Tag: qytet

  • Moti i keq edhe në Shkodër, por stuhia ‘kursen’ problematikat me përmbytjet në kryeqendrën e veriut

    Moti i keq edhe në Shkodër, por stuhia ‘kursen’ problematikat me përmbytjet në kryeqendrën e veriut

    Një stuhi e shoqëruar me erë të fortë dhe reshje të shumta shiu përfshiu Shkodrën, por fatmirësisht nuk shkaktoi probleme në qytet.

    Pamjet nga rrugët kryesore tregojnë një situatë ndryshe nga vetëm një vit më parë, kur çdo shi sillte përmbytje për shkak të mosfunksionimit të kolektorëve.
    Falë ndërhyrjeve të kryera nga Bashkia Shkodër dhe ndërmarrja “Ujësjellës-Kanalizime”, rrjeti i kanalizimeve është përmirësuar ndjeshëm, duke shmangur përmbytjet dhe duke lehtësuar qarkullimin normal në qytet.
    Gjatë ditës së sotme, punonjësit e Ujësjellësit kanë qenë në gadishmëri së bashku me strukturat e Bashkisë Shkodër, për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë në kohë në rast nevoje.
    Bashkia Shkodër falënderon punonjësit e Ndërmarrjes së Shërbimeve dhe të “Ujësjellës-Kanalizime” për angazhimin e tyre, si edhe banorët për mirëkuptimin gjatë punimeve për kolektorët, një proces që vazhdon ende për të garantuar një qytet më të sigurt dhe pa probleme nga përmbytjet.

    Top Channel

  • Kujtesë për një qytet që po harrohet – Nga Vangjel Agora

    Kujtesë për një qytet që po harrohet – Nga Vangjel Agora

    Nga Vangjel Agora
     
    Duke marrë shkas nga një shkrim i Erion Sina, aktori dhe regjisori Vangjel Agora, ish-punonjës i artit për dekada, sjell edhe një herë shqetësimin e tij për institucionet kulturore të humbura të qytetit të Sarandës.
     
    Pasuria e humbur e qytetit
     
    Në kujtesën e tij dhe të shumë qytetarëve, Saranda kishte dikur një listë të pasur institucionesh kulturore e sportive, të cilat sot janë zhdukur ose shndërruar:
     
    Teatri i kukullave
    Shtëpia e kulturës
    Këndi i lojërave për fëmijë
    Poligoni i qitjes
    Sera e madhe e luleve
    Ish-galeria e artit
    Muzeu i sportit
    Kinemaja
    Shtëpia e pionierëve
    Biblioteka
    Muzeu historik
    Konsultoret e fëmijëve
    Poliklinikat e lagjeve

    “Dikur këto ishin pasuria e të gjithëve. Sot? Sot janë vetëm kujtime, sepse qyteti ynë ka zbuluar se kultura, arti dhe sporti nuk sjellin fitim”, shkruan Agora, duke theksuar se në vend të tyre, pushteti ka zgjedhur të favorizojë ndërtimet dhe privatizimet.
     
    Teatri i qytetit – nga vatër arti në “kufomë të hapur”
     
    Agora ndalet me dhimbje te Teatri i qytetit, i cili ka shërbyer për dekada si qendër e argëtimit, edukimit dhe rritjes së brezave të artistëve. Sot, prej 5 vitesh, godina është e mbyllur, e degraduar dhe e lënë në harresë.“Ndërsa bota ndërton teatro të rinj, Saranda ka zgjedhur të japë shembullin unik të një qyteti me rritje turistike por pa teatër – një eksperiment botëror: ‘Si të rritësh turizmin pa kulturë’.”
     
    “Bashkia ka punë më të rëndësishme – të ndajë tendera për pllaka shëtitoreje, fasada hotelesh dhe sipërfaqe plazhesh për privatët. Qeveria mburret me statistika pushuesish, por nuk pyet çfarë ofrohet për shpirtin e qytetarëve. Për institucionet kulturore nuk ka plan, as fond, as vizion.” – thekson Agora.

    Si aktor dhe regjisor me 45 vite mbi skenë, Agora rrëfen dhimbjen e tij jo për veten, por për brezat e rinj:“Të rinjtë nuk kanë ku të provojnë emocionin e parë të teatrit, fëmijët nuk dinë ç’është kukulla në skenë, qytetarët janë dënuar të konsumojnë vetëm ‘argëtimin fast-food’ të lokaleve. Një qytet pa teatër, pa kinema, pa bibliotekë e muze, nuk është qytet – është thjesht një grumbull betoni buzë detit.”

    Në fund, Agora lëshon një apel:“A duhet të kthehen këto institucione në destinacionin e tyre? Pyetje naive! Po të kishte dashje, do të ishin kthyer. Por është më fitimprurëse të shitet trualli i tyre sesa të ringjallet shpirti i qytetit. E megjithatë, duhet të vazhdojmë të kërkojmë, të trokasim, të bërtasim – sepse harresa është faji më i madh. Dhe ndoshta një ditë, Saranda do të kuptojë se një qytet pa kulturë është një qytet i vdekur, sado të mbushet me turistë të gjallë.”
     
