Tag: qumështi

  • Rama shpall “armikun e ri”: Të sekuestrohet çdo bidon qumshti pa faturë

    Rama shpall “armikun e ri”: Të sekuestrohet çdo bidon qumshti pa faturë

    Në vendin ku trafikantët qarkullojnë të lirë, betonieret ndotin pa u shqetësuar, dhe ku plehrat pushtojnë bregdetet ndërsa zjarret përpijnë pyje e kodra, Kryeministri Edi Rama ka shpallur “luftën e madhe” kundër qumështit pa faturë.
    Në një takim me kryebashkiakët, kreu i qeverisë paralajmëroi se nga e hëna çdo shishe qumështi dhe produkt bulmeti që nuk ka faturë do të sekuestrohet pa mëshirë.
    “Është e patolerueshme dhe e rrezikshme,” tha Rama me tonin e tij të zakonshëm dramatik, sikur po fliste për një kërcënim kombëtar, jo për një bidon qumështi nga fshati.
    Sipas tij, temperaturat e larta mund të shkaktojnë helmime, ndaj kontrolli nuk do të përqendrohet te rrjetet e mëdha që importojnë pa standarde, por te fermerët dhe gratë që shesin djathë në tezga. “Pa faturë? Sekuestrohet! S’ka më paralajmërime!” – shpalli kryeministri me vendosmëri, si të ishte komandant në luftë kundër… kaçkavallit.
    ‘Drejtoria e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar ata që tregtojnë qumësht dhe bulmet pa faturë që të mos e bëjnë më këtë gjë më, sepse nga java e ardhmes do të konfiskohet çdo shishe qumështi dhe bulmeti pa faturë, është e patolerueshme në pikëpamje të ligjit tatimor është edhe e rrezikshme në këtë fazë të vitit dhe me këto temperatura të larta, sepse mund të shkaktojë helmime që mund të evitohen. Nga e hëna e ardhshme nuk kemi më paralajmërime për vetëm sekuestrime në dyqane dhe në tregje’, tha Rama.
    Ndërkohë, qytetarët ende presin masa konkrete për plazhet që mbulohen nga plehrat, për zjarret që shkrumbojnë pyje pa asnjë parandalim e pa ndihmë nga ajri, për ndërtimet pa leje që betonojnë brigjet, për inceneratorin fantazmë të Elbasanit që dogji miliona por nuk dogji asnjë mbetje, dhe për krimin që zhduket nga radarët e shtetit.
    Në këtë Shqipëri të Ramës, ku ironia është kthyer në realitet, fatura e djathit është më e rëndësishme se fatura e oligarkëve, dhe djathi në tezga rrezik më i madh se mafia në tendera.

  • Siguria ushqimore, Rama: S’ ka më paralajmërime, nga e hëna do sekuestrohet çdo shishe qumështi dhe bulmeti pa faturë

    Siguria ushqimore, Rama: S’ ka më paralajmërime, nga e hëna do sekuestrohet çdo shishe qumështi dhe bulmeti pa faturë

    Kryeministri Edi Rama, në takimin me kryebashkiakët e vendit, tha se nga e hëna do të sekuestrohet çdo shishe qumështi dhe bulmet tjetër që është pa faturë.
    Ai tha se s’do të ketë më paralajmërime, pasi në këtë stinë ku temperaturatë janë të larta, këto produkte mund të rrezikojnë shëndetin e qytetarëve.
    “Drejtoria e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar ata që tregtojnë qumësht dhe bulmet pa faturë që të mos e bëjnë më këtë gjë më, sepse nga java e ardhmes do të konfiskohet çdo shishe qumështi dhe bulmeti pa faturë, është e patolerueshme në pikëpamje të ligjit tatimor është edhe e rrezikshme në këtë fazë të vitit dhe me këto temperatura të larta, sepse mund të shkaktojë helmime që mund të evitohen. Nga e hëna e ardhshme nuk kemi më paralajmërime për vetëm sekuestrime në dyqane dhe në tregje”, tha ai.

  • “Nga e hëna do të sekuestrohet çdo shishe qumështi”, Rama paralajmëron tregtarët që shesin produkte bulmeti pa faturë

    “Nga e hëna do të sekuestrohet çdo shishe qumështi”, Rama paralajmëron tregtarët që shesin produkte bulmeti pa faturë

    Kryeministri Edi Rama paralajmëroi këtë të premte të gjithë tregtarët që shesin produkte bulmeti pa faturë.

