Deputeti i zgjedhur i PD-së, Klevis Balliu në një dalje për mediat bëri thirrje për heqje urgjente të titullit ‘Qytetar nderi’ George Sorosit.
Në një deklaratë, Balliu theksoi se Trump e ka shpallur Sorosin armik të demokracisë.
DEKLARATAPartia Demokratike i kërkon këshillit bashkiak të Tiranës që të mblidhet në mënyrë urgjente dhe të heqë titullin “Qytetar Nderi i Tiranës” akorduar George Sorosit nga Edi Rama kur ishte kryebashkiak. Në Shtetet e Bashkuara Presidenti Trump e ka shpallur George Soros “armik i demokracisë” dhe është e padenjë dhe sfiduese që në Shqipëri ai të jetë ende “nderi” i kryeqytetit. Kur Edi Rama ishte kryetar bashkie i dha titullin “Qytetar Nderi i Tiranës” pikërisht atij personi që sot Presidenti i SHBA kërkon ta hetojë si drejtues të një organizate kriminale.
George Soros dhe djali i tij janë shpallur praktikisht ‘non grata’ nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara. Jo vetëm kaq, por administrata Trump ka kërkuar që ata të hetohen mbi bazën e Aktit RICO, ligj që përdoret kundër organizatave kriminale. Si është e mundur që i shpalluri nga Presidenti i aleatit tonë të madh si kreu i një strukture kriminale të gëzojë titullin si nderi i kryeqytetit të Shqipërisë?
Ndërsa në SHBA Sorosi konsiderohet një kartel dhune dhe kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë, në vendin me popullin më pro-amerikan në botë ai ka instaluar qeverinë e tij personale. Sot, praktikisht, kemi një qeveri që bashkëpunon hapur me armiqtë e shpallur të SHBA-së. Është e domosdoshme që ky nder i pamerituar t’i hiqet menjëherë. Titulli “Qytetar Nderi i Tiranës” duhet t’u rezervohet vetëm personaliteteve që mbrojnë lirinë, demokracinë dhe vlerat universale dhe ato të kombit tonë. Ky titull korruptiv është arsyeja më e vogël se pse FBI duhet të shtrijë hetimet ne Shqipëri, ku provat e krimeve të kartelit woke dhe anti-demokratik Soros janë të pafundme.
Tag: qytetar
-

“Qytetar Nderi” i Ramës shpallet armik nga Trump, PD bën thirrjen: Të hiqet urgjentisht titulli i Sorosit
-

‘Qytetar Nderi’ i Ramës shpallet armik nga Presidenti Donald Trump/ PD: Të hiqet urgjentisht titulli i Sorosit!
Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, ka dalë në një deklaratë për media këtë të shtunë, ku ka kërkuar që Këshilli Bashkiak i Tiranës të mblidhet urgjentisht dhe të heqë titullin “Qytetar Nderi” dhënë George Sorosit nga Edi Rama kur ishte kryetar bashkie. Sipas Balliut, është e papranueshme që një person i shpallur nga Presidenti Trump si “armik i demokracisë” të mbajë ende një titull nderi në kryeqytetin më pro-amerikan në botë.
DEKLARATË PËR MEDIA DEPUTETI I ZGJEDHUR I PD, KLEVIS BALLIU:
Partia Demokratike i kërkon këshillit bashkiak të Tiranës që të mblidhet në mënyrë urgjente dhe të heqë titullin “Qytetar Nderi i Tiranës” akorduar George Sorosit nga Edi Rama kur ishte kryebashkiak.
Në Shtetet e Bashkuara Presidenti Trump e ka shpallur George Soros “armik i demokracisë” dhe është e padenjë dhe sfiduese që në Shqipëri ai të jetë ende “nderi” i kryeqytetit.
Kur Edi Rama ishte kryetar bashkie i dha titullin “Qytetar Nderi i Tiranës” pikërisht atij personi që sot Presidenti i SHBA kërkon ta hetojë si drejtues të një organizate kriminale.
George Soros dhe djali i tij janë shpallur praktikisht ‘non grata’ nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara. Jo vetëm kaq, por administrata Trump ka kërkuar që ata të hetohen mbi bazën e Aktit RICO, ligj që përdoret kundër organizatave kriminale.
Si është e mundur që i shpalluri nga Presidenti i aleatit tonë të madh si kreu i një strukture kriminale të gëzojë titullin si nderi i kryeqytetit të Shqipërisë?Ndërsa në SHBA Sorosi konsiderohet një kartel dhune dhe kërcënim i drejtpërdrejtë ndaj demokracisë, në vendin me popullin më pro-amerikan në botë ai ka instaluar qeverinë e tij personale. Sot, praktikisht, kemi një qeveri që bashkëpunon hapur me armiqtë e shpallur të SHBA-së.
Është e domosdoshme që ky nder i pamerituar t’i hiqet menjëherë. Titulli “Qytetar Nderi i Tiranës” duhet t’u rezervohet vetëm personaliteteve që mbrojnë lirinë, demokracinë dhe vlerat universale dhe ato të kombit tonë.
Ky titull korruptiv është arsyeja më e vogël se pse FBI duhet të shtrijë hetimet ne Shqipëri, ku provat e krimeve të kartelit woke dhe anti-demokratik Soros janë të pafundme.
-