    Website Saranda Web
    Facebook Saranda Web
    Instagram saranda.web
    Youtube sarandaweb
    Tiktok saranda.web
    Pinterest sarandaweb
    in sarandaweb

  • Filloi ”Vajzë Fest”. Sonte shikohet kryevepra që ka organizuar Fidel Ylli në qytetin antik të Amantias

    Filloi ”Vajzë Fest”. Sonte shikohet kryevepra që ka organizuar Fidel Ylli në qytetin antik të Amantias

    Vajza e Vlorës, fshati i Ali Asllani, shndërrohet në çdo fundgushti në një qendër të madhe të artit, krijimtarisë dhe mikpritjes shqiptare. Edhe këtë vit, nga 22 deri më 24 gusht, është “Vajzëfest-Art, Film, Trashëgimi”, një festë që lidh traditën me risinë, kujtesën me shpirtin bashkëkohor.
    Mbrëmë ishte nata e parë, ndërsa sot do të jetë një kryevepër. Në orën 17.00 fillon Fidel Ylli me organizimin e tij fantastik në Amantia, rikthim i lojërave olimpike të lashtësisë.

    Nxitoni për në Vajzë të Vlorës! Mos e humbisni këtë kryevepër të sotme në qytetin antik të Amantias e shekullit të III-të para Krishtit.
    Nëse doni të dini me shumë për qytetin antik të Amantias lexoni shkrimin e mëposhtëm (pas videos)

    Amantia rrënojat e një qyteti antik është një monument kulture që ndodhet në qarkun e Vlorës.
    Emri i saj u përmend për herë të parë në shekullin e IV para erës sonë. Amantia u themelua në fund të shekullit V para erës sonë Ajo ndodhet në një kodër në zonën e Labëris dhe është e fortifikuar me mure. Në shekullin e III-të para erës sonë qyteti u forcua ekonomikisht dhe nxori monedhat e tij të para. Në vitin 268 para erës sonë , qyteti preu monedhën e vet. Ka ende gjurmë të tempullit të Afërditës, teatrit dhe stadiumit.
    Pozita gjeografike
    Sapo hyn në luginën e Shushicës, në juglindje të Vlorës, midis kodrave që shtrihen në këmbët e malit të Kudhësit, të tërheq vëmendjen, një majë shkëmbore e vetmuar, e cila ngrihet lartë si një kon i madh. Një majë tjetër shkëmbore, shihet edhe nga lindja, duke ardhur nga Tepelena. Të dy majat shkëmbore formojnë një kreshtë, e cila zgjatet gati 1 km. me drejtim verilindje-jugperëndim. Kuota më e lartë e saj është 613 m. mbi nivelin e detit dhe ndodhet në skajin verilindor. Mbi këtë kreshtë dhe përreth saj, janë të shpërndara shtëpitë e fshatit Ploçë. Në këtë kreshtë dhe poshtë saj, ruhen rrënoja të ndryshme të një vendbanimi të lashtë, ai i Amantisë.
    Amantia u zhvillua si qytet në kodrën e lartë dhe në tarracat e saj. Në kohët e lashta pllaja e sipërme e kodrës ishte e rrethuar me mure fortifikimi. Qyteti u zhvillua jashtë këtyre mureve, përreth Akropolit.
    Kjo ka bërë që Amantia të mos kishte pamjen e qyteteve të tjera ilire. Godinat dhe banesat e tjera u ngritën në sheshet dhe tarracat e mëdha të sajuara , të zgjeruara dhe të forcuara me mure, në anët e ndryshme të kodrës.
    Ajo lidhet me luginat e lumenjve Vjosa dhe Shushica dhe me rrugët e lashta , që kalonin nëpër to. Ky pozicion bëri që Amantia të shëndërrohej në një nyje të rëndësishme në marrëdhëniet tregtare midis bregdetit jugor të Ilirisë dhe krahinave të brendshme.
    Në shek. IV p.e.s. Amantia filloj të zhvillohej si një qendër e rëndësishme skllavopronare, duke marrë në shek. III-II p.e.s. pamjen e një qyteti të vërtetë antik. Ajo mbeti si e tillë deri në fund të shek. I p.e.s. Në kohën perandorake, Amantia e humbet rëndësinë e saj të dikurshme. Në fund të antikitetit përmendet si një qendër peshkopate, por në mesjetë ishte zhdukur si qytet.
    Kërkimet e para për identifikimin e rrënojave të Amantisë filluan në shek. XIX. Që në gjurmimet e para ajo u lokalizua në rrënojat e fshatit Nivicë të Kurveleshit nga Pukvili. Ka pasur dhe lokalizime të tjera (Vajza). Por më vonë do të mbizotëronte mendimi se Amantia duhet kërkuar në Ploçë dhe jo gjetiu. Nga kërkimet dhe gërmimet sistematike u zbulua se Amantia, ka qenë një qendër e rëndësishme e kësaj krahine të Ilirisë së Jugut dhe se për një kohë të gjatë ka pasur një jetë ekonomike dhe shoqërore të gjallëruar dhe një kulturë materiale dhe shpirtërore të përparuar.
