Kandidatja e PS-së në qarkun e Fierit Zegjine Çaushi, ka shigjetuar Gazment Bardhin gjatë fjalës së saj nga takimi përmbyllës i PS në këtë qytet.
Ajo tha se Bardhi nuk është parë askund gjatë fushatës në qytet. Sipas saj, Fieri do marr 12 deputetë në 11 maj, duke theksuar bindjen për një rezultat të thellë në zgjedhjet e 11 majit.
‘Fieri do të marr jo 11 por 12 deputet. Tani ai shoku jonë s’dihet se ca do jetë duke bërë. Ti bëjmë një përshëndetje apo jo. E kam kërkuar në këto ditë dhe se kam gjet se s’ka fierak që ti hap derën Gazos dhe kënetës së tij. Gazo ku je, ka dal deti Gazo, ti s’di as notë, mo Gazo do më mbyteshe këtu mo Gazo shiko dallgët që kanë ardhur në këtë shesh. Shyqyr që ke atë gomeraren e papabufit, ajo do të shpëtojë se je në listë të mbyllur’, tha ajo.
Tag: qytet
-

‘Bufi i do njerëzit vetëm nën hyqmin e vet’, Rama në Kavajë: Këneta e ka përçmuar këtë qytet
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim elektoral në Kavajë, në kuadër të zgjedhjeve të 11 majit. Gjatë fjalës së tij, ai sulmoi opozitën, duke e akuzuar se e ka përçmuar Kavajën gjatë kohës që ishte në pushtet.
Sipas Ramës, ndryshimet dhe përmirësimet në Kavajë mbajnë vulën e mbështetjes së qeverisë dhe Partisë Socialiste. Ai vuri në dukje se çdo projekt zhvillimor në qytet është rezultat i përpjekjeve të mazhorancës.
“Nuk ka në Kavajë një vend, një ndryshim që e bën këtë qytet më tërheqës dhe europian, që nuk ka vulën tonë. Po shifja këtu që pllakat janë zëvendësuar me beton. Nuk jemi ne këta, nuk i bëjmë ne këto”, u shpreh Rama.
Ai nuk kurseu as ironitë ndaj opozitës, duke e quajtur “këneta” dhe duke ironizuar me posterin e një kandidati opozitar që, sipas tij, i ngjan një modeli për berberhane.
“Përçmimi i dikurshëm dhe ndjesia që Kavajës i morën votën pa kushte është karakteristikë e asaj këneta dhe atij bufi, që njerëzit i do si specie nën hyqmin e vet”, theksoi ai.
Rama përfundoi duke u bërë thirrje qytetarëve që të mbështesin Partinë Socialiste në zgjedhjet e ardhshme, duke e krahasuar “skuadrën tjetër” me karikatura posterësh pa substancë. -

VIDEO/ Rama në Kavajë: Transformuam qytetin, e nxorëm nga plehrat e harresës ku ishte zhytur
Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama u ndal këtë pasdite në Kavajë, ku tha se qyteti është transformuar dhe ka dalë nga plehrat e harresës ku ishte zhytur. Në prezantimin e arritjeve kryesore për sektorët më të rëndësishëm dhe sfidat e Shqipërisë 2030 në BE, Rama tha se “siç e kam thënë edhe më parë, ne nuk jemi më të mirët, por më të mirë se ne s’kanë ku gjejnë ata që kërkojnë, ndërkohë që ju që jeni këtu, jeni këtu se s’ka më të mirë se ju”.
”Ky bulevard nuk ekzistonte kur ne morëm detyrën, ky qytet ekzistonte, por nuk ishte ky qytet që është sot dhe këtë mund ta dëshmojë çdo qytetar i Kavajës, pavarësisht bindjeve.Nuk besoj se dikush sado inat të na ketë ose të më ketë mua, mos të na japë këtë hak që Kavajën ne e nxorëm nga plehrat e harresës dhe të një përçmimi që i vinte jo nga ne, që nuk na kishte votuar kurrë Kavaja por i vinte nga ata që Kavaja u kishte dhënë mbështetje pa kushte për gati çerekshekulli.
Sot nuk ka në Kavajë një vend, një ndryshim që e bën këtë qytet shumë më tërheqës, më mesdhetar, më europian siç është gjithë ky territor që nuk ka vulën e mbështetjes time dhe të PS-së për Kavajën”, tha Rama. -

