrimin e aktivitetit, çka i përjashton ato nga e drejta për të blerë dhe tregtuar produkte karburanti sipas legjislacionit fiskal.

  • Rama: Çlirimi i hapësirave publike në Vlorë, nis transformi i i tyre në parqe dhe kënde sportive

    Rama: Çlirimi i hapësirave publike në Vlorë, nis transformi i i tyre në parqe dhe kënde sportive

    Përmes një postimi video në rrjetet sociale, Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit pamje nga puna që po zhvillohet në Vlorë, ku vijon me ritme të larta lirimi i hapësirave publike që për vite të tëra kanë qenë të zëna nga mjetet e sekuestruara apo të konfiskuara. Këto zona, të cilat ishin kthyer në pika të degraduara mjedisore, tashmë po transformohen në parqe të gjelbra dhe kënde sportive, duke u kthyer qytetarëve hapësirat që u përkasin me të drejtë.

    Në video, Rama thekson se kjo është pjesë e një procesi më të gjerë që po zbatohet në disa qytete të vendit, me synimin për të çrrënjosur gangrenat urbane që kanë shëmtuar prej vitesh peizazhin e qyteteve dhe për të rikthyer estetikën, funksionalitetin dhe jetën publike në hapësirat e përbashkëta.

    “Vazhdon puna e pandërprerë për lirimin e hapësirave publike, të përdorura prej vitesh si pika grumbullimi për mjetet e sekuestruara apo të konfiskuara, të cilat janë kthyer në gangrena mjedisore dhe do të rilindin si parqe apo kënde sportive”, shkruan Kryeministri në postimin e tij.

    Ndërhyrja në këto zona, sipas burimeve nga Bashkia e Vlorës, është pjesë e një projekti të gjerë urban riorganizues, që synon të çlirojë qytetin nga hapësirat e mbingarkuara dhe të rikrijojë një mjedis të shëndetshëm e miqësor për komunitetin. Parashikohet që në vendet ku më parë grumbulloheshin automjete të amortizuara, të ndërtohen këndë lojërash për fëmijë, fusha sportive, shtigje për biçikleta dhe zona pushimi me gjelbërim e ndriçim modern.
    Ky projekt vjen në vazhdën e politikës qeveritare për “Rilindjen Urbane”, që prej disa vitesh po zbaton ndërhyrje të ngjashme në qytete të ndryshme të vendit. Vlorës, e cila ka njohur një zhvillim të vrullshëm turistik e infrastrukturor, po i shtohet kështu një tjetër hap drejt harmonizimit të jetës urbane me natyrën dhe shfrytëzimit të qëndrueshëm të hapësirave publike.
    Qytetarët e Vlorës e kanë pritur pozitivisht këtë nismë, duke e konsideruar një akt konkret të përkujdesjes për mjedisin dhe cilësinë e jetës, si dhe një shembull që duhet ndjekur edhe në qytete të tjera të Shqipërisë, ku ende ekzistojnë zona të ngjashme të degraduara.
    Kështu, një tjetër hap i reformës mjedisore dhe urbane po merr formë në bregdetin e jugut, duke rikthyer jo vetëm hapësirat publike, por edhe shpresën për qytete më të pastra, më të gjelbra dhe më humane.

  • Mbi 2 milionë protestues në 100 sheshe të Italisë për Gazën, përplasje të forta me policinë

    Mbi 2 milionë protestues në 100 sheshe të Italisë për Gazën, përplasje të forta me policinë

    Marshime në 100 qytete janë zhvilluar të Italisë dhe sheshe të mbushura plot për protestën në mbështetje të Flotiljes dhe popullit të Gazës.

    Përleshje dhe tensione shpërthyen nga Torino në Milano, nga Bolonja në Ferrara, midis protestuesve dhe forcave të rendit në ditën e grevës së përgjithshme për Gazën dhe Flotiljen Palestineze.

    Thirrja e tubimit për Palestinën është “Bllokoni gjithçka”.

    Protestuesit kanë hedhur objekte dhe gurë, ndërsa policia është përgjigjur me gaz lotsjellës. Rrugët janë bllokuar në disa qytete, ndërsa transporti po përjeton ndërprerje, veçanërisht për trenat, me vonesa dhe anulime. Në Piza, protestuesit pushtuan pistën e aeroportit, ndërsa fluturimet janë pezulluar.