    Ai tha se duke nisur nga e hëna që vjen do të sekuestrohet çdo shishe qumështi dhe çdo produkt bulmeti që tregtohet pa faturë.
    Rama shtoi se përveç se është e patolerueshme në pikëpamje të ligjit tatimor, është edhe shumë e rrezikshme me këto temperatura dhe mund të shkaktojnë helmime.

    “Përpara se ta mbyllim këtë maratone, dua të sjell në vëmendje dhe faktin se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar të gjithë ata që tregtojnë qumësht dhe bulmet pa faturë që të mos e bëjnë më këtë gjë, sepse duke filluar nga java e ardhshme do të konfiskohet çdo lloj shisheje qumështi pa faturë dhe çdo lloj bulmeti pa faturë. Është përveç se e patolerueshme në pikëpamje të ligjit tatimor, është edhe shumë e rrezikshme në këtë fazë të vitit me këto temperature që mund të shkaktojnë larg qoftë helmime që janë plotësisht të evitueshme. Nga e hëna e ardhshme nuk ka më paralajmërime por vetëm sekuestrime të çdo lloj produkti bulmeti pa faturë në çdo dyqan etj etj”, tha Rama.
    /vizionplus.tv

  • Pasi tereziti bashkitë, Rama i shpall ‘luftë’ bulmetoreve: Kush shet pa kupon, do i sekuestrojmë shishet e qumshtit

    Pasi tereziti bashkitë, Rama i shpall ‘luftë’ bulmetoreve: Kush shet pa kupon, do i sekuestrojmë shishet e qumshtit

    Kryeministri Edi Rama paralajmëroi sot të gjithë tregtarët që shesin produkte bulmeti pa faturë, se nga e hëna që vjen do të sekuestrohet çdo shishe qumështi dhe çdo produkt bulmeti që tregtohet pa faturë.
    Edi Rama: Përpara se ta mbyllim këtë maratone, dua të sjell në vëmendje dhe faktin se Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve është angazhuar për të sensibilizuar të gjithë ata që tregtojnë qumësht dhe bulmet pa faturë që të mos e bëjnë më këtë gje, sepse duke filluar nga java e ardhshme do të konfiskohet çdo lloj shisheje qumështi pa faturë dhe çdo lloj bulmeti pa faturë.
    Është përveç se e patoluerueshme në pikëpamje të ligjit tatimor, është edhe shumë e rrezikshme në këtë fazë të vitit me këto temperatura që mund të shkaktojnë larg qoftë helmime që janë plotësisht të evitueshme. Nga e hëna e ardhshme nuk ka më paralajmërime por vetëm sekuestrime të çdo lloj produkti bulmeti pa faturë në çdo dyqan etj etj.

  • Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë

    Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë

    Sasia e qumështit të grumbulluar në vend ka vijuar rënien edhe përgjatë 2024-s, duke ndjekur tendencën e pakësimit të numrit të krerëve të bagëtive.

    Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2024 në vend është grumbulluar gjithsej një sasi qumështi prej 95 mijë tonë nga 101 mijë tonë që u grumbullua në 2023. Krahasuar me 2023 sasia e qumështit të grumbulluar ka shënuar një rënie prej 6,6%.
    Rënia është shënuar për të gjitha  llojet e sasisë së qumështit të grumbulluar.

    Qumështi i lopës përbën pjesën më të madhe të sasisë të grumbulluar në 2024 me 75 mijë tonë, me një rënie prej 6,5% krahasuar me 2023.

    Sasia e grumbulluar e qumështit të deles arriti në 12 mijë tonë, me një rënie prej 9,7% në raport me 2023.

    Ndërsa sasia e qumështi të dhisë ishte rreth 8 mijë tonë, me një rënie prej 3,1%.

    Nga sasia totale e qumështit të grumbulluar, rreth 12 mijë tonë u përdorën për prodhimin e qumështit për konsum njerëzor, pjesa tjetër shkon për përpunim.

    Struktura e qumështit të prodhuar për konsum dominohet nga qumështi i plotë i përpunuar 88,2%, 7,3% qumësht gjysmë i skremuar, 4,0% qumësht i papërpunuar dhe  0,5% qumësht i skremuar.

