Dionis Sota është kandidati i parë, i cili shpall kandidaturën e tij për kryetar bashkie në në qarkun e Vlorës. Sota ka shpallur kandidaturën e pavarur nga partitë politike ndërsa ka prezantuar dhe vizionin e tij për qyetin bregdentar: Një Vlorë Evropiane për të gjithë!Sota shprehet se kandidimi për kretar bashkise u mor vetëm 48 orë më parë me shtysë të shoqërisë dhe familjarëve. Vlonjati shkruan se synimi i tij është të bëjë Vlorës të pastër e çdo banor të saj të vlerësuar.Ai premton transparencë totale të buxhetit, ndërhyrje të menjëhershme në infrastrukturë e kanalizime, start-upe për të rinjtë dhe ndërtimin e lagjeve ekologjike.Thirrje zemre për Vlorën Tonë të Dashur!
Të dashur miq dhe shokë,bashkëudhetarë, banorë të Vlorës, Orikumit, Qendrës Vlorë, Novoselës dhe Shushicës!
Unë, Dionis Sota, lindur në 1980, bir i këtij qyteti të veçantë dhe plot histori që na bashkon të gjithëve,si kryetar i Shoqatës Turistike ARTA (Aulona Regional Tourism Association) dhe aktivist i hershëm për çështjet tona jetike, sot deklaroj kandidimin tim të pavarur për Kryetar Bashkie në zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit 2025.
Kjo nuk është thjesht një kandidim, është një thirrje e sinqertë bazuar ne barazinë zgjedhore, siç na e garanton Kushtetuta jonë e shenjtë! Çdo qytetar ka të drejtën të ngrihet e të thotë: “Unë do të luftoj për shtëpinë time, për familjen time,për qytetin tim!” Dhe unë po e bëj këtë si një precedent për të gjithë më pas pa asnjë dallim.
Vizioni Im është: Një Vlorë Evropiane për të Gjithë!
Imagjinoni një Vlorë të pastër, demokratike dhe plot jetë, ku halli juaj dëgjohet vërtet! Ku institucioni i bashkisë ruhet si flamuri ynë kombëtar, i shenjtë dhe i paprekshëm. Për koincidencë, këto zgjedhje përkojnë pikërisht me muajin e flamurit, festën tonë të zemrës!
Unë kandidoj me besim të plotë për një qytet ku çdo banor, nga qendra e Vlorës deri në fshatrat e Orikumit,Shushicës dhe Novoselës të ndihet i vlerësuar. Një Vlorë plot motivacion, energji dhe dashuri pa ndasi apo armiqësi! Vlora është dhe duhet të jetë e para, dhe çdo vlonjat është një perlë e çmuar!
I gjithë frymëzimi vjen për fëmijët tanë,prindërit tanë dhe gjyshrit e gjyshet e shtrenjta!
Kjo nismë personale është një sakrificë sfiduese, e lindur vetëm 48 orë më parë nga shtysa e miqve dhe koincidencat e jetës nga Zoti i vetmi far i rrugëtimit tim!
Ndiej mall dhe ligështim të thellë për të gjithë shoqërinë dhe miqtë tanë që emigruan dhe emigrojnë duke humbur shpresën në këtë perlë të Shqipërisë, të keqpërdorur kaq e kaq vite pa asnjë transparencë. Është e dhimbshme…
Por unë dua me shpirt ta kthejmë Vlorën në një shtëpi të ripopulluar, për fëmijët tanë që të rriten këtu, për gjyshërit dhe gjyshet tona të dashura larg vetmisë! Unë e njoh këtë qytet që prej 45 vitesh. Kam lindur, jam rritur, kam punuar këtu e vazhdoj të punoj duke takuar e njohur mijëra njerëz punëtorë, ambiciozë, por edhe plot halle të përditshme dhe pengesa. Me përulësi e them se i njoh konsiderueshëm problemet e këtij qyteti dhe ç’do fshat përreth!
Prioritetet Urgjente: Për Çdo Qendër Administrative!
Unë premtoj vëmendje të barabartë për të gjitha qendrat tona administrative: Vlorë, Orikum, Qendër Vlorë, Novoselë dhe Shushicë!