    Burimet e shkruara për Amantinë dhe amantët
    Burimet e shkruara për Amantinë dhe amantët janë të kufizuara e të fragmentuara. Sipas autorëve të lashtë antikë, Amantia i përkiste Ilirisë dhe amantët ishin ilirë. Pas vitit 148 e.s Amantia bënte pjesë në provincën e Maqedonisë. Në një ndarje tjetër të provincave të perandorisë romake në Ballkan, në shek. II e. s. Amantia i takon provincës së Epirit të Ri. Ngjarje historike nuk ka. Na kumtohet se Amantia u bashkua me Cezarin në luftën kundër Pompeut, ose shumë shekuj më vonë, nën muret e saj të rindërtuara nga Justiniani, ushtria bizantine luftoi kundër saraçenëve. Kuptohet se të gjitha këto janë shumë pak për një qytet si Amantia, i cili pati një jetë gati njëmijëvjeçare. Duhet pasur parasysh lidhja amantë-abantë dhe njohja e amantëve si epirotë. Në shek. IV p.e.s. Amantia njihet si një qytet ilir. Por krahas qytetit Amantia kishte dhe një krahinë të quajtur Amantia, e cila zgjatej deri në bregdet.
    Sipas P. Skylaksit, amantët janë ilirë nga bulinët dhe Amantia nuk është një qytet grek; qytetet greke janë Apolonia e Epidamni. Plini, i ka quajtur barbarë amantët bashkë me bylinët. Për S. Bizantinin Amantia ka qenë krahinë e Ilirisë. Deri diku dhe të qartë janë kufijtë e territorit të banuar nga amantët. Në malet Keranune ata kufizoheshin me kaonet. Fqinjët juglindorë të tyre ishin atintanët , kurse në lindje kishin bylinët. Në disa njoftime, të dy qytetet Bylisi dhe Amantia, përmenden gjithmonë bashkë, që lë të kuptohet për lidhje të të ngushta midis tyre, pa përjashtuar dhe origjinën e përbashkët. Tekstit të P. Skylaksit, iu bënë disa korrigjime. Kështu titulli “ilirët” u zëvendësua me titullin “taulantët”. Duke pranuar titullin “taulantët” pranohet mendimi se Amantia si krahinë e si qytet, në atë kohë ndodhej nën varësinë e shtetit ilir.
    Ngjarje të tilla si kalimi i Apollonis e Dyrrahut, nën varësinë e shtetit ilir dhe vënia e Pirros me forcën e armëve në fronin e mbretërisë molose nga mbreti Glaukia, e përforcon këtë mendim. Me dobësimin e shtetit ilir , dhe me fuqizimin e shtetit të Epirit, në kohën e sundimit të Pirros, Amantia hyri në përbërjen e shtetit epirot. Për dy shekuj burimet për Amantinë heshtin. Ka shumë të ngjarë që, pas vitit 168 p.e.s., Amantia të jetë bërë e pavarur duke filluar dhe prerjen e monedhave me emrin e banorëve të saj. Amantia mbeti e pavarur edhe më vonë. Këtë e vërteton dhe fakti, që Amantia është në listën delfike të theorodokëve, të datuar në vitet 220-189 p.e.s.
    Në shek. II. p .e.s. Amantia, në qoftë se nuk kishte ruajtur pavarësinë e plotë, gëzonte së paku një autonomi të brendshme, të cilën e vazhdoi ta ketë dhe në shek. I p.e.s.; sikurse vrehet nga prerjet monetare të kësaj kohe. Kjo pozitë e privilegjuar e Amantisë tregon se ky qytet, sikurse Bylisi dhe Apollonia, mbajti anën e Romës, gjatë luftërave kundër shtetit ilir dhe atij maqedon. Ka edhe një mundësi tjetër, amantët bënin pjesë në një bashkësi (koinon) fisesh e qytetesh të kësaj treve, në krye të së cilit qenë bylinët, ndoshta për një kohë dhe atintanët.
    Në disa burime të shkruara të autorëve antikë, në lidhje me qytetet e Ilirisë Jugore , janë ruajtur legjenda të udhëtimeve të gregërve, të cilat amantët i bëjnë abantë, bylinët i bëjnë myrmidonë dhe orikët , kolkë. Identifikimi i amantëve me abantet nuk është e lehtë. Lykofroni, në poemën e tij Aleksandra, e ka sjell Eleferonin, kryetarin legjendar të abantëve, në tokat e amantisë, por pa i identifikuar abantët me amantët.

