Tag: qytetar

  • Debat me një grup votuesish/ Noka qytetarit në Vorë: Ta tregoj unë ty!

    Debat me një grup votuesish/ Noka qytetarit në Vorë: Ta tregoj unë ty!

    Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka debatuar me një grup votuesish në Vorë. Noka pretendon se qytetarët janë paguar nga socialistët për të votuar PS. Nga ana tjetër qytetarët e kanë quajtur mashtrues, ndërsa njëri prej tyre i tha Nokës se ka dërguar njerëz në shtëpinë e tij.
    Sekretari i Përgjithshëm i PD, Noka pretendon se qytetarët janë paguar nga socialistët për të votuar PS.
    Nga ana tjetër qytetarët e kanë quajtur mashtrues, ndërsa njëri prej tyre i tha Nokës se ka dërguar njerëz në shtëpinë e tij.
    “Këtu në Vorë e gjithë banda e xhabaftësve e pajisur me bexhe të KQZ si vëzhgues janë instaluar tek shkollat dhe po kontrollojnë çdo gjë në procesin e votimit. Urdhërojnë, kontrollojnë dhe dirigjojnë procesione e votimit”, tha Noka.
    Qytetari ndërhyn: Jam unë xhabaft çfarë ka këtu, po shkojnë të votoj. Po ti çdo këtu
    Noka: Jam deputet
    Qytetari: Shko shihe emrin ku e kam
    Noka: Shko por nuk ke të drejtë të rrish gjithë ditën
    Qytetari: Por tek shtëpia ime rri unë, jam në shtëpi
    Noka: Shtëpinë e ke në Vorë, por jo tek kjo shkolla, tek qendra e votimit
    Qytetari: Ore e kam këtu (drejton me gisht)
    Noka: Unë kam një detyrë t’ju paralajmëroj dhe t’ju them: Harrojeni po ju them unë
    Qytetari: Asgjë s’ke çfarë paralajmëron
    Ndërhyn një tjetër qytetar: Pse më kërcënon mua unë jam qytetar i lirë, për çfarë më kërcënon? Kemi vrarë njerëz? Po vij të votoj, më the kriminel
    Noka: Ta tregoj unë
    Qytetari 2: Jam qytetar i Vorës
    Noka: Janë pajisur të gjithë me karta vëzhguesish.
    Qytetari 3: Jam refugjat, kemi ardhur të votojmë dhe ja sjella e këtyre
    Qytetari 1: Ju gazetarë më gjeni një qytetar të Vorës të pranojë fjalët e këtij, është mashtrues.

  • “Banda e xhabaftësve e pajisur me bexhe të KQZ si vëzhgues”, Noka përplaset me qytetarë  në Vorë

    “Banda e xhabaftësve e pajisur me bexhe të KQZ si vëzhgues”, Noka përplaset me qytetarë në Vorë

    Deputeti i PD-së, Flamur Noka është përplasur me qytetarët jashtë një qendre votimi në Vorë, teksa ka hedhur akuza se “e gjithë banda e Xhabaftëve e pajisur me bexhe të KQZ si vëzhgues janë instaluar tek shkollat dhe po kontrollojnë çdo gjë në procesin e votimit”.
    Njëri prej tyre i identifikuar si Bert Xhabafti ishte dhe personi që u përplas me sekretarin e Përgjithshëm të PD-së, duke i kërkuar edhe arsye se pse kishte ardhur aty.
    Noka u ka kërkuar që të mos intimidojnë votuesit dhe të largohen nga qendra e votimit në bashkinë e Vorës.
    Pjesë nga debati: 
    Noka: Këtu në Vorë e gjithë banda e Xhabaftëve e pajisur me bexhe të KQZ si vëzhgues janë instaluar tek shkollat dhe po kontrollojnë çdo gjë në procesin e votimit. Urdhërojnë, kontrollojnë dhe dirigjojnë procesione e votimit.
    Qytetari ndërhyn: Jam unë xhabaft çfarë ka këtu, po shkojnë të votoj. Po ti çdo këtu
    Noka: Jam deputet
    Qytetari: Shko shihe emrin ku e kam
    Noka: Shko por nuk ke të drejtë të rrish gjithë ditën
    Qytetari: Por tek shtëpia ime rri unë, jam në shtëpi
    Noka: Shtëpinë e ke në Vorë, por jo tek kjo shkolla, tek qendra e votimit
    Qytetari: Ore e kam këtu (drejton me gisht)
    Noka: Unë kam një detyrë tju paralajmëroj dhe t’ju them: Harrojeni po ju them unë
    Qytetari: Asgjë s’ke çfarë paralajmëron
    Ndërhyn një tjetër qytetar: Pse më kërcënon mua unë jam qytetar i lirë, për çfarë më kërcënon? Kemi vrarë njerëz? Po vij të votoj, më the kriminel
    Noka: Ta tregoj unë
    Qytetari 2: Jam qytetar i Vorës
    Noka: Janë pajisur të gjithë me karta vëzhguesish.
    Qytetari 3: Jam refugjat, kemi ardhur të votojmë dhe ja sjella e këtyre
    Qytetari 1: Ju gazetarë më gjeni një qytetar të Vorës të pranojë fjalët e këtij, është mashtrues.
     

