Tag: qytetarët

  • ‘Balluku është vetëm vegla’, Balliu: Qytetarët ndëshkohen për një dritare pa leje, por ata që vjedhin…in

    ‘Balluku është vetëm vegla’, Balliu: Qytetarët ndëshkohen për një dritare pa leje, por ata që vjedhin…in

    Zv/kryeministrja Belinda Balluku, e marrë e pandehur nga SPAK për tenderin abuziv të tunelit të Llogarasë, është vetëm vegla, teksa po mbrohet nga kreu i mazhorancës.
    Kështu shprehet deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, me anë të një reagimi të postuar në rrjetin social.
    Ai nënvizon se pas ministres së Infrasktrukturës dhe Energjetikës qëndron vetë kryeministri Edi Rama, teksa nënvizon se qytetarët për një dritare pa leje ndëshkohen, kurse ata që vjedhin miliona mbrohen nga pushteti.
    “Balluku është vetëm vegla, ndërsa projektin dhe lidhjet me kompaninë turke i ka bërë Rama vetë. Ndërkohë drejtësia hesht. Qytetarët ndëshkohen për një dritare pa leje, por ata që vjedhin miliona mbrohen nga pushteti. Turp për drejtësinë e kapur”, shprehet ai mes të tjerash.
    Postimi i plotë i Klevis Balliut në Facebook:
    “Qëndrimi i Ramës ndaj Belës tregon qartë se pas Belës qëndron vetë Rama.
    Rama gjithmonë është distancuar nga bashkëpunëtorët e tij sapo kanë dalë para drejtësisë – si me Tahirin e Beqajn.
    Por me Belindën ndodh ndryshe: nuk e largon, e mbron me çdo kusht. Pse? Sepse pas aferës së Tunelit të Llogarasë është vetë Edi Rama.
    Balluku është vetëm vegla, ndërsa projektin dhe lidhjet me kompaninë turke i ka bërë Rama vetë.
    Ndërkohë drejtësia hesht. Qytetarët ndëshkohen për një dritare pa leje, por ata që vjedhin miliona mbrohen nga pushteti. Turp për drejtësinë e kapur”.

  • Vlonjatët të zhgënjyer nga qeveria dhe opozita/ Pjesëmarrja e ulët në votim, qytetarët tregojnë arsyet

    Vlonjatët të zhgënjyer nga qeveria dhe opozita/ Pjesëmarrja e ulët në votim, qytetarët tregojnë arsyet

    Pse vlonjatet po dalin gjithnjë e më pak në votime? Përgjigjet i japin vetë qytetarët një ditë pas zgjedhjeve në këtë bashki ku u shënua edhe pjesëmarrja më e ulët historike vetëm 12,54%.

    “Rezultati dihej edhe pa u bërë zgjedhjet. Jemi kthyer në një shtet me një parti. Nuk ka më opozitë në Shqipëri,” – shprehet një banor i moshuar, i cili tregon se në votime kanë shkuar kryesisht punonjës të administratës, madje, sipas tij, disa janë pyetur edhe për listat familjare.
    Të tjerët nënvizojnë mungesën e rinisë në qendrat e votimit, si dhe pakënaqësinë e shtuar nga mungesa e investimeve në infrastrukturën e lagjeve të qytetit.
    Në zgjedhjet e 9 nëntorit morën pjesë vetëm 21 mijë e 133 qytetarë nga 171 mijë e 895 me të drejtë vote.
    Brunilda Mersini u zgjodh kryebashkiake me 15 mijë e 672 vota, ndërsa pjesa tjetër u nda mes dy kandidatëve të pavarur. Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2023, diferenca është e ndjeshme.
    Atëherë, kandidati socialist Ermal Dredha fitoi me 28 mijë e 271 vota, ose 70.5% të numrit të votuesve, ndërsa rivali i tij, Hysni Sharra nga koalicioni “Bashkë Fitojmë”, mori 11 mijë e 802 vota. Në total, në 2023 kishin votuar 41 mijë e 427 qytetarë, një pjesëmarrje prej 24.7%.
    Vetëm 50% e votuesve të vitit 2023 dolën të votojnë në 2025 për Brunilda Mersinin. Krahasuar me dy vite më parë, Partia Socialiste në Vlorë ka marrë rreth 12 mijë e 600 vota më pak, ndërsa interesi i qytetarëve për të votuar është ulur ndjeshëm. Për analistët janë disa arsyet pse qytetarët e Vlorës po i bojkotojnë zgjedhjet.
    Banorët nga ana tjetër kërkojnë më shumë transparencë, më shumë mundësi për zgjedhje të vërtetë dhe kushte më të mira jetese në qytetin bregdetar.

  • NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë

    NGA ERVIN SALIANJI – Prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur, PD duhet të ndryshojë

    E djeshmja ishte nje ditë e zeze për demokracinë dhe të ardhmen e Shqipërisë. Qytetarët treguan se nuk kanë më besim se me voten e tyre mund te ndryshojnë diçka në qytetet ku jetojnë . Për shkak të korrupsionit të larte të qeverisë, për shkak se Rama ka perqendruar të gjithe pushtetin në një dore të vetme, asnjë qytetar pa interesa nuk mendoi se kryetaret e bashkive apo qeverisja lokale ka ndonjë rëndësi për ta.
    Fakti se kjo qeveri me fakte është qeveri që manipulon dhe vjedh votat por dhe opozita ka këtë narrativë, kjo ul ndjeshëm besimin se ne këtë vend ka garë, prandaj dhe qytetaret i bojkotuan zgjedhjet.
    Gjithsesi kjo është gjendje që i intereson qeverisë të korruptuar të Edi Ramës. Sa më pak qytetarë votojnë, sa me pak ata besojne te institucionet, aq më të lehte e ka ajo te vjedh parate e tyre.
    Detyra jone si opozite është ta ndryshojmë këtë apati edhe opozitare që dëmton të ardhmen e Shqiperisë dhe është premisë për kohëzgjatjen e automracisë. Fakti që me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira nuk duhet te bëjë apatike Partinë Demokratike, përkundrazi duhet të na bëjë të angazhohemi edhe më shumë. Është detyra e Partisë Demokratike, të riktheje besimin te qytetarët
    Me dhimbje duhet ta pranojmë që prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur; Partia Demokratike ka humbur pasionin dhe zemrën për të luftuar, për të bërë betejë, për të lexuar drejt shpresat dhe zhgënjimet e qytetarëve.
    Qytetarët, demokratët e opozitarët që luftuan në këto zgjedhje meritojnë përgëzime për angazhimin dhe kurajën e tyre. Por personalisht ndjehem i ligështuar që, pavarësisht kapaciteteve, opozita zgjodhi rehatinë në vend të përballjes, paqen në vend të luftës, qetësinë në vend të angazhimit.
    Mijëra demokratë sot na gjykojnë me të drejtë.
    Miliona shqiptarë na gjykojnë jo vetëm për pafuqinë, por edhe për vendimet e gabuara strategjike, që e kanë lënë vendin në duart e një autokrati që luan me jetët e njerëzve si t’i teket.
    Shqiptarët ndjejnë përditë dhunën, represionin, arrogancën, korrupsionin masiv, prepotencën, gjobat, shembjet dhe burgosjet.Ka ardhur koha të ndryshojmë! Mundësisht sot, jo nesër!
    Raporti i OSCE-ODIHR doli, afera në Llogara tregoi korrupsionin gjigand, dhe mosdalja e qytetarëve në votim është një mesazh i qartë: Partia Demokratike duhet të ndryshojë, ne duhet ta lexojmë, ta themi e më pas të ndryshojmë realitetin! Çdo orë e vonuar është karburant për autokratin. /Nga Ervin SALIANJI, publikuar në Facebook/

    Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
    Ju mirëpresim!

