Tag: qytetarit

  • Zbardhet sherri me deputetin në Kosovë, avokati i qytetarit tregon fyerjet: Gënjen gruaja dhe nëna jote

    Zbardhet sherri me deputetin në Kosovë, avokati i qytetarit tregon fyerjet: Gënjen gruaja dhe nëna jote

    Liridon Kutllovci, avokati i qytetarit të dhunuar nga deputeti i LDK-së në Kosovë, Armend Zemaj, ka dhënë versionin e tij të ngjarjes.
    Përmes një deklarate për mediat, Kutllovci shprehet se ngjarja ka ndodhur teksa qytetari i dhunuar ishte duke kaluar me gruan e tij pranë deputetit, duke iu drejtuar këtij të fundit me fjalët “Të gjithë jeni njësoj, vetem gënjeni”.
    Sipas avokatit, kjo deklaratë e klientit të tij ka ardhur si pasojë e frustrimit qytetar në lidhje me gjendjen politike e ekonomike të vendit.
    Ai shtoi se pas kësaj deklarate, deputeti Zemaj ka reaguar ashpër me fyerje dhe dhunë fizike në drejtim të klientit të tij, i cili sipas avokatit, ruajti qetësinë dhe thirri policinë për ndihmë.
    Deklaratë:
    Unë, Avokat Liridon Kutllovci, në cilësinë e mbrojtësit të qytetarit të sulmuar sot nga deputeti i Kuvendit të Kosovës, z. Armend Zemaj, sqaroj se ngjarja ka ndodhur si vijon:
    Gjatë ditës së sotme, z. Zemaj ka qenë duke dhënë një intervistë publike, ndërsa klienti im, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, ka kaluar pranë dhe i është drejtuar deputetit me fjalët: “Të gjithë jeni njësoj, vetem gënjeni” dhe kjo ka ardhur si pasojë e frustrimit qytetarë në lidhje me gjendjen politike e ekonomike të vendit.
    Në vend që deputeti të ruante qetësinë dhe etikën që i takon një përfaqësuesi të Kuvendit të Republikës, ai është kthyer dhe i është drejtuar qytetarit me fjalët fyese: “Gënjen nëna dhe Gruaja juaj”
    Ky fjalor i papranueshëm është përdorur në prani të bashkëshortes së qytetarit.
    Pas rreth 20 sekondash, deputeti Armend Zemaj e ka sulmuar fizikisht klientin tim me grusht, pa asnjë provokim tjetër nga ana e tij. Klienti im ka reaguar në mënyrën më të moderuar të mundshme, pa ushtruar asnjë formë dhune dhe menjëherë ka thirrur policinë, duke demonstruar vetëpërmbajtje dhe respekt për rendin ligjor.
    Ky akt përbën sjellje të papranueshme dhe të dënueshme ligjërisht, veçanërisht kur vjen nga një deputet i Kuvendit të Kosovës që ka për detyrë të japë shembull qytetarie dhe respekti ndaj ligjit.
    Ne do të ndërmarrim të gjitha veprimet e nevojshme ligjore, në mënyrë që ky rast të mos mbetet pa përgjegjësi dhe që dinjiteti i qytetarit të mbrohet plotësisht.
    Me respekt
    Av Liridon Kutllovci
    +383 44 370 180

  • Kur Gazetaria dhe Policia bëhen aleatë të qytetarit – Një histori e vërtetë nga Fier që tregon se shteti funksionon kur ka vullnet

    Kur Gazetaria dhe Policia bëhen aleatë të qytetarit – Një histori e vërtetë nga Fier që tregon se shteti funksionon kur ka vullnet

    Në një kohë kur mosbesimi ndaj institucioneve është i lartë dhe qytetarët shpesh ndihen të braktisur përballë padrejtësive dhe zvarritjeve burokratike, një ngjarje e ndodhur së fundmi në Fier hedh dritë mbi fuqinë që ka bashkëpunimi i sinqertë dhe i përgjegjshëm mes medias dhe strukturave shtetërore.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”

