Tag: qytetarët

  • Trump nuk e ndal luftën ndaj emigracionit, lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë në 30

    Trump nuk e ndal luftën ndaj emigracionit, lista me 19 vende qytetarët e të cilëve nuk lejohen të hyjnë në SHBA do të shkojë në 30

    Sekretarja e Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Christy Noem, tha të enjten se administrata e Presidentit amerikan, Donald Trump po përgatitet të zgjerojë listën e vendeve që i nënshtrohen një ndalimi udhëtimi, e cila do të rritet nga 19 që janë sot në më shumë se 30.

    “Nuk do të jem specifike për numrin, por është mbi tridhjetë dhe presidenti vazhdon të vlerësojë vendet”, tha Sekretarja Noem në një intervistë me Fox News.
    Trump nënshkroi një urdhër ekzekutiv në qershor që u ndaloi qytetarëve të 12 vendeve të hynin në Shtetet e Bashkuara dhe kufizoi hyrjen për qytetarët e shtatë të tjerëve, duke thënë se ishte e nevojshme për t’u mbrojtur nga “terroristët e huaj” dhe kërcënimet e tjera të sigurisë. Ndalesat zbatohen si për emigrantët ashtu edhe për jo-emigrantët, siç janë turistët, studentët dhe udhëtarët e biznesit.
    Noem nuk specifikoi se cilat vende do të shtoheshin në listë.
    Reuters raportoi më parë se administrata Trump po shqyrtonte ndalimin e qytetarëve të 36 vendeve të tjera të hynin në Shtetet e Bashkuara, sipas një dokumenti të brendshëm të Departamentit të Shtetit.
    Zgjerimi i listës do të shënonte një përshkallëzim të mëtejshëm të masave të imigracionit që administrata ka ndërmarrë pas të shtënave me armë zjarri ndaj dy anëtarë të Gardës Kombëtare në Uashington javën e kaluar.
    Hetuesit thonë se personi i armatosur ishte një shtetas afgan që hyri në SHBA në vitin 2021 përmes një programi zhvendosjeje që zyrtarët e administratës Trump kanë thënë se nuk ishte verifikuar në mënyrë të mjaftueshme.
    Ditë pas të shtënave, Trump u zotua të “pezullojë përgjithmonë” imigracionin nga të gjitha “vendet e Botës së Tretë”, megjithëse nuk përmendi asnjë emër specifik.
    Më parë, zyrtarët e Departamentit të Sigurisë Kombëtare thanë se Trump kishte urdhëruar një shqyrtim të plotë të rasteve të azilit të miratuara nën administrimin e paraardhësit të tij, Joe Biden dhe të kartave të gjelbra të lëshuara për qytetarët e 19 vendeve.

    Top Channel

  • “Ekonomia” rrëzon tatimin e diferencuar për rivlerësimin, qytetarët dhe bizneset do të paguajnë 5% nëse do të…

    “Ekonomia” rrëzon tatimin e diferencuar për rivlerësimin, qytetarët dhe bizneset do të paguajnë 5% nëse do të…

