Tag: qytetarja

  • Denoncimi/ Qytetarja blen çokollatë në supermarketin Xhangolli, i del e prishur dhe me krimba

    Denoncimi/ Qytetarja blen çokollatë në supermarketin Xhangolli, i del e prishur dhe me krimba

    Në supermarketin Xhangolli në Delijorgj, një qytetare ka blerë një çokollatë që rezultoi e prishur dhe me krimba, pavarësisht se data e skadencës ishte në rregull. Ky rast ngre shqetësime për sigurinë ushqimore dhe kontrollin e cilësisë së produkteve në dyqanet lokale.
    “Bleva nje cokollate te supermarket Xhangolli ne Delijorgj dhe me doli e krimbur, Skadenca ishte ne rregull sipas saj. Shikojeni vet ca behet”, shkruan qytetarja për JOQ Albania.
    Situata tregon nevojën për inspektime më të rrepta dhe monitorim të kushteve të magazinimit, në mënyrë që të shmangen rreziqet për shëndetin e konsumatorëve. Autoritetet duhet të ndërhyjnë menjëherë për të garantuar cilësinë dhe sigurinë e ushqimeve të shitura. /Joq/

     

  • Skandali me produktet/ “Lufra” e bën sërish, hedh në treg dhallë të mykur! Qytetarja ngre alarmin: Po na helmojnë

    Skandali me produktet/ “Lufra” e bën sërish, hedh në treg dhallë të mykur! Qytetarja ngre alarmin: Po na helmojnë

    Foto ilustruese-Dhallë i mykur

    TIRANË- Një incident që ka ngritur alarm për cilësinë e produkteve me të cilat ushqehen shqiptarët, është denoncuar së fundmi nga një qytetare. Bëhet fjalë për një rast, ku produkti Ayran i kompanisë “Lufra”, ka rezultuar i mykur. Për rastin në fjalë, sipas qytetares, afati i skadencës së produktit është i shënuar për datën 26 korrik, ndërsa pas hapjes për konsum dhalla ka rezultuar me myk. 
    “Bleva produktin ushqimor Ayran te Lufres dhe doli i mykur. Data e skadences eshte 26/07/2025”, shkruan qytetarja në denoncimin e saj për JOQ, duke e konsideruar një shkelje të rëndë të standardeve të sigurisë ushqimore dhe një paralajmërim për konsumatorët që synojnë të mbrojnë shëndetin e tyre./ZËRI/
     

  • “Lufra” hedh në treg dhallë të mykur, qytetarja e alarmuar: Po na helmojnë!

    “Lufra” hedh në treg dhallë të mykur, qytetarja e alarmuar: Po na helmojnë!

    Një qytetare ka ngritur alarmin lidhur me cilësinë e produktit Ayran të kompanisë “Lufra” e cila po helmon shqiptarët me produktet e saj jashtë çdo standadi.
    Sipas denoncueses, ndonëse afati i skadencës së produktit është i shënuar për datën 26 korrik, por dhalla ka rezultuar e mykur menjëherë pas hapjes për konsum.
    Ky incident ngre pikëpyetje serioze mbi mënyrën e ruajtjes dhe menaxhimin e zinxhirit të furnizimit të produkteve ushqimore. Qytetarja e konsideron këtë një shkelje të rëndë të standardeve të sigurisë ushqimore dhe një paralajmërim për konsumatorët që synojnë të mbrojnë shëndetin e tyre.
    Nuk është hera e parë që Lufra u shet konsumatorëve produkte të prishura ose me përmbajtje kancerogjene.
    “Bleva produktin ushqimor Ayran te Lufres dhe doli i mykur. Data e skadences eshte 26/07/2025”, shkruan qytetarja në denoncimin për JOQ.

  • Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet

    Jeton në Tiranë, por i del 350 mijë lekë debia për dritat në Shkozet

     
    Një qytetare nga Tirana, e cila banon në zonën e Komunës së Parisit, ankohet në redaksinë e emisionit “Stop”, se kur kishte shkuar të paguante energjinë, e kanë njoftuar se është debitore me 350 mijë lekë për një apartament në Shkozet të Durrësit.
    Zonja thotë se ka dy apartamente, një në Tiranë dhe tjetrin në Gjirin e Lalzit, por nuk ka asnjë lidhje me apartamentin e Shkozetit, që i faturojnë. Sipas saj, debia ishte për periudhën 2006-2013, ndërsa zonja shtëpinë te Gjiri i Lalzit e ka blerë në 2021-shin.
    Ajo shprehet e shqetësuar, që debia është në emrin dhe mbiemrin e saj, bashkë me të dhënat e kartës së identitetit. Zonja është interesuar në zyrën e kujdesit ndaj klientit tek “Komuna e Parisit”, po nuk i kanë dhënë zgjidhje.
    Specialistja: Kjo kartela del në Durrës.
    Qytetarja: Po!
    Specialistja: Nuk del fare këtu tek ne!
    Qytetarja: Pikërisht, pra! Unë mendova, se është…, thashë do jetë ndonjë keqkuptim, pse rastësi emri, mbiemri, dhe emri i babës.
    Specialistja: Tani, s’është kontrata jote kjo?
    Qytetarja: Jo, absolutisht! S’kam asnjë lidhje me atë zonën aty! S’paguhen?
    Specialistja: Paguhen!
    Qytetarja: Paguhen? Shumë mirë! Të shkojnë, ta gjejnë, ta shohin një çikë, se kush është personi, që e ka këtë dhe kush e ka bërë? S’kam asnjë lidhje me këtë zonë!
    Specialistja: Është ideja, përderisa ti se ke me dokumente, që shtëpia është e jotja…
    Qytetarja: Edhe?
    Specialistja: Duhet të kesh një kontratë energjie, duhet ta vërtetosh me hipotekë për këtë! Kjo nuk është objekti jot.
    Qytetarja: Më fal pak, atëherë unë nuk duhet ta ndjek këtë, meqë kjo është në emrin tim, me kartën time, me gjithë të dhënat, përse duhet të dali e bërë aty, ndërkohëqë unë nuk jam fare?! Kush e ka bërë, ta mbajë! Më fal pak, a janë të dhënat e mia?
    Specialistja: Po, ID e jote del.
    Qytetarja: Atëherë, si më thoni ju mua, që s’ke lidhje?
    Specialistja: Përderisa nuk është prona juaj, nuk është prona, nuk të vjen OSHEE-ja, të kërkojë llogari. Atij personit ia ka prerë energjinë në objekt!
    Qytetarja: A janë të dhënat e mia këto?
    Specialistja: Po, të dhënat e tua janë!
    Qytetarja: A dal debitore unë në OSHEE?
    Specialistja: Lër një numër kontakti, do t’ju njoftojmë!
    OSHEE Durrës
    Qytetarja: Ka dalë një faturë në Tiranë. S’e di unë, nuk kam shtëpi aty!
    Specialistja: Kjo kontrata ka numër ID të ngjashëm.
    Qytetarja: Më thonë, që je i njëjti person! S’kam lidhje fare! Unë kam një hyrje, por e kam tek Gjiri i Lalzit, është blerë në 2021-shin.
    Specialistja: Kush është bërë në 2021-shin?
    Qytetarja: Hyrja atje tek Gjiri i Lalzit, dhe nuk ka dalë akoma në emrin tim! Unë nuk mund ta di, se kush e ka këtë.
    Specialistja: Është një person, që ka edhe emrin tënd. Të kesh emër dhe mbiemrin tënd!
    Qytetarja: Jo, jo nuk është ashtu, sepse është me kartën time.
    Specialistja: Po pra, por thjesht kanë fut kartën tënde. Ti do ikësh, do merresh në telefon, nuk ke pse rri këtu!
    Pas saj, në lojë hyn gazetarja e “Stop”, duke u interesuar në të gjitha hallkat e OSHEE-së, ku premtojnë interesim dhe zgjidhje për rastin. Drejtori për median në OSHEE, Ardi Kola, shpjegon se është bërë një gabim dhe pa verifikimit, zonjës në fjalë iu hoq debia dhe i shkoi personit, që disponon objektin në fjalë, në Shkozë të Durrësit./tvklan.al

  • Qytetarja kërkon ta takojë, Rama sillet arrogant: Ik tani, mos më hajde nga mbrapa (Video)

    Qytetarja kërkon ta takojë, Rama sillet arrogant: Ik tani, mos më hajde nga mbrapa (Video)

    Një qytetare e moshuar që ka kërkuar që të takojë kryeministrin Edi Rama, është përballur me arrogancën e këtij të fundit gjatë një vizite në Vlorë.
    Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shfaqet qytetarja që i shkon nga pas Ramës, i cili i kthehet në mënyrë arrogante.
    “Ça do? Ik tani, mos më hajde nga mbrapa”,- ishin fjalët e Ramës drejtuar qytetares, e cila më pas u largua nga një nga shoqëruesit e kryeministrit.

  • Qytetarja fiton gjyqin me “Raiffeisen”, banka e futi në kredi me ish-burrin, dosja u pasua tek “Trazit”

    Qytetarja fiton gjyqin me “Raiffeisen”, banka e futi në kredi me ish-burrin, dosja u pasua tek “Trazit”