    Rasti ka në qendër një konflikt të gjatë familjar, por që mund të kishte përfunduar në një tragjedi, po të mos ishte për ndërhyrjen e duhur në kohën e duhur. Artur Dule, emigrant shqiptar në Greqi që prej vitit 1996, është pronar ligjor i një banese në lagjen “15 Tetori” të Fierit. Për vite me radhë, ai ia kishte lënë këtë banesë në përdorim të vëllait të tij, në mënyrë vëllazërore, pa qira dhe pa ndonjë kontratë të mirëfilltë ligjore. Reklama në FieriWeb – “CAPRICCIOSA LALI”

    Megjithatë, ky mirëbesim ndër vite mori një kthesë dramatike. Pavarësisht se banesa ishte e regjistruar me certifikatë pronësie në emër të Arturit prej pesë vitesh, vëllai i tij refuzonte kategorikisht ta lironte dhe e pengonte Arturin të hynte në pronën e vet. Konflikti nisi të përshkallëzohej dhe kërcënonte të degjeneronte në përplasje të dhunshme brenda familjes, me pasoja të paparashikueshme.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”

    Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”

    Në këtë situatë delikate, në ndihmë të qytetarit vjen gazetarja Marsela Topi – një emër i njohur i gazetarisë së terrenit dhe raportimit me përgjegjësi qytetare. Marsela nuk u mjaftua vetëm me denoncimin e rastit në media, por ndoqi personalisht çdo hap institucionor të kësaj çështjeje, duke treguar se gazetaria nuk ka vetëm rol pasqyrues, por edhe ndikues.Reklama në FieriWeb – “REKLAMO KËTU”

    Pikërisht ky përkushtim i gazetares krijoi jehonë dhe i hapi rrugë një tjetër akti vendimtar: ndërhyrjes personale të Drejtorit të Policisë së Qarkut Fier, z. Skënder Hitaj. Me ndjeshmëri njerëzore dhe profesionalizëm institucional, z. Hitaj mori situatën në dorë, duke urdhëruar një përfshirje të menjëhershme të strukturave vartëse për të garantuar zbatimin e ligjit dhe shmangien e një përplasjeje të dhunshme.

    Përmes ndërhyrjes së policisë, qytetari Artur Dule u fut më në fund në banesën e tij, ndërsa me palën tjetër – vëllain që e kishte uzurpuar – u realizua një komunikim i qetë dhe civil, në prani të uniformave blu. Palët ranë dakord për një zgjidhje paqësore, duke shmangur një situatë të tensionuar që mund të kishte pasoja të rënda.

    Ky nuk është thjesht një rast i një prone të rikthyer pronarit të saj legjitim. Ky është një tregues i qartë se sistemi mund të funksionojë, kur në krye të institucioneve janë njerëz që nuk fshihen pas zyrave dhe shkresave, por veprojnë me përgjegjësi, dinjitet dhe ndjeshmëri qytetare.

    Një meritë e veçantë i takon edhe modelit të gazetarisë që përfaqëson Marsela Topi – një gazetari që nuk mbyllet në studio apo në portale klikimesh, por që shkon në terren, komunikon me qytetarët, ngre zërin për ta dhe i çon deri në fund çështjet që kanë rëndësi publike dhe njerëzore.

    Ky rast duhet të shërbejë si shembull dhe frymëzim. Për qytetarët që shpesh heqin dorë nga kërkimi i të drejtës, për gazetarët që harrojnë rolin e tyre në shoqëri, por edhe për nëpunësit dhe drejtuesit shtetërorë që kanë në dorë fatet e njerëzve. Shteti funksionon – kur funksionojnë njerëzit brenda tij.

    Në fund të ditës, ajo që mbetet nuk është vetëm një derë e hapur, por një e drejtë e garantuar, një paqe familjare e ruajtur dhe një mesazh i qartë: kur gazetaria dhe policia bëhen aleatë të qytetarit, drejtësia nuk është vetëm teori, por realitet.

    fieriweb.com – Vladimir Muçaj (newsalbania.al)

  • I mori nëpërmjet mashtrimit 10 mijë euro qytetarit, ‘Fraud’ prangos 33-vjeçarin në Tiranë

    I mori nëpërmjet mashtrimit 10 mijë euro qytetarit, ‘Fraud’ prangos 33-vjeçarin në Tiranë