    Bizantini është përpjekur të shpjegojë lidhjen amantë – abantë dhe Amantia- Abantia duke shpjeguar se shkronja b është kthyer në m nga “barbarët”. Ky kthim bëri që Kalimaku, në veprën e tij , të përdorë emrin Amantia në vend të Abantia. Më poshtë ai thotë se Amantia është krahinë e ilirëve, por banorët e saj i quan abantë. Një verzion tjetër të legjendës na e jep dhe Pausania, në veprën e tij “Përshkrimi i Helladës”. Ai tregon se në Olymbia, në vendin e quajtur Hipodam, gjendej një monument skulptural kushtuar Zeusit nga apolloniatët. Ky monument ishte ngritur nga këta të fundit pas fitores kundër abantëve, me një të dhjetën e plaçkës së marrë në qytetin e tyre Thronion. Në këtë mbishkrim amantët quhen abantë, sipas pretendimit se e kishin origjinën që nga koha e luftës së Trojës.

    Monumentet arkeologjike
    Gërmimet që janë kryer kanë mundur të sjellin në dritë të dhëna historike mbi ekzistecën e Amantisë. Cikli i shekujve ruante një qytetërim të tërë të mbetur tashmë me rrënoja , brenda së cilës mbeteshin gjurmët e akropolit, stadiumit, tempullit dhe mureve mbështetëse. Monumentet si vepra të mëdha arkitekturore shprehin rëndësi dhe njëkohësisht mbeten dëshmi e ekzistencës së një qytetërimi të rëndësishëm në Ilirinë Jugore.
    Akropoli
    Amantia ka pasur të fortifikuar vetëm akropolin , majën e kodrës. S. Anamali jep një të dhënë: “ Pllaja e sipërme shkëmbore në pjerrësi të ndryshme të faqeve të saj i ka detyruar ndërtuesit të përshtatin muret, teknikën e ndërtimit dhe drejtimet e tyre në përputhje me vendin.” Kjo do të thotë se muri qarkon sipas relievit të kodrës. Mbetet për t’u vlerësuar teknika e ndërtimit të tij. Është punuar shkëmbi duke synuar vendosjen e blloqeve, duke realizuar lidhjen me faqet anësore dhe duke krijuar një faqe të jashtme, të drejtë e vertikale. Gurët që kanë qenë pjesë përbërse e murit janë gëdhendur në përmasa dhe forma të ndryshme ( paralelopipedi, polidonale apo trapezoidale). Qëllimi i zbardhur i blloqeve të latuar ka qenë muri i fortë dhe i mirë. Kur muri vendosej në tokë përdoreshin blloqe paralelopipedi me fugatura horizontale, vertikale me faqe të drejtë. Ndërsa kur muri vendosej në shkëmb, forma e blloqeve ishte poligonale. Pavarësisht nga trajta e blloqeve, muri ka qenë ngritur në një kohë dhe të ndërtuar me të njëjtën teknikë. Ajo që të bën më shumë përshtypje është përdorimi i një teknike të lartë dhe përpunimi me kujdes i blloqeve. Në akropolin e Amantisë janë me interes dhe portat të cilat, në pjesën e sipërme mbylleshin me një hark të rremë.
    Kur u ngrit akropoli? Nga gjetjet arkeologjike, nga të dhënat dhe nga teknika e ndërtimit të mureve mendohet se i përkasin gjysmës së parë të shekullit IV p.e.s. Kjo është një kohë kur Iliria e Jugut u përfshi nga një lulëzim ekonomik. E vështirë është të përcaktohet se sa kohë i shërbeu akropoli qytetit dhe se cilës i përkasin disa restaurime të vogëla.
    Ka shumë të ngjarë që akropoli i Amantias pas luftërave të Çezarit me Pompeun, nuk u përdor më për mbrojtje. Muret e akropolit dhe pse jo në gjendje të mirë përbëjnë një kompleks fortifikimi, me interes për njohjen dhe studimin e artit të fortifikimit të qyteteve të Ilirisë Jugore.
    Stadiumi
    Matanë bregoreve, në “gropë e Kovaçit”, lindi stadiumi antik me 300 vende. StadiumI është monumenti më i ruajtur i ndodhur rreth 150 m. Jashtë mureve rrethuese, në lindje të qytetit. Një pjesë e tij u zbulua në 1949 gjatë një ekspedite arkeologjike. Gjatë eksplorimit u panë disa gurë të ngulur në tokë e të vendosur në trajtë shkalle. Ajo që të bie në sy është pozicionimi i stadiumit. Kjo tregon shfrytëzimin me mjeshtëri të amantëve të pozitës malore të qytetit. Kodra dhe sheshi i përgjigjeshin mjaft mirë kërkesës së ndërtuesve. Shkallët e gurta, në formë patkoi të zgjatur, ndiqnin një pistë 12,50 m të gjerë, të ruajtur rreth 55 m. Në njërin krah, kishte të mbështetur në faqen e kodrës 17 shkallë, kurse në krahun tjetër, të ngritur mbi një mbushje dheu kishte vetëm 8 shkallë.
    Shkallët, me gjerësi 0,60 m dhe me lartësi 0,30 m shërbenin për uljen e spektatorit. Në faqet të ndenjësve kanë qenë gdhendur emra si Iparhos, Apollonos, Sokrates etj. Ndërtimi i stadiumit i takon mesit të shek. III p.e.s.
    Tempulli
    Në anën jugore të qytetit, rreth 200 m jashtë mureve rrethuese është zbuluar bazamenti i një tempulli antik. Ai ka qenë një peripter i rendit dorik, me përmasa 12,5 m dhe 6,75 m. Tempulli ka qenë i vogël i rrethuar me shtylla.
    Materialet e gjetura, nuk ndihmojnë për të përcaktuar kohën kur u ngrit tempulli, as hyjninë, të cilit ai i shërbeu. Arkeologët mendojnë se tempulli u ngrit aty nga shek. III p.e.s., dhe ka vazhduar të përdorej edhe në shekujt I të e. sonë. Gjatë antikitetit të vonë, pranë rrënojave të tempullit, ka qenë ngritur me materialet e tij një bazilikë paleokristiane.
    Muret mbështetëse
    Amantia tregon për një traditë të mirë të ndërtimit të godinave në tarraca. Për shkak të pozitës, amantët, zgjeruan shpatet e kodrës dhe i mbështetën në mure. Mure të tillë mbështetës ka në vendin e quajtur “Lëmi i Peçit” ku janë zbuluar rreënojat e një tempulli dhe të një kishe. Muret mbështetëse në “Lëmin e Peçit” dhe në anën veriore të akropolit janë forcuar dhe me kontraforca. Midis mureve mbështetëse, dallon muri i madh në faqen veriore të akropolit. Ky mur nuk lidhej me akropolin, por i shërbeu atij.
    Në gjendjen e sotme, muri i madh me kontraforte, shihet në një gjatësi rreth 41 m krahu perëndimor i tij, i gjatë 9 m, nuk ka kontraforte; ai është 2 m i gjerë dhe i ndërtuar nga blloqe gëlqerore paralelepipedi të puthitur mirë.
    Në sipërfaqe, duke filluar nga skaji perëndimor ky mur vjen i shkallëzuar. Kontrafortet dalin në gjithë pjesën tjetër të murit, që zgjatet nga lindja. Muri i madh me kontraforte nuk është ruajtur i plotë.
    Ky mur është një nga ndërtimet e bukura të Amantias dhe dëshmon për aftësitë e mjeshtërve ndërtues vendas. Një mur i dytë mbështetës është ndërtuar nën murin e madh me kontraforte. Ky mur i ngritur 6,10 m ka pasur si qëllim forcimin e shpatit të kodrës.
    Nekropoli
    Varreza e qytetit ka qenë shtrirë kryesisht në anën perëndimore, në rrugën kryesore që vinte nga gjiri i Vlorës. Varret më të hershme kanë formën e një arke të krijuar me pllaka të mëdha guri të latuar dhe datojnë në çerekun e parë të shek. IV p.e.s. Shekullit të IV-III i takojnë një numër i madh varresh monumentale nëntokësore me dy dhoma të mbuluar në qendër. Më rrallë gjendet edhe tipi i dytë i varreve, vetëm me një ambient.