Pikat të cilat janë prioritetet konkrete, të thjeshta dhe të zbatueshme:
1. Transparencë Totale në Buxhet!
Krijimi i platformës “Vlora e Hapur” për të parë çdo lek të buxhetit të bashkisë. Bashkëpunim dhe bashkëqeverisje me profesionistë dinamikë dhe produktivë. Strukturë e posaçme projektesh për tu prezantuar në qendrat e fondacioneve Evropiane duke stimuluar bashkëpunime me ojq lokale dhe qytete të shteteve fqinjë.
2. Infrastrukturë për Lagjet Problematike!Përqendrim urgjent në rrugë, kanalizime kulluese dhe gjelbërim lagje më lagje duke filluar nga zonat më të vështira. Nuk do të lëmë asnjë fshat pas!
3. Plazhet dhe qyteti me standarte Evropiane! Pastrim, rigjelbërim, tualete publikë,në plazhe dhe qytet duke marrë shembull dhe përvojë nga shtete si Zvicra. Bashkëpunim ndërkombëtar për ta kthyer bregdetin e Vlorës në një atraksion turistik gjithëvjetor bazuar në brigjet e pastër,histori,arkeologji,kulinari tradicionale dhe sporte e udhëtime detare e malore.
4. Start-up për Rininë!
Buxhet i veçantë për të rinjtë që paraqesin projekte zhvillimore nga ç’do rajon dhe çdo qendër administrative!
5. Lagje të Reja Sociale!
Analizë urbanistike për zona të reja banimi për të ndërtuar pallate me kënde parqesh sociale me çmime të kostos së ndërtimit, duke krijuar një fond special. Kjo do të ndihmojë familjet për shtëpi banimi të përballueshme dhe infrastrukturë frymëmarrëse! Në këtë këndvështrim do të ndahen edhe zonat e banimit në disa kategori si p.sh.: zona banimi periferi,qytet qendër,zona biznesi,zona rezidenciale etj.
Bashkë për Vlorën e të Gjithëve!
Të dashur bashkqytetarë të Vlorës, Orikumit, Qendrës Vlorë, Novoselës dhe Shushicës!
Ftoj sot çdo forcë politike opozitare , ç’do profesionist, ç’do intelektual dhe të gjitha bizneset të bashkohen me mua për një bashkëqeverisje transparente, plot shpresë për të ardhmen dhe për rininë vizionare.
Bashkë për një qytet ekologjik, social dhe ekonomikisht të fortë, ku çdo familje, pa dallim, të ndihet e sigurt!
Kushdo që jeton këtu ka respektin dhe dashurinë time të plotë. Le ta bëjmë Vlorën shtëpinë që meritojmë!
Deklaroj se ky kandidim është i pavarur, pa interesa të fshehta, dhe jam gati për çdo verifikim nga KQZ-ja.
Data: 07 Tetor 2025
Vendi: Vlorë
Tag: qytet
-

‘Garoj i pavarur’, prezantohet kandidati i parë për Bashkinë e Vlorës: Vizioni im, një qytet evropian
-

Njihuni me ‘përbindëshin’ e banimit, kompleksi më i madh në botë që ngjan me një qytet të vogël
Bota E Premte, 3 Tetor 2025 12:09
Në Kinë ndodhet Kompleksi Ndërkombëtar i Apartamenteve Regent, ndërtesa më e madhe për banim në botë, që strehon mbi 20,000 banorë në një hapësirë gjigante brenda një ndërtese të vetme. Nëse mendonit se godina më e madhe në qytetet si Nju Jork ishin me shumë qiramarrës, kjo ndërtesë në Hangzhou sfidon çdo parashikim, duke krijuar një komunitet të tërë në një strukturë unike.