    TIRANË- Një qytetare ka fituar të drejtën e saj në Gjykatë kundër bankës “Raiffeisen Bank Albania”. Historia e zonjës, e cila identifikohet me inicialet “F.V.”, nis si e shumë të tjerëve që kanë rënë pre e kredive të këqija dhe institucioneve që i japin këto para. Por si nisi e gjitha? “Lajmifundit”, ka “zbërthyer” të gjithë historinë, që nis që në 11 shkurt të vitit 2009. Këtë datë është lidhur një kontratë për kredi me vlerën 550.00 lekë, mes “Raiffeisen Bank” dhe personit F. B. Si bashkëkredimarrëse është konsideruar edhe “F.B (V)”. Por në fakt, kjo e fundit, nuk ka pasur asnjë lidhje me kërkesën, pasi ishte divorcuar nga bashkëshorti i saj. Për më tepër, ajo pretendonte se nuk kishte firmosur kurrë për të marrë kredinë. 
    Kështu që padit bankën për faktin se ishte pranuar si bashkëkredimarrëse në një kredi të kërkuar nga ish-bashkëshorti i saj, edhe pse me këtë të fundit kishte dhe një vendim të Gjykatës që provonte ndarjen e çiftit një vit para se kjo kredi të merrej. Teksa qytetarja kërkonte që të hiqte emrin nga kredia, kjo dosje “shitet” tek një nga institucionet që merrej me kreditë e këqija. 
    Konkretisht, më datë 27.06.2013, kredia nga shoqëria “Raiffeisen Bank” SHA kalon tek “Tranzit” SHPK. Me të marrë autorizimin për menaxhimin e kredisë nga banka, shoqëria “Tranzit” nis me procedurat për të mbledhur paratë. Çështja përfundoi në Gjykatën e Vlorës, ku qytetarja e fitoi pjesërisht çështjen në Gjykatën e Vlorës. Por pasojat për një kredi që nuk e kishte marrë kurrë, po i rëndonin çdo ditë e më shumë. 
    “Shoqëria “Tranzit” SHPK pasi ka marrë dosjen e kredisë nga Raiffeisen Bank, ka vënë në lëvizje shoqërinë përmbarimore “AA Bailiff” SHPK për ekzekutimin e titullit ekzekutiv, duke i mbajtur paditëses F. V pagën që kjo e fundit merrte pranë shoqërisë “…. Bank” SHA, për disa muaj, në shumën e përgjithshme 82,726 lekë, kjo e provuar me anë të shkresës së shoqërisë “….Bank” SHA për lëvizjet e llogarisë bankare të paditëses F. V.,”-shkruhet në artikull.

    Nga llogaria e saj, u morën 820 mijë lekë të vjetra. Paratë i kaluan të shoqërisë përmbarimore “AA Bailiff”. Duke qenë se iu mbajtën paratë nga llogaria bankare ku i derdhej para, qytetarja kërkoi nga Gjykatës nxjerrjen e urdhërit për të detyruar palën e paditur Raiffeisen Bank që t’i kthente shumën e marrë. Në gjyq, banka ka pretenduar se përfshirja e paditëses në kredinë e marrë nga ish-burri i saj ishte bërë në mënyrë të parregullt, porjustifikohej me faktin se e gjitha ishte bërë me “mirëbesim”.
    Duke qënë se Gjykata e Vlorës e rrëzoi padinë, zonja në fjalë bëri ankimim në Gjykatën e Apelit. Pikërisht në Apel, iu dha e drejtë zonjës që bëri edhe njëherë padi. 
    “Shoqëria “Raiffeisen Bank” SHA pretendon se nuk ka “përgjegjësi” që kredimarrësi F. B paraqiti para saj dokumente të falsifikuara, në emër të F V (B), duke e bërë këtë të fundit bashkëkredimarrëse në kontratën e kredisë bankare të datës 11.02.2009. Banka pretendon se nuk ka përgjegjësi as për njoftimet që i dërgonte paditëses F. Vi, 4 vjet pasi kjo kishte zgjidhur martesën dhe ishte larguar nga banesa e kredimarrësit F. B. tek adresa e këtij të fundit. Në këto kushte lind pyetja, i kujt është faji? I paditëses që nuk kishte dijeni fare për kontratën e kredisë bankare?,”-thuhet në vendimin e Apelit.
    Mbi ankimin e bërë nga qytetarja e dëmtuar, Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr. 112, datë 01.04.2021, ka vendosur: “Prishjen e vendimit gjyqësor nr. 1076, datë 25.06.2019 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe dërgimin e akteve për rigjykim pranë asaj gjykate, por me tjetër trup gjykues.”
    Por këtë vendim nuk e ka pranuar “Raiffeisen Bank”, që ka bërë më pas rekurs në Gjykatën e Lartë. Por çështja nuk u pranua. 

