Tag: qytetarët

  • ‘Voto PS ose s’ka shtëpi’ Cara: Rindërtimi u përdor për shantazh elektoral, hajdutëve t’u merret pasuria me paratë e popullit

    ‘Voto PS ose s’ka shtëpi’ Cara: Rindërtimi u përdor për shantazh elektoral, hajdutëve t’u merret pasuria me paratë e popullit

    Procesi i rindërtimit në Durrës nuk është thjesht një çështje teknike apo financiare, por është kthyer në një instrument të fuqishëm shantazhi politik. Deputeti demokrat Igli Cara ka denoncuar me forcë presionin që u bëhet qytetarëve të pastrehë, të cilëve u kushtëzohet marrja e apartamenteve me votën për Partinë Socialiste.
    Sipas dëshmive të shumta të mbledhura nga terreni, përfaqësues të Bashkisë dhe strukturave të partisë në pushtet u kanë bërë të qartë banorëve se nëse nuk votojnë për Rilindjen, procesi i tyre i strehimit do të zvarritet pafundësisht. Kjo skemë, e cila është përsëritur në disa fushata zgjedhore radhazi, ka krijuar një klimë frike ku qytetarët hezitojnë të flasin publikisht për padrejtësitë.
    Cara theksoi se kjo strategji kriminale elektorale shoqërohet edhe me vonesa të qëllimshme në shpërndarjen e bonusit të qirasë, duke i mbajtur familjet në varësi totale ekonomike. Por opozita nuk kërkon vetëm denoncim politik.
    Cara ishte i prerë në kërkesën e tij për drejtësi reale. Ai argumentoi se nuk mjafton që zyrtarët e korruptuar të dënohen me disa muaj apo pak vite burg për shpërdorim detyre, ndërkohë që paratë e vjedhura nuk kthehen kurrë në arkën e shtetit. ‘Është bërë modë që bëjnë pak burg dhe gëzojnë paratë e vjedhura’, u shpreh ai.
    Thirrja e tij për organet e drejtësisë, veçanërisht SPAK, ishte e qartë: hetimi duhet të çojë në sekuestrimin e pasurive të vëna përmes korrupsionit me fondet e rindërtimit dhe kthimin e këtyre parave tek taksapaguesit.
    Disa vite pas tragjedisë që la mijëra familje pa një çati mbi kokë, situata e rindërtimit mbetet një plagë e hapur. Sipas denoncimeve të bëra publike, mbi 1000 familje ende nuk janë akomoduar në banesat e reja, duke vazhduar të paguajnë bonusin e qirasë, tha Cara.
    Igli Cara: Kanë disa fushata rresht që bëjnë presion pikërisht, duhet të bëhesh dhe të votosh Partinë Socialiste, ndryshe nuk merr apartament. Dhe këtë gjë e kemi të provuar se na e kanë thënë banorët në takimet që shkonim. Dhe sot, me thënë të drejtën, në qoftë se dhe ju e keni vënë re me anë të reporterëve tuaj, banorët kanë frikë të flasin, vetëm nga presioni i madh që i është bërë nga përfaqësuesit e bashkisë, qoftë zonja Sako, Rama e me radhë. Prandaj dhe kjo është një problem
    Sipas të dhënave që ne kemi duke hetuar, bëhet fjalë që mbi 1000 familje akoma nuk janë akomoduar, vazhdojnë të paguajnë bonus qiraje në xhepat e tyre.
    Prej tre vitesh, e jo pak, dhe të llogarisësh që mund të jetë 250 deri në 300 euro një qira, bëhet fjalë që në vit janë rreth 3000 euro, në tre vite janë 9000 euro, 10.000 euro kosto për çdo familje, që vazhdojnë paguajnë. Unë uroj shumë që të mbyllej të paktën këtë vit. Unë nuk jam realist që të them që shumë banorë nuk janë futur, janë futur. Por jemi tre vite pas ngjarjes dhe akoma nuk ka përfunduar.
    Dhe prandaj po themi premtimet e Ramës janë gjithmonë premtime fushate. Unë nuk di ndonjë premtim të Ramës që të jetë mbajtur dhe ne tani e kemi të faktuar në çdo fushë. Nuk bëhet fjalë vetëm për rindërtimin. Bëhet fjalë për pensionet, për arsimin, për bujqësinë, për industrinë. Në çdo fushë, Rama nuk i mban premtimet. Por në këtë moment duhet të them që neve do insistojmë fort që komisioni hetimor të ngrihet.
    Të vijë një ditë që Shqipëria nuk do të jetë kjo siç është. Nuk do të jetë në duart e Ramës. Dhe duhet t’i sigurojmë qytetarët, duhet t’i sigurojmë në fakt qytetarët që e drejta do të dali, paratë e taksapaguesve, do të dinë se ku janë shpërdoruar, pse jo, dhe do të mbajnë përgjegjësi të gjithë ato që kanë kanë vënë dorë tek këta para.
    Me hapjen e komisionit hetimor do të dalin dhe fakte, siç kanë dalur tanimë dhe për raste të tjera, të zonjës Balluku e me radhë. Dhe në këto raste pastaj patjetër që do të ketë padi penale dhe do të ndiqen, do të ndiqen rrugët gjyqësore. Dhe në fakt këtu dua të ndaj një problem që nuk është vetëm për rindërtimin.
    Nuk mjafton vetëm që neve të denoncojmë dhe këto që kanë vjedhur para publike, kanë grabitur para publike, thjesht të dënohen me gjashtë muaj apo një vit burg dhe tanimë është bërë e modës dhe kjo është dhe një thirrje për drejtësinë. Nuk mjafton që dikush që ka vjedhur, me 10, 20, 30 apo shifra të tmerrshme miliona euro, të mjaftohet me gjashtë muaj burg.
    Mbi të gjitha qytetarët duan që t’i kthehen paratë e tyre. Sepse është bërë e modës dhe tanimë që nuk prish punë edhe gjashtë muaj dhe një vit burg, ky soj i bën, i bën burg, mjafton që paratë mos t’i ngiten. Dhe nuk kemi parë asnjë rast deri tani, për fat të keq, që paratë të jenë kthyer. Dhe kjo në fakt duhet të jetë dhe një premtim i opozitës. Nuk duhet të mjaftohet thjesht me denoncimin dhe dënimin e tyre? Por mbi të gjitha të kthehen paratë e qytetarëve.