Vendosur në Qianjiang Century City, lagja kryesore e biznesit në Hangzhou, ky kompleks në formë “S” arrin lartësinë 206 metra dhe përfshin 5,000 apartamente që shtrihen në 260,000 metra katrorë hapësirë.Por kompleksi nuk është vetëm vendbanim – ai përfshin gjithashtu një mjedis të plotë urban me hapësira për të jetuar, punuar dhe socializuar. Banorët mund të përfitojnë nga një sallë e madhe ngrënieje, berberhane, sallone bukurie, supermarkete, pishina dhe internet kafene, duke krijuar kështu një ambient që ngjan më shumë me një qytet të vogël sesa me një ndërtesë të zakonshme banimi.
Populariteti i këtij kompleksi është rritur ndjeshëm në mediat sociale, veçanërisht në TikTok, ku videot që tregojnë madhësinë dhe kompleksitetin e brendshëm të ndërtesës kanë marrë qindra mijëra shikime. Ky “përbindësh” banimi ofron një perspektivë të re mbi mënyrën se si mund të ndërtohen dhe organizohen komunitetet urbane në të ardhmen.
-

Ky qytet europian shpallet destinacioni turistik më i qëndrueshëm në botë
Për të dytin vit radhazi, kryeqyteti i Finlandës, Helsinki, është shpallur destinacioni turistik më i qëndrueshëm në botë.
Qyteti ka fituar këtë vlerësim falë masave për mbrojtjen e mjedisit, përdorimit të energjisë së pastër dhe përfshirjes së banorëve në zhvillimin e turizmit.Sipas autoriteteve, shumica e hoteleve dhe shërbimeve turistike në Helsinki janë të certifikuara me standarde mjedisore, duke e bërë atë shembull për turizmin e gjelbër.
-

Sulm mbi një qytet të madh/ Ukraina shokon Rusinë pasi mori dritën jeshile nga Trump
Është sulmi i parë i këtij lloji – dhe Rusia është e tronditur! Ukraina kundërpërgjigjet duke shkaktuar kaos të plotë në një qytet të madh. Kjo hap një fazë të re të luftës. Dhe Donald Trump thuhet se i dha Kievit dritën jeshile për sulmin!
Nga Julian Roepcke, BILD
Forcat e armatosura ukrainase goditën të dielën për herë të parë në mënyrë të qëllimshme furnizimin me energji të një qyteti të madh rus dhe e shkatërruan me sukses.
Si rezultat, më shumë se gjysmë milioni njerëz në rajonin afër Belgorodit në kufi u përballën me një ndërprerje masive të energjisë elektrike, e cila në shumë qytete të rajonit vazhdoi edhe të hënën.
Pamjet video tregojnë se si Ukraina sulmoi me artileri raketore një central gazi në qytetin Belgorod (340.000 banorë), ndërsa flakët ngjiteshin në qiell. Në mbrëmje, sipas raportimeve, Ukraina sulmoi një central të dytë në rajon, duke shkaktuar ndërprerjen e dritave në gjithë qytetin dhe periferi.
Spikat si zgjedhja e objektivave, ashtu edhe sistemet e përdorura të armëve.
Sepse deri tani Ukraina – ndryshe nga Rusia – kishte shmangur sulmet ndaj infrastrukturës energjetike ruse. Pas sulmeve brutale të fundit ndaj Kievit dhe qyteteve të tjera, duket se presidenti Volodymyr Zelensky tani po humb durimin. Për të rritur presionin mbi regjimin rus, nga tani do të sulmohen edhe objektiva, shkatërrimi i të cilëve ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi popullsinë ruse.
Njëkohësisht, shumë gjëra tregojnë se Ukraina po përdor sisteme raketash të prodhuara në SHBA për sulmin ndaj centraleve të Belgorodit. Këto raketa deri tani nuk lejohej të përdoren kundër objektivave strategjike në Rusi, ndaj Kievi duhej të mbështetej tek dronët e tij me distancë të gjatë (shumë më të dobët).
Kjo do të thotë: Presidenti amerikan Donald Trump duhet t’i ketë dhënë Ukrainës lejen për të goditur shkaktarin e luftës, Vladimir Putinin.