    Të gjithë qytetarët që do të rivlerësojnë pronat do të kenë tatim 5%. Edhe pse u kërkua në Komisionin e Ekonomisë si nga Partia Socialiste edhe Partia Demokratike që të ulej norma tatimore për qytetarët të mos ishte e njëjtë me bizneset, amendimet nuk u pranuan. Deputeti i PS-së, Erion Braçe kërkoi që rivlerësimi të jetë 3% për qytetarët, por Ministria e Financave i qëndroi variantit të parë. “Në të gjitha rastet kemi ndarë qytetarët nga bizneset. 5% tatim për zonat rezidenciale, dhe 3% tatim për pasuritë e paluajtshme në zonat rezidenciale. Duhet të shtohen edhe të gjithë ato prona që janë në proces regjistrimi dhe proces legalizimi”, tha Braçe. “I qëndrojmë propozimit me Këshillin e Ministrave”, zv/ministri i financave Endrit Yzeiraj.
    “Nuk ka qenë asnjëherë tatimi njësoj për të gjitha kategoritë për qytetarët dhe biznese. Duhet të jetë 3% për qytetarët. Ka prona 35 vjet në proces legalizimi, pse bëhemi të padrejtë” tha Braçe. “Kemi një udhëzim në fuqi që njeh 1% për çdo vit përdorimi, që defakto e ulë normën efektive e tatimit”, u përgjigj drejtoresha e Politikave Fiskale Arjana Dyrmyshi. Prej janari deri në dhjetor të vitit 2026, i gjithë vendi do të përfshihet në fushatën e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme. Ky proces do të bëhet përmes një norme tatimore prej 5%, ndryshe nga sa është aktualisht prej 15% nëse shitet prona. Kjo është norma më e lartë tatimore e aplikuar ndonjëherë për këtë proces, që prej kur ka ndodhur rivlerësimi i parë, që është e njëjtë si për bizneset dhe për individët. Tatimi paguhet për diferencën e vlerës mes asaj të regjistruar në kadastër dhe asaj me të cilën shitet. Konkretisht nëse një person ka blerë një pronë 100 mijë euro dhe sot e shet 120 mijë euro, ai do të duhet të paguaj 15% tatimin për këtë diferencë prej 20 mijë eurosh qytetari i detyrohet shtetit 3 mijë euro, ndërsa me këtë ndryshim ligjor kur bëhet përafrimi i çmimit me vlerën e tregut tatimi zbret në 5%, dhe paguan 1000 euro.
    Paketa fiskale
    Komisioni Parlamentar për Ekonominë, Punësimin dhe Financat miratoi sot projektligjin “Për Marrëveshjen e Paqes Fiskale”, një hap i rëndësishëm për modernizimin e administratës tatimore dhe përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet tatimpaguesve dhe administratës tatimore në Shqipëri. Deputeti i Partisë Demokratike, Enno Bozdo propozoi që sektori i ndërtimit të mos futet në këtë marrëveshje, pasi sipas tij, është e pamundur të kontrollohet nga administrata tatimore. Por zv/ministri i Financave, Endrit Yzeiri theksoi se amendimi i propozuar nuk pranohet nga Ministria e Financave, pasi masa synon të formalizojë të gjithë ekonominë, për më tepër që ndërtimi ka qenë një ndër sektorët me ndikimin më të madh në ekonomi. Ndërsa deputeti i PS-së Erion Braçe propozoi që bizneset e evidentuara me nivel të lartë rreziku të lartë pastrimi parash të përfshihen në këtë marrëveshje vetëm pas dorëzimit të raportit të verifikimit të thelluar të burimit të pasurisë.
    Ky projektligj i propozuar synon të krijojë një instrument të përkohshëm ligjor që lejon krijimin e një marrëveshjeje vullnetarizmi për pagimin e tatimit mbi të ardhurat e korporatave dhe bizneset, duke përcaktuar paracaktimin e fitimit të tatueshëm. Projektligji “Për marrëveshjen e paqes fiskale” propozohet si një instrument i përkohshëm, me kohëzgjatje trevjeçare, i cili synon të krijojë një regjim të posaçëm e të paracaktuar të vlerësimit të fitimit të tatueshëm për tatimpaguesit, që përmbushin kritere të caktuara. Gjithashtu, tatimpaguesve u jepet e drejta të zgjedhin të rideklarojnë pasqyrat financiare të 5 viteve të mëparshme, kundrejt pagesës së një tatimi, në masën 5%. Ky instrument do të shërbejë për të siguruar një kuadër të dakordësuar paraprakisht për përmbushjen fiskale dhe për shmangien e mosmarrëveshjeve tatimore lidhur me tatimin mbi të ardhurat e korporatës apo të ardhurave biznesore.
    Tatimpaguesit që mund të lidhin marrëveshje me administratën tatimore në kuadër të këtij projektligji janë të gjitha subjektet me të ardhura bruto mbi 14 milionë lekë, qofshin persona fizikë apo entitete dhe që nuk përfitojnë nga aplikimi i normave të reduktuara apo përjashtimet tatimore. Këta tatimpagues, nëpërmjet një marrëveshjeje të veçantë me administratën tatimore, do të kenë mundësi të përcaktojnë paraprakisht bazën e tatueshme dhe detyrimin përkatës tatimor për një vit, me mundësi rinovimi deri në dy vite të tjera.

