Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 44-vjeçar, pasi lëvizte me armë zjarri pistoletë, në qytet.44-vjeçari, banues në Laknas, akuzohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Ndërkohë pistoleta do të dërgohet në Institutin e Policisë Shkencore, për ekspertizë.“Në zbatim të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, duke evidentuar dhe goditur veprimtaritë kriminale, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri, në qytet, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Square”, për lokalizimin dhe kapjen e këtij shtetasi.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi I. M., 44 vjeç, banues në Laknas, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjatë operacionit, në sheshin “Isa Boletini”, shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin në të cilin qarkullonte shtetasi I. M., i dyshuar për armëmbajtje pa leje. Gjatë kontrollit fizik, atij i është gjetur një armë zjarri pistoletë me një krehër me 14 fishekë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton policia.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Opinion.al
Tag: qytet
-

Lëvizte me armë zjarri nëpër qytet, arrestohet 44-vjeçari në Shkodër
-

“Prit sa të zbresë sherifi në qytet”, Rama ironizon opozitën: Erdhën zgjedhjet, do ta shikoni! 77 mandate? Kryeministri: Mund të jenë dhe më shumë
Kreu i qeverisë, Edi Rama, gjatë rubrikës “Sy m s’y” ditën e sotme ka ironizuar sërish opozitën dhe Chris LaChivita, i cili do të drejtojë fushatën e Partisë Demokratike. Një qytetar i tha “të presë derisa të zbresë sherifi në qytet”, duke iu referuar LaChivita. Rama u përgjigj shkurt, duke i thënë të presë 11 majin, ditën e zgjedhjeve parlamentare.
“O të marrsha të keqen unë ty. Nuk po bëj asnjë koment. Ja erdhën zgjedhjet e do ta shohësh kush do të zbresë e kush do të bjerë”, tha Rama.
“Do fitosh 77 deputetë?”, ishte një prej pyetjeve të adresuara në Facebook. Shefi i qeverisë tha se nuk e di, por mund të fitojnë edhe më shumë se 77 mandate, pasi janë çdo ditë në terren me qytetarët dhe e dinë se çfarë presin më 11 maj.“Nuk e di, mund të jenë dhe më shumë. Do ta shkruaj në Kuç atje tek ai lokali. Kur unë them këto thoni “i ka vjedhur”. Jo! I keni parë çdo natë ato celulat e PS. Ne punojmë çdo natë, komunikojmë me njerëzit, popullin. Ne jemi thujse 1 milionë. Dhe ne jemi në komunikim, jo mediatik, jemi me njerëzit. Prandaj e dimë se çfarë do të presim ditën e votitmit. Partitë serioze e dinë përpara se çfarë duhet të presin në zgjedhje”, tha Rama./vizionplus.tv
-

“Sa të zbresë sherifi në qytet…”, Rama – komentuesit: Do ta shohim kush do të zbresë e kush do të bjerë
Një ditë para çeljes zyrtarisht të fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit, kryeministri iu përgjigj pyetjes së ndjekësve në Facebook. Në rubrikën e tij Sy m’sy njëri prej tyre i shkroi Ramës; “vazhdo me broçkullat e tua derisa sa të zbresë sherifi në qytet”, duke nënkuptuar ardhjen e Chris LaCivita nesër në çeljen e fushatës së PD-së.
Këtij komentuesi Rama zgjodhi të mos i komentojë, por tha: “Nuk po bëj asnjë koment, sepse ja erdhën zgjedhjet dhe do ta shohësh kush do të zbresë e kush do të bjerë”.
Sa i përket nisjes së fushatës të cilën PS e ka lajmëruar se do ta nisë një ditë pas PD-së, Rama tha se ndryshe nga herët e tjera do të nisin një cikël takimesh.
“Nesër dita e rënies së gongut zyrtar të fushatës së 11 Majit, dhe ndryshe nga herët e tjera, nesër do të nisim fushatën zyrtare me një cikël takimesh. Natyrisht do të jemi së bashku me fuqinë tonë kryesore që janë gratë dhe vajzat”, tha Rama. -

“Sherifi do të zbresë në qytet”/ Rama i përgjigjet komentuesit: Zgjedhjet e 11 majit erdhën, do e shohësh kush do bjerë
Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur komentuesve në rrjeteve sociale, ku njëri prej tyre i është referuar ardhjes së Chris LaCivita në çeljen e fushatës së PD ditën e nesërme.
“Ajo Francë e Londër na kanë lënë si kodra pas diellit. Janë kundër kombit shqiptar por ti vazhdo derisa sherifi të zbresë në qytet”, shkruan komentuesi.
“Të marrsha të keqen. Nuk po bëj asnjë koment sepse erdhën zgjedhjet e do ta shohësh kush do të zbresë e kush do të bjerë”, tha Rama. -