    Mediat italiane bëjnë të ditur se tensioni është i lartë në Bolonjë, ku janë raportuar incidente që nga mbrëmja e së enjtes, dhe një protestues i goditur nga një bombol gazi lotsjellës rrezikon të humbasë njërin sy. Në zonën e Bolonjës, autostrada A14 midis Borgo Panigale dhe San Lazzaro është mbyllur, ndërsa portet e Livornos dhe Napolit janë bllokuar, duke ndikuar në lidhjet me ishujt. Protestat në qytete janë intensifikuar këtë pasdite.

    Pas demonstratave pro-palestineze në të gjithë Italinë, me universitete të pushtuara, linja treni të bllokuara dhe përplasje, sindikatat kanë bërë thirrje për një protestë të bashkuar.

    “Mobilizimi i sotëm ishte një sukses: më shumë se 2 milionë njerëz dolën në rrugë për të marrë pjesë në marshimet e mbajtura në mbi 100 qytete italiane për grevën e përgjithshme kombëtare në mbrojtje të Flotiljes, të vlerave kushtetuese, për të ndaluar gjenocidin dhe në mbështetje të popullit të Gazës. 300,000 njerëz marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit”, njoftoi CGIL në një deklaratë. “Sipas të dhënave të marra deri më tani pjesëmarrja mesatare kombëtare në grevën e përgjithshme është rreth 60%”, vazhdoi sindikata.

    Deklarata e sindikatës thekson se dita “u karakterizua nga një atmosferë paqësore dhe demokratike. Punëtorët, qytetarët dhe studentët ngritën zërin e tyre në mbështetje të Flotiljes Globale Sumud dhe në solidaritet me aktivistët e arrestuar, për paqe dhe për të riafirmuar të drejtën ndërkombëtare. Mobilizimi vazhdon. Takimi i radhës do të jetë në Romë për demonstratën kombëtare më 25 tetor”.

    Demonstratat e sotme panë “pjesëmarrjen e jashtëzakonshme dhe të pashembullt të të rinjve, të cilët kërkojnë një të ardhme paqeje dhe drejtësie sociale, me punësim të qëndrueshëm dhe një luftë kundër punësimit të pasigurt”. Ky ishte komenti i Sekretarit të CGIL, Maurizio Landini, pas lajmit se mbi 2 milionë njerëz ishin bashkuar në demonstrata.

  • Mbi 2 milionë protestues në 100 sheshe të Italisë për Gazën, përplasje dhe tensione me policinë

    Mbi 2 milionë protestues në 100 sheshe të Italisë për Gazën, përplasje dhe tensione me policinë