Një qytet arab shpallet si më i sigurti në botë
Bota E Hënë, 5 Maj 2025 15:08
Abu Dhabi është renditur si qyteti më i sigurt në botë, sipas Indeksit të Sigurisë për vitin 2024 të publikuar nga Numbeo.
Me nivele të ulëta të kriminalitetit, forca të forta të zbatimit të ligjit dhe infrastrukturë të avancuar të survejimit, kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe ka zënë vendin e parë në renditjen globale për sigurinë dhe mbrojtjen. Indeksi bazohet në të dhëna të raportuara nga përdoruesit në kategori të tilla si siguria personale, niveli i krimit dhe cilësia e përgjithshme e jetës.Reputacioni i Abu Dhabit për stabilitet, pastërti dhe infrastrukturë të klasit botëror vazhdon të tërheqë si banorë ashtu edhe turistë nga e gjithë bota.
-

Berisha: Edi Rama beson tani se duke shpërndarë rrena, do mundë të bindë shqiptarët për sukseset e tij imagjinare
Lideri i opozitës, gjatë një takimi me demokratët në qytetin e Mirditës, akuzoi ashpër kryeministrin Edi Rama për mashtrim publik dhe abuzim me fondet shtetërore.
Berisha deklaroi se Rama po përpiqet të mashtrojë qytetarët me “suksese imagjinare”, duke shëtitur qytet më qytet me “thesin e rrenave në shpinë”.
Ai solli një sërë shembujsh për të argumentuar korrupsionin e qeverisë, duke përmendur projekte infrastrukturore të mbivlerësuara, keqpërdorimin e fondeve të rindërtimit dhe blerje luksoze të pajustifikuara.
Kreu i PD, kërkoi të rrisë ndërgjegjësimin qytetar mbi mënyrën se si sipas tij, kjo qeveri po i largon shqiptarët nga vendi i tyre.
Fjala e plotë:
Miq, dëgjojeni. Ka tre ditë që Edi Rama me thesin e rrenave në shpinë, qarkullon nga një qytet në tjetër.
U thoshte në Vlorë se kam investuar 1 miliard e 260 milionë. Epo thashë tani, meqenëse e ndjen veten si gjysëm vlonjat, në fakt as vlonjat as shqiptarë nuk është fare, të themi të vërtetën dhe si duhet gjë as Vlorës, as Shqipërisë origjina e tij, s’ka rëndësi.
Ky njeri, sot shkon në Shkodër, në të cilën ka investuar gjysmën e parave që ka vjedhur Tërmet Peçi me motrën e vet në Tepelenë, po, dhe u thotë shkodranëve se kam investuar 1 miliardë e 300 milionë euro.
Pra beson tani se duke shpërnda rrena, do mundë të bindë shqiptarët për sukseset e tij imagjinare.
Jo miq, çfarë bëri ai? Ai vërtetë ndau para për rrugë, por e vërteta është se vodhi minimumi 90% të tyre. Isha dje në Vlorë. Rruga Levan-Vlorë është rruga më e gjerë në Shqipëri, 35 metra e gjerë.
Ajo rrugë miqtë e mi, që nuk ka një të dytë më atë gjerësi, ka kushtuar 2.4 milionë euro kilometri.
Dhe kushtoi kaq, se na dolën probleme me habitatin e shpendëve dhe u detyruam të bëjmë ndryshime në projekt.
Kurse ky zotëri, me 20 km rrugë ka 20 mln euro kilometrin.
31 mln euro rindërtimi i rrugës tek sheshi ‘Shqiponja’ 1 km.
17 milionë euro kilometri në unazën e Tiranës. Pra çfarë bëri ky. Ky paratë e rrogave tuaja, paratë e pensioneve i kaloi në rrugë për ti vjedhur. Kjo është e vërteta.
Ku i çoi tjetër paratë? 130 mln euro djegësi i Tiranës. Nuk ka një tullë në themelet e tij.
120 mln euro ja mori Beketi, sepse nuk duronte kritikat e televizionit të tij dhe e përzuri nga Shqipëria.
21 mln euro avion në dispozicion.
5 mln euro kopshti i Edenit që nuk e ka as Mbreti i Anglisë, as Perandori i Japonisë, as Shtëpia e Bardhë, as kancelaria gjermane nuk e blen atë në oborr.
E bleu Edi Rama për sytë e tij.
Miqtë, atëherë nga të mos ikin, kur sofra nuk ka, prindi, gjyshi, gjyshja detyrohet tu thonë të rinjve, ikni, paçi fatin merrni rrugët e dheut, se këtu nuk na mjafton.
Kjo është mënyra se si i përzuri shqiptarët, Edi Rama nga Shqipëria. -

