Tag: qytetar

  • Punonjësi i policisë bashkiake dhunoi një qytetar, reagon policia e Beratit

    Punonjësi i policisë bashkiake dhunoi një qytetar, reagon policia e Beratit

    Në lidhje me një video të postuar në rrjetet sociale, në të cilën shfaqet një punonjës i Policisë Bashkiake duke goditur me grushte, 1 qytetar, sqarojmë se u kryen hetimet e nevojshme në lidhje me rastin dhe në përfundim të tyre, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 36 vjeç dhe për punonjësin e Policisë Bashkiake, shtetasin Q. N., 54 vjeç, pasi dyshohet se si pasojë e mosmarrëveshjes në lidhje me një masë administrative, kanë goditur me grushte, njëri-tjetrin.

    Top Channel

  • “Ai nuk mund të trajtohet si një qytetar i zakonshëm”, avokati shpërthen: Meta mbahet në paraburgim në mënyrë të…

    “Ai nuk mund të trajtohet si një qytetar i zakonshëm”, avokati shpërthen: Meta mbahet në paraburgim në mënyrë të…

    Kujtim Cakrani, avokati i kreut të Partisë së Lirisë Ilir Meta, tha sot se Meta është figurë kyçe e tranzicionit politik të vendit dhe si i tillë nuk mund të trajtohet si një qytetar i zakonshëm në raport me sistemin e drejtësisë.
    Në një intervistë televizive, Cakrani komentoi lidhur me proceset ligjore të Metës, që vijojnë që nga dita e arrestimit të tij.
    “Meta është në hetim që nga dita e arrestimit, por procedura ka nisur shumë më herët. Pavarësisht kësaj, ai vazhdon të mbahet në paraburgim, edhe pse në mënyrë të paligjshme. Ne i jemi drejtuar Gjykatës së Lartë për të kërkuar llogari mbi atë që është bërë në këto tetë muaj. Ka një mungesë të theksuar transparence dhe shkelje të procedurës. Po flasim për një figurë kyçe të tranzicionit shqiptar. Nuk mund të trajtohet si një qytetar i zakonshëm në raport me sistemin e drejtësisë.”-tha Cakrani
     
     

  • PAMJET- Sherr në mes të rrugës, Polici i Bashkisë qëllon me grusht dhe hedh në tokë qytetarin

    PAMJET- Sherr në mes të rrugës, Polici i Bashkisë qëllon me grusht dhe hedh në tokë qytetarin

    PAMJE NGA NGJARJA

    BERAT- Një punonjës i Policisë Bashkiake dhe një qytetar janë përfshirë në një konflikt fizik ditën e sotme në qytetin e Beratit. Sherri ka ndoshur pranë ish-pallatit të kulturës, për arsye ende të paqarta. Sipas raportimeve nga dëshmitarë të ngjarjes, i pari që e nisi konfliktin ishte i riu i cili goditi punonjësin e Policisë. Ky i fundit në pamjet e publikuara në JOQ, duket se i kthehet dhe e hedh përtokë. 
    “Rastesisht po kaloja nuk i pyeta se isha ne rreth, por polici ishte bashkiak. Afer ish-pallatit të Kulturës te xhamia. E qelloi ai cuni përpara, skisbte faj polici” shkruan një qytetar.

    Deri më tani nuk ka pasur një reagim nga autoritet./ZËRI

  • “Qytetar Nderi” për Mira Muratin! Bashkia e Vlorës propozon ndarje çmimesh për tre vlonjatë që kanë shkëlqyer në skenën ndërkombëtare

    “Qytetar Nderi” për Mira Muratin! Bashkia e Vlorës propozon ndarje çmimesh për tre vlonjatë që kanë shkëlqyer në skenën ndërkombëtare

    Komisioni Këshillimor për Titujt Vendor të Nderit në Bashkinë e Vlorë ka propozuar dhënien e titullit “Qytetar Nderi i Vlorës” për tre personalitete, përfshirë Mira Muratin.