Një qytetar gjen çantën me 15 mijë euro në rrugë, veprimi i tij habit të gjithë
Sot në Gjakovë një qytetar ka treguar një shembull të rrallë ndershmërie dhe përgjegjësie qytetare, pasi kishte gjetur një shumë të madhe parash, zgjodhi t’i dorëzojë ato në polici.
Qytetari Binak Neziri nga Gjakova ka gjetur një çantë në rrugën “Tirana”, në të cilën ndodheshin para në vlerë rreth 15 mijë euro.
Ai e ka dorëzuar çantën në Stacionin Policor të Gjakovës, ku pas procedurave të nevojshme, çanta dhe paratë janë kthyer tek pronari legjitim.
Ky gjest tregon jo vetëm integritetin personal, por edhe një shembull, duke kontribuar në ndërtimin e një shoqërie të ndershme dhe të përgjegjshme. -

Deçani nderon Marin Memën me titullin “Qytetar Nderi”
Gazetari i TCH Marin Mema, është shpallur me votë unanime, të të gjithë përfaqësuesve të forcave të ndryshme politike, qytetar nderi i Komunës së Deçanit në Kosovë.
“Faleminderit të gjithë juve. Marin je shembull sesi n shqiptarët duhet me punu … se kuptoj vazhdimin. Faleminderit për këtë që je”, tha Bashkim Ramosaj, kryetari i Komunës së Deçanit.
“Është një mirënjohje e thellë ndaj një zëri të së vërtetës, një zëri që ka qenë gjithmonë në shërbim të historisë, kujtesës dhe dinjitetin tonë kombëtar. Marin Mema është bërë tashmë një emblemë e gazetarisë shqiptare, jo vetëm për profesionalizmin dhe guximin e tij, por në fakt shumë edhe për përkushtimin e palëkundur ndaj çështjeve të cilat prekin kombin tonë në tërësi”, u shpreh Petrit Malaj, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë.
Në ceremoninë e rastit nuk munguan përfaqësues të lartë të institucioneve, forcave politike, deputetë, intelektualë, e qytetarë të shumtë.
“Kemi nevojë të ndërtojmë themele të forta për të ndërtuar një të ardhme të fortë. Ndaj ajo që unë dua me shpirt të përçoj përgjatë çdo emisioni është fakti që në vete, të gjithë bashkë, të përpiqemi t’i lëmë meritë, përçarjet, problemet, gjithçka që është përpjekur të na imponohet me kohën dhe ta ndërtojmë një të ardhme bashkë”, tha gazetari i Top Channel, Marin Mema.
Pas Komunës së Gjilanit, Deçani është komuna e dytë në Kosovë që e nderon gazetarin e Top Channel dhe autorin e “Gjurmë Shqiptare” dhe “Shqipëria Tjetër”, Marin Mema, me titullin qytetar nderi.Top Channel
-

