Tag: qumështi

  • Qumështi i bajameve, zbuloni përfitimet e tij për zemrën dhe kockat

    Qumështi i bajameve, zbuloni përfitimet e tij për zemrën dhe kockat

    Qumështi i bajameve është bërë shumë popullor dhe për një arsye të mirë. Është një pije e bërë nga bajamet, dhe shumë njerëz e preferojnë atë si një alternativë ndaj qumështit të rregullt, veçanërisht ata që janë intolerantë ndaj laktozës ose thjesht duan të shmangin produktet shtazore.

    Mund të pyesni veten: sa kalori ka ky qumësht dhe çfarë ofron në të vërtetë? Le ta shohim pak më hollësisht.

    Sa kalori ka?

    Një gotë qumësht bajamesh prej 200 ml zakonisht ka pak më shumë se 100 kalori. Për krahasim, qumështi i lopës së plotë ka rreth 128 kalori, ndërsa qumështi i skremuar ka rreth 70. Siç mund ta shihni, nuk është i tepërt, por është gjithmonë mirë ta konsumoni me masë.

    Çfarë duhet të kërkoni kur e blini?

    Shikoni etiketën dhe shikoni se sa bajame përmban pija. Sa më shumë bajame të ketë, aq më ushqyese është, thjesht dhe qartë.

    Cilat janë përfitimet e saj?

    Për zemrën: Qumështi i bajameve ka yndyrna të mira, yndyrna të polingopura, të cilat ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq (LDL) dhe rritjen e kolesterolit të mirë (HDL). Që do të thotë shëndet më i mirë i zemrës.

    Për kockat: Zakonisht i shtojnë vitaminë D qumështit të bajameve, gjë që është shumë e rëndësishme sepse ndihmon në përthithjen e kalciumit. Qumështi i bajameve në vetvete ka gjithashtu sasi të mira kalciumi dhe magnezi, të cilat përmirësojnë shëndetin e kockave.

    Kundër plakjes: Qumështi i bajameve është i pasur me vitaminë E, e cila vepron si një antioksidant. Kjo do të thotë që mbron lëkurën dhe qelizat nga dëmtimet e shkaktuara nga stresi dhe koha.

    Në një farë mënyre, qumështi i bajameve nuk është thjesht një modë, por një zgjedhje serioze dhe e shëndetshme, veçanërisht nëse dëshironi diçka të lehtë, ushqyese dhe miqësore me trupin tuaj.

  • “Këneta sheh ëndrra me rrugë qumështi”, Rama: Kapelja trampiste e Bufit shumëfishohet në miliona tenxhere floriri

    “Këneta sheh ëndrra me rrugë qumështi”, Rama: Kapelja trampiste e Bufit shumëfishohet në miliona tenxhere floriri

    Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Sali Berishën, duke thënë se “mendoi se vërtet ia hoqën damkën”, referuar këtu disa lajmeve se kreu i PD-së mund të udhëtojë në SHBA. Me anë të një postimi në Facebook, Rama shkruan se kjo ishte një tallje, duke theksuar se “mbetet gjithnjë i palëkundur besimi se po e tha Bufi fluturon edhe gomari”. Kryeministri thekson se këto janë trushpëlarje që Berisha i kë bërë të gjithëve në këto vite.
    “Këneta sheh ëndrra madhështore me rrugë qumështi dhe mëndafshi, ku oqeani bëhet kos dhe kapelja trampiste e Bufit shumëfishohet në miliona tenxhere floriri”, shkruan Rama.
    Postimi i kryeministrit Rama
    “Thashë se ia hoqën vërtetë damkën të shpëtonte Shqipëria nga një turp i pashembullt, po aha, hiç, qenkej një tjetër nga ato talljet e Bufit me lukuninë e Kënetës, ku mbetet gjithnjë i palëkundur besimi se po e tha Bufi fluturon edhe gomari…
    Trushpëlarje aq shembullore u ka bërë në tërë këto vite të shkretëve, sa që edhe kur Bufi i rrjedhur përçartet rrugëve, Këneta sheh ëndrra madhështore me rrugë qumështi dhe mëndafshi, ku oqeani bëhet kos dhe kapelja trampiste e Bufit shumëfishohet në miliona tenxhere floriri”