    Po ashtu edhe sasia në total e djathit të prodhuar shënoi rënie. Prodhimi i djathit ra me 9,9%, duke arritur në 10.487 tonë. Djathi i prodhuar nga qumështi i lopës ra me 9,9%, ai nga qumështi i deles me 5,9%, dhe ai nga dhia me 16,8%.
    Sasia e prodhuar e gjalpit gjithsej në 2024 arriti në 657 tonë, ku 96,4% është gjalpë tradicional dhe 3,6% gjalpë i shkrirë./Monitor/

  • Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak

    Prodhimi i qumështit ndjek rënien e blegtorisë, në 2024 u grumbullua 6,6% më pak

    Sasia e qumështit të grumbulluar në vend ka vijuar rënien edhe përgjatë 2024-s, duke ndjekur tendencën e pakësimit të numrit të krerëve të bagëtive.Sipas të dhënave të INSTAT për vitin 2024 në vend është grumbulluar gjithsej një sasi qumështi prej 95 mijë tonë nga 101 mijë tonë që u grumbullua në 2023. Krahasuar me 2023 sasia e qumështit të grumbulluar ka shënuar një rënie prej 6,6%.Rënia është shënuar për të gjitha  llojet e sasisë së qumështit të grumbulluar.Qumështi i lopës përbën pjesën më të madhe të sasisë të grumbulluar në 2024 me 75 mijë tonë, me një rënie prej 6,5% krahasuar me 2023.Sasia e grumbulluar e qumështit të deles arriti në 12 mijë tonë, me një rënie prej 9,7% në raport me 2023.Ndërsa sasia e qumështi të dhisë ishte rreth 8 mijë tonë, me një rënie prej 3,1%.Nga sasia totale e qumështit të grumbulluar, rreth 12 mijë tonë u përdorën për prodhimin e qumështit për konsum njerëzor, pjesa tjetër shkon për përpunim.Struktura e qumështit të prodhuar për konsum dominohet nga qumështi i plotë i përpunuar 88,2%, 7,3% qumësht gjysmë i skremuar, 4,0% qumësht i papërpunuar dhe  0,5% qumësht i skremuar.Po ashtu edhe sasia në total e djathit të prodhuar shënoi rënie. Prodhimi i djathit ra me 9,9%, duke arritur në 10.487 tonë. Djathi i prodhuar nga qumështi i lopës ra me 9,9%, ai nga qumështi i deles me 5,9%, dhe ai nga dhia me 16,8%.Sasia e prodhuar e gjalpit gjithsej në 2024 arriti në 657 tonë, ku 96,4% është gjalpë tradicional dhe 3,6% gjalpë i shkrirë.Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gezon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetm duke cituar “Revista Monitor” shogëruar me linkun e artikullit origjinal.

  • Një gotë qumësht ul me 17% mundësinë e kancerit në zorrëve, thotë onkologu

    Një gotë qumësht ul me 17% mundësinë e kancerit në zorrëve, thotë onkologu

    Po shfaqen prova inkurajuese për parandalimin e kancerit të zorrëve, falë një ndryshimi të thjeshtë dhe të arritshëm në dietë, konsumimi i përditshëm i qumështit.

    Një studim i përbashkët nga Universiteti i Oksfordit dhe organizata Cancer Research UK zbuloi se shtimi i një gote qumështi në ditë në regjimin ushqimor mund të ulë rrezikun për kancer të zorrës së trashë me rreth 17%.

    Gjetjet u komentuan nga profesor Justin Stebbing, ekspert i Shkencave Biomjekësore në Universitetin Anglia Ruskin, i cili theksoi rëndësinë e tyre në këshillimin e pacientëve:

    “Si onkolog, unë i këshilloj gjithnjë pacientët e mi mbi ndikimin që dieta dhe stili i jetesës kanë në shëndet, përfshirë rrezikun e zhvillimit të kancerit. Ky studim, ndër më të mëdhenjtë deri tani mbi lidhjen mes ushqimit dhe sëmundjeve, sjell dëshmi të reja se ndryshime të vogla dhe të përballueshme në dietë mund të ndihmojnë në uljen e këtij rreziku.”

    Studimi zbuloi se konsumimi i 244 gramë qumësht në ditë, afërsisht rreth një gotë e madhe, shoqërohej me një zvogëlim prej 17% të rrezikut për zhvillimin e kancerit të zorrës së trashë. Efekti pozitiv u vu re si te qumështi i plotë, ashtu edhe te ai gjysmë i skremuar dhe i skremuar.