E trishtë! Mbyll sytë përgjithmonë ish zv.Kryeministri i njohur (Emri+Foto)
U nda jeta, në moshën 82-vjeçare, ish zv .kryeministri Abdyl Xhaja, një ndër personalitetet më të spikatura të ekonomisë dhe politikës shqiptare në dekadat e fundit të shekullit XX, raporton gazetari Fatmir Popja.
Gjatë gjithë jetës së tij, Xhaja la një gjurmë të thellë në zhvillimin industrial dhe energjetik të vendit, si dhe në skenën politike të viteve të tranzicionit.
I lindur më 13 mars 1943 në Elbasan, Abdyl Xhaja përfundoi studimet e larta në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Tiranës në vitin 1965, duke u diplomuar si ekonomist për industri.Fillimet e tij profesionale ishin të lidhura ngushtë me qytetin e lindjes, ku shërbeu si ekonomist në ndërmarrje të ndryshme industriale.
Në vitet që pasuan, ai do të angazhohej në një karrierë të gjatë në Kombinatin Metalurgjik të Elbasanit, ku mbajti pozicione të rëndësishme drejtuese.
Gjatë kësaj kohe, ai ishte gjithashtu pjesë e Komitetit Shtetëror të Statistikës dhe më vonë do të kalonte në nivelet qendrore të drejtimit të sektorit industrial në vend.
Me ndryshimet politike të fillimviteve ’90, Abdyl Xhaja u bë një figurë kyçe në qeverisjen e vendit, duke shërbyer si Zëvendësministër i Burimeve Minerare dhe Energjetikës, Zëvendëskryeministër dhe më pas Ministër i Industrisë, Burimeve Minerare dhe Energjetikës në disa qeveri gjatë viteve 1991–1997.
Si pjesë e Partisë Demokratike, ai u zgjodh deputet në vitin 1996 dhe ishte anëtar aktiv i Këshillit Kombëtar të kësaj force politike.
Pas vitit 1997, ndonëse jashtë jetës politike aktive, vijoi të kontribuonte në fushën e ekonomisë si këshilltar pranë unionit të investitorëve të huaj dhe më vonë pranë Shërbimit Gjeologjik Shqiptar.
Për kontributin e tij në marrëdhëniet ndërkombëtare dhe promovimin e potencialeve ekonomike të Shqipërisë, Abdyl Xhaja është nderuar me titullin “Qytetar Nderi” i shtetit të Oklahomës në SHBA – një vlerësim i rrallë për një qytetar shqiptar.
Jeta dhe veprimtaria e tij mbeten një shembull i përkushtimit ndaj zhvillimit ekonomik dhe shërbimit publik.
Ndarja e tij nga jeta është një humbje e madhe për familjen, miqtë dhe të gjithë ata që e njohën nga afër si profesionist të përkushtuar dhe qytetar model. -

Tortura, akoma evidente
Nga Arben Papadhopulli
Asnjëherë nuk kam shkruar për Erion Veliajn — as kur ishte më i fuqishmi në Tiranë, as kur u arrestua në zyrë. As për gjyqin e tij e as për pretendimet e tij. Por si një qytetar kam të drejtë të flas. Nuk më ka lidhur asgjë personale apo politike me të, përveç disa shkëmbimeve idesh kur ai drejtonte organizatën MJAFT dhe unë një fondacion të BBC-së në Shqipëri.
Por sot, si qytetar i këtij vendi, ndiej neveri dhe tronditje kur shoh një sistem që praktikon metoda të turpshme dhe çnjerëzore ndaj një individi që, pëlqehet apo jo, është një qënie njerëzore.
Nëse ka vjedhur apo bastisur duhet të ketë turp, dhe të vuajë dënimin e duhur.
Por. Shqipëria është palë e Konventës së Kombeve të Bashkuara kundër Torturës dhe Trajtimit apo Dënimit Mizor, Çnjerëzor apo Poshtërues, të ratifikuar që në vitin 1994. Shteti shqiptar ka detyrime të panegociueshme për të mos aplikuar, nxitur apo toleruar forma torturimi fizik, izolimi ekstrem apo presioni psikologjik ndaj të paraburgosurve — pavarësisht se kush janë apo çfarë akuzash u rëndojnë.
Ajo që po ndodh me Veliajn nuk është më sistem i bujaties së dënimit — është torturë në logjikë. Një sistem që i mbyll sytë para luksit dhe privilegjeve që u ofrohen kriminelëve të rrezikshëm, ndërsa përpiqet të poshtërojë publikisht një figurë politike, nuk ka më lidhje me administrimin penitenciar. Ka hyrë në një territor tjetër: atë të dhunës së legjitimuar nga heshtja dhe hipokrizia.
Kur sistemi nuk respekton më njeriun, ai shndërrohet në vegël poshtërimi. Dhe aty nuk jemi më përballë një çështjeje politike — por përballë një katastrofe njerëzore dhe morale. -