    Me vendim të formës së prerë dhe përfundimtar, Gjykatat i kanë dhënë të drejtë qytetares, duke “dënuar” bankën Raiffeisen me detyrimin për t’i kthyer të dëmtuarës shumën prej 100,000 lekësh, të përfituara padrejtësisht prej saj. 
    Teksa çëshje të shumta janë ndjekur në Gjykata e rretheve, aktualisht SPAK ka disa hetime paralele lidhur me çështjen e kredive të këqija që janë shitur nga bandat tek institucionet financiare si psh “Tranzit”. Nën hetim është edhe guvernatori i Bankës së Shqipërisë. Hetimin për guvernatorin Sejko dhe bashkëpunëtorët e tij në Bankën e Shqipërisë po e ndjek prokurorja Dorina Bejko, e cila ka marrë përsipër kallëzimin e bërë nga Dhoma e Përmbaruesëve. Sipas të njëjtave burime, hetimet janë drejt fundit dhe shumë shpejt pritet që të dorëzohen në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Përveç kësaj çështjeje, një tjetër hetim po zhvillohet nga hetuesi Edvin Kondili lidhur me kallëzimin që ka bërë ministri i Drejtësisë Ulsi Manja kundër “MCA” të Olsi Ibros dhe “Final” të Arben Meskutit. Po në vitin 2024, njëjtë si dy çështjet e tjera, është depozituar dhe një dosje e tretë. Hetimi i nisur për një rast mashtrimi me kredi dyshohet se ka zbuluar lidhje të drejtorëve kryesorë të Bankës së Shqipërisë, Deniz Deralla dhe Altin Naqe me skemën e mikrokredive. Se ku qëndron kjo lidhje, priten ta zbulojnë hetimet.
    Megjithatë nuk dihet nëse të gjitha këto raste do të përmblidhen në një dosje të vetme, apo do të hetohen veçmas dhe të palidhura me njëra-tjetrën. Më shumë do të mësojmë kur SPAK të ndërmarrë veprime për të vënë para përgjegjësisë të gjithë ata që mashtruan më shumë se 100 mijë shqiptarë që kanë rënë pre e skemës “piramidale”. Mbi shoqëritë rëndon vepra penale e “mashtrimit me pasoja të rënda dhe kryer më shumë se një herë dhe në bashkëpunim” dhe për “pastrim të produkteve të veprës penale”./ZËRI

    640 0 685fb450d3d9a

    640 0 685fb1914971f

    640 0 685fb3f47e50b

  • “Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët

    “Racë e degjenerume, t’nxiftë Zoti surratin”, pas ndarjes ish-burri i merr fëmijët