    Ky titull propozohet t’i jepet Mira Muratit, shqiptares nga Vlora që kontribuoi në krijimin e inteligjencës artificiale ChatGPT. Po ashtu, Andi Hoxhajt, profesorit që është emëruar si Oficer i Urdhrit Më të Shkëlqyer të Perandorisë Britanike (OBE) në Listën e Nderimeve të New Year 2024 për shërbimin e tij në marrëdhëniet MB-Shqipëri.
    Propozimi i tretë i Komisionit Këshillimor për Titujt Vendor të Nderit në Bashkinë e Vlorë është për tenorin e njohur, Josif Gjipali, që ka interpretuar në skenat më prestigjioze të Evropës.

    Top Channel

  • Rrugë plot me makina dhe radhë kilometrike në pikat e karburanteve, ja çfarë thonë qytetarët e Tehranit pas thirrjes së Trump për evakuim

    Rrugë plot me makina dhe radhë kilometrike në pikat e karburanteve, ja çfarë thonë qytetarët e Tehranit pas thirrjes së Trump për evakuim

    Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar se “të gjithë duhet të evakuohen menjëherë nga Teherani”.

    Disa iranianë e kanë ndjekur tashmë këtë këshillë, të tjerë mendojnë se është thjesht e pamundur ta ndjekin.
    Një qytetar i Tehranit tha për BBC se tani është i sigurt në Armeni. Ai tha se ata u nisën nga Teherani rreth orës 08:45 të hënën, duke kaluar me makinë nëpër qytetin Qazvin, në Iranin veriperëndimor.
    Por ai theksoi se një udhëtim që zakonisht do të zgjaste një orë e gjysmë i mori gati pesë orë.
    “Shumë, veçanërisht ata që jetojnë jashtë vendit, po përpiqen të largohen nga vendi”, u tha ai.
    Një tjetër qytetar iranian ka vendosur të qëndrojë në Teheran, pavarësisht se po frikësohet gjithnjë e më shumë.
    “Qyteti ndihet kaq i zbrazët. Që kur Trump u bëri thirrje njerëzve të largohen mbrëmë, duket se shumë të tjerë po ikin”, tha ai.
    Ajo thotë se rrugët janë “të mbushura plot” dhe “trafiku është një makth”. Teherani është një qytet me gati 10 milionë banorë dhe Narges nuk sheh asnjë arsye të përpiqet të largohet dhe të mbetet e bllokuar në rrugë.
    Por dje ishte një kujtesë për rrezikun që po merr. Ajo jeton pranë selisë së transmetuesit shtetëror të Iranit që u sulmua.
    “Ishte tmerruese dhe kaq afër”, thotë ajo.
    Të tjerë mendojnë se thjesht nuk ka zgjidhje tjetër.
    “Nuk mendoj se është e sigurt të përpiqesh të udhëtosh me makinë për të kaluar kufirin”, thotë një tjetër qytetar.
    Ajo gjithashtu jeton pranë transmetuesit dhe evakuoi ndërtesën e saj me nënën e saj të moshuar pasi dëgjoi shpërthime të forta gjatë gjithë natës të së hënës. Gjatë rrugës për në shtëpi, ajo pa radhë në pika karburantesh “disa kilometra të gjata”.
     

    Top Channel

  • Balluku: Mirënjohje për çdo qytetar, Shqipëria në BE është objektivi dhe fokusi i çdo dite të punës sonë

    Balluku: Mirënjohje për çdo qytetar, Shqipëria në BE është objektivi dhe fokusi i çdo dite të punës sonë

    Zv/kryeministrja, ministrja dhe drejtuesja politike e PS-së në qarkun Fier, Belinda Balluku shpreh mirënjohjen për çdo qytetar që më 11 Maj besoi votën te PS. Teksa ka ndarë foto nga aktiviteti i djeshëm festiv, Balluku shkruan se Shqipëria në BE është objektivi dhe fokusi i çdo dite të punës. ”Me përulje dhe mirënjohje për çdo qytetar, që më 11 maj na votëbesuan si kurrë më parë, për të çuar deri në destinacion rrugën europiane që kemi nisur. Shqipëria në BE është objektivi dhe fokusi i çdo dite të punës sonë”,-shkruan Balluku.

