Tag: qumështit

  • Rreziku nga qumështi ambulant, Ekspertët: 12 orë transport jashtë frigoriferit, bëhet i rrezikshëm

    Rreziku nga qumështi ambulant, Ekspertët: 12 orë transport jashtë frigoriferit, bëhet i rrezikshëm

    Qumështi i fermerit të vogël që shitet në trotuare në formë ambulante nuk është i sigurtë, sepse për të mbërritur deri këtu, kësaj shisheje plastike i është dashur të udhëtojë 12 orë që nga koha e mjeljes.

    Mbatja e qumështit larg kushteve frigoriferikë krijon ambientin ideal për microbe të dëmshme.
    “Duhet të keni parasysh që ai ka pësuar një rrugë të gjatë nga momenti që është mjelë në fermë që mund të jetë marrë në darkë ose në mëngjes, kjo kohë gjithmonë krijon kushte për shumimin e mikroorganizmave të dëmshme dhe natyrisht nuk është i mbajtur në kushte higjienike që është i vendosur në shishet plastike. Ndërkohë transportohet sidomos në këto temperature kaq të rrezikshme kuptohet që gjithçka ndodh në atë qumësht”, tha Lumturi Papa, pedagoge e UBT.
    Shumë qytetar këtë qumësht e blejnë  me mendimin se ky është më i sigurt se sa ai që shitet në markete, dhe kjo jo për faj të konsumatorit, por të fabrikave të cilat jo gjithmonë tregohen të ndershme me përmbajtjet e qumështit.
    Një qumësht i pa ambalazhuar mund të sigurojë shijen e dhe aromën e mirë të fshatit, por jo shëndetin.
    “Mbart rreziqe të ndryshme pasi mban toksikacione ushqimore si infeksione si salmonela, ech.coli shigelozat që vijnë me origjinë nga qumësht”, u shpreh Kapllan Sulaj, pedagog i UBT.
    Jo gjithmonë temperaturat e larta shkatërrojnë toksinat, në shumë raste ato gjithashtu asgjësojnë dhe vlerat ushqyese të këtij produkti.
    “Zierja është një proces termik dëmton dhe ul përqindjen e proteinave, duke i denatyruar ato, ulet vlera neturive e qumështit”, tha pedagogu.
    Formalizimi dhe gjurmueshmëria e produkteve blegtoriale dhe bujqësore është një detyrim që BE i ka vendosur Shqipërisë për tu bërë pjesë e familjes europiane. Deri më tani vendi ynë e ka të ndaluar të eksportojë produkte me origjinë shtazore për konsum human, pasi qumështi, djathi apo mishi ynë  cilësohen si të pasigurta për qytetarët e europian.
     

    Top Channel

  • Pediatrit ju ndalojnë kategorikisht t’i hidhni, dhëmbët e qumështit mund t’i shpëtojnë jetën fëmijës

    Pediatrit ju ndalojnë kategorikisht t’i hidhni, dhëmbët e qumështit mund t’i shpëtojnë jetën fëmijës

    Në çdo shoqëri ekzistojnë bestytni të ndryshme, sipas të cilave dhëmbët e qumështit konsiderohen si ogur fatsjellës. Ka nga ata që i hedhin mbi çati dhe u thonë të vegjëlve se i merr lejleku fluturues dhe sjell dhëmbë të rinj. Ose i fshehin nën jastëk duke u thënë fëmijëve se të nesërmen do të gjejnë monedha aty poshtë. Cilado qoftë historia, realiteti është i njëjtë, të gjithë i hedhim dhëmbët e parë të qumështit.

    Por një studim i bërë nga National Institute of Dental and Craniofacial Research ju ndalon rreptësisht të bëni këtë gjë. Kërkimet e ndryshme kanë provuar se dhëmbët e qumështit janë të pasura me qeliza staminale. Nëse fëmija juaj shfaq probleme shëndetësore në të ardhmen, ju mund të përdorni qelizat staminale të dhëmbëve të tij për të ndërtuar qeliza të reja.
    Një tjetër rezultat që befasoi shkencëtarët është se qelizat staminale të dhëmbëve të qumështit janë qelizat më të mira të trupit të njeriut.