  • Nga qumështi te bishtajoret, zbuloni ushqimet e pasura me kalcium për kocka dhe shëndet të fortë

    Nga qumështi te bishtajoret, zbuloni ushqimet e pasura me kalcium për kocka dhe shëndet të fortë

    Ju tashmë e dini se duhet të konsumoni ushqime të pasura me kalcium për shëndetin e kockave, por kjo lëndë ushqyese thelbësore bën shumë më tepër për të mbajtur trupin tonë të funksionojë siç duhet.
    Kalciumi është minerali më i bollshëm dhe thelbësor për trupin tonë. Ai është i njohur kryesisht për rolin e tij në shëndetin e kockave dhe dhëmbëve, por gjithashtu mbështet funksionin e muskujve dhe nervave dhe është i përfshirë në koagulimin e gjakut.
    Edhe pse kalciumi mund të gjendet në suplemente dhe multivitamina, mënyra më e mirë dhe më e lehtë për ta marrë atë është nëpërmjet ushqimit.

    Duhet të theksojmë produktet e qumështit dhe perimet. Mund ta gjeni edhe në peshk dhe ushqime të fortifikuara.
    Shihni ushqimet më të zakonshme që mund të përfshini në dietën tuaj:
    1. Qumështi
    Nuk mund të mendojmë për kalciumin pa menduar për qumështin. Sipas USDA, një filxhan qumësht i plotë përmban 306 mg kalcium.
    2. Kosi
    Një tjetër produkt qumështi i pasur me kalcium. 100 g kos të thjeshtë përmban 127 mg kalcium.
    3. Djathi
    Dashuria për djathin ka edhe përfitime! Gjysmë filxhani përmban 289 mg kalcium.
    4. Sardelet e konservuara.
    Alternativa ideale nëse shmangni bulmetin. 100 g sardele përmbajnë 382 mg kalcium.
    5. Salmoni
    I pasur me vitamina dhe veçanërisht i shijshëm, salmoni me kocka (85 g) ka 181 mg kalcium.
    6. Lakra jeshile
    Një filxhan përmban 177 mg kalcium.
    7. Brokoli
    100g brokoli përmban 46mg kalcium.
    8. Bok choy
    Një filxhan përmban 185 mg kalcium.
    9. Spinaqi
    Një filxhan spinaq i gatuar ka 245 mg kalcium.
    10. Tofu
    Gjysmë filxhani tofu përmban 434 mg kalcium.
    11. Lëngjet e frutave
    Lëngjet e frutave të fortifikuara, si lëngu i grejpfrutit (350 mg) dhe lëngu i portokallit (349 mg), janë burime të shkëlqyera.
    12. Drithërat
    100g tërshërë dhe drithërat përmbajnë 51mg kalcium.
    13. Bajamet
    Një filxhan përmban 385mg kalcium.
    (100g) përmban 63mg kalcium.
    14. Bishtajoret
    100g fasule të zeza kanë 191mg, fasulet e bardha 236mg dhe qiqrat 111mg kalcium.
    Çfarë bën kalciumi për ju?
    Kalciumi është thelbësor për ndërtimin dhe forcimin e kockave. Është e rëndësishme për lëvizjen e muskujve dhe çlirimin e hormoneve. Ai gjithashtu luan një rol në transmetimin e sinjalit nervor dhe rrjedhjen e gjakut.
    Sa kalcium ju nevojitet?
    Sipas NIH, të rriturit e moshës 19-50 vjeç duhet të konsumojnë rreth 1000 mg kalcium në ditë. E njëjta gjë vlen edhe për burrat e moshës 51-70 vjeç, por gratë në të njëjtën grupmoshë kanë nevojë për 1200 mg.
    Shenjat e mungesës së kalciumit:

    Hipokalcemia
    Mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash në gishta
    Ngërçe ose spazma muskulore
    Aritmitë
    Nauze, diarre
    Lodhje, dhimbje kockash
    Thonjtë dhe flokët e brishtë
    Edhe pse suplementet mund të ndihmojnë, marrja e tepërt mund të rrisë rrezikun e kancerit të prostatës dhe sëmundjeve të zemrës. Është mirë që të konsultoheni me një mjek për diagnozën dhe trajtimin e duhur.