  • “Deklaratat e kongresmenit amerikan për drejtësinë, të vërteta”/ Ish-Prokurori: Kur bie gjyqësori, qytetarët nuk marrin të drejtën e tyre!

    “Deklaratat e kongresmenit amerikan për drejtësinë, të vërteta”/ Ish-Prokurori: Kur bie gjyqësori, qytetarët nuk marrin të drejtën e tyre!

    Kongresmeni amerikan Keith Self ka ngriti shqetësime për reformën në drejtësi.  Ai nënvizoi mbështetjen që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë dhënë Shqipërisë për të ndërtuar një gjyqësor të pavarur ndërsa thotë se rezultat aktuale ngrenë pikëpyetje nëse qytetarët po marrin drejtësi të paanshme. 
    Në një intervistë në emisionin “Real Story” në ABC News , ish-prokurori Ervin Karanxha tha se deklaratat dhe kritikat e kongresmenit amerikan janë tërësisht të vërteta. 
    Ai u shpreh se qytetarët po vdesin pa marrë drejtësi. Gjatë intervistës, theksoi se qytetarët kanë humbur aksesin në drejtësi, përveçse kanë distancë të largët me gjykatën, por edhe pamundësinë për të realizuar të drejtën. 
    Ai u shpreh se shteti duhet të marrë masa sepse pushteti gjyqësor është shumë i rëndësishëm. 
    “SHBA-të janë aleati ynë kryesor. Këto që thotë kongresmeni amerikan janë të vërteta. Reforma në drejtësi ka pasur kur nisi në fillim pika e parë ishte korrupsioni, pika e dytë mungesa e pavarësisë të gjyqtarëve e prokuroreve, tej zgjatja e afateve të dhënë në drejtësi , standardet e ulëta etike të prokurorëve…dhe aksesi i pamjaftueshëm në sistemin e drejtësisë. Mendoj që një pjesë e mirë nuk janë realizuar. Qytetarëve shqiptar duhet t’i jepet e drejta e tyre në një kohë të arsyeshme. Është emergjencë kombëtare. Kur bie gjyqësori që qytetarët nuk realizojnë të drejtën e tyre. Atëherë ky është alarm kombëtar. Shumë shqiptarë po vdesin dhe nuk po marrin drejtësi. Nganjëherë propaganda ngatërron reformën në drejtësi me SPAK dhe GJKKO. 98 % e qytetarëve shqiptarë kanë humbur aksesin në drejtësi”, tha ai. 

  • Reforma më e rëndësishme fiskale/ Tarifa do të bazohet në vlerën reale që ka prona në treg

    Reforma më e rëndësishme fiskale/ Tarifa do të bazohet në vlerën reale që ka prona në treg