12 vite si deputete, Gjylameti: Sot nuk largohem, por thjesht i hap rrugë një etape të re. Angazhimi qytetar nuk ka fund
Blerina Gjylameti sot u ul për herë të fundit si deputete e PS-së, pasi nuk arriti që ta mbante mandatin në zgjedhjet e 11 Majit. Në një postim në Facebook, ajo shkruan se sot nuk largohet, por i hap rrugës një etape të re. Për të angazhimi qytetar nuk ka fund.
Postimi i plotëTë dashur qytetarë, miq, bashkëpunëtorë dhe bashkëudhëtarë në këtë rrugëtim politik. Pas dymbëdhjetë vitesh si përfaqësuese në Kuvendin e Shqipërisë, ndjej sot nevojën të ndaj me ju disa mendime, ndjenja dhe reflektime.
Ka qenë një privilegj i jashtëzakonshëm. Më është dhënë mundësia të përfaqësoj zërin tuaj në Parlamentin e Shqipërisë, të jem pjesë e vendimeve që kanë ndikuar në jetën e shumë familjeve shqiptare, të mbroj vlera dhe të ndërtoj ura bashkëpunimi mes qytetarëve dhe institucioneve. E kam bërë me ndershmëri, përkushtim dhe pa u kursyer, sepse besoj se politika është, mbi të gjitha, shërbim dhe përgjegjësi.
Kam luftuar për barazi dhe më shumë mundësi për gratë, për të rinjtë, për familjet që kërkojnë mbështetje dhe për një shoqëri më të drejtë dhe më solidare. Kam besuar fort në idealin e një Shqipërie europiane dhe do të vazhdoj ta besoj këtë ideal, pavarësisht rolit tim institucional.
Nuk mund të fsheh se rezultati i zgjedhjeve ishte një moment reflektimi për kontributin e dhënë me ndërgjegje të pastër, për t’i shërbyer njerëzve dhe vendit tim. Kam dhënë më të mirën time në çdo moment. Mendoj se, edhe pse nuk do të jem më pjesë e Parlamentit, angazhimi qytetar nuk ka fund – sepse përkushtimi ndaj komunitetit nuk lidhet me një mandat, por është një mënyrë jetese.
Ndaj sot nuk largohem, por thjesht i hap rrugë një etape të re. Një fazë tjetër e shërbimit publik – ndoshta në një formë tjetër, por me të njëjtin pasion dhe me të njëjtat parime që më kanë udhëhequr deri më sot.
Uroj shumë suksese kolegëve të mi, të vjetër dhe sidomos të rinjve, që së bashku me kapitenin tonë Edi Rama, do të vazhdojnë historinë e Partisë Socialiste në Parlamentin e Shqipërisë. Këtë herë, jo vetëm si vijim i rrugës së nisur që në fillimet e tranzicionit, por mbi të gjitha për të çuar deri në fund misionin e transformimit të Shqipërisë në një vend europian.
Na pret shumë punë përpara, për të shpërblyer besimin dhe votën me të cilën qytetarët na kanë besuar të ardhmen e tyre dhe të vendit.
Me mirënjohje dhe përulësi. -

“Do vazhdoj misionin, pavarësisht platformës ku do jem”/ Gogu mban fjalimin e fundit në Kuvend, ironizon Gjekmarkaj: Kryetarja e ministrat u përlotën, me zor e mbajta veten…
Kjo e enjte e 3 korrikut ishte seanca e fundit për deputetin Toni Gogu, i cili nuk ja doli dot të merrte një mandat tjetër nga zgjedhjet e 11 majit.
Deputeti mbajti një fjalim në Kuvend ku tha se misioni i tij do vazhdojë, pavarësisht platformës ku do jetë. Ky fjalim u shoqërua me ironi nga demokrati Agron Gjekmarkaj.
Gogu: Do doja të thoja që për mua ka qenë një privilegj i jashtëzakonshëm të shërbej jo vetëm në këtë legjislaturë, një mision që do e vazhdoj si qytetar i Tiranës dhe një zone rurale që ka nevojë për Europën e infrastrukturës, shëndetësisë, ujit, për Europën e punës dhe shtetit ligjor. Si qytetar aktiv, pavarësisht platformës ku mund të shërbej, do vazhdoj që të gjithë këtë realitet ta jetoj vetë si qytetar i Europës. Për ta mbyllur, do doja t’i falënderoja, heronjtë e heshtur, gjithë stafit të Kuvendit, kolegët e shumicës të cilët edhe kur erërat janë përpjekur ta pengojnë rrugën e Shqipërisë. Ju falënderoj për durimin që treguar.
Gjekmarkaj: Zonja kryetare ju vërtetë u përlotët pas fjalimit të z.Gogu, dhe kjo ju nderon, tregon që jeni shpirtdhembshur. Po ashtu dhe ministrat Hoxha dhe Hasani patën një moment përmallimi, dhe unë me zor e mbajtja veten. Të lutem, kam një kërkesë për ministren Bora se kam marrë vesh që është ngarkuar ajo për qeverinë e re për kërkesat, që emrin e mikut Gogu ta shkruajmë me shkronja të arta në rreshtin e parë që të mos na mungojnë këto fjalime në parlamentin tjetër.
Gogu: I qëndroj larg talljes kur ka të bëjë me uljen e një kolegu. Nuk i bën nder kësaj salle.Top Channel
-