    Policia e Tiranës ka finalizuar sot operacionin e koduar “Fraud” (Mashtrimi), duke vënë në pranga të riun Elton Dumani, banues në kryeqytet.
    “Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, pas kallëzimit nga një qytetar për një rast mashtrimi financiar, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Fraud”, në kuadër të të cilit u bë ndalimi i shtetasit E. D., 33 vjeç, banues në Tiranë”, bëri me dije policia ditën e sotme.
    Nga veprimet hetimore rezultoi se në periudha të ndryshme kohore, i kishte marrë qytetarit G. D., shumën totale prej 10 mijë eurosh, me pretendimin se do të shlyente detyrimet tatimore të aktivitetit të tij tregtar.
    Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

  • Skemë mashtruese në emër të Raiffeisen Bank/ Qytetarit i vidhen 1 milion lekë pas një klikimi fatal!

    Skemë mashtruese në emër të Raiffeisen Bank/ Qytetarit i vidhen 1 milion lekë pas një klikimi fatal!

    Një qytetar ka rënë pre e një skeme të sofistikuar mashtrimi kibernetik, duke humbur një shumë prej 100 mijë lekësh të reja (1 milion të vjetra) nga llogaria e tij bankare në Raiffeisen Bank.
    Gjithçka nisi me një mesazh mashtrues, i dërguar në emër të bankës, ku i kërkohej që të “përditësonte kartën bankare” brenda ditës, përndryshe do t’i pezulloheshin shërbimet. Pa e ditur se ishte një skemë e rrezikshme, qytetari klikoi në linkun e dërguar, i cili çonte në një faqe të rreme të krijuar për të vjedhur të dhënat personale dhe bankare.
    Pasi klikoi, hajdutët morën akses në llogarinë e tij bankare dhe përvetësuan dy shuma të ndryshme, secila nga 50 mijë lekë të reja. Vetëm pas marrjes së njoftimeve zyrtare nga Raiffeisen Bank për transaksionet e dyshimta, qytetari kuptoi që ishte mashtruar.
    Ky rast ngre sërish alarmin për sigurinë digjitale të klientëve bankarë në Shqipëri, ndërsa nuk është hera e parë që qytetarë të ndryshëm bien pre e skemave të ngjashme përmes SMS-ve apo email-eve të rreme.
    Raiffeisen Bank nuk ka bërë ende një reagim publik për rastin, ndërsa mbetet e paqartë nëse paratë do t’i kthehen qytetarit.
    🔒 Kujdes! Mos klikoni në linke të dyshimta që pretendojnë të jenë nga banka. Raiffeisen dhe çdo institucion serioz nuk kërkon të dhëna personale përmes SMS-e apo rrjete sociale.

  • Kjo vere aksionesh e Edi Rames

    Kjo vere aksionesh e Edi Rames

    Nga Aladin Stafa
    Sezoni i pushimeve ka nisur prej disa javësh. Në zhvillim e sipër ai duket se ka sfiduar temperaturat e larta të cilat nuk e kanë zbehur bumin turistik të viteve të fundit me gjithë problematikat e pareferuara. Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndërmarrë një aksion të beftë tri-polësh që pak kush e priste.