    Qelizat staminale njihen ndryshe edhe si tullat ndërtuese të jetës. Ato janë qeliza nënë që kanë potencial për të prodhuar qeliza të reja. Kjo është edhe arsyeja që vitet e fundit qelizat staminale ruhen në banka të ndryshme gjaku.

  • Qeveria gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10%

    Qeveria gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10%

    Pas përfundimit të aksionit për kontrollin e tregtimit me faturë të produkteve blegtorale, qeveria po përgatitet të rikthejë një skemë kompensimi për fermerët nëpërmjet rimbursimit të TVSH-së në nivelin 10%.
    Sipas burimeve për Monitor, është gati një projektligj i ri, i cili parashikon që kompensimi për fermerët të aplikohet duke nisur nga viti 2026, si pjesë e një reforme më të gjerë për formalizimin e zinxhirit agroushqimor dhe uljen e kostove për prodhuesit vendas.
    Deri tani në rang vendi rezultojnë të regjistruar 100 mijë fermerë të pajisur me NIPT që kanë të drejtë të shesin te përpunuesi, grumbulluesi apo supermaketet produktet e veta, pa faturë TVSH-je, por nëpërmjet autofaturës që plotësohet prej blerësit.
    Skema e TVSH-së së rimbursueshme që përfitohej prej përpunuesve u hoq plotësisht në vitin 2022. Pas heqjes së saj, ku fermeri përfitonte tregtimin e produkteve me çmim të leverdisshëm, u rrit kostoja e prodhimit, sepse TVSH-ja e paguar nuk kreditohet më dhe bëhet pjesë e kostos së lëndës së parë.
    Deri në vitin 2017, rimbursimi i TVSH-së për përpunuesit ishte 20%, çka do të thotë se psh,. për çdo blerje të qumështit me faturë tatimore nga fermeri, përpunuesi mund të kreditonte këtë vlerë në TVSH-në e zbritshme.
    Kjo skemë e bënte ekonomikisht të leverdishme blerjen edhe me çmim të lartë për fermerin dhe siguronte marzh të qëndrueshëm fitimi për industrinë.
    Nga viti 2019 deri në 2022, skema ndryshoi. TVSH-ja në blerje (nga fermerët) u ul në 6%. Ndërsa TVSH-ja në shitje e produkteve të bulmetit mbeti 20%. Kjo krijoi një pabarazi fiskale, pasi industria paguante më shumë në dalje sesa kreditonte në hyrje.
    Prej vitit 2022, skema e TVSH-së së kreditueshme u heq plotësisht, duke vendosur 0% TVSH të zbritshme për blerjet e qumështit nga fermerët.
    Shoqata e Industrisë së Përpunuesve të Qumështit propozoi që skema të harmonizohej me praktikat e rajonit, ku TVSH-ja e blerjes dhe e shitjes të unifikohej në 6% ose 9%, për të shmangur pabarazitë tatimore.
    Skema e vjetër të zëvendësohej me një mekanizëm neutral fiskal, jo penalizues për përpunuesin. Ky propozim nuk u pranua nga Ministria e Financave në buxhetin e vitit 2022.
    Në vend të rimbursimit të TVSH-së, qeveria aplikoi subvencione direkte deri në 10,000 lekë për krerë bagëtie/lopë për fermerët.
    Por përpunuesit në atë kohë theksuan se skema e subvencioneve nuk do të ketë efekt të të drejtpërdrejtë në uljen e kostos së lëndës së parë për industrinë. Nuk garanton formalizimin, sepse nuk është e lidhur me volumin real të qumështit të shitur.
    Ndryshe nga rajoni, ku subvencionet jepen për litër qumësht të prodhuar e dorëzuar, në Shqipëri mungon kjo logjikë e orientuar drejt prodhimit të formalizuar.