  • I ndjeri Qani Muça – Një vetëvrasje që rëndon mbi ndërgjegjen e drejtësisë shqiptare

    I ndjeri Qani Muça – Një vetëvrasje që rëndon mbi ndërgjegjen e drejtësisë shqiptare

    Nga Avokat Edmond Petraj

    Më 19 maj 2025, në burgun e Fushë-Krujës, një i paraburgosur i dha fund jetës së tij. Qani Hamit Muça, një qytetar nga periferia e harresës shtetërore, u vetëvar në tualetin e dhomës ku mbahej, pas një varg tragjik ngjarjesh që duhet të tronditin ndërgjegjen e çdo institucioni përgjegjës në këtë vend.

    Shtëpia e Qani Muçës u shkatërrua nga IKMT. Në kushtet e dëshpërimit dhe revoltës ekstreme, ai qëlloi me armë në drejtim të forcave të ndërhyrjes, një akt i rëndë, por që buronte nga një dramë edhe më e thellë: humbja e strehës, e sigurisë, e gjithçkaje që një qytetar i varfër konsideron jetë. Nga ai moment, nis kalvari i një trajtimi që më shumë ngjan me ndëshkim institucional se me drejtësi: arrest, paraburgim dhe një harresë e plotë ndaj gjendjes së tij mendore e emocionale.

    Përgjegjësia nuk është vetëm te vetëvrasja — ajo është zinxhirore:

    Te vendimi për prishjen e banesës, shpesh pa transparencë, pa alternativa dhe pa ndjeshmëri sociale.

    Te policia që e arrestoi, por nuk raportoi gjendjen e rënduar të qytetarit.

    Te prokuroria që kërkoi masën e arrestit si zgjidhje standarde.

    Te gjykata që e firmosi si rutinë.

    Te drejtoria e burgjeve dhe stafi që nuk monitoroi gjendjen e tij psikologjike pas një traume të thellë.

    Shteti shqiptar ka një problem të madh: ka më shumë mekanizma për të rrënuar qytetarin, sesa për ta mbrojtur atë. Ka më shumë fadroma sesa punonjës socialë. Më shumë pranga sesa psikiatër. Më shumë zyrtarë që firmosin, sesa njerëz që dëgjojnë.

    Kjo vetëvrasje është më shumë sesa një akt dëshpërimi. Është një akt-akuze. Një kambanë alarmi për një sistem drejtësie që nuk parandalon tragjeditë, por shpesh i ushqen ato me indiferencë.

    Kërkojmë hetim të thelluar dhe të pavarur, që të analizojë të gjithë zinxhirin e vendimmarrjes dhe dështimeve institucionale në këtë rast.

    Sepse drejtësia që nuk arrin të mbrojë jetën, nuk është drejtësi – është abuzim i heshtur me pushtetin.

  • “Rama përbën rrezik”, Alimehmeti: Europën harrojeni, pasojat do t’i vuajë çdo qytetar i vendit

    “Rama përbën rrezik”, Alimehmeti: Europën harrojeni, pasojat do t’i vuajë çdo qytetar i vendit

    Kandidati për deputet i PD, Ilir Alimehmeti , ka shprehur shqetësimin për mënyrën si janë zhvilluar zgjedhjet e fundit në Shqipëri, duke i cilësuar ato si një proces shumë larg standardeve demokratike dhe pritshmërive të qytetarëve.
    Duke iu referuar edhe raportit paraprak të OSBE-ODIHR, ai theksoi se zgjedhjet nuk ishin as të lira, as të ndershme dhe aspak të barabarta. Sipas Alimehmetit, situata aktuale është një paralajmërim i qartë për atë që mund të ndodhë në vijim, nëse nuk ndryshon qasja e qeverisë ndaj proceseve zgjedhore dhe demokracisë në përgjithësi. Në këtë kontekst, Alimehmeti paralajmëron se pasojat nuk do t’i vuajnë vetëm kundërshtarët politikë, por çdo qytetar i vendit.
    “Një proces shumë larg pritshmërive që do kishte çdo qytetar i Shqipërisë, apo çdo qytetar që ndodhet jashtë Shqipërisë, për arsye të qarta. Ato që ndodhën, ato që u diskutuan, kur vjen puna që OSBE-ODIHR që në raportin paraprak, madje ato patën dalë edhe para zgjedhjeve, një raport shumë i fortë kundër procesit zgjedhor duke i cilësuar qartësisht zgjedhjet jo të lira dhe të ndershme, patjetër që jo të barabarta. Në 2025, duke si një makth i madh që kjo qeveri ende nuk është në gjendje të zhvillojë dot zgjedhje.