  • Fitorja e thellë e PS në 5 bashki, Salianji: Prej 11 Majit s’jemi në rrugën e duhur, zgjodhëm rehatinë para përballjes. Duhet ndryshim që sot

    Fitorja e thellë e PS në 5 bashki, Salianji: Prej 11 Majit s’jemi në rrugën e duhur, zgjodhëm rehatinë para përballjes. Duhet ndryshim që sot

    Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar sot pas shpalljes së rezultatit të zgjedhjeve në 5 bashkitë e vendit, ku maxhoranca i fitoi ato thellësisht përballë kandidatëve të pavarur të mbështetur nga opozita.

    Sipas tij, duke mos hyrë me kandidatët e saj në garë, opozita zgjodhi rehatinë në vend të përballjes.
    Reagimi i Salianjit
    E djeshmja ishte një ditë e zeze për demokracinë dhe të ardhmen e Shqipërisë. Qytetarët treguan se nuk kanë më besim se me votën e tyre mund te ndryshojnë diçka në qytetet ku jetojnë . Për shkak të korrupsionit të larte të qeverisë, për shkak se Rama ka përqendruar të gjithë pushtetin në një dore të vetme, asnjë qytetar pa interesa nuk mendoi se kryetaret e bashkive apo qeverisja lokale ka ndonjë rëndësi për ta.
    Fakti se kjo qeveri me fakte është qeveri që manipulon dhe vjedh votat por dhe opozita ka këtë narrativë, kjo ul ndjeshëm besimin se ne këtë vend ka garë, prandaj dhe qytetaret i bojkotuan zgjedhjet.
    Gjithsesi kjo është gjendje që i intereson qeverisë të korruptuar të Edi Ramës. Sa më pak qytetarë votojnë, sa me pak ata besojnë te institucionet, aq më të lehte e ka ajo te vjedh parate e tyre.
    Detyra jone si opozite është ta ndryshojmë këtë apati eshe opozitare që dëmton të ardhmen e Shqiperisë dhe është premisë për kohëzgjatjen e automracisë. Fakti që me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira nuk duhet te bëjë apatike Partinë Demokratike, përkundrazi duhet të na bëjë të angazhohemi edhe më shumë. Është detyra e Partisë Demokratike, të riktheje besimin te qytetarët
    Me dhimbje duhet ta pranojmë që prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur; Partia Demokratike ka humbur pasionin dhe zemrën për të luftuar, për të bërë betejë, për të lexuar drejt shpresat dhe zhgënjimet e qytetarëve.
    Qytetarët, demokratët e opozitarët që luftuan në këto zgjedhje meritojnë përgëzime për angazhimin dhe kurajën e tyre.
    Por personalisht ndjehem i ligështuar që, pavarësisht kapaciteteve, opozita zgjodhi rehatinë në vend të përballjes, paqen në vend të luftës, qetësinë në vend të angazhimit.
    Mijëra demokratë sot na gjykojnë me të drejtë. Miliona shqiptarë na gjykojnë jo vetëm për pafuqinë, por edhe për vendimet e gabuara strategjike, që e kanë lënë vendin në duart e një autokrati që luan me jetët e njerëzve si t’i teket. Shqiptarët ndjejnë përditë dhunën, represionin, arrogancën, korrupsionin masiv, prepotencën, gjobat, shembjet dhe burgosjet.
    Ka ardhur koha të ndryshojmë! Mundësisht sot, jo nesër! Raporti i OSCE-ODIHR doli, afera në Llogara tregoi korrupsionin gjigand, dhe mosdalja e qytetarëve në votim është një mesazh i qartë:
    Partia Demokratike duhet të ndryshojë, ne duhet ta lexojmë, ta themi e më pas të ndryshojmë realitetin! Çdo orë e vonuar është karburant për autokratin.

