Tag: qumështit

  • Edhe pse i shëndetshëm, ja pesë efektet anësore të konsumit të tepërt të qumështit

    Edhe pse i shëndetshëm, ja pesë efektet anësore të konsumit të tepërt të qumështit

    Qumështi jep një kontribut të rëndësishëm në marrjen e proteinave dhe mikroelementeve, përfshirë magnezin, kaliumin, zinkun, vitaminën D dhe fosforin.
    Edhe pse është një burim i shkëlqyer i lëndëve ushqyese, ai vjen me disa të meta nëse e konsumoni më shumë seç duhet.
    Mënyrat se si mund të reagojë trupi juaj ndaj konsumit të tepërt të qumështit.

    Mund të keni probleme me tretjen.
    Një pjesë e mirë e të rriturve kanë intolerancë ndaj laktozës.
    Intoleranca ndaj laktozës ndodh kur trupi prodhon më pak laktazë (enzimë që konverton laktozën në glukozë dhe galaktozë).
    Nëse individët me intolerancë ndaj laktozës konsumojnë produkte qumështi që përmbajnë laktozë, ata mund të përjetojnë dhimbje barku, fryrje barku, fryrje stomaku, të përziera dhe diarre.
    Ju mund të rëndoni shëndetin e zemrës tuaj.
     

  • Shqetësohen fermerët/ Shitja e qumështit pa faturë dhe mospagimi i subvencioneve

    Shqetësohen fermerët/ Shitja e qumështit pa faturë dhe mospagimi i subvencioneve

    Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat po zhvillon ditën e sotme një seancë dëgjimore me Grupet e Interesit për Paketën Fiskale. Në seancë ka folur një përfaqësues nga Shoqata Blegtorët Prodhues të Qumështit, shoqatë e krijuar në janar të 2023.
    Ai shprehur disa nga shqetësimet e shoqatës së tij, ku ndër to përmendi shitjen e qumështit, ku tha se bëhet pa fatura. Ai shtoi më tej se duhet bërë një kontroll ashtu siç u bë më bulmetin.
    “Kemi disa shqetësime që është shitja e qumështit në Shqipëri që ndodh 70% pa fatura , kur themi pa faturë sepse ne nuk e konsiderojmë autofaturë. Përpunuesi e pret kur i duhet me çmimin që i duhet për të rregulluar bilacin e tij. Pse nuk ka një kontroll nga qeveria që të ketë një faturim të mallit direkt nga qumështi. Se kuptojmë pse fermerët nuk e faturojnë vetë prodhimin e saj. Të ketë një kontroll siç filloi dhe kontrolli i bulmetit. Subjektet sot që flasim punëojnë nderi në kufitin 10 milionë lekë. Këto janë arsyet pse fermerit i merret qumshëtit me 45 lekë. Qarkullon nën dorë pa faturë.”, u shpreh përfaqësuesi i shoqatës.
    Ai përmendi si një tjetër shqetësim edhe mospagimin e subvencionve këtë vit për fermerët.
    “Problem tjetër shqetësues, është se fermerët për këtë vit kanë një mangësi në pagesat e subvencioneve të vitit që është duke u mbyllur. Në shoqatën tonë lajmërojnë shumë fermerë që nuk kanë marrë asnjë lek për litër, krerë apo naftën. Nuk e kuptojmë se pse në 11 muaj nuk merren këto lek. Dhe të gjithë fermerët, blegtorët janë me sy se çfarë do ndodhë. A do të merren lekët këto 20 apo 30 ditë, para që ju janë premtuar”, shtoi ai.

  • Shoqata e Përpunuesve të Qumështit kërkon unifikimin e TVSH-së, 10% në blerje dhe shitje

    Shoqata e Përpunuesve të Qumështit kërkon unifikimin e TVSH-së, 10% në blerje dhe shitje

    Shoqata e Industrisë së Përpunimit të Qumështit i ka drejtuar një kërkesë zyrtare Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ministrisë së Financave, ku kërkon reduktimin dhe unifikimin e TVSH-së në nivelin 10% si në blerje, ashtu edhe në shitje për qumështin dhe nënproduktet e tij.