    Situata me heqjen e TVSH-së së kreditueshme, kostot e larta të ushqimit të kafshëve nga fragmetizimi i tokave dhe mungesës së vaditjeve krijuan një zinxhir pasojash në sektor, duke ulur ndjeshëm volumin e përpunimit dhe duke vënë në rrezik vazhdimësinë e kapaciteteve prodhuese, ndërkohë që tregu po përballet me konkurrencë gjithnjë e më të fortë të mallrave të gatshme që vijnë nga importi.
    Po ashtu për shkak të çmimit më të lirë të shitjes së qumështit jashtë, importet vijojnë të jenë në nivele të larta, pasi qumështi i prodhuar nga fermat e huaja po përdoret, kryesisht në sezonin e verës si lëndë e parë për përpunuesit vendas.
    Në periudhën janar-prill 2024 u importuan 6 mln litra qumësht sipas të dhënave të Doganave. Kjo ishte sasia më e larta e qumështit e importuar prej 2016-s. Për janar-prill 2025 u importuan 5,1 mln litra qumësht. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar importet janë ulur 15,4%.
    Çfarë synon aksioni?
    Nisja prej 14 korrikut të aksionit të tatimorëve për kontrollin e zinxhirit të tregtimit të mallrave blegtorale nga fermeri drejt grumbulluesit dhe konsumatorit final shkaktoi paqartësi te fermerët në radhë të parë dhe grumbulluesit ku nisën t’i kërkonin njëri-tjetrit fatura fiskale, teksa mes tyre transaksionet dokumentohet me autofaturim të blerësit. Po ashtu inspektorët tatimorë nisën të kërkonin origjinën e mallit edhe te tregtarët ambulantë.
    Nisur nga situata Administrata Tatimore sqaroi për Monitor se fokusi i aksionit është forcimi i kontrollit në terren mbi lëshimin e autofaturës për tregtimin e produkteve blegtorale, ku rezulton informalitet i lartë në tregtimin e tyre, sidomos prej grumbulluesve dhe përpunuesve të mëdhenj. Nëpërmjet këtij aksioni tatimet synojnë të rrisin të ardhurat, dhe të forcojnë sistemin për gjurmueshmërinë e mallit.
    Pavarësisht nisjes së aksionit skema e faturimit për tregtimin e mallrave blegtorale nga fermeri drejt grumbulluesit nëpërmjet faturës fiskale të llojit autofaturim, me qëllim më pas hedhjen në treg të tyre për konsumatorin final nuk ndryshoi. Do të vijojë të mbetet e njëjtë. Pra fermeri i pajisur me NIPT shet produktet e tij te grumbulluesi, përpunuesi apo supermarketet, ndërsa këta të fundit kanë detyrimin e lëshimit në SelfCare të autofaturës.
    E njëjta skemë do të vijojë të funksionojë për shitjen e fermerëve të regjistruar si tatimpagues për kategorinë  “person fizik” apo “shpk”. Në këtë rast fatura e fiskalizuar për shitjen e mallit lëshohet prej tij. Në këtë rast nuk funksionon autofatura.
    Po ashtu përmes një njoftimi Tatimet bënë me dije se tregtarët ambulantë nuk kanë asnjë detyrim për të lëshuar faturë dhe për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat.
    Ndërsa Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në reagimin e saj bëri me dije se kontrollet për sigurinë ushqimore dhe pajisjen me faturë tatimore nuk janë aksion kundër fermerëve, por një hap për ta formalizuar, forcuar dhe mbështetur sektorin bujqësor./ Monitor

  • Qeveria, gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10%

    Qeveria, gati të rikthejë skemën e kompensimit të TVSH-së për fermerët, në nivelin 10%