  • U denoncua nga një qytetar se i kërkoi votën, Policia çon në Prokurori Gjin Gjonin

    U denoncua nga një qytetar se i kërkoi votën, Policia çon në Prokurori Gjin Gjonin

    Gjin Gjoni

    LEZHË- Gjin Gjoni ka një tjetër çështje të hapur në Prokurorinë e Lezhës. Kandidati për deputet në listën e hapur të Partisë Demokratike për qarkun e Lezhës është kallëzuar sërish, kësaj here nga një qytetar. Sipas një 66-vjeçari të identifikuar me inicialet V.K., kandidati i ka shkuar në banesë për t’i kërkuar votën. Ndaj edhe e ka kallëzuar. 
    Çështja është referuar tashmë nga Policia në Prokurori. 
    “Në ngarkim të shtetasit Gj. Gj. 55 vjeç, banues në Lezhë ( kandidat për deputet i subjektit politik “Partia Demokratike”, pasi ndaj tij është bërë kallëzim nga shtetasi V. K., 66 vjeç, banues në Lezhë, se i ka shkuar te banesa duke i kërkuar votën,”-njofton Policia./ZËRI

  • Meta: Çdo qytetar, më 11 maj, do të kryejë aktin final të çlirimit të Shqipërisë nga plaçkitësit dhe grabitqarët

    Meta: Çdo qytetar, më 11 maj, do të kryejë aktin final të çlirimit të Shqipërisë nga plaçkitësit dhe grabitqarët

    Gazeta Standard është portali zyrtar i gazetës se përditshme “Standard”. Parimi ynë është informimi i thelluar i mbeshtetur ne objektivitet dhe investigim. “Behu pjese e lajmit”- eshte motoja jone kryesore qe fton lexuesit te jene pjese e jona

  • Dhunuan një qytetar në Sarandë, arrestohet një nga autorit, tjetri ende në kërkim

    Dhunuan një qytetar në Sarandë, arrestohet një nga autorit, tjetri ende në kërkim

    Dhunohet nga dy persona me sende të forta një qytetar në Sarandë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Gjergj Araniti” në Sarandë ku shtetasi Orgito Brehama dyshohet se është qëlluar me dërrasë dhe me dorezë.
    Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë një konflikt i mbartur prej datës 2 janar 2025, kur në fshatin Gjashtë pati përplasje të dhunshme dhe me armë mes disa personash. Për ngjarjen e sotme policia ka arritur të shoqërojë një prej të dyshuarve, shtetasin Andrea Nanai. Po punohet për kapjen edhe të të dyshuarit të dytë. Brehama ndërkohë po merr ndihmën e parë në urgjencën e Sarandës.Ngjarja në rrugën “Gjergj Araniti” në Sarandë.
    Brehama dyshohet se është qëlluar me dërrasë dhe me dorezë.
    Shkak për ngjarjen dyshohet të jetë një konflikt i mbartur prej datës 2 janar 2025, kur në fshatin Gjashtë pati përplasje të dhunshme dhe me armë mes disa personash.
    Për ngjarjen e sotme policia ka arritur të shoqërojë një prej të dyshuarve, shtetasin Andrea Nanai.
    Po punohet për kapjen edhe të të dyshuarit të dytë. Brehama ndërkohë po merr ndihmën e parë në urgjencën e Sarandës.