    Sipas anëtarëve të Shoqatës, industria përpunuese vijon të përballet me rritje të kostove prodhuese, për shkak të çmimit të shitjes së qumështit si lëndë e parë, që grumbullohet më shtrenjtë sesa vendet e BE-së.

    Shoqata argumenton se barazimi i TVSH-së në 10% jo vetëm që do të ulte presionin financiar mbi fabrikat e përpunimit, por edhe do të shmangte rritjen e çmimeve të produkteve të qumështit, duke garantuar stabilitet në tregun e brendshëm.

    Po ashtu, theksohet se kjo masë është në përputhje me praktikat e Bashkimit Europian, ku shumica e vendeve anëtare aplikojnë norma të reduktuara të TVSH-së për ushqimet bazë, shpesh në intervalin 5–10%, ndërsa disa vende përdorin edhe normë 0% për kategori të ndjeshme ushqimore si buka, qumështi, vezët dhe frutat e freskëta.

    “Objektivi i kësaj politike është të mbështesë konsumatorët, të ulë kostot e jetesës dhe të garantojë akses universal në ushqime të shportës. Kjo do të mundësojë barazimin e TVSH-s në blerje të qumështit nga fermerët e paformalizuar nga njëra anë dhe TVSH-n në shitje nga ana tjetër”, theksohet nga përfaqësuesit e Shoqatës së Industrisë së Përpunimit të Qumështit.

    Shoqata shton se procesi i integrimit europian dhe përmbushja e kritereve të Kapitullit 12 do të transformojnë të gjithë zinxhirin blegtoral “nga ferma në tavolinë”, duke unifikuar standardet dhe hapur rrugën për hyrje në tregjet elitare të BE-së.

    Në paketën fiskale për 2026, është propozuar projektligjin “Për disa ndryshime në ligjin nr. 92/2014, “Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, i ndryshuar” parashikon normë kompensimi 10% për një pjesë të TVSH-së që fermerët paguajnë për inputet, përfshirë për farat, fidanët dhe plehërat në funksion të realizimit të prodhimeve të tyre bujqësore.

    Kategoria përfituese e kompensimit do të jenë fermerët të pajisur me NIPT, pra ata që do të shesin të grumbulluesi, përpunuesi apo agroturizmet.

    Në relacion theksohet se me zbatimin e skemës së kompensimit të prodhuesve bujqësorë synohet të kontribuohet në forcimin e ekonomisë dhe formalizimin e sektorit bujqësor, duke nxitur pajtueshmërinë dhe zbatueshmërinë nga ana e palëve të përfshira në transaksion.

    Blerësi detyrohet të lëshojë faturën tatimore të fiskalizuar, dokument ky i nevojshëm për qëllime të njohjes së shpenzimeve tatimore të zbritshme, ndërsa fermeri duhet ta kërkojë dhe disponojë këtë faturë në funksion të përfitimit të kompensimit sipas këtij projektligji./ Monitor.

  • Dhia një gjidhënëse që u praktikua dhe rekomandohet për veçoritë natyrore të qumështit të saj

    Dhia një gjidhënëse që u praktikua dhe rekomandohet për veçoritë natyrore të qumështit të saj

    Ti thuash një nëne sot, e cila nuk ka gji për fëmijën e saj, mbaj një dhi dhe zgjidhja është zgjedhja e duhur, është lajthitje, kur ushqimet dhe suplementet industriale janë më të bollshme dhe më komode për ta zëvendësuar gjirin e një kafshe me biberon. Por…Në vitin 1958, një fëmijë në El Mojon, Teguise, Lanzarote, u pa duke pirë qumësht direkt nga një dhi, një imazh që reflekton një praktikë të lashtë historike ku dhitë përdoreshin si lëneshtër e gjalla në mungesë të qumështit të nënës ose kur punësimi i një lëneshtre ishte financiarisht i papërballueshëm. Historikisht, dhitë shpesh preferoheshin sepse qumështi i tyre shihej si një alternativë e sigurt dhe e qasshme ndaj qumështit të nënës. Në shekullin e 16-të, shqetësimet për sëmundje si sifilizi çuan shumë nëna që të refuzonin një lëneshtër, dhe dhitë u konsideruan si një opsion i besueshëm dhe më i shëndetshëm për ushqimin e foshnjave.

