Tag: qytetarë

  • Ukraina zbulon shifrat: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

    Ukraina zbulon shifrat: Gati 1,500 qytetarë afrikanë luftojnë në ushtrinë ruse

    Çështja e dërgimit të koreanëve të veriut për të luftuar përkrah forcave të Moskës në luftën pas pushtimit të Ukrainës, është e dokumentuar mirë.

    Sipas mediave të huaja, ndoshta më pak i njohur është numri i konsiderueshëm i njerëzve nga Afrika që janë rekrutuar për t’u bashkuar në luftën e Rusisë në Ukrainë.

    Andrii Sybiha, ministrit të punëve të Jashtme të Ukrainës, pretendon se të paktën 1,436 qytetarë nga 36 vende afrikane po luftojnë aktualisht në radhët e ushtrisë pushtuese të Rusisë në Ukrainë.

    Ai tha se ky numër përfaqëson ata që janë identifikuar, megjithëse numri real mund të jetë më i lartë.

    “Rusia rekruton shtetas të vendeve afrikane duke përdorur një sërë metodash”, tha ai.

    “Disave u ofrohen para, ndërsa të tjerë mashtrohen dhe nuk e kuptojnë se për çfarë po nënshkruajnë ose detyrohen ta bëjnë këtë nën presion”, tha Sybiha.

    Ai tha se nënshkrimi i një kontrate për t’u bashkuar me forcat ruse ishte “ekuivalent me nënshkrimin e një dënimi me vdekje”.

    “Qytetarët e huaj në ushtrinë ruse kanë një fat të trishtuar”, tha ai.

    “Shumica e tyre dërgohen menjëherë në të ashtuquajturat ‘sulme me mish’, ku vriten shpejt.

  • Berisha: Do të hapim platformë parlamentaro-qytetare para ndërtesës së Kryeministrisë!

    Berisha: Do të hapim platformë parlamentaro-qytetare para ndërtesës së Kryeministrisë!

    “Së shpejti do komunikojmë para jush, protestën e parë kombëtare”, kështu bëri me dije sot, 7 nëntor, në konferencën për shtyp, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha.
    Theksoi se opozita është lejuar të flasë në Kuvend vetëm pas 9 seancash plenare.
    “Narkomazhoranca apo pseudomazhoranca ka kaluar në ekstrem. Në parlament nga 9 seanca të zhvilluara, me gjithë angazhimin më serioz të opozitës në çdo komision, në çdo seancë, ju jeni dëshmitarë se opozita është lejuar të diskutojë vetëm në një seancë, çka do të thotë de facto asgjësim i parlamentit dhe parlamentarizmit. Përpjekja jonë për ta transformuar parlamentin në një tribunë të fjalës së qytetarëve dhe interesave të tyre, has në absurditetin, banditizmin e paprecedentë në historinë e vendit”, tha ai.
    “Atëherë ne do të hapim platformën parlamentare qytetare para ndërtesës së Këshillit të Ministrave”, njoftoi Berisha, duke shtuar se “demokratët nuk nënshtrohen”.
    “Do rikonsiderojmë referendumin dhe çdo gjë të nevojshme për anulimin e këtij ligji, i cili përmbys rendin juridik të shtetit shqiptar, pasi rrëzon të paktën katër nene të Kushtetutës, rrëzon Kodin e Familjes, Kodin Civil”, paralajmëroi kreu i PD-së, pas miratimit të Projektligjit për Barazinë Gjinore.
    Kujtojmë se në seancën e djeshme plenare, 6 nëntor, pati debate të vazhdueshme mes palëve lidhur me Projektligjin e Barazisë Gjinore. Lidhur me këtë, u zhvillua edhe një protestë jashtë ambienteve të Parlamentit, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve fetarë.

  • Vlora gati për zgjedhjet e së dielës, mbërrijnë materialet zgjedhore, 173 mijë qytetarë drejt kutive të votimit

    Vlora gati për zgjedhjet e së dielës, mbërrijnë materialet zgjedhore, 173 mijë qytetarë drejt kutive të votimit

    Në Vlorë mesa duket çdo gjë është gati për zhvillimin e procesit zgjedhor të së dielës. Qendrat e votimit po plotësohen me materialet e fundit ndërsa katër KZAZ-të janë plotësuar me të gjithë bazën materiale për procesin e numërimit të votave. Të dielën në qytetin bregdetar, 173 mijë e 624 qytetarë me të drejtë vote do të shprehin vullnetin e tyre duke zgjedhur një nga tre kandidatët në garë.
    Për bashkinë e Vlorës garojnë në këto zgjedhje të pjesshme lokale, Brunilda Mersini nga Partia Socialiste, Dionis Sota i cili është kandidat i pavarur që mbështetet nga PD dhe Shqipëria Bëhet dhe Gjergji Nika kandidat i pavarur, i cili aktualisht është pjesë e këshillit bashkiak të Vlorës.