    Pas përfundimit të aksionit për kontrollin e tregtimit me faturë të produkteve blegtorale, qeveria po përgatitet të rikthejë një skemë kompensimi për fermerët nëpërmjet rimbursimit të TVSH-së në nivelin 10%.Sipas burimeve për Monitor, është gati një projektligj i ri, i cili parashikon që kompensimi për fermerët të aplikohet duke nisur nga viti 2026, si pjesë e një reforme më të gjerë për formalizimin e zinxhirit agroushqimor dhe uljen e kostove për prodhuesit vendas.Deri tani në rang vendi rezultojnë të regjistruar 100 mijë fermerë të pajisur me NIPT që kanë të drejtë të shesin te përpunuesi, grumbulluesi apo supermaketet produktet e veta, pa faturë TVSH-je, por nëpërmjet autofaturës që plotësohet prej blerësit.Skema e TVSH-së së rimbursueshme që përfitohej prej përpunuesve u hoq plotësisht në vitin 2022. Pas heqjes së saj, ku fermeri përfitonte tregtimin e produkteve me çmim të leverdisshëm, u rrit kostoja e prodhimit, sepse TVSH-ja e paguar nuk kreditohet më dhe bëhet pjesë e kostos së lëndës së parë.Deri në vitin 2017, rimbursimi i TVSH-së për përpunuesit ishte 20%, çka do të thotë se psh,. për çdo blerje të qumështit me faturë tatimore nga fermeri, përpunuesi mund të kreditonte këtë vlerë në TVSH-në e zbritshme.Kjo skemë e bënte ekonomikisht të leverdishme blerjen edhe me çmim të lartë për fermerin dhe siguronte marzh të qëndrueshëm fitimi për industrinë.Nga viti 2019 deri në 2022, skema ndryshoi. TVSH-ja në blerje (nga fermerët) u ul në 6%. Ndërsa TVSH-ja në shitje e produkteve të bulmetit mbeti 20%. Kjo krijoi një pabarazi fiskale, pasi industria paguante më shumë në dalje sesa kreditonte në hyrje.Prej vitit 2022, skema e TVSH-së së kreditueshme u heq plotësisht, duke vendosur 0% TVSH të zbritshme për blerjet e qumështit nga fermerët.Shoqata e Industrisë së Përpunuesve të Qumështit propozoi që skema të harmonizohej me praktikat e rajonit, ku TVSH-ja e blerjes dhe e shitjes të unifikohej në 6% ose 9%, për të shmangur pabarazitë tatimore.Skema e vjetër të zëvendësohej me një mekanizëm neutral fiskal, jo penalizues për përpunuesin. Ky propozim nuk u pranua nga Ministria e Financave në buxhetin e vitit 2022.Në vend të rimbursimit të TVSH-së, qeveria aplikoi subvencione direkte deri në 10,000 lekë për krerë bagëtie/lopë për fermerët.Por përpunuesit në atë kohë theksuan se skema e subvencioneve nuk do të ketë efekt të të drejtpërdrejtë në uljen e kostos së lëndës së parë për industrinë. Nuk garanton formalizimin, sepse nuk është e lidhur me volumin real të qumështit të shitur.Ndryshe nga rajoni, ku subvencionet jepen për litër qumësht të prodhuar e dorëzuar, në Shqipëri mungon kjo logjikë e orientuar drejt prodhimit të formalizuar.Situata me heqjen e TVSH-së së kreditueshme, kostot e larta të ushqimit të kafshëve nga fragmetizimi i tokave dhe mungesës së vaditjeve krijuan një zinxhir pasojash në sektor, duke ulur ndjeshëm volumin e përpunimit dhe duke vënë në rrezik vazhdimësinë e kapaciteteve prodhuese, ndërkohë që tregu po përballet me konkurrencë gjithnjë