Tag: qytetar

  • Presidenti Begaj shpallet qytetar nderi i Gjilanit

    Presidenti Begaj shpallet qytetar nderi i Gjilanit

    Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj u shpall qytetar nderi i Komunës së Gjilanit.
    “Është e vështirë të gjej fjalët e duhura për të shprehur mirënjohjen kur pranoj këtë nder. Gjilani, ky qytet i sakrificës më bën sot qytetar të tij, dhe unë e pranoj me përulësi. Ky titull u takon gjithë shqiptarëve që në ditët më të vështira u qëndruan pranë familjeve nga Kosova.

    Gjilani si çdo qytet i Kosovës e di shumë mirë peshën e sakrificës dhe çmimin e lirisë. Kjo tokë ka lindur heronj të shumtë”, tha Begaj teksa pranoi çmimin.

  • Presidenti i Shqipërisë shpallet qytetar nderi i Gjilanit/ Begaj: Ky titull u takon shqiptarëve që në ditët më të vështira u qëndruan pranë familjeve nga Kosova

    Presidenti i Shqipërisë shpallet qytetar nderi i Gjilanit/ Begaj: Ky titull u takon shqiptarëve që në ditët më të vështira u qëndruan pranë familjeve nga Kosova

    Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj u shpall qytetar nderi i Komunës së Gjilanit.

    “Është e vështirë të gjejë fjalët e duhura për të shprehur mirënjohjen kur pranoj këtë nder. Gjilani, ky qytet i sakrificës më bën sot qytetar të tij, dhe unë e pranoj me përulësi. Ky titull u takon gjithë shqiptarëve që në ditët më të vështira u qëndruan pranë familjeve nga Kosova.
    Gjilani si çdo qytet i Kosovës e di shumë mirë peshën e sakrificës dhe çmimin e lirisë. Kjo tokë ka lindur heronj të shumtë”, tha Begaj teksa pranoi çmimin.

    Top Channel

  • Presidenti Begaj viziton sot Kosovën, pritet të shpallet qytetar nderi në Gjilan

    Presidenti Begaj viziton sot Kosovën, pritet të shpallet qytetar nderi në Gjilan

    Këtë të enjte, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, do të vizitojë Komunën e Gjilanit, ku do të pritet në takim nga kryetari, Alban Hyseni.
    Në axhendën e presidentit, bëhet e ditur se pas takimit me kryetarin Hyseni nga ora 13:20, Begaj do të takohet edhe me shefat e grupeve parlamentare nga ora 13:45.

    Gjithashtu, Begaj do të nderohet edhe me titullin “Qytetar Nderi” i komunës së Gjilanit.
    Ndërsa nga ora 20:00 deri në orën 21:00, Begaj do të bashkëbisedojë me personalitete të qytetit të Gjilanit, duke përfshirë të dënuar politikë, përfaqësues të shoqatave të dala nga lufta, shkrimtarë dhe artistë.

  • Ekrem Imamoglu shpallet qytetar nderi i Parisit: Simbol i vlerave demokratike

    Ekrem Imamoglu shpallet qytetar nderi i Parisit: Simbol i vlerave demokratike

    Kryetari i Bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu, është shpallur qytetar nderi i qytetit të Parisit pas propozimit të kryebashkiakut të kryeqytetit francez, Anne Hidalgo.

    Vendimi përkatës u miratua unanimisht nga Këshilli i Qytetit të Parisit dhe synon të shprehë solidaritetin e kryeqytetit francez me Imamoglun, të cilin Hidalgo e përshkroi si “të penguar padrejtësisht nga përfaqësimi i partisë së tij” dhe “të privuar nga të drejtat e tij themelore”.
    Ai theksoi gjithashtu se Parisi, si “kryeqyteti i të drejtave të njeriut”, duhet të mbështesë një njeri që mishëron vlerat demokratike.