-

Gaza në kolaps, 4 sulme ajrore në orë. Shkakton zemërim ministri izraelit: Lufta paguhet vetë, zona si minierë ari
Qyteti i Gazës po mbahet nën një valë të re shkatërrimi: Forcat izraelite godasin deri në katër herë në orë lagjet më të populluara, ndërsa rrjeti i telefonisë dhe internetit është shembur, duke izoluar edhe më shumë pjesën më të goditur të botës.
Sipas zyrtarëve ushtarakë izraelitë, operacionet synojnë të gjejnë dhe të neutralizojnë udhëheqësit e Hamasit. I njohur si “Fantazma”, Izz al-Din al-Haddad dyshohet se fshihet brenda labirintit të tuneleve të Gaza.
“Do na duhen 2–3 muaj për të kontrolluar qytetin, dhe edhe më shumë për të kapur të gjithë terroristët”, tha një zyrtar i Kirya-s, selisë ushtarake në Tel Aviv. Kreu i shtabit Eyal Zamir paralajmëroi se për të “zhdukur ushtarakisht” Hamasin mund të duhen vite.
Raportimet flasin për dhjetëra mijëra viktima. Hamasi njofton mbi 65 mijë të vdekur. Në spitalin Shifa mbërriti një nënë me fëmijën e saj të vdekur, dyshohet se u goditën nga një bombë 200-kilogramëshe që goditi pallatin ku flinin. Një familje u shkatërrua në një kamp të Muwasi-s, pranë zonës humanitare të ngritur për të strehuar rreth një milion njerëz të zhvendosur nga Gaza City.
Mes rrënimeve ka humbje edhe të pasurive kulturore. Një depo me mijëra artefakte arkeologjike, përfshirë mozaiket e një manastiri bizantin të shekullit IV, u shkatërrua gjatë një shpërthimi. Forcat izraelite thonë se magazina ishte përdorur nga Hamasi për qëllime inteligjence.
Në kufirin me Gazën, ministri konservator Bezalel Smotrich tha fjalë që kanë ngjallur zemërim.
“Kjo luftë paguhet vetë. Shkatërrimi është bërë, tani vetëm duhet të ndërtojmë”, duke e përshkruar zonën si një “minierë ari” për zhvillime të ardhshme. Ndërkaq, Papa Leoni XIV e cilësoi situatën si “të papranueshme”, duke rikujtuar se çdo jetë ka dinjitet të pacenueshëm.
Zyrtarët ushtarakë izraelitë paralajmërojnë se numri i luftëtarëve në qytet, që më parë vlerësohej 2–3 mijë, po rritet. Në qytet kanë hyrë “elementë të rinj”, të rekrutuar për luftë guerile, pritje me shpërthime dhe sulme me snajperë. Gazetarët ushtarakë parashikojnë se në ditët e ardhshme mund të nisë një fazë intensive manovrash që do të shoqërohet me hyrjen më masive të trupave brenda qytetit.
Qeveria izraelite ka urdhëruar hapjen e Salah a-Din Street deri të premten në orën 12:00 për të lehtësuar largimin drejt jugut, por zyrtarët paralajmërojnë se rreth 100 mijë palestinezë nuk do të largohen, një fakt që do ta vështirësojë dhe më shumë operacionin. Nga ana tjetër, dhjetëra mijëra të zhvendosur po kthehen në qytet, duke dëshmuar se shumë s’kanë ku të shkojnë.
Situata humanitare vazhdon të përkeqësohet ndërsa bota shikon me shqetësim dhe pyetjen se sa do të zgjasë akoma ky cikël dhune që po shndërron Gazën në një zonë të shkatërruar. -

Qyteti fantazmë 85 miliardë dollarë që u ‘pushtua’ nga krokodilët
Një dekadë më parë, projekti gjigant ‘Forest City’ në Malajzi u prezantua si një nga gurët e çmuar të iniciativës kineze ‘One Belt, One Road’.
Me investime që kapën shifrën marramendëse prej 85 miliardë eurosh, ai synonte të ndërtohej mbi katër ishuj artificialë për të strehuar mbi 700 mijë banorë. Sot, kjo ëndërr është shndërruar në një qytet fantazmë, me qiellgërvishtës, rrugë të zbrazëta dhe paralajmërime për krokodilë përgjatë bregut.