e më të fortë të mallrave të gatshme që vijnë nga importi.Po ashtu për shkak të çmimit më të lirë të shitjes së qumështit jashtë, importet vijojnë të jenë në nivele të larta, pasi qumështi i prodhuar nga fermat e huaja po përdoret, kryesisht në sezonin e verës si lëndë e parë për përpunuesit vendas.Si qumështi vendas po zëvendësohet me importeNë periudhën janar-prill 2024 u importuan 6 mln litra qumësht sipas të dhënave të Doganave. Kjo ishte sasia më e larta e qumështit e importuar prej 2016-s. Për janar-prill 2025 u importuan 5,1 mln litra qumësht. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar importet janë ulur 15,4%.Çfarë synon aksioni? Nisja prej 14 korrikut të aksionit të tatimorëve për kontrollin e zinxhirit të tregtimit të mallrave blegtorale nga fermeri drejt grumbulluesit dhe konsumatorit final shkaktoi paqartësi te fermerët në radhë të parë dhe grumbulluesit ku nisën t’i kërkonin njëri-tjetrit fatura fiskale, teksa mes tyre transaksionet dokumentohet me autofaturim të blerësit. Po ashtu inspektorët tatimorë nisën të kërkonin origjinën e mallit edhe te tregtarët ambulantë.Nisur nga situata Administrata Tatimore sqaroi për Monitor se fokusi i aksionit është forcimi i kontrollit në terren mbi lëshimin e autofaturës për tregtimin e produkteve blegtorale, ku rezulton informalitet i lartë në tregtimin e tyre, sidomos prej grumbulluesve dhe përpunuesve të mëdhenj. Nëpërmjet këtij aksioni tatimet synojnë të rrisin të ardhurat, dhe të forcojnë sistemin për gjurmueshmërinë e mallit.Pavarësisht nisjes së aksionit skema e faturimit për tregtimin e mallrave blegtorale nga fermeri drejt grumbulluesit nëpërmjet faturës fiskale të llojit autofaturim, me qëllim më pas hedhjen në treg të tyre për konsumatorin final nuk ndryshoi. Do të vijojë të mbetet e njëjtë. Pra fermeri i pajisur me NIPT shet produktet e tij te grumbulluesi, përpunuesi apo supermarketet, ndërsa këta të fundit kanë detyrimin e lëshimit në SelfCare të autofaturës.E njëjta skemë do të vijojë të funksionojë për shitjen e fermerëve të regjistruar si tatimpagues për kategorinë  “person fizik” apo “shpk”. Në këtë rast fatura e fiskalizuar për shitjen e mallit lëshohet prej tij. Në këtë rast nuk funksionon autofatura.Po ashtu përmes një njoftimi Tatimet bënë me dije se tregtarët ambulantë nuk kanë asnjë detyrim për të lëshuar faturë dhe për të mbajtur dokumentacion tatimor për mallrat.Ndërsa Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në reagimin e saj bëri me dije se kontrollet për sigurinë ushqimore dhe pajisjen me faturë tatimore nuk janë aksion kundër fermerëve, por një hap për ta formalizuar, forcuar dhe mbështetur sektorin bujqësor./ Dorina Azohttps://monitor.al/pa-autofature-ska-mall-nga-fermeri-tatimet-aksioni-po-forcon-kontrollin-ndaj-grumbulluesve/https://monitor.al/tatimet-sqarojne-aksionin-ambulantet-skane-detyrim-per-fature-apo-dokumentacion-tatimor/Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Shqipëria heq dorë nga prodhimi i bulmetit dhe mishit, rriten importet

