Tag: qymyri

  • Polonia përshpejton tranzicionin energjetik: Energjia e erës ia kalon qymyrit dhe deti Baltik bëhet shpresë e re

    Polonia përshpejton tranzicionin energjetik: Energjia e erës ia kalon qymyrit dhe deti Baltik bëhet shpresë e re

    Polonia po hyn në një kapitull të ri të historisë së saj energjetike, duke përshpejtuar tranzicionin nga qymyri drejt burimeve të rinovueshme. Për herë të parë, prodhimi nga energjia e pastër ka tejkaluar atë nga qymyri në përzierjen kombëtare të energjisë – një shenjë e qartë e një ndryshimi të qëndrueshëm, sipas ekspertëve.

    Në zemër të këtij transformimi qëndron energjia e erës në det të hapur, që po merr gjithnjë e më shumë vëmendje si një burim i qëndrueshëm dhe premtues. Turbinat e para tashmë janë instaluar në Detin Baltik, ndërsa deri në vitin 2030, Polonia synon të arrijë 6,000 MW nga parqet eolike detare, me investime që po tërheqin edhe kompani globale.

    Megjithatë, rruga nuk është e lehtë. Rregullore të kufizuara, kosto të larta ndërtimi dhe sfida sociale për pranimin e turbinave në komunitetet lokale paraqesin pengesa reale. Sidoqoftë, ndryshimet ligjore dhe partneritetet ndërkombëtare po i japin një shtysë të re sektorit, duke i hapur rrugën jo vetëm për energji të pastër, por edhe për rritje industriale dhe eksport teknologjik.

    Në një kohë kur Bashkimi Evropian lufton për të siguruar pavarësinë e tij energjetike dhe për të përmbushur objektivat klimatike të vitit 2050, përparimi i Polonisë përbën një shembull të rëndësishëm se si edhe një vend me varësi historike nga qymyri mund të ndërtojë një të ardhme më të gjelbër dhe më konkurruese.

  • 7 minatorë humbin jetën për shkak të helmimit me monoksid karboni në një minierë qymyri në verilindje të Iranit

    7 minatorë humbin jetën për shkak të helmimit me monoksid karboni në një minierë qymyri në verilindje të Iranit

    Shtatë minatorë iranianë humbën jetën për shkak të helmimit me monoksid karboni në një minierë qymyri në Damghan, në verilindje të Iranit, sipas zyrtarëve lokalë.

    Nuk janë dhënë detaje të mëtejshme për rrethanat e incidentit apo identitetin e viktimave.

    Vdekjet e lidhura me minierat mbeten një çështje tragjike dhe e përsëritur në Iran. Një nga incidentet më vdekjeprurëse në vitet e fundit ndodhi më 22 shtator të vitit të kaluar, kur një shpërthim gazi metani mori jetën e 50 minatorëve dhe plagosi 16 të tjerë në një minierë qymyri në Tabas, në Iranin lindor.

    Një ditë para shpërthimit, punëtorët thuhet se kishin paralajmëruar menaxhmentin për një erë të fortë gazi në tunele – megjithatë operacionet vazhduan si zakonisht.

    Në momentin e shpërthimit, 66 minatorë po punonin rreth 600 metra nën tokë. Fatkeqësia i shtoi një listë në rritje të aksidenteve të minierave të qymyrit në Iran, me të paktën katër incidente të tjera të raportuara në fillim të atij viti.

  • Shpërthim në një minierë qymyri në Spanjë, humbin jetën 5 persona

    Shpërthim në një minierë qymyri në Spanjë, humbin jetën 5 persona

    Miniera

    SPANJË- Pesë minatorë kanë humbur jetën në Asturia, Spanjë si pasojë e një shpërthimi në një minierë. Si pasojë e këtij shpërthimi mbetën të plagosur edhe 4 të tjerë, të cilët u transportuan në spital me djegie dhe trauma në kokë pasi një shpërthim tronditi një minierë qymyri.
    Qeveria rajonale e Asturias tha se dy nga të plagosurit ishin transferuar në Ponferrada, një qytet në rajonin e Castilla y León, për t’u trajtuar për djegie.
    Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez shprehu ngushëllimet e tij për të afërmit e të ndjerëve.
    “Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjet e viktimave të aksidentit në minierë në Degaña, Asturias. Dhe uroj shërim të shpejtë të plagosurve”, tha Sánchez./ZËRI

  • Tragjike në Spanjë! Një minierë qymyri shpërthen në veri të vendit, pesë persona humbin jetën

    Tragjike në Spanjë! Një minierë qymyri shpërthen në veri të vendit, pesë persona humbin jetën

    Një shpërthim në një minierë në Asturia, në Spanjën veriore të hënën në mëngjes ka vrarë pesë persona dhe ka lënë katër të plagosur.

    Punëtorët e plagosur u transferuan në spital me djegie dhe trauma në kokë pasi një shpërthim tronditi një minierë qymyri.
    Qeveria rajonale e Asturias tha se dy nga të plagosurit ishin transferuar në Ponferrada, një qytet në rajonin autonom fqinj të Castilla y León, për t’u trajtuar për djegie. Një tjetër u dërgua në Cangas del Narcea, në rajonin e Asturias, me një dëmtim në kokë, shkruan Euronews.
    Kryeministri i Spanjës Pedro Sánchez shprehu ngushëllimet e tij për të afërmit e të ndjerit dhe falënderoi punonjësit e urgjencës.
    “Ngushëllimet e mia të përzemërta për familjet e viktimave të aksidentit në minierë në Degaña, Asturias. Dhe uroj shërim të shpejtë të plagosurve”, tha Sánchez.

    Top Channel