I ndodhur përballë ngushticës së Johorit, vetëm 15 kilometra nga Singapori, Forest City u konceptua si një qytet modern, ekologjik dhe luksoz, me fusha golfi, parqe ujore, qendra tregtare dhe hapësira biznesi. Sipërfaqja e tij do të ishte gati katër herë më e madhe se Monako. Por dhjetë vjet pas fillimit të punimeve, vetëm 15% e projektit është realizuar.
Për shkak të çmimeve stratosferike, ku një apartament kushton mbi 1.1 milionë dollarë, ndërsa në Johor Bahru mesatarja është vetëm 141 mijë dollarë, qyteti mbeti i paarritshëm për malajzianët e zakonshëm. Sot, vetëm pak banorë jetojnë në ndërtesat gjigante, shumica e apartamenteve janë të errëta dhe qendrat tregtare bosh.
‘Ky vend është i frikshëm, edhe ditën korridoret janë të errëta. Na vjen keq për ata që investuan këtu. Ne duam të largohemi sa më shpejt,’ tha një banore për mediat.
Shkaqet janë të shumta: kriza e tregut kinez të pasurive të paluajtshme, kufizimet e ish-kryeministrit malajzian Mahathir Mohamad për vizat e blerësve kinezë dhe kritikat ndaj një projekti që shihej si ‘qytet për të huajt’. Pandemia e COVID-19 e përkeqësoi edhe më tej situatën.
Sot, Forest City është simbol i iluzioneve të mëdha urbanistike që përplasen me realitetin: një qytet bosh me qiejgërvishtës të heshtur, plazhe të shkretuara dhe krokodilë që enden pranë brigjeve.
-

Buxheti i grupeve të krimit ja kalon ministrisë, Artan Hoxha: Çfarë po ndodh në Shkodër
Gazetari Artan Hoxha ishte i ftuar në një emision, ku komentoi situatën në Shkodër pas atentatit me dy të vrarë dhe dy të plagosur.
Ai u shpreh shumë pesimist në lidhje me perspektivat e sigurisë në këtë qytet, duke thënë se “ngjarjet kriminale do të vazhdojnë të përsëriten në mungesë të një ndërhyrjeje të fortë dhe të efektshme” nga shteti.
Hoxha e përshkroi Shkodrën si një qytet që ngjan shumë me Palermo-n e viteve 1980, ku krimi i organizuar ka depërtuar thellë në jetën politike dhe sociale të qytetit.
“Në Shkodër, për të marrë një vend pune apo tender në bashki, sipas burimeve, është e nevojshme të marrësh miratimin nga një nga bandat kriminale që veprojnë në qytet. Sot, fuqia e këtyre organizatave nuk matet nga numri i armëve që zotërojnë, por nga mbështetja politike që kanë arritur të sigurojnë. Shkodra është kthyer në një qytet që ngjan me Palermo-n e viteve 80, ku krimi i organizuar ka kapur thellë jetën politike dhe shoqërore” tha Hoxha.
Gazetari shtoi se grupet kriminale në këtë qytet janë jashtëzakonisht të fuqishme ekonomikisht dhe kanë buxhete financiare që rivalizojnë madje edhe me Ministrinë e Brendshme.
“Grupet kriminale në Shkodër kanë buxhete financiare që rivalizojnë madje edhe me Ministrinë e Brendshme dhe nuk kanë asnjë problem për armatim, për njerëz apo për teknologji moderne. Ato përdorin edhe drone për të monitoruar njëri-tjetrin dhe për të kontrolluar territorin. Një pjesë e madhe e banorëve janë dorëzuar ndaj situatës dhe janë larguar nga qyteti, duke kërkuar strehë në zona të tjera apo jashtë vendit, për shkak të rrezikut dhe gjendjes së rënduar në qytet” tha ai.
Hoxha tha se “ngjarjet në Shkodër kanë qenë të paralajmëruara dhe kjo është një seri krimesh që pritet të vazhdojnë”. Ai theksoi mungesën e vullnetit për të vepruar dhe evidentoi se ka shumë pengesa që ndalojnë hetimin dhe veprimin efektiv të policisë. Madje, sipas tij, “ka akuza se disa pjesëtarë të policisë janë lidhur me njërën apo tjetrën palë në konflikt”.
