Ujësjellësi i Kanalizimeve Rajonale Vlorë, ka paralajmëruar qytetarët e Vlorës se dita e hënë dhe e martë do të përfshihet nga reshje shiu mesatare deri lokalisht intensive.
Në një njoftim në rrjetin social Facebook u bëhet thirrje qytetarëve të tregohen vigjilentë për çdo situatë dhe të respektojnë thirrjet dhe këshillat e autoriteteve.
“Referuar njoftimit të Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, ditën e hënë, më datë 17 nëntor, dhe ditën e martë, më datë 18 nëntor, qyteti i Vlorës parashikohet të përfshihet nga reshje shiu mesatare deri lokalisht intensive.
Ju lutemi të tregoheni vigjilentë për çdo situatë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve. Jeni të lutur të shmangni parkimin e automjeteve në zonat me risk të lartë. Grupet tona do të jenë të angazhuara në marrjen e masave paraprake, si dhe do të jenë në terren në monitorimin e situatës, duke ndërhyrë sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme”, thuhet në postim.
Tag: qytetarët
-

Reshje intensive në Vlorë, paralajmërohen qytetarët: Kini kujdes në këto data
-

Pjesëmarrja e ulët në votime, Tabaku: Qytetarët kanë humbur besimin te politika, duhet reflektime dhe nga ne
Në një intervistë për A2 CNN, deputetja demokrate Jorida Tabaku bën thirrje për reflektim mes demokratëve, pas zgjedhjeve të pjesshme vendore.
Sipas saj, pjesëmarrja e ulet e votuesve në këto zgjedhje ishte një tregues i qartë se qytetarët e kanë humbur besimin tek politika.
“E pashë me trishtim pjesëmarrjen në zgjedhje. Ky ishte dhe një mesazh për politikën, për të bërë gjërat ndryshme. Ka ndodhur në këtë vend që zgjedhjet e pjesshme i ka fituar qeverisja, por këtë herë është zgjedhur kryetar bashkie me 6% të votave në Vlorë. Nuk ka proces aty. Njerëzit nuk kanë besim. Nuk them që e ka vetëm fajin pala tjetër, ne duhet patjetër ta shohim te ne. Kemi pasur dhe një diskutim të gjatë në kryesi”, tha mes të tjerash Tabaku. -

“Shmangni zonat me risk të lartë”/ Reshje shiu javën e ardhshme, Bashkia paralajmëron qytetarët: Tregohuni vigjilentë
Bashkia e Vlorës ka paralajmëruar qytetarët e saj se duke filluar që nga data 17 deri në 18 nëntor qytetit bregdetar do të përfshihet nga reshje shiu mesatare, ku nuk përjashtohen edhe ato intensive.
Në njoftim theksohet se qytetarët duhet të tregohen vigjilentë dhe të respektojnë thirrjet dhe këshillat e autoriteteve për çdo situatë.
Gjithashtu iu është bërë thirrje drejtuesve të automjeteve që të mos parkojnë makinat e tyre në zonat që paraqesin risk të lartë për përmbytje.
Njoftim i rëndësishëm:
Referuar njoftimit të Qendrës Kombëtare për Parashikimin dhe Monitorimin e Rreziqeve Natyrore, ditën e Hënë, më datë 17 Nëntor dhe ditën e Martë, më datë 18 Nëntor, qyteti i Vlorës parashikohet të përfshihet nga reshje shiu mesatare deri lokalisht intesive.
Ju lutemi të tregoheni vigjilentë për çdo situatë dhe të respektoni thirrjet dhe këshillat e autoriteteve.
Jeni të lutur shmangni parkimin e automjeteve në zonat me risk të lartë.
Grupet tona do të jenë të angazhuara në marrjen e masave paraprake, si dhe do të jenë në terren në monitorimin e situatës duke ndërhyrë sipas rastit nëse do të jetë e nevojshme. UJËSJELLËS KANALIZIME RAJONI VLORË. -

Ja si do të jetë protesta e ditës së hënë para kryeministrisë…
Të hënën e 17 nëntorit, Partia Demokratike do të zhvillojë një protestë përpara kryeministrisë.
Në bashkëbisedimin me qytetarët në rrjetet sociale, kryetari i PD-së, Sali Berisha, zbuloi dhe planin e kësaj proteste, duke u shprehur se do të vendoset një foltore përpara kryeministrisë dhe një herë në javë deputetët dhe qytetarët do të flasin.“Protesta e ditës së hënë ka këtë karakter, që të sqaroj çdo qytetar. Ne hapim aty një foltore, një parlament. Domethënë, ju keni parë se në 10 seanca, opozita është lejuar të debatojë vetëm në 1 seancë, si kurrë në ndonjë vend pluralist, apo në historinë e këtij vendi.
Atëherë ne para këtij bllokimi të plotë ne hapim foltoren parlamentare qytetare para kryeministrisë. Një herë në javë ku deputetë dhe qytetarë do thonë zërin e tyre.
Pra, ky është qëllimi i kësaj proteste.
Protesta të tjera po projektohen dhe do organizohen, por ato do përgatiten dhe thirren në kohën më të përshtatshme”, u shpreh Berisha. -