  • AKU pranon skandalin, qumështi me aflatoksinë është konsumuar edhe në Vlorë

    AKU pranon skandalin, qumështi me aflatoksinë është konsumuar edhe në Vlorë

    Në Vlorë ka qarkulluar një sasi qumështi dhe nënprodukte të tij të ndotura me aflatoksinë M1, një toksinë kancerogjene dhe shumë e rrezikshme për shëndetin e njeriut. Prezenca e qumështit kancerogjen në Vlorë konfirmohet nga Agjencia Kombëtare e Ushqimit.
    Ky institucion në Vlorë ka konfirmuar praninë e aflatoksinës, një substancë kancerogjene, në disa mostra qumështi të analizuara. Burime konfidenciale pranë këtij pohojnë se nga 26 mostra të marra nga janari deri në prill 2025, 10 prej tyre kanë rezultuar pozitive dhe sipas specialistëve, gati 40% e qumështit të kontrolluar ishte i kontaminuar mbi normat e sigurisë ushqimore.
    Sipas AKU, ka pasur informacion për një lot të qumështit që ishte shpërndarë edhe në Vlorë. Me të marrë informacionin kanë nisur kontrollet në qytet ku janë evidentuar 10 mostra në markete dhe supermarketet e qytetit.
    Sipas AKU gjatë muajit mars janë analizuar mostra qumështi të marra në mënyrë rastësore në tregtim dhe në prodhim. Në bazë të analizave të kryera në ISUV disa kampione qumështi kanë rezultuar me praninë e Aflatoksinës M1. E pranishme në qumësht, ajo është kancerogjene dhe gjenotoksike, ndërsa rreziku është veçanërisht i lartë për fëmijët dhe konsumatorët e rregullt. AKU thekson se qumështi është tërhequr menjëherë nga tregu, por dyshohet që edhe të jetë konsumuar.
    Çfarë është aflatoksina?
    flatoksina është një toksinë e krijuar nga myku që rritet tek drithërat, misri dhe gruri. Kur lopët ushqehen me foragjere të kontaminuara, aflatoksina sekretohet më pas te qumështi që prodhojnë. Konsumimi i qumështit me aflatoksinë ka pasoja të rënda në shëndetin e njeriut. Sipas OBSH-së, aflatoksina është kancerogjene e grupit 1, rrit rrezikun për probleme në mëlçi njëkohësisht edhe të veshkave.