    Paçi gjatë vizitës së tij hasi në një varrë monumental me dy ambiente. Të dy ambientet janë ndërtuar me blloqe gëlqerore dhe të mbuluar me qemerë. Një varr tjetër monumental na kumtohet nga S. Anamali. Ai ka formë katërkëndëshe, vetëm me një kthinë të mbuluar me qemer. Në sondazhin e vitit 1950 u zbuluan katër varre[2].

    Numizmatika
    Pas themelimit Amantia filloi gradualisht të rritej e të zhvillohej si një qendër e rëndësishme skllavopronare. Pamjen e plotë të një qyteti të zhvilluar antik e mori në shek. III-II p.e.s dhe vazhdoi të mbetej e tillë deri në fund të shek. I e.s. gjatë kësaj periudhe, Amantia njeh një zhvillim të shpejtë të forcave prodhuese, i cili dëshmohet, nga të dhënat letrare, mbishkrimore e arkeologjike dhe nga aktiviteti i gjerë në fushën e prerjes së monedhave. Nga gërmimet arkeologjike është grumbulluar një material i pasur numizmatik. Si qytetet dhe krahinat e tjera ilire dhe Amantia preu monedhën e vet me legjendën AMANTON.
    Tipi i parë i monedhës ka në faqe kokën e Athinasë me përkrenare korintike, kurse në shpinë një kukuvajkë e rrethuar nga një kurorë me gjethe dafine. Legjenda vendoset lartë dhe poshtë simbolit të shpinës e ndarë në dy pjesë AMAN-TON. Në tipin e dytë është përdorur figura e Zeusit dhe simbol shpine rrufeja me një kurorë dushku. Legjenda është e vendosur lartë e poshtë rrufes, AMAN-TON. Sot kemi 89 copë monedha të këtij tipi. Në tipin e tretë është vendosur koka e Zeusit dhe të Diones dhe në shpinë një gjarpër i cili ka rreth një kurorë dafine, dhe legjendën. Ky tip paraqitet në 7 variante dhe sot kemi 50 copë. Tipi i katërt – Në faqe është vendosur Artemisa me flokë të ngritura dhe të lidhura prapa. Në shpinë është vendosur flakësja me një kurorë dafine, ku në anën e majtë dhe të djathët është vendosur legjenda e ndarë në katër pjesë, AM-AN-TO-N. Kurse në tipin e pestë kemi në faqe kokat e Dioskureve, kurse në shpinë është vendosur një yll me tetë rreze. Lartë e poshtë këtij të fundit është gdhendur legjenda AMAN-TON. Tipi i gjashtë – Ka në faqe si simbol kokën e Artemisës dhe emri i prytanit, ndërsa në shpinë obelisku, në anët e të cilit është gdhendur legjenda AMAN-TON. E veçanta e këtij tipi është shoqërimi i Artemisës me obeliskun e Apollonit. Kulti i Apollonit nuk ka qenë kurrë i përhapur në Amantia. Ai ka qenë dhe mbeti hyu kryesor i kolonisë helene, Apollonisë. Ky vendim duhet të ketë lindur si pasojë e drejtimit të ri ekonomik që ndoqi Amantia mbas ndodhive në Epir të vitit 168 p.e.s. ai ndjehu nevojën që të lidhej ekonomikisht dhe politikisht me Apollonin. Si datë për fillimin e prerjes së monedhave merret viti 230 p.e.s dhe si periudhë përfundimi merret viti 168 p.e.s. Por nga një studim më i thellë i bërë nga H. Ceka, si periudhë fillimi merrë vitin 260 p.e.s dhe si periudhë përfundimi nuk merr vitin 168. Sipas këtij të fundit, prej 268 p.e.s. deri në pushtimin e Epirit nga Roma, Amantia gëzoi një periudhë autonomie të plotë ekonomike dhe politike. Madje në këtë periudhë nxjerr dhe dy tipe të reja monedhash. Monedhat e Amantias ishin shumë të ngjashme me ato të Lidhjes Epirote.
    Gjetjet arkeologjike dhe kulti
    Gjetjet më të hershme nga Amantia, qeramikë dhe figurina prej bronzi, i takojnë shek. VI p.e.s. dhe lidhet me një vendbanim protourban. Kurse gjetjet prej qeramike u përkasin dy grupe: gjetjet e enëve të vogëla me vernik të zi dhe enë të ndryshme. Gjetje të tjera konsiderohen tjegullat, të cilat janë përpunuar dhe i përkasin punishteve të qyteteve të Ilirisë së Jugut. Në varre janë gjetur dy gjipëra bronzi, fibula e varëse.
    Gjithashtu janë gjetur dhe figura prej bronzi të punishteve vendase: tri figura femrash, tri figura që përfaqësojnë një luftëtar, tri figura meshkujsh të zhveshur dhe tri të veshur.
    Mbi organizimin shtetëror të Amantias nuk kemi shumë të dhëna përveç katër mbishkrime. Në këto të fundit përmendet prytani, këshilli, sekretari i këshillit dhe këshilltarët. Magjistari më i lartë i qytet-shtetit ka qenë prytani dhe organi legjislativ ka qenë bulea ose këshilli që kishte dhe sekretarin. Përsa i përket kultit, perëndia për amantët ishte Hyji ose Zeusi, i cili është i shprehur dhe në prerjet e monedhave. Në këtë qytet ilir ka qenë i njohur dhe kulti i Afërditës. Një pllakë e vogël gurive e zbuluar në Amantia i kushtohet Afërditës. Mendohet se dhe tempulli i kushtohet kësaj të fundit. Si edhe në gjetjet në skulpturë paraqitet Pan-Silvani. Ky na paraqitet me tre nimfa. Në gjetjet e relieveve shikohen perëndi ilire. Perëndit, sipas amantëve janë mbrojtëse të barinjve, pyjeve dhe kullotave. Një varr monumental antik u gjet ne Amantia ne Qershor 2021 pas 2 muaj ekskavime.