    Marshime në 100 qytete janë zhvilluar të Italisë  dhe sheshe të mbushura plot për protestën në mbështetje të Flotiljes dhe popullit të Gazës. Përleshje dhe tensione shpërthyen nga Torino në Milano, nga Bolonja në Ferrara, midis protestuesve dhe forcave të rendit në ditën e grevës së përgjithshme për Gazën dhe Flotiljen Palestineze. Thirrja e tubimit për Palestinën është “Bllokoni gjithçka”. Protestuesit po hedhin objekte dhe gurë dhe policia po përgjigjet me gaz lotsjellës. Rrugët janë bllokuar në disa qytete, ndërsa transporti po përjeton ndërprerje, veçanërisht për trenat, me vonesa dhe anulime. Në Piza, protestuesit pushtuan pistën e aeroportit, ndërsa fluturimet janë pezulluar.
    Mediat italiane bëjnë të ditur se tensioni është i lartë në Bolonjë, ku janë raportuar incidente që nga mbrëmja e së enjtes, dhe një protestues i goditur nga një bombol gazi lotsjellës rrezikon të humbasë njërin sy. Në zonën e Bolonjës, autostrada A14 midis Borgo Panigale dhe San Lazzaro është mbyllur, ndërsa portet e Livornos dhe Napolit janë bllokuar, duke ndikuar në lidhjet me ishujt. Protestat në qytete janë intensifikuar këtë pasdite.
    Pas demonstratave pro-palestineze në të gjithë Italinë , me universitete të pushtuara, linja treni të bllokuara dhe përplasje, sindikatat kanë bërë thirrje për një protestë të bashkuar.
    “Mobilizimi i sotëm ishte një sukses: më shumë se 2 milionë njerëz dolën në rrugë për të marrë pjesë në marshimet e mbajtura në mbi 100 qytete italiane për grevën e përgjithshme kombëtare në mbrojtje të Flotiljes, të vlerave kushtetuese, për të ndaluar gjenocidin dhe në mbështetje të popullit të Gazës. 300,000 njerëz marshuan nëpër rrugët e kryeqytetit”, njoftoi CGIL në një deklaratë. “Sipas të dhënave të marra deri më tani pjesëmarrja mesatare kombëtare në grevën e përgjithshme është rreth 60%”, vazhdoi sindikata.
    Deklarata e sindikatës thekson se dita “u karakterizua nga një atmosferë paqësore dhe demokratike. Punëtorët, qytetarët dhe studentët ngritën zërin e tyre në mbështetje të Flotiljes Globale Sumud dhe në solidaritet me aktivistët e arrestuar, për paqe dhe për të riafirmuar të drejtën ndërkombëtare. Mobilizimi vazhdon. Takimi i radhës do të jetë në Romë për demonstratën kombëtare më 25 tetor”.
    Demonstratat e sotme panë “pjesëmarrjen e jashtëzakonshme dhe të pashembullt të të rinjve, të cilët kërkojnë një të ardhme paqeje dhe drejtësie sociale, me punësim të qëndrueshëm dhe një luftë kundër punësimit të pasigurt”. Ky ishte komenti i Sekretarit të CGIL, Maurizio Landini, pas lajmit se mbi 2 milionë njerëz ishin bashkuar në demonstrata.

  • Trump: Disa qytete drejtohen nga të çmendur, gati t’i spostojmë ndeshjet e Botërorit

    Trump: Disa qytete drejtohen nga të çmendur, gati t’i spostojmë ndeshjet e Botërorit

    26 Shtator 2025

    13:28

    Alfred Lleshi

    Presidenti amerikan Donald Trump u shpreh sot se është gati t’i spostojë disa ndeshje të Kupës së Botës 2026, nëse qytetet e planifikuara për të pritur kompeticionin nuk ofrojnë siguri të mjaftueshme. Botërori i vitit 2026 do të zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë, me ndeshje në 11 qytete amerikane.
    Trump tha nga Shtëpia e Bardhë: “Është një kompeticion interesant, do të sigurohemi që gjithçka të jetë e sigurt. Disa qytete drejtohen nga të çmendur të majtë, që nuk dinë çfarë bëjnë. Siguria do të garantohet. Nëse jo, do t’i zhvendosim ndeshjet në qytete të tjera”. Ai përmendi Chicago si shembull negativ për shkak të kriminalitetit, edhe pse ky qytet nuk do të presë ndeshje të Botërorit.
    Ndër qytetet pritëse ka bastione të rëndësishme demokrate: Los Angeles (8 ndeshje), Seattle dhe San Francisco (nga 6 ndeshje). Trump kujtoi se administrata e tij ka dislokuar Gardën Kombëtare në disa prej këtyre qyteteve, si Los Angeles, pavarësisht protestave të autoriteteve lokale.

  • “Ekspert” i vjedhjes së mjeteve, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë, dyshohet se bashkëpunonte me grupet kriminale

    “Ekspert” i vjedhjes së mjeteve, arrestohet 48-vjeçari në Tiranë, dyshohet se bashkëpunonte me grupet kriminale