    Top Channel

  • Berisha: Martirët e 2 Prillit janë frymëzim i madh për çdo qytetar të sakrifikojë për lirinë dhe votën e tij

    Berisha: Martirët e 2 Prillit janë frymëzim i madh për çdo qytetar të sakrifikojë për lirinë dhe votën e tij

    Berisha: Martirët e 2 Prillit janë frymëzim i madh për çdo qytetar të sakrifikojë për lirinë dhe votën e tijKryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka përkujtuar sot martirët e 2 Prillit 1991 në një ceremoni në Shkodër, duke theksuar se ata mbeten një burim frymëzimi për çdo qytetar që beson tek liria dhe e drejta e votës.

    Në fjalën e tij, Berisha nderoi Arben Brocin, Bujar Bishanakun, Nazmi Kryeziun dhe Besnik Cekën, si dhe dhjetëra qytetarë të plagosur në atë ngjarje tragjike. Berisha tha se, martirët e 2 Prillit janë frymëzim i madh për çdo qytetar të sakrifikojë për lirinë dhe votën e tij.

    Të dashur prindër dhe familjarë të martirëve të votës së lirë, Arben Brocit, Bujar Bishanakut, Nazmi Kryeziut dhe Besnik Cekës.

    Të dashur qytetarë dhe qytetare të Shkodrës, i dashur zoti Luçiano Boçi, nënkryetar i PD dhe drejtues politik i këtij qarku.

    Zonja Eliona Shkreli, kryetare e PD.

    Të nderuar deputetë dhe kandidatët për deputetë të PD të qarkut të Shkodrës.

    Sot jemi këtu për të shprehur nderimin tonë më të thellë, mirënjohjen më të pakufishme për martirët e votës së lirë.

    Heronjtë e vërtetë të Shkodrës dhe të mbarë Shqipërisë.

    Arben Brocin, themelues i pluralizmit dhe PD-së.

    Bujanar Bishanakun, aktivist i shquar.

    Nazmi Kryeziun, aktivist i shquar i PD dhe Besnik Cekën, aktivist i shquar i kësaj partie.

    Por ne nderojmë gjithashtu edhe 87 qytetarë të Shkodrës, që u plagosën në atë ditë masakre, të cilën Shkodra nuk e kishte regjistruar ndonjëherë në kohërat e reja në memorien e saj.

    Më 2 prill të vitit 1991, diktatori i fundit stalinist në Europë, Ramiz Alia, i cili kishte pranuar zgjedhjet pluraliste, vendosi të festojë fitoren e grabitur në Shqipëri të zgjedhjeve me gjakun e të rinjve të Shkodrës nën motivin se pushteti do gjak, se pushteti vjen nga gjaku.

    Gjakësorë siç ishin, ata i dëshmuan Shkodrës dhe Shqipërisë se si pushtues të brendshëm, nuk dallonin aspak nga pushtuesit e tjerë.

    Madje kishin pabesinë dhe mizorinë në shpirtin e tyre, nuk ngurruan të lajnë me gjak këtë qytet të bekuar.

    Të dashur miq, sakrifica sublime e martirëve të votës së lirë, të dhjetëra e dhjetëra qytetarëve të Shkodrës që u plagosën atë ditë, pati jehonë të jashtëzakonshme ndërkombëtare.

    Zgjoi revoltën, dënimin e ashpër të mbarë opinionit demokratik evropian, të Parlamentit Europian, Këshillit të Europës, Kongresit të SHBA.

    Me të vërtetë martirët e votësë lirë u ndanë atë ditë nga jeta, por mbetën të pavdekshëm në shpirtin e lirisë, në votën e lirë.

    Ndaj dhe ata janë sot burim drite, burim frymëzimi për çdo qytetar që i beson lirisë dhe votës së saj.

    Martirët e 2 Prillit janë frymëzim i madh për çdo qytetar të sakrifikojë për lirinë dhe votën e saj”, tha Berisha.