    Përdorimi i qumështit të dhisë si zëvendësues i qumështit të gjirit njerëzor fitoi popullaritet në shekullin e 18-të, veçanërisht në rajonet ku punësimi i një lëneshtre ishte i shtrenjtë.Shkrimtarë mjekësorë të kësaj periudhe, si Pierre Brouzet, vunë re se fëmijët e ushqyer me qumësht dhie ishin të fortë dhe të shëndetshëm. Në fakt, praktikues të shquar të mjekësisë, si William Potts Dewees, theksuan përfitimet e qumështit të kafshëve, veçanërisht të dhive, përkundrejt qumështit të lopës, i cili përdorej zakonisht për ushqimin e foshnjave në Amerikën e hershme. Kjo praktikë ishte veçanërisht e përhapur kur opsionet e tjera mungonin, dhe besimi se pirja direkte nga dhia ndihmonte tretjen e bënte edhe më të popullarizuar.

    Megjithëse kishte përparësi, përdorimi i dhive si lëneshtër e gjallë u kritikua dhe humbi mbështetjen për shkak të shqetësimeve të ndryshme shëndetësore. Megjithatë, kjo praktikë u ringjall në fund të shekullit të 19-të në spitalet e fëmijëve në Paris, veçanërisht për foshnjat që vuanin nga sifilizi. Preferenca historike për qumështin e dhive përfaqëson një kapitull interesant në evolucionin e praktikave të ushqyerjes së foshnjave, duke ilustruar sesi konsideratat kulturore dhe mjekësore kanë formësuar kujdesin ndaj foshnjave gjatë historisë.
    Kujtojmë gjithashtu se qumështi i dhisë ka disa përparësi biologjike që e bënin atë të përshtatshëm për foshnjat. Ai përmban proteina dhe yndyrna që treten më lehtë krahasuar me qumështin e lopës dhe ka një përmbajtje të ulët të kazeinës alfa-1, duke ulur rrezikun e alergjive. Në traditat e shumë kulturave, dhitë shiheshin si kafshë të pastra dhe të dobishme për njeriun, ç’ka shtonte besimin në përdorimin e tyre si burim ushqimi për foshnjat.

    Zgjedhja e dhisë si simbol dhe si një kafshë e lidhur me ushqimin dhe jetesën në mitologji, folklor dhe praktikë historike nuk është e rastësishme. Ajo lidhet me disa veçori unike biologjike, sociale dhe kulturore të dhisë, që e kanë dalluar atë nga kafshët e tjera.Dhia është një nga kafshët më të përshtatshme për të mbijetuar në mjedise të ashpra dhe të thata.
    Ajo mund të ushqehet me lloje të ndryshme bimësie, përfshirë ato që janë të padobishme për kafshë të tjera, si barishte të thata apo degë.Mbijetesa e saj e bën të vlefshme në rajone malore ose gjysmë-shkretinore, ku kafshë të tjera, si lopët, nuk mund të jetojnë lehtësisht.Qumështi i dhisë gjithashtu është më i tretshëm dhe më pak alergjik krahasuar me qumështin e lopës. Për foshnjat dhe të moshuarit, ai ofron një burim të pasur ushqimi kur opsionet e tjera mungojnë.
    Dhitë janë më të vogla dhe më të lira për t’u mbajtur dhe ushqyer sesa lopët, duke e bërë qumështin e tyre më të përballueshëm për popullatat rurale dhe të varfra.Dhitë shfaqen shpesh në mitologji dhe religjione për shkak të karakteristikave të tyre fizike dhe natyrës së tyre pjellore.Ato janë simbol i pjellorisë dhe bollëkut, pasi riprodhohen shpejt dhe ofrojnë vazhdimisht qumësht.