  • Berisha u bën thirrje qytetarëve: Rruga e vetme është që të ngrihemi dhe t’i japim duart këtij regjimi

    Berisha u bën thirrje qytetarëve: Rruga e vetme është që të ngrihemi dhe t’i japim duart këtij regjimi

    “E njëjta kompani turke është kompania e aeroportit të Vlorës. Përpiqet ta mbyllë, por aeroporti i Vlorës, për qytetarët shqiptarë, është akoma më i rëndë për taksapaguesit shqiptarë se tuneli i Llogarasë. Sepse në aeroportin e Vlorës, Edi Rama ka firmosur kontratën që do i paguajë vetes së tij, gjoja Pacollit, 140 milionë euro 10 vitet e para për biletat e munguara. A ka krim më të shëmtuar se ky? Në një kohë kur aeroporti për 10 vitet e para mund të ndërtohej me një të tretën e kapacitetit, e njëjta praktikë që është ndjekur me aeroportin e Tiranës. Pra, të dshur qytetarë dhe qytetare, unë mendoj se duke ngritur akuzën ndaj Belinda Ballukut, prokurori i çështjes ka ngritur akuzë, ose u ka autorizuar ju të ngrini akuzën më të fuqishme ndaj Edi Ramës.
    Ai, të jem i sinqertë, nuk u mjaftua me Ervis Berberin, as me Gjylin, as me Myzyrin. Pra, me asnjërin prej tyre nuk u mjaftua, shkoi tek Sulltanesha, tek Lubia për t’i thënë çdo shqiptari se ky është Edi Rama. Se Lubia me fustan është Edi Rama, burreci që fshihet pas fustaneve të grave. Se nuk do ta lëshoj gojën, turp. E ka urdhëruar, nuk mund të bënte kurrë zëvendësi marrëveshjen 50 milionë. Marrëveshja është kryekëput e Edi Ramës. Ndaj qytetarë, gjithçka është e qartë para jush, është fjala juaj, është vullneti juaj për t’i dhënë verdiktin përfundimtar këtij hajduti që kombi nuk e ka pasur në gjithë historinë e tij.
    Pra, aktakuza lexon Belinda Balluku, por në fakt në moral, në germë dhe çdo gjë është kundër Ramaduros, kundër Edi Ramës. PD do ngrihet e tëra. Ky narkoshtet që në pamje të parë po shkërmoqet çdo ditë, jo të dashur qytetarë të dashur, ky po u vjedh ju çdo ditë. Në qoftë se nuk ngrihemi, ikën njëri, vjen tjetri dhe ju do vidheni gjithnjë e më shumë. Rruga e vetme është të ngrihemi, t’i japim duart këtij regjimi që nuk ka Kushtetutë, nuk ka kod, nuk ka moral, por që vjedh në mënyrë të tmerrshme paratë e taksave tuaja,” tha Berisha

  • Homazhe në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, dhjetëra qytetarë fierakë nisen drejt Tiranës

    Homazhe në nderim të ish-kryeministrit Fatos Nano, dhjetëra qytetarë fierakë nisen drejt Tiranës

    Që në orët e para të mëngjesit, dhjetëra qytetarë nga Fierit janë nisur drejt Tiranës për t’ju bashkuar homazheve në Pallatin e Kongreseve, në nderim të liderit historik të Partisë Socialiste, Fatos Nano, i cili do të përcillet sot për në banesën e fundit.
    Në shenjë respekti për figurën e tij, Bashkia Fier ka vënë në dispozicion dy autobusë që u nisën në orën 07:00.Fieri, i njohur si një nga bastionet tradicionale të socialistëve, ka treguar gjithmonë vlerësim dhe respekt të thellë për çdo udhëheqës të kësaj force politike.

  • Homazhet për ish-kryeministrin/ Vdekja e Fatos Nanos, dhjetëra qytetarë nga Fieri nisen drejt Tiranës në nderim…

    Homazhet për ish-kryeministrin/ Vdekja e Fatos Nanos, dhjetëra qytetarë nga Fieri nisen drejt Tiranës në nderim…

    Dhjetëra qytetarë nga Fieri janë nisur drejt Tiranës për t’iu bashkuar homazheve në Pallatin e Kongreseve, në nderim të figurës së liderit historik të Partisë Socialiste Fatos Nano.
    Ka qenë bashkia e Fierit ajo që ka vendosur autobusë në dispozicion të qytetarëve të cilët janë nisur që prej orës 7:00.

  • 16 minuta heshtje në nderim të viktimave të tragjedisë, mijëra qytetarë e studentë mblidhen në Novi Sad

    16 minuta heshtje në nderim të viktimave të tragjedisë, mijëra qytetarë e studentë mblidhen në Novi Sad

    Në Serbi shënohet sot Dita e Zisë Kombëtare, me rastin e përvjetorit të tragjedisë së rëndë në Stacionin Hekurudhor të Novi Sadit, ku një vit më parë humbën jetën 16 persona, ndërsa një tjetër u plagos rëndë pas rënies së tendës së stacionit.