    Nëse nuk zhvillohen dot zgjedhje të lira dhe të ndershme, humbin të gjithë. Edhe ata që gëzojnë ndoshta 3 ditë sot, do ti vijë qederi mbrapa. Pas kalimit të kohës do ta kuptojnë, sepse dhe atyre u ikin kalamajtë nga shtëpia, do të varfërohen, edhe në ato të njëjta spitale kanë për të shkuar, aty ku skano ato ilaçe e paisje mjekësore.

    Po të njëjtat rroga e pensione të ulëta do të kenë, për të cilat gëzohen ato këto ditë. Minimum jetik patjetër që s’do të kenë, se kanë as në plan, nuk është vullneti i tyre ky. Në fund fare, për të pasuruar një grusht njerëzish që një e nga një po shkojnë në burg sot. Dhe kjo është fatkeqësia madhore. Ne e dinim fare mirë që gjatë fushatës, i gjithë plani apo fasada e Ramës ishte Evropa. Dhe Evropa ja ku po flet. Po flet qartë që me këto procese që po bëni ju, Evropën harrojeni.
    Nuk i intereson Ramës Evropa. Nuk i intereson sepse nuk vjedh dot. Po të futesh në Evropë ka ca rregulla të tjera që nuk i interesojnë dhe nuk do ta bëjnë këtë. Të gjitha i bën vetëm që të jetë vetë në karrige dhe të mbrohet nesër nga drejtësia. Këto janë arsyet e veta të Ramës. Të gjithë ata që gëzojnë se kujtojnë që kushedi se çfarë, asgjë.
    Një qeveri me shumicë, është shumë e rrezikshme”, u shpreh ai.

  • “Ke sjellë njerëz tek shtëpia ime, mashtrues”, qytetarët përplasen me Nokën dhe Vokshin në Vorë, demokrati: Do të të zvarris, horr!

    “Ke sjellë njerëz tek shtëpia ime, mashtrues”, qytetarët përplasen me Nokën dhe Vokshin në Vorë, demokrati: Do të të zvarris, horr!

    Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka debatuar me një grup votuesish në Vorë.

    Noka pretendon se qytetarët janë paguar nga socialistët për të votuar PS.
    Nga ana tjetër qytetarët e kanë quajtur mashtrues, ndërsa njëri prej tyre i tha Nokës se ka dërguar njerëz në shtëpinë e tij.
    Qytetarja: Një demokrat nuk e bën gishtin kështu.
    Qytetari: E gjeni një qytetar të Vorës të pranojë fjalët e këtij, është mashtrues
    Noka: Do ta shohim pas 11
    Qytetari: Pas 11 e pas 12. Ke sjellë njerëz tek shpia, jam Bert Xhabafti. Unë shkoj me votu ti thua mos hy këtu. Ore mashtrues. Si më sjell njerëz të pish kafe me mu. Nuk ju dua se keni vrarë njerëz dhe fëmijë.unë kam ardh me avion me votu.
    Noka: Do të të zvarris.
    Qytetari: Jam qytetar
    Noka: Ti je horr, jo qytetar.

    Top Channel

  • Nusja në Elbasan votoi e veshur me vello të bardhë, reagon Rama: Një gjest emocionues qytetar!

    Nusja në Elbasan votoi e veshur me vello të bardhë, reagon Rama: Një gjest emocionues qytetar!

    Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ngjarjen e rrallë që është regjistruar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit, ku bashkë me qytetarët e tjerë në qendrën e votimit është paraqitur edhe një nuse e veshur me vello të bardhë.
    Në një postim në rrjetet sociale, Rama uron çiftin në ditën e tyre, duke e quajtur këtë një gjest emocionues qytetar.Lexo edhe :Related Posts
    “Ah sa e bukur, të votosh duke nusëruar.

    Jetë të lumtur dhe për hajër për krejt Shqipërinë, ky gjest kaq emocionues qytetar”, shkruan kryeministi Edi Rama krah fotos.

    /vizionplus.tv