    Nëse jemi mësuar se gjatë stinës së verës, politika me cdo institucion të saj merr një pauzë prej dinamikave vjetore- kjo verë për vendimarrësit e zgjedhur nga qytetari do të jetë ndryshe. Duke na dhënë kësisoj edhe një mesazh se kohë për të humbur tanimë nuk ka dhe ndryshimet por edhe lëvizjet e njëpasnjëshme që duhet të ndjekin ritmin e Evropës nuk do të mbarojnë me kaq.
    Aksioni më i fundit në fjalë lidhet pikërisht me një temë që prek dhe rrit ndjeshmërinë e qytetarit por sjell nga ana tjetër një nxitje të vetëdijes për një tjetër nivel të standartit të jetesës. E tillë mund të cilësohet nisma e fundit për ‘pastrim‘ në nivel kombëtar, duke përfshirë mjedisin, plazhet dhe administratën. Tri polet në të cilat Shqipëria po has vazhdimisht vështirësi në gjetjen dhe ruajtjen e një balance.
    Dy të parat – mjedisi dhe plazhet- nuk kanë të bëjnë thjesht me ruajtjen e një imazhi te vendit, sidomos kohëve të fundit ku Shqipëria sa vjen dhe po bëhet një destinacion gjithmonë e më i pëlqyer nga turistët, por edhe i një sensibilizimi shoqëror ku cdonjeri nga ne, ka rolin e vet jo vetëm individual në komunitetin që e rrethon.
    Për vite të tëra, fokusi ynë nuk ka qenë mjaftueshëm i përqëndruar në këtë sektor, ku edhe pse mund të kemi një përmirësim të lehtë të situatës, bashkëjetesa në komunitet ka qenë sfidues. Gjetja e një gjuhe të përbashkët në mendësinë tonë ballkanike postkomuniste herë pas here është sfilitëse ndaj dhe bashkëpunimi në komunitet mes nesh cilësohet tejet i mundimshëm.
    Në një shoqëri që është mësuar të jetojë me kultin e individit ndryshe nga shoqëritë perëndimore të rritura me të drejtën qytetare dhe vlerat e integritetit të tij, nuk ka se si të ndodhë ndryshe. Dhe pikërisht bashkëpunimi i parë mes nesh duhet të fillojë te përgjegjësia që kemi ndaj ruajtjes së mjedisit. Më së shumti një pikë e anashkaluar brez pas brezi, me mendimin që për sa kohë shtëpia ime është në rregull, rruga jashtë nuk ka cfarë më duhet.
    E kundërta duhet të jetë!
    Përtej aksionit të pastrimit, një tjetër nismë mori jehonë këto ditë. ‘Sulmi‘ për të liruar sa më shumë territore publike- një e drejtë ligjore për të gjithë ne. Tirana më së shumti e zaptuar në territore i shkaktonte qytetarit stres dhe kaos. Kryeqyteti, një metropol me gati 1 milion banorë, vuan në cdo orë të ditës nga kjo sindromë e c‘organizimit urban, ku ecja e lirë në qytet shfaqet si një sfidë më vete ndërsa hapësirat publike sa vijnë dhe rrallohen.
    Plazhet nga ana tjetër kanë qenë prej vitesh një problematikë themelore e realitetit tonë. Gara se kush mund të kapë i pari ndonjë territor publik ka qenë e egër, kjo për shkak dhe të neglizhencës prej instancave përkatëse. Jo shumë larg nesh, mund të shohim vende si Mali i Zi apo Greqia që janë investuar me vite në respekt të hapësirave publike – hapësira që mbrohen dhe rregullohen bazë rregullave ligjore dhe një arsyetimi logjik; pa cuar në mosmarrëveshje e deri në dëmtim imazhi. Nëse turizmi po përflitet kaq shumë si një sektor tejet i rëndësishëm në vend (dhe ndër të vetmit), duhet sa më parë që bashkë me ngritjen e një kulture e cila vjen me kohën, të ndërmerren inisiativa infrastrukturore dhe administrative në të mirë të një qeverisje të qëndrueshme. Por jo vetëm, të tilla duhen edhe sa i përket rendit dhe sigurisë.
    Dhe në shtim të këtyre nismave në zhvillim të sektorit të turizmit nuk duhet lënë pas fshati, zhvillimi i bujqësisë, i cili nëse investohet sjell uljen e importit të produkteve/ mallrave duke rritur nga ana tjetër zhvillimin e brendshëm.
    Administrata- këndi i tretë i këtij aksioni u duk si një nismë krejt e befasishme. Edhe pse sezoni politik fillon në shtator, “pastrimi“ dhe riformatimi në qeverisjen vendore mesa duket kish nevojën e një rrjedhe të re. Duke ngritur njëkohësisht pikëpyetje se reforma e decentralizimit po bie dhe qeverisja vendore shpeshhere është parë si të vepruarit me ‘cifligje‘.
    Por këto tre pika nuk janë vendime spontane të vetë KM Rama. Kuptohet fare qartë se këto janë nisma të një politike makro dhe të vërejtshme qartë prej grupkapitujve të hapur tashmë. Sepse BE i sheh këto cështje po aq me një vëmendje të kujdesshme.
    Sistemimi i qyteteve, ndarja e zonave publike dhe jo-publike, ruajtja e mjedisit dhe administrata vendore – janë thuajse tematika që një vend europian i ka përfunduar prej kohësh.
    Këto nuk prekin vetëm politikën por dhe ndërgjegjësimin e qytetarit- një kulturë që duhet të fillojë të ngrihet në vendin tonë dhe ku interesi i përbashkët duhet të prevalojë ndaj atij personal