Rama: Bufit ia kam ndjerë erën që ditën kur e pashë tek Qytet Studenti, komunist
Kryesocialisti Edi Rama nuk i kurseu kritikat ndaj kundërshtarit të tij politik Sali Berisha.
Gjatë takimit me banorët e Lezhës ai u shpreh se e dalloi se kush ishte kryedemokrati që në ditën e parë që e pa tek Qytet Studenti.
Rama: Bufit ia kam ndjerë erën që sapo e kam pa, ditën e parë tek Qyteti Studenti, komunist me pardesy të bardhë me tesën e Parisë së Punës në xhep që thoshte se shkodranët janë huliganë dhe shoku Ramiz Alia është presidenti ynë. Thashë ky është lemeri, ika, s’shkoja unë për bufin, por ama s’mund të votoja për askënd tjetër, i hapa rrugën opsionit të forcës, ishte ajo rruga, duhej nda historia. Kështu dhe në 11 maj, demokratët që duan nesër kur t’i japin pasaportën fëmijëve të thonë ta ka dhën nëna dhe baba, kaq shumë e kemi dasht pasaportën sa kemi votu për një maskara si Edi Rama. -

“Bufit ia kam ndjerë erën që ditën e parë kur e pashë tek Qytet Studenti”, Rama: Komunist me pardesy të bardhë
Kryesocialisti Edi Rama nuk i kurseu kritikat ndaj kundërshtarit të tij politik Sali Berisha.
Gjatë takimit me banorët e Lezhës ai u shpreh se e dalloi se kush ishte kryedemokrati që në ditën e parë që e pa tek Qytet Studenti.
Rama: Bufit ia kam ndjerë erën që sapo e kam pa, ditën e parë tek Qyteti Studenti, komunist me pardesy të bardhë me tesën e Parisë së Punës në xhep që thoshte se shkodranët janë huliganë dhe shoku Ramiz Alia është presidenti ynë. Thashë ky është lemeri, ika, s’shkoja unë për bufin, por ama s’mund të votoja për askënd tjetër, i hapa rrugën opsionit të forcës, ishte ajo rruga, duhej nda historia. Kështu dhe në 11 maj, demokratët që duan nesër kur t’i japin pasaportën fëmijëve të thonë ta ka dhën nëna dhe baba, kaq shumë e kemi dasht pasaportën sa kemi votu për një maskara si Edi Rama.Top Channel
-