  • Filloi ”Vajzë Fest”. Sonte shikohet kryevepra që organizuar Fidel Ylli i KOKSH

    Filloi ”Vajzë Fest”. Sonte shikohet kryevepra që organizuar Fidel Ylli i KOKSH

    Vajza e Vlorës, fshati i Ali Asllani, shndërrohet në çdo fundgushti në një qendër të madhe të artit, krijimtarisë dhe mikpritjes shqiptare. Edhe këtë vit, nga 22 deri më 24 gusht, është “Vajzëfest-Art, Film, Trashëgimi”, një festë që lidh traditën me risinë, kujtesën me shpirtin bashkëkohor.
    Mbrëmë ishte nata e parë, ndërsa sot do të jetë një kryevepër. Në orën 17.00 fillon Fidel Ylli me organizimin e tij fantastik në Amantia, rikthim i lojërave olimpike të lashtësisë.

    Nxitoni për në Vajzë të Vlorës! Mos e humbisni këtë kryevepër në qytetin antik të Amantias e shekullit të III-të para Krishtit.

  • “Rama vazhdon me egon e tij”/ Rrëmbimi i pronave publike, reagon ashpër aktivisti: Ende koha e Enverit, komunizëm

    “Rama vazhdon me egon e tij”/ Rrëmbimi i pronave publike, reagon ashpër aktivisti: Ende koha e Enverit, komunizëm

    Aktivisti Andi Tepelena, në një intervistë televizive, ngriti alarmin për situatën urbanistike në kryeqytet, duke e cilësuar Tiranën një qytet që po humbet identitetin dhe po shndërrohet në një “qytet skizofrenik”.
    Sipas tij, hapësirat publike po zhduken një nga një, duke u zëvendësuar me ndërtime të reja që “janë si mish i huaj mes ndërtimeve të tjera”. “Në vend që qytetarët të kenë fusha sportive dhe hapësira lojërash për fëmijët, ata sot kërkojnë të ndërtojnë diçka jashtë Tiranës, sepse këtu nuk merret më frymë nga mbingarkesa e ndërtimeve”, u shpreh Tepelena.
    Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po vijon të ndjekë një model zhvillimi kaotik, duke e trajtuar Tiranën si një projekt personal urbanistik e jo si një qytet me nevoja reale. “Kjo është egoja e tij për të qenë një kryebashkiak-menaxher, jo kryeministër”, tha aktivisti.
    Një nga shqetësimet kryesore, sipas Tepelenës, mbetet infrastruktura nëntokësore, e cila është ende ajo e kohës së komunizmit dhe nuk mund të përballojë ndërtesat e larta që po shtohen me shpejtësi. Ai paralajmëroi se kjo do të sjellë probleme të mëdha strukturore dhe funksionale në të ardhmen.
    “Tirana po kthehet në një geto të vërtetë, me një dendësi që kalon deri në katër herë normën e Bashkimit Evropian. Kjo e bën jetesën toksike, sepse qyteti humb kontaktin me natyrën dhe hapësirat e përbashkëta”, theksoi Tepelena.
    Andi Tepelena:
    Ne jetojmë në Tiranë dhe Tirana gati gati është kthyer në një qytet skizofrenik pikërisht për zënien e hapësirave publike dhe aty ku është mundur të luajnë fëmijët, të kenë fusha sportive e tjetra, sot qytetarët e Tiranës, kërkojnë të ndërtojnë diçka tjetër jashtë Tiranës sepse pikërisht të merret fryma nga ndërtimet, ka ndërtime si mish i huaj mes ndërtimeve të tjera.
    Kjo tash po ndodh random, ky është modeli i zhvillimit të Ramës, nuk është se presim ndonjë surprizë në këtë rast, vazhdon ajo egoja e tij për të qenë një kryebashkiak menaxher i qytetit, pra nuk po bën kryeministrin.
    Fatura financiare rëndohet për qytetarët shqiptarë por mbi të gjitha është një plagë për qytetin në vetvete, qyteti humb identitetin, që është shumë e rëndësishme, Tirana është shfytyruar le të themi, por mendoni edhe rrjetin inxhinierik që është nën këto ndërtime të larta, domethënë Tirana sot ende ka rrjetin inxhinierik nëntokësor ende të kohës së Enverit, të kohës së komunizmit, imagjinoni gjithë këto ndërtesa të larta çfarë problemesh do të sjellin me kalimin e kohës për të gjithë strukturën nëntokësore.
    Tirana do kthehet në një geto të vërtetë në aspektin e menaxhimit por edhe në aspektin e dendësisë, pra Tirana sot ka një dendësi, ka një normë të jashtëzakonshme dendësie, kalon deri në 4 herë normën e Bashkimit Evropian. Të gjitha këta faktorë e bëjnë toksike bashkëjetesën në qytet sepse humbet kontakti me natyrën. Me hapësirat e përbashkëta.