    Top Channel

  • “PD ka humbur pasionin”/ Humbja në 5 bashki, reagon Salianji: Nuk jemi në rrugën e duhur

    “PD ka humbur pasionin”/ Humbja në 5 bashki, reagon Salianji: Nuk jemi në rrugën e duhur

    Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me rezultatin dhe pjesmarrjen e ulèt të votuesve në zgjedhjet e pjesshme në 5 bashki që u mbajtën të dielën.
    “E djeshmja ishte një ditë e zeze për demokracinë dhe të ardhmen e Shqipërisë. Qytetarët treguan se nuk kanë më besim se me votën e tyre mund te ndryshojnë diçka në qytetet ku jetojnë. Për shkak të korrupsionit të larte të qeverisë, për shkak se Rama ka përqendruar të gjithë pushtetin në një dore të vetme, asnjë qytetar pa interesa nuk mendoi se kryetaret e bashkive apo qeverisja lokale ka ndonjë rëndësi për ta.
    Fakti se kjo qeveri me fakte është qeveri që manipulon dhe vjedh votat por dhe opozita ka këtë narrativë, kjo ul ndjeshëm besimin se ne këtë vend ka garë, prandaj dhe qytetaret i bojkotuan zgjedhjet.
    Gjithsesi kjo është gjendje që i intereson qeverisë të korruptuar të Edi Ramës. Sa më pak qytetarë votojnë, sa me pak ata besojnë te institucionet, aq më të lehte e ka ajo te vjedh paratë e tyre.
    Detyra jone si opozite është ta ndryshojmë këtë apati eshe opozitare që dëmton të ardhmen e Shqipërisë dhe është premisë për kohëzgjatjen e automracisë. Fakti që me Edi Ramën nuk ka zgjedhje të lira nuk duhet te bëjë apatike Partinë Demokratike, përkundrazi duhet të na bëjë të angazhohemi edhe më shumë. Është detyra e Partisë Demokratike , të riktheje besimin te qytetarët
    Me dhimbje duhet ta pranojmë që prej zgjedhjeve të 11 Majit e deri sot nuk jemi në rrugën e duhur; Partia Demokratike ka humbur pasionin dhe zemrën për të luftuar, për të bërë betejë, për të lexuar drejt shpresat dhe zhgënjimet e qytetarëve.
    Qytetarët, demokratët e opozitarët që luftuan në këto zgjedhje meritojnë përgëzime për angazhimin dhe kurajën e tyre. Por personalisht ndjehem i ligështuar që, pavarësisht kapaciteteve, opozita zgjodhi rehatinë në vend të përballjes, paqen në vend të luftës, qetësinë në vend të angazhimit.
    Mijëra demokratë sot na gjykojnë me të drejtë. Miliona shqiptarë na gjykojnë jo vetëm për pafuqinë, por edhe për vendimet e gabuara strategjike, që e kanë lënë vendin në duart e një autokrati që luan me jetët e njerëzve si t’i teket.
    Shqiptarët ndjejnë përditë dhunën, represionin, arrogancën, korrupsionin masiv, prepotencën, gjobat, shembjet dhe burgosjet. Ka ardhur koha të ndryshojmë! Mundësisht sot, jo nesër! Raporti i OSCE-ODIHR doli, afera në Llogara tregoi korrupsionin gjigand, dhe mosdalja e qytetarëve në votim është një mesazh i qartë:
    Partia Demokratike duhet të ndryshojë, ne duhet ta lexojmë, ta themi e më pas të ndryshojmë realitetin! Çdo orë e vonuar është karburant për autokratin”, shkruan Salianji.

  • Rama uron kryebashkiakët e rinj: “Pesë fitore, pesë arsye për të falënderuar qytetarët”

    Rama uron kryebashkiakët e rinj: “Pesë fitore, pesë arsye për të falënderuar qytetarët”

    Kronikë E Hënë, 10 Nëntor 2025 11:23
    Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, ka uruar sot kryebashkiakët e rinj të zgjedhur në Vlorë, Tepelenë, Berat, Mat dhe Cërrik, pas fitores së kandidatëve të PS-së në zgjedhjet e pjesshme vendore të 9 nëntorit.
    Në një reagim publik, Rama falënderoi qytetarët për besimin e dhënë, duke theksuar se rezultati është domethënës, pavarësisht kushteve të vështira të motit dhe natyrës së zgjedhjeve të pjesshme.