Ben Blushi: Një rrugë shkrimtarësh në Kamëz
Në një vend ku qytetet e mëdha kanë nisur të harrojnë librin dhe nderimin për shkrimtarët, Kamza, një qytet i krijuar vetëm tri dekada më parë, po bëhet befas një strehë e denjë për letërsinë. Dje pata kënaqësinë të jem i pranishëm në ndarjen e çmimeve të Panairit të Librit, një aktivitet që zhvillohet për të katërtin vit radhazi në këtë qytet, duke kthyer një hapësirë dikur simbol të kaosit urban, në një qendër të gjallë të leximit dhe respektit për fjalën e shkruar.
Ky përjetim i bukur ka frymëzuar edhe shkrimtarin dhe opinionistin Ben Blushi, i cili në profilin e tij në Facebook ka ndarë një reflektim të titulluar “Një rrugë shkrimtarësh në Kamëz”, të shoqëruar me një galeri fotosh që pasqyrojnë atmosferën e gjallë dhe të papriturisht të bukur të këtij panairi. Është një thirrje për të menduar ndryshe: për të parë në Kamzë një model të munguar në qendrat tradicionale kulturore të Shqipërisë, e për të guxuar të imagjinojmë një qytet ku letërsia nuk është thjesht një kujtim i së shkuarës, por një themel për të ardhmen. AV
Një rrugë shkrimtarësh në Kamëz
Nga Ben Blushi
Dje isha në Kamëz për të marrë pjesë në ndarjen e çmimeve të Panairit të Librit që zhvillohet për herë të katërt në këtë qytet të ri të krijuar përpara 30 vjet vitesh.DIsa vite më parë, kur Kamza ishte simboli perfekt i rrëmujës urbane, i kaosit njerëzor, i depozitës elektorale dhe i xhunglës ndërtimore, as mund të mendohej se aty një ditë do jepeshin çmime për shkrimtarët, por kjo ka ndodhur me një shpëjtësi dhe me një shkëlqim që nuk e pret.Ndryshe nga qytetet e vjetra të Shqipërisë, Kamza ka themeluar një çmim për letërsinë që nuk e gjen as në Tiranë, as në Korçë as në Shkodër dhe as në Vlorë.Për fat të keq këto qytete të vjetra i harxhojnë paratë për koncerte të shëmtuara, për birra, për qofte dhe për kallamar duke i zëvendësuar libraritë me mejhane dhe lexuesit me turistë të dehur.Në Tiranë, një qytet me 900 mijë banorë sot nuk ka më shumë se 5 librari, ndërsa në Korçë, në Shkodër dhe në Vlorë, librat shiten nëpër kioska të fshehur poshtë rafteve me cemcakiz, me cigare me dhe coca cola pa sheqer.Në indexin europian të librarive për frymë popullsie, Shqipëria është në vendin e fundit me shumë meritë, sepse i ka zhdukur të gjitha libraritë që trashëgoi nga komunizmi duke i privatizuar pa kushte dhe duke i kthyer në dyqane mishi serb dhe manikyrësh kinezë.Sot Bjellorusia, një vend për të cilin ne mendojmë se është një diktaturë që mbahet me tanke ruse ka 52 librari për 100 mijë banorë, Cekia një vend ish komunist ka 50 librari për poaq banorë, Ukraina që është e pushtuar ka 44 librari për 100 mijë banorë, ndërsa vetëm Varshava ka 11 librari për cdo 100 mijë banorë.Me këtë standart do duhej që Tirana të kishte të paktën 100 librari në gjithë territorin e vet.Prandaj kur vjen nga Tirana dhe shkon në Kamëz habitesh që aty gjen dicka që ky qytet i madh nuk ia jep më lexuesve të vet, një panair, shumë lexues, debat për librin, stenda, shkolla të angazhuara, mësues letërsie të qeshur, vajza që kërkojnë autografe dhe mbi të gjitha një respekt për shkrimtarët të cilët nderohen me çmime.I frymëzuar nga kjo atmosferë e bukur, i propozova Kryetarit të këtij qyteti Rakip Sulit, njeriut që ka bërë të mundur këtë aktivitetet dhe e ka gjallëruar në mënyrë kaq befasuese Kamzën, ti zerojë taksat për libraritë dhe mundësisht të krijojë në këtë qytet të ri një rrugë shkrimtarësh.Rruga e Shkrimtarëve,e mbushur me librari, me kafene ku lexohet,me pika ku mund të dëgjosh audiobooks, me salla të vogla prezantimi, ku jepen edhe filma të shkurtër për jetën e shkrimtarëve shqiptarë dhe të huaj, do ishte një mrekulli që do ta shndërronte këtë qytet të ri në një atraksion të përhershëm turistik dhe kulturor.Atëherë njerëzit do vinin nga Tirana e varfër për të blerë libra në Kamëz, libraritë pa taska do shtoheshin me shpejtësi, tregu i librit do gjallërohej, shtëpitë botuese mund të hapnin seiltë në këtë qytet, ndërsa shkrimtarët do rrinin në rrugën e tyre dhe lexuesit do jetonin me kujtime të bukura të cilat nuk do ti harronin kurrë.Bashkë me Kamzën, letërsia shqipe do ishte më e pasur dhe njerëzit do kuptonin dicka që është harruar padrejtësisht, se Shqipëeria është krijuar nga shkrimtarët dhe është dëmtuar nga politikanët.Përpara se të shpallej e pavarur nga Ismail Qemali, Shqipëria u krijua nga pluhuri osman, në vargjet e Naim Frashërit, në esetë e Sami Frashërit, në alfabetin Ndre Mjedës, ne poemat e Gjergj FIshtës dhe në gazetën e Faik Konicës.Shkrimtarët nuk i kanë bërë keq Shqipërisë edhe kur kanë shkruar keq, ndërsa politikanët i kanë bërë shumë keq edhe kur kanë menduar shumë mirë.Shkrimtarët janë etërit themelues të vendit që kemi sot, të cilin pa ata ndoshta nuk do ta kishim dhe prandaj ata meritojnë një rrugë shkrimtarësh ku të nderohen, një rrugë e cila nuk ekziston askund në botë.Por mund të ekzistonte në Kamëz, meqë Tirana, Shkodra dhe Korca i kanë përzënë shkrimtarët sikur të ishin dordolecë që trembin turistët.Rruga e Shkrimtarëve nuk do kishte numër, nuk do kishte adresa,por vetëm emra librarish,vitrina me libra, fotografi dhe rafte, prandaj cdo njeri do e njihte, cdo postier do ia dinte adresën, cdo letër do vinte shumë shpejt, cdo i huaj do bënte një fotografi, cdo përkthyes do gjente punë, cdo shkrimtar do gjente frymëzim dhe cdo nxënës shkolle do e kishte vizituar të paktën një herë në jetë.Kamza ka aq shumë rrugë të reja, ndoshta të paemëruara dhe shpresoj shumë që njëra prej tyre mund të pagëzohet në nder të shkrimtarëve, të cilët megjithëse kanë lindur në qytete të tjera mund të strehohen në Kamëz.
-