  • ‘Tirana një geto e vërtetë’/ Rrëmbimi i pronave publike, aktivisti: Rama vazhdon egon e tij për të qenë një kryebashkiak menaxher i kryeqytetit

    ‘Tirana një geto e vërtetë’/ Rrëmbimi i pronave publike, aktivisti: Rama vazhdon egon e tij për të qenë një kryebashkiak menaxher i kryeqytetit

    Aktivisti Andi Tepelena, në një intervistë për Syri TV me moderatorin Edvin Parruca, ngriti alarmin për situatën urbanistike në kryeqytet, duke e cilësuar Tiranën një qytet që po humbet identitetin dhe po shndërrohet në një “qytet skizofrenik”.

    Sipas tij, hapësirat publike po zhduken një nga një, duke u zëvendësuar me ndërtime të reja që “janë si mish i huaj mes ndërtimeve të tjera”. “Në vend që qytetarët të kenë fusha sportive dhe hapësira lojërash për fëmijët, ata sot kërkojnë të ndërtojnë diçka jashtë Tiranës, sepse këtu nuk merret më frymë nga mbingarkesa e ndërtimeve”, u shpreh Tepelena.

    Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se po vijon të ndjekë një model zhvillimi kaotik, duke e trajtuar Tiranën si një projekt personal urbanistik e jo si një qytet me nevoja reale. “Kjo është egoja e tij për të qenë një kryebashkiak-menaxher, jo kryeministër”, tha aktivisti.

    Një nga shqetësimet kryesore, sipas Tepelenës, mbetet infrastruktura nëntokësore, e cila është ende ajo e kohës së komunizmit dhe nuk mund të përballojë ndërtesat e larta që po shtohen me shpejtësi. Ai paralajmëroi se kjo do të sjellë probleme të mëdha strukturore dhe funksionale në të ardhmen.

    “Tirana po kthehet në një geto të vërtetë, me një dendësi që kalon deri në katër herë normën e Bashkimit Evropian. Kjo e bën jetesën toksike, sepse qyteti humb kontaktin me natyrën dhe hapësirat e përbashkëta”, theksoi Tepelena.

    Tepelena:

    Ne jetojmë në Tiranë dhe Tirana gati gati është kthyer në një qytet skizofrenik pikërisht për zënien e hapësirave publike dhe aty ku është mundur të luajnë fëmijët, të kenë fusha sportive e tjetra, sot qytetarët e Tiranës, kërkojnë të ndërtojnë diçka tjetër jashtë Tiranës sepse pikërisht të merret fryma nga ndërtimet, ka ndërtime si mish i huaj mes ndërtimeve të tjera.

    Kjo tash po ndodh random, ky është modeli i zhvillimit të Ramës, nuk është se presim ndonjë surprizë në këtë rast, vazhdon ajo egoja e tij për të qenë një kryebashkiak menaxher i qytetit, pra nuk po bën kryeministrin.

    Fatura financiare rëndohet për qytetarët shqiptarë por mbi të gjitha është një plagë për qytetin në vetvete, qyteti humb identitetin, që është shumë e rëndësishme, Tirana është shfytyruar le të themi, por mendoni edhe rrjetin inxhinierik që është nën këto ndërtime të larta, domethënë Tirana sot ende ka rrjetin inxhinierik nëntokësor ende të kohës së Enverit, të kohës së komunizmit, imagjinoni gjithë këto ndërtesa të larta çfarë problemesh do të sjellin me kalimin e kohës për të gjithë strukturën nëntokësore.

    Tirana do kthehet në një geto të vërtetë në aspektin e menaxhimit por edhe në aspektin e dendësisë, pra Tirana sot ka një dendësi, ka një normë të jashtëzakonshme dendësie, kalon deri në 4 herë normën e Bashkimit Evropian.

    Të gjitha këta faktorë e bëjnë toksike bashkëjetesën në qytet sepse humbet kontakti me natyrën. Me hapësirat e përbashkëta.

  • A e keni ditur: Në këtë qytet nuk lejohet as të lindësh, as të vdesësh!

    A e keni ditur: Në këtë qytet nuk lejohet as të lindësh, as të vdesësh!

    Ekziston një qytet në botë ku nuk lejohet as të lindësh, as të vdesësh dhe as të mbash mace!

    Bëhet fjalë për Longyearbyen në qendër të Svalbard, në Norvegji. Aty ekzistojnë disa ligje shumë të veçanta që ndiqen nga 2.000 banorët e tij.

    Ky vendbanim njihet si qyteti më i afërt me Polin Verior. Në periudhën e dimrit aty nata mund të zgjasë deri në 4 muaj. Përveçse një vend i errët e i ftohtë, ky qytet i vogël nisi të tërheqë shumë turistë, jo vetëm për historinë e tij magjepsëse, por edhe për rëndësinë e tij për të ardhmen e njerëzimit.

    Longyearbyen u krijua si një vendbanim për njerëzit që punonin në minierën e qymyrit. Në fillimet e saj ishte një nga minierat më të mëdha të qymyrit në Skandinavi. Në vitet 90-të kur miniera u shterua, punëtorët nuk u larguan. Ata u vendosën aty duke krijuar këtë qytet të vogël.

    Për të gjitha këto arsyeje, banorëve të kësaj zone iu është dashur të zbatojnë disa ligje të ashpra të cilat për të huajt mund të mos kenë kuptim ama për ata, ato janë e vetmja mënyrë që kanë pasur për të mbijetuar.

    Aty nuk lejohet as të vdesësh as të lindësh. Më saktë, nuk lejohet as të vdesësh as të sjellësh dikë në jetë. Dy ligje shumë ekstreme të vendosura nga vetë njerëzit që jetojnë në Longyearbyen.

    Fillimisht, arsyeja pse nuk ju lejohet të vdisni në këtë qytet është sepse aty, nuk mund të varrosni dikë në dëborë pasi trupi do të dekompozohej shumë ngadalë. Kjo do të tërhiqte arinjtë polarë që janë një nga rreziqet më të mëdha për banorët e kësaj zone.