    Shqipëria heq dorë nga prodhimi i bulmetit dhe mishit, rriten importet

    Gjatë pesë viteve të fundit, importet në sasi dhe në vlerë të grupit “Produket Bulmetore, vezët, mjalti”, si dhe të mishit për konsum janë rritur në mënyrë dramatike, sipas shifrave zyrtare të publikuara nga INSTAT. Në të njëjtën kohë, prodhimi vendës i qumështit dhe i nënprodukteve ka ardhur në rënie masive.

    Nga Gjergj Erebara, BIRN

    Gjatë vitit 2024, Shqipëria importoi 35.5 milionë kilogramë produkte bulmeti, vezë dhe mjaltë, me rritje 13% kundrejt vitit 2023 dhe me rritje 51% kundret vitit 2019. Në të njëjtën kohë, sasia e qumështit të prodhuar në Shqipëri, ra me 5% në vitin 2024 kundrejt vitit 2023 dhe me 30% kundrejt vitit 2019.

    Të dyja të dhënat nuk janë ngushtësisht të krahasueshme. Raportimi i të dhënave të tregtisë së jashtme përmbledh në një grup të madh qumështin, llojet e ndryshme të bulmetit si gjalpë apo djathë, vezët dhe mjaltin, ndërkohë që sasia e qumështit të prodhuar në Shqipëri përfshin të gjithë qumështin i cili më pas ose është konsumuar si i tillë, ose është bërë nënprodukte.

    Gjithsesi, të dyja të dhënat, sasia e importit dhe sasia e qumështit të prodhuar në vend duket se kanë ecur përgjatë gjashtë viteve të fundit në drejtime të kundërta. Importet rriten ndërkohë që prodhimi vendës bie.

    Sa i përket vlerës, importi i grupit “Produkte bulmemore, vezët dhe mjalti” i kushtoi vendit 6.8 miliardë lekë ose rreth 68 milionë euro gjatë vitit 2024, ndërsa Shqipëria eksportoi në këtë grup mallra me vlerë të përgjithshme prej 787 milionë lekësh ose 7.9 milionë euro. Importet në këtë kapitull janë 5 herë më të larta se sa eksportet të matura në sasi dhe pothuajse 10 herë më të larta të matura në vlerë.

    Treguesit e prodhimit vendës dhe të importit të mishit japin një tablo të ngjashme. Gjatë vitit të kaluar, Shqipëria importoi 49 mijë tonë mish, me rritje 2.8% kundrejt vitit 2023 dhe me rritje 18% kundrejt vitit 2019. Në vitin e kaluar, prodhimi i mishit peshë e gjallë ishte 130 mijë tonë, me rënie 3.8% kundrejt vitit 2023 dhe 16,7% kundrejt vitit 2019. Mishi peshë e gjallë zakonisht jep 60% mish të therur kështu që, për t’i bërë të krahasueshme shifrat, mund të themi se mishi konsumuar në Shqipëri gjatë vitit të kaluar ishte 49 mijë tonë importi dhe 78 mijë tonë prodhim vendës.

    Rënia e popullsisë dhe ‘sëmundja holandeze’

    Gjatë viteve të fundit, popullsia e Shqipëria ka rënë në mënyrë dramatike por popullsia e fshatit, e cila e prodhon qumështin kryesisht në ekonomi familjare, ka rënë edhe më shumë se sa popullsia e përgjithshme. Kjo natyrisht që nuk shpjegon rënien dramatike me 30% të prodhimit të qumështit për shkak se, ndërsa numri i familjeve bujqësore bie, prodhimi i tyre mund të zëvendësohet pa ndonjë mund të madh nga prodhimi i qumështit e i mishit në ferma të mëdha, në stalla, ku eficienca e prodhimit është më e lartë se sa në familje dhe rritja e prodhimit është krahësimisht më e lehtë.

    Bujqësia shqiptare natyrisht që ka pengesa të stërmëdha strukturore, nga fragmentarizimi i pronësisë së tokës te mungesa e titujve të rregjistruar të pronësisë por faktori më me gjasa që ka sjellë këtë situatë, pra rritjen e importeve dhe rënien e prodhimit, duket se është forcimi i monedhës vendëse në tregun e kursit të këmbimit.

    Në vitin 2017, euro kushtonte 140 lekë ndërsa në vitin 2019 ra në 120 lekë. Aktualisht euro kushton 98 lekë. Gjasat janë që paratë e pista janë kanalizuar në Shqipëri përmes investimeve në tregun e ndërtimit dhe në prona të patundshme për të shkaktuar forcim anormal të monedhës kombëtare, gjë që i ka bërë importet gjithnjë e më të lira dhe më konkurruese me prodhimin vendës.

    Fenomeni në fjalë njihet në ekonomi me emra të ndryshëm. Emri më i përhapur është Sëmundja holandeze. Emra të tjerë janë mallkimi i burimeve apo ethet e arit.