  • Qytetet serbe shpallin Vuçiçin non grata,marrin hov protestat kundër presidentit

    Qytetet serbe shpallin Vuçiçin non grata,marrin hov protestat kundër presidentit

    Pakënaqësia ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç po merr përmasa të reja në disa qytete të Serbisë, ku qytetarët dhe opozita kanë nisur veprime simbolike për ta ndëshkuar politikisht dhe moralisht.Në Novi Pazar, dhjetë vjet pasi Vuçiç u nderua me titullin “Qytetar Nderi”, banorët i kanë kërkuar kuvendit komunal përmes një letre zyrtare që t’ia heqë këtë titull. Shkak është bërë zhgënjimi i thellë ndaj mënyrës së tij të qeverisjes.Një kërkesë e ngjashme ka ardhur edhe nga opozita në Leskovc, e cila ka deklaruar se Vuçiç është “më pranë titullit persona non grata sesa qytetar nderi”.Ndërkohë në qytetin e Pirotit, afër kufirit me Kosovën dhe Bullgarinë, qytetarët e kanë shpallur zyrtarisht Vuçiçin si person të padëshiruar. Protesta dhe deklarata të ngjashme janë mbajtur edhe në Çaçak, ku ai dhe kryeparlamentarja janë akuzuar për përhapje urrejtjeje dhe përçarje të brendshme.Sipas analistëve të medias Nova, kjo është një shenjë e qartë e rënies së madhe politike të Vuçiçit, i cili tashmë po krahasohet nga mediat serioze me Sllobodan Millosheviçin në fund të karrierës së tij. Televizioni N1, partner i CNN në Serbi, theksoi se presidenti aktual po vepron gjithnjë e më shumë si një diktator që i është kthyer popullit të tij dhe destabilizimit të rajonit.Vetë Vuçiç, në një deklaratë që ngjalli reagime, u shpreh se është i mbushur me mllef dhe dëshirë për hakmarrje ndaj atyre që, sipas tij, e kanë dëmtuar atë dhe familjen e tij.“Kam frikë se diçka e keqe ka filluar të shfaqet tek unë, në kokën time, dhe ajo është se si t’ua kthej gjithë atyre që më kanë bërë kaq shumë dëm,” deklaroi Vuçiç.Reagimet në rritje nga qytete të ndryshme janë një sinjal i fortë i zhgënjimit qytetar dhe rënies së besimit në lidershipin aktual të Serbisë.Materialet e publikuara nga “Diaspora Shqiptare” janë të mbrojtura nga të drejtat e autorit. Rishpërndarja, riprodhimi, modifikimi apo përdorimi i tyre, i pjesshëm ose i plotë, pa lejen e shprehur të redaksisë, është i ndaluar dhe shkel ligjet mbi të drejtat e pronës intelektuale.Pakënaqësia ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiç po merr përmasa të reja në disa qytete të Serbisë, ku qytetarët dhe opozita kanë nisur veprime simbolike për ta ndëshkuar politikisht dhe moralisht.Në Novi Pazar, dhjetë vjet pasi Vuçiç u nderua me titullin “Qytetar Nderi”, banorët i kanë kërkuar kuvendit komunal përmes një letre zyrtare që t’ia heqë këtë titull. Shkak është bërë zhgënjimi i thellë ndaj mënyrës së tij të qeverisjes.Një kërkesë e ngjashme ka ardhur edhe nga opozita në Leskovc, e cila ka deklaruar se Vuçiç është “më pranë titullit persona non grata sesa qytetar nderi”.Ndërkohë në qytetin e Pirotit, afër kufirit me Kosovën dhe Bullgarinë, qytetarët e kanë shpallur zyrtarisht Vuçiçin si person të padëshiruar. Protesta dhe deklarata të ngjashme janë mbajtur edhe në Çaçak, ku ai dhe kryeparlamentarja janë akuzuar për përhapje urrejtjeje dhe përçarje të brendshme.Sipas analistëve të medias Nova, kjo është një shenjë e qartë e rënies së madhe politike të Vuçiçit, i cili tashmë po krahasohet nga mediat serioze me Sllobodan Millosheviçin në fund të karrierës së tij. Televizioni N1, partner i CNN në Serbi, theksoi se presidenti aktual po vepron gjithnjë e më shumë si një diktator që i është kthyer popullit të tij dhe destabilizimit të rajonit.Vetë Vuçiç, në një deklaratë që ngjalli reagime, u shpreh se është i mbushur me mllef dhe dëshirë për hakmarrje ndaj atyre që, sipas tij, e kanë dëmtuar atë dhe familjen e tij.“Kam frikë se diçka e keqe ka filluar të shfaqet tek unë, në kokën time, dhe ajo është se si t’ua kthej gjithë atyre që më kanë bërë kaq shumë dëm,” deklaroi Vuçiç.Reagimet në rritje nga qytete të ndryshme janë një sinjal i fortë i zhgënjimit qytetar dhe rënies së besimit në lidershipin aktual të Serbisë.

