Ndotja e lumit Gjanica në Fier është rikthyer mëngjesin e sotëm në niveli alarmant, duke përhapur një aromë të rëndë dhe mbytëse në zonat përreth dhe duke shkaktuar reagime të forta nga qytetarët fierakë.Reklama në FieriWeb – “Oazi i Pishave”
Banorët shprehen të revoltuar për përsëritjen e këtij fenomeni prej shumë vitesh, ndërsa kërkojnë ndërhyrje urgjente nga institucionet përgjegjëse. Reklama në FieriWeb – “KETU MUND TE JETË REKLAMA JUAJ”
Sipas tyre, ndotja e ujërave përbën një rrezik serioz për shëndetin publik, ndërsa zbeh edhe investimet prej miliona eurosh të bëra në kuadër të projektit të Rilindjes Urbane për rikualifikimin e qendrës së qytetit.Reklama në FieriWeb – “PASTIÇERI “RUSTEMAJ”
Reklama në FieriWeb – “BREGU CLIMA”
“Kjo ndotje shkatërron mushkëritë, është kancer,” – shprehen qytetarët, duke dënuar neglizhencën ndër vite të institucioneve që nuk kanë arritur të ndalin ndotjen e përhershme të lumit.Reklama në FieriWeb – “COVIM CAFFE”
Ashtu si çdo vit në këtë periudhë, shkaktarët kryesorë të ndotjes dyshohet të jenë fabrikat e vajit dhe kompanitë e naftës, të cilat, sipas banorëve, përfitojnë nga sezoni i përpunimit të ullirit për të shkarkuar në lumë derdhje të pakontrolluara hidrokarburesh.
Pavarësisht denoncimeve të shumta dhe gjobave të vendosura, situata jo vetëm që nuk është përmirësuar, por çdo vit përsëritet në nivele edhe më shqetësuese, duke e kthyer Gjanicën në një nga pikat më të nxehta të ndotjes mjedisore në vend.
Për shkak të kësaj situate, në terren kanë zbritur sot grupet e punës të Agjencisë Rajonale të Mjedisit (ARM) dhe të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit, për të monitoruar nga afër gjendjen dhe për të marrë mostra nga uji.
Sipas kreut të ARM, Denis Vogli, në fokus të inspektimeve janë kompanitë e naftës dhe subjektet industriale që mund të jenë përgjegjëse për ndotjen.
“Grupet e punës kanë marrë mostrat dhe, në varësi të rezultateve të analizave, do të ndërmerren masa administrative që mund të shkojnë nga gjobitjet e rënda deri në pezullim të aktivitetit,” – ka deklaruar Vogli.
Ai shtoi se edhe gjatë vitit të kaluar, disa subjekte të konstatuara si përgjegjëse për ndotjen e lumit janë çuar deri në ndjekje penale, duke nënvizuar se kontrollet do të jenë të vazhdueshme dhe të paanshme.
👉 Autoritetet premtojnë masa të rrepta dhe ndëshkime ligjore ndaj çdo subjekti që rezulton se ka kontribuar në ndotjen e Gjanicës, ndërsa qytetarët e Fierit kërkojnë zgjidhje të qëndrueshme dhe të menjëhershme për këtë plagë mjedisore që vijon të dëmtojë qytetin prej dekadash.
Gazetarë: Marsela Topi, Neritan Trifoni / fieriweb.com