    Në Shqipëri po hyn në fazën e fundit një nga reformat më të rëndësishme fiskale të dekadës, ajo e taksës së re të pasurisë së paluajtshme. Projekti “ProTax Albania” për herë të pare do të mundësojë një taksim mbi vlerën reale të tregut dhe jo mbi çmimet e vjetra, një sistem që ka prodhuar padrejtësi dhe të ardhura minimale për bashkitë.
    Të gjitha pagesat do të shkojnë drejtpërdrejt në bashki. Qëllimi është i qartë, të rriten të ardhurat vendore, të ketë më shumë investime lokale dhe më shumë shërbime për qytetarët, nga ndriçimi publik te rrugët dhe hapësirat e gjelbra.
    “Për të rritur të ardhurat e pushtetit vendor, taksa e pasurisë është instrumenti kryesor. Parashikohet një rritje e konsiderueshme e të ardhurave lokale, të cilat do të administrohen nga bashkitë për të ofruar shërbime më të mira për qytetarët”, tha ministri për Pushtetin Vendor Ervin Demo.
    Reforma synon të zëvendësojë një sistem të vjetruar që nuk përputhej më me realitetin e tregut. Për vite me radhë, të ardhurat nga taksa e pronës në Shqipëri zinin vetëm 0.3% të PBB-së, tre herë më pak se vendet fqinje. Ministria e Financave përllogarit që deri në vitin 2030 të ardhurat të zënë 1% të PBB-së duke ju afruar direktivave të Bashkimit Europian
    “Qëllimi është garantimi i një taksimi të drejtë të pronës dhe forcimi i bashkive në mbledhjen e taksave. Kemi krijuar sistemin unik dhe një kadastër funksionale. Që taksa mbi pronën të jetë instrumenti më kontribues për bashkitë, duhet parë jo vetëm si burim financimi, por si investime publike dhe mirëqenie për qytetarët. Në 2026 parashikohet të mblidhen 10 mld lekë ose 100 milionë euro vetëm nga kjo taksë”, tha ministri i Financave Petrit Malaj,
    2026 dhe 2027 do të jenë vite tranzitore. Kjo do të thotë se qytetarët nuk do të përballen menjëherë me tarifën e plotë. Bashkitë do të kenë kohë të integrohen në sistemin e ri të kadastrës, ndërsa vlerësimi i tregut do të bëhet me faza.
    Në 2028, reforma parashikohet të zbatohet plotësisht në të gjitha bashkitë.

  • “Opozita të organizohet në çdo skaj të vendit”/ Takimet e Salianjit dhe skandali “Balluku”, reagon Mediu

    “Opozita të organizohet në çdo skaj të vendit”/ Takimet e Salianjit dhe skandali “Balluku”, reagon Mediu

    Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se opozita duhet të zhvillojë një aksion të përditshëm për të folur me qytetarët. Në një intervistë televizive, Mediu komentoi edhe takimet e Ervin Salianjit, duke thënë se është mirë që takimet të mos fokusohen vetëm në Tiranë.
    “Unë nuk mendoj që opozita ke njerëz tepër. Por ka nevojë të rikthejë marrëdhëniet e saj. Nuk mendoj që opozita duhet bërë vetëm në Tiranë. Duhet bërë në çdo skaj të Shqipërisë, duke respektuar edhe mendimet ndryshe. Cdo gjë duhet të vijë në funksionim sa më të mirë. Është mirë të ngrihen vlera të reja politike”, tha Mediu.
    Gjithashtu Mediu theksoi se opozita duhet të ndërtojë një raport më të fortë me qytetarët, duke shtuar se me gjithë skandalet që kanë ndodhur, përpjekja e opozitës nuk mund të mjaftohet vetëm me reagimet në Kuvend
    “Në këtë situatë që është opozita duhet të bëjë çdo përpjekje. Pasi nuk mundet të ngrihen qytetarë bullgarë dhe të mos ngrihen qytetarë shqiptarë. Po ashtu edhe në Serbi. Pra duhen para elementët që duhet të sensibilizojë opozita. Por ajo që kam shqetësim është se opozita duket sikur ngelet vetëm në Tiranë. Duhet të ndërtohet një raport i fortë me qytetarët”, tha ndër të tjera ai.

  • Pas mbledhjes me më të votuarit, Salinji zbret në bazë, zhvillon sot takim me qytetarët e Durrësit

    Pas mbledhjes me më të votuarit, Salinji zbret në bazë, zhvillon sot takim me qytetarët e Durrësit