    “5 bashki, 5 fitore dhe 5 arsye më shumë për t’i falënderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës së djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk se e stimulojnë pjesëmarrjen”, u shpreh Rama.

    Rama vlerësoi veçanërisht zgjedhjen e Brunilda Mersinit si kryetare e re e bashkisë Vlorë, duke theksuar se ajo është gruaja e parë që merr drejtimin e këtij qyteti bregdetar.

    Një tjetër moment i veçantë ishte vlerësimi për kandidatin fitues në Berat, Ervin Ceca, i cili sipas Ramës ka arritur një rezultat mbresëlënës:
    “Ervini i dytë i Beratit, me mbi 83% të votave dhe 13.049 vota, nga 15.454 të PS në 11 maj, ka arritur një rezultat mbresëlënës.”
    “Të tre me rezultate kuptimplota, të cilat janë një themel i fortë i punës që do të pasojë në shërbim të atyre komuniteteve”, theksoi Rama.

  • PS fitoi të 5-ta bashkitë, Rama: Faleminderit qytetarëve për besimin dhe urime kryebashkiakëve

    PS fitoi të 5-ta bashkitë, Rama: Faleminderit qytetarëve për besimin dhe urime kryebashkiakëve

    Kreu i qeverisë, Edi Rama, ka reaguar pas fitores së Partisë Socialiste në të pesta bashkitë e vendit ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme vendore, duke e cilësuar rezultatin si një shenjë besimi nga qytetarët, pavarësisht kushteve të vështira.
    Në një reagim në Facebook, Rama u shpreh se fitorja në të gjitha bashkitë është një arsye më shumë për të falënderuar qytetarët për mbështetjen e tyre, edhe pse pjesëmarrja u ndikua nga moti me shi dhe nga natyra e zgjedhjeve të pjesshme.
    “Pesë bashki, pesë fitore dhe pesë arsye më shumë për t’i falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës së djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk se e stimulojnë pjesëmarrjen.,” shkroi Rama.

    Kreu i qeverisë uroi gjithashtu kryebashkiakët e rinj: Bruna Mersinin, gruan e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës; Ervin Ceca në Berat; Florenc Dokon në Cërrik; Gramos Sakon  në Tepelenë dhe Altin Bojnin  në Mat.
    “Urime kryebashkiakëve të rinj, nga Bruna, gruaja e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës;  Ervini i dytë i Beratit, i cili me mbi 83% të votave dhe 13 049 vota nga 15 454 të PS në 11 maj për bashkinë Berat, ka arritur një rezultat mbresëlënës;  Florenci në Cërrik, Gramozi në Tepelenë dhe Altini në Mat, që të tre me rezultate kuptimplota, të cilat janë një themel i fortë i punës që do të pasojë në shërbim të atyre komuniteteve”, shkruan kreu i qeverisë.

    Socialistët fituan bindshëm në të pesta bashkitë e vendit ku u zhvilluan zgjedhjet e pjesshme vendore./vizionplus.tv

  • Abdixhiku shpall fitoren në 5 komuna: LDK nuk i ndan qytetarët e Kosovës me flamuj partish

    Abdixhiku shpall fitoren në 5 komuna: LDK nuk i ndan qytetarët e Kosovës me flamuj partish

    Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku nga selia e partisë në Prishtinë, në krah të Përparim Ramës, shpalli fitoren në 5 nga 18 komunat që shkuan në balotazh në Kosovë këtë të dielë.
    Në total, bashkë me komunat e fituara në raundin e parë, LDK do të qeverisë katër vitet e ardhshme në 7 njësi të qeverisjes vendore dhe Abdixhiku.
    “Sot LDK shpallim fitore në kryeqytet. Përparim Rama është kryetar për një tjetër mandat. Kemi marr mbi 51%. Është fitore e Kosovës që refuzon përçarjen dhe zgjedh unitetin kombëtar. Shpallim fitoren në Pejë me Gazmend Muhaxherin, në Viti me Sokol Haliti, në Dragash me Bexhet Xheladini, në Junik me Ruzhdi Shehun. LDK fiton në 5 komuna. Edhe me dy komunat e fituara në raundin e parë numri i komunave tona shkon në shtatë. LDK partia me numrin më të madh të komunave që do të qeverisë nga këto zgjedhje lokale. Në nuk fitojmë për të ndarë. Çdo komunë ku kemi fituar do të kemi qeverisje për të gjithë qytetarët”, u shpreh kreu i LDK-së.
    Më tej Abdixhiku theksoi se LDK nuk i ndan njerëzit sipas ngjyrave dhe flamujve të partive, ndaj qeverisja lokale do të jetë e barabartë për të gjithë qytetarët.
    Ai nënvizoi po ashtu se Kosova sot dha një leksion demokracie dhe bëri një hap përpara drejt rikthimit në normalitet.
    “Është fitore e Kosovës që refuzon përçarjen dhe kërkon unitet kombëtar. Prandaj sonte dua të them qartë dhe zëshëm. Deri sot fituesit tanë ishin kandidatë të LDK, nga sot janë qytetarët e parë të të gjithë banorëve të komunave që do drejtojnë. Është thirrje për përulësi, për dinjitet e për punë. Qytetarët nuk kanë nevojë për armiq. Demokracia është e të gjithëve dhe Kosova është e të gjithëve. Zgjedhjet na ndajnë vetëm për një ditë, pastaj na bashkon një vizion i përbashkët për Kosovën. LDK nuk njeh qytetarë të ndarë në ngjyra dhe flamuj partish. Çdo komunë ku kemi fituar ne do të kemi qeverisje për të gjithë qytetarët sepse për ne qeverisja është detyrë dhe jo privilegj. Sot Kosova ka bërë një hap përpara drejt normalitetit dhe për këtë LDK mburret fortë”, nënvizoi kreu i LDK-së.

  • Balotazhi në Kosovë, sa qytetarë kanë votuar deri në orën 17:00

    Balotazhi në Kosovë, sa qytetarë kanë votuar deri në orën 17:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se deri në orën 17:00 kanë votuar mbi 27 për qind e votuesve në 18 komunat për balotazhin e zgjedhjeve lokale, në bazë të mbi 93% të qendrave që kanë raportuar.
    Krahasuar me periudhën e njëjtë kohore me rundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor, dalja është më e ulët, tha kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.
    Gjatë konferencës për media, Radoniqi adresoi çështjen e votimit me asistencë për të cili tha se ka pasur disa ankesa.

    Ai tha se votimi me asistencë është i garantuar me ligj për personat që kanë aftësi të kufizuara, përkatësisht ata që “nuk mund ta mbushin dhe hedhin fletëvotimin” në kuti, informon Radio Evropa e Lirë.
    “Kjo nuk nënkupton që në emër të kësaj të drejte të garantuar të abuzohet dhe në këtë kategori të hyjnë personat që nuk kanë aftësi të kufizuara”, tha ai.
    Radoniqi shtoi se bazuar në Rregulloren zgjedhore të KQZ-së është vendosur që aftësia e kufizuar e një votuesi të dëshmohet me dokument përkatës.
    I pyetur nëse personat që nuk dinë shkrim-lexim kanë të drejtë asistence, ai tha se kanë të drejtë të udhëzohen se si të votojnë, por nuk mund t’iu ofrohet ndihmë në kabinën e votimit.
    Partitë ftojnë qytetarët që të votojnë në balotazh
    Partitë politike u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë për të zgjedhur kryetarët e tyre në 18 komunat ku po mbahet rundi i balotazhit.
    Qytetarët do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës deri në orën 19:00.
    Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë orët e mbetura, duke argumentuar se “çdo votë ka peshë të jashtëzakonshme për demokracinë”.
    Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një konferencë për media, po ashtu bëri thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje. Sipas saj, numri i votuesve pritet të rritet në orët e pasdites.