  • Laerti shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës! Kryebashkiaku Erion Isai i dorëzon titullin

    Laerti shpallet “Qytetar Nderi” i Kolonjës! Kryebashkiaku Erion Isai i dorëzon titullin

    Laerti ka marrë një surprizë tepër emocionuese në këtë finale të madhe.

    Përveç se takoi familjarët e tij, në shtëpi hyri dhe kryebashkiaku i Kolonjës, Erion Isai, i cili i dorëzoi atij titullin “Qytetar Nderi” i Kolonjës. Laerti ia dedikoi këtë babait dhe gjyshit të tij të ndjerë.

    “Me motivacionin për merita të larta në art, promovimin e zonës së Leskovikut dhe për të gjithë kontributin e tin në këtë zonë e shpall Laert Vasilin qytetar nderi. Nga sot skam më ‘sagapao’, ka ‘të dua’.”– tha Erion Isai.

    “Shpresoj që babai im të jetë i lumtur. Edhe gjyshi im“- tha Laerti.

  • Genc Trëndafili shpallet “Qytetar Nderi” i Elbasanit: Një jetë në shërbim të dijes dhe kulturës

    Genc Trëndafili shpallet “Qytetar Nderi” i Elbasanit: Një jetë në shërbim të dijes dhe kulturës

    Kryetari i Bashkisë Elbasan, Gledian Llatja, i dorëzoi familjes së Genc Trëndafilit titullin “Qytetar Nderi”, si një vlerësim i merituar për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në arsim dhe trashëgimi kulturore.
    Genc Trëndafili ka qenë një ndër figurat më të spikatura në arsimin elbasanas dhe më gjerë, ish-drejtor i shkollës “Luigj Gurakuqi” dhe një ndër metodistët më të shquar të gjeografisë. Ai është autor i librit “Didactic of Geography”, një tekst i rëndësishëm akademik që mbetet një udhërrëfyes për mësimdhënien moderne në këtë fushë.

    Përveç kontributit të palodhur në edukimin e brezave, Trëndafili ka luajtur një rol thelbësor edhe në pasurimin e jetës kulturore të qytetit. Ai ka kontribuar në ngritjen dhe sistemimin e Muzeut të Shkollës Normale të Elbasanit, një institucion simbol për historinë e arsimit shqiptar.
    “Puna dhe vlera e tij do të jetojnë përjetë ndër breza. Respekt dhe nderim për një figurë të rrallë të dijes dhe kulturës shqiptare,” u shpreh Kryetari Llatja gjatë ceremonisë së dorëzimit të çmimit.

  • Berisha: Për çdo qytetar kryefamiljar me aftësi të kufizuara, familjarët e tij do trajtohen me minimumin jetik

    Berisha: Për çdo qytetar kryefamiljar me aftësi të kufizuara, familjarët e tij do trajtohen me minimumin jetik

    Berisha: Për çdo qytetar kryefamiljar me aftësi të kufizuara, familjarët e tij do trajtohen me minimumin jetik

    Kryetari i PD, Sali Berisha ka zhvilluar një bashkëbisedim me personat me aftësi të veçanta, që sipas kryedemokratit do të kenë një përfaqësim dinjitoz në programin qeverisës të PD 2025-2029.

    Gjatë bashkëbisedimit me ta, Berisha tha se për çdo qytetar me aftësi ndryshe, që është kryefamiljar, familjarët e tij do trajtohen me minimumin jetik, ndërsa shtoi se brenda 100 ditëve të para, program i PD për ta, do të sjellë një ndryshim rrënjësor në qëndrimin e shoqërisë ndaj tyre.

    “Së pari, ju falënderoj për praninë tuaj këtu, përfaqësues të dhjetëra mijëra qytetarëve shqiptarë me aftësi ndryshe dhe t’u siguroj se ky program që ne kemi për ju brenda 100 ditëve të para do të sjellë një ndryshim rrënjësor në qëndrimin e shoqërisë ndaj jush.