Sigurim me detyrim për banesat, Rama: Më shumë ndihmë për qytetarët në rastet e tafkeqësive natyrore
Qeveria shqiptare do të nisë punën për një skemë të re sigurimi për qytetarët nga fatkeqësitë natyrore.
Ky hap u bë me dije nga vetë Kryeministri Edi Rama, i cili në Konferencën Vjetore të Organizatës Botërore të Mbikëqyrësve të Sigurimeve sqaroi se është i nevojshëm sigurimi i detyrueshëm i banesave edhe si një direktivë e Bashkimit Europian.
“Përfshirja e sigurimit në politikat tona publike, duke e lidhur me rezistencën klimaterike, bujqësinë, infrastrukturën dhe rrjetat e sigurisë sociale, do të përmirësojnë jashtëzakonisht qasjen tonë ndaj financimit të rrezikut nga katastrofat. Një strategji gjithëpërfshirëse që bën bashkë sigurimet, fondet rezervë dhe buxhetimin, mund të zbusë në mënyrë të jashtëzakonshme, rreziqet fiskale nga katastrofat natyrale”, tha Rama.Mungesa e sigurisë në raste fatkeqësie për Ramën, dëmton qytetarët por edhe bizneset e vogla.
“Dëmi i katastrofave të tilla si përmbytjet, zjarret e tërmetet, mund të fshijnë vite pune të mundimshme duke i lënë ata të pambrojtur, të vuajnë me gjatë e të investojnë shumë më pak për të ardhmet e tyre. Rruga përpara është e qartë; na duhet të zgjerojmë rrjetet tona të sigurisë për të përfshirë më shumë individë, sektorë e lloje rreziqesh e të sigurohemi që këto zgjidhje të jenë të mundshme për t’u marrë nga gjithkush po natyrisht, aq sa është e qartë, po aq është më e lehtë kjo rrugë për t’u thënë e për t’u parë se sa për t’u ndërtuar”, tha kreu i qeverisë.
Gjatë konferencës, kreu i qeverisë tha se edhe nisma të tjera si mikro sigurimet mund të jenë një ndihmë shtesë.
“Nisma si mikro-sigurimet mund të ndihmojnë me zgjerimin e mbulimit për të përfshirë bizneset e vogla dhe individët me të ardhura të ulëta duke lidhur ngushtë sigurinë shoqërore me zgjidhjet e orientuara nga tregu”, tha Rama.
Për Ramën pasojat e mosveprimit tashmë po ndihen qartë dhe se industria e sigurimeve po përballet me një situatë gjithnjë e më komplekse. -

VIDEO – Protestë për çmimin e biletës së urbanit në Kamëz, polici kërcënon qytetarët
Gjatë ditës së sotme ,dhjetëra qytetarë të Kamzës, dolën në protestë kundër rritjes së çmimit të biletës së autobusit urban. Prej datës 1 nëntor, bileta është rritur me 10 lekë, duke rënduar ndjeshëm buxhetin e familjeve me të ardhura të ulëta.
Protestuesit kërkojnë që çmimi të rikthehet në nivelin e mëparshëm dhe që pensionistët të përfitojnë transport falas. Ndërkohë gjatë mbledhjes së firmave për peticionin, policia bashkiake e Kamzës ka tentuar të largojë protestuesit, duke penguar procesin.
Raportohet se ka pasur tensione dhe kërcënime, ndërsa aktivisti Klodi Leka, në një video të shpërndarë në rrjetet sociale deklaron se një polic shteti ka paralajmëruar qytetarët se do merrej “privatisht” me ta.
Protestuesit akuzojnë kryetarin e Bashkisë Kamëz, Rakip Suli, se po mbron interesat e kompanive private të transportit publik, duke vendosur barrën e monopoleve mbi qytetarët e thjeshtë.
Ata e cilësojnë këtë si një “krim të rëndë” ndaj punëtorëve dhe pensionistëve të zonës. -