Në këtë kontekst, Hoxha tha se “nëse forcat e rendit i kushtojnë rëndësi kryesisht parcelave me kanabis në Dukagjin, nuk është e çuditshme që të shpërthejë dhuna e organizuar në Shkodër.”
Hoxha nënvizoi se “masakrat e përsëritura dhe mungesa e një reagimi të fuqishëm nga autoritetet ushqejnë vetëm ciklin e dhunës dhe krimit.” Kundërshtarët kriminalë përdorin këto ngjarje për të treguar se janë aktivë dhe në kontroll të territorit. Ai theksoi se “situata në Shkodër është jashtë kontrollit dhe policia e vetme nuk ka kapacitete për ta zgjidhur këtë problem në mënyrë efektive”.
“Policia lokale mund të ndërhyjë vetëm në konflikte të vogla, ndërsa për çështje të mëdha dhe të organizuara, është e pamundur të veprojë, pasi i kanë prerë gjunjët nga lart. Kjo bën që ngjarjet të ndjekin njëra-tjetrën, herë duke goditur njërin grup dhe herë kundërshtarin, ndërsa rrënja e problemit mbetet e paprekur”, tha ai.
Hoxha përfundoi duke ngritur shqetësimin për të ardhmen, duke thënë se “nuk kemi të bëjmë me krime ordinere, pasi grupet kriminale dalin nga bazat e tyre, kryejnë sulme të shpejta dhe të organizuara dhe më pas tërhiqen.” Ai pyeti sesi do të zgjidhet kjo krizë që ka sjellë kaq shumë viktima, fëmijë të mbetur jetimë dhe familje të përfshira në një spirale të pafund gjakmarrjeje.
“Masakrat e përsëritura tregojnë se mungesa e një reagimi të fuqishëm nga autoritetet vetëm ushqen një cikël të dhunës dhe krimit, ndërsa kundërshtarët kriminalë përdorin këto ngjarje për të treguar se janë aktivë dhe në kontroll”, tha ai. -

Tërmet i fortë në një qytet me 100 mijë banorë
Bota E Premte, 5 Shtator 2025 15:08
Një tërmet i magnitudës 4,4 ka goditur Serbinë këtë të premte. Tërmeti me thellësi 3 metra ra pranë Sokolovicës, një qytet me 100 mijë banorë, 65 kilometra larg Mitrovicës. Deri tani nuk ka raportime për dëme të konsiderueshme. -

Shën Petërsburgu, qyteti që u bë mbi varret e 30 mijë punëtorëve që vdiqën duke e ndërtuar
Historia e qytetit të famshëm, ndërtuar nga Pjetri i Madh i Rusisë, i cili, që të rivalizonte qytetet më të zhvilluara të Perëndimit, ftoi aty me qindra arkitektë italianë e holandez. Si u ndërtua metropoli i madh rus mbi kënetën në bregun e Detit Baltik, ku u bënë “ kurbanë “ mbi 30 mijë punëtorë, të cilët u varrosën në themelet e qytetit. Të fshehtat e mrekullisë arkitekturor ruse, që mirëpret me miliona turistë në vit nga e gjithë bota.
Shën Petërsburgu, ose siç njihej ndryshe në epokën e ish-Bashkimit Sovjetik me emrin Leningrad, është një nga qytetet më të njohura, i cili, për nga modeli arkitekturorë, cilësohet si Venecia ose Amsterdami i Lindjes. Qyteti madhështor i Rusisë perandorake filloi të ndërtohej më 27 Maj 1703 nga Cari më i shquar dhe më i suksesshëm në dinastinë Romanov, Pjetri i Madh. Arsyet që ky qytet madhështor u ndërtua në bregun e detit Baltik, ishin dy: e para ishte, se Rusia cariste nuk kishte asnjë qytet – port, pasi të gjitha hapësirat detare që vendi dispononte, ngrinin akull gjatë dimrit dhe i ftohti ekstrem zgjaste për muaj me rradhë. Ndërsa arsyea e dytë ishte se Cari, Pjetri i Madh donte t’i tregonte botës së zhvilluar perëndimore, se edhe rusët ( që deri atëherë njiheshin si shtet despotik dhe i prapambetur ) e kishin kryeqytetin perandorak të tyrin.