    “Çdo votë është një vendim për të ardhmen dhe sot është dita që përcakton katër vjet”, tha ajo.
    Edhe Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pati të njëjtën thirrje. Ai megjithatë tha se dalja deri më tani është e ulët krahasuar me rundin e parë të mbajtur më 12 tetor.
    Si PDK ashtu edhe AAK thanë se kanë pranuar ankesa për çështjen e votimit me asistencë, ankesa që thanë se i kanë adresuar në KQZ.
    Këto dy parti po ashtu kërkuan që qytetarët të lihen të lirë që të zgjedhin se kë duan të votojnë dhe të mos jenë subjekt i ndikimit gjatë këtij procesi zgjedhor.

  • Balotazhi në Kosovë/ KQZ zbardh shifrat e pjesëmarrjes së votuesve, deri në orën 17:00

    Balotazhi në Kosovë/ KQZ zbardh shifrat e pjesëmarrjes së votuesve, deri në orën 17:00

    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë njoftoi se deri në orën 17:00 kanë votuar mbi 27 për qind e votuesve në 18 komunat për balotazhin e zgjedhjeve lokale, në bazë të mbi 93% të qendrave që kanë raportuar.
    Krahasuar me periudhën e njëjtë kohore me rundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 12 tetor, dalja është më e ulët, tha kreu i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi. Gjatë konferencës për media, Radoniqi adresoi çështjen e votimit me asistencë për të cili tha se ka pasur disa ankesa.
    Ai tha se votimi me asistencë është i garantuar me ligj për personat që kanë aftësi të kufizuara, përkatësisht ata që “nuk mund ta mbushin dhe hedhin fletëvotimin” në kuti, informon Radio Evropa e Lirë.
    “Kjo nuk nënkupton që në emër të kësaj të drejte të garantuar të abuzohet dhe në këtë kategori të hyjnë personat që nuk kanë aftësi të kufizuara”, tha ai.
    Radoniqi shtoi se bazuar në Rregulloren zgjedhore të KQZ-së është vendosur që aftësia e kufizuar e një votuesi të dëshmohet me dokument përkatës. I pyetur nëse personat që nuk dinë shkrim-lexim kanë të drejtë asistence, ai tha se kanë të drejtë të udhëzohen se si të votojnë, por nuk mund t’iu ofrohet ndihmë në kabinën e votimit.
    Partitë ftojnë qytetarët që të votojnë në balotazh
    Partitë politike u kanë bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë për të zgjedhur kryetarët e tyre në 18 komunat ku po mbahet rundi i balotazhit. Qytetarët do të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës deri në orën 19:00. Lëvizja Vetëvendosje ka ftuar qytetarët që të shfrytëzojnë orët e mbetura, duke argumentuar se “çdo votë ka peshë të jashtëzakonshme për demokracinë”.
    Sekretarja e përgjithshme e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, në një konferencë për media, po ashtu bëri thirrje për pjesëmarrje në zgjedhje. Sipas saj, numri i votuesve pritet të rritet në orët e pasdites.
    “Çdo votë është një vendim për të ardhmen dhe sot është dita që përcakton katër vjet”, tha ajo.
    Edhe Besnik Tahiri nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pati të njëjtën thirrje. Ai megjithatë tha se dalja deri më tani është e ulët krahasuar me rundin e parë të mbajtur më 12 tetor. Si PDK ashtu edhe AAK thanë se kanë pranuar ankesa për çështjen e votimit me asistencë, ankesa që thanë se i kanë adresuar në KQZ. Këto dy parti po ashtu kërkuan që qytetarët të lihen të lirë që të zgjedhin se kë duan të votojnë dhe të mos jenë subjekt i ndikimit gjatë këtij procesi zgjedhor.