    Në shumë kultura, dhia shihej si një kafshë “midis botëve”, e përshtatshme për të mbijetuar në male të egra apo shkretëtira, ndërkohë që mbetej e dobishme për njerëzit.Sjellim në vëmendje ndërkaq se, dhia ka një vend të rëndësishëm në mitologji, legjenda dhe tradita të ndryshme, ku shpesh paraqitet si simbol i pjellorisë, qëndrueshmërisë dhe ushqimit.
    Një nga referencat më të famshme është Amaltea, dhia që ushqeu Zeusin, perëndinë kryesore të Olimpit.Sipas mitit, kur Zeusi ishte foshnjë dhe fshihej nga i ati i tij, Kronosi (që hante fëmijët e tij për të shmangur një profeci), dhia Amaltea e ushqeu me qumësht.Si shenjë mirënjohjeje, Zeusi vendosi Amalteen në qiell si Yllësia e Bricjapit (Capricorn).Thuhet gjithashtu se briri i Amaltees u bë i famshmi Cornucopia (Briri i Bollëkut), simbol i begatisë dhe ushqimit të pafund. Ndoshta e keni parë të ekspozuar si hajmali në hyrje të restoranteve.

    Në mitologjinë nordike, Thor, perëndia e bubullimës, kishte dy dhi të quajtura Tanngrisnir dhe Tanngnjóstr (“Ai që kërcen dhëmbët”).Këto dhi tërhiqnin qerren e Thor-it dhe kishin një veçanti, sepse ata mund të haheshin dhe pastaj të ringjalleshin të nesërmen, për sa kohë që kockat e tyre ruheshin të paprekura.Ky mit e përforcon idenë e dhisë si simbol i ushqimit të pashtershëm dhe i ripërtëritjes.Në Hinduizëm, dhitë shpesh shoqërohen me Pushan, një hyjni mbrojtëse e udhëtarëve dhe barinjve.

    Pushan udhëtonte mbi një qerre të tërhequr nga dhi, duke simbolizuar lidhjen e tij me tokën dhe qëndrueshmërinë e ushqimit që ofronte natyra.Në traditën skandinave, dhitë janë të lidhura me festat dimërore si Yule. Dhia Yule (Julebukk) është një simbol i lashtë i dimrit dhe pjellorisë, që më vonë u lidh me Krishtlindjet.
    Në mitologjinë keltike, dhitë përfaqësonin një lidhje me fuqitë natyrore dhe pjellorinë, veçanërisht në lidhje me tokën dhe bagëtinë.Në Shqipëri dhe rajonet përreth, dhia ka qenë një simbol i fuqishëm i mbijetesës në kushte të vështira. Një legjendë popullore përmend një dhi që udhëhoqi një familje të tërë drejt ujit gjatë një thatësire të rëndë, duke u bërë shpëtimtarja e tyre.Në disa këngë popullore shqiptare, dhia përmendet si simbol i shtëpisë dhe bollëkut, shpesh i shoqëruar me simbolikën e tokës dhe pemës.Gjatë Mesjetës, dhitë, veçanërisht ato me qime të zeza, shpesh lidheshin me shtrigat dhe demonët. Në folklorin evropian, dhia shihej si një kafshë mistike që mund të kalonte midis botës njerëzore dhe asaj shpirtërore.Baphomet, një figurë mistike dhe kontraverse, përfaqësohet si një krijesë gjysmë-njeri, gjysmë-dhi.
    Kjo foto është tregues se njeriu, në kushtet e mbijetesës ka arritur të gjej jo vetëm zgjedhje por edhe zgjedhje të zgjuara.
    Përgatiti: Albert Vataj

  • Rritet ndjeshëm importi i bulmetit: Shqipëria po ngopet me qumësht nga jashtë, ndërsa bie numri i lopëve

    Rritet ndjeshëm importi i bulmetit: Shqipëria po ngopet me qumësht nga jashtë, ndërsa bie numri i lopëve