    Një qytetare nga Kavaja është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan, pasi tregon se është ndarë nga ish-bashkëshorti, me të cilin ka dy fëmijë të moshës katër dhe nëntë vjeç. Ajo thotë, se u ndanë pasi ish-bashkëshorti nuk e lejonte, që të praktikonte fenë islame dhe u largua nga shtëpia bashkë me fëmijët.
    Një muaj më vonë, ai merr fëmijët për t’i takuar dhe nuk i kthen më. Zonja bëri kërkesë për zgjidhjen e divorcit në Durrës dhe ish-bashkëshorti e kishte hapur në Tiranë, ku qytetarja bën kërkesa për marrjen e masës së përkohshme, por nuk i aprovohet nga gjyqtarja.
    Gjithashtu të dyja palët, pajisen me urdhër-mbrojtjeje, por nuk  bëhet asnjë raport psikologjik dhe gjykata vendos, që nëna do t’i takojë fëmijët vetëm ditën e premte. Zonja kërkon, që të rrijë më shumë me ta, pasi prej kohësh i takon shumë pak.
    “Përshëndetje jam një qytetare e Kavajës. Jam e martuar prej 12 vitesh me një qytetar nga Kavaja, nga kjo martesë kam dy fëmijë të moshës nëntë dhe katër vjeç. Vitin e kaluar jemi ndarë fizikisht, unë jam larguar nga shtëpia bashkë me fëmijët, më datë 17 mars të vitit të kaluar. Arsyeja e ndarjes ka qenë se unë jam praktikante e fesë islame dhe ish-bashkëshorti im nuk më lejonte që ta praktikoja. Çështja arriti deri në dhunë fizike dhe psikologjike. Më përndiqte gjatë gjithë kohës , nuk më lejonte që të falesha dhe kjo pastaj çoi deri në ndarje.
    Pas një muaji, ish-bashkëshorti i takonte fëmijët çdo ditë, i çonte dhe në shkollë. Me pretekstin se do të takonte kushërinj që kishin ardhur nga jashtë, i mori dhe nuk m’i ktheu më. Në atë moment unë nisa procedurat e divorcit. Hapa një kërkesë-pari në Gjykatën e Durrësit. Unë marr vesh që ai kishte hapur një kërkesë padi në Gjykatën e Tiranës më 11 maj të viti të kaluar. Bëj një kërkesë në Gjykatën e Tiranës për marrjen e masës së përkohshme për të marrë fëmijët, në kërkesën e parë gjyqtarja e refuzoi, në kërkesën e dytë nuk mora asnjë përgjigje. Nga momenti që i mori ish-bashkëshorti në fillim i kam takuar shumë rrallë, pasi kam shkuar një ditë në shtëpinë e tij për t’i takuar, pasi kisha më shumë se një muaj pa i takuar, në momentin që hyj brenda fëmijët më përqafojnë.
    Motra e tij fillon që të më shajë dhe të më ofendojë dhe të dy më dhunojnë fizikisht në sy të fëmijëve, mora një urdhër-mbrojtje. Kurse ai dhe motra e vet marrin urdhër mbrojtje në të njëjtën ditë, në të njëjtën seancë. Seanca u bë shumë shpejt, nuk u caktua asnjë psikolog dhe asnjë raport psikologjik, as detaje nuk u morën dhe asgjë. Kërkoj nga emisioni “Stop” që të vërë institucionet në lëvizje, që unë të kryej procesin e divorcit dhe të marr kujdestarinë e fëmijëve, sepse më ka marrë shumë malli, më mungojnë shumë, kam mbi një vit që jam larg tyre”, tha mes lotësh qytetarja.
    Nga bisedat e ish-bashkëshortit, kuptohet ndikimi i tij tek fëmijët dhe gjuhën ofenduese, që ai përdor ndaj nënës vazhdimisht. Madje ai shprehet, se do u thotë fëmijëve që e ëma ka pranuar, që ka të dashur e do të bëjë fëmijë të tjerë me të.
    Ish-bashkëshorti: Ashtu je rritur ti, me tasa rrugëve, moj racë e sh…., moj racë e degjeneruar, që paske qenë ti. Moj palaço femër. Mos t’i japësh me tasa orizi rrugëve andej, moj të nxiftë Zoti surratin ty, moj idiote, moj injorante, që paske qenë ti… Do i them çunit, që ka thënë F*** kam dashnor, prandaj nuk ju dua juve më. Do bëj kalamaj të tjerë me dashnorin, do i them, që ka thënë.
    Qytetarja: Është vendimi i gjykatës dhe ai lloj vendimi ka mbaruar që në dhjetor.
    Ish-bashkëshorti: Do bëj tjetër unë, mos e vrit mendjen.
    Qytetarja: Si do e bësh ti tjetrin?
    Ish-bashkëshorti: Po ç’ke ti?
    Qytetarja: A të vij t’i marr kalamajtë tani dhe të rrinë gjithë darkën me mua? Të flenë sonte te unë?
    Ish-bashkëshorti: Me atë drejtim që ke ti, të futesh te kalamajtë? Po s’bën vaki ajo punë.
    Qytetarja: Çfarë drejtimi kam unë?
    Ish-bashkëshorti: Atë që ke, atë, që di.
    Qytetarja: Fëmijët do rrinë me mua, se janë dhe fëmijët e mi.
    Ish-bashkëshorti: Gjaku im rri me ty?
    Qytetarja: Po janë dhe gjaku im ata.
    Ish-bashkëshorti: Takimin me kalamajtë, do ta kesh një herë në dy javë ose një herë në muaj, si ta vendosë gjykata.
    Qytetarja: Kush ta jep ty këtë siguri, që do marrësh kujdestarinë e fëmijëve, sepse ligjërisht kujdestaria më takon mua?
    Ish-bashkëshorti: Nuk je e aftë për kujdestari, se je në rrugë të madhe.
    Qytetarja: Unë jam shumë e aftë, sepse unë kam një shtëpi, unë punoj. Jam shumë mirë nga ana shëndetsore.
    Nga shërbimi social Kavajë u tha se nuk kishin dijeni për përfundimin e urdhrit të mbrojtjes dhe do të ndërmjetësojnë, që fëmijët të takohen më shumë me nënën e tyre.
    “Ne si zyrë e shërbimit social e Bashkisë Kavajës jemi të njohur me rastin e zonjës. Para disa kohësh kemi bërë disa takime të nënës me fëmijët, në prani të zotërisë. Duke qenë se nuk ishim në dijeni të urdhrit të mbrojtjes, u referuam nga ju për pretendimin që zonja ka, që të takojë më shpesh fëmijët e saj. Ne si zyrë e shërbimit social do të mundësojmë takime më të shpeshta me zotërinë dhe me zonjën, që të biem dakord që zonja të takojë fëmijët e saj më shpesh dhe jo vetëm ditën e premte siç ka qenë më parë”, tha shërbimi social Kavajë.
    Graciela Mana psikologe, shprehet se interesi më i lartë është ai i fëmijëve dhe duhet me patjetër që institucionet të marrin masa dhe të hartojnë raporte psikologjike e më pas të vendoset në të mirë të tyre.
    “U njoha me rastin dhe nuk është normale që ne të shkelim interesin më të lartë, që është ai i fëmijës, i cili sipas ligjit prevalohet i pari. Në mënyrë që ata të traumatizohen sa më pak nga i gjithë ky proces, në dukje i koklavitur. Një gjë tjetër që mua më bëri përshtypje është fakti, që nuk është bërë një vlerësim psikologjik. Është dhënë një urdhër mbrojtje, por nuk janë marrë fare parasysh gjendjet e secilit prej fëmijëve, interesat e tyre dhe çfarë ata kanë më shumë. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për përmbushjen e nevojave bazike, por për përmbushjen e nevojave emocionale dhe për reduktimin e sa më shumë të jetë e mundur e përjetimeve traumatike, të cilat shënojnë jetën e këtyre fëmijëve dhe jo vetëm, në të ardhmen. Ajo që unë mendoj se ka ndikim këtu është mënyra e të ndikuarit e njërit nga prindërit për prindin tjetër, nëpërmjet opinioneve apo gjykimeve të veta që janë gjykime personale. Secili prej nesh është i lirë që të bëjë zgjedhjet e veta në jetë, qoftë për përkatësinë, besimin fetar, por ajo që unë shikoj problematike është mënyra se si ne i qasemi fëmijëve”, tha psikologia Graciela Mana.
    Avokatja, Orgesa Serani shpjegon, se duhet të merret masa e përkohshme dhe fëmijët të qëndrojnë me nënën, pasi janë shumë të vegjël.
    “Në këtë rast kemi të bëjmë me një diskriminim që ka filluar nga ana e bashkëshortit ndaj zonjës, më pas ka filluar edhe nga institucionet e tjera dhe së fundmi edhe nga gjykata. Në rastin konkret nuk kemi një nënë e cila ka krijuar pakujdesi në rritjen dhe edukimin e fëmijëve, por kemi një nënë e cila po diskriminohet vetëm për shkak të bindjes fetare të saj. Në rastin konkret, gjykata në të gjitha proceset gjyqësore që zhvillohen që kanë për bazë interesin më të lartë të fëmijës, është e detyruar që të caktojë një psikolog. Nuk mundet gjykata që të shprehet pacaktuar një psikolog, qoftë edhe për masën e përkohshme. Në këtë rast gjykata jo vetëm që ka diskriminuar zonjën, por ka diskriminuar babain e fëmijëve duke qenë se ka vendosur pa vendimin e një eksperti që fëmijët të qëndrojnë me të. Aktualisht duke qenë se nuk kemi një vendim gjykatë që përcakton takimet e nënës me fëmijët, nëna është e lirë që të takojë fëmijët sa herë të dëshirojë dhe të bëjë një kompromis me babain e fëmijëve, për kujdestarinë e fëmijëve. Ne rastin se babai nuk pranon një kompromis, jemi në fazën ku nëna duhet që të drejtohet përsëri tek gjykata. Në rastin konkret nëse nëna e fëmijëve mendon se gjykata gjatë kësaj kohe ka mbajtur një qëndrim të njëanshëm duke favorizuar ish-bashkëshortin e saj, mund të bëjë edhe një kërkesë për përjashtimin e trupës gjykuese. Të vendoset një tjetër trupë gjykuese, që i garanton një proces të rregullt ligjor, të vendosë një masë të përkohshme, të caktojë një psikolog, dhe të mbajë një qëndrim”, sqaroi avokatja./tvklan.al