  • Denoncimi i Berishës: Po shpërndahen zarfe me para në Shkozet (VIDEO)

    Denoncimi i Berishës: Po shpërndahen zarfe me para në Shkozet (VIDEO)

    Pamje nga denoncimi

    TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes qytetarit dixhital ka denoncuar se dy persona po shpërndanin zarfe me para në këmbim të votave në zonën e Shkozetit në Durrësit. Berisha e ka shoqëruar denoncimin me një video. Sipas denoncuesit, personat që shfaqen në video janë Ard Nova dhe Laku, të cilët shpërndajnë zarfe me para nëpër banesat e votuesve.
    Postimi i plotë:

    Demokratët kapin në flagrancë kriminelët elektoralë, Nova, Laku. Edi Rama i tmerruar nga mbyllja madhështore e fushtës tonë dhe humbja e sigurt që e pret ka urdhëruar veprime kriminale për të cilat do pergjigjet deri më një!Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin e shëmtuar kriminal dhe përgezoj demokratët që i kapën kriminelët në flagrancë.
    Lexoni mesazhin, shikoni videon e qytetarit digital Sot në zonën e Shkozetit 18:47 personat e quajtur Ard Nova dhe Laku me një motorr po shpërndajnë zarfe nëper shtëpia./ZËRI

  • “Nuk u mërzite për 12 vjet?”, Rama-qytetarit: Nuk jam i ngjashëm me atë që përpiqen të më pikturojnë

    “Nuk u mërzite për 12 vjet?”, Rama-qytetarit: Nuk jam i ngjashëm me atë që përpiqen të më pikturojnë

    Kreu i qeverisë, Edi Rama, në rubrikën e tij onlinë “Sy m’sy”, u është përgjigjur komenteve të qytetareve në mënyrë të drejtpërdrejtë.
    Një pyetje ishte “A nuk u mërzite për 12 vjet?”, duke i kërkuar kryeministrit në një lloj forme largimin e tij nga gara e zgjedhjeve parlamentare.
    Rama u shpreh se nuk është çështje gëzimi apo mërzie gara për kryeministër, por një mision për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
    Ai shtoi se ka dy mënyra për t’u larguar nga qeverisja, kur jep dorëheqjen vetë sepse s’mund të bësh më gjë, e në rastin kur nuk votohesh nga populli. Duke iu përgjigjur drejtpërdrejtë pyetjes së qytetarit, Rama tha se ai nuk është personi që përpiqen të pikturojnë kundërshtarët politikë.
    Pyetja e qytetarit: A nuk u mërzite për 12 vjet? Ske ça të bësh më shumë, më mirë mbylle me faqe të bardhë.
    Edi Rama: I dashur, nuk është çështje gëzimi apo mërzie, por misioni. Është çështje misioni, përgjegjësie, do të thotë kemi ende për të bërë. Jemi afër finishit por nuk jemi në finish. Sprinti drejt finishit është për anëtarësimin e Shqipërisë në BE. Ka kaq shumë për të bërë, ndaj e unë nuk krenohem dot. Ka dy mënyra për të ikur një kryeministër në një vend demokratik. Njëra mënyrë është kur nuk e ndjen zjarrin brenda, e një mënyrë është kur ti e ndjen zjarrin brenda, por të thonë ik. Këto dy mënyra janë, ose ikën vetë, ose të largojnë. Nuk jam fare i ngjashëm me atë që përpiqen të më pikturojnë prej shumë vitesh, ata të cilët nuk kanë asnjë aftësi tjetër për të konkuruar denjësisht.
    Mundësia për të bërë histori, tanimë është në dorën tonë. Më 11 Maj, mundësia për të bërë histori.
    Ti thua ik me faqen e bardhë, unë faqen e kam të bardhë pavarësisht sa përpiqen të ma nxijnë. Koha do i vë në vend të gjitha. Në fund të ditës, qentë le të lehin, karvani të shkojë përpara, në fund është rruga ajo që do mbetet.