    MJETI I VJEDHUR

    TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga një person të shpallur në kërkim për vjedhje të ndryshme.
    Në pranga ka rënë shtetasi Marjan Hema, 48 vjeç, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Kuçovë.
    Hema akuzohet për të paktën 20 raste vjedhjesh targash dhe mjetesh të ndryshme në disa qytete të vendit, përfshirë Kuçovën, Beratin, Lushnjen, Tiranën dhe qytete të tjera. Ka dyshime se mjetet e vjedhura janë përdorur nga grupet kriminale.
    Sipas grupit hetimor, Hema i kryente vjedhjet në një qytet dhe më pas zhvendosej në qytete të tjera ku vazhdonte aktivitetin e tij kriminal, duke vjedhur edhe targa automjetesh apo motorësh.
    Dyshohet se pas vjedhjeve, Hema i montonte targat në mjete të tjera dhe i shiste ato te grupe kriminale. Në shumë raste, ai i modifikonte apo i mbulonte targat për t’iu shmangur kontrolleve policore. Në një rast konkret, në foton e bërë publike nga policia, ai kishte ndryshuar shkronjën e fundit të targës së motorit nga “R” në “P”.
    Në momentin e kapjes, ai ka dhënë dëshmi kontradiktore, duke pretenduar se motorin e kishte blerë nga persona të tjerë, por ka mohuar që mjeti të ishte i vjedhur.
    Marjan Hema rezulton të jetë i dënuar më parë edhe për vepra të tjera penale. Aktualisht, grupi hetimor po vijon punën për të verifikuar nëse mjetet dhe targat e vjedhura janë përdorur në ngjarje kriminale./ZËRI  

  • Varfëria në qytetet e mëdha, dyfishi i mesatare së BE-së/ Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

    Varfëria në qytetet e mëdha, dyfishi i mesatare së BE-së/ Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar

    Norma e rrezikut të varfërisë në zonat urbane, qytetet e mëdha të Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Fierit është rreth dy herë më e lartë se mesatarja e vendeve të BE-së.
    Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar nga varfëria (të ardhura nën 60% të mesatares kombëtare), ndërsa në BE kjo normë luhatet rreth 21%, sipas të dhënave nga databaza e Eurostat.
    Të dhëna tregojnë se Çekia ka nivelin më të ulët në Europë të varfërisë në zonat urbane, e ndjekur nga Sllovakia dhe Polonia me 11 deri 12%. Në anën tjetër Shqipëria, Belgjika, Spanja dhe Italia kanë nivelin më të lartë të varfërisë në qytetet e mëdha.
    Arsyet kryesore të varfërisë urbane në Shqipëri lidhen me të ardhurat e ulëta dhe informalitetin e lartë. Pagat në sektorët urbanë janë ende shumë më të ulëta krahasuar me standardet europiane dhe shumë punonjës në qytete punojnë pa kontrata dhe sigurime, duke i lënë ata jashtë skemave të mbrojtjes sociale dhe pensioneve.
    Gjithashtu varfëria e lartë në zonat urbane të vendit tonë vjen edhe nga kosto e lartë e jetesës në qytete. Qiratë, energjia, uji dhe shërbimet bazë janë më të shtrenjta në qytete, por të ardhurat nuk janë në përpjesëtim të drejtë me këto kosto. Mungesa e strehimit social e bën më të vështirë jetesën për familjet me të ardhura të ulëta.
    Ndërsa infrastruktura është më e zhvilluar në qytete, cilësia e shërbimeve sociale, arsimore dhe shëndetësore mbetet e paqëndrueshme dhe e pabarabartë.
    Migrimi i brendshëm dhe urbanizimi i pakontrolluar ka ndikuar gjithashtu. Qytetet si Tirana, Durrësi dhe Elbasani kanë përjetuar migrim të brendshëm të vazhdueshëm nga zonat rurale. Këto zhvillime kanë krijuar zonat periferike me strehim informal dhe mungesë aksesi në shërbime publike, duke rritur përqindjen e popullsisë në rrezik varfërie.
    Nga ana tjetër mungojnë politikat efektive të mbrojtjes sociale. Skema e ndihmës ekonomike është shumë e kufizuar dhe shpesh nuk arrin të targetojë grupet më në nevojë. Sistemi i taksave dhe përfitimeve sociale nuk ka efekt real tek shtresat në nevojë, ndryshe nga vendet e BE-së.
    Shumë vende te BE-se e kanë zbutur varfërinë urbane duke ndërtuar banesa publike për familjet me të ardhura të ulëta. Funksionojnë skemat për subvencionim të qirasë për të rinjtë, çiftet dhe familjet me fëmijë.
    Politika të tilla si fuqizimi i arsimit dhe trajnimeve profesionale në qytete për të përgatitur të rinjtë për tregun urban të punës ndikon në zbutjen e varfërisë. Rritja e aksesit në çerdhe e kopshte që ndihmon veçanërisht gratë në punësim është mjet tjetër që përdor BE-ja.
    Shembujt nga vendet e BE-së tregojnë se zgjerimi i skemës së ndihmës ekonomike dhe asistencës sociale me pagesa të drejtpërdrejta për familjet që jetojnë nën vijën e varfërisë urbane është një mjet efikas.
    Formalizimi i tregut të punës  për të siguruar që punonjësit urbanë kanë sigurime dhe kontrata të rregullta është një mjet tjerë që ka funksionuar në BE për reduktimin e varfërisë urbane./ Monitor