    Rëndësia e këtij zbulimi qëndron edhe në faktin se efekti mbrojtës ishte i pavarur nga faktorë të tjerë të dietës apo stilit të jetesës. Pra, përfitimet nuk rrjedhin thjesht nga zëvendësimi i ushqimeve të pashëndetshme me qumësht, por nga vetitë e tij specifike.

    Faktorët që rrisin rrezikun

    Nga ana tjetër, studimi vuri në dukje se:

    -Pirja e 20 gramë alkooli shtesë në ditë, ekuivalente me një gotë të madhe vere, lidhej me një rritje 15% të rrezikut për kancer të zorrëve.

    -Konsumimi i më shumë se 30 gramë mishi të kuq dhe të përpunuar në ditë lidhej me një rritje prej 8% të rrezikut.

    Pse ndikon pozitivisht qumështi?

    Qumështi është i pasur me kalcium, një mineral që mund të ndihmojë në bllokimin e substancave potencialisht kancerogjene në zorrë dhe në nxitjen e vdekjes së qelizave të dëmtuara. Gjithashtu, shumë produkte qumështi janë të pasuruara me vitaminë D, e cila ka treguar veti antitumorale dhe ndihmon në rregullimin e rritjes së qelizave.

    Përveç kësaj, laktoza në qumësht mund të stimulojë rritjen e baktereve të dobishme në zorrë, që prodhojnë acid butirik, një substancë me efekte anti-inflamatore dhe antikancerogjene.

    Qumështi përmban gjithashtu acid linoleik të konjuguar (CLA), një acid yndyror që është lidhur me efekte të mundshme antikancerogjene në disa studime laboratorike.

    Përfundimi: një ndryshim i vogël me ndikim të madh

    “Zbulimi se një rritje relativisht modeste e konsumit të përditshëm të qumështit mund të ulë ndjeshëm rrezikun e kancerit të zorrëve është veçanërisht inkurajues,” tha profesor Stebbing për The Conversation.

    “Ky është një shembull i fuqishëm se si zgjedhjet e përditshme ushqimore mund të kenë ndikim real në shëndetin publik dhe individual. Ndërsa kërkimi shkencor mbi lidhjen mes dietës dhe sëmundjeve vazhdon, studime si ky nënvizojnë rolin thelbësor të ushqimit në parandalimin e sëmundjeve të rënda.”

     

  • A të zgjat qumështi? Ja çfarë thotë shkenca

    A të zgjat qumështi? Ja çfarë thotë shkenca

    Qumështi i lopës është burim i shkëlqyer i proteinave, kalciumit, zinkut dhe vitaminave si A dhe D, të gjitha thelbësore për rritjen. Prandaj, prindërit kanë qenë këmbëngulës që fëmijët ta pinë.

    Ka pasur reklama të famshme që promovojnë qumështin për kocka të forta, dhe shpesh thuhet se mund të ndihmojë edhe në rritjen e gjatësisë. Ka disa prova që tregojnë se qumështi mund të rrisë nivelet e hormonit IGF-1, i cili ndikon në gjatësinë përfundimtare. Prandaj, në teori, pirja e qumështit gjatë adoleshencës mund të ndihmojë dikë të arrijë potencialin gjenetik për gjatësinë.

    Por, të rriturit që pinë më shumë qumësht nuk do të bëhen më të gjatë.

    Qumështi është i pasur me kalcium (293 mg për filxhan) dhe proteina (rreth 8 g), të dyja të rëndësishme për densitetin e kockave dhe zhvillimin e muskujve. Disa studime kanë treguar lidhje të vogla mes konsumit të qumështit dhe rritjes së gjatësisë te fëmijët, por kjo është vetëm korrelacion, jo shkak.

    Për shembull, një studim i vitit 2018 zbuloi se për çdo 240 ml qumësht të pirë në ditë, gjatësia rritej me 0.39 cm. Por studiuesit vunë re se pjesëmarrësit ishin nga familje me të ardhura mesatare dhe me arsim të mirë, gjë që ndikon te rezultatet.