    Sëmundja holandeze është një term i krijuar fillimisht nga gazeta britanike The Economist në vitin 1977 për të përshkruar situatën e ekonomisë së Holandës pasi në vitet ’60 atje u zbulua një rezervuar i madh gazi që vijon të shfrytëzohet edhe sot. Eksportet e gazit sollën në ekonominë holandeze një sasi të konsiderueshme të valutës, e cila forcoi monedhën vendëse dhe nxorri jashtë tregu prodhimet tradicionale të Holandës.

    Historianët dhe ekonomistët kanë kërkuar shembuj të ngjashëm në vende të ndryshme të botës. Zbulimi i një  vendburimi të madh argjendi në Amerikën Latine në shekullin e 16 nga Spanja solli shumë para të lehta në këtë vend dhe nxorri të paleverdisshme shumë nga prodhimet e tjera. Ndërsa eksportet e naftës nga vende të caktuara, kryesisht në Lindjen e Mesme, bën që ekonomitë e tyre të mos jenë në gjendje të prodhojnë pothuajse asgjë tjetër.

    Në këtë kontekst, shqiptarët duket se kanë gjetur thesarin e tyre në formën e parave të lehta të fituara në trafikun ndërkombëtar të drogës. Këto para janë duke vrarë ekonominë e të gjithë pjesës tjetër të vendit, përfshirë shumicën e shqiptarëve, të cilët nuk janë duke shitur drogë.

     

  • “Ky është vetëm fillimi”/ Rama paralajmëron tregtarët: Ka filluar konfiskimi i qumështit dhe bulmetrave pa faturë

    “Ky është vetëm fillimi”/ Rama paralajmëron tregtarët: Ka filluar konfiskimi i qumështit dhe bulmetrave pa faturë

    Kreu i qeverisë, Edi Rama ka deklaruar se ditën e sotme ka filluar procesi i konfiskimit të qumështit dhe bulmetrave pa faturë. Rama paralajmëroi tregtarët se “qumësht dhe bylmet pa faturë, si edhe mish i freskët pa faturë nuk do të lejohet”. Ai theksoi se në këto temperatura të larta mund të sjellin probleme shëndetësore për konsumatorët.
    Kryeministri paralajmëroi se ky është vetëm fillimi i një kontrolli shumë më të rreptë sa i përket sigurisë ushqimore.
    Edi Rama: Ka filluar procesi i konfiskimit të qumështit dhe bulmetrave pa faturë. Dmth pasiguri ushqimore, aq më tepër në këto temperatura të larta ku mund të ndodhin gjëra të rënda në lëndim të shëndetit të konsumatorëve. Qumësht dhe bylmet pa faturë dhe mish i freskët pa faturë nuk do të lejohet. Kushdo që do ta tregtojë do ta humbasë atë si mall.
    Dhe ky është vetëm fillimi i një kontrolli shumë më të rreptë sa i përket sigurisë ushqimore.

  • Kryeministri: STOP qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë!

    Kryeministri: STOP qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë!

    “STOP qumështit, mishit dhe prodhimeve të bulmetit pa faturë
    Nga java e ardhshme çdo prodhim i tillë do të sekuestrohet, sepse përbën një kërcënim direkt të shëndetit sidomos me temperaturat e larta dhe subjektet tregtuese do të gjobiten skajshëm

    Siguria ushqimore dhe formalizimi i të gjithë zinxhirit tregtar nga ferma në tryezë është një domosdoshmëri, e cila nuk pret më për një vend që synon të ulet në tryezën e Bashkimit Europian deri në fund të kësaj dekade
    Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Anila Denaj dhe Ministri i Financave Petrit Malaj në takime ndërgjegjësuese me biznesin, për të garantuar mbrojtjen e konsumatorit dhe gjurmimin e plotë të dokumentacionit fiskal, të produkteve blegtorale por jo vetëm”-shkruan kryeministri këtë të shtunë.

  • Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë

    Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë

    Sasia e qumështit të grumbulluar në vend ka vijuar rënien edhe përgjatë 2024-s, duke ndjekur tendencën e pakësimit të numrit të krerëve të bagëtive.

    Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2024 në vend është grumbulluar gjithsej një sasi qumështi prej 95 mijë tonë nga 101 mijë tonë që u grumbullua në 2023. Krahasuar me 2023 sasia e qumështit të grumbulluar ka shënuar një rënie prej 6,6%.
    Rënia është shënuar për të gjitha  llojet e sasisë së qumështit të grumbulluar.

    Qumështi i lopës përbën pjesën më të madhe të sasisë të grumbulluar në 2024 me 75 mijë tonë, me një rënie prej 6,5% krahasuar me 2023.

    Sasia e grumbulluar e qumështit të deles arriti në 12 mijë tonë, me një rënie prej 9,7% në raport me 2023.

    Ndërsa sasia e qumështi të dhisë ishte rreth 8 mijë tonë, me një rënie prej 3,1%.

    Nga sasia totale e qumështit të grumbulluar, rreth 12 mijë tonë u përdorën për prodhimin e qumështit për konsum njerëzor, pjesa tjetër shkon për përpunim.

    Struktura e qumështit të prodhuar për konsum dominohet nga qumështi i plotë i përpunuar 88,2%, 7,3% qumësht gjysmë i skremuar, 4,0% qumësht i papërpunuar dhe  0,5% qumësht i skremuar.

    Po ashtu edhe sasia në total e djathit të prodhuar shënoi rënie. Prodhimi i djathit ra me 9,9%, duke arritur në 10.487 tonë. Djathi i prodhuar nga qumështi i lopës ra me 9,9%, ai nga qumështi i deles me 5,9%, dhe ai nga dhia me 16,8%.
    Sasia e prodhuar e gjalpit gjithsej në 2024 arriti në 657 tonë, ku 96,4% është gjalpë tradicional dhe 3,6% gjalpë i shkrirë./Monitor/

  • Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak

    Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak

    Sasia e qumështit të grumbulluar në vend ka vijuar rënien edhe përgjatë 2024-s, duke ndjekur tendencën e pakësimit të numrit të krerëve të bagëtive.Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2024 në vend është grumbulluar gjithsej një sasi qumështi prej 95 mijë tonë nga 101 mijë tonë që u grumbullua në 2023. Krahasuar me 2023 sasia e qumështit të grumbulluar ka shënuar një rënie prej 6,6%.Rënia është shënuar për të gjitha  llojet e sasisë së qumështit të grumbulluar.Qumështi i lopës përbën pjesën më të madhe të sasisë të grumbulluar në 2024 me 75 mijë tonë, me një rënie prej 6,5% krahasuar me 2023.Sasia e grumbulluar e qumështit të deles arriti në 12 mijë tonë, me një rënie prej 9,7% në raport me 2023.Ndërsa sasia e qumështi të dhisë ishte rreth 8 mijë tonë, me një rënie prej 3,1%.Nga sasia totale e qumështit të grumbulluar, rreth 12 mijë tonë u përdorën për prodhimin e qumështit për konsum njerëzor, pjesa tjetër shkon për përpunim.Struktura e qumështit të prodhuar për konsum dominohet nga qumështi i plotë i përpunuar 88,2%, 7,3% qumësht gjysmë i skremuar, 4,0% qumësht i papërpunuar dhe  0,5% qumësht i skremuar.Po ashtu edhe sasia në total e djathit të prodhuar shënoi rënie. Prodhimi i djathit ra me 9,9%, duke arritur në 10.487 tonë. Djathi i prodhuar nga qumështi i lopës ra me 9,9%, ai nga qumështi i deles me 5,9%, dhe ai nga dhia me 16,8%.Sasia e prodhuar e gjalpit gjithsej në 2024 arriti në 657 tonë, ku 96,4% është gjalpë tradicional dhe 3,6% gjalpë i shkrirë.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.