    Prandaj, në rast se dikush ndihet shumë i sëmurë deri në pikën kur mund të vdesë, ai është i detyruar të dërgohet në anën jugore të Norvegjisë për t’iu dhënë mjekimi i duhur ku në rastin më të keq, mund edhe të varrosen.

    Ligji i dytë i ndalimit të lindjes në këtë vendbanim vjen për një arsye më të thjesht. Dhe ajo është sepse ky vendbanim nuk ka një maternitet për shkak të numrit të vogël të banorëve.

    Ndaj, për të shmangur çdo rrezik gjatë lindjes, gratë shtatzënë janë të detyruara të shkojnë në qytetin më të afërt i cili ka një maternitet. Edhe një herë, për të shmangur çdo vdekje të panevojshme.

    Një ligj tjetër interesant është se as macet nuk lejohen në këtë vendbanim

    Kjo për shkak se macet mund të gjuajnë zogjtë që jetojnë apo vërtiten në këtë qytet duke bërë që ata të zhduken. Pra, në vend që të marrin një rrezik të panevojshëm, ata e shmangin atë.

    Të jetosh në një vend kaq ekstrem, duhet të shmangësh çdo lloj rreziku të mundshëm nëse dëshiron të mbijetosh.

    ObserverKult

    —————-

    Kliko edhe:

    AGIM DOÇI: QYTET PA DASHURI

  • VIDEO/ Erion Braçe: Në këtë qytet po s’u çmende është fat

    VIDEO/ Erion Braçe: Në këtë qytet po s’u çmende është fat

    Erion Braçe

    TIRANE- Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka shprehur shqetësimin e tij për ndotjen serioze që po ndodh në zonën e Selitës në Tiranë. Përmes një postimi në Instagram, ai ka denoncuar hedhjen e plehrave dhe mbetjeve inerte, sidomos pranë Qendrës Shëndetësore, Postës dhe Kopshtit Nr. 4. Braçe thekson se situata në kryeqytet po shkon drejt kaosit dhe pa një ndërhyrje serioze, gjërat do të përkeqësohen.
    “Është fat në këtë qytet nëse nuk çmendesh!
    Në mes të Selitës, Bashkia tregon papërgjegjshmëri duke vendosur koshat e plehrave pikërisht përballë Qendrës Shëndetësore, Postës dhe Kopshtit 4.
    Gjithashtu, shumë banorë heqin dorë nga përgjegjësia duke hedhur mbetje ndërtimi në këtë zonë.
    Në këtë qytet, është e vështirë të gjesh dikë që dëgjon shqetësimet e njerëzve, qoftë ata që kanë pushtet për të vendosur për koshat, apo ata që duhet të trajtojnë mbetjet e tyre si duhet”, shkruan Braçe, duke shoqëruar postimin me një video./ZËRI

  • Denoncon Braçe: Në këtë qytet po s’u çmende është fat (Video)

    Denoncon Braçe: Në këtë qytet po s’u çmende është fat (Video)

    Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka reaguar për situatën alarmante të ndotjes në zonën e Selitës, në Tiranë.
    Përmes një postimi në Instagram, Braçe denoncon ndotjen me plehra apo hedhjen e mbetjeve inerte, kryesisht pranë Qendrës Shëndetësore, Postës e Kopshtit nr.4, ku ndër të tjera thekson se në Tiranë po nuk u çmende është fat.
    “Në këtë qytet po s’u çmende është fat!
    Në mes të Selitës, papërgjegjshmëri e Bashkisë që insiston të mbaj koshat e plehrave në derë të Qendrës Shëndetësore, Postës e Kopshtit 4.
    Papërgjegjshmëri e njerëzve që vijnë e hedhin mbetjet inerte të punimeve në shtëpitë e tyre këtu!
    Në këtë qytet është e kotë të shqetësohesh, angazhohesh, flasësh sepse gjithkush me shumë pushtet-për të vendosur për koshat, me pak pushtet-për të hedhur mbetjet e veta, nuuuuuuuuk dëgjon”, shkruan Braçe krahas videos.

  • “Gjithkush me shumë pushtet”/ Shpërthen Braçe, ankesa publike për mbetjetet inerte: Në këtë qytet po s’u çmende është..

    “Gjithkush me shumë pushtet”/ Shpërthen Braçe, ankesa publike për mbetjetet inerte: Në këtë qytet po s’u çmende është..

    Përmes një postimi në Instagram, Braçe komenton situatën, denoncon dhe jep edhe pamjet e realitetit atje, ku ndër të tjera thekson se në Tiranë po nuk u çmende është fat.
    Deputeti socialist Erion Braçe, e ka nisur ditën sot me një ‘zile alarmi’ për gjendjen në Selitë. Ndotja masive me plehra apo hedhja e mbetjeve inerte, kryesisht pranë Qendrës Shëndetësore, Postës e Kopshtit nr.4, e ka indinjuar së tepërmi.
    Postimi i plotë:
    “Në këtë qytet po s’u çmende është fat!
    Në mes të Selitës, papërgjegjshmëri e Bashkisë që insiston të mbaj koshat e plehrave në derë të Qendrës Shëndetësore, Postës e Kopshtit 4.
    Papërgjegjshmëri e njerëzve që vijnë e hedhin mbetjet inerte të punimeve në shtëpitë e tyre këtu!
    Në këtë qytet është e kotë të shqetësohesh, angazhohesh, flasësh sepse gjithkush me shumë pushtet-për të vendosur për koshat, me pak pushtet-për të hedhur mbetjet e veta, nuuuuuuuuk dëgjon”.