    Tregu shqiptar i bulmetit po bëhet gjithnjë e më i varur nga jashtë. Të dhënat më të fundit tregojnë se importet e produkteve të bulmetit, vezëve dhe mjaltit kanë arritur nivelin më të lartë historik në tremujorin e tretë të vitit 2025.
    Sipas INSTAT, nga korriku në shtator, vlera totale e importeve për këtë kategori arriti në 2.28 miliardë lekë – me 815 milionë në korrik, 773 milionë në gusht dhe 697 milionë në shtator, shifra që përbëjnë rekord për këtë periudhë.
    Rritja e importeve lidhet drejtpërdrejt me uljen e numrit të bagëtive qumështore dhe rënien e prodhimit vendas të qumështit. Sipas statistikave zyrtare, prodhimi total i qumështit në vend ka rënë nga 1 milion e 52 mijë tonë në vitin 2020, në vetëm 877 mijë tonë në vitin 2024 – një rënie e ndjeshme që tregon tkurrjen e bazës bujqësore.
    Çmimet e produkteve të bulmetit në treg kanë mbetur të larta, ndërsa fermerët vendas po përballen me një krizë ekzistence.Të dhënat tregojnë gjithashtu se Italia, Gjermania, Serbia, Greqia dhe Holanda janë pesë partnerët kryesorë nga të cilët Shqipëria importon bulmet, vezë dhe mjaltë.
    Skyweb.al kishte raportuar më herët për lojën e çmimeve dhe problemet me cilësinë në tregun e bulmetit.
    Në fund të vitit 2024, Autoriteti i Konkurrencës përfundoi një hetim të thelluar ndaj katër kompanive më të mëdha të përpunimit të qumështit në vend, Erzeni, Lufra, Gjirofarm dhe Shaka Boboshticë, pas dyshimeve për koordinim në uljen e çmimit të blerjes nga fermerët.
    Edhe pse Autoriteti nuk gjeti prova për marrëveshje të drejtpërdrejtë, raporti zyrtar vuri në dukje se kompanitë kishin ulur ndjeshëm çmimin e blerjes nga fermerët, ndërkohë që çmimet për konsumatorin u rritën ndjeshëm.
    Hetimi zbuloi gjithashtu se Erzeni dhe Lufra kishin shtuar ndjeshëm importet e qumështit gjatë vitit 2024, duke kompensuar mungesën e lëndës së parë vendase.Dokumentet e siguruara nga Skyweb.al tregojnë se Autoriteti i Konkurrencës ka kërkuar nga AKU të forcojë kontrollet mbi kompanitë përpunuese, pasi ekziston rreziku që, për shkak të mungesës së qumështit cilësor në treg, të përdoret lëndë e parë jashtë standardeve të përcaktuara ligjërisht, duke rrezikuar shëndetin e konsumatorëve.
    Gjatë verifikimeve në terren, inspektorët kanë konstatuar raste të shumta ku qumështi nuk përmbush standardet minimale higjieno-sanitare, ndërsa një pjesë e kompanive e kompenson mungesën me import.
    Numri i lopeve nder vite ne Shqiperi. Burimi INSTAT. Perpunimi grafik: Skyweb.al
    Në këtë situatë, fermerët po shuhen, fabrika po importojnë dhe tregu po mbushet me bulmet të huaj, ndërsa çmimi për konsumatorin shqiptar mbetet më i larti në rajon.
    Nëse politika nuk ndërhyn për të mbrojtur prodhimin vendas, Shqipëria rrezikon të mbetet pa lopë e dele, por me rafte plot me bulmet importi.
    /Skyweb.al/

  • Kontrolli në 4 kompani, Konkurrenca jep alarmin për qumështin: Rrezikohet SHËNDETI i konsumatorëve, AKU të rrisë KONTROLLET!

    Kontrolli në 4 kompani, Konkurrenca jep alarmin për qumështin: Rrezikohet SHËNDETI i konsumatorëve, AKU të rrisë KONTROLLET!