“Begaj të thërrasë urgjent Këshillin e Sigurisë”, Dëshmia: Atentati mafioz në Rinas, shteti asnjë reagim në 24 orë
Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga atentati mafioz në Rinas, gazetari Bledian Koka akuzon qeverinë se nuk ka ndërmarrë asnjë akt për të qetësuar qytetarët shqiptarë. Në studion e “Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ai i bëri thirrje presidentit të Republikës Bajrma Begaj që të thërrasë këshillin e sigurisë kombëtare.
“24 orë pas ngjarjes si ka mundësi që nuk ka një reagim qetësues ngushëllues nga ministria e brendshme. Në këtë ngjarje praktikisht ka rënë shteti. Nuk ka një reagim nga presidenti. Presidenti ka në dorë të bëjë dy gjëra; një status në Facebook dhe urgjent të kërkojë mbledhjen e këshillit të sigurisë kombëtare. Sot të gjithë janë të traumatizuar nga ajo që shohim”, tha ai në “Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Sipas tij shteti ka rënë por është edhe i përfshirë në krim. Ai thotë se qeveria duhet të sqarojë qytetarët nëse është me ta apo me banditët.
“Sot qytetarët shqiptarë shohin sesi shteti ka rënë, por edhe që është brenda në ngjarje, shteti është pjesë e ngjarjes. Këtu ka një problem shumë të madh. Kryeministri, ministri e drejtori i policisë duhet të na sqarojnë janë me qytetarët apo me banditët. Sot njeriu që lufton me jetën që ishte pjesë edhe e shtetit dhe paligjshmërisë na e tregon që këtu ka probleme shumë serioze”, tha Koka në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Koka sjell në vëmendjen grabitjen e famshme në Rinas dhe e cilëson ngjarjen e djeshme dështim të shtetit.
“Në mos bashkëpunim i shtetit, është dështim i shtetit. Aeroporti i Rinasit menaxhohet nga policia. Para 6 vjetësh grabitësit u futën brenda dhe grabitën 4.6 mln euro brenda në barkun e avionit dhe Netflix vështirë ta hamendësojë si skenar. Me ngjarjen po përballemi vetëm ne në studio se shteti nuk flet. Nuk flet drejtori i policisë. Ky është një akt terrorist. Nuk ka marrë asnjë akt për të qetësuar qytetarët kjo garanci mungon”, tha ai në “Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN. -

“Begaj të thërrasë urgjent Këshillin e Sigurisë”, Dëshmia: Shteti asnjë reagim në 24 orë
Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga atentati mafioz në Rinas, gazetari Bledian Koka akuzon qeverinë se nuk ka ndërmarrë asnjë akt për të qetësuar qytetarët shqiptarë. Në studion e “Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, ai i bëri thirrje presidentit të Republikës Bajrma Begaj që të thërrasë këshillin e sigurisë kombëtare.
“24 orë pas ngjarjes si ka mundësi që nuk ka një reagim qetësues ngushëllues nga ministria e brendshme. Në këtë ngjarje praktikisht ka rënë shteti. Nuk ka një reagim nga presidenti. Presidenti ka në dorë të bëjë dy gjëra; një status në Facebook dhe urgjent të kërkojë mbledhjen e këshillit të sigurisë kombëtare. Sot të gjithë janë të traumatizuar nga ajo që shohim”, tha ai në “Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Sipas tij shteti ka rënë por është edhe i përfshirë në krim. Ai thotë se qeveria duhet të sqarojë qytetarët nëse është me ta apo me banditët.
“Sot qytetarët shqiptarë shohin sesi shteti ka rënë, por edhe që është brenda në ngjarje, shteti është pjesë e ngjarjes. Këtu ka një problem shumë të madh. Kryeministri, ministri e drejtori i policisë duhet të na sqarojnë janë me qytetarët apo me banditët. Sot njeriu që lufton me jetën që ishte pjesë edhe e shtetit dhe paligjshmërisë na e tregon që këtu ka probleme shumë serioze”, tha Koka në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Koka sjell në vëmendjen grabitjen e famshme në Rinas dhe e cilëson ngjarjen e djeshme dështim të shtetit.
“Në mos bashkëpunim i shtetit, është dështim i shtetit. Aeroporti i Rinasit menaxhohet nga policia. Para 6 vjetësh grabitësit u futën brenda dhe grabitën 4.6 mln euro brenda në barkun e avionit dhe Netflix vështirë ta hamendësojë si skenar. Me ngjarjen po përballemi vetëm ne në studio se shteti nuk flet. Nuk flet drejtori i policisë. Ky është një akt terrorist. Nuk ka marrë asnjë akt për të qetësuar qytetarët kjo garanci mungon”, tha ai në “Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN. -