  • “Përgjigjen e ke marrë në gjykatë”, babai lë tri fëmijët pa pension ushqimor

    “Përgjigjen e ke marrë në gjykatë”, babai lë tri fëmijët pa pension ushqimor

    Fatmira Buçpepa, një qytetare nga Rrësheni, është drejtuar në emisionin “Stop” në Tv Klan pasi ish-bashkëshorti me me të cilin ka tre fëmijë të moshës 9, 6 dhe 5 vjeç, nuk paguan pensionin ushqimor të vendosur nga gjykata. Kjo e fundit ka vendosur që Fatjon Beci duhet të paguajë çdo muaj 300 mijë lekë të vjetra për të tre fëmijët dhe prej tetorit 2023, ai nuk ka kryer pagesa.
    Fatmira tregon gjendjen e vështirë,pasi jeton vetëm me 100 mijë lekë ndihmë ekonomike dhe me ndihmën e familjes. Ajo thotë se nuk mundet të punojë me kohë të plotë prej fëmijëve, por kërkon një punë me kohë të pjesshme.

    “Stop” drejtohet në bashkinë Mirditë, ku kryetari Albert Mëlyshi thotë se ka 600 kërkesa për sanitare dhe bashkia nuk ka vende pune, por do ta ndihmojë nëpërmjet sektorit privat. Fatmira bisedoi me ish-bashkëshortin, por ai nuk jep arsye për mospagesën e pensionit të fëmijëve.