  • Pas takimit me më të votuarit e PD-së, Salianji nis nga Durrësi takimet me qytetarët

    Pas takimit me më të votuarit e PD-së, Salianji nis nga Durrësi takimet me qytetarët

    Pas takimi me më të votuarit e PD-së në qarqe, ish-deputeti demokrat Ervin Salianji do të zbresë në terren, teksa të mërkurën (3 nëntor) do të zhvillojë një takim me qytetarët në Durrës.
    Lajmi u konfirmua në emisionin “3D” në RTSH, ndërsa pjesë e këtij takimi do të jetë edhe Ilir Alimehmeti.
    Ndërkohë, të mërkurën, kreu i PD-së, Sali Berisha ka njoftuar se do të zhvillojë një takim me demokratët në njësinë numër 9 në kryeqytet.
    Alimehmeti ka deklaruar se synimi i takimit të tyre nuk është të krijojnë përçarje në PD, por përkundrazi, të kontribuojë në forcimin e saj. Sipas tij, drejtuesit e PD-së janë larguar nga baza e demokratëve dhe se kjo po e dëmton partinë.

  • ‘7 gënjeshtra’/ Balla: Bufi i kënetës gënjen jo vetëm qytetarët por edhe ata që…

    ‘7 gënjeshtra’/ Balla: Bufi i kënetës gënjen jo vetëm qytetarët por edhe ata që…

    Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialistë, Taulant Balla, ka akuzuar sot kryedemokratin Sali Berisha se gënjen jo vetëm qytetarët, por edhe ata që e ndjekin.
    Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla ka renditur shtatë raste që i cilëson si lajme të gënjeshtërta, duke e paralelizuar me rastet në Shqipëri të vendimeve të drejtësisë ndaj zyrtarëve.

     

  • Berisha: Tani ne e mbrojtëm votën dhe do shkojmë drejt përmbushjes së misionit tonë

    Berisha: Tani ne e mbrojtëm votën dhe do shkojmë drejt përmbushjes së misionit tonë

    Sali Berisha theksoi se PD-ja nuk do të tërhiqet nga foltorja dhe aktiviteti politik, duke e cilësuar këtë si betejën përfundimtare për mbrojtjen e votës dhe të drejtave demokratike.