    Autoriteti i Konkurrencës mbylli në fund të vitit 2024 hetimin e thelluar ndaj katër prej kompanive më të mëdha të përpunimit të qumështit në vend si Erzeni sh.p.k., Adg shpk (Lufra), Gjirofarm dhe Shaka Boboshticë, pas raportimeve mediatike dhe dyshimeve për koordinim në përcaktimin e çmimit të blerjes nga fermerët.
    Komisioni i Konkurrencës ka arritur në përfundimin se nuk ekziston një marrëveshje e drejtpërdrejtë mes kompanive për uljen e çmimit, pasi këto operojnë në zona të ndryshme dhe furnizohen nga rrjete të ndara fermerësh.
    Inspektorët kanë shqyrtuar librat e blerjeve dhe kanë konstatuar se nuk ka prova për një koordinim të ndaluar nga ligji i konkurrencës.
    Megjithatë, raporti zyrtar ngre shqetësim për faktin se gjatë vitit 2024 kompanitë kanë ulur ndjeshëm çmimin e blerjes së qumështit nga fermerët, krahasuar me vitin 2022, ndërkohë që çmimi përfundimtar në tregun me pakicë është rritur ndjeshëm.
    Kjo përmbysje e raporteve midis prodhuesve dhe konsumatorëve shihet si “kartoni i parë i kuq” për tregun e qumështit në Shqipëri, pasi tregon një disbalancë serioze midis atyre që prodhojnë dhe atyre që paguajnë më shumë për produktin në treg.
    Gjatë hetimit, Autoriteti ka evidentuar edhe një rritje të madhe të importeve të qumështit, sidomos nga kompania Erzeni sh.p.k., e cila ka shtuar ndjeshëm sasinë e importuar gjatë vitit 2024, ndërsa Lufra ka ndjekur të njëjtin trend, por në një shkallë më të ulët.
    Sipas dokumenteve që ka siguruar Skyweb.al, problemi më serioz që del nga raporti nuk lidhet vetëm me çmimet apo importet, por me cilësinë e qumështit që arrin në tregun shqiptar.
    Skyweb.al mëson se Autoriteti i Konkurrencës i ka kërkuar Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) të rrisë kapacitetet kontrolluese ndaj kompanive përpunuese dhe të verifikojë treguesit mikrobiologjikë të lëndës së parë.
    “Forcimi i strukturave dhe rolit të AKU-së për zbatimin me rigorozitet të kontrolleve përsa i përket cilësisë dhe parametrave mikrobiologjikë të qumështit lëndë e parë që përdorin kompanitë e përpunimit të qumështit, të cilat të ndodhura përballë presionit të mungesës së qumështit cilësor në treg, detyrohen të pranojnë qumësht jashtë parametrave të përcaktuar nga legjislacioni shqiptar në fuqi, duke rrezikuar në këtë mënyrë shëndetin e konsumatorit“, citohet në dokumentin e siguruar nga Skyweb.al.

    Redaksia mësoi se gjatë verifikimeve në terren, inspektorët kanë konstatuar raste ku qumështi nuk përmbush standardet minimale higjieno-sanitare.
    /skyweb.al/

  • Pse nuk duhet ta teproni me qumështin?

    Pse nuk duhet ta teproni me qumështin?

    Qumështi është i shëndetshëm dhe ushqyes, por nëse e teproni me pirjen e tij, nuk garanton shëndet më të mirë.
    Sipas një studimi suedez, pirja e tepërt e qumështit mund të shoqërohet me vdekshmëri dhe një rrezik në rritje të frakturave.
    Për studiuesit, pirja e tepërt e qumështit do të thotë tri ose më shumë gota në ditë. Rezultatet e studimit janë edhe më shqetësuese për gratë.