Zanafilla e ndërtimit të qytetit Shën Petërsburg
Zanafilla e ndërtimit të qytetit të Shën Petërsburgut zë fill që me luftën ruso-suedeze, kur mbreti Karl XIII i Suedisë e sulmoi Rusinë nga ana e detit Baltik. Pas një lufte të gjatë dhe të lodhshem, rusët e udhëhequr nga Pjetri i Madh i Rusisë, i mundën suedezët në fshatin Poltava dhe vetë Cari, në mënyrë që të ruante integritetin tokësor dhe detar nga ndonjë sulm i mundshëm nga jashtë, vendosi të shfrytëzonte hapësirën bregdetare të detit Baltik për të ndërtuar një qytet- port, nga i cili asnjë pushtues, pa marrë më parë qytetin, nuk mund të përparonte drejt Moskës dhe në krahina të tjera të Rusisë.Hapësira e detit Baltik ishte e gjerë dhe premtonte për një port detar të rëndësishëm nga ana strategjike ( deti Baltik nuk ngrinte gjatë dimrit), por ajo hapësirë ishte një moçalishte e madhe dhe Pjetri e dinte mirë, që për ndërtimin e atij qyteti duhej një punë e gjatë dhe do të duheshin jetët e mijra punëtorëve që ai qytet të ngrihej madhështor në bregdetin Baltikas. Por, vendosmëria e tij dhe e mijëra rusëve të thjeshtë për të pasur një “ Amstërdam “të tyrin, bënë që punët për ndërtimin e qytetit të fillonin menjëherë. Pas ofertës së Car Pjetrit të Madh nga Hollanda dhe Italia u dërguan me dhjetra arkitektë për të projektuar, ndërtuar dhe vëzhguar punimet e atij qyteti mbi moçalishte. Ata u dërguan në bregdetin Baltika me një anije dhe kur mbërritën në tokën ruse, u përballën me Pjetrin e Madh, lartësia trupore e të cilit arrinte 2 m.Ai u këshilloi arkitektëve evropian të ndërtonin një qytet gjigant, ku të ndërthurej Venecia me Amstërdamin. Puna për ndërtimin e qytetit zgjati disa vjet dhe ajo u mori jetën mbi 30 mijë punëtorëve që vdiqën nga malarja dhe i ftohti. Por, mbas disa vitesh, nga një moçalishte me kasolle, ai u bë një qytet kozmopolit, ku ndërthurej arkitektura perëndimore me atë ruse.Duke parë pozicionin strategjik dhe zhvillimin e madh që mori me ritme të shpejta Shën Petërsburgu, në vitin 1712 u shpall nga Pjetri i Madh kryeqyteti i Rusisë Perandorake. Shën Petërsburgu u quajt “ Qyteti i kockave “, sepse të 30 mijë punëtorët që vdiqën duke ndërtuar qytetin, u varrosën nën themelet e tij. Në qytet banonin një minoritet hollandezësh, italianësh dhe anglezësh, që më së shumti ishin arkitektë me familjet e tyre, por pjesa dërrmuese e qytetit banohej nga aristokracia ruse, që në kohën e Pjetrit të Madh gëzonte privilegje të veçanta.