    Lideri i opozitës nënvizoi se foltorja funksionon si tribunë për qytetarët dhe parlamentarët kundër qeverisë aktuale, dhe se çdo veprim është i motivuar nga kërkesa që qytetarët të votojnë lirshëm.

    Berisha shtoi se ky aktivitet vjen pas denoncimeve ndërkombëtare mbi zgjedhjet dhe synon përmbushjen e misionit të PD-së për rikthimin e integritetit të procesit demokratik.

    Pjesë nga deklarata:

    Mendoj se edhe njëherë kjo është beteja përfundimtare dhe ne nga kjo betejë nuk shqitemi.
    Ta dish këtë.
    Ta dijë çdo demokrat.
    Jo, ne nuk tërhiqemi.
    Ne e kemi filluar atë.
    Mund ta fillonim në mënyra të ndryshme. Por kemi gjykuar se kjo është një mënyrë, një foltore.
    Absolutisht po funksionon, do funksionojë, po është në detyrimin tonë të padiskutueshëm të shqyrtojmë të gjitha format të ndajmë Shqipërinë nga kjo e keqe.
    Nuk kërkojmë asgjë tjetër vetëm që qytetarët shqiptarë të votojnë me votën e tyre të lirë.
    Kjo është kërkesa jonë.
    Tani është prova jonë. 
    Kjo është prova jonë.
    Ne kemi bërë të gjitha të tjerat, kjo është prova jonë.
    Nuk mendoj se me foltore do e rrëzojmë Edi Ramën.
    Kanë qëllimet e veta. Sigurisht unë nuk jam naiv.
    Por foltorja është zëri i qytetarëve, i parlamentarëve kundër kësaj qeverie.
    Është një tribunë.
    Në diktaturat autoritare, që shtypin pluralizmin, pra që grabisin votën, ato me votë nuk ikin,
    Unë e kam thënë.
    Unë në vitin 2021 nuk kisha asnjë rol, asnjë funksion, por kam deklaruar të nesërmen e atij votimi që vota vdiq pa hyrë në kuti.
    Por kjo u injorua në atë kohë.
    Tani ne e mbrojtëm votën në kuptimin e asaj që ka një denoncim universal ndërkombëtar nga raporti i OSBE/ODIHR, nga rezolutat e partive simotra dhe të jeni të sigurt se ato bëjnë efektin e tyre, jo të menjëhershëm, por pa efekt ato nuk janë.
    Dhe ne shkojmë drejt përmbushjes së misionit tonë.

  • Rivlerësimi i pronave, ja pse qytetarët mund të paguajnë më shumë se bizneset

    Rivlerësimi i pronave, ja pse qytetarët mund të paguajnë më shumë se bizneset

    Teksa në muajin dhjetor pritet që paketa fiskale dhe buxheti të marrin vulën përfundimtare, grupet e interesit kanë propozuar një tatim të diferencuar për rivlerësimin e pronave.
    Nëse ligji për rivlerësimin do të miratohet sikundër është propozuar nga qeveria, ai rezulton se do të jetë një barrë më shumë për qytetarët sesa për bizneset. Norma 5 % e rivlerësimit është më e larta që do të aplikohet.

    “Më gjeni një vend në botë që një familje pjesë e shtresës së mesme paguan tatim po njësoj sa një biznes. Rivlerësimi këtë ofron, normë tatimore 5% si për atë që do të sjellë shtëpinë në vlerën e tregut ashtu edhe për një biznes, i cili ka pronë për aktivitet ekonomik. Ndaj ne si shoqatë sugjerojmë që të jetë e diferencuar, 3% për objektet banesa dhe 5% për objektet e biznesit. Ky diferencim do të ishte më i drejtë”, tha Reinaldo Pipiria, drejtor shoqata “NAREA”.
    Paralelisht me këtë kërkesë shoqata thotë se afati 1-vjeçar për rivlerësimin nuk mjafton. Interesi është kaq i lartë, por kapacitetet e agjencisë së kadastrës janë të kufizuara.
    “Mendojmë se një vit nuk mjafton. Të dhënat kanë treguar se gjatë një viti kapaciteti i ASHK-së arrin në maksimumi 40 mijë aplikime. Ndërkohë referuar të dhënave të censit rezultojnë se janë rreth 500 mijë objekte banesa që janë potencial për rivlerësim”, tha Pipiria.
    Por pse është i rëndësishëm rivlerësimi i pronave? Një individ ka interes të sjellë pronën në vlerën e tregut në rast se ai ka në plan ta shesë atë, pasi në këtë mënyrë kursen para nga taksa e lartë që aplikohet.