    Fatjon Beci: Alo!
    Qytetarja: Alo, përshëndetje, Fatmira jam.
    Fatjon Beci: Më fal, a mund të më marrësh më vonë se jam në një vdekje? Numrin tim e ke dhe më merr.
    Qytetarja: Jo, doja të të pyes tani. Pse nuk i ke bërë pagesat e fëmijëve? T’i  takosh do ti….
    Fatjon Beci: Ke pyetje tjetër?
    Qytetarja: Pyetje kam shumë, por këtë pyetje po të bëj unë.
    Fatjon Beci: Këtë pyetje, e ke marrë përgjigjen, kur ishe në gjykatë. Je në rregull?
    Qytetarja: Kur në gjykatë? S’kam qenë në gjykatë asnjëherë  me ty.
    Fatjon Beci: Jo, me mua jo, por ke pasur avokatin tim dhe avokatin…Kanë qenë dy avokatët tanë, apo jo?
    “Stop” shkon në zyrën përmbarimore Durrës, ku përmbaruesi Marsel Himallari thotë se janë bërë të gjitha procedurat, por Fatjon Beci nuk ka asnjë pronë dhe nuk ka para në asnjë llogari, prandaj Fatmira duhet të bëjë një kallëzim penal ndaj tij./tvklan.al

  • “O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

    “O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

    Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që jeton në Amerikë, 10 vjet më parë ishte lidhur me avokaten Klotilda Kola, e cila i mori 18 mijë dollarë duke i premtuar, se do të fitonte pronën me gjyq.
    Por, gjyqi caktoi disa bashkëpronarë dhe avokatja duhet t’i kthente lekët. Prej një viti e gjysmë Bexheti nuk po mundet të marrë paratë. Pas transmetimit të rastit, Bexheti tha se avokatja  Klotilda Kola i ka dhënë një pjesë të parave, duke i premtuar që pjesën e mbetur, rreth shtatë milionë lekë, t’ia jepte në fund të muajit mars. Por nga ky moment, zonja Kola u zhduk.
    “Të shoqin e kam gjetur në Tiranë. Nuk kam se çfarë të jap tha, do mundohem që të jap gjysmat e tyre në fund të shtatorit. Janë pesë milionë e 600 mijë sepse herën e parë ktheu shtatë milionë. Por, tani ajo është zhdukur. Unë i bëj thirrje Klotildës që të vijë të hapë telefonin dhe të flasë me mua. Ato lekët le t’i japë edhe në dy këste nuk ka problem. Mjafton që të hapë telefonin dhe të flasë me mua”, tha denoncuesi.
    “Stop” u rikthyer edhe një herë në Lushnje, pasi qytetarja Mimoza Sema na tregon, se ka rënë pre e avokates Klotilda Kola, duke i dhënë 3800 euro, për një padi për vete dhe të shoqin, për njohjen e vjetërsisë në punë dhe përfitimin e pensionit.
    “Vjet në maj unë bëra moshën për të dalë në pension. Unë erdha këtu për të bërë dokumentet, por më mungonin disa vite pune. Por, duke qenë se unë nuk arrija që të gjeja këto vite pune, u drejtova tek një avokate 30-vjeçare, që punon që qytetin tonë të Lushnjes, e quajnë Klotilda Kola. I thashë që kam këtë problem, më tha që ta zgjidh unë në vend. Më kërkoi 800 euro që bëhet gjyqi për të gjetur vitet e punës dhe më tha që dy mijë euro si kapar. Në këtë kohë duke folur me tim shoq, i thashë për këtë gjë dhe më tha që meqë ‘edhe mua më mungojnë dy vjet’ si oficer që ka qenë edhe ai në rrethin e Lushnjes, më tha thoi që të më ndihmojë edhe mua. U ktheva përsëri, bisedova me Klotildën dhe më tha që e bëj unë në vend. 800 gjyqi dhe 200 që t’i kem unë. Me besimin e plotë si avokate përsëri i dhashë lekët. Në kohën që ne mbarojmë çdo gjë më tha mua, këto dy mijë euro do të kthehen direkt mbrapsht. Unë flisja për një vit rresht me këtë, më merrte çdo ditë, më shkruante në mëngjes, o trëndafil dhe në darkë më thoshte ti je ilaçi im, unë shoqet i kam të rralla. Më thoshte që punët i kemi vënë në vijë, mos ki merak. Kemi dy muaj që nuk flasim më”, tha Mimoza Sema.
    Prej 2 muajsh Mimoza thotë, se ka humbur kontaktet me avokaten dhe gjyqi nuk është askund.
    “Kam dy muaj që e kërkoj, kam pyetur edhe shoqërinë time. Kam ardhur kam trokitur në zyrë, por dera ka qenë e mbyllur”, shton më tej Mimoza Sema.
    “Stop” verifikoi, që zyra e avokates është e mbyllur e po kështu në Gjykatën e Lushnjes nuk ka asnjë padi të regjistruar në emër të bashkëshortëve Sema.
    Qytetarja: Avokate Klotilda Kola!
    Informacioni: Po!
    Qytetarja: Më ka regjistruar për kërkimin e pensionit për mua dhe për tim shoq?
    Informacioni: Ma thuaj emrin!
    Qytetarja: Mimoza!
    Informacioni: Mimoza Sema, nuk ka.
    Qytetarja: Nuk ka asgjë të regjistruar?
    Informacioni: Jo!
    NëDhomën e Avokatëve Lushnje, kryetari Kozma Jano, thotë që Klotilda Kola është pa licence dhe e pa regjistruar në tatime prej më shumë se tetë vjetësh.
    “Klotilda Kola ka qenë avokate e Dhomës së Avokatisë Lushnje, ka mbi tetë vjet që ajo nuk ushtron më profesionin e avokates. Pasi e drejta e saj është mohuar ose më saktë është vetëmohuar duke mos paguar tarifën e avokatit, e cila paguhet vit për vit. Klotilda nuk ka licencë edhe nuk është e regjistruar në zyrën e tatimeve. Ka vite që e ka ushtruar këtë profesion, jashtë dhomës. Kam dije për rastet e regjistruara, më kanë ardhur qytetarët dhe ua kam shpjeguar në lidhje me aktivitetin e saj dhe u kam thënë që aktiviteti i saj ka qenë i paligjshëm. Klientët janë mashtruar. Si Dhomë Avokatie nuk kam të drejtë që t’i drejtohem Komisionit të Ankimit në Tiranë për arsye se ajo nuk është avokate. Në rastin konkret jemi përpara një mashtrimi dhe ushtrimit të një të drejte që nuk të takon që ta ushtrosh, të drejtën e profesionit të avokatit. Është vjedhje. Më kanë ardhur qytetarë të tjerë, ka mbi n jë muaj e gjysmë, nuk e kam parë, di që është larguar”,tha Kozma Jano.
    Ajo ka ushtruar profesionin në mënyrë të paligjshme dhe ka mashtruar dhe vjedhur qytetarët gjatë gjithë kësaj kohe.