    Sot, qëndrimi i shoqërisë ndaj jush në një mënyrë apo një tjetër, është një lloj braktisje.

    Sepse, braktisje është në qoftë se ju për problemet që keni, paguheni me një shumë qesharake.

    Në qoftë se, shoqëria nuk bën çdo përpjekje për përfshirjen tuaj brenda atyre mundësive që keni në jetën normale, në punë.

    Po të shohësh sot, nga 17 mijë invalidë të deklaruar në gjendje pune, janë gjithsej të punësuar 300-400 prej tyre.

    Në administratën shtetërore, që e ka për detyrim, nga 220 mijë punonjës, ka gjithsej 212 invalidë.

    Kjo është një aktakuzë shumë e rëndë për këtë administratë.

    Dhe unë u garantoj ju të dashur miq se pothuaj një e treta e rrogave që jepen në administratën shtetërore janë në emigracion dhe nuk janë fare në Shqipëri, por janë emra të regjistruar dhe qeveritarët, zyrtarët ndajnë ato paratë njëri me tjetrin.

    Kurse ju iu lënë me pensione absolutisht si aktakuzë e rëndë e kësaj vjedhje që bëhet.

    140 mijë lekë pensioni, në një kohë kur shumë nga ju jeni kryefamiljarë, keni njerëz për të mbajtur, keni detyrime përveç vetes tuaj, do të thotë t’u dënosh ju me mjerim. Dhe ky, është dënimi me mjerim.

    Sepse në qoftë se i jep ti tjetrit 150 mijë lekë të vjetra për të kaluar muajin me të gjithë problemet që ka, ilaçet, etj, ai nuk e përballon dot kurrë jetën.

    Ne e kemi shpallur, në Shqipëri nuk do ketë pension nën 200 euro.

    Por u garantoj se pensionet për ju, pra ky minimum jetik do tejkalohet sipas shkallës së aftësisë ndryshe, pa asnjë lloj hezitimi.

    U siguroj se për secilin qytetar me aftësi ndryshe, që është kryefamiljar, që mban familjen, familjarët e tij do trajtohen me minimumin jetik.

    Nuk do mund të bëjë kush korrupsioni mbi ju.

    Shikoni çfarë djallëzie kanë bërë këta, që nuk e ka kërkush. Ligji që parashikon përmbushjen e nevojave tuaja, ai ligj nuk thotë për qytetarët me aftësi ndryshe, por thotë edhe për qytetarët me aftësi ndryshe, domethënë që të lëshohet edhe lukunia tjetër.

    Por, ne qëllimin duhet ta kemi në radhë të parë për këtë grup të shoqërisë, sepse aty është prova e njerëzisë, prova e humanizmit, prova e bamirësisë. Nuk është bamirësi, është detyrim madhor”, u shpreh Berisha.

  • Presidenti i Shqipërisë shpallet ‘Qytetar Nderi’ i Gjilanit/ Begaj: Ky titull u takon shqiptarëve

    Presidenti i Shqipërisë shpallet ‘Qytetar Nderi’ i Gjilanit/ Begaj: Ky titull u takon shqiptarëve

    Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj u shpall “Qytetar Nderi” nga Kuvendi Komunal dhe Komuna e Gjilanit. Teksa pranoi çmimin, Begaj u shpreh se ky titull u takon të gjithë shqiptarëve që në ditët më të vështira u qëndruan pranë familjeve nga Kosova.
    “Është e vështirë të gjejë fjalët e duhura për të shprehur mirënjohjen kur pranoj këtë nder. Gjilani, ky qytet i sakrificës më bën sot qytetar të tij, dhe unë e pranoj me përulësi. Ky titull u takon gjithë shqiptarëve që në ditët më të vështira u qëndruan pranë familjeve nga Kosova.
    Gjilani si çdo qytet i Kosovës e di shumë mirë peshën e sakrificës dhe çmimin e lirisë. Kjo tokë ka lindur heronj të shumtë”, tha Begaj teksa pranoi çmimin. Ndërkaq, kryetari i Gjilanit Alban Hyseni e konsideroi një titull simbolik, si një shenjë falenderimi ndaj Shqipërisë për kontributin e dhënë për Kosovën.
    “Ky është një titull simbolik që vjen si shenjë nderimi për kontributin e dhënë për qytetarët e Kosovës e po ashtu edhe si shenjë falënderimi ndaj Shqipërisë për të gjitha që i ka bërë për Kosovën”, tha Hyseni.