    Kur është fjala për pjesëtaret të gjinisë femërore, është zbuluar se konsumimi i tri ose më shumë gotave në ditë mund të dyfishojë rrezikun e vdekjes në krahasim me ata që pinë vetëm më pak se një gotë në ditë.
    Meshkujt nuk preken në të njëjtën mënyrë si femrat, por kjo mund të rrisë shkallën e vdekshmërisë së tyre. Konsumimi i tepërt i qumështit mund të çojë në efekte anësore të dukshme. Këto janë lodhja, puçrrat, fryrjet dhe problemet e tjera të tretjes.
    Rezultatet e studimit janë alarmante, por kjo nuk do të thotë që duhet ta shmangni plotësisht këtë pije. Përveç kalciumit, qumështi përmban ushqyes të tjerë thelbësorë si vitamina D, vitamina B12 dhe proteina.
    Ka disa studime që sugjerojnë se pirja e qumështit çdo ditë mund të zvogëlojë rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve kronike. E vetmja gjë që duhet të bësh është ta konsumosh me moderim. Një gotë në ditë është një zgjedhje ideale.
     

  • Pijeni me masë, shumë qumësht mund të jetë i dëmshëm! Ja çfarë ndodh me trupin tuaj

    Pijeni me masë, shumë qumësht mund të jetë i dëmshëm! Ja çfarë ndodh me trupin tuaj

    Qumështi është i shëndetshëm dhe ushqyes, por nëse e teproni me pirjen e tij, nuk garanton shëndet më të mirë.

    Sipas një studimi suedez, pirja e tepërt e qumështit mund të shoqërohet me vdekshmëri dhe një rrezik në rritje të frakturave.

    Për studiuesit, pirja e tepërt e qumështit do të thotë tri ose më shumë gota në ditë. Rezultatet e studimit janë edhe më shqetësuese për gratë.

    Kur është fjala për pjesëtaret të gjinisë femërore, është zbuluar se konsumimi i tri ose më shumë gotave në ditë mund të dyfishojë rrezikun e vdekjes në krahasim me ata që pinë vetëm më pak se një gotë në ditë.

    Meshkujt nuk preken në të njëjtën mënyrë si femrat, por kjo mund të rrisë shkallën e vdekshmërisë së tyre. Konsumimi i tepërt i qumështit mund të çojë në efekte anësore të dukshme. Këto janë lodhja, puçrrat, fryrjet dhe problemet e tjera të tretjes.

    Rezultatet e studimit janë alarmante, por kjo nuk do të thotë që duhet ta shmangni plotësisht këtë pije. Përveç kalciumit, qumështi përmban ushqyes të tjerë thelbësorë si vitamina D, vitamina B12 dhe proteina.

    Ka disa studime që sugjerojnë se pirja e qumështit çdo ditë mund të zvogëlojë rrezikun e shfaqjes së sëmundjeve kronike. E vetmja gjë që duhet të bësh është ta konsumosh me moderim. Një gotë në ditë është një zgjedhje ideale.

  • Qumështi i plotë yndyror: mik i shëndetit apo rrezik i fshehur?

    Qumështi i plotë yndyror: mik i shëndetit apo rrezik i fshehur?

    Me 152 kalori dhe rreth 8 gramë yndyrë për një gotë, qumështi i plotë yndyror është parë dikur si një luks, por ekspertët theksojnë se historia është shumë më komplekse

    Kohët e fundit ai është rikthyer në qendër të vëmendjes, pasi ligjvënësit dhe zyrtarët shëndetësorë në SHBA po shqyrtojnë mundësinë e rikthimit të tij në menytë shkollore, gjë që ka nxitur një debat të gjallë mbi vlerën e tij ushqyese (Food & Wine).

    Çfarë është qumështi i plotë yndyror dhe si ndryshon nga të tjerët?

    “Qumështi i plotë mund të duket kalori i lartë, por ushqyeshmëria e tij nuk ndryshon shumë nga opsionet me më pak yndyrë që shohim në raftet e dyqaneve,” shpjegon Kathy Brown, dietologe e regjistruar dhe presidente e Këshillit Kombëtar për Produktet e Qumështit.

    Dallimi kryesor është tek yndyra dhe kaloritë:
    ▪ Një gotë qumësht i plotë: 152 kalori, 8 g yndyrë▪ 2% yndyrë: 122 kalori, 4 g yndyrë▪ 1% yndyrë: 106 kalori, 2 g yndyrë▪ Qumështi i skremuar: 84 kalori, pa yndyrë

    Dijetologia Lauren Twig shton se gjithë yndyra hiqet gjatë procesimit dhe rikthehet në sasi të ndryshme sipas llojit të qumështit. Qumështi i plotë ka rreth 3.25% yndyrë, që është pothuajse e barabartë me përbërjen natyrale të qumështit të freskët, duke i dhënë atij shijen karakteristike dhe teksturën kremoze, transmeton Telegrafi.