  • Fermerët grekë në protestë, policia paralajmëron qytetarët: Aksi Kakavijë–Janinë bllokohet të dielën

    Fermerët grekë në protestë, policia paralajmëron qytetarët: Aksi Kakavijë–Janinë bllokohet të dielën

    Policia Kufitare në Kakavijë njofton se, sipas informacionit të marrë nga homologët grekë, më 30 nëntor 2025, nga ora 18:00 deri në 22:00 (ora greke), aksi rrugor Kakavijë–Janinë do të jetë i bllokuar për shkak të një proteste që do të zhvillohet nga fermerët helenë.

    Gjatë kësaj periudhe do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet me emergjenca shëndetësore, ndërsa të gjitha mjetet e tjera do të duhet të ndalojnë ose të planifikojnë lëvizjen në orare të ndryshme.

    Policia Kufitare e Kakavijës u kërkon udhëtarëve mirëkuptim dhe i sugjeron qytetarët të planifikojnë udhëtimet në orare alternative, për të shmangur vonesat dhe situatat problematike në kufi.

  • Bashkia Elbasan rëndon barrën e taksave mbi biznesin dhe qytetarin, opozita kundër

    Bashkia Elbasan rëndon barrën e taksave mbi biznesin dhe qytetarin, opozita kundër

    Edhe pse ulja e taksave vendore është shpesh premtim elektoral, konsultimet për buxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2026 nga ana e pushtetit lokal tregojnë se qytetarët do të përballen me kosto shtesë në tarifat dhe taksat vendore. Një tjetër bashki që rrit taksat për vitin 2026 është ajo e Elbasanit.

    Rritja deri në 20% e taksave tashmë është zyrtarizuar, pasi paketa fiskale u miratua me votat e mazhorancës. Qytetarët e Elbasanit do të paguajnë më shumë nga janari 2026 për të paktën tetë tarifa vendore, mes tyre tarifën e pastrimit, gjelbërimit, ndriçimit dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës.

    Gjatë prezantimit të paketës fiskale, kryebashkiaku Gledian Llatja justifikoi rritjen e taksave vendore nga 11.3 deri në 20% me shtimin e kostove për shërbimet publike.

    Llatja tha se, pavarësisht rritjes, disa kategori do të përjashtohen nga taksat, përfshirë aktivitetet që lidhen me turizmin dhe trashëgiminë kulturore brenda mureve të kalasë historike.

    Këshilltarët e opozitës votuan kundër rritjes së taksave dhe tarifave vendore. Sipas tyre, qytetarët nuk mund të paguajnë më shtrenjtë për shërbime që siç pretendojnë ata, nuk ofrohen në cilësinë e duhur. Ata kritikuan edhe mënyrën e tarifimit, duke e cilësuar të padrejtë që një familje me pak anëtarë të paguajë të njëjtën taksë me një familje me më shumë anëtarë.

    Bashkia e Elbasanit nuk kishte rritur taksat dhe tarifat vendore që prej vitit 2022 për afro 219 mijë banorët e saj, një pjesë e të cilëve tashmë ndodhen në emigracion.

  • Rriten taksat në Elbasan, Llatja: Kemi shumë shpenzime! Opozita kundër: Tarifim i padrejtë

    Rriten taksat në Elbasan, Llatja: Kemi shumë shpenzime! Opozita kundër: Tarifim i padrejtë

    Edhe pse ulja e taksave vendore është shpesh premtim elektoral, konsultimet për buxhetin dhe paketën fiskale të vitit 2026 nga ana e pushtetit lokal tregojnë se qytetarët do të përballen me kosto shtesë në tarifat dhe taksat vendore. Një tjetër bashki që rrit taksat për vitin 2026 është ajo e Elbasanit.
    Rritja deri në 20% e taksave tashmë është zyrtarizuar, pasi paketa fiskale u miratua me votat e mazhorancës. Qytetarët e Elbasanit do të paguajnë më shumë nga janari 2026 për të paktën tetë tarifa vendore, mes tyre tarifën e pastrimit, gjelbërimit, ndriçimit dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës. Gjatë prezantimit të paketës fiskale, kryebashkiaku Gledian Llatja justifikoi rritjen e taksave vendore nga 11.3 deri në 20% me shtimin e kostove për shërbimet publike.
    Këshilltarët e opozitës votuan kundër rritjes së taksave dhe tarifave vendore. Sipas tyre, qytetarët nuk mund të paguajnë më shtrenjtë për shërbime që siç pretendojnë ata, nuk ofrohen në cilësinë e duhur. Ata kritikuan edhe mënyrën e tarifimit, duke e cilësuar të padrejtë që një familje me pak anëtarë të paguajë të njëjtën taksë me një familje me më shumë anëtarë.