Ribery “kthen kasetën”: 2013-ta ishte viti im më i mrekullueshëm, meritoja “Topin e Artë”
8 Prill 2025
13:02
Alfred Lleshi
Franck Ribéry, legjenda e Bayern Munich, foli për përballjen mes Interit dhe bavarezëve, të martën në mbrëmje, duke kujtuar momentet kulminante të aventurës së tij në Bavari: “Jam shumë i lidhur me atë qytet, sepse më priti, më kuptoi, më bëri futbollist dhe njeri të madh.
Unë gjithmonë do ta dua atë qytet (Mynihun) dhe njerëzit e tij. Bayerni ishte një aventurë e mrekullueshme, edhe tani në atë qytet jeton familja ime. Kujtimi më i lumtur është viti 2013, viti kur fituam gjithçka. Ishim si një ‘makinë’, argëtoheshim duke fituar. Ndoshta unë do ta kisha merituar ‘Topin e Artë’ atë vit…”
Po vitin 2010, vitin e lavdisë për Interin, a e kujton ndonjëherë?Sigurisht, ndëshkimi në ndeshjen e parë me Lyonin, që më hoqi mundësinë të luaja në finalen e ‘Bernabeut’, nuk mund ta harroj. Ishte një dhimbje e madhe, por nuk mund ta kontrollosh gjithçka në karrierë. Nuk kam siguri që Bayerni do të kishte fituar ndaj Interit po të isha në fushë. Ndoshta do ta kishim humbur gjithsesi, por do të isha një armë më shumë. -

Rëndohet situata në Bulqize nga moti i keq, dëbora arrin 5 centimetra në qytet
Dëbora arrin 5 centimetra në qytet, ndërsa në njësitë administrative të bashkisë Bulqizë trashësia e dëborës varion nga 10 centimetra deri në 20 centimetra në zonat e thella!
Policia apel drejtueseve të mjeteve të përdorin zinxhirë ose gomat dimërore.
Top Channel
-