“Begaj të thërrasë urgjent Këshillin e Sigurisë”,Koka reagon ashpër: Shteti i përfshirë në krim, asnjë reagim në 24 orë
Kur kanë kaluar më shumë se 24 orë nga atentati mafioz në Rinas, gazetari Bledian Koka akuzon qeverinë se nuk ka ndërmarrë asnjë akt për të qetësuar qytetarët shqiptarë. Në një studio televizive, ai i bëri thirrje presidentit të Republikës Bajrma Begaj që të thërrasë këshillin e sigurisë kombëtare.
“24 orë pas ngjarjes si ka mundësi që nuk ka një reagim qetësues ngushëllues nga ministria e brendshme. Në këtë ngjarje praktikisht ka rënë shteti. Nuk ka një reagim nga presidenti. Presidenti ka në dorë të bëjë dy gjëra; një status në Facebook dhe urgjent të kërkojë mbledhjen e këshillit të sigurisë kombëtare. Sot të gjithë janë të traumatizuar nga ajo që shohim”, tha ai.
Sipas tij shteti ka rënë por është edhe i përfshirë në krim. Ai thotë se qeveria duhet të sqarojë qytetarët nëse është me ta apo me banditët.
“Sot qytetarët shqiptarë shohin sesi shteti ka rënë, por edhe që është brenda në ngjarje, shteti është pjesë e ngjarjes. Këtu ka një problem shumë të madh. Kryeministri, ministri e drejtori i policisë duhet të na sqarojnë janë me qytetarët apo me banditët. Sot njeriu që lufton me jetën që ishte pjesë edhe e shtetit dhe paligjshmërisë na e tregon që këtu ka probleme shumë serioze”, tha Koka.
Koka sjell në vëmendjen grabitjen e famshme në Rinas dhe e cilëson ngjarjen e djeshme dështim të shtetit.
“Në mos bashkëpunim i shtetit, është dështim i shtetit. Aeroporti i Rinasit menaxhohet nga policia. Para 6 vjetësh grabitësit u futën brenda dhe grabitën 4.6 mln euro brenda në barkun e avionit dhe Netflix vështirë ta hamendësojë si skenar. Me ngjarjen po përballemi vetëm ne në studio se shteti nuk flet. Nuk flet drejtori i policisë. Ky është një akt terrorist. Nuk ka marrë asnjë akt për të qetësuar qytetarët kjo garanci mungon”, tha ai. -

“Posti juaj duhet të zgjidhet nga qytetarët”, Musk kundër Von der Leyen: Demokracia është themeli i lirisë
Elon Musk ka komentuar gjendjen e demokracisë evropiane duke vënë në dyshim legjitimitetin demokratik të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
Më një postim në platformën X, miliarderi dhe drejtuesi i Tesla dhe SpaceX shkroi se demokracia është themeli i lirisë dhe se sipas tij posti i Leyen duhet të zgjidhet drejtëdrejt nga qytetarët.
“Nëse demokracia është themeli i lirisë, atëherë sigurisht që posti juaj si lidere e BE-së duhet të zgjidhet drejtpërdrejt nga qytetarët, nëse Europa dëshiron të mbrojë demokracinë e saj”, ka shkruar Musk në X.
Reagimi i tij erdhi pasi von der Leyen prezantoi iniciativën e re të BE-së “Democracy Shield”, një strategji që synon mbrojtjen nga ndërhyrjet e huaja në internet dhe në proceset zgjedhore.
“Demokracia është themeli i lirisë sonë, i mirëqenies sonë dhe i sigurisë sonë”, kishte shkruar Leyen.Von der Leyen e prezantoi për herë të parë këtë ide gjatë një fjalimi në Samitin e Demokracisë në Kopenhagë vitin e kaluar, si pjesë e fushatës për mandatin e saj të dytë në krye të Komisionit Europian.
Aktualisht, presidentja e Komisionit nuk zgjidhet nga populli, por propozohet nga Këshilli Europian, ku marrin pjesë 27 krerët e shteteve dhe qeverive të BE-së dhe miratohet nga Parlamenti Europian për një mandat pesëvjeçar.
Von der Leyen ka arritur të ruajë mbështetjen politike, pavarësisht tre mocioneve për rrëzim të paraqitura kundër saj gjatë këtij viti në Parlamentin Europian.
Në kuadër të strategjisë BE synon të krijojë Qendrën Europiane të Qëndresës Demokratike, që do të ndihmojë shtetet anëtare dhe vendet kandidate në luftën kundër dezinformimit.
Strategjia përfshin gjithashtu rregulla për përdorimin e inteligjencës artificiale në zgjedhje dhe programe edukimi me ndihmën e influencerëve për të sqaruar qytetarët mbi përmbajtjen politike dhe reklamat online.
Musk, i cili ka shprehur shpesh qëndrime provokuese për demokracinë dhe lirinë e shprehjes, ka qenë edhe këshilltar jozyrtar i Donald Trump gjatë fushatës presidenciale të vitit 2024 në SHBA.The leader of the EU should be elected by the people of the EU, not appointed by a committee! https://t.co/UNw0COSJKl
— Elon Musk (@elonmusk) November 12, 2025Top Channel