    Ervin Salianji do të zhvillojë sot në orën 18:00 takime me qytetarët në Durrës.
    Ish-deputeti Salianji i nis takimet në bazë pas takimit që zhvilloi me më të votuarit e PD në Primare dhe më të votuarit nga listat e hapura në 11 maj.
    Të pranishëm në mbledhjen e parë ishin Ilir Alimehmeti (më i votuari në Qarkun Tiranë), Hysen Kadiu (më i votuari në primare), Aulon Kalaja (më i votuari në listën e hapur të Durrësit), Gent Cela (Qarku Fier), Qani Xhafa (Qarku Elbasan), Ted Kopliku (Qarku Shkodër), Xhemal Gjunkshi (Qarku Dibër), Alma Kore (Qarku Gjirokastër), Pardid Mahmutaj (Qarku Berat), Nada Daullja (Qarku Vlorë), si dhe një sërë kandidatesh të votuara dhe fitues të primareve.
    Qëllimi kryesor ishte dëgjimi i mendimeve dhe eksperiencës së fituesve për të nxjerrë zgjidhjet më të mira për PD-në në këtë moment të rëndësishëm politik. Diskutimet u fokusuan mbi rikthimin e ADN-së fituese të partisë, promovimin e meritokracisë, hapjen e strukturave dhe forcimin e besimit qytetar.

  • 9 gola të shënuar, spektakël në Fulham-Man. City. Fitore me zemër të ngrirë për “Qytetarët”, rritet presioni ndaj Arsenal

    9 gola të shënuar, spektakël në Fulham-Man. City. Fitore me zemër të ngrirë për “Qytetarët”, rritet presioni ndaj Arsenal

    Fulham dhe Manchester City dhuruan një ndeshje spektakolare që do të mbahet mend gjatë. E vlefshme për javën e 14-të në Premier League, ku u shënuan plot 9 gola, rezultati final 4-5 për Man. City.
    Serinë e golave për “Qytetarët” e hapi i zakonshmi Erling Haaland, i cili shënoi në minutën e 17-të, pas asistit të marrë nga Jeremy Doku. Norvegjezi shkruan historinë në Premier League, duke u bërë lojtari që arrin shifrën e 100 golave më shpejt se kushdo tjetër. Ky ishte goli i 15-të për Haaland në këtë sezon në kampionat.
    Në minutën e 37-të, Haaland kthehet në asistues dhe Tijjani Reijnders dyfishon shifrat për Man. City. Në fund të pjesës së parë, Phil Foden shënoi golin e tretë për City-n, me një super goditje të fuqishme në kufijtë e zonës së rreptësisë. Në minutat shtesë të pjesës së parë, vendasit ngushtuan shifrat me golin e Smith Roëe. Pjesa e parë mbyllet 1-3 për City-n.
    Pjesa e dytë në “Craven Cottage” ishte spektakolare. “Qytetarët” e nisën vrullshëm duke shënuar edhe dy gola të tjerë. Phil Foden shënoi golin e dytë personal në minutën e 48′, sërish pas asistit të Haaland dhe në minutën e 54-të ishte autogoli i Sander Berge, duke i çuar shifrat në 1-5 për City-n.
    Pikërisht atëherë kur u mendua që fati i ndeshjes ishte vulosur, vjen reagimi i vendasve. Alex Iwobi shënon në minutën e 57-të një gol tejet të bukur me një goditje perfekte nga distanca. Samuel Chukwueze, i ardhur nga Milan në merkaton e verës, shënoi dy gola të bukur në minutat 72′ dhe 78′, duke ngushtuar shifrat në 4-5. Minutat e fundit ishin vërtet drithëruese për të dy ekipet, rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.
    Man. City fiton 4-5 dhe rrit presionin ndaj Arsenal. “Qytetarët” kanë 28 pikë, dy pikë më pak se “Topçinjtë”, të cilët luajnë nesër ndaj Brentford.

  • Prezantohet manuali doganor, Rama: Udhërrëfyes për qytetarët që hyjnë apo dalin nga Shqipëria

    Prezantohet manuali doganor, Rama: Udhërrëfyes për qytetarët që hyjnë apo dalin nga Shqipëria

    Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se manuali është i aksesueshëm përmes QR code në pikat doganore dhe online në faqen zyrtare të Doganës. 

    Rama thotë se manuali është një udhërrëfyes i qartë dhe praktik për të gjithë qytetarët që hyjnë apo dalin nga Shqipëria. 