  • Qumësht me aflotoksinë, AKU e konfirmon: Është konsumuar edhe në Vlorë

    Qumësht me aflotoksinë, AKU e konfirmon: Është konsumuar edhe në Vlorë

    Në Vlorë ka qarkulluar një sasi qumështi dhe nënprodukte të tij të ndotura me aflatoksinë M1, një toksinë kancerogjene dhe shumë e rrezikshme për shëndetin e njeriut. Prezenca e qumështit kancerogjen në Vlorë konfirmohet nga Agjencia Kombëtare e Ushqimit. Ky institucion në Vlorë ka konfirmuar praninë e aflatoksinës, një substancë kancerogjene, në disa mostra qumështi të analizuara. Burime konfidenciale pranë këtij pohojnë se nga 26 mostra të marra nga janari deri në prill 2025, 10 prej tyre kanë rezultuar pozitive dhe sipas specialistëve, gati 40% e qumështit të kontrolluar ishte i kontaminuar mbi normat e sigurisë ushqimore.
    Sipas AKU, ka pasur informacion për një lot të qumështit që ishte shpërndarë edhe në Vlorë. Me të marrë informacionin kanë nisur kontrollet në qytet ku janë evidentuar 10 mostra në markete dhe supermarketet e qytetit.
    Sipas AKU gjatë muajit mars janë analizuar mostra qumështi të marra në mënyrë rastësore në tregtim dhe në prodhim. Në bazë të analizave të kryera në ISUV disa kampione qumështi kanë rezultuar me praninë e Aflatoksinës M1. E pranishme në qumësht, ajo është kancerogjene dhe gjenotoksike, ndërsa rreziku është veçanërisht i lartë për fëmijët dhe konsumatorët e rregullt. AKU thekson se qumështi është tërhequr menjëherë nga tregu, por dyshohet që edhe të jetë konsumuar.
    Çfarë është aflatoksina?
    Aflatoksina është një toksinë e krijuar nga myku që rritet tek drithërat, misri dhe gruri. Kur lopët ushqehen me foragjere të kontaminuara, aflatoksina sekretohet më pas te qumështi që prodhojnë. Konsumimi i qumështit me aflatoksinë ka pasoja të rënda në shëndetin e njeriut. Sipas OBSH-së, aflatoksina është kancerogjene e grupit 1, rrit rrezikun për probleme në mëlçi njëkohësisht edhe të veshkave.

  • Qumësht me aflatoksinë është konsumuar edhe në Vlorë, konfirmon AKU

    Qumësht me aflatoksinë është konsumuar edhe në Vlorë, konfirmon AKU

    Stylish GIF
  • Tregu ‘përmbytet’ nga vaji i palmës, në 2024 u importua 2.9 milion litra, ekspertët: Ka çmim të ulët, por është i rrezikshëm

    Tregu ‘përmbytet’ nga vaji i palmës, në 2024 u importua 2.9 milion litra, ekspertët: Ka çmim të ulët, por është i rrezikshëm

    Foto Ilustruese

    TIRANË- Tregu në Shqipëri është përmbytur nga vaji i palmës, pasi vetëm në vitin 2024 rezulton se janë importuar 2.9 milion litra vaj palme. Sokol Abazi, ekspert i sigurisë ushqimore shprehet se vaji i palmës shërben për të përgatitur qumështin e ambalazhuar, në mungesë së sasisë së bulmetit, duke qenë se numri i gjedhëve është në rënie.
    “Shpesh herë nëse do të duam të bëjmë gjalp nga qumështi ajo që mbetet me një sasi të vogël yndyre për ta nxjerrë në treg dhe që të jetë brenda normave dhe kërkesave të tregut do të duhet të shtohet yndyrë,”- shprehet Sokol Abazi, ekspert i sigurisë ushqimore.
    “Përdoret sepse ka çmimin e ulët, rrit volumin pasi kërkesat janë të mëdha në vend që të ndërtojmë ferma përdorim shtesa. Nuk është më qumësht por një nënprodukt i qumështit, por është mashtrim pasi ti kur i jep një fëmijë qumësht lope, dhie, deleje në fakt po i japim prodhim bimor vaj palme,”- shton Abazi.
    Leda Ferrollari, nutricioniste shprehet se sikurse yndyrnat bimore dhe ato shtazore vaji i palmës ka tendencën të depozitohet tek enët e gjakut, dhe kjo sjell pasoja për shëndetin e konsumatorit.
    “Yndyrat e larta në gjak shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare, sëmundjet e zemrës, tension të lartë, diabet apo dhe veshka”, tha Ferrollari.
    Por vaji i palmës nuk është i vetmi problem tek qumështi, analizat tregojnë se qumështi gjithashtu është i ngarkuar me mikrobe të rrezikshme. Më konkretisht, është vënë re prania e stafilokokut, dhe eneterobaktere të ndryshme.