Qyteti, pjesë e pandarë e ngjarjeve historike
Që nga viti 1703 dhe deri në ditët e sotme, Shën Petërsburgu ka qenë një qytet, ku ndodhën revolucionet, që trandën perandoritë dhe sistemet politike në Rusi dhe më pas në ish Bashkimin Sovjetik. Ai qytet u bë qendra më e njohur dhe më e zhvilluar e Rusisë perandorake. Në vitin 1712, Cari e bëri kryeqytet të perandorisë dhe transferoi aristokracinë dhe kabinetin qeveritar nga Moska në Shën Petërsburg. Mbas vdekjes së tij, në 1725-ën, atij iu vu emri Petrograd për nder të Carit të vdekur. Gjatë sundimit të dy careshave Katerina, Petrogradi pati një zhvillim të madh kulturorë, ekonomik dhe shoqëror. Dhe kjo, sepse ai ishte i vetmi qytet që ngjante me qytetet e tjera evropiane klasike. Edhe më pas, gjatë sundimit të dinastisë Romanov, qyteti nuk i humbi vlerat e tij kulturore dhe historike. Në vitin 1905, mbas përfundimit të luftës Ruso- Japoneze, në qytet u zhvillua një revolucion për ardhjen në pushtet të rrymave dhe partive të reja politike, siç ishin socialdemokratët dhe bolshevikët (komunistët ) rusë. Por revolta dështoi, sepse forcat bjellogardiste të Car Nikolla II ndërhynë me shpejtësi për të vendosur rendin dhe qetësinë. Në vitet që do të vinin, në qytet do të zhvilloheshin edhe kryengritje të tjera të bëra nga punëtorët dhe ushtarët, të cilët jetonin e punonin në kushte tejet të vështira. Por këto kryengritje do të shypeshin me dhunë e gjakëderdhje të mëdha. Qyteti kishte qenë edhe më parë dëshmitar i kaosit politik, që shpesh herë pllakoste Rusinë e asaj kohe. Në vitin 1881, Car Aleksandri u vra nga një bombë e mbështjellë në formë veze Pashkësh. Gjurmët e atentatit të bujshëm gjenden edhe sot në një nga rrugët e shumta me fasada klasike që ndodhet afër Pallatit të verës. Në vitin 1914, në qytet u instaluan trupa të shumta ushtarake dhe policore, me qëllim që të ruanin qytetin nga sulmet e jashtëme dhe të brendëshme ( revolucionet dhe nga një pushtim i mundshëm gjerman me nëndetëse nga Veriu ). Por në vitin 1917, me mijëra qytetar,ë simpatizantë të bolshevikëve dhe të Leninit, iu vërsulën qytetit dhe veçanërisht Pallatit të Dimrit, duke rrëzuar qeverinë menshevike të Kerenskit dhe të Carit. Pas ngjitjes në pushtet të komunistëve, kryeqyteti u zhvendos më në brendësi në Moskë, pasi Shën Petërsburgu paraqiste rrezik nga një ndërhyrje e mundëshme prej Baltikut e ndonjë fuqie të huaj. Më 24 Janar të vitit 1924, tri ditë pas vdekjes së Leninit, qytetit iu vu emri Leningrad për nder të udhëheqësit komunist dhe ashtu i mbeti derin në vitin 1991. Në Luftën e Dytë Botërore, qyteti i Shën Petërsburgut u rrethua dhe u bombardua egërsisht nga avionët nazistë dhe artileria finlandeze, duke u goditur për 29 muaj me rradhë. Por Ushtria e Kuqe e Stalinit dhe i vetë banorëve, rezistoi nën bombardime, mjerim e temperature deri -40 gradë. Rreth 800 mijë vetë nga 3 milion që kishte gjatë luftës Leningradi, vdiqën. Qyteti rezistoi edhe nga “ Rruga e Jetës “( rruga e ngrirë në pjesën e Liqenit Ladoga, ku vinin furnizimet nga Moska dhe qytetet e tjera). Për rezistencën që ai qytet bëri u dekorua nga Sovjeti Suprem me medaljen e lartë :” Qyteti Heroik” i Bashkimit Sovjetik. Gjatë rënies së komunizmit , edhe në qytetin e Leningradit ashtu si në Moskë, u hoqën përmendoret e diktatorëve dhe udhëheqësve komunistë. Në ditët e sotme, Shën Petërsburgu është një qytet që paraqet kulturën shumëvjeçare të shtetit rus./
ObserverKult
=======================
Lexo edhe:
JIM MORRISON: GJENI NJË VARR PËR USHTARIN E PANJOHUR…