  • Arritjet e qeverisë! Eurostat: Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar nga varfëria

    Arritjet e qeverisë! Eurostat: Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar nga varfëria

    Norma e rrezikut të varfërisë në zonat urbane, qytetet e mëdha të Tiranës, Durrësit, Elbasanit dhe Fierit është rreth dy herë më e lartë se mesatarja e vendeve të BE-së. Në Shqipëri, 41.8% e popullsisë urbane është e rrezikuar nga varfëria (të ardhura nën 60% të mesatares kombëtare), ndërsa në BE kjo normë luhatet rreth 21%, sipas të dhënave nga databaza e Eurostat.
    Të dhëna tregojnë se Çekia ka nivelin më të ulët në Europë të varfërisë në zonat urbane, e ndjekur nga Sllovakia dhe Polonia me 11 deri 12%. Në anën tjetër Shqipëria, Belgjika, Spanja dhe Italia kanë nivelin më të lartë të varfërisë në qytetet e mëdha.
    Arsyet kryesore të varfërisë urbane në Shqipëri lidhen me të ardhurat e ulëta dhe informalitetin e lartë. Pagat në sektorët urbanë janë ende shumë më të ulëta krahasuar me standardet europiane dhe shumë punonjës në qytete punojnë pa kontrata dhe sigurime, duke i lënë ata jashtë skemave të mbrojtjes sociale dhe pensioneve.
    Gjithashtu varfëria e lartë në zonat urbane të vendit tonë vjen edhe nga kosto e lartë e jetesës në qytete. Qiratë, energjia, uji dhe shërbimet bazë janë më të shtrenjta në qytete, por të ardhurat nuk janë në përpjesëtim të drejtë me këto kosto. Mungesa e strehimit social e bën më të vështirë jetesën për familjet me të ardhura të ulëta.
    Ndërsa infrastruktura është më e zhvilluar në qytete, cilësia e shërbimeve sociale, arsimore dhe shëndetësore mbetet e paqëndrueshme dhe e pabarabartë.
    Migrimi i brendshëm dhe urbanizimi i pakontrolluar ka ndikuar gjithashtu. Qytetet si Tirana, Durrësi dhe Elbasani kanë përjetuar migrim të brendshëm të vazhdueshëm nga zonat rurale. Këto zhvillime kanë krijuar zonat periferike me strehim informal dhe mungesë aksesi në shërbime publike, duke rritur përqindjen e popullsisë në rrezik varfërie.
    Nga ana tjetër mungojnë politikat efektive të mbrojtjes sociale. Skema e ndihmës ekonomike është shumë e kufizuar dhe shpesh nuk arrin të targetojë grupet më në nevojë. Sistemi i taksave dhe përfitimeve sociale nuk ka efekt real tek shtresat në nevojë, ndryshe nga vendet e BE-së.
    Shumë vende te BE-se e kanë zbutur varfërinë urbane duke ndërtuar banesa publike për familjet me të ardhura të ulëta. Funksionojnë skemat për subvencionim të qirasë për të rinjtë, çiftet dhe familjet me fëmijë.
    Politika të tilla si fuqizimi i arsimit dhe trajnimeve profesionale në qytete për të përgatitur të rinjtë për tregun urban të punës ndikon në zbutjen e varfërisë. Rritja e aksesit në çerdhe e kopshte që ndihmon veçanërisht gratë në punësim është mjet tjetër që përdor BE-ja.
    Shembujt nga vendet e BE-së tregojnë se zgjerimi i skemës së ndihmës ekonomike dhe asistencës sociale me pagesa të drejtpërdrejta për familjet që jetojnë nën vijën e varfërisë urbane është një mjet efikas.
    Formalizimi i tregut të punës  për të siguruar që punonjësit urbanë kanë sigurime dhe kontrata të rregullta është një mjet tjerë që ka funksionuar në BE për reduktimin e varfërisë urbane./Monitor.al