Berishën e presin një grusht demokratësh në Elbasan, kreu i PD: Banditët e qeverisë zvarrisin komisarët e Policisë
Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar kandidatët e PD për qarkun e Elbasanit, në Pallatin e Sportit të këtij qyteti.
Mes qindra të pranishmëve, Berisha gjatë fjalës së tij tha se Elbasani po shkretohet dita-ditës nën qeverisjen e kryeministrit Edi Rama, shkruan A2 CNN.
Berisha sulmoi edhe kryeministrin Edi Rama gjatë fjalës së tij, për të cilin tha se ka ndërtuar saraje me themele 2 herë më të gjata se vila e diktatorit Enver Hoxha.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Të dashur qytetare dhe qytetarë të Elbasanit, të nderuar demokrate e demokratë, të nderuar kandidatë, përfaqësues të ardhshëm të qytetit të Elbasanit në parlamentin shqiptar, përshëndetjet e mia më të përzemërta, nderimin tim më të madh, mirënjohjen më të pakufishme për këtë pritje të zjarrtë, për këtë entuziazëm të jashtëzakonshëm, energji e vërtetë e fitores sonë të ardhshme.
Tre javë më parë unë isha në qytetin e bekuar të Elbasanit për të festuar bashkë me ju festën tuaj dhe të gjithë shqiptarëve, Ditën e Verës, ditën e shpresës, ditën e ndërrimeve të mëdha.
Sot unë rikthehem sërish në këtë qytet për të dhënë mesazhin se këtë vit Elbasani dhe mbarë Shqipëria do të kenë një ditë të dytë vere dhe kjo do jetë 11 maji.
11 maji do të jetë dita e përfundimit të dimrit më të gjatë 12-vjeçar që përjetuan shqiptarët.
11 maji do jetë dita e pranverës së vërtetë të demokracisë për Shqipërinë dhe shqiptarët.
11 maji do jetë dita kur rrezet e diellit do shkëlqejnë në Elbasan dhe në mbarë Shqipërinë.
Për Elbasanin madhështor dhe Shqipërinë madhështore të 4 viteve që vijnë.
Elbasani është një qytet i mrekullueshëm.
Elbasani historikisht ka qenë qytet i gjallërisë, i kulturës, i vlerave, i dijes, i prodhimit.
Pra ka qenë një qytet me trashëgimi tejet të çmuar.
Në 12 vitet e Edi Ramës, Elbasani u shkretua më shumë se në çdo pushtim, më shumë se në çdo luftë.
Elbasani në këto 12 vite pa ato që nuk i kishte parë ndonjëherë.
Pa banditët e qeverisë të zvarrisin komisarët.
Pa banditë të porosisin vrasjet e avoketërve dhe qytetarëve të tjerë.
Pa hienat e krimit të vërsulen mbi vullnetin e qytetarëve për të grabitur votat.
Pa gjykatës që porosisnin vrasjen e gazetarëve.
Elbasani i bekuar përjetoi shpopullimin më të madh, largimin e dhjetëra mijëra bijve dhe bijave të saj për të ndërtuar ëndrrën e tyre në dherat e tjera dhe jo në Shqipëri, jo në Elbasan.
Gjatë këtyre viteve, taksat tuaja, djersa juaj, mundi juaj, u vodhën. Me këto para, Edi Rama, ministrat e tij, zyrtarët e tij, u shndërruan në sheikët e Shqipërisë.
Por miqtë e mi, aq sa u pasuruan ata, aq shumë u varfëruan qytetarët shqiptarë.
Aq thellë u zhytën në mjerim, në varfëri të skajshme pensionistët shqiptarë.
Familjet shqiptare sot, mbi 40 përqind e tyre, nuk ushqejnë dot fëmijët e tyre siç duhet.
18 përqind e tyre nuk u garantojnë dot dy vakte fëmijëve të vet.
Me qindra e mijëra janë familjet në sofrën e të cilëve nuk mjaftonte ajo që shtrohej dhe detyroheshin t’u thoshin fëmijëve të tyre, merr rrugët e dheut, gjej fatin tënd.
Sepse Edi Rama zgjodhi të jetojë vetë në sarajet me themele dy herë më të gjata se vila e diktatorit Enver Hoxha.
Se Edi Rama zgjodhi me këto para të jetojë vetë, të ketë një oborr 4 herë më të madh se diktatori.
Por një gjë do u them këto, diktatori ishte njeriu më mizor, por atë oborr dhe atë vilë nuk e regjistroi në emrin e tij.
Kurse Edi Rama me 4 mijë euro kursime u bë me saraje dhe park 8 mijë metra katrorë.
Me këto para, ai shëtit me avion taksi 21 milionë euro në dy vite.
Me këto para, Lubi Balluku dhe Maznik Ndragheta u ulën në tavolina me 1 mijë euro bifteku.
Me këto para, Edi Rama shkon në ndeshje me 28 mijë euro biletën.
Me këto para, Edi Rama zhytet në luks gjithnjë e më shumë të vetes dhe familjarëve të tij.
Blen kopshtin e Edenit në oborr sepse do të çlodhë sytë me peshqit ekzotikë dhe bimët ekzotike. Nuk e bën asnjë kryeministër në botë.
Me këto para, Lubi Balluku lan makinën e vet 10 mijë euro në muaj, as në Gines nuk do gjeni një rekord të tillë.
Pra, këta njerëz prej 12 vitesh, si shushunja i shkretojnë, i varfërojnë, i mjerojnë shqiptarët.
Elbasani është dëshmi e njërës prej vjedhjeve më të mëdha të shekullit.
Ja ku është llamarina që solli Edi Rama me ministrat e tij.
Jashtë funksioni, nuk ka prodhuar asnjë kilovat orë që kur është instaluar.
Sot mali i plehrave është më i madh se kurrë sepse paratë përfunduan në llogaritë e Edi Ramës, Gjiknurit dhe ministrave të tij.
Kjo ishte vjedhja më e madhe sepse në Tiranë, djegësi 130 milionë euro, nuk ka asnjë tullë. Po 130 milionë euro janë që të gjitha taksat tuaja, janë mundi dhe djersa juaj.
Ata që duhet të vëzhgonin, të kontrollonin ndërtimin, ata mbyllën sytë. Lubi Balluku që kishte detyrë shtetërore mbikëqyrjen, nuk bëri qoftë edhe një raport të vetëm, sepse e dinte se 130 milionë euro ndaheshin midis Edi Ramës dhe Erion Veliajt. -