    Që në orët e para të mëngjesit, dhjetëra mijëra qytetarë dhe studentë janë mbledhur pranë vendit të ngjarjes për të nderuar viktimat. Nga 16 pika të ndryshme të qytetit, kolona njerëzish janë nisur drejt Stacionit Hekurudhor, ku po mbahet programi qendror përkujtimor.

    Në vendngjarje mbizotëron heshtja dhe emocionet e forta.

    Qytetarët vendosin kurora me lule të bardha, ndezin qirinj dhe qëndrojnë në 16 minuta heshtje, një për çdo jetë të humbur.

    Studentët e Universitetit të Novi Sadit kanë organizuar gjithashtu një takim përkujtimor dhe kanë njoftuar bllokadë simbolike në shenjë respekti.

    Shumë qytetarë janë ndalur që herët rrugës për në punë për të bërë homazhe. Para stacionit është ngritur një skene përkujtimore, ku do të mbahen fjalime dhe interpretime artistike në kujtim të viktimave të tragjedisë që tronditi të gjithë vendin.

  • Qindra qytetarë marshojnë në rrugët e Vlorës për 17-vjeçarin që u vra në aksident

    Qindra qytetarë marshojnë në rrugët e Vlorës për 17-vjeçarin që u vra në aksident

    Me qindra qytetarë të Vlorës marshuan të premten në rrugët e qytetit, në kujtim të Leandro Shametajt, djalit 17-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në aksidentin e ndodhur tri ditë më parë.
    Nxënës të gjimnazit ku mësonte Leandro, gjimnazit “Ali Demi”, qindra qytetarë të Vlorës marshuan në heshtje për çdo jetë të humbur nga papërgjegjshmëria në timon në rrugët e Vlorës.
    Përgjatë marshimit nuk munguan as familjarë të 17-vjeçarit të ndjerë por edhe të tjerë të cilët kanë humbur të afërmit e tyre në aksidentet rrugore.
    Marshimit i është bashkuar dhe prefektja e qarkut Evis Allushi.
    Në fjalën e saj Allushi shprehu ngushëllime për familjen e Leandros teksa iu bëri thirrje qytetarëve të zbatojnë rregullat dhe të bëjnë kujdes përgjatë drejtimit të automjetit. Allushi tha se ka organizuar një takim me drejtuesit e policisë vendore dhe të gjithë strukturat ligjzbatuese të cilëve iu ka kërkuar më tepër punë për garantimin e rendit dhe sigurisë publike me qëllim shmangien e të tilla tragjedive.

  • Aksidenti i mori jetën tragjikisht 17-vjeçarit/ Qindra qytetarë të Vlorës marshojnë në rrugët e qytetit

    Aksidenti i mori jetën tragjikisht 17-vjeçarit/ Qindra qytetarë të Vlorës marshojnë në rrugët e qytetit

    Siç u lajmërua në rrjetet sociale, ashtu edhe ndodhi. Me qindra qytetarë të Vlorës, kanë marshuar në rrugët e qytetit, në kujtim të Leandro Shametajt, djalit 17-vjeçar që humbi jetën tragjikisht në aksidentin e ndodhur tre ditë më parë.
    Nxënës të gjimnazit ku mësonte Leandro, gjimnazit “Ali Demi” dhe qindra qytetarë të Vlorës marshojnë në heshtje për çdo jetë të humbur nga papërgjegjshmëria në timon në rrugët e Vlorës. Ata kanë marshuar për jetën duke simbolizuar, kërkuar, më tepër siguri dhe kujdes në rrugët e qytetit.
    Marshimit i është bashkuar dhe prefektja e qarkut Evis Allushi. Të gjithë kanë marshuar në heshtje, duke filluar nga Xhamia e Plumbit në qendër të Vlorës, deri në afërsi të vendit ku ndodhi aksidenti.

  • Festivali “Luleborë”, në Shkodër mbahet edicioni i 10-të i festivalit të këngës qytetare

    Festivali “Luleborë”, në Shkodër mbahet edicioni i 10-të i festivalit të këngës qytetare

    Në Shkodër ka përfunduar edicioni i 10-të i Festivalit të Këngës Qytetare “Luleborë”, një nga ngjarjet më të rëndësishme kulturore të qytetit, i organizuar nga Bashkia e Shkodrës.

    Fitues i këtij edicioni u shpall Glerdit Turmetaj me këngën “Ta dish”, ndërsa në vendin e dytë dhe të tretë Laorjan Ejlli dhe Martina Serreqi.
    Nën drejtimin artistik të soprano-s me famë botërore Inva Mula dhe mjeshtrit Zef Çoba, festivali ofroi 16 këngë që ndërthurën traditën e muzikës qytetare me krijimtarinë bashkëkohore.
    Një tjetër risi e këtij edicioni ishte rikthimi i Orkestrës Simfonike në skenën e Teatrit “Migjeni”.
     
     

    Top Channel