  • “Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

    “Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

    Thanas Gega, një qytetar nga Tirana, është drejtuar në redaksinë e emisionit “Stop” në Tv Klan për të denoncuar vajzën e tij Kristi Gega. Kjo e fundit, në vitin 2018 sipas tij, i ka falsifikuar firmën, duke e bërë veten administratore të shkollës që posedonte Thanasi dhe më pas me një tjetër dokument, i dhuroi vetes kuotat e shoqërisë duke u bërë pronare e shkollës.
    Thanasi e çoi çështjen në prokurori dhe organi i akuzës doli në konkluzionin që firma ishte e Thanasit pavarësisht se gjykatat e shkallës së parë dhe e apelit e rrëzuan kërkesën e Prokurorisë për pushim të çështjes. Prokurori Sajmir Hysaj vijon të ankimojë vendimet e gjykatave dhe nuk heton.
    QKB pranon kontrata dhurimi mes palëve të shoqërive tregtare që nuk janë hartuar te noteri dhe sipas ekspertit Fatmir Laçej, kjo procedurë duhet të ndryshojë pasi krijon hapësira për abuzim. Gjithashtu me ndryshimin e administratorit dhe pronarit të shkollës në QKB, mbetet e parregulluar marrëdhënia për ndërtesën pasi nuk ka një kontratë qiraje mes palëve.
    “Stop” shkon pranë shkollës në fjalë ku Kristi Gega flet në emër të të atit kur bëhet fjalë për të regjistruar nxënës.
    Qytetarja: Juve jeni? Ça pozicioni keni juve këtu?
    Kristi Gega: Administratorja!
    Qytetarja: Administratorja! Mua më thanë në fakt që nuk e di, është shkolla e Thanasit.
    Kristi Gega: Po, po! Jam e bija!
    Qytetarja: Ah, jeni e bija?
    Kristi Gega: Po, po!
    Në takimin me gazetaren e “Stop”,  Kristi Gega thotë se çështja është në gjykatë.
    Gazetarja: Si jeni? Ju jeni Kristi? Unë jam Domenika, gazetare e emisionit “Stop” në Tv Klan.
    Kristi Gega: Mirëdita! Po!
    Gazetarja: Erdha këtu, sepse babai juaj është drejtuar tek emisioni “Stop” në lidhje me dhurimin e kuotave. Pretendon që nuk e ka bërë.
    Kristi Gega: E kam mbyllur unë në gjykatë.
    Mëënyra sesi është bërë dhurimi i kuotave dhe qëndrimi i saj në këtë biznes është e paqartë pasi shkolla ka një tjetër pronar, babanë e saj, Thanas Gegën.
    Kristi Gega: Kush je ti, që vjen?  Ti tani do të dalësh!
    Gazetarja: Do të dal se nuk më intereson të rri me ty!
    Kristi Gega: Ec, vazhdo po të them!
    Lidhur me këtë situatë, avokati Arben Llangozi shprehet se në kushtet kur pranuesi i dhurimit është mosmirënjohës ndaj dhuruesit, ky mund t’i drejtohet gjykatës me padi civile për prishjen e kontratës së dhurimit dhe çdo gjë kthehet në vendin e vet./tvklan.al