    Por cilat janë efektet e vajit të palmës në organizmin e njeriut?  
    Vaji i Palmës është përdorur prej shekujsh në gatim, për shkak se është i lirë dhe është i pasur me antioksidantë natyrorë, përfshirë vitaminat A dhe E. Megjithatë, ka efekte anësore që paraqesin rreziqe serioze për shëndetin tonë.
    Ka nivele të larta të yndyrave, të cilat janë kërcënim për shëndetin kardiovaskular. Një analizë holandeze, e publikuar në vitin 2003 studioi të dhënat nga 35 qendra klinike dhe zbuloi se acidi palmitik rriti nivelin e kolesterolit që tregon rrezik i njohur gjerësisht për sëmundjet e zemrës.
    Vaji i palmës shumë e vështirë të tretet për shkak se është më i trashë se vajrat e tjera.
    Rreziqet e vajit të palmës të oksiduar përfshijnë organotoksicitetin e zemrës, veshkave, mëlçisë dhe mushkërive si dhe dëmtim të organeve riprodhuese të cilat çojnë deri në shkaktimin e kancerit.

  • Qumështi i ambalazhuar përgatitet me vaj palme që dëmton shëndetin, vjet u importuan 2.9 milionë litra

    Qumështi i ambalazhuar përgatitet me vaj palme që dëmton shëndetin, vjet u importuan 2.9 milionë litra

    Qumështi i ambalazhuar përgatitet me vaj palme që dëmton shëndetin, vjet u importuan 2.9 milionë litra

    Numri i krerëve të gjedhëve është gjithnjë në rënie, por kërkesat janë të rritje për shkak të fluksit të turistëve dhe volume nuk sigurohet gjithnjë me qumësht nga importi por me shtesa si vaj palme apo proteina qumështi

    Në vitin 2024 në Shqipëri janë importuar 2.9 milion litra vaj palme. Sipas ekspertit të sigurisë ushqimore, analizat laboratorike kanë treguar se qumështi i ambalazhuar përgatitet me vaj palme.

    Për çfarë përdoret vaji i palmës tek qumështi dhe nënproduktet e tij?

    Shpesh herë nëse do të duam të bëjmë gjalp nga qumështi ajo që mbetet mbetet me një sasi të vogël yndyre për ta nxjerrë në treg dhe që të jetë brenda normave dhe kërkesave të tregut do të duhet të shtohet yndyrë, sipas Sokol Abazit, ekspert i sigurisë ushqimore.

    Dhe përse industritë përdoren këto shtesa tek nënproduktet e qumështit?

    Përdoret sepse ka çmimin e ulët, rrit volumin pasi kërkesat janë të mëdha në vend që të ndërtojmë ferma përdorim shtesa.

    A mund të themi që një qumësht që ka në përbërja vaj palme është përsëri produkt me origjinë shtazore?

    Nuk është më qumësht por një nënprodukt i qumështit, por është mashtrim pasi ti kur i jep një fëmijë qumësht lope, dhie, deleje në fakt po i japim prodhim bimor vaj palme.

    Sikurse yndyrnat bimore dhe ato shtazore vaji i palmës ka tendencën të depozitohet tek enët e gjakut, dhe kjo sjell pasojë për shëndetin e konsumatorit.

    “ Yndyrat e larta në gjak shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare, sëmundjet e zemrës, tension të lartë, diabet apo dhe veshka”, tha Leda Ferrollari, nutricioniste për Top Channel.

    Por vaji i palmës nuk është i vetmi problem tek qumështi, analizat tregojnë se qumështi gjithashtu është i ngarkuar me mikrobe të rrezikshme.

    Gjithashtu gjatë këtyre viteve ka rënë numri i veterinerëve dhe zooteknikëve gjë e cila ka sjellë një moskujdesje për shëndetin e kafshëve, normale që kjo do të pasqyrohet edhe në shëndetin e qumështit, prania e stafilokokut, dhe eneterobaktere të ndryshme janë gjithnjë prezente tek qumështi që ne kemi analizuar ndër vite.TCh

  • Qumështi me vaj palme, në Shqipëri janë importuar 2.9 milionë litra gjatë vitit 2024! Për çfarë përdoret?!