    Pse qumështi i plotë kishte reputacion të keq?
    Në vitet 1980–1990, produktet e qumështit me yndyrë të plotë fituan reputacion negativ për shkak të përmbajtjes së lartë të yndyrnave të ngopura, që konsideroheshin faktor rreziku për sëmundjet e zemrës. Megjithatë, studime të reja po e ndryshojnë këtë perspektivë.

    Një studim i publikuar në vitin 2025 në The American Journal of Clinical Nutrition nuk gjeti dallime të rëndësishme në rrezikun kardiovaskular mes atyre që pinin qumësht të plotë dhe atyre që konsumonin qumësht me pak yndyrë. Studiuesit theksuan se për shëndetin e zemrës është më e rëndësishme të kufizohet ushqimi i ultraprocesuar i varfër në lëndë ushqyese, sesa të zgjidhet midis varianteve të qumështit.

    Edhe sipas Harvard Health, yndyrnat e ngopura të marra nga ushqime të plota si produktet e qumështit nuk kanë të njëjtin efekt negativ si yndyrnat e përpunuara nga ushqimet e shpejta ose industriale.

  • Hulumtimi gjerman – a është qumështi vërtet i shëndetshëm?

    Hulumtimi gjerman – a është qumështi vërtet i shëndetshëm?

    Qumështi ka qenë për shekuj me radhë sinonim i shëndetit, por sot është në qendër të një debati të gjerë. Për disa ai mbetet një burim i pazëvendësueshëm ushqyesish, ndërsa për të tjerë përfaqëson rrezik shëndetësor, barrë mjedisore dhe shkelje të mirëqenies së kafshëve.

    Sipas Shoqatës Gjermane të Ushqyerjes (DGE), konsumi mesatar i qumështit në Gjermani vitin e kaluar ishte 46 kilogramë për person, dhjetë kilogramë më pak se një dekadë më parë.

    Qumështi i lopës përmban aminoacide esenciale, më shumë se 400 acide yndyrore, kalcium, magnez, kalium, fosfor dhe një sërë vitaminash, ndaj edhe Departamenti Amerikan i Shëndetësisë rekomandon dy racione qumësht ose produkte qumështi në ditë.

    Megjithatë, deri në 75 për qind të popullsisë së botës dhe rreth 30 për qind e evropianëve janë intolerantë ndaj laktozës, çka sjell dhimbje barku, fryrje dhe çrregullime tretjeje. Për personat me predispozitë ndaj alergjive, qumështi mund të rrisë gjithashtu rrezikun e sëmundjeve alergjike.

    Një tjetër pikë kritike është ndikimi në mjedis. Profesori Marko Springman i Universitetit të Oksfordit thekson se qumështi ka një nga gjurmët më të mëdha ekologjike, pas mishit të viçit. Prodhimi i ushqimit, përfshirë qumështin, gjeneron rreth një të katërtën e emetimeve të gazrave serrë globalisht dhe është faktor kryesor në humbjen e biodiversitetit.

    Nga ana tjetër, hulumtimet e Universitetit Humboldt në Berlin kanë zbuluar se lopët e qumështit të rritura në mënyrë konvencionale jetojnë në kushte më të këqija se shumë specie të tjera të bagëtive në bujqësinë industriale.

    Këto arsye kanë shtyrë gjithnjë e më shumë konsumatorë të zgjedhin alternativa me bazë bimore si qumështi i sojës, i tërshërës apo i bajameve, të cilat përbëjnë tashmë rreth 10 për qind të tregut global. Përveç ndikimit më të ulët mjedisor, ato pasurohen me kalcium dhe vitamina për të qenë krahasueshëm me qumështin e lopës nga ana ushqyese.