    Një përmbledhje sistematike në 2019 tregoi se bulmeti ndihmonte në forcimin e kockave te fëmijët, por nuk lidhej me rritjen në gjatësi. Ndërkohë, një studim i vitit 2020 tregoi që efekti i qumështit ndryshon sipas vendit dhe nivelit të tëardhurave.

    Gjithashtu, mund të jetë se ata që nuk pinë qumësht konsumojnë pije me sheqer si kola, që ndikojnë negativisht te shëndeti i kockave.

    Po të rriturit?

    Nëse nuk ke intolerancë ndaj laktozës, qumështi është i dobishëm: ofron kalcium, vitaminë D (veçanërisht për ata që nuk hanë peshk), dhe proteina cilësore për ndërtimin e muskujve.

    Përfitime të tjera?

    Qumështi përmban proteinë hirre që ndihmon në kontrollin e sheqerit në gjak, dhe mund të ulë rrezikun për diabetin tip 2. Është gjithashtu burim i magnezit dhe proteinave që lidhen me rrezik më të ulët për depresion. Disa studime sugjerojnë se qumështi ndihmon edhe në përmirësimin e gjumit falë triptofanitdhe efektit stabilizues në sheqerin në gjak gjatë natës. / MensHealth – Syri.net

  • Sezoni i qumështit të bletës, shëruesi magjik i shumë sëmundjeve

    Sezoni i qumështit të bletës, shëruesi magjik i shumë sëmundjeve

    Përdorimi i qumështit të Bletës po njeh një zgjerim të konsiderueshëm në tregun shqiptar.

    Çdo pikë qumështi i bletës është jetë. Vlerësohet si nektari i perëndive për nga vlerat e jashtëzakonshme shëruese që ka për shëndetin.
    Pikërisht qershori është muaji në të cilin ky produkt prodhohet dhe fillon të shitet nga bletarët, prandaj dhe këshillohet që të konsumohet në këtë periudhë.

    I njohur ndryshe me emrin “Xhelatina Mbretërore” qumështi i bletës është ndër më të kërkuarit në botë. Sot ai është shndërruar në një biznes fitimprurës për bletarët shqiptarë krahas prodhimit të mjaltit.
    Vitet e fundit, qumështi i Bletës po njeh një zgjerim të konsiderueshëm në tregun shqiptar.
    Ashtu si në çdo vend të botës ai shitet në sasi shumë të kufizuar ndaj dhe vlera e tij përherë e më shumë bëhet më e shtrenjtë. Ai ambalazhohet në minishishe qelqi dhe shitet në gramatura shumë të vogla.
    Çmimi mesatar për vetëm një gram qumështi të bletës shkon deri në 1 mijë lekë (të reja).
    Nisur për nga vlera e lartë dhe fitimprurëse, bletarët shqiptarë kanë fokusuar biznesin e tyre prej disa vitesh edhe në shitjen e qumështit të bletës ndërsa e vlerësojnë këtë mënyrë biznesi edhe më fitimprurës se sa shitja e mjaltit.
    Vlerat kurative për shëndetin
    Vlerësohet si një super ushqim i fuqishëm për shkak të vlerave që ai mbart. Qumështi i Bletës përmban ujë, lëndë minerale, yndyrna, proteina, karbohidrate, vitamina etj.
    Ai mund të përdoret për kurimin e një sërë sëmundjesh si: Hipertiroidisem, Diabeti, Hiperkolesterolemi, hipertrigliceridemi (kolesterol dhe trigliceride të larta), sëmundje të zemrës dhe enëve të gjakut, sëmundje kronike të mushkërive, sëmundje të gojës, probleme me mishrat e dhëmbëve, probleme të fytit, sëmundje të veshkave, artrite reumatoide, probleme me riprodhimin, ndihmon në periudhat e premenopauzës etj
    Ai rekomandohet që të përdoret herët në mëngjes duke e marrë nën gjuhë. Kjo pasi aty ka mjaft enë gjaku që bëjnë thithjen e menjëhershme dhe kalimin në gjak.
    Zgjatja e kurimit është e ndryshme dhe varet nga shkalla e sëmundjes ose qëllimi për të cilin përdoret, por asnjëhere më pak se një muaj.
    Ka efekt qetësues dhe çlodhës, ul nivelin e hormoneve të tiroides. Ai është një pastrues fantastik për organizmin nga toksinat.
    Ndihmon funksionimin e veshkave, rrit jetëgjatësinë e njerëzve, duke ruajtur rininë e enëve të gjakut. Zgjeron enët e gjakut, ndihmon në uljen e kolesterolit dhe triglicerideve dhe rrit imunitetin.
    Ky qumësht ndihmon në formimin e rruazave të kuqe të gjakut, këshillohet në anemi dhe ndihmon në mikrohemorragji. Në lëkurë, rregullon prodhimin e yndyrës.
    Përdoret në kozmetikë, sepse ndihmon në pastrimin dhe rinimin e lëkurës. Përdoret si agjent antibakterial dhe antivirusal lokal për probleme të ndryshme të lëkurës. Te fëmijët e sapolindur ndihmon në rritjen në peshë.
    Qumështi i bletës, nxit gjëndrat riprodhuese, ndihmon prodhimin e vezoreve, gjatë shtatzanisë, duke rritur nivelin e progesteronit në gjak.
    Rrit nivelin e testosteronit në gjak, duke ndihmuar në problemet e potencës mashkullore. Stimulon gjëndrat mbiveshkore dhe ndihmon në sëmundje si artriti ose lodhja kronike.
    Ndihmon në funksionimin e mëlçisë dhe sëmundjet e saj, hepatite dhe rigjeneron strukturën e mëlçisë.
    Rekomandohet që kura duhet të zgjasë një muaj, maksimumi tre muaj, ndërkohë që dozat kurative duhet të ndërmerren sipas specifikimeve përkatëse.
    Vlerësohet se asnjë ilaç nuk mund të zëvendësojë vlerat kurative të Qumështit të Bletëve.