  • SYRI TV/ Berisha bashkëbisedim me qytetarët: Rama i lidhur me kartelet drogës

    SYRI TV/ Berisha bashkëbisedim me qytetarët: Rama i lidhur me kartelet drogës

    Lideri i opozitës, Sali Berisha, i cilësoi si shumë inkurajuese mesazhet e Presidentit amerikan, Donald Trump, dhe sekretarit të shtetit, Marko Rubio, të cilët kërkuan nga Shqipëria luftë kundër karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorëve të tyre. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha njoftoi se javën e ardhshme foltoret do të fillojnë edhe në qytete të tjera të vendit. Berisha u ndal edhe tek skandali i madh i korrupsionit me protagonist numrin 2 të qeverisë, Belinda Ballukun. Ai akuzoi Edi Ramën se paditi vendimin për pezullimin e Ballukut në Gjykatën Kushtetuese, pasi është bashkëautor në këto vjedhje.

    Lideri i opozitës, Sali Berisha, zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, ku u trajtuan disa nga temat më të rëndësishme të aktualitetit politik në vend. Berisha u ndal tek mesazhet drejtuar shqiptarëve me rastin e Ditës së Pavarësisë nga Presidenti amerikan Donald Trump dhe sekretari i shtetit, Marko Rubio, të cilat i cilësoi si shumë inkurajuese në përpjekjen për të shpëtuar Shqipërinë nga regjimi i Edi Ramës.

    Lidhjet e Edi Ramës me kartelet e drogës tashmë janë të padiskutueshme. Ata të cilët Presidenti Trump i ka cilësuar si organizata terroriste, si Sinaloa e Meksikës, kanë qenë të pranishëm në takime me Edi Ramën dhe kanë përfituar licenca kazinosh dhe hotelesh.

    “Mendoj se mesazhi i urimit të sekretarit Rubio dhe të Presidentit Trump prek apo trajton problemin më themelor që kemi sot ne si komb apo si vend: drogën, krimin dhe luftën kundër tyre. Kjo përbën një inkurajim në përpjekjen tonë të madhe për të shpëtuar shqiptarët nga ky regjim i bazuar në drogë dhe krim”, tha Berisha.

    I pyetur nga qytetarët për vijimin e aksionit opozitar, Berisha njoftoi se javën e ardhshme foltoret do të fillojnë edhe në qytete të tjera të vendit.

    “Këtë javë fillojmë foltoret jashtë Tiranës, në të gjithë vendin. Këtë javë fillojmë foltoret jashtë Tiranës dhe do të vazhdojmë në të gjithë vendin”, tha Berisha.

    Berisha u pyet edhe për një takim të zyrtarëve demokratë, Ervin Salianji dhe Ilir Alimehmeti, me kandidatët e primarëve.

    “Kandidatët e primarëve në tërësi i kam takuar ose i kam telefonuar. Vetë Salianji ka qenë disa herë në këtë zyrë, Ilir Alimehmeti edhe më shpesh. Në këtë kontekst, askush nuk është i përjashtuar në këtë parti. Po ka patur një problem serioz, dhe ky problem ka qenë angazhimi ynë total në mbrojtjen e votës. Në rast se ju rikujtoni deklaratat e mia, ato kanë qenë dy. E para: me Edi Ramën, zgjedhje nuk ka… Unë e di se, në rast se një kryeministër vendos të mos zhvillojë zgjedhje, por farsë, opozita nuk i fiton kurrë ato zgjedhje… Zgjedhjet që zhvillohen në kushtet e partisë-shtet nuk janë kurrë më të lira, por janë thjesht farsë elektorale.”

    “Një debat i vogël ndodh diku mes opozitës, ose një mendim ndryshe, gjëja më normale. Sesi studiot televizive e shndërrojnë në çështje kryesore, vetëm e vetëm për të maskuar dhe fshehur para qytetarëve aferat e mëdha, me kosto dhjetëra e qindra milionë eurosh, të taksave të tyre”, tha Berisha.