Bumi i inteligjencës artificiale hap rrugën për të ardhme më të zgjuar
Në Xiong’an, aplikacionet e fuqizuara nga inteligjenca artificiale janë zgjeruar vazhdimisht, si pjesë e nxitjes së qytetit për të zhvilluar industri të orientuara nga e ardhmja dhe për të ndërtuar një qytet të zgjuar, të jetueshëm, që është inovativ dhe i gjelbër.
Të dhënat zyrtare tregojnë se Xiong’an ka tërhequr deri tani mbi 50 kompani të lidhura me inteligjencën artificiale.
Përveç mbështetjes së politikave, ndërtimi i infrastrukturës digjitale, i përfaqësuar nga Qendra e Informatikës Urbane Xiong’an, ka hedhur një themel të fortë për kërkim-zhvillimin dhe aplikimin e inteligjencës artificiale në qytet.
Qendra ka përdorur inteligjencën artificiale dhe teknologji të tjera të avancuara për të arritur menaxhim urban në kohë reale, të rafinuar dhe inteligjent.
Ajo gjithashtu ka integruar së fundi “DeepSeek” për të përmirësuar shërbimet për banorët.
“Nga rrugët digjitale që llogaritin fluksin e trafikut dhe përmirësojnë efikasitetin e trafikut deri te platformat e fuqizuara nga inteligjenca artificiale që ndihmojnë punonjësit e komunitetit të zbulojnë dhe zgjidhin menjëherë çështjet e menaxhimit urban, këto risi u kanë mundësuar banorëve të shijojnë një jetë me cilësi më të lartë në një qytet më të zgjuar”,- tha Li Nan, mbikëqyrës në “Xiong’an Cloud Network Technology Co., Ltd”. -

‘Qeveria tallet me njerëzit’/ Zhulali: Babëzia dhe pasiguria, këmbëkryq në çdo qytet të Shqipërisë
Kandidatja për deputete e PD për Qarkun e Tiranës, Ilda Zhulali, e ftuar në emisionin ÇIM PEKA LIVE, tha se qeveria asnjëherë nuk i ka dëgjuar qytetarët, por sipas saj, vetëm është tallur me ata.
Ajo theksoi se pasiguria dhe babëzia ndeshet në çdo qytet të Shqipërisë dhe sipas saj , kjo ka sjellë situatën ‘katastrofike’ të vendit siç është shpopullimi.
“Shqipëria ka nevojë për një përmbysje totale, sot situata në Shqipëri është dramatike. Këtë gjë e lexon në çdo takim që shkon tek njerëzit në çdo takim që kemi parë. Fatkeqësisht ne kemi parë gjatë gjithë këtyreve vite një qeverisje që ka shpuar tek qytetarët me pretendimin për t’i dëgjuar por fatkeqësisht ata shkojnë aty për tu tallur. Por e vetmja që nuk kanë bërë është që t’i kuptojnë ata. Si pasojë e kësaj sjelljeje e para ne nuk kemi ende një llogari dhënieje. Nuk dëgjova asnjë fjalë nga dy kolegët për të dhënë llogari për të gjitha punët e shkuara keq në vend dhe që na kanë sjellë në këtë situatë katastrofike. Në çdo qytet që të shkosh dhe takosh qytetarë ti sot do të ndeshësh dy fjalë, një pasiguri ka një pasiguri që e ndjen çdo kush. Pasiguri për jetën, pasiguri për ushqimet për ato që hamë, pasiguri për pronën, pasiguri për shëndetësinë, pasiguri për arsimin për shkollat, pasiguri për punësimin për të rinjtë domethënë ka një pasiguri totale. Nuk ka rëndësi se sa i ri je dhe çfarë statusi ke ka një pasiguri që mbizotëron kudo. Fjala e dytë që t’i ndesh sot, këdo që takon qoftë dhe të majtë, është që këtu ka arritur një nivel jo korrupsioni dhe vjedhje, këtu ka arritur një nivel babëzie që është i papranueshëm për çdo mëndje normale. Dhe kush nuk i shikon këtë është ose i përfshirë në këtë rrjet babëzie ose nuk kupton më asgjë nga realiteti, pra është krejtësisht i shkëputur dhe jeton në atë flluskë. Të dyja këto bashkë kanë sjellë në një konkluzion të tmerrshëm që është shpopullimi. Unë jam nëna e një djali dhe të gjithë këtu jemi prindër. Dhe nga takimet që kam bërë përshtypje në terren, ajo që më ka prekur më shumë nga të tërë është që çdo prind që kam takuar, gjënë e parë që më kanë thënë është se po na ikin fëmijët dhe kanë filluar duke qarë. Dhe të tjerët thonë se nuk duan të na ikin fëmijët refugjatë, duam t’i gëzojmë këtu.” tha Zhulali.