  • Fushata/ Pse i kërcënon Rama qytetarët që ankohen për korrupsionin

    Fushata/ Pse i kërcënon Rama qytetarët që ankohen për korrupsionin

    Ka një moment në takimet e fushatës së Edi Ramës, kur ai nuk e mban dot më rolin me të cilin del nga shtëpia çdo politikan; atë të shërbëtorit të popullit, të njeriut që ka ardhur për të dëgjuar hallet e qytetarëve dhe që herë pas here i hedh ndonjë romuz apo akuzë rivalëve politikë. Ky është momenti kur ndonjë qytetar i ankohet se ka paguar ryshfet, se ka qenë i detyruar të bëjë pagesa nën dorë për të marrë shërbimet që normalisht i takojnë falas dhe me shansin që i jepet për të pasur kryeministrin përballë, shpreson t’i përmirojë gjërat duke e vënë në dijeni për zyrtarët e korruptuar që sillen pandershmërisht dhe i kërkojnë qytetarëve t’i dorovisin me para.

    Ndodh në atë moment që buzëqeshja e Ramës kthehet në skërmitje, premtimet për rivitalizimin ndalen dhe ekranet me projeksionet 3D, fiken. Qytetarit të gjorë që ka guxuar të hapë temën e korrupsionit, të thyejë këtë tabu të takimeve elektorale dhe të ngrejë zërin për t’u ankuar, i del përballë fytyra tjetër e kryeministrit, ajo e arrogancës, e intimidimit dhe gjuhës së shantazhit.

    Skena u përsërit këtë të hënë në Shkozë, gjatë një takimi që synonte t’i siguronte banorët e zonës për garancitë dhe standartet e fabrikës së armëve që pritet të ndërtohet pranë shtëpive të tyre. Teatri i dëgjesës së halleve me popullin nisi më së miri, me fjalimet e ministrave të rinj që recituan fjalimet dhe i siguruan qytetarët se nuk ishte rasti për t’u panikosur, përkundrazi fabrika e re sjell edhe punësim, edhe investime. Pati edhe qytetarë që kërkuan ndërtimin e rrugëve, ndonjë kërkoi legalizime dhe një tjetër falenderoi qeverinë për punët e mëdha që kishte bërë në Shkozë. Por takimi mori rrjedhë tjetër, gati u prish pikërisht kur një prej qytetarëve u ngrit dhe pa iu dridhur qerpiku i përmendi Edi Ramës korrupsionin e inspektorëve të IMT dhe të policisë, që sapo tenton të ngresh ndonjë kotec bie fjala, paraqiten njëri pas tjetrit në radhë dhe nuk ikin pa u dorovitur mirë me të holla.

    “Një moment që do të bësh një kotec pulash, po e zej, të vjen IMT, IKMT, policia bashkiake, policia e rendit. Edhe nuk vijnë në zbatim të ligjit, por vijnë thonë 5 mijë njëri, 5 mijë tjetri, 20 mijë euro. Shikoje vet këtë punë” u shpreh qytetari.

    Kaq u desh dhe Rama e la rolin e shtetarit që ka ardhur aty për të dëgjuar dhe për t’u qarë hallet bashkëqytetarëve të tij. Njësoj si të ishte vetë ndonjë nga inspektorët e akuzuar, a thua se e kishin kapur në flagrancë, kryeministri u ndez dhe nisi t’i flasë me ton tjetër qytetarit, duke e fajësuar edhe atë me fjalët:

    “Nuk mund të flasësh në hava” “Zotnia jote ka ndërtu pa leje ktu? Apo jo? Ëëë?” “Është edhe turp i madh që e thua kështu”, “Ti do ta denoncosh sepse nuk mund të ma bësh mua kështu e të qeshësh, më kupton?”, “Në bazë të ligjit shqiptar, ti je po aq fajtor sa dhe kushdo qoftë që ka bërë këtë gjë”

    Video e ankesës së qytetarit për korrupsionin e inspektorëve dhe përgjigjen e Ramës e shihni më poshtë:

    https://youtube.com/watch?v=UJCWdOf_iEI%3Fstart%3D1692%26feature%3Doembed

    I bindur se qytetari do të kishte frikë të shkonte më tej me denoncimin përderisa e shpalli njësoj fajtor për korrupsion, Rama e ka ftuar të shkojë në polici, ose të heshtë, gjithnjë duke i kërkuar përgjegjësi për fjalët e thëna publikisht.