  • Përveç kalciumit dhe vitaminës D, qumështi ndihmon edhe zorrët, ja si shpjegohet

    Përveç kalciumit dhe vitaminës D, qumështi ndihmon edhe zorrët, ja si shpjegohet

    Qumështi, i njohur gjerësisht për përmbajtjen e tij të kalciumit dhe vitaminës D, duket se ofron edhe një përfitim më pak të njohur: përmirësimin e shëndetit të zorrëve.

    Një studim i publikuar së fundmi në faqen shkencore MDPI, i udhëhequr nga Dr. Li Jiao nga Kolegji i Mjekësisë Baylor, tregon se konsumi i rregullt i qumështit lidhet me një rritje të baktereve të dobishme në zorrë, duke përfshirë Faecalibacterium dhe Akkermansia, të njohura për efektet anti-inflamatore dhe ndikimin pozitiv në kontrollin e peshës dhe sheqerit në gjak.

    Sipas autorëve, qumështi ndihmon në diversifikimin e mikrobiomës, komunitetit të mikroorganizmave që luajnë rol kyç në tretje, imunitet dhe mirëqenie të përgjithshme.

    Në të kundërt, produktet e tjera të qumështit, si djathi, shoqërohen me rënie të disa mikrobeve të dobishme, ndonëse u vërejt një rritje e mundshme e Bifidobacterium, një grup probiotikësh të njohur.

    Megjithëse kosi shpesh reklamohet si burim probiotikësh, studimi nuk gjeti lidhje domethënëse mes konsumit të tij dhe përmirësimeve në mikrobiomë.

    Shkencëtarët theksojnë se kjo mund të jetë për shkak të konsumit të ulët të kosit nga pjesëmarrësit, ndaj nevojiten kërkime më të zgjeruara në këtë drejtim.

    Ekspertët sqarojnë se përmbajtja më e lartë e laktozës në qumësht, krahasuar me djathin,  mund të ndihmojë në ushqimin e baktereve të mira në zorrë. Nga ana tjetër, vetitë e fermentuara të djathit ndikojnë ndryshe në ekuilibrin mikrobik.

    Studimi përfshinte vetëm 34 persona, kryesisht burra të moshuar, dhe përdori pyetësorë ushqimorë, çka lë vend për pasaktësi. Megjithatë, gjetjet janë premtuese.

    “Qumështi mund të ndikojë në shëndetin e trupit përmes ndryshimeve në mikrobiomën e zorrës së trashë,” thekson Dr. Jiao. Ai njoftoi se ekipi i tij po planifikon studime më të mëdha për të kuptuar më mirë rolin e produkteve të qumështit dhe ndërveprimin e tyre me lëndët ushqyese dhe mikrobet në sistemin tretës. Syri.net-iefimerida