    Qumështi me vaj palme, në Shqipëri janë importuar 2.9 milionë litra gjatë vitit 2024! Për çfarë përdoret?!

    Numri i krerëve të gjedhëve është gjithnjë në rënie, por kërkesat janë të rritje për shkak të fluksit të turistëve dhe volume nuk sigurohet gjithnjë me qumësht nga importi por me shtesa si vaj palme apo proteina qumështi. Në vitin 2024 në Shqipëri janë importuar 2.9 milion litra vaj palme, sipas ekspertit të sigurisë ushqimore, analizat laboratorike kanë treguar se qumështi i ambalazhuar përgatitet me vaj palme. Për çfarë përdoret vaji i palmës tek qumështi dhe nënproduktet e tij?
    Shpesh herë nëse do të duam të bëjmë gjalp nga qumështi ajo që mbetet mbetet me një sasi të vogël yndyre për ta nxjerrë në treg dhe që të jetë brenda normave dhe kërkesave të tregut do të duhet të shtohet yndyrë, sipas Sokol Abazit, ekspert i sigurisë ushqimore. Dhe përse industritë përdoren këto shtesa tek nënproduktet e qumështit?
    Përdoret sepse ka çmimin e ulët, rrit volumin pasi kërkesat janë të mëdha në vend që të ndërtojmë ferma përdorim shtesa. A mund të themi që një qumësht që ka në përbërja vaj palme është përsëri produkt me origjinë shtazore?
    Nuk është më qumësht por një nënprodukt i qumështit, por është mashtrim pasi ti kur i jep një fëmijë qumësht lope, dhie, deleje në fakt po i japim prodhim bimor vaj palme. Sikurse yndyrnat bimore dhe ato shtazore vaji i palmës ka tendencën të depozitohet tek enët e gjakut, dhe kjo sjell pasojë për shëndetin e konsumatorit.
    “ Yndyrat e larta në gjak shkaktojnë sëmundje kardiovaskulare, sëmundjet e zemrës, tension të lartë, diabet apo dhe veshka”, tha Leda Ferrollari, nutricioniste.
    Por vaji i palmës nuk është i vetmi problem tek qumështi, analizat tregojnë se qumështi gjithashtu është i ngarkuar me mikrobe të rrezikshme. Gjithashtu gjatë këtyre viteve ka rënë numri i veterinerëve dhe zooteknikëve gjë e cila ka sjell një moskujdesje për shëndetin e kafshëve, normale që kjo do të pasqyrohet edhe në shëndetin e qumështit, prania e stafilokokut, dhe eneterobaktere të ndryshme janë gjithnjë prezente tek qumështi që ne kemi analizuar ndër vite./ TCH

  • Tregu përmbytet nga vaji i palmës, në 2024 u importua 2.9 milion litra, ekspertët: Ka çmim të ulët, por është i rrezikshëm

    Tregu përmbytet nga vaji i palmës, në 2024 u importua 2.9 milion litra, ekspertët: Ka çmim të ulët, por është i rrezikshëm

    Foto Ilustruese

    TIRANË- Tregu në Shqipëri është përmbytur nga vaji i palmës, pasi vetëm në vitin 2024 rezulton se janë importuar 2.9 milion litra vaj palme. Sikol Abazi, ekspert i sigurisë ushqimore shprehet se vaji i aplmës shërben për të përgatitur qumështin e ambalazhuar, në mungesë së sasisë së bulmetit, duke qenë se numri i gjedhëve është në rënie.
    “Shpesh herë nëse do të duam të bëjmë gjalp nga qumështi ajo që mbetet mbetet me një sasi të vogël yndyre për ta nxjerrë në treg dhe që të jetë brenda normave dhe kërkesave të tregut do të duhet të shtohet yndyrë,”- shprehet Sokol Abazi, ekspert i sigurisë ushqimore.