    Nga mënyra se si reagoi, kuptohet se kryeministri nuk e sheh si viktimë qytetarin që ankohet për korrupsion.

    Përkundrazi, në sytë e kryeministrit ky është fajtor, sepse guxoi ta bëjë denoncimin para kamerave, të mos heshtë për një të vërtetë që e njohin të gjithë, në një takim elektoral ku duhet respektuar rregulli i pashkruar i heshtjes dhe aktrimi sikur çdo gjë po shkon më së miri. Edhe kur mbaroi takimi, (VIDEO Më LART), shihet se si ministri i brendshëm, Ervin Hoxha i kërkon qytetarit të heshtë dhe i thotë se ka gabuar, duke i tërhequr vërejtjen për akuzën që bëri për korrupsion, edhe pse ky këmbëngul se kjo është një e vërtetë që e dintë të gjithë, sepse të gjithë kishin paguar para për legalizimet.

    E vërteta për korrupsionin nuk janë disa inspektorë dhe policë, që rastisën “djem të këqinj” në një rrugicë në periferi të Tiranës. Ata janë pjesë e një mekanizmi më të gjerë, të projektuar që të vjelë ryshfet dhe më pas t’i kalojë paratë dorë më dorë, deri lart në administratën shtetërore. Kjo është dhe mënyra se si furnizohet dhe mbahet në këmbë makineria e madhe e fushatave elektorale.

    Ndaj kushdo që ngre zërin për këtë padrejtësi, s’ka si të marrë zgjidhje, por kërcënime dhe intimidim nga lideri,  i cili vetë qëndron ulur, këmbëkryq në majë të sistemit. Nga ky pozicion, ai gati është gjithmonë ta dëgjojë popullin, por jo kur populli i thotë të vërtetën./Lapsi.al

  • Rama nesër në Elbasan/ Denoncimi i Berishës: Urdhër për t’u mbyllur shkolla, administrata ndërpret punën

    Rama nesër në Elbasan/ Denoncimi i Berishës: Urdhër për t’u mbyllur shkolla, administrata ndërpret punën

    Sali Berisha, përmes qytetarit dixhitale, ka denoncuar presionin që po i bëhet administratës që ditën e nesërme të ndërpresin punën dhe të marrin pjesë në mitingun e Edi Ramës në Elbasan.
    Sipas qytetarit dixhital të Berishës, me urdhër të drejtorëve dhe të kryetarit të Bashkisë, Gledian Llatja, administrat ka firmosur për praninë e nesërme në mitingun e Ramës.
    Po ashtu, sipas denoncuesit, është urdhëruar edhe mbyllja e shkollës “Jorgji Dilo” në orën 10:00 dhe mësuesit dhe fëmijët do i nxjerrin në shesh.
    Denoncimi i plotë:
    Administrata ndërpret nesër punën, shkollat mbyllen për takimin elektoral të burrecit 2 metrosh!
    Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital.
    Rama vjen neser ne Elbasan. E gjithe aminstrata me urdher te drejtoreve dhe kryetarit te bashkise eshte thirrur me dhune ne miting duke firmosur per pranine e tyre.
    Nxenesit e shkolles Jorgji Dilo neser nuk do te zhvillojne mesim dhe do i nxjerrin ne shesh ne ora 10.00 per shkak se vjen Rama.

  • Dhunuan dhe i morën makinën qytetarit, arrestohen dy vëllezërit në Tiranë

    Dhunuan dhe i morën makinën qytetarit, arrestohen dy vëllezërit në Tiranë

    Dy vëllezër janë arrestuar në Tiranë pasi dhunuan dhe më pas i morën makinën një qytetari.
    “Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në garazhin e një pallati në Yzberisht, për motive të dobëta, kanë dhunuar shtetasin I. Zh., 41 vjeç, dhe më pas i kanë marrë automjetin atij”, njoftoi policia.
    Uniformat blu thonë se makina e vjedhur u gjet pranë banesës së dy vëllezërve dhe është sekuestruar në cilësinë e provës materiale.