    ‘Manuali është i aksesueshëm përmes QR code në pikat doganore dhe online në faqen zyrtare të Doganës: Çfarë ofron manuali? Një informacion të strukturuar dhe të lehtë për t’u kuptuar mbi: mallrat e lejuara dhe të ndaluara, deklarimin e valutës dhe sendeve me vlerë, udhëtimin me kafshë shtëpiake, mbrojtjen e pasurive kulturore, barnat dhe medikamentet, rregullat për mjetet e transportit’, shkruan Rama. 

  • “Qytetarët po tregojnë indiferencë, ndaj PD”/ Reagon ashpër Kikia: E vetmja gjë që mund të bëjë, janë denoncimet

    “Qytetarët po tregojnë indiferencë, ndaj PD”/ Reagon ashpër Kikia: E vetmja gjë që mund të bëjë, janë denoncimet

    Analisti dhe gazetari Mentor Kikia, në një komunikim televiziv, ka komentuar takimin e zhvilluar së fundmi mes disa prej eksponentëve më të votuar të Partisë Demokratike në primare, si dhe në listat e hapura.
    Sipas tij, kjo situatë ka ndezur diskutimet për një lëvizje të re të brendshme brenda partisë kryesore të opozitës, por ende nuk shihet një nismë e qëndrueshme që mund të sjellë ndryshim real.
    Kikia tha se perceptimi publik po e fryn këtë histori më shumë sesa është në realitet. “Mendoj se shumë njerëz dëshirojnë që ajo të ndodhë dhe kjo histori po fryhet. Nëse shohim mënyrën si po ndërtohet ky tur takimesh, ngjan me një foltore që organizoi Berisha kur mori sërish PD-në”, u shpreh ai.
    Sipas analistit, mbështetja e PD vijon të bjerë edhe pas krizave të njëpasnjëshme të qeverisë. Ai theksoi se qytetarët po tregojnë indiferencë, edhe pse PD bën thirrje për protesta apo reagime publike. “PD duhet të shohë veten në pasqyrë për të parë edhe përgjegjësitë e veta,” deklaroi Kikia.
    Ai u ndal edhe te klima e brendshme e partisë, duke theksuar se ekziston një grupim i gjerë që mendon se duhet të ketë ndryshim. “Disa kanë kurajën ta pohojnë, disa i ruhen e disa i druhen. Disa përpiqen të jenë mirënjohës që janë në Parlament pas mundësisë që Berisha u dha,” tha ai, duke shtuar se pikërisht kjo e bën kryetarin aktual të ketë frikë nga një reagim i brendshëm që mund të sjellë një ndarje tjetër të PD-së.
    “Një ndarje tjetër do ta kthente PD në një organizatë joqeveritare antikorrupsion, ku e vetmja gjë që mund të bëjë do të ishin denoncimet,” nënvizoi Kikia.
    Megjithatë, ai theksoi se ende nuk shikon një lëvizje të organizuar apo serioze që mund të krijojë një realitet të ri brenda PD-së. “Nëse ka një grup të caktuar në PD, le të zhvillojnë betejën demokratike brenda partisë, të ngrejnë një platformë, të lobojnë për të marrë shumicën e votave dhe të fitojnë garën ndaj Berishës. Vetëm kështu shpëtohet PD,” u shpreh Kikia, duke shtuar se çdo përpjekje që zhvillohet “nëpër kafene” do ta kthejë partinë në një “parti kafenesh” dhe asgjë më shumë.

  • Nis turi i foltoreve nga PD, sot Sali Berisha zhvillon takim me qytetarët e Njësisë nr. 9

    Nis turi i foltoreve nga PD, sot Sali Berisha zhvillon takim me qytetarët e Njësisë nr. 9

    Partia Demokratike ka njoftuar se sot, në orën 18:30, do të zhvillohet foltorja e parë e turit të ri të takimeve publike, ku Kryetari i PD-së, Sali Berisha, do të mbajë një bashkëbisedim të hapur me qytetarët e Njësisë nr. 9 në Tiranë.
    Takimi do të mbahet në zonën e ish-stacionit të trenit.
    Ky takim shënon startin e asaj që pritet të jetë një seri foltoresh që synojnë komunikimin e drejtpërdrejtë me qytetarët.