Rama premton ujësjellës të ri në Sarandë
Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në takimin përmbyllës të fushatës elektorale në qytetin e Sarandës. Rama u shpreh se në këtë qytet është rritur numri i investimeve dhe është shtuar numri i konsumatorëve. Ai shtoi se si pasojë e kësaj do të riinvestohet në këtë zonë për furnizimin cilësor me ujë të pijshëm në të gjitha orët e ditës dhe gjatë pikut të sezonit veror.
“Ka shumë gjëra që kanë ndryshuar në Sarandë. Por, Saranda është një qytet që ka një problem ndryshe. Këtu është bërë një investim i rëndësishëm për ujin, mirëpo ajo që ka ndodhur është se ndërkohë që në zonat e tjera uji i pijshëm është shumë më mirë, në Sarandë ka ndodhur që janë bërë më shumë investime, është shtuar numri i konsumatorëve. Nëse për banorët ka një normalitet në furnizim, sapo fillon invazioni i turistëve fillon edhe rënia e furnizimit.
Kjo do të thotë se nuk e nuk kemi asnjë rrugë tjetër përveçse të riinvestohemi për të bërë një investim specifik dhe madhor për këtë zonë, sepse në ndërkohë po shohim projekte të reja nga investitorë dhe arkitektë që do ta rrisin shumë cilësinë e turizmit në Sarandë dhe paralajmërojmë për prurje më të mëdha të turistëve dhe vizitorëve. Kjo do të thotë më shumë ekonomi dhe të ardhura, por edhe një përgjegjësi e madhe sepse do të ketë akoma më tepër nevojë për ujë të pijshëm dhe një furnizim cilësor në të gjitha orët”, tha Rama. -

“Banda politike kontrollon vendin”, Alizoti akuzon pushtetin: Elbasani, qytet i kapur nga krimi
Tomor Alizoti, i cili është edhe drejtues politik i PD në qarkun e Elbasani thotë se ky qytet është shndërruar në një qytet bandash.
Sipas tij, bandat kriminale që janë të lidhura me pushtetin kanë gisht kudo në Shqipëri. I ftuar në një emision televiziv, ai denoncon se administrata detyrohet të dalë në takimet e PS.
Po ashtu, sipas tij, problemi kryesor është Policia e Shtetit, që sipas tij është në shërbim të pushtetit. Ai thotë se pavarësisht denoncimeve që janë bërë gjatë fushatës, policia nuk ka reaguar.
Po ashtu, ai thote se “ka masivisht blerje vote”, por nuk i denoncon sepse “nuk ka besim te institucionet e drejtesise”.
“Elbasani është qytet bande, qytet narko fare. Bandat në të gjithë Shqipërinë kanë gisht, sepse ata duan siguri dhe sigurinë ja jep shteti.
Njerëzit blihen masivisht, hidhet para për votën, pastaj është kërcënimi. Kjo për mua ka nisur me kohë. Unë them gjithmonë, që në Shqipëri nuk është problem banda, por i pari i vendit që i përdor për pushtetin e tij. Banda kriminale ka në cdo vend të botës, por një pjesë e tyre qëndrojnë në fushën e tyre, por kur ato përfshihen në destabilitetin e vendit, ato kthehen banda politike.
Policia e Shtetit është problemi, është një bandë legale. Policia është totalisht në shërbim të pushtetit”, tha ndër të tjera Alizoti.