    Berisha u ndal edhe tek skandali i madh i korrupsionit me protagonist numrin 2 të qeverisë, Belinda Ballukun. Berisha akuzoi Edi Ramën se paditi vendimin për pezullimin e Ballukut në Gjykatën Kushtetuese, pasi është bashkëautor në këto vjedhje.

    “Në Europë, sapo ngrihet një akuzë, i akuzuari jep dorëheqjen dhe pret sqarimin nga drejtësia të problemit. Kurse në Shqipëri, jo vetëm që nuk jep dorëheqjen, por merr mbështetjen e kryeministrit për të paditur në Gjykatë Kushtetuese. Pra, në Gjykatë Kushtetuese nuk shkoi Belinda Balluku e pezulluar, por shkoi Edi Rama. Por në mënyrë absolute, jo tashmë për vlerësimet apo sentimentet që ka ndaj Ballukut, por fund e krye për shkak të problemit madhor të vet, sepse ai është bashkëautor në këto vjedhje të mëdha”, tha Berisha.

    Ai është ai që dërgoi Ballukun në Ankara dhe takoi kompanitë turke, të cilat morën 50 mln euro më shumë për tunelin e Llogarasë sesa kompania de fakto ndërtoi tunelin, që paraqiti një ofertë 50 mln më të lirë.

    “A mund ta fitojë Rama? Edhe mundet, por nëse vendos gjykata, është shkelmim i kësaj e asaj.”

    Berisha tha se kishte besim në punën e prokurorëve dhe gjyqtarëve të ndershëm, por nuk mund ta thotë këtë për drejtuesin e SPAK, Altin Dumani, apo për gjyqtaren Irena Gjoka.

    Berisha u bëri thirrje demokratëve dhe qytetarëve që të ngrihen për largimin e qeverisë së korruptuar të Edi Ramës dhe theksoi se opozita nuk do të bëjë kurrë kompromis përballë narkoshtetit dhe krimit.

  • “Po i vë qytetarët përballë rrezikut”/ U vranë duke luftuar për Moskën, Jordania i kërkon Rusisë të ndalojë rekrutimin e shtetasve të saj

    “Po i vë qytetarët përballë rrezikut”/ U vranë duke luftuar për Moskën, Jordania i kërkon Rusisë të ndalojë rekrutimin e shtetasve të saj

    Jordania i ka kërkuar Rusisë ta ndalë rekrutimin e qytetarëve të saj në Forcat e Armatosura Ruse, pasi dy shtetas jordanezë u vranë duke luftuar për Moskën.

    Në një komunikatë Ministria e Jashtme e Jordanisë e quajti rekrutimin “shkelje të ligjit jordanez dhe ligjit ndërkombëtar”, duke thënë se kështu ajo “po i vë qytetarët përballë rrezikut të vërtetë”.
    Zëdhënësi i Ministrisë, Fuad al-Majali, u bëri thirrje jordanezëve “ta raportojnë çdo përpjekje për t’i rekrutuar ata në ushtrinë ruse” dhe i paralajmëroi ata se përballen me rreziqe ligjore dhe me vdekje.
    Ai tha se Ministria “u ka kërkuar autoriteteve ruse ta ndalin rekrutimin e jordanezëve dhe t’i lirojnë nga shërbimi jordanezët e regjistruar deri tani”.
    Sipas tij, Ministria është gjithashtu në dijeni të përpjekjeve për rekrutim online.
    Qytetarët jordanezë e kanë të ndaluar t’iu bashkohen forcave të armatosura të një vendi të huaj.
    Nuk dihet se sa jordanezë mund të jenë rekrutuar, por qindra jordanezë jetojnë në Rusi dhe më shumë se 20.000 kanë studiuar në vendet e ish-Bashkimit Sovjetik, sipas të dhënave jozyrtare.
    Në fillim të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia, kur Moska po mbështeste sundimin e ish-presidentit Bashar al-Assad në Siri, presidenti rus Vladimir Putin kishte thënë se dëshironte t’i rekrutonte 16.000 luftëtarë nga Lindja e Mesme.
    Dhe, sipas raportimeve, rreth 2.000 trupa të rregullta siriane më vonë u dërguan në Rusi./ REL

    Top Channel