Ironi mes Toni Gogut dhe Agron Gjekmarkajt në Kuvend
Kjo e enjte e 3 korrikut ishte seanca e fundit për deputetin Toni Gogu, i cili nuk ia doli të merrte një mandat tjetër nga zgjedhjet e 11 majit.
Deputeti mbajti një fjalim në Kuvend ku tha se misioni i tij do vazhdojë, pavarësisht platformës ku do jetë. Ky fjalim u shoqërua me ironi nga demokrati Agron Gjekmarkaj.Pjesë nga debati:
Gogu: Do doja të thoja që për mua ka qenë një privilegj i jashtëzakonshëm të shërbej jo vetëm në këtë legjislaturë, një mision që do e vazhdoj si qytetar i Tiranës dhe një zone rurale që ka nevojë për Europën e infrastrukturës, shëndetësisë, ujit, për Europën e punës dhe shtetit ligjor. Si qytetar aktiv, pavarësisht platformës ku mund të shërbej, do vazhdoj që të gjithë këtë realitet ta jetoj vetë si qytetar i Europës. Për ta mbyllur, do doja t’i falënderoja, heronjtë e heshtur, gjithë stafit të Kuvendit, kolegët e shumicës të cilët edhe kur erërat janë përpjekur ta pengojnë rrugën e Shqipërisë. Ju falënderoj për durimin që treguar.
Gjekmarkaj: Zonja kryetare ju vërtetë u përlotët pas fjalimit të zotit Gogu, dhe kjo ju nderon, tregon që jeni shpirtdhembshur. Po ashtu dhe ministrat Hoxha dhe Hasani patën një moment përmallimi, dhe unë me zor e mbajtja veten. Të lutem, kam një kërkesë për ministren Bora se kam marrë vesh që është ngarkuar ajo për qeverinë e re për kërkesat, që emrin e mikut Gogu ta shkruajmë me shkronja të arta në rreshtin e parë që të mos na mungojnë këto fjalime në parlamentin tjetër.
Gogu: I qëndroj larg talljes kur ka të bëjë me uljen e një kolegu. Nuk i bën nder kësaj salle. -

FOTO – Hodhi mbeturinat jashtë konteneirëve, Policia e Bashkiake e Shkodrës gjobit qytetarin…
Pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga Bashkia Shkodër për rritjen e ndërgjegjësimit qytetar në drejtim të ruajtjes së pastërtisë dhe mjedisit të përbashkët, fatkeqësisht konstatohet ende një nivel i ulët përgjegjësie nga ana e disa individëve.
Së fundmi, një rast i denoncuar publikisht në media, është trajtuar me seriozitet nga strukturat përkatëse të Policisë Bashkiake. Ngjarja është regjistruar në lagjen “Skënderbeg”, pranë Varrezave të Rrmajit, ku personi përgjegjës është identifikuar dhe është penalizuar me masë administrative sipas rregulloreve në fuqi.
Bashkia Shkodër rikujton edhe njëherë se mjedisi është përgjegjësi e përbashkët. Ftojmë çdo qytetar të bëhet pjesë aktive e përpjekjeve tona për një Shkodër më të pastër, më të kujdesshme dhe më të jetueshme. /Deklaratë për shtyp e Bashkia Shkodër/Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd.
Ju mirëpresim!